Betonizim këtu, betonizim atje

Këto ditët e fundit tek Peshku ka pasur disa shkrime mbi betonizimin e qyteteve shqiptare, kryesisht në bregdet. Kopertina e 8 gushtit të revistës italiane "L'espresso" më ra në dorë rastësisht, dhe më bëri përshtypje trajtimi i të njëjtës temë me atë shqiptare. 

Sipas revistës italiane, përgjigja e qeverisë Berluskoni ndaj krizës ekonomike është nxitja e ndërtimeve dhe hapja e kantiereve të reja. Ama, sipas artikullit, kjo do të bëhet në kurriz të ambientit dhe terreneve të gjelbërta.  

Artikullin e L'Espresso mund ta lexoni këtu, në italisht. 

 

4 Komente

probleme globale lalo, hallet per betonin nuk jane vetem ne shqiperi jane edhe ne vende te tjera me te zhvilluara se ne por ne shqiperi ndjehen me shume smiley

 

te kene kopjuar dhe italjanet peshkun valle??? "non c'è più religione" smiley

Italia me aq sa kam patur mundesi te vizitoj personalisht, eshte sinqerisht ku e ku me qytetet tona, krahasimi nuk me duket me shume vend. Ne dhe ate pak urbanizem (qendra, bulevardi, ndonje kompleks rezidencial tek tuk) e kemi nga italianet ...

Peytja mund te parashtrohet ndryshe: a jane dot gazetaret tane te afte te bejne te tilla "inchieste" (sic eshte titulli) per monopolet e ndertimit ne Shqiperi dhe influencen e tyre ne shkaterrimin e hapesirave te lira publike dhe korruptimin e hallkave qeveritare, qe nga kontrollori me i vogel i policise se ndertimit deri ne kryetaret e bashkive e kryeministrat tane???

 Ne fakt, neper plazhe dhe qytetet kryesore , ka vertet nje betonizim te paskrupullt. Mendoj se pushteti qendror  ne bashkpunim me pushtetin lokal, duhet te bllokojne ndertimin e metejshem neper zona ku ka ndertime te shumta afer njera-tjetres, si ne plazhin e Durrsit, nga Teuta deri ne Iliria apo dhe deri me tutje. Ndertimet duhet te spostohen ne zona te tjera te lira (duke respektuar pronen e tjetrit) ku te harmonizohen ndertimet me shum kate me gjelberimin dhe parqet per femijet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).