Besimtarët investojnë në Ungjillin e pasurimit

Ngjitur në skenë përpara mijra besimtarëve të rënduar nga borxhet dhe pasiguria ekonomike, Kenneth dhe Gloria Copeland dhe ekipi i predikuesve të “ungjillit të begatisë” i kënaqën turmat me anekdoda nga jetët e tyre luksoze që i arritën duke ndjekur Fjalën e Perëndisë. Aeroplanë privatë dhe anije. Një motorçikletë dhuratë nga një mbështetës anonim. Pushime në Havai dhe shëtitje me kryqëzorë në Alaska. Çanta firmato. Unaza me gurë të çmuar dhe diamantë.

“Hyu e di ku janë paratë, dhe Ai e di sesi të t’i sjellë paratë ty,” predikon Znj. Copeland, e veshur me pantallona të kombinuara me teshat, si ato që veshin shefat ekzekutivë.

 

Edhe në kohët e rënies ekonomike, predikuesit e “ungjillit të begatisë” tërheqin audienca të mëdha admiruesish. Mesazhi i tyre – që nëse ke besim të mjaftueshëm tek Zoti dhe Bibla dhe dhuron para zemërgjerësisht, Hyu do të t’i shumëfishojë njëqindfish – u jep siguri shumë njerëzve që gjenden në vështirësi.

 

Predikuesit nuk e përmendin thuajse fare recesionin ekonomik, por theksojnë se nuk ka arsye që besimtarët të japin më pak. “Frika të bën kurrnac,” thotë Z. Copeland.

 

Por kovat e ofertave nuk u mbushën aq shumë sa në të kaluarën thanë disa prej atyre që kanë marrë pjesë në kuvendet e mëparshme.

 

Shumë njerëz në këtë grigjë nuk u zënë besë bankave, mediave apo Uashington-it, ku Komiteti Financiar i Senatit po heton çiftin Copeland dhe predikues të tjerë të begatisë për të parë nëse këta i kanë përdorur ofertat e besimtarëve për tu pasuruar vetë dhe nëse kanë abuzuar statusin e tyre fetar që i përjashton nga detyrimet e taksave. Por këta njerëz kanë besim tek zoti dhe zonja Copeland, babai dhe nëna e kësaj lëvizjeje, të cilët duken si mishërimi i begatisë, me shëndetin top dhe të rrethuar nga fëmijë, nipër e mbesa plotë, të cilët i kanë bërë pjesë e shërbesës së tyre.http://graphics8.nytimes.com/packages/images/photo/2009/08/15/20090816-GOSPEL/29475775.JPG

 

“Nëse Perëndia e ka bërë për ta, do ta bëjë edhe për ne,” thotë Edëige Ndoudi, e cila ka ardhur nga Kanadaja me të shoqin dhe tre fëmijët për të marrë pjesë në Kuvendin e Besimtarëve në Jugperëndim, e mbajtur në Fort Worth Teksas, gjatë të cilit Copelandët dhe tre miq të tyre predikuan për pesë ditë rresht, nga dhejtë orë në ditë.

 

Turma me mbi 9000 vetë ishte multiraciale, nga 48 shtete të amerikës dhe 27 vende të Botës. Pjesëmarrja ishte pa pagesë. Kishte motroçiklista me jelekë lëkure, pastorë, punëtorë dhe plot familje me fëmijë.

 

Një kontigjent i madh paralitikësh erdhën me karriget me rrota, duke shpresuar tek shërimi i mrekullueshëm. Audiencat u ulën me Biblat hapur, duke ndjekur shkrimet që citonin predikuesit, e duke mbajtur shënime në fletore dhe laptopë.

 

“Njerëzit që vijnë nuk janë të varfër” thotë Jonathan L. Walton, një profesor i fesë në Universitetin e Kalifornisë në Riverside i cili ka shkruar mbi këtë lëvizje dhe kishte ardhur për të bërë kërkime gjatë kuvendit. Njerëzit që vijnë këtu në shumicën e rasteve bien në kategorinë midis punëtorëve dhe klasës së mesme.

 

Ulur në seksionin 316, duke bërë sanduiçe me gjalpë kikiriku dhe reçel mbi një Bibël për të shtyrë drekën, gjejmë një familje që mund të na shpjegojë besnikërinë e fortë që frymëzojnë ndër njerëzit këta predikues të begatisë.

 

Stiven Billier, një kamionist i distancave të gjata nga Mizuri tha se ai dhe bashkëshorja erdhën në kuvend duke u lutur se ky do të ishte “Viti i ngadhnjimit.” Ata janë 102,000 USD në borxh dhe banka nuk u jep më asnjë lloj kredie, na tregon Znj. Billier

 

Ata thonë se Copelandët i shpëtuan nga dështimi financiar 23 vjetë të shkuara, kur blenë kamionin e tyre të parë me interes kredie 22% dhe u desh t’ia rindërtonin motorrin dy herë brenda vitit. Asokohe Znj. Billier pa për herë të parë Z. Copeland në televizion dhe nisi t’i dërgojë shërbesës 50 cent në javë.

 

Të tjerët që blenë kamionë atë vit falimentuan ndërsa familia Billier ia doli mbanë.

 

“Do të kishim dështuar nëse Z. Copeland nuk do të ishte lutur për ne çdo ditë,” thotë Znj. Billier.

 

Billierët janë tani ndër 386,000 njerëzit kudo në botë që Copelandët i quajnë "partnerë", të cilët dërgojnë kontribute rregullisht dhe në këmbim meritojnë lutje të veçanta nga Copelandët.

http://graphics8.nytimes.com/packages/images/photo/2009/08/15/20090816-GOSPEL/29475829.JPG

Qëndra telefonike e shërbesës në Nuark, Teksas punëson 481 vetë dhe grumbullon 60,000 kërkesa për lutje çdo muaj, thotë një publicist.

 

Transmetimi televiziv i Copelandëve arrin në 134 vende të botës, dhe të ardhurat e shërbesës janë rreth 100 miljonë dollarë në vit.

 

Familja Billier ishte në kuvendin e disa viteve më parë kur njerëzit u ftuan të bëhen pjesë e ekipit “Elite CX” që kishte për qëllim të grumbullonte dhurata monetare për t’i blerë Z. Copeland një avion personal të tipit Citation X (Z. Copeland është i apasionuar pas avionëve dhe ish pilot). Në atë moment Znj. Billier thotë se dëgjoi Frymën e Shenjtë t’i thoshte, “Ti ke ardhur në botë për të mbështetur këtë burrë.”

 

Ajo dha 2000 USD për avionin dhe së fundmi dhuroi 1,800 USD për projektin e fundit të ekipit, blerjen e pajisjeve High Definition për transmetimet ndërkombëtare të shërbesës.

 

Znj. Billier tha se disa miq dhe të afërm do të thonin që predikuesi po u zhvaste paratë. Por Znj Billier beson se Copelandët nuk i duan për vete paratë, por për shërbesën. Tek e fundit edhe “njerëz pa vlera si Hugh Hefner” kanë avionë personalë.

 

Por ndërsa grupi muzikor ngrohte pjesëmarrësit, Profesori Walton i quajti predikuesit e begatisë, “Xhepista shpirtërorë”.

 

“Të mos pranosh dhe të injorosh realitetin e vështirë të kësaj krize ekonomike,” thotë ai. “është e papërgjegjshme dhe e papranueshme.”

 

Z. dhe Znj Copeland refuzuan kërkesën e New York Times për një intervistë, por njëra nga bijat e tyre, Kellie Copeland Swisher, dhe bashkëshorti i saj Steve Swisher, të cilët punojnë me shërbesën, folën në emër të tyre.

 

Znj. Swisher na tha se shërbesa jep minimumi 10% të të ardhurave për bamirësi. Për momentin e preferuara e të atit të saj është një jetimore katolike në Meksikë.

 

Shërbesa ka refuzuar t’I japë hetuesve të Senatit amerikan të gjithë dokumentat e kërkuar, na thotë ajo, sepse Copelandët nuk duan të zbulojnë publikisht emrat e “partnerëve” të tyre. Një nga zëdhënësit e komitetit hetimor na siguron se hetimet vazhdojnë dhe mund të prodhojnë ligje të reja. Njëri nga njerëzit nën hetim është një predikues aktiv në kuvendin e Copelandëve, me emrin Creflo Dollar.

 

Z. Swisher na thotë se edhe gjatë rënies ekonomike, të ardhurat e shërbesës janë rritur me 3% në krahasim me vitin e shkuar. Kur e pyesim nëse e ka përshtatur mesazhin e predikimit për ekonominë e tanishme, Znj. Swisher rreth me pëllëmbë Biblën me kapak të vjetëruar dhe thotë, “Mesazhi që predikojnë prindërit e mi është Fjala e Perëndisë. Dhe Fjala nuk ndryshon.”

 

Në kuvend, predikuesit me mesazhet e tyre godasin qeverinë, riorganizimin e shëndetit publik, shkollat publike dhe kishat e tjera, të cilat e dënojnë predikimin e Ungjillit të Begatisë.

 

Por mbi gjithçka predikuesit po punonin fortë për të kujtuar turmat se ata janë të zgjedhurit e Perëndisë. “Kur të gjithë të tjerët të jenë të uritur,” tha Z. Savelle, një teleevangjelist, “njerëzit e besëlidhjes së Tij do ia kalojnë për mrekulli.”

 

“Sa herë që shqetësoheni për paratë,” vazhdoi Z. Savelle, “duhet të mbillni”: hidhni para këtu, siç mbillet fara, në “tokë pjellore” si kjo shërbesë. “Mos u shqetësoni, por mbillni,” shtoi ai. “Kjo është paketa stimuluese e Hyut për ju.”

 

Dhe qindra njerëz zbritën nga salla drejt skenës, dhe lëshuan zarfa, para të thata dhe monedha metalike mbi shkallët e veshura me tapet.

 

 

 

32 Komente

Pse me duken nje thes me gjepura keto gjera, mua?! Dhe si ka mundesi qe ka kaq shume njerez qe i besojne, xhanem?! E cuditshme! 

Ana H. Nuk je e vetmja. Ka shume Kisha te tjera qe e refuzojne mesazhin e begatise. Ose te pakten tregojne se te jesh besimtar nuk dmth automatikisht te jesh pasunar. Ne fakt, kur predikonte Krishti thoshte qe ta ndiqje ate ishte e veshtire (Marku 8:34). Shume vete dyshojne se predikues si keta jane "predatore" te njerezve ne veshtiresi, te tjere betohen se jane njerez te Perendise.

Gjithesesi, kjo sherbese e ciftit Copeland, prej vitesh eshte e shtrire edhe ne Shqiperi.

  

Blend, me teper se c'me duken gjepura, mua me trembin keta lloj njerezish, me duket sikur kane aftesi t'i bejne nje lavazh truri njeriut dhe pastaj behesh rob i tyre. Per mua jane njesoj si sektet satanike, qe per hir te gjetjes se parajses, predikojne vrasjet kolektive apo gjera te tilla makabre. Rreqethem vertet, kur e mendoj qe dikush mund te kete nje fuqi te tille mbi mendjen dhe vullnetin tim sa te me shtyje ne kesi gjerash.

Ti thua qe jane shtrire dhe ne Shqiperi, kam pershtypjen se ketu gjen nje terren pjellor cdo lloj feje e re, ndoshta ngaqe shqiptaret jane ne kerkim te shpreses, por jo permes vullnetit te tyre, por permes lutjeve tek "Zotat". Une s'e mbaj veten as per ateiste, as per ndonje besimtare te thekur, kam lexuar pasazhe nga Bibla, qe ndoshta me shtyjne te besojne tek Fuqia e Panjohur e Zotit, por Zoti na ruajt mendjen e kokes nga njerez te tille, si Deshmitaret e Jehovait apo ky cifti me siper...

Para ca kohesh ishte 1 artikull ketu tek peshku qe ironizonte "profeten" Anila e cila ka zhdukur henen 3 here me ndihmen e reve dhe ka ndryshuar ngjyren e syve 4 here me ndihmen e photoshop (ose paint). Nje nga komentuesit shkruante "ju lutem si mund ta kontaktoj profeten Anila. Une jam nga Kosova dhe eshte nje djale i paralizuar te cilin ajo mund ta sheroje"...

....

....

 

Po qe per te ndryshu ngjyren e syve, ate e bej dhe une: kollaj fare, madje... sa here qe jam e lumtur dhe e kenaqur, ose dhe kur qaj, ose kur kam temperature te larte, ose kur dal ne diell, me bohen syte jeshil, ne raste te tjera me bohen ngjyre mjalti, s'me hy n'pune fare foto-shopi.... smiley a thu kam shpresa per t'u bo profete?! smiley

Zoti asnjehere nuk ka kerkuar leke nga njeriu o Ana. Jepi atij qe ka nevoje dhe jep ate qe te thote zemra, qe te mos kesh medyshje dhe pishmanlleqe me vone. Por dihet, nese ke dhene, ajo duhet te kete shkuar aty ku ka nevoje. Numerohen, te varferit, vejushat, jetimet. Perndryshe, njeriu eshte idjot, i pagdhendur dhe mire ua bejne tipa si ky me te shoqen qe e bredhin sumen me avjone private. Keta duhet te denohen me burg nga Amerika per mashtrime ne mase, dhe do ishin denuar me kohe e me vakt nese pas tyre nuk do qendronte e palekundur nje turme stoike idjotesh nga e gjithe Amerika qe jane gati te veteflijohen po te arrestohet veshllapushi i rradhes.

Sigurisht qe Zoti mund te te beje dhe te pasur, dhe nuk eshte problem fare. Madje po them qe eshte 1 miljone here me e mundur qe Zoti te kete bere Bill Gatesin apo sheiket e Arabise pasanike sesa kete mashtruesin ketu! Puna eshte se edhe dhuruesit e ketyre fushatave jane njerez te paformuar, te pakten ne aspektin e asaj qe i shtyn per te dhene, - besimit apo bibles. Jane njerez te deshperuar qe mashtrohen aq kollaj sa nuk e ke idene. Psh, si e sheh ajo familja blerjen e kamionit dhe deshtimin e gjithe kamionisteve te tjere. Te tille njerez jane injorante dhe budallenj ne ate mase sa te irritojne nervash fare. Jane te pasherueshem. Me ta ben cdo gje, i detyron te bejne cdo lloj gjeje pa perdorur fare hipnoze apo "blackmail".

ne ate qe po thoshte Blendi.

Krishti, Zoti dhe Krijuesi i gjithshkaje, 30 vjetet tokesore ishte varfanjak ne kulm, breke ne bythe nuk kishte dhe shpesh here kujtohej per te ngrene buke kur kishte turma me njerez te uritur qe donin te hanin. Rrezik dhe atehere mbetej vete pa ngrene. Krishti vete vuri duart ne pune, perveshi menget per te mbajtur te emen, motrat dhe te vellezerit me buke!

Me nje fjale, njerez te tille, vetem lidhje me Krishtin nuk kane, vetem Krisht nuk njohin, nuk kane te bejne fare me Te. nuk e di sa e veshtire duhet te jete kjo per t'u kuptuar nga njerez si keta te turmave qe japin kursimet e tyre qe bytha e disa mashtruesve te ulet ne avjona personale.

Per nje gje me bejne per te vjelle ama... Jo se kane mashtruar qindra e mijera debile te leshte, por per ata miljona te tjere qe mohojne edhe Krishtin vete per shkak se shohin se c'mashtruese flasin ne emer te Krishtit.

Keta duhet te denohen me burg nga Amerika per mashtrime ne mase,

Ose Amerika duhet te perfundoje ne fund te detit si Sodomi e Gomorrah! Nuk mund te presesh asgje tjeter nga ideologjizmi i kapitalizmit pervec ketyre gjerave. Nga njera ane ke kishat, nga ana tjeter ke kurvat dhe kasta sunduese ne mes korr lek te papam.

Me behet qejfi qe beson! Ditet e sotme nuk para takosh shum njerez te tille. por kur flet per Zotin tend te sugjeroj dashamirsisht te kontrollosh pak shprehjet. e kam fjalen konkretisht per kte 

"

Normal
0

unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false
oNotPromoteQF/>
EN-US
X-NONE
X-NONE

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>
plitPgBreakAndParaMark/>
ontVertAlignCellWithSp/>
ontBreakConstrainedForcedTables/>
ontVertAlignInTxbx/>

MicrosoftInternetExplorer4

mallFrac m:val="off"/>
ispDef/>

efJc m:val="centerGroup"/>

wiss;
mso-font-pitch:variable;
mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;}
/* Style Definitions */
p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal
{mso-style-unhide:no;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
margin-top:0in;
margin-right:0in;
margin-bottom:10.0pt;
margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:Calibri;
mso-fareast-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
.MsoChpDefault
{mso-style-type:export-only;
mso-default-props:yes;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:Calibri;
mso-fareast-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
.MsoPapDefault
{mso-style-type:export-only;
margin-bottom:10.0pt;
line-height:115%;}
@page Section1
{size:8.5in 11.0in;
margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in;
mso-header-margin:.5in;
mso-footer-margin:.5in;
mso-paper-source:0;}
div.Section1
{pagesmileyection1;}
-->

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;}

ishte varfanjak ne kulm, breke ne bythe nuk kishte"

Mos ma merr per keq te lutem, por me vrau syte mendjen dhe zemren kur e lexova!! Me siguri edhe ty nese do ta rilexosh!!! smiley

Normal
0

unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false
oNotPromoteQF/>
EN-US
X-NONE
X-NONE

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>
plitPgBreakAndParaMark/>
ontVertAlignCellWithSp/>
ontBreakConstrainedForcedTables/>
ontVertAlignInTxbx/>

MicrosoftInternetExplorer4

mallFrac m:val="off"/>
ispDef/>

efJc m:val="centerGroup"/>

Varet nga relatat qe ke. Une e them ate, sepse eshte e vertete dhe tabuja sipas standarteve njerezore nuk dmth se konsiderohet njesoj edhe ne qiej.

Me vjen mire qe do ta vesh ne dukje, por nuk ka problem fare ne ate qe thashe.

Fenomeni mega-kishe me nje buxhet minimal prej 30 milione USD eshte shume i perhapur ne ShBA. Le te mos harrojme se ShBA-te jane ekuivalenti i Arabise Saudite per Perendimin. Pastoret e 'herezise' protestante atje kane ate profesion prej brezash (njoh disa qe jane brezi i katert), dhe e shohin punen e tyre si biznes.

Nje prej ideologeve te puritanizmit islamik e observoi ket fenomen ne Amerike, ku e kish derguar shteti i Egjyptit per trajnim, dhe u peshtiros aq sa vendosi ti shpalle lufte Amerikes dhe korruptimit te fese ne te kete 'fare feje'smiley

të ardhurat e shërbesës janë rreth 100 miljonë dollarë në vit.

 

Une kam mbaruar undergrad ne nje universitet privat te financuar pjeserisht nga nje kongregacion protestant. Universiteti ka nje MBA vetem per pastoret. Duke pare keto te 'prura' besoj se kane kapur nje 'niche' te mire.

..me interes kredie 22%...

Billierët janë tani ndër 386,000 njerëzit kudo në botë që Copelandët i quajnë "partnerë", të cilët dërgojnë kontribute rregullisht dhe në këmbim meritojnë lutje të veçanta nga Copelandët.

...c'po m'vjen per t'vjelle!

E shikoni more vellezer dhe motra qe budallenj nuk ka vetem ne Shqiperi,por ka kudo ne bote.

Por po te ishin toko,PF,turi,prisonbreak apo ndonje tjeter do te me hidheshin ne gryke per kete fjale qe thashe dhe do te mallkonin shqiptaret edhe njehere me qe ju dha rasti.

Kam vene re se keta komentues, ose jetojne ne Hollivud dhe skane lidhje me raalitetin, ose jane atishqiptare shpirtkazme qe nuk ju ecen dita nese nuk degjojne ndonje gje te keqe per Shqiperine.

U cane duke na thene qe vetem shqiptaret jane budallenj qe besonin profetet e rreme si ky cifti ketu.Vetem shqiptaret jane budallenj qe vendosen paret ne skema piramidale.

Por nese ju jep ndonje fakt qe ka edhe me budallenj se shqiptaret ,si keta qe ndjekin predikimet e ketyre me siper,apo qe i dhane jo 1 miliard (sa c'humben shqiptaret te firmat) por 50 here me shume ,50 miliard$ ne skemat e Madof jam i sigurte qe germojne per te gjetur ndonje rrenje shqiptare te Madof apo te Copelandeve dhe kur nuk arrijne ta sigurojne kete lidhje,hidhen dhe shajne kedo qe vjen ne Shqiperi sic bene me Shkinasin e shkrete.Mbeten duke i bere moral dhe per pak sa nuk e thane hapur qe nuk ja uronin rrugen e mbare per ne Shqiperi!

Te tille reagim kam pare edhe kur Lulezim Laloshi kandidoi ne Kanada per ne parlamentin kandadez.TURP!

Por keto lajme,ku nuk dalin shqiptaret si mashtruesa, do tju kene prishur gjakun dhe ndoshta admin e PPU do te mbushet me kerkesat e tyre per te botuar lajme negative nga memedheu.Ndryshe nuk do te ndihen te qete!

Solid ,

Meqense me ke permendur emrin

Se pari dhe me shume rendesi per mua Besoj se nuk bej pjese ne asnje nga kategorite qe permend me siper

Kam vene re se keta komentues, ose jetojne ne Hollivud dhe skane lidhje me raalitetin, ose jane atishqiptare shpirtkazme qe nuk ju ecen dita nese nuk degjojne ndonje gje te keqe per Shqiperine.

Pasi me shqiperine jam i lidhur me shume se kushdo qe pretendon se jeton ne Hollivudin Shqiptar. Fakti qe ne komentet e mia ka realitet dhe parashikim te sakte tregon kete

Sa per antishqiptar, me per mendimin tim antishqiparet me te rezikshem jane ata qe genjene dhe zbukurojne realitetin. Ata genjejne dhe me genjeshtren e tyre mbulojne difektet keshtu qe difektet tona kurre nuk mund te ndreqen. "Ai qe te shan te do", dhe "jo cdo njeri qe te ben m...tin ne koke e ka me te keq"  smiley

Sa per realitetin amerikan i dashur budallenj ka kudo por ajo qe percakton niveli e budallallekut eshte % ne raport me popullsin. Bej pak analizat dhe do  e shikosh.

"Ai qe te shan te do"

Nuk ka kuptim fare. Kush shan nuk mund te shaje nga dashuria. Bile e shara asqe mund te behet me qellim te mire.

Sipas aksiomes se mesiperme, sa me rende te shash aq me e madhe dashuria, kur t'ja fillosh nga nena, paske zene vendin e babes, e me te zezat e tjera pastaj, kunati, etj etj... pas sharjeve vijne rrahja me thyerje kockash e turinjsh dhe me ne fund, maksimumi i dashurise do shprehej me vrasje.

mendoj qe i pari eshte qellimi, e dyta, ajo qe thua, e treta menyra si e thua.

ndoshta e kishe fjalen per kritiken.

Atje e kisha fjalen tek kritika por tani na duhet te vetcensurohemi se po te perdoresh fjalen "Kritike/oj" keta anitkomunistete e flakte komuniste te quajne komunist meqense Partia e Punes e ka perdorur ate fjale, prandaj e zevendesova me "Shan" por ja qe edhe me kete dalin probleme sic thua zotrote.

Eh bela smiley

Une ne ShBA kam njohur nje pastor te nje kishe te vogel. Ky ishte i lindur ne ShBA por babane dhe nenen e kishte nga zona e Korces, dhe fliste shqip. Pastori ne fjale kishte 5 femije dhe nje shtepize te vogel. Diten punonte si furnizues raftesh ne ca minimarkete dhe farmaci. Mbremjeve predikonte Krishtin ne kishe. Te shtunave dilte ne shesh te qytetit dhe predikonte me nje amplifikator dhe mikrofon.

Ishte i varfer, por rezatonte lumturi dhe shtepine e kishte plot me gezim. Dhe femijet i kishte mesuar te flisnin shqip sido qe ishin bjonde sykalter te gjithe. Ky njeri me ka bere shume pershtypje, me jepte paqe. Dhe ne nje fare menyre shikoja Krishtin ne veprimet e tij. Ky eshte standardi me te cilin mas keta predikuesit e begatise si Copelandet dhe Joel Olsten. Dhe me kutin e ketij ata me dalin te manget. Qofsha i gabuar, por me duken materialiste, mashtrues. Nuk e gjej Krishtin ne keta sic e gjeja tek ky pastori-furnitor minimarketesh. Keta jane me jahte dhe avione private, kurse Xhoni kishte nje pishine plastike per 5 femijet.

Dua t'ia bej ditto per ato qe shkruan zotrules, kur thote qe keta me shume prishin pune sepse i largojne njerezit nga besimi me kete imazh qe percjellin.

Te pakten ne New England dhe ne Northeast te ShBA-se ku kam jetuar une teleevangjelistet ishin nder personazhet me te urryer nga njerezit e thjeshte.

ej sa rituale idiote jane keto praktikat fetare amerikane...te pakten kendej kane nje lloj misticizmi qe ua vesh tradita e folku, po andej eshte totalisht demence.

Personally i tend to distrust a preaching tie. smiley

Leqe ti e di...

 

Thas wy that dude never wore a fcuking tie, and hung out with scum.

gotcha! smiley

Pin, lui fu un morto di fame che sazziava migliaia a volta.

e kam llafin per praktikat e adhurimit masiv, e cuditshme kjo ekstaza e njeriut obez apo e atij te kollarisurit te veshur ne foto, e kam shume me lehte te justifikoj ekstazat e rufainjve, apo vallet narkotike te dervisheve, apo vegimet e murgjve heremite, po keta drunjte qe sugjestionohen neper pallate sportesh...

Nje pastor i tille nga keta pseudo-kristianet e amerikes ishte edhe njeri qe pash ne nje debat me Richard Dawkings, ai kishte me miliona nga keta te humburit nga mbrapa vetes, biles thoshte qe bente takime me presidentin e SHBA-ve cdo jave.

Une qe ne momentin e pare qe i hodha syte ai person mu duk nje rrezik serios, dicka nuk shkonte me mimiken e tij, dukej si nje psikopat i rrezikshem.

Ai person me vone u akuzua se kryente marredhenie homoseksuale me nje prostitute mashkull, dhe se ishte nen influencen e  Menthafetamines. Fillimisht ai i mohoi te gjitha por me vone me daljen e deshmitareve dhe fakteve e pranoi akuzen dhe u kerkoi falje ndjekesve te tij.

Kam pare edhe disa dokumentare ku tregohej trushplarja qe u benin femijeve dhe ishte me te vertete skandaloze. Te vendosje ate dhe pamjet e femijeve ne shkollate  Afganistanit ku ai mesuesi me shkop ne dore detyron femijet te lexojne perkulur  Kuranin me ore te tera ishte ke te marr e ke te zgjedh.

Eshte me te vertete skandaloze qe ne qyteterimin perendimor te egzistojne fenomene te tilla.

ps. lere pastaj ata shkencollogjistet qe te ngrene ne detyre ne baze te parave qe paguan.

 

Zakonisht Harpers Magazine i vjen hakut ketyre (ndonjehere dhe New York Times si ne kete rast). Harpers i ka vene trumpeten ketij grupi dhe raporton qe nje 'diplomat nga Shqiperia, veshur me nje kostum qe nuk i rrinte mire' ka bujt ne kete 'christian frat house' ne Washington DC.

Per ata qe duan te dine me teper pse Amerikanet jane te tille Harold Bloom eshte 'mandatory reading'.

Per mendimin tim persa i perket hipokrizese Hollivudi mban vendin e pare.Edhe persa i perket ketyre shkrimeve demaskuese ndonese jam dakort me to , eshte shume e mundur qe ndonje liberal nga LA apo NY te jete prapa ketij demaskimi.

Ndersa po te krahasoj se kush jane me te rrezikshem kushti:Ata qe predikojne vlerat familjare apo ata qe i sulmojne keto vlera,duket te jete nje kusht i rendesishem.

Ndersa ne komunitetin e pastoreve kemi vetem nje perqindje te vogel qe abuzojne si ky cifti ketu,ne Holluvud te mos abuzosh dhe te mos divorcosh apo abortosh  te marrin per budalla.Fatkeqesisht ka shume pastore qe vertet shperndajne fjalen e zotit dhe jetojne ne kushte komode,por keta nuk publikohen nga gazetat liberale si puna e NYT.Por mjaftoj qe 2 apo disa pastore te abuzojne dhe fanfara e ketij shtypi te mos mbaroje per muaj te tere(ne rastin e prifterinjeve katolike 450 prifterinj abuzuan gjate 30-40 vjeteve nga 11000 qe jane sot ne SHBA,pra vetem 4% ndersa 96% kane qene korrekt,por degjuat gje per ket 96%?Jo!!).Keshtu qe krijohet nje psikoze tek njerezit e thjeshte,qe te kthejne syte vetem tek Hollivudi si mjet shpetimi dhe edukimi familjar,ku familja tradicionale po perjeton sulmin me te madh.Fatkeqesisht kjo eshte e verteta dhe po te shihni filmat e fundit made in Hollywood do te shohesh qe familja tradicionale po sulmihet ne menyre te paskrupullt.Gjithnje e me shume ne keto filma sheh qe nje martese tradicionale tregohet mashkulli i dhunshem dhe alkoolik ndersa fqinjet e tyre gay jane shume te lumturte gezuar ,te qete dhe ndihmojne femren apo mamane e disa femijeve te shpetoje nga ferri i marteses dhe ndoshta te lidhet me ndonje lesbike ku me pas gjen lumturine e vertete.Po te shihni me kujdes ne keto filma ne 4-5 cifte nje ose dy jane gay qe nuk i pergjigjet fare realitetit pasi ata nuk perbejne 20-30% te popullsise te SHBA.Ndersa kush guxon te flase ne favor te marteses tradicionale e peson si Miss California qe ju hoq titulli.

 

Po keshtu a i kemi pare filmat per serial killers ku justifikohen keta mostra?Kush eshte nga Kanadaja e ka te pamundur te mos kete degjuar per Karla Homolken qe vrau te motren dhe 3-4 vajza te tjera dhe i xhiroi skenat e vrasjeve.Per ket u denua vetem 12 vjet burg.Kur pashe filmin per te u skandalizova nga shtremberimi i fakteve.Karla dilte si engjell dhe i shoqi si i vetmi shkaketar i krimeve.Dhe dhjetra filma te tjere biografike qe i kam verifikuar dhe jane komplet te montuar(filmi "Moster" nja shembull tjeter).

Personalisht as qe do te hidhja parate si per kete ciftin ketu siper dhe as per plerat e Hollivudit,megjithate cifti me siper eshte e keqja me e vogel sepse nuk predikon divorcin apo homoseksualitetin si virtyte.

E kam thene qe ne saje te propogandes se madhe liberale kishat jane vene ne shenjester dhe shume pak prej tyre abuzojne por porpoganda eshte e tille qe te duken sa me shume,per aresyet qe permenda me siper.

Dite te veshtira e presin familjen tradicionale nga kontributi i madh i Hollivudit dhe nga abuzimi i njerezve naive sic eshte ky rasti i mesiperm.

megjithate cifti me siper eshte e keqja me e vogel sepse nuk predikon divorcin apo homoseksualitetin si virtyte.

Hapi mbahet nga Mamoni/paraja; jo nga ata. Nese paraja do ishte te shthurja, shthurjen do predikonin dhe ata; te njejten gje kane bere edhe mijera te tjere te famshem. Mund te permend emra gjithe diten. Shumica e kengetareve me te medhenj te botes (amerikane) kane dale nga koret e kishave evangjeliste.

Ama, nese per Maddoffin mund te ngrihen aksioneret edhe te ndjekin ceshtje penale, per kete cift nuk ka per t'u ngritur askush. Keta jane lypsaret moderne te miljonave dhe qindramiljonave qe nuk perdorin rreckat si arme por indoktrinimin e masave, pak a shume si puna e foncadioneve bamirese te Shqiperise ku luhet efekti domino qe mund te kete mbi bagetine/popullin, ose ajo qe thote populli jone, sheh fiku mollen e piqet rrushi ne maje te dardhes.

mass exploitation nuk eshte nje e keqe me e vogel se nje tjeter, pavaresisht se cfare "predikon", dhe pavaresisht se c'predikon, krimi apo mekati mund te kryhet edhe pa goje por me gjymtyre dhe organe te tjera.

me fal, po je pak larg nga ceshtja me ato qe thua.

Keta jane lypsaret moderne te miljonave dhe qindramiljonave qe nuk perdorin rreckat si arme

I perdorin ore..ne TV perdite shoh pas mesnate njerin qe ne shkembim te nje dhurate te shet 'nje shami te bekuar'smiley

ore qafir, paske dale i zhgenjyer nga shamia, eeee? nuk ishte cilesi si e prisje, apo as s'te derguan fare? :-D

Cdo gje kur kalon tej balances behet ekstremiste, pavarsisht ne cilin krah.

Per mua keta jane talibanet e krishtere. Ekstreme fetare. Mashtrues

Kam nje koleg qe i takon nje kulti "The community Christ"

Ky komunitet ne Orleans RI jeton ne bashkesi. Tere te ardhurat nga puna ja japin kishes dhe ajo u sigurin ushqim, veshje etj. Kur filloj pune ne fillm i mendova se si fetar do e ishte me moral te larte shoqeror, familjar etj.  Nuk ka njeri me te ulet, imoral ne pakufi, aq sa te tereve na ka krijuar pershtypjen se komuniteti eshte i ngateruar me sex ndermejt pjestareve perfshi edhe incest. Eshte vertet nje gje e pershtire aq sa fare lehte njerezve mund tu krijohet neveri per fene. Ne fakt keto jane ekstreme.

Edhe keta Coperfildet nuk jane shume larg ketyre gjerave. 

Ata qe ju besojne jane njerez pa rruge dalje qe e vetmja shprese ju ka mbetur keta mashtures.

Per me shume skandale te ekstremisteve kristjane lexo ketu

 

Ana H ; "...kam lexuar pasazhe nga Bibla, qe ndoshta me shtyjne te besojne tek Fuqia e Panjohur e Zotit, por Zoti na ruajt mendjen e kokes nga njerez te tille, si Deshmitaret e Jehovait apo ky cifti me siper..." .

 

Vertet te te ruaj Zoti nga ment e kokes, se nga Deshmitaret e Jehovait nuk besoj te te gjej gje, se ata as nuk te ngacmojne, as te ofendojne, as te vjedhin, dhe as te bejne ndonje gje te keqe. Deshmitaret e Jehovait/ungjelloret/studentet e Bibles, (siç quheshin me para) nuk detyrojne njeri te japi para. Kush do apo e ndjen te nevojshme jep, kush nuk do apo nuk e ndjen apo nuk ka, nuk eshte i detyruar te japi para.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).