Berisha shpërblen dibranët: Këtë vit me universitet të ri

Kryeministri Sali Berisha e kthen në mundësi premtimin elektoral për hapjen e një universiteti të ri në qytetin e Peshkopisë, edhe si një shpërblim për fitoren që i dhanë PD-së në qarkun e Dibrës. Gjatë vizitës në Peshkopi, Kryeministri i vendit në këtë fillim viti të ri akademik lajmëroi hapjen e universitetit në qytetin e Peshkopisë. “Në këtë vit do të fillojë në Peshkopi Universiteti i Peshkopisë, një premtim tjetër elektoral. Ju meritoni të gjitha premtimet dhe realizimet, ndaj ju jap fjalën se për çdo premtim që kam dhënë para jush do ta bëj realitet”, - theksoi z. Berisha. Kreu i qeverisë vijoi këtë fundjavë vizitën e tij në këtë zonë, duke inauguruar nisjen e punës për sistemin e asfaltimit të rrugës Ura e Çereçenit- Peshkopi. Kjo rrugë, sipas Kryeministrit Berisha, jo vetëm lidh Peshkopinë me Kukësin, por hap një perspektivë të madhe zhvillimi për Qarkun e Peshkopisë dhe tregun e saj. “Peshkopia me përfundimin e asaj rruge dhe rrugës së Arbrit do të ketë lidhjet më moderne me Tiranën, Prishtinën, Shkupin. Kushdo që vjen në Dibër, kushdo që lexon për dibranët, frymëzohet nga shpirti i tyre punëtor, ju nuk lini një pëllëmbë tokë pa punuar”, - u shpreh Kryeministri Berisha në fjalën e tij. Në vijim të premtimeve për një infrastrukturë më të zhvilluar, Kryeministri Berisha vuri në dukje se së shpejti do të nisë ndërtimi i rrugës që bashkon Peshkopinë me Librazhdin, duke shkurtuar më shumë rrugëtimin nga një skaj i Shqipërisë në skajin tjetër. Kryeministri vlerësoi shumë të rëndësishme lidhjen e këtij segmenti rrugor me rrugën e Arbrit, për zhvillimin e kësaj zone, duke theksuar se ndërtimi i këtij segmenti është një premtim elektoral i mbajtur i qeverisë. Kryeministri u shpreh se rruga e Arbrit shumëfishon marrëdhëniet tregtare dhe marrëdhëniet e gjithanshme me Maqedoninë mike dhe bën që gjithë portet e Shqipërisë të jenë gjithnjë e më të përzgjedhur e më të përshtatshëm, për Maqedoninë dhe për Bullgarinë Perëndimore. “Rruga e Arbrit do të jetë rruga e fluksit të madh turistik”, - vijoi Kryeministri. Kryeministri vuri në dukje se është në ndërtim e sipër dhe rruga që lidh Peshkopinë me Kukësin. Kjo rrugë lidh Peshkopinë me tregun e Kosovës, me Prizrenin, me Prishtinën, pra hap një perspektivë të madhe zhvillimi për Qarkun e Peshkopisë. “Me përfundimin e kësaj rruge dhe rrugës së Arbrit, Peshkopia do të ketë lidhjet më moderne me Tiranën, Prishtinën, Shkupin”, - theksoi Kryeministri. Berisha shprehu bindjen se Peshkopia e katër viteve që vijnë do të jetë një Peshkopi krejtësisht tjetër. Ai siguroi se qeveria e tij do të luftojë varfërinë dhe se fermerët e Peshkopisë duhet ta dinë se ata kurrë nuk do të ndihen të braktisur, sepse ne kudo do të ndërtojmë infrastrukturën moderne. “Ne respektojmë plotësisht zgjedhjen e tyre për lëvizje të lirë, apo përpjekjet e tyre për të ndërtuar jetën aty ku ata e gjykojnë më të mirë për ta. Sikundër, nuk do të ketë të braktisur, nuk do të ketë të lënë mënjanë apo të harruar. Kudo që ata të ndodhen, në Zall-Reç, në Lurë e në çdo territor tjetër të këtij vendi”, - deklaroi z. Berisha.
 

4 Komente

oh c'kam qesh me kete ....

 

 "Kushdo që vjen në Dibër, kushdo që lexon për dibranët, frymëzohet nga shpirti i tyre punëtor, ju nuk lini një pëllëmbë tokë pa punuar"

ca te dhena per univ.e Peshkopise: ky univ i ri esht e nje filial i universitetit te durresit. eshte marre nje godine me qera, dhe eshte ngritur nje berthame lektoresh (20 ) nga kuksi, peshkopia, tropoja, mati qe banojne ne keto qytete.

keta lektore do japin lendet e degeve: turizem, mesues per shkolla 9vjecare dhe ndihmesjuriste.

lendet e specializuara do i japin disa lektore qe do vijne nga univ.i durresit dhe do rrijne ne peshkopi nje jave e me pas do rikthehen pas. shpenzimet dhe djetat e tyre do perballohen me rrogen e lektorit dhe jo me djeta plus qe i shtohen rroges.

kaq di une! kush di me shume bujrum!

ju nuk lini një pëllëmbë tokë pa punuar”, - u shpreh Kryeministri Berisha në fjalën e tij.

 

He he, ta degjojne mire kete fjale ca andej nga buza e detit qe do ua marrin tokat se i kane lene pa punuar.

Qeveria miraton vendimin për hapjen e filialeve të universitetit “Aleksandër Moisiu”, në qytetin e Peshkopisë
 
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për hapjen në qytetin e Peshkopisë të të filialeve dhe programeve të studimeve të fakulteteve të ekonomisë, të administrimit , të edukimit dhe të shkollës së lartë profesionale të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.

Kryeministri u shpreh se ky vendim përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për jetën universitare të vendit, në mënyrë të veçantë për të rinjtë e zonave përreth. “ Ky universitet është  një ndihmë e madhe për këtë zonë. Të rinjtë e gjimnazeve të Peshkopisë, Bulqizës, Matit, por edhe të gjithë Shqipërisë do të kenë mundësinë të ndjekin studimet e larta në degë të universitetit të Durrësit në Peshkopi.”

Kryeministri tha se do të ishte me vlerë hapja e degëve të universitetit Bujqësor në këtë zonë, apo edhe të një shkolle të mesme bujqësore, në mënyrë që të rritet gjithnjë e më shumë kualifikimi i fermerëve shqiptarë.

Kryeministri u shpreh se investimet e bëra në qytetin e Peshkopisë e kanë shndërruar atë nga një rajon i mbyllur, në një nga rajonet më të hapura të vendit. “Peshkopia, me ndërtimin e rrugës së Arbërit dhe rrugës që lidh Peshkopinë me Kukësin krijon hapësira shumë të mëdha për tregun. Tirana arrihet në një periudhë kohore rreth 1 ore. Prishtina arrihet edhe ajo në një kohë të shkurtër, po kështu edhe Shkupi. Pra  nga një rajon i mbyllur shndërrohet në një nga rajonet më të hapura të vendit. 

26/08/2009

http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&l...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).