Berisha rikthehen megalo-idenë panshqiptare

Sali Berisha, i ekzaltuar nga fitorja në zgjedhjet e fundit dhe duke parë se në Prishtinë nuk ka shtetarë me vizion, i lejoi vetes pak aventurë politike për të mbledhur pak shkëlqim heroik. Ai përmes një deklarate për bashkim kombëtar trazoi shpirtin e ballkanasve. Shqipëria është ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën e pavarur, madje në dy seri, pra si entitet sovran politik, së pari më 1991 dhe së dyti më 2008.

Shqipëria po ashtu ka qenë faktor stabiliteti në rajon që nga rënia e diktaturës komuniste e këtej dhe në krijimin dhe zbatimin e këtyre politikave të durueshme dhe të qëndrueshme ka luajtur rol të madh edhe vetë Berisha, kryeministri aktual.

Kosova është një shtet i kontraktuar mes SHBA dhe BE dhe, i vënë nën një mbikëqyrje të Brukselit, me gjithë evoluimet cilësore politike, pasi Kosova është njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga shtetet e veçanta e jo si pavarësi e mbikëqyrur dhe me gjithë faktin se ajo ka miratuar Kushtetutën e saj. Pavarësia e Kosovës, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, është rezultat i tri parimeve të panegociueshme të Grupit të Kontaktit, që e derivuan Pakon Ahtisaari dhe e dërguan Kosovën në pavarësi, (nuk ka kthim në periudhën para vitit 1999; nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka bashkim me ndonjë shtet tjetër). Dhe këtyre parimeve ndërkombëtare Tirana zyrtare duhet t’u përmbahet, sepse, pa specifikuar asnjë teori shtet-krijuese dhe komb-formuese, kombi lind në momentin kur trupi i tij politik përmes shtetit si entitet hyn në marrëdhënie ndërkombëtare me kombet e tjera (në rastin kosovar, me anëtarësimin në OKB), prandaj çdo përzierje në këso raportesh të Prishtinës zyrtare me kombet e tjera dhe në politikat sovrane të saj jep sinjale të gabuara te bashkësia ndërkombëtare dhe krijon frikë irracionale te fqinjët se shqiptarët po ndërtojnë megalo-idenë e tyre për një shtet panshqiptar në Ballkan, gjë që do ta prishte baraspeshën gjeopolitike të krijuar me pavarësinë e Kosovës. Pra, deklarata e Berishës për një bashkim kombëtar merr përmasat e një paternalizmi edhe ndaj shtetit të pavarur kosovar, që i përafrohet pa dashje sindromës së libanizimit të Kosovës dhe kjo, tani më së paku i vlen Tiranës zyrtare. Kryeministri shqiptar ka thënë se i do shqiptarët të bashkuar dhe ekuivoku këtu është “e dua kombin të bashkuar”, për t’i ikur konotacionit të ndarjeve territoriale…

Pse Berishës tashti po i pëlqen roli i një paternalisti (i babës), rol të cilin e kishte humbur karshi Rugovës?

Sepse në Prishtinë nuk ka lider me staturë të lartë, ndërkaq ai i fitoi zgjedhjet shqiptare dhe tashti e ka më të lehtë të rritet në një hero nacional të përmasave të Rilindjes Kombëtare, sepse nuk e ka buzë rruge barrierën e quajtur Rama, që ta kualifikonte këtë intencë si shkatërruese të balancës rajonale. Berisha me deklaratën e fundit ka përfaqësuar, diqysh pavetëdijshëm, si në jermi, politikat e vjetra ekspansioniste të shekullit të kaluar dhe duke u përafruar me botëkuptimet etno-nacionaliste të fqinjëve, megalo-idenë greke dhe imperializmin serb…

Sepse “bashkimi kombëtar” i modeleve ballkanike nuk është kompatibël as me integrimet euroatlantike dhe as me hyrjen në listën e bardhë të Schengen-it. Kjo deklaratë është në diskrepancë të thellë me politikat e NATO-s, ku participon edhe Shqipëria si anëtare me të drejta të plota. A thua shqiptarët i kanë aq në dyzen të gjithë telat, saqë u ka mbetur edhe roli i trumbetimit të një megalo-ideje panshqiptare që nuk e kanë përfaqësuar asnjëherë në histori elitat politike? Dhe, kur kosovarët e morën të tyren, shtetin, (pavarësia e Kosovës si ideal i shumë brezave të kosovarëve të etnisë shqiptare), Berisha bëhet zëdhënës i teorive të përplasjeve etno-nacionaliste, ndërkaq më 1995 ai i kërkonte Rugovës që të ngadalësonte hapat e kërkesave politike te një “modus vivendi”.

Kryeministri i Shqipërisë nuk është një analist i gjeopolitikës apo studiues i politikave rajonale, që të lëshohet në komente hamendësuese ose populiste, por është burrë shteti që ka obligimet dhe përgjegjësitë e tij, si përfaqësues i një kombi që bën pjesë në OKB dhe që ka detyrime, si për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend, ashtu edhe për raportet me kombet e tjera. Prandaj, ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm, sepse modeli i zjarrvënies në Ballkan është një ‘Deja vu’ dhe se shqiptarëve dhe Shqipërisë në ngritje e sipër, kur Perëndimi ia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit duke i trajtuar me gjenerozitet, nuk u krijon asnjë avantazh në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare, politika populiste dhe territoriale.

Ideja e bashkimit kombëtar te shqiptarët është kryesisht e sferës emocionale, por që mban peng energjitë e kosovarëve, që të hyjnë në konkurrencë me kombet e tjera, në tregjet ekonomike, të dijes dhe vlerave kulturore. Në rajonin e Ballkanit, por edhe në tërë Evropën (u pa pikërisht reaksioni zinxhiror pas pavarësisë së Kosovës, ndonëse u cilësua si rast sui generis, në Osetinë Jugore), lidhja e gjithçkaje me gjithçka tjetër që njihet si domino-efekt, objektivisht është alfa dhe omega e baraspeshës gjeopolitike, ngase një lëvizje sado e vogël e njërës palë fut në flakë vërtet tërë rajonin dhe në këtë rast, ideja e kongresistit amerikan, Dana Rohrabacher, për “shkëmbimin e territoreve” (tri komunat serbe në veri (Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Mitrovica-pjesa veriore) me tri të tilla shqiptare në jug të Serbisë (Presheva, Buajnovci dhe Medvegja) është gjeopolitikë lufte! Po të ekzistonte në rajon një vullnet i mirë dhe raporte skandinave mes kombeve, kjo edhe mund të ishte zgjidhje, por një ide e tillë mes “ujqërve ballkanikë” (sidomos në kohën kur Serbia ka tendenca të hapura armiqësore ndaj Kosovës dhe investon në prishjen e stabilitetit të saj) është e rrezikshme, sepse fatkeqësisht nuk po e jetojmë paqen e përjetshme kantine, por në një kontekst ultra-hobbesian, ku politika konceptohet sipas raporteve mik/armik. Në këtë kontekst të vetëvendosjes së pakicave, kush mund t’u thotë pastaj shqiptarëve që jetojnë nën Maqedoni, “ne e bëmë këtë, por ju nuk keni të drejtë”, sepse, nëse parimi i vetëvendosjes vlen për serbët kosovarë dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, pse të mos vlente për pakicën e madhe shqiptare në Maqedoni?

Porse duhet ditur se si dhe kush janë kontraktorët e kombit maqedonas që lindi nga Lufta e Dytë Botërore (po ashtu komb i lindur nga konflikti) dhe të shtetit maqedonas, që lindi si rezultat i shpërbërjes së Federatës jugosllave, por në mënyrë paqësore.

Problem nuk janë megjithatë vetëm shqiptarët në Ballkan, sepse kurrë dhe askund nuk janë të përputhshëm kufijtë etnikë me ata shtetërorë, sepse pretendime të tilla kanë edhe serbët në brendësi të Kosovës, pastaj pakica shqiptare në Mal të Zi dhe në Greqi. E tash, Berisha në rolin e analistit të gjeopolitikës duhet të hedhë dritë më shumë mbi faktin se a është i gatshëm rendi aktual botëror të shkatërrojë kohezionin e katër shteteve fqinje të shqiptarëve dhe ta abrogojë pavarësinë e shtetit të pestë, Kosovës që ajo t’i bashkëngjitet trungut etnik?!

Logjika e gjërave nuk të jep shumë hapësirë për aventura të tilla.

Por ideja e “shkëmbimit të territoreve” nuk është e re. Atë e pati lançuar presidenti i ndjerë kosovar, Ibrahim Rugova, në një interviste për agjencinë austriake të lajmeve APA, të cilën e kisha realizuar personalisht më 1993. Por Serbia nuk e bëri as atëherë dhe s’e bën as sot dert shkëmbimin e territoreve me Kosovën, sepse lufta e saj njëshekullore u bë për mbajtjen e Kosovës si të tërë brenda administrimit të saj dhe ajo vazhdon ende të investojë në rikthimin e saj, tashti me mjete diplomatike, përmes GJND e pastaj duke shpresuar se në arenën gjeopolitike ndërkombëtare mund të ndodhin rrotullime apokaliptike që do t’i krijonin asaj avantazhe eventuale.

Por kjo është vetëm ëndërr me mbretër. Prandaj, ideja e shkëmbimit të territoreve pos që krijon vuajtje të sërishme njerëzore ajo shpie drejt ridefinimit të kufijve mes shteteve të Ballkanit, (që rëndom kanë prodhuar konflikte të përgjakshme të përmasave jo vetëm rajonale) dhe më duket askush normal nuk është i gatshëm për një tmerr të tillë.

Ndërkaq, bashkimi territorial i shqiptarëve në një shtet unik, do ta ndante Kosovën (duke prodhuar sërish shkatërrime, refugjatë e vuajtje.)

Duket se Berisha ka folur në një gjendje emocionale që rëndom u përshkruhet fituesve euforikë, por as ai dhe as faktori kosovar dhe tash për tash as shqiptarët e Maqedonisë nuk duan konflikte të reja. Berisha ka obligime ndaj paqes në rajon dhe botë, jo vetëm se Shqipëria është anëtare e OKB, por mbi të gjitha tashti është pjesë e NATO-s, derisa Prishtina duhet të dëshmojë se njëmend është faktor i qetësimit të rajonit dhe ajo duhet të koncentrojë të gjitha energjitë e saj në marrjen e njohjeve ndërkombëtare dhe në integrimin e brendshëm, sidomos në integrimin e serbëve kosovarë në institucionet legale të shtetit.

Prandaj, Kosova mund të mbijetojë si entitet i pavarur vetëm integrale, në kufijtë aktualë tashmë të njohur ndërkombëtarisht, pra jo si më 1995, por sikur sot, si ‘Modus vivendi’.

Dhe natyrisht të synojë integrimet euroatlantike si të vetmin interes madhor kombëtar.

Kalkulimet dhe teoritë e tjera, tezat dhe idetë e reja, (që rëndom në Ballkan janë skizofrene), pas 17 shkurtit 2008, janë thjesht projeksione pakicash inferiore por agresive, sado që duken fisnike. Janë plot sherr!

34 Komente

More keta po flasin per Kosoven tone apo per cfare?

Po mire more, nje gje nuk e marr vesh, Berisha ka 1001 te zezat, po dhe kur ben nje gje te sakte, edhe per ate do mallkohet ai? Nga Beogradi eshte shkruar ky artikull apo nga Athina? Se nuk po merret vesh tani se per ca behet fjale...

Kosova nuk eshte vend i pavarur. Eshte i pavarur vetem per Shqiperine, (ne thonjeza) dhe per 60 shtetet e tjera qe e kane njohur, apo me sakte, "njohur".

Nuk ka asnje shtet te pavarur si puna e Kosoves. Donin qe temos e lejonin te behej precedent, por vetem precedent u be.

Politikisht dhe diplomatikisht, Shqiperia nuk duhej te nderhynte vetem, dhe vetem ne rastin kur Kosova te ishte njohur nga te gjitha shtetet, perfshire ne rradhe te pare Serbine.

Per sa kohe qe Kosova nuk njihet nga Serbia, atehere nuk ka me asnje pakt per t'u respektuar, pervec vullnetit te popullit te Kosoves, bile dhe kjo te behet vetem per aresye njerzilleku.  Nuk ka ne fakt as pako Ahtisaari per t'u respektuar, sidomos nga Shqiperia, dhe aq me shume kur permendet Serbia apo ndjenjat e tyre qe jane krejt te padenja per t'u marre parasysh.

Nese ka nje lekundje te balances gjeopolitike/etnogjeografiko-politike ne Ballkan, kjo ndodh krejt si nje proces i natyrshem, dhe jo si nje proces alla-katastrofe qe u filloka nga Shqiperia.

Deklarata e Berishes eshte ndoshta e vetmja deklarate qe ka dale nga selia blu gjate ketyre 18 vjeteve, qe une mund te duartrokas npa rezerva. Per momentin, kur e degjova, mendova: erdhi koha per te pare realitetin e injoruar per kaq e kaq vite; ishalla nuk eshte nga fiaskot e Berishes qe perfundojne si puna e procesit te pasaportave...

Te kritikosh kete gje, pa u bazuar gjekundi, pa bere asnje lloj studimi, pa marre parasysh asnje realitet dhe asnje fakt te gjendjes rajonale, eshte thjesht te jesh gojelig. Kaq. Injorant, po, tregohet ne faktet qe perdor dhe menyra si i perdor; mjerane per artikullin me nje fjale.

Bravo Berishes per kete deklarate, dhe jazek i qofte po e la pas dore apo po e ktheu ne karagjozllek sic e ka zakon.

megalo-idenë pan shqiptare??????

 

ky palo legen gazetar se ndryshe nuk mund ta quajme, nga kater fjale qe ka perdorur me lart 2 jane greqisht.

 

Ideja e berishes eshte ideja e gjithe shqiptareve, paçka se momentalisht nuk jemi nje gomb aq i mire ekonomikisht sa tu imponojme fqinjeve tane vullnetin tone....

 

te mos bashkosh ne nje te ardhem kosoven me shqiperine eshte jo vetem tu vesh shkelmin enderrave te rilindasve gjisherve e baballareve tane por eshte tu vesh shkelmin realitet qe mund te krijohet per nje Iliri me te forte politikisht dhe ekonomikisht...shqiperia dhe kosova do te mbteten "shtetuce" pa vlere dhe te komandueshem nga te tjeret nese nuk bashkohen...

 

nese duhet te hapet nje debat ai duhet te jete per te gjetur nje rruge sa me efikse per kete bashkim....

 

turp per gazertarin qe perfaqeson dhe nje ti ere qe fryn nga tirana....

 

TURP TURP TURP

 

Rrofte shqiperia etnike!!!

 

megalo-idenë pan shqiptare?????? 

ky palo legen gazetar se ndryshe nuk mund ta quajme, nga kater fjale qe ka perdorur me lart 2 jane greqisht.

Ne fakt 3, se dhe fjala ide nga greqishtja e ka origjinen (idhea). Ta kishte vene dhe "alvanos" te pakten, se ashtu do behej gjithe titulli greqisht. smiley

xhibo s'isha i sigurte per fjalen ide(idhea), prandaj thashe dy....mungon tamam dhe fjala alvanos dhe behet tema greqisht....

eshte skandal si disa redaktore te gazetave a kryeredaktore lejojne kesoj pislleqesh...te them te drejten lexova ja 7-8 rreshta se me teper s'arrita....

megalo ideja ncncncnc smiley  po ne sjemi as napoleoni as hitleri qe te kemi megalo(dmth mendime te medha...), me vjen ta shaj keq por po permbahem ...

tung te gjitheve smiley

 Halil Matoshi eshte perkrahes i krijimt te "kombit Kosovar". Lexoni shkrimet e Halilit dhe do ta shihni edhe vet, sa shkrime anti-shqiptare ka ky gazetar. Sa per Gazeten ne fjale asapk nuk i permbahet principeve te gazetaris edhe pse Berisha mund ta kete per shume sende gabim, ndofa ky rast eshte i vetmi vend ku e ka me te drejt . Nuk duhet te botohen shkrime anti-Berisha e qe ne realitet jane antishqiptare.

Per mua nuk duhet te parashtohet pyetja a duhen te bashkohen Kosova me Shqiperin, por duhet te parshtrohet ceshtja se si te bashkohen Kosova me Shqiperin. 

Berisha e ka shprehur ne interviste per KlanKosova se bashkimi i shqiptareve, berja qe te ndjehen njelloj kudo jane, do te behet duke respektuar sovranitetin e secilit vend, Shqiperise dhe Kosoves. Por nuk ka arsye qe te kete pika kalimi dhe kontrolli kufitar ndermjet dy vendeve, apo te mos kemi nje bashkerendim te sistemit te taksave, te sistemit arsimor, lidhje moderne infrastrukturore etj. Dmth. te jemi praktikisht te bashkuar pavaresisht se si entitete politike sovrane. Cilin dhe cilet i frikeson ky projekt i kryeministrit te Shqiperise qe ka nxitur kete palaco te beje kete shkrim duke perdorur termat te cilet i perdorin serbet dhe te tjere armiq dhe pretendues te territoreve shqiptare?

Serbia reagoi dhe e dini si reagoi? Serbia reagoi duke i kerkuar llogari Shqiperise per deklarat pasi po i prekte vendin e saj, Kosoven qe e konsideron ende pjese te saj. Per kete duhet te shqetesohen keta palacot gazetare dhe jo per idene e bashkimit kombetar qe artikuloi Berisha, gjithmone me sqarimin e mesiperm ne mendje.

Shqiperia eshte anetare e Natos, shqiptaret kane nje rendesi te paevitueshme ne rajon, sidomos kjo eshte ridimensionuar pas pavaresise se Kosoves, prandaj nuk kemi pse ulim koken per cdo gje dhe te mos kqyrim dhe mbrojme interesat tona.

Te them te drejten, ky lloj artikulli eshte shume i ulet, po jashtezakonisht i ulet ama. Sinqerisht nuk mund te behej dot nje artikull me imoral dhe me antishqiptar sesa ky dhe te botohej ne nje te perditshme shqiptare.  Ne fakt, sapo e lexova, e di cila ishte gjeja e pare qe me erdhi ne mend?

kjo ketu!

Pavaresisht se nuk jane e njejta gje identike, por ama aty - aty, ne te njejten furre e marrin buken. 

Sa e ulet, sa imorale, sa gje e neveritshme eshte te ulesh poshte (poshterosh!)gjithe kombin tend publikisht per shkak se ke urrejtje patologjike per nje person; qe te rrime shtrember sa te duam po te flasim drejt,  - e ka thene si burrat (Saliu).

 

PS: a egziston akoma ai ligji per tradhetine kombetare? Si dhe kush (do te ishte e mundur ndonje gjykate) mund ta percaktonte kete ceshtje si te tille apo i duhet bere gjyq ushtarak nje ndyresie te tille?

Edhe une e lexova kete shkrim tek tema, dhe me la nje shije shume te hidhur.

Nuk ka nga te fillohen kritikat per kete shkrim. Eshte kryekeput leter higjenike.   Artikulli eshte i mbushur plot me fjale qe vetem nje serb ose grek mund ti perdore. Duke filluar qe me titullin.

: Rikthen idene megalo-shqipetare?

Cila na qenka ideja megalo-shqiptare? kur paska qene nje ide e tille mes shqiptaresh, paska mbaruar  dhe Berisha e rikthehu? Cfar paturpesie.

 

: Nepermjet nje deklarate per bashkim kombetar trazoi shpirtin e ballkanasve?

Bashkimi kombetar more erresire perhapes, o dritezi, nuk eshte thjesht nje deklarat e kryeministrit shqiptar, por eshte ne themel te kushtetutes te republikes te Shqiperise, dhe aspirate shekullore e popullit shqiptar.

: Deklarata per bashkim te paqshem te shqiptareve pa pasur ndryshim kufinjsh na qenka nje ide ekspansionite e tipit te shekullit te kaluar?

Turp te kesh ti edhe ata qe kan botuar kete artikullin tend  ne ate pacavuren e tyre.

: Vetvendosja eshte organizate ekstremiste shqiptare?

Cfar po thua o driteshkurter, o i pacipe.

 

Ka me dhjetra budalleqe te tjera qe nuk po i kap, sepse do me duhej te thurrja qylyme ketu pastaj, i gjith artikulli eshte nje tentative e mjere per te diskretituar Berishen ne arenen nderkombetare, duke i kryer nje sherbim qarqeve anti-shqiptare serbo-greke.

E lexova intervisten (nqse flitet per ate te 16 Gushtit). Sala ka fol shume per se mbari. Bravo!

Vehbiu kishte të drejtë kur fliste për mediat e fandaksura shqiptare që ngurrojnë të flasin për probleme të rëndësishme që kanë të bëjnë me figurën e Shqipërisë në planin ndërkombëtar.

Ky lajm, që ministri i jashtëm serb ka paraqitur një notë proteste për këtë pranë ambasadës sonë, për deklaratat e Berishës,është i vjetër (dt 18) dhe u desh vetëm që të fliste një antiberishist tek Tema që shqiptarët të merrnin vesh se ç'bëhet.

Ore nuk e dija per kete artikull te Erion Veliajt qe e ka sjelle Zotrulers!

Qenka pacavure fare!Shyqyr qe nuk e zgjodhem kete anti-shqiptar ne parlament!U habita se di mund te shkruhet kunder kombit tend vetem se urren Sali Berishen.

Une per vete nuk e kam qef Ramen, dhe ju te gjithe ketu e dini kete, por kur flas me te huajt ketu, nuk e ul si kryebashkiak dhe nuk kam thene asnjehere qe vjedh me lejet e ndertimit ne sy te miqve te mij te huaj.Sepse ai eshte shqipter sic jam une dhe nese shaj ate ne sy te te huajve kam share dhe veten.

Sipas vendit duhet te behet dhe kuvendi.Ka forume te pocatshme si ky ketu qe mund te shash politikanet e vendit tend,por jo ne sy te te huajve sepse ulim veten tone ne rradhe te pare.

Keto artikuj me ngjajne me ato te Besar Likmetes qe eshte gati te shaje me nene te gjithe shqiptaret vetem per inat te Sali Berishes.

Keto amatorizma duhet te marrin fund,nuk e di se si por duhet te marrin vertet fund.

Nuk e di po nje gje me beri pershtypje.Berisha mund te kete shume te meta por me Israelin dhe cifutet ka qene dhe eshte mik per koke.

Ku e ka pare ky palo kryeter i g99 qe po te kritikosh Berishen te quajne "cifut",se une per vete nuk e kam pere ndonjehere kete ne shtypin pro -PD.Perkundrazi ky shtyp ka bere namin dhe ka qene ne krahun e Israelit gjithmone.Apo do qe lobi cifut ne SHBA te kthehet kunder Berishes?Te pakten kur shkruani artikujt mos shpifni zoti Veliaj!

Solidarnosc

Me cfar ke thene me lart do me beje te mendoja se vazhdon te jesh mbeshtetes tipik i verber i Berishes dhe gjen momentin te shash dhe te hedhesh balte mbi kundershtaret e Berishes.

Por lexova shkrimin e Erion Veliajt dhe e di cfar?

Shume i bute u tregove. Une qe nga ky moment i kam hequr vize. Nje shkrim qe mund ta bej nje gazetar oportunist i tipit anti-shqiptar.

Mir qe sna erdhi ne parlament ky palaco cirku.

Ka te drejte Ttmsoia, shume i bute je tregu Solid-arnosc!

Ma kapni pak kete paragrafin :

This policy came back to bite the United States, however, because Berisha's government became so corrupt and abusive, that it eventually imploded. In 1996-97, a string of fraudulent pyramid investment schemes collapsed, bilking tens of thousands of people out of their lives' savings. They took to the streets and demanded his resignation, but not before they raided the country's armories. Many of these weapons they looted eventually wound up across the border in Kosovo, provoking yet another war in the former Yugoslavia -- stopped only by a $45 billion NATO intervention. Exactly what the US wanted to avoid happened.

Sikur mos me dhimbte akoma ne shpirt ajo qe vuajten vellezrit tane ne ate kohe, do kisha qesh me lot nga fjalia e fundit.

Me kishin tregu per kete artikull po nuk ma merrte mendja se do ishte akoma me ekstremist ne pershkrimin e Shqiperise se çdo ekstremist serb.

Uffff sa u çlirova kur pashe emrin e paçavureshkruesit!!!

Plehre gazeta, plehre artikull-shkruesi ne rregull jemi.

Kesaj i thone "qente le te lefin, karvani i bashkimit te eci perpara"

Nqs keni deshire te merrni vesh se sa i paftyre eshte Halil Milloshi, lexoni pergjigjet qe i ka dhene artikujve te tij Albini. Duhet vetem em i lexu me kronologji qe te shifni qe ky nuk ka lekure po sholle 3 cm te trashe.

PPU, mund ta di juve per cfare arsye i beni publicitet ketyre paloartikujve duke i sjelle ketu tek blogu me i njohur shqiptar? Dakort cdo kush ka te drejte te kete mendimin e tij, edhe kur kjo perben hedhje vreri ndaj nje kombi te tere duke u tallur me megaloidera nderkohe qe ne jemi kombi me i percare i Ballkanit,  dakort the Tema si gazete palaco qe eshte e publikon, po sjellja ketu nuk ju duket e gabuar ne kesi rastesh/artikujsh?

P.S. Lejohet te pyesim, apo do fshihet dhe ky koment? smiley

Mos u nxef or Xhib! Pse me verte e lexove ti artikullin?

Per mu ky ishte si haber i tipit "Halil Milloshi ka shkrujt filon artikell!"

Jo mer vetem titullin e lexova, sinqerisht, po me mjafton titulli ta marr me mend permbajtjen e artikullit. Po habitem pse i duhet bere reklame ketyre artikujve, qofte dhe ne menyre indirekte duke i sjelle ne blog. Boll kemi "miqte" tane serbe e greke qe publikojne artikuj te tille gjithmone, tani u dashkan ti shkruajne keto gjera dhe shqiptaret! Se me pas keta "studiuesit" serbe e greke, sic e ke hasur mbase diku ne internet, citojne keta autoret tane dhe thone ja ca thone vete shqiptaret!

 Po te lexojme vetem ato qe shkruajne "miqte", nje dite do zbulojme qe "armiqte" na i kane ulur breket pa e marre vesh fare!

Nuk ekisha lexu kete artikullin e Veliajt. S'ka turp me te madh. Deri te e shamja e Sules, po e pranoj (megjithese perseri eshte turp dhe per shuem gjera ekzagjeron dhe shpif), por te perdoresh dhe Kosoven eshte e pafalshme.

Po nuk miratoi ne Kuvend marreveshjen e nenshkruar me Greqine, 10 pike nga une per Sulen.

Keshtu ka per te fitu dhe 2013 Sula dhe hallall e paste!!!

 

P.S. - 1 per emerimin e Qukapit si prefekt te Tiranes  smiley  

 

Fiks te njejten gje kam thene per kete artikullin kur e lexova para nje viti. Dhe ke parasysh qe kete artikull Veliaj e ka bere menjehere mbas vizites se Bushit ne Shqiperi, fiks mbas pallavrave te Rames dhe mediave te tij per "vjedhjen e ores se Bushit", gje qe u transmetua ne gjithe boten per 3-4 dite. Sulm i organizuar per te perbaltur gjithe kombin, mjafton qe ne kete mesymje te sulmonin Berishen politikisht. smiley

Lene xhibo se po me vje me vjelle!!!

Zaten prandaj nuk moren gjo keta dhe shkoi per lesh dhe Rama, se mileti jone i qut, pa dit anglisht e pa pas nevoje me lexu keto felliqesirat, i pa se ca arrivistesh te shpifur ishin.

Qe dhe nje artikull nga Top Qeni, jo aq keq sa ky po gjithsesi i habitshem qe fokusohet tek neglizhenca e serbeve nga ana e qeverise kosovare, dhe tek fukarralleku i tyre, a thua se shqiptaret e Kosoves jane te gjithe te pasur dhe kane ngelur te varfer vetem serbet aty.

Skenderaj, familja serbe vuan per buken e gojes

Ne nje nga dy fshatrat te banuar me serbe ne komunen e Skenderajt, nje familje jeton ne varferi te skajshme.

Ne nje shtepi shumevjecare, e cila pothuajse eshte ne shembje e siper, e veja Lubinka Kovacevic me femijet, ballafaqohet me mungesat elementare te ushqimit. E harruar nga institucionet e Kosoves, ajo vazhdon jeten ne nje shtepi te shkaterruar, muri i se ciles, tani e shume vite ndan stallen e kafsheve nga dhoma e gjumit dhe ambienti shtepiak.

Per shqiptaret s'thote gje fare artikulli.

Shiko per kontrast nje artikull nga BBC shqip i cili flet per varferine ne Kosove. Edhe pse nuk eshte media shqiptare, prap ben raportime te balancuara, jo vetem duke folur per vuajtjet e serbeve.

Për Halil Matoshin nuk kam pik respekti, por të besosh se Sal Gërdeci do të bashkojë Shqipërinë me Kosovën është jashtë cdo realiteti dhe logjike. Vetë veprimet e Sal Gërdecit gjatë 20 vjetëve të fundit e vërtetojnë këtë. Tani që ka vdekur edhe Rugova (Sa ishte gjallë Rugova nuk ia varte leshin Sali Gërdecit fare) Sali Gërdeci do të marri edhe  rolin e babait të kombit shqiptar. Pfu. Pis Milet

po ti je t'u perserit c'a ka shkrujt ky dhe njihere?

Per te qene i sinqerte, para 10-11 vjetesh nuk besoj te kish ndonje optimist qe te mendonte se Kosova do ishte sot e pavarur, qofte edhe me ket njohje qe ka sot. Puna me solli atehere me njoft dike qe kish qene diplomat ne kohe te Dulles. Ky robi ishte nji nihilist ekstrem i cdo gjeje qe kish emrin shqip ose shqiptar dhe me nji neveri te theksume tallej kur binte fjala per Kosoven (ishte koha kur UCK-se kish fillu me j'u degju emri ne Kosove).

- nuk ka vend n'bote qe mund te boje ket gabim trashanik me u ngatarru ne ceshtjen e Kosoves - thosh...ky muhabet ka mor fund; eshte ceshtje e mbyllme. Ky ta hiqte cdo lloj optimizmi qe mund te lindte. Pysja veten nese gjithe diplomatet kishin qene si ky.

Per me dal te kjo qe eshte thene ktu, une them qe Sala fluturon kaiher dhe mu m'duket se ka fluturu edhe me ket deklaraten ktu po mas 10-15 vitesh ne mund te mendojme ndryshe. Ajo qe nuk me pelqen mu eshte, se pa u mbyll ceshtja ne Hage dhe pa u njoft Kosova, kto deklarata i sherbejne vec tezes qe Serbia eshte mundu me e shit kudo qe "shqiptaret endrrojne Shqiperine e Madhe". Dmth. kto fjale, do kish qene mire me i evitu sot per sot.

Jo, nuk ka nevoje me evitu mo fjalet.!

Bol me vetcensuren dhe me leshime!

Shqiptaret e kane bere kompromisin e tyre, atehere kur pranuan dy shtete shqiptare.Kadare speaking.

 Jo me evitime, Jo me leshime, se nuk duam dhe sepse nuk kemi pse!!!!

Koha te rivendikojme. Jemi te vonuar biles! Shume!!!

Shqiptaret o Bari, bene leshime katastrofike edhe kur pranuan flamur te ri ne Kosove, apo himn, apo nenshtrim politik, financiar, ushtarako policor ndaj vendeve qe jo vetem nuk ja njohin pavaresine, por qe deklarojne se nuk kane per ta njohur kurre! - si Spanja, Rumania, Sllovakia, etj, qe marrin pjese ne Eulex dhe kane pas marre pjese dhe ne UNMIK. Te mos njohesh pavaresine e Kosoves pas gjithe atyre vuajtjeve qe hoqi ai popull, duhet te jesh komb katil, apo komb-komb qe perfaqesohesh nga katile, nga njerez shpirtligj, qe pavaresisht vuajtjeve dhe gjithe atyre masakrave, u thone kosovareve: pun' e madhe, as s'na rruhet fare se cfare te ndodhi ty, se derdhe apo jo gjak, se te perdhunuan apo jo motren, nenen, vajzen...!

Lere Bredharakun se nuk di gje ai, thjesht do te tregohet dhe diplomat vete ne fund te komentit te tij qe demek e paska patur mendjen ne mesim...

Kosoven duhet ta kishim "rivendikuar" ne rradhe te pare, qe kur na e shkeputen! - ne rradhe te dyte, qe nga ajo kohe, duhet te kishim leshuar deklarata te vazhdueshme, dhe duhet te kishim bere dicka ne menyre te vazhdueshme... ne rradhe te trete, te pakten qekur filluan masakrat, Shqiperia duhet te kishte marre persiper punen "titanike" qe te promovonte, qe te reklamonte, qe te publikonte ceshtjen e Kosoves para gjithe botes.

Eshte fakt i kryer, qe jo te gjithe shtetet i njohen pavaresine Kosoves sepse mendonin qe Kosovaret e meritonin pavaresine. Nuk ishin te gjithe si Amerika apo Anglia. Nder keto shtete ishte dhe Italia, qe i kishte serbet "popolo fratello cristiano serbo" (U.B.) Shume u ndjene te detyruar ta pranonin, sepse, sado qesharak t'i duket ndonjerit ky fakt, shqiptaret konsiderohen si kapsolla e fucise se barutit, dhe gjasat jane(ishin) te gjitha per nje lufte panballkanike qe nuk do kursente asnje shtet. - asnje. Prandaj Greqia "nuk e njeh", dhe ne te njejten kohe nuk ka bythe te thote qe "nuk do e njoh kurre" - si Sllovakia apo Spanja; Greqia eshte duke i matur pulsin shqiptareve dhe me shume kujdes, dhe ne te njejten kohe po i fashitet pulsi i vet.

Ceshtja e Kosoves ende nuk eshte e mbyllur realisht, sepse edhe deklarata te tilla vijne ca si vone. Duhet te ishin bere me kohe e me vakt. Por me mire vone sesa kurre.

Ka nje dicka aty, qe serbet le te lehin e te bejne gam-gam sa te duan, le te cirren, le te vrasin veten po te duan, Kosova u njoh dhe nga Amerika, dhe nga shumica e NATOs, dhe keto jane shtete qe kane treguar seriozitet dhe qendrueshmeri ne politiken e tyre te jashtme; gjasat qe te filloje ndonje proces "mosnjohjeje" prej ketyre, jane zero absolute.

 Pastaj kjo deklarate, nuk ishte dhe aq nacionaliste sa duan ta tregojne... Sala beri shume mire qe e beri, dhe e ka treguar qarte se per cfare po flet. Po kemi shume injorante verdalle qe u duket vetja dipllometer dhe qe mezi presin te thyejne ndonje plep me pordhe, dhe t'i vene note ne sjellje politiko-dipllomatike ndonjerit.

I vetmi problem qe kam me deklaraten eshte goja e Sales. 18 vjet me kane mesuar qe eshte goje genjeshtare dhe mashtruese. 18 vjet thone qe ai fjalen e jep vend e pa vend, dhe 18 vjet thone qe ai fjalen nuk e mban kurre.

Po e mbajti fjalen, bravo i qofte.

 I vetmi problem qe kam me deklaraten eshte goja e Sales. 18 vjet me kane mesuar qe eshte goje genjeshtare dhe mashtruese. 18 vjet thone qe ai fjalen e jep vend e pa vend, dhe 18 vjet thone qe ai fjalen nuk e mban kurre

 

Aty me rri, edhe kete deklarate do e marre lumi , si shume te tjera.

Qe Sala "vdes" per deklarata pompoze qe te bejne buje, kjo eshte evidente. Po ksaj rradhe nuk o se gjonat kane ngel t'i beji Sala. Bashkimi eshte ne axhenden e atyre qe e mbeshteten Pavaresine e Kosoves, sepse eshte gjeja (bashkimi) me e mire per gjithe Ballkanin. Kshu qe nuk besoj se do presim 15 vjet.

Po mo Lizandro, po te tilla deklarata jane bere dhe vazhdojne te behen perdite nga Serbia, nga Greqia, por edhe nga Maqedonia dhe nga MiZ nese vjen ne ceshtjen e tyre kombetare. Meqe kemi ceshtjen e Kosoves, le te ndalemi thjesht te Serbia. Ne cdo moment mund te leshoje deklarata te tilla, dhe nuk e ka fare problem!

Ndersa nga ana jone si Shqiperi, zyrtarisht, Sala ka bere deklaraten e pare bombastike ne OKB qe i detyroi serbet te dalin si minjte nga salla, te terrorizuar dhe te mekur nga idjotesia e platformes se tyre kombetare fare pa identitet.

Hera e pare qe Sala meritonte t'i shtregoje doren, ne rradhe te pare se tha ate qe mendonim te gjithe ne shqiptaret, dhe ne rradhe te dyte, per guximin, per faktin qe askush nuk mendonte qe Shqiperia mund te dilte zyrtarisht me guxim dhe te thoshte te verteten ashtu si e ndjen dhe e ka te ruajtur ne kujtese cdo shqiptar.

Kjo eshte deklarata e dyte qe del zyrtarisht, edhe pse eshte me e zbutur ne tone dhe shume e permbajtur, por qe i bashkohet thelbesisht aspiratave tona kombetare.

Guri i themelit eshte qe, ne si shqiptare as nuk kemi guxuar te bejme te tilla deklarata; na ka munguar gati teresisht ky ze. Dhe nje here qe prishet rutina jone e heshtjes se turpshme, nga vatra e atdhetarise, nga vatra e qendrimit mbareshqiptar, (prej nga presin rreze drite dhe shprese gjithe shqiptaret ne bote) - Tirana, na del nje reagim serb, nje reagim tipik i vijes luftenxitese, makabre beogradase-serbe. (gazeta Tema)

Une jam i bindur, qe nese nje ze i tille do kish qene linja zyrtare e Tiranes dhe qeverive tona nder vite, ta tregonim me kembengulje, atehere ceshtja e Kosoves do ishte marre shume me seriozisht nga bota, kosovaret nemos shtet i pavarur, do ishin te bashkuar me Shqiperine sot, minimumi; dhe nuk do degjonim me per shkelje dhe perdhunim te te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni, as ceshtje "vorio-epirote" e as do kishim bollaner, e as do kishim arrestime shqiptaresh amerikane ne MiZ, e nuk do kishim bastisje milicore serbe ne Presheve-Bujanovc-Metvegje...

Kur je shtet apatik si Shqiperia, qe heshtjen dhe mosbythmbajtjen e justifikon si faktor stabiliteti (ne kundershti me qendrimet dhe konceptet e te gjitha vendeve te tjera ballkanike) dhe paqeje, atehere kjo shume kollaj merret (dhe eshte marre) per dobesi, dhe eshte interpretuar qe me te vertete serbet kane te drejte, keshtuqe, le ta bejme Kosoven thjesht ceshtje humanitare; dhe humanisht, Kosova nuk ka nevoje per pavaresi, boll qe Beogradi te "jape fjalen" qe nuk do kete me masakra apo spastrim etniko-gjenocidal.

Qe rrime edhe diskutojme kto gjera, ne nji kohe  qe keto do te duhet te ishin veprimi i perditshem i cdo politikani tash sa vite, kjo tregon se sa te vonuar jemi.

Mese dakort me te gjitha zotrules.

Sa per Spanjen dhe Rumanine, pergjigjja eshte mjaft e thjeshte dhe c'armatosese. Pse keni frike ju te dashur anetare te BE-se se mos ndodh ndonje analogji me Katalonjen ose TransilvaninE?

Ju, jeni sjelle ndaj tyre ashtu sic u soll kasapi Millo me kosovaret? Atehere asnje analogji nuk qendron.

Fjale qe nuk e di a mund t'i thuheshin Rusise.

 

Ju, jeni sjelle ndaj tyre ashtu sic u soll kasapi Millo me kosovaret?

Bariu

millua Nuk eshte arsyeja e pavaresise te Kosoves. Eshte ceshtje drejtesie. Populli shqipetar ka te drejten e pamohueshme te krijoje shtetin e vet, dhe nuk ka perse ndonje krahine shqiptare te ngelet jashte mbrojtjes te shtetit ame.

Rasti i kosoves eshte unik.

Spanja nuk mban nen pushtim nje krahin te nje shteti te pavarur te Katalonias.

Rumania nuk ka je province qe eshte krahine e populluar  mbi 90% nga etni e nje vendi fqinj.

Dhe ne fund mund te thuash se nuk jan sjelle si millua.

Po fundja per ne si shqiptar c'rendesi ka ? Kosova ju nda padrejtesish trungut dhe ju dhurua serbise nga fuqite e medha. Serbia ka ushtruar nje dhune shekullore te te gjitha menyrave kunder shqipetareve per te ndryshuar demografine e rajonit, dhe konvertuar kosoven ne nje krahine te populluar nga serbet. millua ishte vetem fundi i deshperuar i nje lufte te humbur.

serbet Nuk duhet te kene goje fare te flasin. Para se te flasin me dhe per shqiptaret ata duhet njeher te bejne nje apologji kombetare per krimet qe kan kryer ndaj popujve fqinje. Ose me mire ta lene fare apologjine, sepse sic thone bota eshte me rrota, dhe ne ato maja rripa rripa nje her ma hipe, dhjet here ta hipa.

Nuk e kuptoj sesi te humbasesh te drejten e vetvendosjes na qenka faktor stabiliteti, sepse stabiliteti ruhet duke mos patur shovinizem, agresivitet dhe mentalitet ekspansionist, gjera qe jo vetm sot, por nuk kan egzistuar kurre tek populli shqiptar, asnjehere gjat historise, sepse llogjikisht nuk kishte se si nje popull vendali te ishte shovinist dhe ekspansionist, ai gjithmone ka qene ne mbrojtje dhe terheqje.

Kristianizmin e tyre serbet ta mbajne me shendet, por mos te harrojne se kur shqiptaret ishin te krishtere serbet piqnin mish sorre ne shpellat e karpateve.

Komuniteti nderkombetar duhet ta kuptoje qe bashkimi i shqiptareve eshte i pashmangshem, sa me shpejt te ndodh aq me mire per rajonin. Dipllomacia shqiptare duhet tja beje te qarte botes kete gje.

Une nuk mendoj se do kete realizim te projekteve rajonale dhe kontinentale pa u zgjidhur drejtesisht ceshtja shqiptare.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).