Berisha mbi rishikimin e buxhetit dhe qeverisjen vendore

Komiteti i Planifikimit të Strategjive miratoi kuadrin e treguesve makroekonomik dhe fiskal të rishikuar, për periudhën 2010-2012
 
Komiteti i Planifikimit të Strategjive u mblodh sot, nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, dhe miratoi kuadrin e treguesve makroekonomik dhe fiskal të rishikuar për periudhën 2010-2012.

Fjala e Kryeministrit Berisha, mbajtur në mbledhjen e sotme të Komitetit të Planifikimit të Strategjive:

“Një vit më parë, kur u bë shqyrtimi i buxhetit afatmesëm dhe kuadrit makroekonomik dhe fiskal të viteve 2010- 2012, pati nga ata që u mbeti hatri se pse po flisja për ato vite. Siç shihet, unë fola për mandatin tonë të dytë dhe ishte e drejtë edhe në rrafshin empirik, sepse ky problem më shumë gjykohet empirikisht nga publiku i gjerë, ndërsa nga publiku i specializuar gjykohet në parime ekonomike dhe financiare. Pra, sërish në tematikën e zhvilluar një vit më parë.

Sot, para se të ndërmarrim shqyrtimin e kuadrit makroekonomik dhe fiskal, unë dua të ndalem në një problem madhor parimor të platformës së kësaj mazhorance dhe mazhorancës që do të vijë, pas mbledhjes së Parlamentit të ri. Një nga premtimet tona më kryesore, ka qenë qeveria e vogël dhe ky premtim pa pasur dy qëllime kryesore. Qëllimi i parë ka qenë që të ulë barrën e rëndë të administratës mbi supet e brishta të taksapaguesve shqiptarë. Me përpjekje shumë serioze, me një administrim rigoroz, me shkurtime që arritën deri në 32 për qind të administratës qendrore, shkurtime të dhimbshme, por të domosdoshme, në zbatim të premtimit për një qeverisje të vogël, ne ia dolëm të shkurtojmë një numër shumë të madh punonjësish. Ne ia dolëm të rrisim me 68 për qind rrogën mesatare të administratës shtetërore, por ia dolëm edhe të mbajmë limitin e qeverisë së vogël.  Ne shpenzojmë 20 për qind të buxhetit për rrogat.

Çfarë ndodh në një kah tjetër? Kahje tërësisht të kundërt ka marrë administrata e qeverive vendore. Dyfishimit dhe trefishimit të fondeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve, për rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla, kopshte, sistemime, qeveritë vendore, për fatin më të keq, i janë përgjigjur me dyfishimin e numrit të punonjësve. Sot, këto qeveri vendore konsumojnë 35 për qind të fondeve të tyre si fond pagash. Nuk dua të bëj politikë, sepse ky parim nuk është shkelur në mënyrë të njëanshme vetëm nga qeveritarët vendorë të partisë opozitare, por, në raste të përsëritura, është shkelur edhe nga qeveritarë vendorë të Partisë Demokratike.

Unë dua të informoj qytetarët shqiptarë se dy komuna rreth Tiranës, njëra blu e tjera rozë, kanë tetë punonjës më shumë se sa bashkia e Durrësit dhe bashkia e Manzës të marra së bashku. Sot nuk dua të merrem me emra dhe shpresoj se qeveritarët vendorë do të realizojnë situatën tmerrësisht të papranueshme që është krijuar. U kërkoj atyre të marrin në ministrinë e Brendshme të gjithë organikën aktuale të komunave dhe bashkive të vendit. Nuk mundet kurrë që dy komuna të kenë vëllimin e madh të kërkesave dhe të punëve që ka bashkia e Durrësit dhe bashkia e Manzës, të marra së bashku.

Disproporcion shumë i madh vihet re edhe në bashkitë e kategorisë së parë. Unë ju them se ky disproporcion kalon në bashki plotësisht të krahasueshme, në rarpotin 1 me 3. Në qoftë se një bashki e kategorisë së parë, ndër më të mëdhatë e vendit, ka një punonjes, bashkia tjetër e së njëjtës kategori ka tre punonjës. Më duhet të them se ky raport është i papranueshëm. Dy komuna ndër më të mëdhatë e vendit, njëra në verilindje dhe tjetra në juglindje, edhe këto janë njëra blu e tjetra rozë, kanë nga 20 dhe 21 punonjës, komunat e tjera janë me nga 102 dhe nga 150 punonjës dhe nuk kanë më shumë banorë. Një bashki e kategorisë së parë ka shumë më pak punonjës sesa tjetër bashki që mezi cilësohet e kategorisë së parë.

Por, ajo që është jashtëzakonisht e papranueshme është fakti se bashkia e Tiranës ka të punësuar 14 herë më shumë se sa në bashkinë e Durrësit, rreth 3200 punonjës. Ajo ka të punësuar rreth 12 herë më shumë se sa bashkia e Vlorës. Kryetari i bashkisë së Tiranës në headquarter-in  e tij, ka shumë më tepër punonjës se sa Kancelaria gjermane. Nuk është ky sensi. Ky sens është dramatik. Qeveria gjermane (Bundeskanzler) ka 15 për qind më pak  punonjës se sa bashkia e Tiranës, se headquarter-i i zotit Rama. Kjo nuk mund të tolerohet. Shqiptarëve i’u është premtuar një qeveri e vogël. Unë dua t’ju garantoj ju se kam qenë dhe do të jem promotor i rritjes së rrogave të punonjësve të qeverive vendore. Nuk dua të bëj asnjë dallim me inkurajimin e rritjes së pagave midis punonjësve të administratës qendrore me punonjësit e administratës vendore, por kriterin do e respektojmë. Kjo nuk do të thotë të rrisësh fondin e pagave, duke dyfishuar  numrin e punonjësve.  Kjo është, absolutisht, e papranueshme. Kjo krijon një barrë të rëndë mbi shpatullat e brishta të qytetarëve shqiptarë dhe nuk mund të bindësh kurrë njeri se Tirana qenka 14 herë sa Durrësi.

Nuk mund të bindet njeri se qytete plotësisht të krahasueshme, me banorë dhe me çdo gjë, njëri të ketë një dhe tjetri të ketë trefishin e punonjësve të tij.  Premtimi ynë për qeverisje të vogël është premtim solemn, i cili buron nga interesi jetik i taksapaguesve shqiptarë, që paratë e tyre të shndërrohen në shkolla, në rrugë, në ujësjellës, në kanalizime dhe jo në qelepir, në rroga. Nuk dua të hyj në analizën e tyre, sepse nuk kam ndërmend të bëj politikë. Eshtë abuzuar në mënyrën më të papranueshme me fondet e buxhetit të taksapaguesve shqiptarë. Ne i adresojmë atyre fonde të pakushtëzuara dhe ata i kthejnë në rroga. Nuk po flas për grantet konkurruese, sepse ato kanë ecur në mënyrë të shkëlqyer.

Të nderuar zotërinj ministra,

Ky kapitull mbyllet në mënyrë përfundimtare. Për mua është e dhimbshme kur kam vetëdije se mbi 30 apo 40 për qind e rrugicave të Tiranës janë në baltë, siç kanë qenë 300 vjet më parë, në një kohë kur ne kemi komuna të tëra që nuk kanë rrugicë të paasfaltuar. Në mënyrë absolute, qëllimi më i parë është që qytetet të jenë në lartësinë e tyre dhe zonat rurale të ngjajnë me lagjet e qyteteve. Por, natyrisht, kur i merr paratë dhe i shndërron në rroga, ato nuk mbeten për të asfaltuar rrugët, nuk mbeten për gjelbërim, nuk mbeten për shkolla, nuk mbeten për kopshte dhe nuk mbeten për qytetarin, në një kohë kur shërbimet po i dixhitalizojmë. Ndaj dhe për të mbyllur këtë kapitull të hidhur do të krijohet Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Paratë e buxhetit do të kalojnë në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, por nuk them se nuk do të japim një sasi të pakushtëzuar parash, e cila do të jetë absolutisht minimale, për t’u përdorur për rroga dhe për qelepir.

Unë i garantoj qytetarët, por dhe qeveritarët vendorë, të cilët janë treguar të përkorë në qëndrimet e tyre dhe kanë respektuar parimin e qeverisë së vogël, se vitin që vjen dhe vitet në vazhdim do të njohin shumëfishim të investimeve për qarqet, rajonet, komunat bashkitë dhe fshatrat e tyre. Në mënyrën më progresive do të rritet financimi për ndryshimin e jetës së tyre dhe do të konsolidohet partneriteti i nisur në katër vitet e shkuara, pa asnjë dallim partiak. Ne si qeveri qendrore llogarisim që në këtë bashkëpunim të mund të formësojmë Shqipërinë Evropiane. Duhet të pranojmë se ne duhet të bëjmë një përpjekje shumë të madhe. Aty ku nuk luftohet prapambetja e trashëguar, aty nuk është më territor evropian. Gjeografikisht është, por kjo është krejt e pamjaftueshme për realizimin e projektit të qytetarëve shqiptarë.

Ndaj dhe për të mbyllur këtë kapitull të hidhur do të krijohet Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Paratë e buxhetit, nuk them se nuk do të japim një sasi të pakushtëzuar parash, e cila do të jetë absolutisht minimale për t’u përdorur për rroga dhe për qelepir, do të kalojnë në fondin e zhvillimit të rajoneve. Unë i garantoj qytetarët, por dhe qeveritarët vendor,ë të cilët janë treguar të përkorë në qëndrimet e tyre dhe kanë respektuar parimin e qeverisë së vogël, se vitin që vjen dhe vitet në vazhdim do të njohin shumëfishim të investimeve për qarqet, rajonet, komunat bashkitë dhe fshatrat e tyre. Do të rritet në mënyrën më progresive financimi për ndryshimin e jetës së tyre dhe do të konsolidohet partneriteti i nisur në katër vitet e shkuara pa asnjë dallim partiak. Ne llogarisim si qeveri qëndrore që në këtë bashkëpunim të mund të formësojmë Shqipërinë Evropiane. Duhet të pranojmë se ne duhet të bëjmë një përpjekje shumë të madhe. Aty ku nuk luftohet prapambetja e trashëguar, aty nuk është më territor evropian. Gjeografikisht është, por kjo është krejt e pamjaftueshme për realizimin e projektit të qytetarëve shqiptarë.

Beteja dhe lufta jonë është me prapambetjen e trashëguar. Aty ku është baltë do ta shndërrojmë në asfalt, aty ku nuk ka ujë do të furnizojmë me ujë, aty ku shkolla është e vjetër do ta rindërtojmë dhe aty ku shkolla mungon, do të ndërtojmë të re. Pra, projekti është projekti më i mirë dhe më me interes për qytetarët shqiptarë. Unë i ftoj qeveritarët vendorë që, në respekt të plotë të votës së sovranit, i cili ka votuar për qeveri të vogël, por absolutisht dhe në interesin më jetik të qytetarëve që i kanë votuar ata, pavarësisht nga spektri politik, që me shpejtësi të adaptohen me standardin qendror. Nuk mund të ketë më shumë se 20 për qind të buxhetit shpenzime për rrogat, të tjerat t’ua lëmë qytetarëve. Është shumë e lehtë të rrisim numrin e punonjësve dhe të bëjmë një veprim të tillë, por është jashtëzakonisht e dëmshme. Unë kam shumë besim te kryetarët e bashkive dhe te kryetarët e komunave, me të cilët jemi të interesuar të konsolidojmë partneritetin e nisur.

Fondi i Zhvillimit të Rajoneve do të jetë një mundësi e madhe për ta. Fondi i Zhvillimit të Rajoneve do të përfshijë rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, kanalizimet, ujësjellësit dhe sistemet e vaditjes, në komunat periferike ose më të pakta në tokë, sepse në zonat e mëdha, natyrisht do të jetë ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me autoritetet vendore, që do të ruajë të drejtën që të ndërmarrë projektet për zhvillimin e sistemeve vaditëse. Ato janë investime të mëdha dhe nuk mund të përballohen ndryshe. Unë them se një kapitull i ri dhe jashtëzakonisht i dobishëm hapet me këtë.

Edhe njëherë, qeveritë vendore duhet ta dinë se fondet tona për to, do të shumëfishohen gjatë mandatit 2009-2013.

* * *

Sot, Mbledhjen e Komitetit të Planifikimit Strategjik ne e kemi thirrur për miratimin e kuadrit të treguesve makroekonomik e fiskalë të rishikuar për periudhën 2010-2012, si dhe një rishqyrtim i buxhetit të këtij viti.

Shqipëria pati fatin e madh që, për shkak të parimeve të drejta politike që ka ndjekur, të mund të vazhdojë kursin e saj të zhvillimit, pa e ndryshuar për shkak të krizës. Shqipëria nuk provoi krizën dhe kjo është e vërteta më e  rëndësishme. Për ta ilustruar këtë, vendet që u prekën nga kriza kanë pasur, krahasuar me vitin e kaluar, një rënie të të ardhurave buxhetore që shkon nga 8 - 24 për qind. Kroacia ka pasur një rënie prej 8 për qind, Serbia ka pasur një rënie më të madhe ekonomike, Maqedonia ka pasur gjithashtu rënie ekonomike, kanë pasur rënie ekonime  edhe vendet e mëdha, vendet Balltike, etj. Cili ka qenë efekti i rënies së të ardhurave? Efekti i tyre ka qenë direkt në detyrimin këtyre qeverive për të ulur rrogat  nga 8-16 për qind. Pagat i kanë ulur vendet Balltike, i ka ulur Irlanda, i ka ulur Kroacia,  i kanë ulur shumë vende, sepse të ardhurat e mbledhura nuk arrinin të paguanin rrogat e parashikuara.

Cila ishte situata në Shqipëri? Ne jemi i vetmi vend në Evropë dhe botë, që bëmë rritjen më të madhe të rrogave në këtë vit krize. Më thoni, a ka mbetur qytetar shqiptarë pa e marrë rrogën?  U binin sirenave për të mos rritur rrogat, por ne rrogat i rritëm. Nuk kishte arsye përse të mos i rrisnim rrogat, vetëm se dikujt i interesonte që vendi i tij të zhytej në krizë. Shqipëria nuk ishte në krizë. Ne dispononim të ardhura. Çdo ditë sirenat bien se po bëhen prokurime pa fonde. Kjo është qesharake, se edhe Don Kishoti do i thoshte Sanços që po e tepron. Nuk mund të ketë prokurime pa fonde, sepse ka ligje dhe as nuk mund të fillohen punime pa financime. Kjo është e vërteta. Por, kriza globale ka pasur pasqyrimin saj në disa drejtime në Shqipëri.

Së pari, rënia dramatike e çmimit të naftës nga 240 dollarë në 40-44 dollarë, natyrisht ka ulur në mënyrë të ndjeshme të ardhurat që krijohen nga karburantet dhe kjo mund të parashikohej në një mënyrë pak më të përafërt, por askujt nuk i shkonte mendja se në një kohë të shkurtër çmimi i naftës do të rrokullisej nga 240 dollarë në 44 dollarë. E njëjta gjë ka ndodhur me çmimin e grurit, por me grurin kësaj here nuk ndodhi për shkak të krizës, por për shkak të prodhimit.  Edhe çmimi i grurit, nga 460 dollarë, zbriti në 140 -160 dollarë, në çmimet më të ulëta, rekord historik. Rënie dramatike pësoi edhe çmimi i hekurit. Këto bënë që, me planin, doganat të lënë një boshllëk prej 65 milionë dollarë, jo duke u krahasuar me vitin e kaluar, sepse krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat në Shqipëri janë 7 për qind më të larta, ndërkohë që tatimet janë në realizim mbi 100 për qind. Ka pasur një mosplotësim të planit nga qeveritë vendore, të cilat kanë lënë pa arkëtuar mbi 25 milionë dollarë nga taksat që ato duhet të mbledhin. Kështu që kjo ka rritur deficitin. Ka pasur një ndryshim të kursit duke u forcuar euro dhe ajo ndikon me 1 për qind në rritje të borxhit publik. Mirëpo, ne kemi një zotim që deficiti buxhetor të mos kalojë mbi 4.2 për qind dhe jemi të vetmit që po e mbajmë. Qeveri të tjera, të gjitha ato të cilat mundën të gjejnë financime, e mbi dyfishuan deficitin buxhetor, por pati edhe nga ato që nuk e lëvizën dot, për faktin e vetëm që nuk gjetën financime dhe u detyruan pastaj të bëjnë reduktimet më të mëdha. Pra, ne jemi të vendosur t’i përmbahemi.

Rritja ekonomike e vitit 2008 është më e madhe se sa ajo që ishte parashikuar. Rritja ekonomie është 8 për qind dhe, në këtë kontekst, një rillogaritje e parametrave është e domosdoshme. Unë dua të falënderoj ministrat dhe ministritë për përpjekjet që bënë që të shmangin shpenzimet e panevojshme. Por, një gjë është e sigurt, se ky është viti më kulmor i investimeve publike në historinë e Shqipërisë. Ata që thonë se ky është një vit elektoral, mashtrojnë. Më vjen keq që unë detyrohem ta them, sepse 2008 nuk ka qenë një vit elektoral dhe kemi investuar 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm në infrastrukturë. Viti 2009 ishte vërtetë një vit elektoral, por sërish kemi investuar mbi 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm. Pra, nuk ka asgjë elektorale, por ka një vullnet të hekurt për të ndryshuar me shpejtësinë më të madhe të mundshme infrastrukturën e botës së tretë, edhe më tutje, të trashëguar në këtë vend. Dhe në fakt, ne po e ndryshojmë. Ndaj dhe do të bëhen këto rialokime në buxhet. Ata të cilët u shprehën se nuk po trupëzohen në buxhet fondet e privatizimeve, u gabuan. Kjo qeveri nuk mund të shpenzojë dhe nuk do të shpenzojë kurrë, qoftë edhe një qindarkë të vetme, jashtë ligjit të buxhetit. Në këtë takim, ato trupëzohen të gjitha në buxhet. Ndryshon raporti i përdorimit të tyre për investime, me përdorimin e tyre për shlyerjen e borxhit. Pranohet rritja 1 për qind e borxhit, duke ngelur sërish 4 për qind nën borxhin që ne gjetëm në vitin 2005. Ne synojmë që, siç do të diskutojmë për kuadrin makroekonomik, vitin e ardhshëm të ulim deficitin buxhetor dhe borxhin dhe, deri në vitin 2012, ne të kemi një deficit buxhetor rreth 3 për qind. Unë i garantoj qytetarët se ruajtja e parametrave makroekonomike, e stabilitetit makroekonomik, është qëllimi më parësor i kësaj qeverie dhe do ta realizojmë këtë. Fatmirësisht,  Evropa po del tërësisht nga kriza. Lokomotiva e ekonomisë evropiane, ekonomia gjermane, doli nga recesioni. Ekonomia franceze ka dalë nga recesioni dhe ka shënuar rritje. Ekonomia japoneze ka dalë nga recensioni dhe ka shënuar rritje prej 3 për qind dhe ka përmirësim të qartë ekonomia amerikane. Pra, sirenat e trishtimit nuk kanë pse të bien më, sepse situata është vërtetë mjaft optimiste në kuadrin planetar.

Dua të falënderoj mediat, pasi siç e shihni kjo qeveri ka një axhendë mjaft të ngjeshur”.   

9 Komente

Qeveria rishikon buxhetin dhe rritjen ekonomike

Për të tretën herë brenda vitit, qeveria rishikon parashikimin e rritjes ekonomike të 2009-s. Gazeta zbulon përplasjen e radhës mes Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave, rreth rezultatit të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili nga 4.8 për qind u vendos të jetë 5.8 për qind. Rishikimi i PBB-së ndryshon skenarin e parametrave buxhetorë për tre vitet e ardhshme, por më së shumti i jep mundësi qeverisë që të zbusë raportin e deficitit buxhetor, i cili aktualisht po kapërcen kufirin e lejuar. Një tjetër ndryshim rrënjësor në buxhetin e këtij viti ka të bëjë me privatizimet, të cilat do të përfshihen të trupëzuara për investimet publike. E gjithë manovra për ndryshimin e rritjes ekonomike, miratuar dje në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit Strategjik, ka për qëllimin fshehjen e deficitit real buxhetor.

Ard Kola
Gazeta Shqip, dt 27/08/2009

përplasjen e radhës mes Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave, rreth rezultatit të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili nga 4.8 për qind u vendos të jetë 5.8 për qind.  

e bukur fare kjo, derisa eshte me "te vendosur" pse nuk e bejne nja 16% xhanem?

Pse 16 ?

Po sa ?

22%.

Pse 22?

Po sa?

Sa ti doje qejfi Sales...

Dakort.

 

rrafshin empirik....smiley  I paska dale pune Speakearit per te xeberthyer vepren e re te Mixhes.  "Demokracia dhe empiriokriticizmi" Nejse me pak bashkepunim me Bari Falliun mund t ' ja harrije . Ma do mendja Solidaret e tjerre mbyten ne perrej jo me te futen ne Lumej te tille te dijes smiley.

  Jane te lutur shpuristet te xeberthejne kete teze idiotoletrare te thene ne mbledhjen e KM me rend dite " Me me shume frymezim te ecim perpara .  Embetha! ..cituar me poshte vet prej Mixhes!

"2008 nuk ka qenë një vit elektoral dhe kemi investuar 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm në infrastrukturë. Viti 2009 ishte vërtetë një vit elektoral, por sërish kemi investuar mbi 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm....... Dhe Keshilli Ministrave i falenderuar vazhdon te digjoje i shushatur sterhollimet e k/ ministrit mbi empiriokriticizmin ??????

Jepi the Speakear ! smiley

Jepi the Speakear !

Te doli nje fushe e re ! Adminat per te mos humbur analizat e tua dhe parashikimet gjeniale duhet me cdo kusht te te krijojne hapsire sepse ( me falni admin&nbspsmiley nuk di ku eshte ajo prurje ku Speakeari cfaq erudiksionin dhe vizionin Mixhist ne vepren " E mpiriokriticizmi kamunist ne vleresimin e gropave me municione ne Poloni "

Prurja e re ka perafersisht nje kutpim me te parin punim tuajin por me nje difekt te vogel se nuk flet per "gropa"...Perafersisht spjegon se ''Qeveria po teston nje reagim te KONGRESIT lidhur me braktisjen e planeve per instalimin e sistemeve antirakete ne POLONI dhe Republiken CEKE "

 

budalla eshte ky? bashkia e tiranes ka te punesuar gjithsej 429 persona. kjo eshte zyrtare. rroga u jepet 429 personave. pse shpif kot ky tipi?

budalla eshte ky? bashkia e tiranes ka te punesuar gjithsej 429 persona. kjo eshte zyrtare. rroga u jepet 429 personave. pse shpif kot ky tipi?"

Mos ja fut kot.400 punonjes marrin rroge ne Bashkine e Vlores.

Tirana ka mbi 3000 nepunes.

 

nqs mbledh edhe njesite bashkiake dhe policine bashkiake. sipas statistikave te buxhetit, ne bashkine e tiranes, me gjithe shofere dhe pastrues, marrin rroge 429 persona. kjo esht lehtesisht e konfirmueshme. e njejta gje shenohet edhe tek studimi mbi administraten e bashkise, qe mund ta gjesh ne tirana.gov.al

 

po sipas meje edhe 429 jane shume. shqiperise i duhet 1 administrate e vogel dhe eficente, jo zyra mbushur me burokrate militante te 1res apo tjetres parti

Keto fleta qe ishin mbushur me fjalimin e Sali Berishes, le ti marri vete Saliu dhe ti perdori me WC, si letra higjenike. Aq i vlefshem ishte ky fjalim.

Dhe nje here degjojme Nje-njeri-qeveri-Sali-Efendi-Prapambetja te na tregoje baraleta.

Nje nga futja-kot-thenie e tij eshte: Kryetari i bashkisë së Tiranës në headquarter-in  e tij, ka shumë më tepër punonjës se sa Kancelaria gjermane. Nuk është ky sensi. Ky sens është dramatik. Qeveria gjermane (Bundeskanzler) ka 15 për qind më pak  punonjës se sa bashkia e Tiranës, se headquarter-i i zotit Rama.

O shpellar! Nuk krahasohen molla me dardhen! Nese do, krahaso ata palo-ministra qe ke ne krah dhe te tere sahanlepiresit apo keshilltare qe te rrethojne. Krahaso punen qe ben ti me ta dhe punen dhe njerezit qe jane nen Kancelaren Gjermane dhe do te shohesh se ne cfare pozitash je. Shiko kete qeveri rrumpalle qe ke formuar dhe pastaj na flit per te tjeret. Shiko ato vjedhje te buxhetit te shtetit qe behen nen kujdesin tend dhe te familjes tende, pastaj eja dhe na trego perralla.

Por, mire e ke ti nese votat i merr, ca me te vjedhur e ca nga ata injorante qe nuk kane per tu rregulluar kurre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).