BE: Hiqeni taksën doganore për makinat

Detyrimet e MSA-së, qeveria: Do ta rishikojmë skemën

Komisioni Europian e shikon me shqetësim faktin se shtetasit shqiptarë nuk paguajnë taksa për automjetet që blejnë brenda vendit, ndërsa ndodh e kundërta me importin. Gjatë takimit të radhës, të zhvilluar pak kohë më parë në Bruksel, grupi i punës diskutoi, ndër të tjera, edhe problemin e taksave të larta për automjetet që vijnë nga jashtë. Mësohet se pala shqiptare ka marrë rekomandime për të rishikuar politikën e taksave doganore, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Shqetësimi i KE-së lidhet me faktin e aplikimit të taksave në mënyrë jo të barabartë mes shtetasve të saj dhe palës shqiptare, në një kohë që MSA sanksionon liberalizim të plotë, konkurrencë të lirë dhe kushte të barabarta. "Nuk është e drejtë që për një makinë të blerë në një vend të BE-së, të paguhet taksë doganore importi, ndërsa kur shitet dhe blihet brenda Shqipërisë, nuk paguhet asnjë detyrim. Ky raport duhet të ndryshojë. Ose të paguajnë të gjithë taksa ose të hiqet fare", mësohet të ketë thënë një nga zyrtarët e Brukselit në takim. Taksa e importit për automjet kap vlera deri në 250 mijë lekë, në varësi të vitit të prodhimit dhe kapacitetit motorik. E vetmja taksë që aplikohej për mjetet e shitura në Shqipëri, ishte ajo e regjistrimit, që nuk shkonte më shumë se 10 mijë lekë. Por edhe këtë taksë qeveria e ka shfuqizuar në muajin shtator të vitit të kaluar. Krijimi i këtij raporti jo të barabartë ka detyruar Bashkimin Europian të parashtrojë kërkesën për rishikim të kushteve. Duke parë kërkesat e vazhdueshme, qeveria po përgatitet të rishikojë kuadrin ligjor. Lidhur me këtë pikë, Ministria e Financave sqaron se, do të hartohet një mekanizëm i ri për llogaritjen e taksës doganore, pa prekur TVSH-në.

Ndryshimi i skemës

Paguajmë taksa për makina të blera në Bashkimin Europian dhe aspak për ato që shiten këtu. Ky raport nuk duket i drejtë për Brukselin, i cili sugjeron ndryshimin e skemës. Në morinë e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj MSA-së (firmosur në qershor 2006), është edhe liberalizimi i plotë i tregtisë, ose operimi në kushte të barabarta. Deri tani nuk shihet ndonjë vullnet nga ana e qeverisë shqiptare për të ulur taksën doganore për makinat e importuara. E shumta që mund të bëj është rritja e saj për makinat e vjetra që ndotin ambientin. Pikërisht kjo taksë ka përplasur palët në grupin e punës. Edhe pse është vendosur nga ne si mjet për të ulur ndotjen, aplikimi i taksës së mjedisit shikohet me dyshim nga BE-ja.

Afatet e MSA-së

Pavarësisht debatit, Shqipëria është e detyruar të gjejë zgjidhjen e duhur, brenda afateve të caktuara në MSA. Sikurse e parashikon marrëveshja, të paktën brenda vitit 2011, tregtia mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së duhet të funksionojë me kushte të barabarta dhe në liri të plotë (pa taksa). "Gjithsesi, pavarësisht rekomandimeve, TVSH-ja për automjetet do të qëndrojë e njëjtë, 20 për qind. Ajo çka duhet rishikuar është taksa për ndotjen në mjedis", sqaron një zyrtar i Ministrisë së Financave.

Gati për treg lindor - Greqia, 150 mijë automjete skarco

Tregu i vendeve të Lindjes përgatitet të furnizohet me rreth 150 mijë automjete të përdoruara nga Greqia. Mjetet e transportit disavjeçare nuk garantojnë standardin e duhur për mbrojtjen e mjedisit, e për rrjedhojë, Greqia si vend anëtar i Bashkimit Europian, është e detyruar t‘i heqë nga përdorimi. Rregulli kërkon shkatërrimin e tyre, por mund të ndodhë si rasti i Gjermanisë, e cila një pjesë nga 1 milion automjete të mbledhura i shiti në Lindje. Aktualisht, për shkak të taksave të larta, makinat e vjetra shiten shumë lirë në Perëndim, duke gjetur treg për vendet me standarde të ndryshme sa i takon mjedisit. Një nga këto vende është edhe Shqipëria, por me ndryshimin e taksës vitin e kaluar, reduktoi importin për mjetet e përdoruara.

Importi - Llogaritja, sa paguhet taksë për automjetin

Taksa e importimit të autoveturave llogaritet sipas formulës së mëposhtme:

Taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit;

- "Taksa fikse" për çdo autoveturë me benzinë është 20000 (njëzet mij&eumlsmiley lekë, ndërsa për çdo autoveturë me naftë 25000 (njëzet e pesë mij&eumlsmiley lekë.

- "Cilindrata e motorit" është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në centimetër kub (cmÂ&sup3smiley.

- "Koeficientët e viteve të përdorimit" janë si më poshtë:

i) deri në 2 vite nga data e prodhimit: 0,0016

ii) mbi 2 deri në 4 vite nga data e prodhimit: 0,0024

iii) mbi 4 deri në 7 vite nga data e prodhimit: 0,0029

iv) mbi 7 deri në 10 vite nga data e prodhimit: 0,0032

v) mbi 10 vite nga data e prodhimit: 0,0048

Me "vite përdorimi" kuptojmë diferencën ndërmjet vitit, kur mjeti hyn për qarkullim të lirë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, me vitin e prodhimit

 

6 Komente

 mendoja se gjith shoferat e 2 pistoncave ne Shqiperi do gjenin veten ne kete teme.. ncncnc   

Une po per vete e gjej. Ajo taksa eshte shume e larte. Nga ana individuale do ma bente me te lehte opsionin e te berit pazar per makine jashte vendit. Por mendoj se heqja e takses do t'i bente shume mire edhe tregut te makinave ne pergjithesi - ne fund te fundit cdo makine ne kete treg eshte import. Do ulej cmimi dhe do rritej vetevetiu cilesia e mallit qe hyjne te perdorura.

 

Nje pyetje, makinat e reja kur importohen a kane dogane?

blend, 

nga praktika e 2 javeve te shkuara, ndonese deklarohet se per makinat e reja nuk ka taks importi por vetem tvsh, nje makine e 2009, me 300 ml (ose ml fabrike si i qujne) u tentua te taksohej.. 

blend jane pune te fella, ai miku ati qe o atje kerkote i kave..

Ajo taksa eshte e mire per arken e shtetit, mos ja fusni kot. Eshte dhe shume e mire per ambjentin. Shqiperia eshte vend sovran, dhe nuk duhet te ndikohet nga kerkesa te tilla, sidomos kur vijne nga vende qe na perbuzin, na diskriminojne deri ne palce si komb.

Kete heqjen e takses, le t'ja kerkojne Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi.

Do te ishte ndihmese per shtetasit shqiptare, por edhe favor i madh per BE-ne per te shkarkuar mbeturinat dhe karrakatinat e tyre ne Shqiperi.

Kur u intereson atyre, i duan te plotesuara ligjet e zones se BE-se ne Shqiperi, por per ta pranuar Shqiperine, as nuk u shkon mendja.

E meqe ne kemi nje rruge te gjate per te bere, le ta leme edhe kete kerkese per momentin e fundit fare. Te leshoje Evropa, pastaj ne. Nuk jemi ne qe e mbajme peng Evropen, po eshte ajo qe na ka rrasur ne biruce. Kur te pranohet Shqiperia ne BE si anetare me te drejta te plota, atehere le te ndryshohet legjislacioni.

Edhe nje here: NE NUK JEMI SHTET ANETAR I BE-se! NE NUK SHOQEROHEMI ME TA NE ASNJE FORME, DHE KJO PER SHKAK SE KESHTU KA VENDOSUR BE-ja, JO SHQIPERIA.

Zot, 

as ja vlen te merresh dhe as jemi marr me qellimin e kerkeses. Une si qytetar Shqiptar e shoh te padrejte te paguaj gjer ne 50% te cmimit te nje automjeti per te mbush arken e shtetit qe rendomt zbrazet ne fushata. 

Nese hallin e ke te ambjenti, fare thjesht vi limite emetimi gazrash per ata qe do i mbajne makinat ne Shqiperi.

fukarase si gjithmone i serviret vetem vazeline..

E mo chene, po ja qe ti jeton ne Amerike dhe jo ne Shqiperi, dhe nese con ndonje makine nga Amerika aty, do kesh shpenzime gjithandej, shpenzime qe sado t'i kundershtosh, do jesh perseri i detyruar t'i kryesh. Nese con makinen ne Shqiperi, do ta cosh, o dhurate per dike, o "dhurate" per dike qe ta kesh aty sa here qe te shkosh, ose per ta shitur e per te bere ndonje dore leke. Dhe ka nje lloj biznesi me makinat ne Shqiperi, jo thjesht nga individet qe cojne thjesht makinen e tyre personale ne shtepi, por nga ata qe cojne nga 3-4 kamiona ne muaj, pra rreth 30 makina, qe i marrin ne plehra, neper "demolitori", apo koncesionare qe i shesin me 100 euro tonin vetem per te liruar vend.

Taksa eshte e drejte, por drejtesia e takses eshte relative.

Nuk e thashe ate me siper duke i meshuar "qellimit te kerkeses" por qelbesirllekut te kerkeses.

Hiq vizat per shqiptaret, pranoji ne BE, dhe Shqiperia duhet te jete e detyruar te heqe shume lloje taksash, plus te shtoje nje qerre me taksa te reja qe te behet kongruente me BE-ne; - quhet adaptim legjislacioni. Nuk eshte takse e padrejte sic thote BE-ja, sepse nuk ka asnje makine qe shkon nga Shqiperia e te shitet ne Itali apo ne Eurozone. Keto jane qelbesirlleqe, nje poshterim tjeter qe i imponohet shtetit shqiptar dhe shqiptareve ne vecanti nga nje konglomerat kombesh ekstremisht raciste dhe diskriminuese deri ne poshterim ne vecanti kunder shqiptareve ne rradhe te pare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).