Athina në flakë, grekët gdhihen jashtë

Mijëra banorë të periferisë veriore të Athinës e kanë kaluar natën jashtë shtëpive të tyre, teksa zjarret kërcënonin zonën.

Atyre u ishte dhënë urdhër të evakuoheshin në kohën që zjarret të ushqyera nga erëra të forta, shkatërruan për të tretën ditë, pjesë të mëdha të gjelbëra përreth kryeqytetit grek.

Në veri, qyteti Maratonë, ku ndodhen zona të rëndësishme arkeologjike, u rrethua nga flakët.

Megjithëse nuk janë dhënë ende njoftime për viktima një zyrtar i lartë i përshkroi zjarret një katastrofë ekologjike.

Ekipet zjarrfikëse përballen të hënën me një tjetër ditë të vështirë.

Që prej ditës së shtunë kanë rënë më shumë se 80 zjarre dhe gjashtë prej tyre po digjen ende.

Disa pjesë të periferisë veriore të Athinës janë në pjesë të mëdha të braktisura, përveç se nga ekipet e zjarrëfikësve, ushtrisë dhe policisë që janë ndeshur me zjarret që prej ditës së shtunë.

Disa banorë nuk pranuan evakuiimin dhe zgjodhën të luftonin me flakët me çfarëdo mjeti.

Ndryshimi i drejtimit të erës, i shpëtoi disa shtëpi në Ayos Stefanos, nga ku mijëra vetë u larguan ditën e djelë.

Por qyteti Maratonë është në rrezik, ku pjesët antike dhe muzeumi janë të kërcënuara.

Dhe ndërsa zjarret nuk janë dëshmuar aq vdekjeprurëse se sa dy vjet më parë kur vdiqën më shumë se 70 vetë, zyrtarët paralajmërojnë se flakët janë ende jashtë kontrollit.

Zjarret në Athinë, Karamanlis: Jemi në provë tmerri, ndihmë Francës dhe Italisë

dt. 23 gusht

ATHINE - Greqia i kërkoi ndihmë Francës dhe Italisë për shuarjen e zjarreve që janë përhapur në pjesën lindore të Athinës, njoftuan sot zjarrfikësit. "Ne ndodhemi përballë një prove të tmerrshme'', deklaroi kryeministri grek Costas Karamanlis gjatë vizitës në qendrën e operacioneve.

"Dy avionë italianë dhe një francez do të mbërrijnë sot'', deklaroi një zëdhënës i zjarrfikëseve.
Rreth 400 zjarrfikës janë përfshirë sot në shuarjen e zjarreve që dolën jashtë kontrollit dhe janë përhapur deri në afërsi të kryeqytetit grek.

Autoritetet greke shpallen dje gjendjen e jashtëzakonshme dhe urdhëruan evakuimin e banorëve në këtë rajon pas përhapjes së zjarreve pranë Athinës.

Nëntë aeroplanë, pesë helikopterë, 35 automjete zjarrfikëse dhe 151 zjarrfikës janë përfshirë në shuarjen e zjarreve.

Zjarri ka shpërthyer edhe në ishullin Zakinthos, por ai, sipas zjarrfikësve, nuk paraqet kërcënim për rajonet e banuara.

Deri tani nuk është regjistruar asnjë i vdekur për shkak të zjarreve që kanë përfshirë zonat e banuara, sipas autoriteteve


Greqia shpall gjendje të jashtëzakonshme, Athina në flakë

dt. 22 gusht

ATHINE - Qeveria e Greqisë shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme, pas përhapjes së zjarreve pranë Athinës. Re të mëdha tymi ka mbi kryeqendrën greke, më shumë se 10 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa banorët e tre fshatrave që gjenden në rrezik të drejtpërdrejtë nga stuhia e zjarreve në veri të Athinës janë evakuar.

Nëntë aeroplanë, pesë helikopterë, 35 automjete zjarrfikëse dhe 151 zjarrfikës janë përfshirë në shuarjen e zjarreve.

Zjarr ka shpërthyer edhe në ishullin Zakinthos, por ai, sipas zjarrfikësve, nuk paraqet kërcënim për rajonet e banuara. Disa zjarrfikës theksuan se më shumë se 100 zjarre janë shuar në më pak se 24 orë

Zjarret afër zonave të banuara

ora: 08:00

Zjarret e mëdha që shpërthyen në periferinë veriore të Athinës dolën jashtë kontrollit, duke krijuar re të mëdha tymi mbi kryeqytetin e Greqisë ndërkohë që kanë shkatëruar disa banesa dhe rrezikojnë tre fshatra.

Të nxitura nga erërat e forta, zjarret nisën të premten pasdite dhe u përhapën përgjatë natës deri afër qendrave rezidenciale, deklaruan burime nga ekipet e sjarrfikësve.

Të paktën tre banesa u shkatërruan plotësisht nga zjarret, deklaroi një burim policor.

Gjashtë avionë, pesë helikopterë, 35 automjete zjarrëfikëse dhe 150 punonjës zjarrfikës ndodhen në rajon në përpjekje për të shuar zjarrjet.

Erërat e fuqishme nxitën krijimin e më tepër se 100 vatrave të zjarrit nëpër të gjithë Greqinë në më pak se 24 orë gjatë ditës së premte.

Një tjetër vatër zjarr shkatërroi një pjesë të ishullit të Zakynthos, në perëndim të Greqisë, po pa rrezikuar banesa, deklaruan burime nga ekipet e zjarrfikësve.

Zjarret janë të shpeshta gjatë verës në Greqi, jo rrallë herë të shkaktuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe zjarr vënia e qëllimshme.

Qindra zjarre kanë shkaktëruar dëme nëpër të gjithë Evropën Jugore përgjatë muajit korrik, duke shktërruar mijëra hektarë pyje dhe duke djegur dhjetëra banesa.

Greqia u përball me valën më të rëndë të zjarreve në historinë e saj gjatë vitit 2007, kur zjarret në ishullin Evia dhe në gadishullin jugor të Peloponezit vazhduan për me shumë se 10 ditë, duke shkaktuar vdekjen e më tepër se 65 personave./AP/

10 Komente

Ike plaku merre ike megjithe tosum bac.

Zoti i ruajt shqiptaret qe jetojne ne ate vend te mallkuar....

Te gdhihen edhe greket jashte nje here se su be qameti!

Sa nete kane gdhire jashte emigrantet shqiptar ne ate vend aq te mira ju befshin Shqiperise!!  smiley

Boss-o, si ai llafi i Ali pashes po m'duket

Janin, janin e shkrete...

E meritojne Emo! "Ajo koke ate qylaf do"  smiley

 

Nje mije Gege, e dymije Toske
Qendruan m'Ali Pashane
Ata vune kryet poshte
Me kordhe nde dor'u vrane
Janine, Janin e shkrete!
Te pata ndertuar vete
S'te gezova as vet' as djemte
Te rrafte zjarri, te djekte
Duro gjyle e kumbara
Moj kalaja me bedena
Si lefton me Padishah
Ali Pashe Tepelena
O moj ti kulla serhate
Qe mban Matjan e Dibrane
Trimat me bese qe pate
Mahmut bejn' e Allamane
Te pare shtate vezire
Se c'u hodhen nde Janine
Hedhin gjyle me zininxhire
Siper mbi vezir Aline
Ku jene ju paresia?
Pas vdekjes sime c'do te thoni?
Kur t'ju shajne osmanllia
Vall'o Zot; ju c'do te beni?

 

Greket e gjeten zjarrevenesin : nje shqiptar qe i kishte vene zjarrin gruas (sipas Balkanweb-it te djeshem). 

Si s'keni ca empati njëherë... turp. Kjo gjendje është për të vënë kujën...

Ah moj greçka moj greçka që mu dogjët me gjithë breçka oiiiiiiiiiiiiiiiii!

Kësaj i thonë: "Athina digjet e... J-ja do të Krihet" smiley

P.s: ke frikë se mos të paksohen konkurrueset për të të pasuruar koleksionin tënd të breçkave? smiley

Hajt mo se po del më mirë, do mbaj leshtë për suvenir. smiley

 

Po,po... lesht ke për të gjetur dhe mbajtur (gjithmonënqs gjen kush të ta japë smiley )

apo do ishte më e saktë: As leshtë s'ke për të gjetur!  (ka dalë n'modë depilimi smiley )

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).