Apologji me doreza e kokës së turkut

Një herë në vit, hebrenjtë e vjetër sakrifikonin një cjap dhe dëbonin një tjetër në shkretëtirë, pasi i kishin ngarkuar simbolikisht atij të gjithë mëkatet e tyre. Grekët e lashtë bënin të njëjtën gjë, duke rrahur dhe dëbuar nga qyteti ndonjë lypës apo keqbërës, të cilit i ngarkonin simbolikisht fajin për ndonjë epidemi apo luftë. Antropologët dhe psikologët e shohin ritualin e cjapit të dëbuar (caper emissarius) të pasqyruar tek shumë dukuri të jetës sociale e politike bashkëkohore. Zakonisht bëhet fjalë për një mekanizëm, që mundëson shkarkimin e dëshirës posesive ndaj një objekti të zotëruar nga dikush tjetër. Në një formë tjetër më të përgjithshme, ky ritual i jep mundësinë një grupi të rindërtojë unitetin e brendshëm përmes heqjes qafe të një anëtari, që zakonisht bëhet kurban pa ndonjë faj real, por thjesht në cilësinë e bartësit simbolik të “fajit” për problemet e grupit.

Një mekanizëm i tillë duket se shpjegon deri diku një pjesë të atij vrulli në rritje të kërkesave për largimin e Ramës nga kreu i PS-së. Kjo shikohet qartë nga kontrasti i thellë mes kundërshtive të tashme me heshtjen shembullore të parafushatës. Kritikat e sotme ndaj Ramës mund t’i ndajmë në dy kategori kryesore.

Kategoria e parë është ajo taktike: Rama është fajtor, sepse nuk përdori strategjinë e duhur për të fituar, pra largoi LSI-në, i bëri përshesh listat, nuk ishte i qartë për votuesit, e personalizoi fushatën, etj. Pyetja e parë që të vjen ndërmend është kjo: A do të ishin kundër Ramës të gjithë ata që sot i zbulojnë publikut problemet e pafundme të tij, nëse ky i fundit do të kishte fituar zgjedhjet? Nuk besoj se spekulojmë shumë nëse themi se përgjigjja është “jo”. Në fakt këtë e shpallin vetë këta kritikë kur ofrojnë si argument themelor parimin: po nuk fitove zgjedhjet, duhet të ikësh. Mirëpo ky parim, i shpallur në këtë mënyrë, ka disa probleme të mëdha. Problemi i parë është se ai presupozon se përgjegjësinë e ka të gjithën kryetari dhe të tjerët janë delet e tij të bindura. Pse nuk e ndihmuan këta kritikë kryetarin e tyre të mos humbte mendjen si Xhaferi simiten? A nuk ishte Partia Socialiste aq demokratike sa për ta sjellë në terezi kryetarin? Nëse nuk ishte aq demokratike, atëherë përse nuk u tha pothuajse asgjë, përse nuk u bë asnjë betejë? Çfarë ndryshoi nga dje në sot, përveç mundësisë për të përdorur Ramën si kokë turku e për të sjellë dikë tjetër në vend të tij? Së dyti, ky parim presupozon gjithashtu se qëllimi i vetëm dhe përfundimtar i ekzistencës së kryetarit dhe partisë qenka fitorja e zgjedhjeve. Mos na qenka kryetari thjesht menaxher marrëdhëniesh publike dhe burimesh njerëzore? Kjo është vallë arsyeja e ekzistencës së PS-së? Kjo na qenka PS-ja vallë: një makinë për marrjen e pushtetit dhe shndërrimin e disave në ministra dhe të njërit në kryeministër? Për këtë votuan shqiptarët e majtë? A ka kjo “makinë” ndonjë funksion përfaqësues? A i shërben ajo individëve që synojnë poste apo votuesve të saj që mbështesin një mënyrë të caktuar qeverisjeje? A duhet të ketë PS-ja ndonjë ide qeverisëse, përveç idesë për të marrë qeverinë?

Kategoria e dytë e kritikave ndaj Ramës është ajo ideologjike. Në fakt është e tepërt të flasësh për ideologji në rastin e programit të PS-së, i cili u përgatit pikërisht për të qenë përtej ideologjisë. Dhe përderisa askush prej kritikëve të sotëm të Ramës nuk doli kundër këtij qëndrimi përpara fillimit të fushatës, vështirë së ka ndonjë legjitimitet dhe sinqeritet sot për të mbrojtur pa hipokrizi kritika (shumë të vlefshme në fakt) të tipit “humbëm sepse u larguam nga e majta”, apo “humbëm sepse nuk kishim program konkret”. Kjo ishte vërtet një nga arsyet e humbjes së Ramës, por nuk vlen si kritikë pas pilafit. Ose Rama ishte diktator dhe kritikët e tij të sotëm janë të paaftë ta kundërshtojnë në kushte paqeje, ose ishin të gjithë dakord me Ramën për aq sa ai kishte shanse për të marrë pushtetin.

Në fakt, bilanci mes kritikave taktike dhe ideologjike është thellësisht në favor të së parave, gjë që vërteton fatkeqësisht se shqetësimi më i madh i kritikëve të Ramës sot nuk ishte pamundësia për të përfaqësuar votuesit e partisë më të madhe në vend, por thjesht paaftësia për të marrë pushtetin përmes mekanizmave të tij. Kjo do të thotë së pari se Rama shihet sot përgjithësisht nga kritikët e tij brenda partisë si një cjap i dëbueshëm, të cilit, ndryshe nga rrëfenjat biblike, jo vetëm që do t’i ngarkojnë mbi kurriz mëkatet e gjithë partisë, por për më tepër do t’ia faturojnë si të tijat. Në këtë situatë papërgjeshmërie politike, Rama, ka po aq të drejtë sa dhe akuzuesit e tij të mos e vrasë mendjen për parimet e statutit, të cilat mund të interpretohen sipas qejfit (p.sh: në mundësinë e rikandidimit). Dhe në këtë rrëmujë, përveç mediave që do të stërvisin aftësitë e tyre për të skenarizuar teleseriale dhe për të testuar teoritë e lojës, nuk do të përfitojë asnjë votues i majtë. Ndërsa “politika e re” e Ramës ishte përtej ideve, tek kryetari, kritikat e reja kundër tij, duket se janë të së njëjtës formë: përtej ideve dhe votuesve, tek kundër-kryetari.

Elektorati i majtë duket sot më jetim se kurrë. Ndërkohë që në kampin e kundërt, elektorati i djathtë, duke përfituar edhe nga simpatia e fundit e qeverisë për martesat e pazakonta, do të ketë “prindër” të dyfishtë.

Kritikët e Ramës thonë se po shmanget analiza e humbjes. Në të vërtetë, tashmë është tepër vonë për analizën e humbjes. Ajo duhej nisur përpara fushatës. Ajo që do të shohim në javët në vijim është një lojë shahu në të cilën aktorët e të dyja anëve shpesh nuk e kanë problem as të thonë me gojën e vet atë që do të duhet të paktën ta fshihnin për hir të parimeve të përfaqësimit demokratik: domethënë se nuk e kanë hallin thjesht tek ndarja e thelave brenda partisë, por tek aftësia e saj e gjymtuar tashmë për të përfaqësuar mbi 40% të votuesve të këtij vendi.

Ndryshe nga hebrenjtë, ata nuk mund ta fshehin simbolikisht faktin se mëkatet që i ngarkohen cjapit të dëbuar, janë në fakt mëkatet e gjithë dëbuesve.

13 Komente

Ermal, kur nje skuader futbolli paraqitet dobet, rralle largohen lojtare, dhe pse faji eshte patjeter dhe i tyre. Ne pergjithesi largohet trajneri.

 

 Rama nuk krijoi ekip. Nese do te krijonte, atehere mund te flitej per "mekate" te perbashketa. Rama u nis i vetem si Don Kishoti kunder mullinjve te eres, atehere logjikshem ai duhet te largohet. 

"Kritikët e Ramës thonë se po shmanget analiza e humbjes. Në të vërtetë, tashmë është tepër vonë për analizën e humbjes. Ajo duhej nisur përpara fushatës. "

Analiza e humbjes eshte nje reflektim i perbashket mbas nje procesi te caktuar per te kuptuar mekanizmat qe sfunksionuan. Por si mund te besh analize humbjeje pa hyre ende ne gare? Mund te konceptohet nje fare skenari "nese do te humbim, do te...", por smund te besh dot analize humbjeje para fushates. 

 mos harroni ju komunistat se pa Ramen do te benit shume me keq se bete. mos ja vishni atij te gjitha dobesite. ne kohen kur u mbajten zgjedhjet Berisha ishte ne zenith te popullaritetit te tij. çdo gje fliste per te.

populli nuk eshte idiot, ai ka sy e veshe, perveç prapagandisteve te vjeter e te pandreqshem.

hiqni Ramen, e do ta shihni te semes, nuk do te fitoni me kurre. perveç skraparit kuptohet. 

Gabimi i vetem i Rames eshte i njejti gabim qe bejne te gjithe ata shqiptare qe jetojne me nje kembe brenda dhe me kemben tjeter jashte vendit: e shikojne Shqiperine permes nje lenteje te deformuar.

Per kete arsye njerez te tjere me nje vizion me te prapambetur, por shume me realist se ata, kane me teper sukses.

Kam pershtypjen se dialogu me Shqiperine ne vend qe ta afronte me realitetin e largoi akoma me teper. S'ka se si te jete ndryshe. Sepse ne te kundert Rama s'kishte pse t'i tregonte shumices fshatare ne Shqiperi albumin e tij te pikturave, nje jave para zgjedhjeve. Ky detaj eshte vetem nje nga te shumtit. Nje tjeter detaj jane figurat skandaloze qe bene ne pergjithesi te gjitha femrat e PS-se perballe njerezve ndoshta shume me pak te shkolluar e te kulturuar, por jo aliene me realitetin shqiptar, etj, etj..

Sekreti i Berishes eshte nga nje ane karizma e tij, por nga ana tjeter edhe ajo empatia e tij ndaj mendimit te popullit. Empati qe mund te quhet shume mire populizem dhe qe ben qe ai te thote ato qe popullit i pelqen qe ai te thote. Dhe po ky popull harron shpesh here bemat e Zoterise sepse hipnotizohet nga fjalet e tij.

Une mendoj se aktualisht ne PS nuk ka njeri tjeter qe mund ta zevendesoj Ramen. Dhe pikerisht per kete arsye dhe per potencialin e madh per te ardhmen e vendit dhe risine qe Rama paraqet, ja vlen qe ai te vazhdohet te mbeshtetet.

Vecse ai duhet te dali nga ky realitet virtual dhe te takoj me te vertete popullin. Duhet te filloj te jete me i shkathet ne ndryshimin e strategjive. Mendoj se ne nje beteje politike nuk vlen vetem cilesia e strategjise, por edhe perditesimi i tyre. Efekti surprize.

Ne debatet politike duhen zgjedhur njerez qe kane aftesi per debat. Njerez qe te japin besim dhe jo njerez qe te krijojne keqardhje per figuren qe bejne.

Dhe sinqerisht mjaft me pikturen. Mjaft me ngjyrat. U be histori e vjeter dhe bajate. Mjaft edhe me predikimet. Nga politika presim plane konkrete per te ndryshuar gjendjen dhe strategji te sukseshme per te ardhur ne pushtet.

Jam dakort me olsib se Rama ka nevoje te kthehet me kembe ne toke dhe te kuptoje se ambienti jetesor e politik shqiptar eshte bizar dhe iracional. 

Me fjale te tjera ndoshta ishte naive te mendoje se popullata do te perqafonte pa hezitim nje fryme te re dhe nje menyre te re te te berit politik, me civile e moderne, me te paqte e me te perqendruar ne ide e pikepamje sesa ne sharje e fyerje, ne ate kacafytje bajat e shterp qe kemi pare mes Berishes e Nanos, Nano - metes, berishes e Metes dhe Berishe ne pergjithesi ndaj gjithe te tjereve e ndaj kujtdo.

Rama padyshim beri mjaft gabime te vogla taktike qe te gjitha bashke i zgjaten perkohesisht jeten politike berishesh e metes. Por ai pothuajse ja doli mbane, - duke e pastruar jeten politike shqiptare nga parti fantazma e persona parazite, megalloman e dallkauke mehjanesh qe per 18vjet kane vjedhur e abuzuar paturpesishtvjet me pasurine e fatet e vendit dhe kane fyer inteligjencen e te gjitheve ne. Pothuajse ja arriti te na e bente kete nder e favor te madh - po te mos ishte per hienat e Ilirit dhe familjen e tij.

Mosberja e koalicionit me Meten e partine e tij familjare (duke pare edhe prononcimet hileqare te Metes para zgjedhjeve), ndoshta ne menrye rastesore apo intuitive, treguan se Rama ishte "spot on" ne paralajmerimin e tij  - se pari, se votat per LSI ishin e jane vota per berishen, dhe se dyti se ndofta me mire ne opozite sesa nen thundren e te qenurit peng te nje personi te paskrupullt e amoral qe se ka per gje sot te beje aleance me Nanon e neser te bej te njejten gje me Berishen e me kedo tjeter me te cilin e lidhin interesa e afera okulte. Tashme Meta do te jete problemi i Berishes..

Kjo eshte ajo nga e cila vendi yne ka vuajtur ne shekuj - hileja, paburreria, prerja e beses dhe tradhetia per perftime e interesa teresisht personale e te familjes (fisit etj) jane ato qe karakterizojne " politiken" dhe qeversijen shqiptare qe nga fillesat e saj.

Rama dhe PS jane sot e vetmja force qe kane shansin e madh te mbledhin rreth vetes gjithe urrejtjen popullore, forcat e individet, grupet e interesit dhe me gjere qe jane ne shumice dhe kunder kesaj "politike" te paafte, te paprincipte dhe antishqiptare  dhe qe ti ofrojne ciftit Berisha-Meta opoziten me te forte e pakompromis qe ky vend ka pasur ndonjehere.

Dhe Rama per fatin e keq te shumekujt qe i shkon per shtat Berisha-Meta eshte mesa duket i vetmi lider i PS qe mund ta bej kete. - Ky eshte favori i madh qe marreveshja Berisha - Meta i ka bere Rames.

Ju lutem shikoni kete video dhe me thoni ke do te deshironit qe te kapni prej fyti, Berishen apo Spiropalin?!

http://www.top-channel.tv/video.php?id=7699

A mund t'i thote dikush kesaj vajze qe nqs. do te mbante koken, le te themi 3 apo 5 grade me ulet, kur e ngre lart pasi lexon, do te ridimensiononte seriozisht antipatine e madhe qe krijon tek teleshikuesit.

Une pyes veten, duke konsideruar edhe zedhendesen e PS-se gjate zgjedhjeve (qe s'i mbaj mend as emrin) ku dreqin i gjen keto zedhendese Rama?! Tek panairi i antipatise dhe i patosit?!

WTF!!!

Morem kulture nga artikulli, per cjapin per leckamanin, falenderojme shkruesin.

Mesa lexojme nga artikulli, Rama nuk eshte cjap, apo cjapi nuk eshte Rama, kete se morem vesht.

Sipas zakonit, ebrejt largonin nje cjap per fatekqsit qe u binin, qe do thote se edhe pse nuk eshte e shkruar asgjekundi, ne te kundert me statusin e ps-s qe eshte e shkruar, duhet larguar nje cjap, ndersa statuti thote kryetari.

Jane te ngjashme, sepse cjapi nuk cilesohet qe te jete i zi apo gri, mjafton qe e shte cjap, edhe statuti nuk thote se duhet te jete Rama , Leshi apo Cici, thote thjesht "kryetari" qe humb zgjedhjet.

Mbase shkruesi ka dashur te thote se popujt e tjere edhe te pashkruarat i respektojne, ne te majtet, edhe te shkruarat i shkelim me dy kembe.

 

 

Blushi sot tha se Rama e dinte qe do te humbte ( he he he e kam thene une kete shume me pare se Rama te humbte) Pra ai e dinte qe do te humbte dhe mos kujtoni se nuk ka punuar te qendroj ne krye te ekipit humbes. Te pakten kete beri kur te tjeret benin fushate dhe therisnin per fitore. Kur ju te tere benit fushate per fitoren e Rames ai punonte si te qendronte ne krye te ekipit pas humbjes dhe ja doli me sukses Edhe 2 vjet te tjera Kryetar hajdut bashkie. Pas kesaj do te punoj per Kryehajdut minister duke zevendesuar kryehajdutin ministrie e sotem qe do te dale ne pension.

Te jeni kaq leshko mos e kuptoni kete?  smiley

Nuk ka shkrim me te dobet. Do te thote ndonje gje dhe nuk ka cer thote.

Elektorati i majte jetim thote shoku me robe doku. smiley

 Edhe miku i vet Cili e flliqte fare si shkrim.

Mua me cudit nje gje me keta te vetequajturit "liberal". Nuk kam kohe tani te ulem e te shkruaj gjate, po me cudit qe nje "liberal" e ka problem ta shofi partine politike thjesht si nje grupim qe ka synim te vije ne pushtet apo kryetarin si menaxher. Me habit shume faktin qe ai i ben ato pyetje retorike ne kontekst negativ, dmth per te lene te kuptuar qe nuk mund te jete ashtu por vazhdon te analizoje politiken nga ana e "moralit".

Edhe me Cilin me ka ndodhur njehere nje gje e tille, fliste se si Shteti duhet te detyroje me shume studente ne dege te tjera te Universitetit shteteror.

Tjeter gje thone, po ama vazhdojne te mendojne si shqiptare tipik. 

1. Ben Blushi ka thene pardje ne "GSH" se Rama e dinte se do humbte.

2. Gjinushi (te cilit tani, i duhet degjuar fjala, sepse nuk ka ç'te humbe), thote se eshte marreveshje midis Ramës dhe Berishes qe ky i fundit te rri dhe dy vjet ne pushtet (dhe Rama, edhe dy vjet ne krye te Bashkise). Sikurse, gjithmone sipas Gjinushit- edhe krisja e PS-se dhe krijimi i LSI ne 2002,  ka qene marreveshje midis Nanos dhe Berishes, si pergatitje per te kaluar pushtetin djathtas (rrotacioni).

3. Une them : si shpjegohet qe dy lideret kryesore (berisha dhe rama) dolen naten e 28 qershorit dhe thane "fitoi Shqiperia" ?? Sikur donin te thonin: "lerini fituesit dhe humbesit : llogarite jane bere qe perpara se si do shkojne punet".

Thene ndryshe, jam dakort me "toko"-n, i cili, per te mos ja ngrene hakun, ka kohe qe shkruan per nje gje (skenar) te tille. E vetmja gje per te cilen nuk jam dakort me të, eshte se ai i shikon keto gjera si "pune hajdutësh", ndersa mendimi im eshte se jane thjeshte "pune politikanësh". Une them se asnjeri nga te dy nuk vjedh, thjesht behet fjale per disa konflikte interesi qe ka secili, por qe fundja ndodhin ne gjithe boten. Nejse, kjo puna e "te vjedhurit" eshte teme e ngaterruar dhe e gjate... 

gjinushi(te cilit tani,i duhet degjuar fjala,sepse nuk c'te humbe)

Gjinushi tashme esht si ajo prostituta qe ka nxjerre gjinjte ne dritare e shan kalimtaret qe s'ia fishkllejne

Gjinushit i duhet degjuar fjala.

 

Oh ca gallate jane kete peshqit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).