Absurdi i relativizimit

"Na thote qe ka bere dhe gjera te mira...natyrisht, dhe Hitleri ose Stalini nje rruge, nje ure e kane bere, ... eshte sikur une te ftoj nje elektriçist ne shtepi dhe i kerkoj te me rregulloje impiantin elektrik ne shtepi te cilin ma ben shume te mire, por nderkohe ben dashuri me gruan time, me pren vajzen me perdhunon kunaten me vret gjyshin dhe une qe  therras "Ej, po ky eshte i çmendur" dhe dikush qe me pergjigjet, "Degjo, po dhe gjera te mira te ka bere, shih pak kete impiantin elektrik."

R. Benigni

8 Komente

krahasimet calojne gjithnji, po ky topallon pak si teper.

nuk ishte vetem impjanti. plus qe nuk ishte elektricist, ishte firme ndertimi qe boni shpin me te mire ne mehalle. E boni aq te larte ama, sa ket shkoi e kapi rrufeja ene e shkrumbosi. No rrufeprites. OK deri ktu, e shajm, i poshter, maskara, si e bone kshu, pa rrufeprites? Pooooor, ajo qe harrohet gjithnje dhe nga te gjithe ishte se banoreve te shtepise iu tha pikesepari qe JU MUND TE JENI NR 1!!!, me e update, iu tha "YES, YOU CAN, ju mund te keni shpine me te mire ne mehalle, dhe ajo ndjenje nuk barazohet me asgje, pervecse me te famshmen "know-how" sot. Ka dicka nga paradigma qe "informacioni eshte mbreti i botes".

Per me bo nje paralel te kithet, tregonin pleqte e atjeshem qe kur erdhen ruset i moren gjithe fabrikat e makinerite e gjermenit e i cuan ne Russland.  Kujtuan se na prishen pune tha. Nuk e kuptonin qe na bonin favor sepse po lironin venin per te reja, me te mira. Sepse ishte ajo ndjenja e papagueshme, priceless e "know-how" dhe e "been there, done that"!

e vertete kjo puna e krahasimit, "comparaison n'est pas raison" thote frengu.

kur e shef qe "ta ben" shume mire impiantin elektrik perzeje se duket qe e ka menjen "te e bomja" smiley 

Epo, edhe të thërrasësh (vetëm) pas 20 vjetve që "elektriçisti" ishte kriminel, kjo vjen era laluc... që flet vetëm kur lumi është plot smiley

Apo e kanë vënë tek thënia e ditës për të treguar traplliqet e Bufit?!

ne fakt beninji me nje batute te vemte mbeshtjell idene time mbi sih diktatorin...

ndersa sa per punen e mbas 20 vjetesh..e ke gabim edrus kam 20 vjet qe therras qe eshte kriminel smiley

 

tashit edrus ndonje leitmotiv nga lalucet dhe mund ta kemi marre se ne fund te fundit shoke i kemi smiley

 meqenese me ka ngel nje shkrim per sot, po i jap drejtim ketij citimit ketu, ku me sa duket shumica i japin te drejte aresyetimit te Beninjit.

problemi ketu qendron (si pothuaj kudo tjeter) tek interesat vetjake qe te dy protagonistet nuk i kane te njejta.

Beninji kerkon suksesin imediat e te vogel te aktorit te skenes, te humoristit. te kete sa me shume liri, te perlqeshe kedo e gjithçka pa limit, per te arrit qellimin te beje njerezit te qeshe, e per rrjedhoje te kete sukses ne jete. nje diktator kuptohet qe do t'ja nderlikonte kete liri te vogel shprehje e patjeter do ta fuste ne siklet, sepse do te duhej ta zhdervjellesonte gjuhen, kulturen, etj, ne menyre qe te shpetonte pa lag. 

por njekohesisht kjo perpjekje, per te gjetur menyra shprehjeje me te thella, me pak banale, per nje tjeter publik se ai i estrades, do te bente them edhe me te madh. mirepo ai nuk e synon kete gje, me sa duket. 

ndersa ne te kundert, Berluskoni suksesin vetjak e ka nderkaq arritur. kuptohet pra qe ai kerkon me shume se kaq dhe per rrjedhoje i sheh gjerat me larg, e me grand (ne menyre me te madherishme). kjo e ben te kerkoje suksesin e italise si komb, si shtet, e te mos fokusohet tek suksesi i vogel personal.

mirepo ky lloj suksesi madhor kerkon dhe vepra madhore, si piramidat e egjyptit ose muri madh kinez, ta zeme. keto lloj veprash i ka te pamundura ti kryeje ne nje sistem demokratik me opozite qe te kerkon hesape, buxhete, aresye mbi gjithçka qe prek shtetin e shoqerine. domosdo ky lloj njeriu nuk ka si mos kete simpati per nje sistem diktatorial, ku me nje shuplake u mbyll gojen kundershtareve, e sakaq hidhet ne veprim te realizimit te vepres se tij.

prandaj te gjithe njerezit entrepreneur (sipermarres) nuk ka sesi mos simpatizojne nje moment te dhene diktaturat  e ndryshme pa dallim rendi politik ose social.

ps: Ecclestone, ai sipermaresi i Formula 1, shprehu para ca kohesh hapur simpatine e tij, per hitlerin. duke thene qe beri aq gjera te medha qe demokracia angleze nuk ka per ti bere kurre.  ne fakt ai i veshi meritat e diktatures, personazhit te hitlerit, dmth diktatorit. gjithashtu kete te fundit e krahason naivisht me politikanet angleze, jo me diktatoret e tjere po si ai (i vetmi krahasim i mundshem). e kjo eshte si me krahasu pulen me macen.

o hajdar miracle of freedom,

 

dua te te jap vetem nje shembull qe mos te zgjatemi shume U.S.A., shyqyr gjera te medha kane bere pa nevoje per totalitarizma....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).