A po shkon e majta drejt morgut?

Rezultatet e dobëta të shënuara në zgjedhjet e shkuara evropiane ngrejnë mjaft pikëpyetje për situatën e turbullt që po përjeton e majta në vetvete, pikëpyetje të cilat janë thelbësore dhe shqetësuese për vetë natyrën e majtizmit si ideologji politike. Ndodh krejt e kundërta me të djathtën, e cila edhe kur humb apo fiton zgjedhjet, asnjëherë nuk vihet në pikëpyetje e tashmja apo e ardhmja e saj, çka bën të mundur që të rrijë e qetë si dhe të ndihet mjaft e sigurt në të tashmen dhe të ardhmen e saj. Ngjan kështu, pasi e djathta mbart në vetvete diçka thelbësore, ngaqë ajo është një ‘shprehje e realitetit’. E djathta u përket ‘njerëzve normalë’, të zakonshëm, hera-herës edhe ‘apolitikë’, që besojnë tek “e drejta natyrore”. E djathta mbështetet në metafizikë, e majta, druaj se është më shumë një rastësi historike. Jam i mendimit që kësaj radhe ndihemi mjaft të motivuar për të shtruar pyetjen e “qenësisë” (ekzistencës) së vetë të majtës. Po marr një shembull konkretizues. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Spanjolle e pranoi publikisht që “e majta ka humbur në zgjedhje, për shkak se vetë ajo nuk ka dalë në pah, nuk ka qenë e pranishme”. Në këtë rast natyrshëm që lind pyetja: Po ku ishte, vallë? A mos ishte duke udhëtuar për shtatë palë qejfe? Për më tepër, deri më tash nuk po na e zënë sytë, t’ia ndiejmë zërin që më pas të belbëzojë: “Ja ku jam, u ktheva”. Apo mos vallë ne nuk dimë gjë, se ajo është duke përgatitur solemnisht procesionin e funeralit të saj? Thua të ketë ndërruar jetë vallë, të ketë vdekur...? Gati një muaj më parë, kam shkruar këtu (në këtë gazetë - shën. im), se ‘vdekja’ e komunizmit bëri të mundur që të gjitha shigjetat të drejtoheshin më pas njëhershëm ndaj kapitalizmit klasik, i cili, nga ana e tij, për shkak të antagonizmit me të kundërtin e tij, duket sikur humbi terren veprimi, por që menjëherë ndryshoi formë, u përshtat, u shndërrua në tjetërçka. Nga ana e saj, e majta duket si një e vdekur e pakallur. A mos vallë kemi mbërritur në një stad tjetër dialektik, ku e majta dhe e djathta e humbasin kuptimin e tyre klasik dhe bëhen më pak antagoniste mes njëra-tjetrës? Në fund të fundit, ne gjendemi të përfshirë në vorbullën e një krize që po shndërron tërësisht ekonominë botërore dhe çka është më e rëndësishmja, vetë jetët tona. E shkuara gjendet brenda nesh, por shekulli XX u mbyll “çelës e dry” me Gorbaçovin e bashkë me të edhe programet politike që lindën në kontinent përgjatë shekujve XVIII dhe XIX. Periudha e globalizmit, duke qenë një vijimësi e së shkuarës, përbën në vetvete një periudhë të qytetërimit tonë. Cili prej nesh ishte ai që e çonte nëpër mend se dikush mund të hidhte dritë në të ardhmen e të shprehej me nota kritike për modernizimin shoqëror të shekullit XIX; të shprehej ndaj integralizmit katolik, për artin apo edhe për shkollën “Kritika e arsyes” të Frankfurtit? Nietzsche (Niçe) vetë u parapriu këtyre mendësive, si një pararendës tejkëqyrës i shekullit që do të vinte më pas. Tashmë, e majta dhe e djathta nuk mund të trajtohen thjeshtëzueshëm si një “organizëm njëqelizor i pakohë”, përkundrazi, ato janë krijesa shoqërore të një vendi të caktuar - në Evropë, në kohë të caktuar - me zanafillë Revolucionin Francez e që ndërlidhen natyrshëm me njëra-tjetrën. Gjatë shekullit XIX dhe pjesërisht përgjatë shekullit XX, Evropa kreu një përpjekje të pamatë ideologjike, për të zënë vendin e lënë bosh prej mungesës së besimit të krijesave në Krijues, besimit në fe. Me një ideologji që orvatej t’u jepte zgjidhje boshllëk-mbushëse të gjitha nevojave njerëzore, materiale dhe morale, të jetës private e deri te administrimi i shtetit dhe ekonomisë. Por, e djathta dhe e majta ndanin qëndrime dhe këndvështrime të ndryshme për dinamikën e zhvillimit dhe jetën shoqërore, për forcën dhe inercinë, për gjendjen dhe lëvizjen, për ruajtjen e gjendjes faktike dhe ndryshimin. Për realitetin dhe dëshirën (ëndrrën). Kjo lloj dinamike do të jetë gjithnjë e pranishme, por duke iu përshtatur vendit dhe kohës, për të hedhur në treg terminologji, ideologji apo edhe programe të dallueshme nga njëra-tjetra. Gjykoj se nuk ia vlen barra qeranë të qëmtojmë rreth e qark nesh për të kërkuar gjilpërën në kashtë, për të gjetur diku ndonjë të majtë që nuk e vë ujin në zjarr për demokracinë sociale, për revolucionin apo edhe për forma të tjera të ngjashme ideologjike, por ajo që nuk mund të shmanget dot, është nevoja për të pasur referenca të qarta, figura të spikatura, për t’i njohur nga afër, për t’i kuptuar e më pas, edhe identifikuar. Do të vazhdoja të analizoja më tej të djathtën dhe të majtën - ndërkohë që edhe koha historike ka ndryshuar -pasi mendja jonë ka nevojë të njohë njërën anë, po aq sa edhe tjetrën. Nuk ia vlen që ta marrim seriozisht çdo dilemë e të vrasim mendjen se cilin pozicion do të ishte më mirë të merrnim në këtë apo atë rast. Gjykoj se neve na nevojitet më shumë doktrina dhe grupi. Por, gjithashtu nuk mendoj se kjo e majtë që kemi faktikisht, do t’i shkojë ndonjëherë për shtat kujtesës sonë historike, gjithnjë në lëvizje e zhvillim të pandërprerë. Besoj se këtë lloj lufte për mbijetesë po zhvillon për shembull edhe e majta që qeveris në Spanjë. Politikat konkrete që ndjek kjo qeveri, mund të jenë të mira apo të këqija, të diskutueshme, të debatueshme, por nuk janë aspak frytdhënëse për këtë kohë, nëse do t’i krahasojmë me politikat e ndjekura në të shkuarën e afërt. Është krejt diçka pa lidhje, pa vazhdimësi, pa perspektivë. Edhe pse ne nuk përtojmë t’ia veshim (faturojm&eumlsmiley të majtës së tashmë shumë të këqija dhe dobësi, duhet pranuar se një pjesë e tyre janë në të vërtetë edhe dobësitë e mangësitë tona vetjake. Nga ana tjetër, e majta duket se po shkërmoqet në Evropë, sepse edhe vetë evropianët me bindje të këtilla nuk duket se po e çojnë nëpër mend të ndryshojnë sadopak realitetin që varet prej atyre vetë. Në të vërtetë, evropianët me bindje të majta ëndërrojnë me sy hapur që t’u bjerë diçka nga qielli, që t’u mundësohej të veronin (të kalonin pushimet verore) në Minorka, Majorka, Kankun (Meksikë - shën. im), Tunizi, Slloveni... Ata ëndërrojnë me sy hapur që me urdhër të peshkut, organizmat sindikale dhe ato politike, t’u garantojnë të njëjtën mënyrë jetese siç e gëzonin kohë të shkuara, që vendet e punës të mos u rrezikohen nga emigrantët e huaj, të cilët, për të njëjtën punë, pranojnë të punojnë me çmim edhe më të ulët sesa vendasit; që prodhimet tona vendase të mos rrezikohen nga importet e prodhimet të vendeve të tjera, nëpërmjet “dumpingut”... Aq më pak, nuk dëshirohet të gjendemi nën darën e spekulantëve të ndërmarrjeve e sipërmarrjeve të mëdha, nga politika e të cilëve dëmtohemi e rrënohemi të gjithë bashkë. Na bën me zemër konkurrenca e lirë e mallrave nga jashtë dhe njëherazi na qan zemra për prodhimet vendase! Kjo ndodh për shkak se këto lloj shqetësimesh që ne artikulojmë në mënyrë më se të kuptueshme, nuk gjejnë vend e zgjidhje në politikat e të majtëve, të cilët janë përgjegjësit kryesorë për të ngritur zërin dhe për t’u dhënë zgjidhjen e duhur mjaft problemeve në vend. Tashmë që na lind nevoja të shpikim gjetje frytdhënëse sociale, është e domosdoshme që t’i japim “update” ikonës së të majtës, në përshtatje të plotë kjo me kohën që ne jetojmë. Duhet që në çdo qelizë shoqërore, e majta të jetë e bashkërenduar dhe e globalizuar. Por shpikjet e reja, argumentet logjike dhe gjuha që duhet përdorur në kësi rastesh, do të shkaktojë natyrshëm përballjet dhe përplasjet e kuptueshme e për këtë arsye nevojiten protagonistë në lartësitë e sfidave të kohës. Konfliktet që do të shkaktohen në këto raste, nuk është aspak e vështirë të mbeten të lokalizuara, edhe pse ka një të majtë që perceptohet si e tillë e po ashtu një e djathtë që përjetohet si e tillë. Një sfidë e këtillë do të jetë e gjallë, e prekshme, e dukshme dhe me efekte anësore. E djathta, nga njëra anë, me ideologjinë e saj të trashëgimisë politike tek e cila beson fort - dhe me listën e saj të shpallur të interesave që duhet të ruajë dhe mbrojë - ravijëzon qartazi hendekun ndarës me programin politik të së majtës. Në Spanjë, rolin vendimtar për të ndjekur këmba-këmbës të majtën po e kryen një pjesë e të djathtës ultranacionaliste, ultrakonservatore, antisociale, autoritariste dhe mbrojtëse e privilegjeve të trashëguara nga e shkuara e largët. Nëse e majta do të merrej thjesht me kundërshtimin dhe moralizimin e politikave të saj antidjathtiste, do të binte lehtë në pozita klerikale, të cilat zënë më shumë vend tek e djathta konservatore. Nëse ajo (e majta - shën. im) dëshiron të kryejë me të vërtetë një ‘Rilindje’, duhet të mbështetet fuqimisht tek tradita e hershme evropiane e Humanizmit, por duke u lënë shteg të lirë të gjitha prurjeve të reja të humanizmit bashkëkohor, që lindin e shumohen natyrshëm në këtë botë të hapur që jetojmë sot. Për të mos folur për melankolinë që i ka kapluar të majtët, perceptimin për një jetë më të mirë, kriticizmin dhe dëshirën e shfrenuar për të ndryshuar me një të rënë të lapsit atë çka i duket apo i përngjan si e padrejtë. Këto janë dhe mbeten disa nga ndjesitë dhe mendësitë që kanë bërë fole tek të tilla qenie njerëzore, të çdo skaji të botës, dhe jo vetëm në Evropë. Intelektualët që ende nuk kanë kaluar nga e djathta - duke menduar e besuar që t’u mbeten besnikë bindjeve të tyre ideologjike e politike - tashmë duken sikur kanë humbur ‘veriun’, duke kërkuar me pishtar në dorë që diçka atje larg t’u feksë. Gjithsesi, mbetemi në pritje nëse do t’ia dalin mbanë. Nga ana tjetër, punëtorët me pagesë që përfaqësohen nga sindikatat e tyre respektive, logjikisht, nuk duket se kanë gjetur ndonjë shtegdalje, në rast se vendi i tyre i punës vihet ndopak në rrezik. Brezi i të rinjve, që janë mishëruesit e shpirtit të epokës që jetojmë, janë të zënë rob nga “bursa e botës virtuale”, mbeten jashtë realitetit, jashtë kohe. Duke i mohuar vetes perspektivën e afërt të shndërrimit të tyre nga të rinj në të rritur, duke u shndërruar në bjerraditës, konsumatorë të tregut të personazheve si Piter Pani etj., pa i hedhur aspak sytë tek puna me dhe në perspektivë, që do t’u mundësonte një integrim shoqëror të kënaqshëm dhe vijimësinë intelektuale të brezave. Fatkeqësisht, të gjithë bashkë ndihemi si të gozhduar “në bedenat e Purgatorit të Dantes”, me një të tashme stërpërsëritëse, por pa të ardhme. Nëse Evropa nuk e mbështet më të majtën, kjo do të thotë se nuk e do, nuk i duhet, nuk i hyn më në punë.

3 Komente

Nje gje eshte e qarte, koqizmi nuk ka shtetesi dhe kombesi, mund te vije ngado ku ka qenie njerezore. Ky fakt duhet ti gezoje ca tipa si bahri falliu fjala vjen, se ndjejne qe s'jane vetem

Edhe intelektualish koqizmi ka keto mendime sipas standarteve te koqeve qe shkruajne :

 kapitalizmit klasik, i cili, nga ana e tij, për shkak të antagonizmit me të kundërtin e tij, duket sikur humbi terren veprimi, por që menjëherë ndryshoi formë, u përshtat, u shndërrua në tjetërçka...

Ne cfare pervecse ne nje te majte te moderuar,  te natyreshme te jetes shoqerore ???? Ndersa per te majten "tashme " jo "klasike" smiley  lexojme teorite e fendeshme dystandarteshe ....

 Nga ana e saj, e majta duket si një e vdekur e pakallur....

dmth si kufome e perngjashme me kapitalizmin klasik qe u shndrua ne tjetercka smiley Te tjerat jane ca rreshta qe perpiqen te argumentojne kete paragjykim si psh me shekuj , me ideologji ose me fakte nga ato qe quhen "konstruktive" , por qe nuk konstruktojne asnjegje .

Ka edhe tek tuk percaktime te STERTHENA e qe jane shndruar ne DOKUMENTET BAZE e Detyrim - Percaktuese te Shoqerise se sotme njerezore si psh mesimin se si duhet te jete e Majta smiley

"""Nëse ajo (e majta - shën. im) dëshiron të kryejë me të vërtetë një ‘Rilindje’, duhet të mbështetet fuqimisht tek tradita e hershme evropiane e Humanizmit, por duke u lënë shteg të lirë të gjitha prurjeve të reja të humanizmit bashkëkohor....

Shpesh here budallalleqe te kesaj natyre perfundojne me slogane "kush nuk eshte komunist te kerceje " si perfasqesi e berluskonadave  ose edhe me shqeto si koqizma te demave si psh " Nëse Evropa nuk e mbështet më të majtën, kjo do të thotë se nuk e do, nuk i duhet, nuk i hyn më në punë.Te shesesh propoganden dhe biles nga me bajatet e perfaqesise se te djathtes shkencore , si analize ,  te duket sikur lexon gazeten 55 ne cdo vend te botes smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).