1/2 e stomakut

Pas nje çerek shekulli gjindem perseri ne spitalin ushtarak. Per fat, kete radhe jo si pacient, po si vizitor, nje mik do operohet per probleme me zemren, e duhet te qendroje ne spital deri sa te ktheht doktori turk nga pushimet, aty nga mesi i shtatorit. Spitali ka ndryshuar aq sa nuk arrij te orientohem se si ishte dikur.

I tregoj mikut se kur isha i shtruar, me sa kujtoj, sa hyje tek dera kryesore , majtas ishte nje banak per kafe, djathtas ishte nje koridor i gjate , ne mos gabohem behej shtrimi dhe analizat, une kam qene i shtruar ne katin e dyte ose te trete, kam qene ne repartin e kirurgjise. Dhoma kishte numerin 10 , e mbaj mend se 10 me kujtonte numerin e kryeministrit Anglez.

 

 

Ne dhome ishin kater shtreter, dy afer dritares, e dy mbas deret.

Ne shtreterit afer dritares ishin dy ushtare nga Tirana, mbas dere isha une dhe nje oficer i aviacionit nga Qyteti Stalin.

Njeri nga ushtaret tiranas ishte me sherbim ne kufi, ndersa tjetri diku afer kryeqytetit.

Kufitari ishte shume i mbyllur ne vetvete, fliste pak e aspak, kurse tiransit tjeter nuk i mbyllej goja. Dikush nga te familjes punonte ne ndonje ambasade se i binin revista te huaja, e me duket se do behej edhe synet, me nje fjale ishte i "perkdheluri" i fisit. Oficeri se duronte, nje dy i thoshte-ah, sikur te jesh ne repartin tim çfare te bej.

Operacioni qe do beja ishte planifikuar pas pak diteve, po meqense doktori ishte jashte shteti, me duhej te prisja edhe nje jave.

Gjate diteve te pritjes, nuk jepja fort shpjegim per problemin qe kisha, mundohesha ta sillja muhabetin. Kur me operuan, ndryshova sjellje, u bera me i hapur, flisja , qeshja, siç thone nga jugu, pa teklif.

Ky ndryshim mbase erdhi nga narkoza, nga ilaçet, se di, po vazhdoja te flisja hapur. Kur me pyesnin per operacionin, i thoja- me kane hequr gjysmen e stomakut e nje cope zorre, se me ushqimin qe kemi ne repart, gjysma e stomakut as qe eshte vene ne pune ndonjeher, e zorra eshte ndryshkur.

Pas dy diteve qe isha bere operacion, shefi i pavionit, nje doktor qe shitej per i bukur e jo per doktor, na mblodhi ne koridor dhe filloj te shiste moral e disipline, kur me afrohet e thote "Ne ketu vagabonda nuk mbajme, e more vesht?".

Te nesermen me therrasin se duhej te paraqitem ne zyrat e pranimit. Zyrat ishin ne te majte te nderteses, me shoqeroi nje infermiere e re. kur avitem tek sporteli me japin letra dhe nje panine, mundohu te arrish trenin e ores 10 e gjysme.

Infermiera kishte mbetur e habitur,- te kane bere daljen, me kete gjendje, ty te pikon plaga , e habitshme. Prit ketu se dua te flas me shoferin e ambulances se mbase te shoqeron ai deri tek treni. Ne fakt bukurise se nje femre eshte e veshtire ti thuash jo, dhe shoferi, Petrit quhej, me shoqeroi deri tek treni e me ndihmoi te gjej nje vend qe te ulem ndenjur. Mbaja doren tek plaga, gjaku kishte filluar te depertonte edhe pertej xhaketes ushtarake.

Kur hypa ne tren vjen nje polic, me shikon mire e mire, me qetesine e nje polici me pyet - kush ta futi thike?.

Nuk me kujtohet emri i tij, ka diçka te ngjashme me marangoz e druvar po te them te drejten nuk me kujtohet.

Po ato letra çfare jane?

Jane letrat e daljes nga spitali ku jam operuar.

Aha, qenke operuar, jo se te kane therur ne rruge...

Kur mberrita ne shtepi, isha krejt i zverdhur, me kishte zene treni.

Pas pak javeve plaga u mbyll, nuk ndjenja me dhimbje, e ne repart te gjithe me therrisnin "ushtari i lumtur".

Isha ushtari i lumtur sepse me ushqimin qe na jepnin, vetem une mbushja barkun.

27 Komente

Lundrim

Disa pasaktesi historike

1.

 Dikush nga te familjes punonte ne ndonje ambasade se i binin revista te huaja, e me duket se do behej edhe synet, me nje fjale ishte i "perkdheluri" i fisit.

25 vjet me pare pra ne 1984 revistat e huaja nuk lejoheshin aq hapur edhe sikur te kishe njerez ne ambasade. E njohur kjo personalisht nga une. Ne 84 lufta kunder shfaqeve te huaja ( perfshi edhe synetizmin) ishin te  reptesisht e ashper. Nuk flas ketu per ndonje te bllokut shume shume lart ne hierarkine muniste Por nje familje qe ishte ne ambasade dhe kishte djalin ushtar as qe nuk mendohej.

2

Operacioni qe do beja ishte planifikuar pas pak diteve, po meqense doktori ishte jashte shteti, me duhej te prisja edhe nje jave.

Spitali ushtarak kishte me shume se nje mjek kirurg dhe daljet jashte shteti te mjekeve kirurge te spitalit ushtarak ishin aq te ralla ne 84 sa nga tre  kirurge te pakten njeri do te ishte atje per te bere operacionin.

3.

me kane hequr gjysmen e stomakut e nje cope zorre, se me ushqimin qe kemi ne repart, gjysma e stomakut as qe eshte vene ne pune ndonjeher, e zorra eshte ndryshkur.

Ne 84ten te thoje jo kaq por qe ne fasulet e mengjesit gjete nje guricke kaloje ne burg Jo me te  thoje se ushqimi i teri nuk te dilte.

4.

 

Te nesermen me therrasin se duhej te paraqitem ne zyrat e pranimit. Zyrat ishin ne te majte te nderteses, me shoqeroi nje infermiere e re. kur avitem tek sporteli me japin letra dhe nje panine, mundohu te arrish trenin e ores 10 e gjysme.

Infermiera kishte mbetur e habitur,- te kane bere daljen, me kete gjendje, ty te pikon plaga , e habitshme. Prit ketu se dua te flas me shoferin e ambulances se mbase te shoqeron ai deri tek treni. Ne fakt bukurise se nje femre eshte e veshtire ti thuash jo, dhe shoferi, Petrit quhej,  me shoqeroi deri tek treni e me ndihmoi te gjej nje vend qe te ulem ndenjur. Mbaja doren tek plaga, gjaku kishte filluar te depertonte edhe pertej xhaketes ushtarake.

Si i tere shkrimi kjo eshte nje sajese e keqe dhe pa baze. Vec se nga spitali nuk te nxirnin pa u kurur ne kohen e 84tes. Sepse po te te ndodhte gje ai mjeku denohej per tradheti ndaj atdheut ne vecanti ne spitalin ushtrak.

 

Lundrim

Po ta kishe vene kete shkrim le te themi ne fund te viteve 80 ( 88-89) apo fillim te viteve 90 ( 90-93) apo ne fund te viteve 90 (98-99) apo fillim te viteve 2000 ( 2001-2009) edhe mund ta besoja Por 25 vjet me pare ( nje cerek shekulli me pare)  mua me duket se i tere shkrimi eshte nje genjeshter e keqe me synim qe te besh nje deklarate  politke

Duket qe nuk ke jetuar ne vitet 75-85 ose ke qene shume i vogel te mbash ne ato vite.

Shqiperia nga ana ekonomike dhe per pasoje shendetsore dhe kulturore ka ndryshuar ne fund te viteve 80. Aq shume sa tani tere historia 45 vjecare e komunizmit per arsye politike nga keta te ashtuquajtur antikomuniste personifikohet me ate kohe 85-91.

Politikisht shqiperia ka qene nje sketere e vertet ne 45 vjet, por ekonomikisht dhe per pasoje shendetesia dhe arsimi ka qene keq por u be sketere pas vitete 85 kur buxheti i shtetit shteroj ndihmat e fundit te vellait te madh kinez. Dhe u be me keq pas viteve 90 kur vec mungeses se  buxhetit ju shtua dhe mungesa e frikes dhe disiplines.

Lundrim vella, tjeter here gjej tjeter menyre te besh deklarata politke

miqesisht Toko

kallajxhi?

Me duket se kallajxhi i shkon me mire, sidomos pasi ja ka spjeguar dicka Toko. Vetem nje kallajxhi mund ta llustroste kaq mire nje histori kaq humoristike

lumidrin, this is bullshit. sorry.

ti e di qe un jam nga ata qe ta vleresoj jo pak penen.

Shqiperia nga ana ekonomike dhe per pasoje shendetsore dhe kulturore ka ndryshuar ne fund te viteve 80. Aq shume sa tani tere historia 45 vjecare e komunizmit per arsye politike nga keta te ashtuquajtur antikomuniste personifikohet me ate kohe 85-91.

Desha ta zgjeroj pak kete pike jashte temes ( pasi besoj  se nuk ja vlen te meresh me kete shkrim) por brenda qellimit te ketij shkrimi

Ne shqiperi nuk ka nje histori te vertet te 45 viteteve te komunizmit. Forcat e ashtuquajtura  antikomuniste kane bere aq  shume zhurme antikomuniste sa gjithkush sot ka frike ose nuk  ka aspak fuqi te mbyte zhurmen e krijuar nga "antikomunistetet" e te shkruaj te verten e atyre 45 vjeteve. Vetem komunistet e vjeter te hierarkise se larte te munizmit shkruajne per ato vite dhe kuptohet ata kane ineresat e tyre dhe me keq akoma askush nuk i beson. Ne keto kushte e vetmja gje qe mbetet ne kere kete zallahi te krijuar mbeten shkrime e historira te tilla si kjo e sjelle ketu ku tere 45 vjetet unifikohen me 5 vjetet e fundit te komunizmit.

Brezi yne antikomunist  i atyre viteteve do jetojme edhe pak te korigjojme Lundrimet "antikomuniste"por bresat qe do te vijne pas vdekjes sone do te mbeten me shkrime si ky neper duar dhe ..........., mbushin koken me genjeshtra te tilla

sensi i humorit vdiq. rroftë sensi i humorit!

AShes, meqë po do me e kthy n'humor... ta makabrizojm i çikë?

Siç duket, masi i kan heq gjysmën e stomakut at'her, ja kan heq edhe gjysmën e trunit tani.... se ndrysh nuk mund të spjegohet lumturia e tij vetëm me periudhën e këndshme kamerateske të kapanonit të ushtrisë... apo lumturia e sotme i ka ngal si smunie ngjitse që prej narkozës së at'hershme? smiley

P.s: vej bast (dhe pranoj baste që nga ky moment) që Lumidrin është ai me mitraloz në foto (arsyetimi im: se vetëm t'privilegjumit mund të shkonin në spital ushtarak smiley )

Nje miku im qe duhet te kete qene ne ushtri besoj ne te njejten kohe me LuminDrin, tek "anijet e huaja" ne Durres, qe ishte nje vend pellumbash krahasimisht me skutat e tjera te ushtrise popullore, qe ishte kthyer ne nje institucion te mjerimit dhe ne fakt ishte shperfaqja e gjithe atij mjerimi qe ishte ne Shqiperi, me tregonte qe pavaresisht qe si familje komuniste ishte privilegjuar dhe cuar per sherbimin ushtarak ketu ne Durres, ne kontakt edhe me "armiqte e huaj", me "buke nuk ngopeshin kurre". Nje peselekesh buke (jam i sakte ketu apo gaboj ne racionet e asaj kohe?) me shume te shtonte urine se sa ta hiqte. Nje shok i tij i ushtrise thonte qe "une ndjehem me shume i uritur pasi ha vaktin, se sa para qe nuk kisha ngrene asgje". Ajo cope buke me nje pjate supe vetem ju hapte oreksin ushtareve pa ju dhene mundesine te ngopeshin.

Une habitem se si beheshin llogarite te luftonin keta njerez, kur nuk arrinin te merrnin kalorite e duhura ushqimore qe i nevojiten turpit te njeriut ne menyre qe te kryeje aktivitetin e tij!

Pyte atë mikun tënd (se ti ndoshta s'ja ke haberin), e do të të thotë që vetëm kur ktheheshin nga ushtria kishin marrë formën e robit... megjithse me racionet 5lekshe, ktheheshin 80kilsha (dhe jo të dhjamosur!!!).

O kamunist i thekun smiley, ca deshe me thon, te beri ushtria badibillder? smiley.

@ The Speaker, nuk e di per ty, po ene une me te degjume e kam, dhe me te degjume from a very very good source smiley.  Menuja ka qene:

Mengjes: Fasule

Dreke: Gjelle me mish dhe pilaf

Darke: Caj me buke e djath.

Nga te mos badibilldoseshe smiley

Kur hynim ne mence per te ngrene ishim te uritur, ama kur dilnim ishim akoma me te uritur, por nje gje ishte e vertete, ushtaret ishin me te shendetshem nuk ishin verdhacuke si keta te sotmit. Cudi!

The speaker, ai miku ju ka genjyer.

E di si eshte puna, nga keto brockulla nuk besohen edhe ato qe kane qene vertet. Dhe keto te fundit kane qene aq te medha sa nuk kam kuptuar kurre c'duhen arabeskat me gjys stomaqe (qe as nga pikpamja anatomike nuk shkojne, per shkak te rigjenerimit te organit - is there a doctor in the house?). Nuk kam pare nje kritike per se mbari te sistemit monist! Dhe as gjyq te vertete. Kur ishte koha e gjyqit, gjykatesit u shnderruan ne bufetjere klubi, me logjike kafesh turke.

Kjo me ben te besoj se monizmi, po te mos ish kriza qe e zu (krize me definicion leninist, kur as poplli s'jetonte dot si me pare, por as monistat s'jetonin dot si me pare), te ishte per oponentet e tij, nuk do ishte shembur kurre. Aq shume i trodhi oponentet monizmi!

Ne ushtrine shqiptare atebote nuk ka patur uri. Ka patur groshe per polombar, e vertete, por buka e zeze, ajo qe mbushte rrylin, nuk ka qene mungese kurre.

Per ta pa problemin me ne perspektive, per shumicen e meshkujve shqiptare, ushtria ka qene stacioni i pare dhe shpesh i vetem, i daljes nga zhgualli i izolimit gjeografik. Madje ka qene edhe vendi i pare ku hahej buke gruri gjithe vitin! Nqse doni te jepni pikturen e vertete te korese se veriut, mos shkoni te ushtria. Ushtria eshte elementi i luksit. Ndersa spitali ushtarak... o boy, po pse mer e zini me goje??? Ne ka pas nje qender qe ishte njefaresoj OK dhe funksionale atebote, ka qene pikerisht ky spital. Ku vajta ne Shqiperi ne 2005, vizitova nje njeriun tim (ndjese paste) qe ishte shtruar atje. Spitali ushtarak ishte nje tjeter trishtim me ngerc qe solli "demokracia" ne vazhden e bjerrjes se vlerave te objekteve. Njerezit merrnin batanije nga shtepia. Dhe te diskutohet tani qe atebote te nxirrnin pa u sheruar nga ky spital???

Njerez, SAY NO TO BULLSHIT! Sepse ka effekte anesore.

Em, si ekspert statistikash që je, hidhi një sy këtij artikulli . Jo për të thënë që bota është me rrota dhe as për të gjetur ndonjë justifikim, si pjesë në rënie të grafikut të asaj periudhe shqiptare (aq më tepër për ta konsideruar diktaturë atë periudhë smiley )

Do t'a lexoj, Ed, se u dukerka shume interesant; dhe po, kam jo pak pervoje ne modelimin e serive kohore (si ato qe jepen ne grafik). Por me nje sy te pare po them qe parashikimi (viti 2010 e me pas) duket aq i njeanshem, sa po te ishte ne nje korporate te ketuhit, ai analist qe e ben ate parashikim rrezik do ngelte pa buke.

Tani e pashe dhe e lexova kete postim-kujtim  ne forme tregimi . Urime L.Drin . Paske qene i nomenklatures .Eshte vetem NJE dhe vetem NJE fakt koke-fort qe te zhvlereson edhe prurjen! 

Ne ate ndertese qe na pershkruan , ku "rastesisht ishin dhe dy ushtare" smiley , shtroheshin vetem personat VIP te kohes ose te rekomanduar prej tyre . Ushtaret dhe oficeret e thjeshte ishin andej nga ndertesa 3 katshe i dashur. Gjithnje ne se ben fjale per 25 vjet te shkuara . Po nje gje s'te kutpoj ..... Ku je "thyer" me ish REGJIMIN ???????

Per ushqimin mos e lodh kot spikerin per te sajuar spikerlleqe . Ka nje rrefenje te vjeter thone prej  te ushtrise CARISTE ku nje Gjeneral pyet nje ushtar 

" A Ju del ushqimi " ......dhe ushtetari i pergjigjet " Na del e na tepron !" Po tepricen cfare e beni - vazhdoi gjenerali " E hame zoti gjeneral !" Dhe kete batute e kane shoqeruar pothuaj ne te gjithe ushtrite e botes. Spikeri kujton se atyre qe jane ne NATO u del dhe u tepron .. smiley

Nga ju qe shkruani ketu a ka beri ndonjeri ushtrine ne vitet 80-85? Apo i keni te tera te treguara nga ideologjistet e perndjekur politike te komunizmit e miqte e tyre ish komuniste sot demokrate Berishjane?

Mjaft se late nam me genjeshtra. Ketu po ju shkruajne njeres qe kane qene ne ushtri ne ate kohe ( personalisht vete) Ju me tregoni peralla .

Mjaft se late nam.

Pershkrimi i emos eshte me i sakti per ushtrine e asaj kohe.

Faleminderit per mundimin qe keni marre.

Toko!

E verteta eshte nje, pavarsisht se si shkruhet.

Il primo risultato interessante, ma prevedibile, è stato che – con la fine della Guerra Fredda – l’output di ricchezza degli Stati democratici è aumentato considerevolmente. Ma la crescita economica cinese sta erodendo costantemente questo vantaggio, rendendo sempre meno democratica la ricchezza prodotta globalmente.

 

Per ato qe nuk kane qene ushtare ne ato vite.

Racioni i bukes 380 gram ne dite, 20 gr sheqer, 80 gr makarona 60 45 gr grosh, tre here ne jave mish ( dhie) nga 40 gram.

 Une e kam bere ushtrine 84-85. Ushqimi beterr, po ushtari eshte si derri i mire dhe ha cdo gje. Dhe ne fund dhisnim sa nje luge kafeje ashtu si i madhi Baloun. Grosha e mengjesit ishte ajo qe na mbante gjalle, si dhe ushqimet dhe leket qe na dergonte familja. Gjithashtu vidhnim ku te mundnim dhe gjeja e vjedhur ekzekutohej brenda dites, qofte ajo pule apo qingj. Vellai im qe shkoi ushtar ne qafe te Kazanit nja dy vjet me vone, i hengri bashke me ca shoke, kerricin e gomarit nje fshatari qe kishte ardhur per te takuar te birin ne repart.

Dreka ishte gjithmone qelbesire. E vetmja gje qe hahej ishte buka qe pasi e theknim mbi sobe e ngjyenim tek lyra qe dilte mbi tenxheren e supes dhe qe ne gjuhen e ushtareve quhej "ekselence". Mishit i rrujshe trapin po te mos ishe "daje" d.m.th. ushtar i vjeter.

Megjithate problemi i bukes ishte vetem per ne "tironcit" se katnaret brenda karantines trasheshin e boheshin per tu shpu ne bythe. Shume prej tyre entuziasmoheshin kaq shume saqe ne fund te sherbimit ushtarak aplikonin per kapterra dhe e vazhdonin ate model. Per tironcit rrofshin ingranazhet e bardha dhe guzhinjeret bythderre te Institutit Bujqesor. smiley

 

Spitali Ushtarak ka qene parajsa e zbritur ne toke. Kam kaluar dy jave te mrekullueshme aty pasi une dhe nje shoku im hengrem (me qellim dhe deshiren tone te paster) nje konserve mish derri te prishur qe na e solli motra e tij per Vit te Ri dhe u helmuam. Sa here shtiheshim ne krevatet e ngrohte e me carcafe te paster te spitalit dhe kujtonim tre shoket tane qe vazhdonin te benin sherbim ne dimer ne Va te Dejes dhe per jatak kishin karrocerine e Zilit "Mesimore", mbulonim koken dhe hungerrinim si derra ne nderim te mishit te prishur. Kohe te lavdishme.

PF,

Ushqimi ishte i keq por me shumice. Nuk flitej per racionim te bukes se zeze tulle te ftohte, apo per fasulet qe notonin ne lengun e ujshem pa ngjyre. Ne fakt po te ishe nga  zonat ku dyqani shiste vetem buke misri, duhet qe ne karantine te beje operacion e ti shtoje sotmakut edhe nje gjysem tjeter qe te haje sa te jepnin. Po te ishe nga zonat ku shitej buke lepurushi mbase per nja dy muajt e pare te karantines vuaje nga dhimbja e stomakut me pas uria bente te sajen dhe filloje te kerkoje edhe ti nje gjysem sotmaku shtese, dhe dita me e lumtur e jetes ishte kur te vinte buke lepurushi me qofte nga shtepia.

Por perseri nuk behej fjale per racionim

Ke te drejte.Buka ishte me rracion, po rracione gjeshe sa te dush.

Sa me nostalgji qe flet per ate kohe PF Tongue 

 Cfare nostalgjie moj Ketline. Kur i kujton tani mban mend vetem qyfyret dhe te ze gazi, por padyshim kane qen dy vjet me te humbura kot te jetes. Megjithate  e vetmja kenaqeqesi eshte se kudo ku kam qene, githmone kam pasur nje a dy shoke te mrekullueshem dhe mjaftueshem sens humori per t'ia dale matane. smiley

A e ke lexu Shvejkun? smiley

Ti je ai i mire dmth ushtari? Big Grin Mbaj mend dy xhaxhallaret e mi kur ishin ushtar. Njeri ka qene guzhinier ne ushtri dhe kur vinte me leje sillte me vete gjera qe i vidhte aty. Kurse tjetri ka prure tre kafaza me pellumba.

Jo. My role model ishte kadeti Marek. smiley

PF, se ju "tironsit" ishit msu me buke lepurushu ene s'ju shtyhej kjo e zeza nuk ua ka njeri fajin smiley.

Per te henger ka pas.  Po s'ka pas mjaftueshem do kesh qene ne nje repart me xhajen e ketlines qe vidhte racionet smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).