Zbardhen manipulimet në Shkodër. PD fiton me zero ndaj PS

TIRANË- Procesi zgjedhor, i njollosur nga të gjitha anët në numërimin e votave, ka pësuar edhe më parë deformime të çuditshme, që kanë vënë në dyshim standardet e përgëzuara ditën e parë. Gjatë ditës së votimeve, komisionerë dhe përfaqësues të PS-së në Shkodër, janë ankuar për kërcënime dhe presione nga më të ndryshmet. Ata kanë denoncuar raste të ndryshme, por në total procesi u duk sikur shkoi mirë.
***
Hapja e kutive të votimit nxori në pah manipulime të shumta, të bëra në mënyrë tepër të dukshme. Në të paktën, tre raste janë evidentuar kuti votimi, ku rezultati ka qenë me zero. Madje, në këto raste, procesverbalet e votave, si dhe firmat në regjistër, duket sikur janë hedhur nga një dorë e vetme. Dokumentet zyrtare të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se në KZAZ-në numër 42, qendra e votimit 186, rezultati është Partia Demokratike 93 vota, partia socialiste 0 vota. E njëjta gjë vihet re edhe në KZAZ-në numër 44. Në qendrën e votimit numër 38, Partia Demokratike ka marrë 153 vota kundrejt zero votave të Partisë Socialiste; në qendrën e votimit 75, PD-ja ka marrë 111 vota dhe PS-ja sërish 0 vota. Kandidatët socialistë kanë denoncuar këtë fakt, duke thënë se gjithçka është e manipuluar dhe se situata nuk është aspak reale. Sipas tyre, kutitë janë mbushur nga militantë të PD-së dhe më pas komisionerët socialistë janë detyruar që të firmosin procesverbalet. Për këtë fakt, kandidatët socialistë kanë duke përpiluar një dosje të plotë, e cila do i vihet në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kolegjit Zgjedhor, por edhe prokurorisë. Sipas tyre, falsifikimi duket nga fakti që të gjitha janë firmosur nga e njëjta dorë dhe kjo do të vërtetohet nga organet kompetente.
***
Përveç kutive "me zero", zona e Shkodrës ka edhe shumë kuti të tjera, ku rezultati është tepër i dyshimtë, ndërsa skema e manipulimit pothuajse e njëjtë. Në KZAZ-në numër 42, qendra e votimit numër 191, Partia Demokratike ka marrë 116 vota, ndërsa Partia Socialiste vetëm dy. Në KZAZ-në numër 44 vihen re rezultate si 139 me 19 në favor të PD-së, apo edhe 148 me 7 sërish në favor të PD-së. Burime të Partisë Socialiste pohuan se janë në pritje të mbylljes së të gjithë procesit të numërimit për të marrë në dorë edhe materialet origjinale të votimit, ku dallohet i njëjti shkrim në të gjitha firmat e votuesve. "Në këto qendra është votuar pa karta identiteti dhe pa pasaporta. Kjo duket qartë, sepse në procesverbale nuk janë shënuar numrat e dokumenteve të identifikimit. Kjo është në kundërshtim me ligjin",- thanë dje përfaqësuesit e Partisë Socialiste në zonën e Shkodrës. Përveç kësaj, i gjithë procesi është shoqëruar nga votime familjare dhe në grup, ku një person vendoste për të gjithë të tjerët.

KZAZ nr. 42

Qendra e Votimit

186 (93-0 për PD)

Qendra e Votimit
190 (107-4 për PD)
191 (116-2 për PD)

KZAZ nr. 44

Qendra e Votimit
38 (153-0 për PD)
43 (148-7 për PD)
75 (111-0 për PD)

KZAZ nr. 40

Qendra e Votimit

257 (143-1 për PD)

59 Komente

O miletn ne shkoder e malesi te madhe, ka zona qe asnje nuk voton ps-ne, pasi ajo parti shikohet si djalli (dhe sipas meje kane te drejte).

Jo po paragjykoni voten e shqiptarve? Turp !

 

Jemi ne demokraci dhe secili voton cte doje, e nes enje fshat eshte i djathte, le te ngele i tille !

Po ne kucove a kishte votues te pd-se? JOOOOOOOOOO

 

Ca beni muhabete koti atehete? Apo xhaxhi kokerdhimit i dogji pergojimi qe i beri birisha?

Dakort mer lal që i gjithë fshati është salist (se me demokracinë dhe të djathtën e Salës nuk kanë asgjë të përbashkët), por përderisa në komision ka edhe anëtarë të Ps, do të thotë që TË PAKTËN 1 VOTË për Ps duhet të kishte.... kjo tregon që edhe manipulacionet vazhdojnë të bëhen prej njerëzish injorantë smiley , të paktën të fusnin 3-4 vota për Ps (men për herë tjetër) dhe ky muhabet nuk do ishte hapur smiley

pra po te kishin vjedhur votat sdo kishin pasur kaq mend sa ty qe te vendosnin nje vote per ps?

aman o burre, mos ja fut pordhes

Dakort jam me ty që s'ka asgjë të habitshme që PS të ketë 0 vota. Po nuk ka asgjë të habitshme që edhe kolanicioni i PS, të pretendojë që ka manipulim votash dhe që proces-verbali është firmos nga e njëjta dorë. Jemi në demokraci apo jo?

Tani le ta zgjidhin ekspertët.

LOL mire qe eshte shekulli qe zbardh manipulimet...Po te kish patur manipulime votash ne nje qender votimi me 100-e ca votues, ku te gjithe e njohin njeri tjetrin , do dilnin shkodranen deri tani te protestonin.

KZAZ nr. 44

Qendra e Votimit
38 (153-0 për PD)
43 (148-7 për PD)
75 (111-0 për PD)

Po te shikosh kete qender votimi ,del ne nje perfundim te "cuditshem "  se atje eshte votuar  familjarisht ,me urdher te "burrit te shtepise DEMOKRATIKE  " !

Votimi familjarisht sipas "burrit te shtepise "eshte mohim i drejte perdrejte i demokracise , ky rezultat tregon edhe nje budallallik tjeter nxjerr ne pah injorancen dhe friken e atij qe ka kryer "krimin" njesoj si ai krimineli ,qe per ta bere te sigurt Vdekjen ,e godet viktimen me mijra here ! Kjo e ben me te lehete zbulimin e krimit ,dhe gjendjen emocionale te kriminelit ,153 me zero ,eshte e mjaftueshme per te zbuluar "krimin"!

"Krimineli "nuk ka qene i zgjuar , se mjafton nje aithmetike e thjeshte duke pjestuar 153  votat dhe duke i shtuar nja 10 vota gjysmes ne favor te vet ,do ta bente krimin shume me te veshtire per ta zbuluar !

153 per PD dhe 0 per PS ,eshte nje krim i paster me voten e shqiptareve  kunder demokracise ,kur nje njeri dikton dhe te tjeret shikojne dhe nuk denancojne !

pse krim?

pse nuk mund te koincidoje mendimi i cdo pjestari me ate te te parit te shpise?

aman, po ju ju ka ka marre ne qafe 50 vejcari komunist

Sillni pak ketu edhe kutitet e Kucoves,  ju lutem se as atje PD afersish me zero ka dale smiley

 

p.s Nuk kishte shkuar Saimir Tahiri me stilolaps cudiberes andej nga shkodra, smiley ose ti kishte dhene ndonje atyre komisionerve, apo sdinin ta perdorinin.

 Ne keto zona kjo nuk eshte ndonje cudi e madhe, andej votohet fshatce. Del kryeplaku e thote per ke do votojne, e ashtu votojne te gjithe. Jam mese i sigurte qe nuk jane zonat e vetme. Me siguri ka fshatra nga zona si Tepelena si psh Salaria ku eshte e njejta situate pro PS. 

Biles une kam pare edhe me keq. Ne 2001 ne Breg te lumit ne Tirane ka dale nje kuti 800-0 pro nje kandidati te PD, po atehere PD humbi thelle ne tere vendin dhe nuk ju be vone njeri te komentonte. 

O Stanç, nuk ka asgjo jashte ligjit thu ti. Po te marresh e te shkrush

Madje, në këto raste, procesverbalet e votave, si dhe firmat në regjistër, duket sikur janë hedhur nga një dorë e vetme

dhe pastaj te shkrush 5 rreshta mo poshte :

Sipas tyre, kutitë janë mbushur nga militantë të PD-së dhe më pas komisionerët socialistë janë detyruar që të firmosin procesverbalet.

Kjo te duket llogjike? Sipas ktyne i bi qe komisioneret e PS-se te kene firmos ene per ata te PD-se.

Po fakti qe askush nuk jep shifrat se si eshte votu me pare ne keto zona (per te bo krahasimin), te duket gazetari apo shkerdhatori politike. Po per qendrat e votimit ne Berat ku kishte N me 0 apo me 1 per PS-ne, pse nuk te duket e çuditshme ty?

Ore jau thashe qe jeni msu keq me ne qe urrejne monizmin dhe jena bo skorpionsa blloku, e nuk e kuptoni se ka fshatra te tera ne Veri ku njerzit nuk i harrojne dot krimet makabre te Gramoz Ruçit me shoke.

Per mu ata njerez jane NDER per ate popull qe shpesh duket sikur harron ç'do te keqe qe i bejne. Ata mund te mos kene nivelin kulturor apo intelektual te skorpionsave te bllokut, po te pakten e kane aq burrni sa mos t'i lepine bythen atyne qe deri dje i kane shkel me kome.

Po faji ketu o bo 19 vjeç or daje. Se kur nuk po jena te zotet me denu ata njerez qe kane vra e pre po perkundrazi po i themi : "Bujrum konkuroni per tu bo ministra e kryeministra, normale qe gjose se keqe do i hapet oreksi e do menoje qe ktyne i paska pelqy shkelja me kome!"

o Zguç, nuk më rruhet shumë mu' sesi e ka qëndis paçavuren e vet gazetari e ka kundërshtu atë qe ka afirmu. Unë tashti nuk do merrem, me skanu fjalë për fjalë çdo artikull propagande të gazetave (të kujto krahu politik). Thelbi i artikullit është që PS ka kontestu votimet në atë zonë dhe unë atë komentova. Se ça bon ushtari-gazetar nuk ka pse të habisi ty.

Ajo ça mu' më duket normale, është që kur një konkurent në garë, ka kundërshtime, ato duhen pa deri në fund nga organet kompetente që ka caktu shteti. Nuk zgjidhen vendimet kështu siç thu ti er daj: "nuk e marr parasysh kontestimin tënd, se mu ma do mendja që.......".

N.q.se PD është e qetë në rezultatin e dalë, ti thote bujrum hajde shifi votat, hajde i analizojmë firmat, dhe në fund po u konfirmun rezultatet e njohme, ti thotë ik pirdhu merru me komisionerët e tuj dhe me ato që keni pagu me hudh votën për PS e që ta kanë fut. Kjo është llogjika atij që do me zhduk konfliktet.

Për konstestimet e mundshme të PD ne Berat, të ndjeki të njëjtën rrugë. Mos me boj komente me paralelizma mu se ta njita me i zekë qafës. Duket sikur po do me më mush kokën për diçka që ti e di mirë që s'ma ndjen hiç.

Nji gjo të fundit: mos i ngatërro famëkeqët e politikës 19 vjeçare dhe ça meritojnë ata, me standartet e proçedura kontestimesh. Nqse kena ndërmend me hec përpara duhet me i lëne menjëanë mendime të tipit: " e ka kontestu filoni dhe ai është qen, kështu që s'ja jap të drejtën"

Mire thote Apple, po mire o Stanç (e kom kap me ty se nga ty nuk prisja te komentoje kto paçavure), po si nuk doli nji nga votuesit e ketyre tre kutive e te thote, mua me kane vjedh voten se ja kom dhone Aqif Kapertonit (llafi qe bi)?

Se u trasha tu perserit te njejtat gjona. Kur ka ne Amerike vene jo me 100 vete po shme here me teper qe votojne 100% per republikanet, pse po u çuditkena ne qe te paska ne Shqiperi, njerez qe pasi jane masakruar nga komunizmi nuk dune me ja pa mo bojen.

Me kuptoni nuk du me thone ne asnje menyre qe katunaret e Amerikes llogjikojne me shume se fshataret tane, po thjesht qe atje ka shume me pak motive qe nje zone e tere te jete e radikalizuar.

Siç e pata thëne tek komenti i parë mu' nuk më habit që PD të ketë marrë 100% të votave. Dihet që në shumë zona në Shqipëri, votohet jo me familje po me fis, ndaj ajo ça i duket e çuditshme Danielit, në Shqipëri ndodh.

Mu' ma do mendja që Aqif Kapertoni ka pagu lek për vota dhe votuesit ja kanë fut. Aqif Kapertoni tashti hudhet përpjetë dhe e kontesto. Gjithsesi  kjo besoj nuk duhet të habisi shtetin me marrë parasysh kontestimin. Duket sikur na habit më shumë neve komentuesve që s'kena votu.

Komisioneret socialiste u "mallengjyen" aq shume nga entuziazmi i demokrateve sa e hodhen voten e tyre per PD-ne  smiley  lesh lesh thuaj...

rezultat 99.9% ka vetem ne diktature dhe fashizem ooooooo trima.... nuk egziston 99.9%-shi ne demokraci o enderrimtare komunisto-bollisto-demokrate a cfare jeni...

Lizander, ma jep nje "vend" ne US qe vota eshte 100% per njeren ane ose tjetren.  Hera e pare qe pame statistika (jo per vende, por per kategori votuesish) te larta, tek 85%, ishin zgjedhjet presidenciale te vitit te kaluar, dhe vota e afro-amerikaneve. 

Qe ka votime familjare as qe nuk behet fjale te vihet ne diskutim.  Nje artikull disi rreth ketij fenomeni gjendet ketu.  Mgjth te dhenat jane me teper rreth periudhes se 2005, gjthesesi, nuk ka ndryshim rrenjesor per t'i hedhur poshte.  Plus qe, si i tha xhaxhi komisionerit?  "Ti mbase e ke grun me shkolle, po kjo e imja eshte pa shkolle."  Se xhaxhi per vete ishte me 10 grada shkencore ....

Qe Shkodra eshte me "blu" se zonat e tjera qe mund te jene "aqua", blu e lehte, etj variacione blu, edhe kjo duhet te kihet parasysh. 

A eshte e mundur te gjenden dhe te krahasohen votat e 2005 ne keto qendra votimi me votat e 2009?  Per te pare a ka ndryshim? 

Plus, perse nuk u ankuan komisioneret e PS ta zeme, sidomos ne rastin kur kishte 0 apo nje vote per PS?  Nqs votohet familjarisht nga njera ane, besoj se ashtu votohet dhe nga ana tjeter. 

Por, nqs nuk gaboj, ne teresi ne Shkoder, PS mori 4 mandate ne krahasim me 2 ne 2005.

 

 

O Monda, sinqerisht emrat nuk me kujtohen po kom pa nje emision ne France mbi zgjedhjet ne Amerike, ku flitej per disa qyteza te vogla (per dimensionet e Amerikes) me me pak se 1000 banore ku njerzit votonin prej dekadash per republikanet. Biles ne njeren prej tyre ishin instaluar dy familje qe votonin per demokratet dhe te gjithe i tregonin me gisht (aq e sigurte ishte vota per republikanet sa qe kur ishin gjet vota per demokratet e kishin kuptu menjehere se ishte vota e ktyre qe kishin ardhur se fundmi ne ate vend) Ne mos gabohem keto vende ishin ne nje shtet ne lindje (ka mundesi ne  Kenerike, emri i shqiperuar per Connecticut) se anej nga Texas-i apo Jugu i thelle s'do çuditesha fare une. Se andej ka rob te semure qe dalin pernate (e bejne me rradhe) me pushke n'dore me mbrojt kufinin se mos hyjne klandestine meksikane.

Connecticut? :o

Ndonje "fshat i thelle" ne PA edhe e besoja (mgjth francezet cofin t'i ekzagjirojne pak gjerat per amriken lol) por ne Connecticut, no way.  Texas nuk eshte dhe aq tmerr, per votimet e kam llafin (ka pas edhe guvernatore te PD-s), plus qe popullesia jo e bardhe eshte ne rritje me hapa te shpejta. 

Une per zgjedhjet e 2008 te pyeta, nqs i referohesh atyre, si zor me duket nje fenomen i tille, mgjth cfare s'ben vaki in this land of juesej.

1. Pyetjes "Ke pare ti ndonje vend qe voton 100% per nje parti....." Po ju them PO kam pare ne Shqiperi.  Monda mos krahaso Shqipeirne me "..... ndonje vend ne bote...."

2. Komisjoneret shume here  ne zonat e thella, jane te tere te nje partie ose ka parti qe nuk sigurojne dot komisjoner dhe marin te tjere. KJo ndodh kur partia ka kanditat por ka qendra votimi qe nuk i mbulon dot me komisjonere ( se nuk gjen dot PS ne Malsine e Madhe). Duhet plotesuar numuri. Nuk e di si ka ndodhur ne Shkoder por di dikur keshtu eshte shume here

3. Ajo qe nuk kuptoj eshte ky votimi familjar. Si realizohet kjo ? Lejohet me ligj qe buri i shpish, te shkoj vetem e te votoj per 15 vetat e familjes? Apo burri ju jep celular me fotografi te 14 veteve te familjes dhe ju thote

Po nuk me sollet fotografi qe keni votu per PD ju kam per tju zhdeb n'dru

Mendova se patriarkaliteti shqiptar ishte thjesht ne mendesi Pse eshte edhe i ligjeruar?????

O TOKO! 100% nuk votohej as për Enver Hoxhën... Edhe Enveri nuk e jepte asnjëherë 100%, po kta duan të tregohen më katolikë se Papa

atehere jo, por tani je i lire te besh cte duash

dikur votoje ke te thonin, sot spyet per njeri

S'e krahasova toko, ato krahasimet ishin per tjeter gje me Lizandrin. 

Per piken 3, kam vene nje artikull me lart qe shpjegon shume mire kete dukuri, por eshte i gjate, une tani s'do kisha nerva ta lexoja, po e kisha lexuar para zgjedhjeve.  Plus qe votimi familjar eshte verejtur dhe nga vezhguezit e huaj.  Dhe ishte nje nga ankesat per zgjedhjet e se djeles.  Epitoma e ketij fenomenit ishte xhaxhi qe permenda me lart, dhe qe u filmua.  Pasi e pashe ne televizor, kete pyetje bera dhe une, mire qe e tregojne si "barcalete" por komisioneret aty si e lejuan te pakten kete qe pati cojones dhe e u mburr ne sy te te gjitheve per ket pune.

e 100% ne tere shqiperine nuk eshte votuar per E Hoxhen, e drejte kjo, por per PDne eshte votuar edhe me pare 100% ne disa qendra votimi ne  Malsine e Madhe (1992) ( mos haro ka zona me 500 veta ku te tere jane nga nji mbiemer dhe nji familje) Mos i ngaterojme gjerat me Evropin e Ameriken, flitet per Malisne e Male te patriarkalizmit te Mujit e Halilit or miku jem ku ka vetem 5 shpi me 500 vete gjithsej , ku telefoni nuk punon dhe akoma lidhjet behen "Oooooooo kane vra......Ooooooo " Ku makina nuk kalon dhe vetem mushka e kali jane mejti i transportit. Mos i ngatrojme gjerat kot per hir te fushatesh smiley

flitet per Malisne e Male te patriarkalizmit te Mujit e Halilit or miku jem ku ka vetem 5 shpi me 500 vete gjithsej , ku telefoni nuk punon dhe akoma lidhjet behen "Oooooooo kane vra......Ooooooo " Ku makina nuk kalon dhe vetem mushka e kali jane mejti i transportit.

ca thu kshu me?!!?

Malesia e Madhe eshte zone goxha e zhvillume toko.

PO edhe ne malesite e thella te dukagjinit, e zonave te thella nga hasi e kuksi nuk eshte keshtu si thu ti. Ka celularna, sacra, motorrna e makinera.

Duhet te bosh i vizite patjeter toko se ke e humb idene fare se ca bohet knej.

O Monda po ti ke me verte bindjen se po te kishte qofte edhe nje njeri qe ka votu per PS-ne ne ato kutite me 0, intervistat e tij dhe ftyra e tij s'do kishin bo xhiron e botes?

Sa per detyrimin e kom thone vete qe fajin e kom vete po sinqerisht nuk e duroj dot ket manine e ktyne per te dizinformu. Ndoshta bojne njesoj ene ata te tjeret po une nuk lexoj kurre gazeta apo media qeveritare qe flasin per "Belulin".

Naimi me tha nje gjo me men dje (i ndodh ene atij hahaha).  Berishes i intereso kjo situate kaotike dhe partizane ne media se ai eshte mjeshter ne te tilla situata. Si lendo ti a do shifte njeri mo Klanin tu i bo lajka Berishes nqs te tjeret do ishin te ekuilibruar? Po duke dale vazhdimisht bllof me lajme bombastike, njerzit acarohen dhe kush eshte pak militant shko shef Klanin e behet akoma me militant, dhe kush nuk e rru fik televizorin ose shef Supersportin.

Rezultati o qe ne zgjedhje, njerzit me men nuk votojne se u jane neverit te gjithe dhe per fatet e venit vendosin mitingjaret.

Dhe nuk du te menosh se mendoj se nuk ka pas pislliqe gjate ketyne zgjedhjeve. Me siguri qe ka pas, po jane bere ne kurriz te te vegjelve se me njoni-tjetrin s'ja ka majt me bo.

Pislliku midis njona tjetres ishte ne fazen e fundit te numrimit, ku secila pale bllokote numrimin qe te fitonte kohe. Se pari se e dinin qe njerzit do lodheshin dhe nuk do e rrunin mo (sinqerisht kujt i plas mo tani, pas gjithe kesaj tallje se kush "fiton&quotsmiley dhe mbi te gjitha fitonin kohe per negociata me LSI-ne. Merr rastin e PD-se ne Fier. Po te dilte rezultati 70-66-4, LSI kishte force vendim-marrese qe ne berjen e qeverise. Kurse duke qene rezultati 71-65-4 LSI-a ishte shume me pak e domosdoshme.

Po i njejti muhabet ne Lezhe e Bushat per krahun kundershtar.

Keto jane pislliqet qe ne duhet te denoncojme dhe per te cilat duhet me ngrejte zonin jo ato qe fabrikohen per te impresionu masat.

Ajo qe me shqeteson mu ketu o se pavaresisht se shumica jane anonime dhe se nuk kane asgje ne dore per te influencu voten e robve, robt dalin nga vetja dhe riprodhojne gjona qe nuk i besojne as vete vetem prej inotit te atij tjetrit qe i mendon ndryshe. Vetem une e paskom kuptu qe bllokimi i numerimit ishte nje super-pisllik.

A jemi te gjithe dakort qe shumices ketu i dhimset ai vend shume me teper se atyne per te cilet ne po bejme gerr-verr. Pse mos diskutojme ne menyre konstruktive per te ndihmu njoni-tjetrin me kristalizu ca gjona ne koke, po duhet te rrime tu hudh shashka e tu bo "shere"?

Pse u dashka te bime viktima te 5 a 10 militanteve ekstreme ketu, qe vijne hedhin bajga e na qelbin muhabetin? (ndoshta ketu e kom ene une fajin qe i mor gjonat shume per zemer po nuk mund te nderroj koke)

O Monda po ti ke me verte bindjen se po te kishte qofte edhe nje njeri qe ka votu per PS-ne ne ato kutite me 0, intervistat e tij dhe ftyra e tij s'do kishin bo xhiron e botes?

O Lizander, aman mer burr i dheut, se na eshte bere koka lemsh me keto gerr-verret per zgjedhjet, e nje gjuhe po flasim e s'po merrna vesh.  Po ate thash me lart mer lal, qe pse s'u ankuan keta te PS, dmth komisioneret, por i vulosen votat si n'rregull.  Ose ben vaki s'ishin nga zona perkatese, ose pastaj t'u pijne lengun.  Dhe qendrojne arsyet qe thashe me lart.  Shkodra bllllluuuu, dhe vota me konak. 

Persa i perket nivelit te debatit, militant ka nga te gjitha anet, por eshte ne doren e secilit "mos me thellu hendekun e budallallekut" smiley.

Toko, votim familjar quhet kur burri i shpise "asiston grune apo nonen apo edhe njerez te tjere te familjes ne momentin e votimit. Kjo ne parimin e demokracise eshte skandal se duket si presion, por ne fakt per Shqiperine ka vetem rolin qe mos qisi shume vota te pavlefshme.

Une personalisht mendoj se ne 95% te familjeve shqiptare mbizotron e njejta bindje politike. (me familje nenkuptoj burre, grua e femije te pamartuar) Edhe nga njona one shyqyr se e imagjinoni ju me m'lonemu me i shpi me nji qe voto per Ramen, larg qofte! hahahahahaha

Une se marr vesh kete muhabet mer jahu.NJoni thote ka mundesi ,tjetri ska mundesi ,nderkohe qe populli fukara ka shpenzuar miliona dollare per te vene ca bicim kamerash pikerisht per te hequr keto dyshimet.Kaq te veshtire e kemi qe te bim ne nje emerues te perbashket e te themi te vihet DVD te marrin palet ca kokoshka me vete te ulen e ti shohin ca ka ndodh.

Oh OK pra jo me celular por ne me perosn vete tek kabina..... Nejse kjo ka qene edhe me pare por vec per invalidet, gtani qeka bo qe baba 75 vjec te jete ne kabine kur voto cuni 21 vjec me qellim qe ta ndihmoj cunin te votoj???????  Hajt mo se nuk e prish kjo punen. Ka gjera mo t'mdha se kjo

O Canart une them qe duhen ene ca birra (pa alkool per ata qe e kone pijen me sherr)

 

Stanço kujt do me ira ti me? Apo bo si i forte noshti qe e ke shpine jashte "unaze"? hahaha

Une nuk po te them qe s'duhet ta marri parasysh shteti kontestimin. Une po te them qe nuk duhet me i besu aqi fort pa u vertetu se kontestimi ka baze.

Kurse minimumi i etikes gazetareske ne te tilla raste do ishte qe te jepte lajmin duke citu ata qe kontestojne dhe jo si opinion te gazetes. Sepse teorikisht ajo eshte gazete e pavarur pra automatikisht merr pozicionin e gjykusit pasi kamarre vendimin duke na tregu edhe se si eshte bere kontestimi. Besoj ti e kupto qe kjo minimalisht kondicionon lexusin, ndaj une po çaj trapin ene kom gjithe diten qe rri tu kerku gurin e budallait ne lume. Per mend e kokes po ene prej teje o Stanç se kur pashe qe kishe shkrujt ti ktu e hongra e u futa. Ene ti e di qe una nuk jom tip qe e lej shokun n'onjoronce.

Dhe me qe une kom arrit ne nje faze te ronde te adikshënit, pote pys ketu se çar bone per pashaporten e goces se vje Beli pasneser kshu qe po deshe ta sjell ajo.

  tr="QV " style="border-right: #ece9d8; padding-right: 5.4pt; border-top: #ece9d8; padding-left: 5.4pt; background: #ccffff; padding-bottom: 0in; border-left: #ece9d8; width: 48pt; padding-top: 0in; border-bottom: #ece9d8; height: 12.75pt">QV  0038Aleanca Demokratike0Bashkimi Liberal Demokrat0Lidhja Demokristiane Shqiptare22Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë0Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian0Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet0Partia Balli Kombëtar1Partia Balli Kombëtar Demokrat0Partia Demokracia e Re Europiane2Partia Demokratike153Partia e të Drejtave të Mohuara e Re0Partia Forca Albania0Partia Lëvizja e Legalitetit0Partia Ora e Shqipërisë0Partia për Drejtësi dhe Integrim0Partia Republikane Shqiptare53Lëvizja për Zhvillim Kombëtar1Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar0Partia Demokristiane e Shqipërisë12Partia e Reformave Demokratike Shqiptare0Partia Konservatore Shqiptare0Partia Rruga e Lirisë0Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut1Lëvizja Socialiste për Integrim3Partia e Gjelbër0Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve0Partia Socialiste e Vërtetë 918Partia Toleranca e Re e Shqipërisë0Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut37Partia Demokracia Sociale0Partia G 990Partia Socialdemokrate122Partia Socialiste e Shqipërisë0Partia Ligj dhe Drejtësi0   415

Nuk me  intereson fare politika por ky informancion eshte kollaj i verifikueshem ne www. cec.org.al. Ketu solla shembull vetem njeren. Ju qe keni edhe kompjuter kontrolloni se gjerat jane vetem nje klik larg e mos besoni vetem median

Nese ata kane rene dakort ti lene zone tet lire Partise Socialdemokrate cfare problemi ka ketu qe PS te dale me zero.

Media edhe kete here ja fut kot. Nese dikush kontribuoj qe keto zgjedhje te ishin jashte standarteve jane POLITIKA dhe MEDIA

 

 

QV      0038 -  415 vota Aleanca Demokratike 0Bashkimi Liberal Demokrat    0Lidhja Demokristiane Shqiptare         22Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë       0Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian           0Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet            0Partia Balli Kombëtar 1Partia Balli Kombëtar Demokrat        0Partia Demokracia e Re Europiane     2Partia Demokratike     153Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 0Partia Forca Albania   0Partia Lëvizja e Legalitetit      0Partia Ora e Shqipërisë            0Partia për Drejtësi dhe Integrim          0Partia Republikane Shqiptare 53Lëvizja për Zhvillim Kombëtar           1Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar   0Partia Demokristiane e Shqipërisë      12Partia e Reformave Demokratike Shqiptare   0Partia Konservatore Shqiptare            0Partia Rruga e Lirisë   0Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut   1Lëvizja Socialiste për Integrim           3Partia e Gjelbër           0Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve     0Partia Socialiste e Vërtetë 91 8Partia Toleranca e Re e Shqipërisë      0Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut          37Partia Demokracia Sociale      0Partia G 99      0Partia Socialdemokrate           122Partia Socialiste e Shqipërisë 0Partia Ligj dhe Drejtësi           0

Heheh sa te turpshem qe jane kta te "medias" qe ore e minute s'kan rreshtur se shpikur manipulime. Grupe Armiqsore brenda Grupesh Armiqsore gjejne kta gazetaret Shqiptar.

Paska MANIPULIM votash...spese asnjeri nuk votoj PS-en. Me falni po a ISHIN prezent komisioneret e PS-es ne ato zona? A PRANUAN me procesverbal mbledhjen e votave?

Pastaj vetem kur u hapen kutite...doli qe "uaa paska pas manipulime...padyshiimm!".

-----

Kjo me cudit...se Tokoja me shoke kan nja nje jave qe s'ju pushon goja ke Peshku Pa Uje qe "jan vjedh, jane be manipulime" etj etj. Kto te thena kur s'ka pas ASNJE rast kur ndonje komisioner i PS-es te ket delaruar se ka pas probleme gjat votimeve. Dhe kur te gjitha numurimet e votave jane te filmuara dhe te dokumentuara 110% dhe s'ka asnje shans per te bere asnje vjedhje dhe asnje manipulim (me votat FIZIKISHT).

Pastaj cfar ju thoshka kryeplaki i fshatit kshu?? Votoni per PD-en...por edhe per PSD-en...edhe per PSV91...edhe per PBDNJ...edhe per LSI...edhe edhe. 

 

--------------

Faleminderit SHUME plus-minusit qe morri kohen te shkonte ke burimi ZYRTAR i KQZ-es dhe te nxirrte rezultatin e asaj zone. Ja qe megjithse PS-ja paska marre zero...si e shpjegon SHEKULLI qe LSI-ja ka 3 vota? smiley SI e shpjegon qe PSD-ja paska 122 dhe PBDNJ-a pask 37 dhe PSV91 paska 8??

Kjo tregon qart qe ktu ka nje stermundim per te bere PROPAGANDE dhe per te krijuar nje imazh FALLCO ne mendjen e qytetarve. Per ti hedhur hi ne sy...per ti marre per budallenj ne fakt.

Dhe ju qe i besoni kaq kollaj kto gjera...mendohuni mire dhe njehere.

Bravo Peshku pa Uje!

 

Postohen vetem materiale nga Shekulli, gazete tipike e njeanshme....

Natyrisht kjo e ndihmon edhe me shume Berishen...sepse bie edhe besueshmeria e vete Peshkut pa Uje...

 

Dhe themi pastaj sa fat pati Berisha! Jo or jo, jemi ne qe ja dhame pushtetin, duke dashur ta luftojme me armet e tij te dikurshme.....

 

A dini gjë nëse u bo Qeveria akoma???

qeveria eshte e bere.

 Berisha fitoi zgjedhjet andaj do te jete edhe per 4 vitet e ardhshme.

 Mos ke merak per kete pune fare.

 Te skaduarit komuniste do te qendrojne jashte qeverise edhe per 4 vite.

Kur ja kane fute PD-se ne Shkoder e Lezhe merre me mend ne qytete te tjera...

 

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë një numër parregullsish në rezultatet e veta paraprake, një pasqyrë jo e plotë e të cilave është më poshtë.

Fillimisht të dhënat nga KZAZ-të kanë mbërritur në KQZ në mënyrë elektronike, por tani që janë dorëzuar tabelat përfundimtare përmbledhëse, shihet se ka mosperputhje. KQZ vazhdon të korrigjojë rezultatet që ka publikuar deri më sot. Nga të dhënat e mëposhtme, shihet qartë se një numër i konsiderueshëm votash do të shkojnë për PD. Vota këto, që deri tani janë deklaruar si të PDRE në disa qarqe të vendit.

- në Qarkun e Durrësit, në QV 1430/1 të KZAZ nr. 8, 168 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;

- në Qarkun e Elbasanit, në QV 2303 të KZAZ nr. 12, 237 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;

- në Qarkun e Kukësit, në QV 0502 të KZAZ nr. 36, 75 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;

- në Qarkun e Lezhës, QV 0847 të KZAZ nr. 39, 250 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;

- në Qarkun e Lezhës, QV 0707 të KZAZ nr. 37, 150 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, ndërkohë që rezultati elektoral prej 2 votash i Partisë Demokracia e Re Evropiane i është regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokratike;

- në Qarkun e Shkodrës, në QV 0280 të KZAZ nr. 40, 183 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane.

O Stanço me prit se do vi te te bi!

Ho me e shef se çar bo kjo gazeta e kusherines endemoles apo jo?

S'ke faj ti se nuk qellova ktu per koncertin e AC/DC dhe shpetove pa te vone para topave gjate "For those about to rock".

KZAZ nr. 42

Qendra e Votimit

186 (93-0 për PD)

Qendra e Votimit
190 (107-4 për PD)
191 (116-2 për PD)

KZAZ nr. 44

Qendra e Votimit
38 (153-0 për PD)
43 (148-7 për PD)
75 (111-0 për PD)

KZAZ nr. 40

Qendra e Votimit

 

257 (143-1 për PD)

Te ishin ne qytet keto rezultate edhe mund te thoshja qe eshte manipulim, por duke konsideruar qe jane ne fshat nuk me duket jashte llogjikes qe te kete rezultate 148 me 7.

Dihet ajo pune se si votohet ne fshat. Vendimin e merr krye-x dhe te tjeret e ndjekin. ... Mund ta bejne kete per bindje, mund ta bejne per interes, mund ta bejne nga frika, mund ta bejne per para...

Nqs. keto jane provat e manipulimit, nuk jane gje!

Eshte mire sdq. qe te ekspozohen ne media, por nga ana tjeter lexuesi i hedh nje sy emrit te gazetes edhe...

Ols mos u merr me analizen e artikullit se realiteti o krejt ndryshe. Shif posten e  plus-minus 

Me qe ra llafi rrofsh kushdo qofsh per sqarimin!

E pashe!

Skandaloze! Ups... dmth. normale per zgjedhjet ne Shqiperi.

I vetmi manipulim ketu eshte manipulimi i gazetes shekulli dhe disa mediave tjera te majta qe tani kane filluar te kafshojne njera tjetren e qe kjo lufte quhet  lufta brenda llojit majtist.

 Eshte fakt i pamohueshem se ne disa vende ne Shkoder nuk ka asnje votues per te majten sepse e majta ju kujton krimet e papara komuniste.

 Une jam nga jugu por jam gjeresisht i njohur me kete zone te vuajtur nga komunizmi.

 Te gjitha zonat kane vuajtur nga komunizmi por kjo zone ka qene me e persekutuara.

 

 URIME PD. URIME ARDHMERIA E SHQIPERISE.

 

T'erdh zani? smiley

Ka kishe hum gjith kto dit mer dreq?

 

Personalisht, fitorja !!!  me ka lene nje shije te mire.

Aksioma eshte qe;

Zgjedhjet pa standarte jane zgjedhje te manipuluara.

 

I uroj Dritan Priftit qe ta mbaje KUSHTIN qe i vendosi Sali Berishes(jo P.D) .

Gjalle akoma ky Koco Kokedhima?! Sapo te mberdhifi Edi do mbaroje dhe Kocoja,ky biznesmen i deshtuar qe mbahet artificialisht me paret e Rames smiley

Aman or burrë i dheut, na e nxorrët Fazlliçin burrin më të kullum t'botës dhe flisni për të tjerët?

Fazllici di ti menaxhoje mire paret e vjedhura. Dhe jo te hapi biznese qe dalin me humbje. smiley

Ja fusni kot ne kete pike. Ne fshatin Dodovec te Komunes Terpan ne Berat dhe ne fshatin Leshnje te Skraparit ka dalur 66-0 dhe 36-0 per PS-ne. Edhe ketu i vodhi votat PD-ja? Ka ca realitete lokale ne fshatra shqiptare qe nuk ke ctju besh...

mire e ke ti google po se ke bere mire "search".. Se tek ato kutite me 0 per PS  kishte marre Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 37 vota ( ajo partia e grekeve) , Partia Socialiste e Vërtetë 91  ( ajo e  Petros nga Fieri)  te tjera e me rradhe.. Vetem PS 0!

Ndersa ne rastet qe solle vetem PS i ka marre ato vota asnje parti tjeter..

Ka vetem nje shpjegim keta edhe te vjedhin nuk dine.. Sic e bene me llafe mos te futej asnje vote e PS-s ne kuti ti linin sic u lane Cameve 1 vote ( paska edhe Cam andej nga ato zona se dija) sa per sy e faqe.

Kjo eshte e keqja me ju se kur vidhni dhe manipuloni e quani Salen "dobic" te madh, kur jua fusin filloni dhe bertisni ne konferenca shtypi..

ti heqim njehere keto "ju" dhe "ne", (pervec rasteve kur i drejtohemi "shekullit" smiley). Ne te gjitha rastet per mua nuk ka vjedhje; eshte e thjesht, ka ca fshatra ne Shkoder qe votojne vetem per PD (edhe sikur, qe ne kete rast kane votuar edhe per aleatet e PS), ndersa ka ca fshatra ne Berat qe votojne vetem PS, e cfare? Sikur jetojme ne Suedi dhe nuk e dim se si eshte vota ne Shqiperi. Une propozoj qe te kalojme Tropojen ne Qarkun e Beratit dhe Skraparin ne Qarkun e Kukesit, qe te mos na lodhin me me keto gjojne smiley

Ta shpjegoj pak me mire une ty google qe ta kuptosh "ju" dhe "ne"..

"Ju" qe besoni qe nuk ka vjedhje, manipulim ose ndehyrje tek vota ne rastin me siper dhe "ne" qe besojme se ka!

Une e kuptoj shume mire qe ka fshatra dhe zona qe votojne vetem per PD (edhe per PR meqe ra fjala) ashtu sic ka edhe qe votojne vetem per PS ( edhe PSD prape meqe ra fjala) por vetem "ju" mund ta besoni qe ka zona qe votojne per te gjitha partite e majta dhe te djathta por JO per PS-n..

Beji nje "search" ne google shiko mos te del ndonje rast i ngjashem..

 

1. Nuk ka lidhje se nese nuk ka fituar PS vota dhe ka fituar PBDNJ (koalicion ... votat njesoj grumbullohen).

2. "Ne" besojme se PSD i ka marre 10% te votave ne Kukes, edhe pse eshte "anormale" per "ju". Sipas kesaj i bie qe "ju" besoni se eshte manipuluar vota e Kukesit.

 

Nje prej gjerave te sakta qe tha Rama gjate ketyre viteve "nuk ka ne dhe ju" duket se "ju" nuk e keni degjuar.

hahahah qenke google i vertet ti..

Po fituan edhe 26% PS ne Kukes  jo 0. Si qenka ky muhabeti qe s'paska lidhje? Si u grumullokan votat njesoj? Pa e njer ? Votat hidhen per Parti dhe numerimi behet per Parti..Mandatet ndahen me kualicion!

Se kuptove prape "ju" dhe "ne" .. Kthehu po nuk pertove lexoje perseri komentin tim.

Jo mer jo, ka edhe ne Kukes qendra ku ka marre 0 PS dhe i ka marre te gjitha 53 PSD, 15 PD, eshte fshati Qarr i komunes Golaj. Po mbi te gjitha ne Shkoder behet fjale per komunen Vig Mnele per shembull ku ka dy qendra votimi ku PS mori 0 vota. Ne total PS ne qendrat e votimit ne kete komune mori 96 vota, fiks sa ka marre ne vitin 2007 dhe ne vitin 2005. Eshte nje vote tipike tradicionaliste.

o gooooooglleeee mesatarja ne kuti eshte mbi 200 vota te numeruara ti shkruan per kuti me 60 vota mesatarja.. Tjetra, ne kutit qe thua nuk ka ndarje votash per te gjitha partit e tjera dhe vetem me e madhja merr 0! 

PR sa mori te kutit qe thua? Po PBDNJ? hahaha

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).