Vendosni dicituren 44


Me “Vendos Diçiturën” Peshku pa ujë ju sfidon të sillni një diçiturë të goditur që i përshtatet mirë fotografisë së radhës.

23 Komente

Apartamenti i sendeve te gjetura. Lini nr. e celularit, pershkruani formen, ngjyren, materialin e sendit dhe sa shperblim jepni per kete sen... smiley

eshte hyrja e pallatit ne fakt, jo e apartamentit.

Mund ta quash , hyrja e sendeve te gjetura smiley

Pikerisht, por ngaqe pashe citofonin aty ngjitur, e personalizova pak, s'e lashe ke kabina e rojes, e futa ne nje apartament....  smiley

hahahaha

ska besim te thotse se cfare ka gjetur, se i dalin te gjkithe per zot hahahaha

S'e lexoj dot fjaline e dyte. "Ne se ??? jep nr. celulari".

Mos ndoshta ketu behet ankandi i valixheve te humbura nga terminali 5 i Heathrow-t? 

Nese po, atehere kam humbur une nje valixhe blu me rrota metalike.

Po me ka humbur, nr i telefonit tim eshte 01135542200000. Me merr telefon urgjentisht tani Tongue

Ketline, kujdes se mos eshte kurth, moj lumadhe... si e dhenke, kaq kollaj nr. e telefonit? smiley

Ana po me ka humbe vjerra moj si thua ti, aman se e kam vjerre per nuse te vetme, ishalla nuk ma kthejne prape ne shtepi, se teper qe teper me del.Tongue

edhe kur shqiptari/ja i/e ndershëm/e bën detyrën, s'e lini rehat smiley

GRUAJAAAAAAA!

Alta, bionda e occhi azzurri! smiley

Anekdode,

Dikujt qe i kishte humbur gruaja kerkon ndihme. Per cudi edhe personit qe i kerkoi ndihme i kishte humbur gruaja. Vendosen t'i kerkonin grate se bashku. Perpara se te shkonin njeri prej tyre pyet:

- Si eshte nga pamja guaja jote qe te te ndihmoj ta gjejme?

- Bjonde, me sy bijqielli, e holle, e gjate, me taka te larta dhe shume e bukur. - i pergjigjet tjetri.

- Atehere nisemi ta kerkojme.

- Po ju nuk me thate se si duket gruaja juaj? - i thote tjetri

- Lere gruan time se ajo nuk eshte gje, po hajde gjejme ate tenden...

Qe shkul i gjithë një fshat për të shkuar e vizituar "Tunelin e Partisë"... burrat me një autobuz dhe gratë me një tjetër.
Gjatë rrugës, rrëzohet autobuzi i grave... bije në një humnerë dhe vdesin që të gjitha.

Të gjithë burrat filluan të qanin në anë të rrugës... dikur,të gjithë pushuan, por njëri prej tyre kishte vënëkujën dhe as donte t'ja dinte që të pushonte.

-"Po boll or burrë"- i tha një plak, të gjithë i kemi dashur dhe na erdhi keq për gratë, "por edhe po të qajmë kështu, nuk është se do t'i ngjallim"
- Po mer po... po ju i kishit gratë me vehte... ajo e imja ngeli në shpi... se e la autobuzi...

histori e vertete :

Gruja nxirre burrin plak ke kafja poshte pallatit, se aq e kish takatin i ziu.

Ene shfryte kjo e shkreta. Kalon aty nji gru tjeter.

I thote kjo burrit : - E mer, nji kjo osht e veja filonit. M'ka pas lut ai mu, me u martu me te. Po une hic e hic, se mi kish marre mendte dashnija per ty. Budallaqe mer une krejt, i rashe kismetit me shkelm.

Ja pret plaku : - Po pse moj gru, cer kishte mo shume ai maskara

Plaka :- Po ja mer, kishte leke e prona. E ka lane grune si zonje, me leke e me prona, e mbi te gjitha, ka dhe 10 vjet qe ka vdek ! smiley

smiley

Nji burre poterrexhi i bertet grues:
- Si ma plase shpirtin, moj grue! Ti po me shtjen ne dhe per se gjallit!
- Deksh e mos u njallsh!
- Ti njate don, se merr burrin tjeter.
- S'di kur po vjen ajo dite! Do ta ve mire gishtin ne temth se ke me marre.
- Merr edhe dreqin, ne dac!
- Jo, s'ban, se kam pase te birin.

 

"PO.. mka humb celulari... eshte me butona me numra, me ekran me ngjyra, pa antene, dhe i ka rene bateria. Numri eshte -------- por mos i bjer kot se eshte i fikur... hajde me tako sot ne oren 7 tek ------- do jem duke pire Corona pa limon, po s'pati lokali limon do e pi pa portokalle edhe do jem duke folur ne telefon... hajde se ta jap nje birre... ah po.. po pate karikues merre edhe ate me vete se mka humb edhe ai.. edhe karikoje te lutem po pate mundesi... por mos lexo mesazhet... flm shihemi ne oren 8".

'analfabet e fisnik'.

ose 'fisnik e analfabet', varet cilen do te theksosh.

mgjths, pervec alternimit te germave, e madhe - e vogel, nuk eshte keq.

po mire si 'jipet' numri ne kete rast?

Lost and Found alla shqiptarce

Po mu ne kete vend me ka humb gruja. Numrin e celularit nuk ta jap se ma sjell prap.

c'pune ka nruja jote ke shpija ime mre dreq smiley

Me ka humb nje pako me "mall te bardhe" . Pesha 300 gr., ambalazh plastik kafe.

Te lutem me telefono 911

 "Humba kujtesen ne kete vend. Nr. i celularit eshte... hm...dreqo pune..."

Thuje , thuje numrin po ta mbajti ...

N'burg ata qe hedhin balte mbi transparencen e procesit.

 

KA HUMB DIKUSH NDONJË SEND NË KËTË VEND? ÇFARË? NËSE PO, JEP NR. CELULARI. — Kemi humbë nja dyzet mandate në Parlament. Të gjitha aty ke shkalla ishin? Më lini nr. e tel. t'ju bëj zile që të më merrni ju.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).