Vendet më të lumtura në botë

Sipas think tank-ut të pavarur Happy Planet Index, Shqipëria renditet në vendin e 54-t në botë sipas një kombinimi kriteresh që përcaktojnë vendet më të lumtura në botë.

HPI kombinon disa kritere si jetëgjatësia e banorëve (ku Shqipëria rezulton mir&eumlsmiley, cilësia e jetës (life satisfaction, ku Shqipëria renditet dobët) dhe cilësia e ambientit (ose sasia e ndotjes së ambientit). Sipas studimit, vendet më të lumtura në botë janë Costa Rica, Republika Dominikane dhe Xhamajka. Në rajon, Shqipëria del e para, dhe më pas vijnë Serbia, Kroacia dhe Bosnja. 

Asnjë vend europian nuk ndodhet në top 20, dhe në fakt vendi i parë europian në renditje është Moldavia, e 32-ta, që përmendet shpesh dhe si vendi më i varfër i Europës. Eshtë e qartë që studimi i lumturisë në një vend sipas disa kritereve arbitrare nuk është dhe aq i kollajtë.

19 Komente

te mos kishim rame  berishe qe na nxijne jeten, do kishim dale ne vend te pare 

Ca te ka bere Rama ty mo aman qe e ze ne goje keshtu!

As kryeminister nuk e ke patur ndonjehere, as deputet, e as minister te thjeshte! Cfare i paska bere Shqiperise ai, ty personalisht qe po vuake kaq shume per faj te tij? Apo inercia e te permendurit te atij plehres se PPSHse te detyroi te permendesh dhe Ramen? Nuk eshte e drejte keshtu or djale, fakti qe njeri eshte qelbesire dhe perfaqeson nje lloj force politike, nuk eshte parakusht qe te perfshish dhe kundershtarin e tij politik per te dale demek "politically correct". Mos ki frike fare ta shprehesh ate qe ndjen, jo per Salen jo e jo, por per keto tjeter. 

Ec mar daj se nuk ti prishi bukurin e as gjatsin. Manej meqe ai nuk eshte perendi dhe nuk ka doktrine qe te ndalon qe ta kritikosh s'besoj se eshte hipokrizi ta besh dicka te tille.

 

Si nuk dulem kurre te paret, edhe ketu na e kaloj Moldavia smiley

 Po s'e kam per ate more alproud, se nuk e kam shume problem se ca mund te thote dikush per Ramen por puna eshte se nuk kish lidhje fare. Tani te kesh dicka inat duhet te jesh ne gjendje te shpjegosh aresyet... 

ajo qe tha ai me siper ishte si puna e atij tifozit te Tirones qe ja kish keput dritat bicikletes se e kishte inot Dinamon! 

Shqiptari ka fituar nje ves te qelbur fare, qe dhe dasmave e funeraleve kur vete perfundon duke u kacafytur per politike! Gjithsesi, vetem nje trupeshk mund te krahasoje katastrofen qe i ka shkaktuar Berisha Shqiperise me Ramen, qe nuk ka lidhje fare, po fare fare fare ama.

mesa duket aftesia per t'i menjanuar ceshtjet e rendesishme na lejon te jemi te lumtur!

Palestinezet qenkan vetem 3 pike me te palumtur se sa neve? Nga TV sikur nuk duket keshtu!

Kush e ka bere kete, Gani Bobi?!! smiley

Unë i besoj më shumë këtij studimi: Shqipëria është e 6-ta nga fundi, Moldovia e 3-ta nga fundi.

Lies, damned lies, and rankings smiley

Na ishte njehre nje pasha shume i pasur. Reze kulles se tij jetonte nje familje harixhinjsh shume e varfer, aq sa kishte nete qe femijet shkonin ne shtrat pa buke, por ama nuk kishte nate qe te mos vlonte haengu dhe gezimi. Ndersa pasha ne mbremje i  lodhur nga puna e perditshme mendonte se cfare do te bente nesermen haengu poshte kulles se tij vazhdonte. 

-Sa ja kam ziline , thote pasha,  Jane te varfer por te lumtur ndersa une me te re kete pasuri nuk lumteroj sa ata

Te nersmen duke menduar se keta mjeranet jane vertet heroj qe kapercejne cdo dhimbje dhe lumturohen u fali nje shume te madhe florinjsh aq sa ata tani nuk do te kishin nevoje te punonin e te jetonin ne mireqenie per shume kohe.

Te nersermen e kesaj dhurate ne mbremje pashai nuk degjoj me ahengun e te varfereve pashe kulles, po keshtu dhe te pasnesermen, dhe per tre dite me radhe. Pashai mendoj se dicka do tu kete ngjare dhe dergon sejmenet te mairn vesh perse u nderpre gezimi ne familje e harixhijeve.

Sejmeni kthehet dhe thote

- Atyre nuk u kendohet me, tani jane shume ne hall Ata per nate tani mendojne se ku do ti investojne florinjet qe u dhe zotrote .Ata nuk jane me te lumtur

smiley

 

Ishte njehere nje Aga i pasur , me i pasuri i fshati me kullen me te bukur te fshatit , ku drek per dreke drekoste me te gjithe te mirat ulur ne kopshtin e tij me femra te bukura qe i servirnin gjellet me te mira.

Dit per dite me i varferi i fshatit  mbeshtetej te gardhi agait e shihte edhe qeshte

Nje dit 2 dit 3 dit , me ne fund agait sju durua edhe i thote sherbetoreve ma sillni pak ketu kete varfanjakun ta pyes ca ka qe qesh

Me ne fun ja sjellein edhe Again e pyet - po ti cke qesh i thote une po jetoj me gjithe te mirat kurse ti ske asgje- qesh thote varfanajku sepse si ti si une nje dite do vdesim te dy

Agai i pergjigjet - E KE GABIM ,UNE DO VDES NJE DITE KURSE TI DO VDESESH DITE PER DITE

smiley)

Bera nje kerkim te shpejte ne google per kete think tankun Duket se eshte nga ata think tanket e liberaleve te majte  ( ose te paketn per kete akuzohet ne internet) qe kerkon ta kthjej njerezimin ne kohen e pokes se gurit per te ruajtur ambjentin.
 

Lumturia Kostarikes apo dhe e Shqiperise me lumturin e Amerikes. Ndryshimi eshte se kostarikanet edhe shqiptaret,  jetojne ne varferi dhe presin lemoshe nga welfareose shoqatat bamirese amerikane  qe ne nuk jane te lumtrure se nuk duan te jene si Kostarikanet ose shqiptaret.

Qefe qefe kjo dynja

Bashke me Palestinen jemi. Sa te lumtur!

Prandaj na duhen edhe vizat per tu larguar nga lumturia. Kete e kane kuptuar edhe te gjithe premtuesit e partive dhe na i kane vene nder qellimet kryesore. I pari punesimi i dyti integrimi dhe vizat.

A thua duam aq shume te largohemi nga kjo lumturi?

Ju pershnes me kongen "Dhurate per Ditelindje", atehere kur populli yne mendonte se ishte me i lumturi ne bote...

 

Ne pervjetor te ditelindjes tende
Ke plot dhurata mbi tavoline
E midis tyre nje glob te vogel
Shoket ta kane sjelle.

Lehte e lehte perqark, globi rrotullohet
Fluturojne mbi te gjithe kontinentet
Ja atdheu yne, ja permes kaltersish
Shqiperia ime, ja ku eshte.

Fushes qiellore neper kristale
Fluturon globi e mban mbi shpine
Rruge dhe peme, zogj e limane
Zjarre qytetesh qe naten ndrijne
Shpresa dhe njerez, erera, tufane
Globi i mban mbi shpine.
Lehte e lehte perqark globi rrotullohet
Popujt anembane gjithe sot po zgjohen
Zemrat ndezur kudo, zjarre sot per  liri
Rrugeve qiellore globi con.

 

 Ne fakt lumturia nuk ka te beje dhe aq shume me parane, se sa me qetesine shpirterore, shoqerine e mire, punen pa stres, sigurimin shendetesor. Po te jene ne rregull keto, jeta duket mire, edhe pse nuk han e pin e jeton si nje perendimor. Ne perendim ka shum njerez (rreth 70% ) qe deklarojne se nuk jane te lumtur, biles nje pjese (20-25%) deklarohen depresiv apo shum me stres. 

Me kujtohet nje artikull i Filip Cakulit ku nxirrte mesataren e nivelit te jetese ne kohen e socializmit ne muajt e pare te shtypit pluralist.

Mes te tjerash, "Une ha 2 pula, ti nuk  ha asnje. Mesatarja e nivelit te jeteses eshte 2 veta pjestim per 2 pula baraz nga 1 pule secili".

Shume hipokrizi dhe imoralitet i paperballueshem nga ndergjegja njerzore e shekullit 21.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).