Vdekja e fëmijës nga gjarpri dhe kryeministri

Një ambulancë e nisur për në spitalin e Tiranës me një fëmijë 5-vjeçar në koma nga pickimi i gjarprit, dy ditë më parë në spitalin e Korçës, është padyshim dëshmia më e turpshme se në Shqipëri jeta e njeriut nuk është një e drejtë. Fëmija humbi jetën, pasi spitali i Korçës nuk e mjekoi me serumin antivipera (kundërpickimit nga gjarpri). Mjekët, ndonëse fëmija ishte në koma, në një shtrat të spitalit, iu kërkuan prindërve të blinin në farmacitë private ilaçin, i cili kushtonte 73 mijë lekë të vjetra. Pavarësisht se ende nuk dihet se deri ku mund të shkojë papërgjegjshmëria e njeriut, dje drejtori i spitalit tha se ilaçi gjendej në spital, por mjekët nuk ia kanë dhënë fëmijës. Drejtori përdori një fjalë të çmendur për ta shpjeguar të gjithë këtë: “ka patur një diskordancë madhore”, - tha ai, duke nënkuptuar se nuk dihej nga personeli që ilaçi gjendej në spital. Rastet si ky, kur për probleme krejtësisht të kalueshme mbërrihet në vdekje, në Shqipëri nuk janë të rralla. Thuajse çdo spital në vend njeh nga këto. Vjet një adoleshente vdiq nga një ndërhyrje në bajame, një nënë e re vdiq në Sarandë pak muaj më parë nga gripi, në Berat dhe në Fier e njëjta gjë.

Pak ditë më parë në Tiranë një fëmijë u paralizua, pasi mjeku i dha një recetë të gabuar. Kjo në fakt është thjesht Shqipëria afrikane, ku pavarësisht se vdiq një fëmijë nga pickimi i gjarprit dhe nga papërgjegjshmëria e mjekëve, Ministria e Shëndetësisë nuk tha asgjë. Prokuroria as që pritet të thotë gjë. Njerëzit që mendojnë se janë të rëndësishëm në shtyp dhe televizione jetojnë në botën e diskutimeve për partitë, zgjedhjet, dorëheqjen e kryetarit, arsyet e humbjes, të fitores etj., pavarësisht se edhe për këto biseda e kanë injorancën me bollëk. Ditë më parë, presidenti amerikan ishte në Gana dhe mbajti një fjalim, i cili duket se na drejtohet edhe ne. Ia vlen të përmendim vetëm një fjali për kujdesin shëndetësor: Duhet me domosdo të mos lejojmë që një fëmijë të vdesë nga sëmundje e shërueshme këtu në Accra (kryeqyteti i Ganës) dhe në gjithë Afrikën. Ajo na bën më të vegjël kudo. Dhe ja pickimi i gjarprit, indiferenca e mjekëve, mosmjekimi, mungesa dhe mosmungesa e ilaçit, diskordanca madhore i morën jetën një fëmije 5-vjeçar në Shqipërinë “evropiane”.

Shqipëria jonë është vend në NATO, po rrit ekonominë, po përmirëson infrastrukturën, por të gjitha këto nuk kanë ndonjë kuptim, nëse fëmijët vdesin kështu. Kryeministri Berisha duhet të ketë një kusht për ministrin e ri të Shëndetësisë: nëse vdes një fëmijë nga sëmundje të shërueshme, ai duhet menjëherë të japë dorëheqjen. Të paktën shëndetësia nuk duhet parë më si ofiq, por si përgjegjësi, por edhe frikë. Njerëzit e Partisë Demokratike duhet të kenë frikë se mos kryeministri i emëron në këtë detyrë dhe jo të luajnë lojëra për ta fituar atë post. Për gjëra më të thjeshta sesa jeta njerëzore, njerëzit kanë frikë. Hemingueji, për shembull, thoshte se “dridhem para një letre të bardhë sepse të shkruash është shumë frikë.” Ky duhet të jetë kusht. Vite më parë në mbledhjen e KPD anekdotike të PS në fundvitin 2001, kryetari i Partisë Socialiste për Pukën, me një sinqeritet të pazakontë dhe i çmeritur nga lufta e turpshme për pushtet, tha: “Ju duhet të dini se ende në Shqipëri vdesin fëmijë nga pickimi i gjarprit, ndaj lërini këto grindje e akuza dhe ulni kokën.” Sot ai është larguar prej politikës së re, me sa duket, por ne shohim se jemi ende në atë pikë. Nuk ka asnjë arsye pse të mos ngrihen akuza për vrasje pa dashje dhe dënimi të jetë shembullor. Deklaratat universale për të drejtat e njeriut thotë qartë se fëmijët kanë të drejtën e një kujdesi të veçantë shëndetësor. Deklarata thotë se e drejta e jetës është e mbrojtur me ligj dhe thyerja e saj është krim i rëndë. Shqipëria e ka nënshkruar këtë deklaratë dhe ajo ka fuqi ligjore në këtë vend. Kryeministri Berisha vite më parë, në opozitë, bëri një gjest të mrekullueshëm njerëzor. Ai vizitoi në spital një fëmijë nga Hasi, i cili u dogj në kasollen e tij në mes të dimrit duke u përpjekur të ngrohej. Në prehër ky fëmijë mbante të vëllanë, i cili, i ngrirë nga i ftohti, ishte djegur pranë vatrës, pa e kuptuar që po digjej. Në fakt të dy kishin qenë të mpirë nga i ftohti dhe Berisha i tronditur nga kjo ngjarje premtoi atëkohë se fëmijët do të mbroheshin në këtë vend me çdo kusht. Ai shkoi në spitalin e fëmijëve në Tiranë, ku ishte fëmija që mbijetoi, dhe i përlotur mori angazhimin e mësipërm. Në këtë rast, për fëmijën 5-vjeçar nga Korça, por edhe për të tjerët si ky kryeministri duhet t’i përjetojë sërish këto emocione. Kryeministri e ka përmasën për të treguar se Shqipëria nuk duhet të jetë kaq mizore.

9 Komente

Shume mire e ke thene, por kujt ja thua? Eshte e kote te mundohesh tua thuash bukur politikaneve tane sepse nuk eshte se ata e kan te veshtire ta kuptojne, ata jane te vetdijshem. Per vetdijen e tyre askush te mos kete iluzion, per te mos thene qe jane te qellimshem ne paaftesine e tyre ne poste te sherbimit publik.

Po pse vetem femije qe vdesin nga gjarpri ka ne shqiperi? Po krimi ne familje sa njerez vret ne vit? po semundjet e kurueshme? po aksidentet automobilistike komplet te evitueshme me shume pak pergjegjshmeri dhe zbatim ligji? po vetvrasjet si pasoje e skamjes dhe mjerimit ? po aksidentet ne pune?

E ti mbledhim te gjitha bashke na del qe Shqiperia eshte ne gjendje lufte, dhe lufte mizore me tranzicionin, ne te cilin kan fituar vetem shkaktaret e kesaj tragjedie kombetare, ata qe jane te ndergjegjshem per masakren qe kan kryer mbi popullsine shqipetare.

Prandaj militantizmi politik eshte nje idiotesi dhe nje tradheti ndaj viktimave te tranzicionit, familjeve te tyre dhe vetes ne rradhe te pare. Monstrat e ketij vendi nuk duhen mbeshtetur me militantizem por duhet te japin llogari dhe te mbajne pergjegjesi per masakren qe kane kryer ndaj shqipetareve, nje masaker qe nuk kane arritur ta kryejne as pushtuesit me mizor, megjith perpjekjet e tyre.

Besoj se po të numrohen të gjitha ato që thoje... do të kalohej edhe 28mijëshi i famshëm i të rënëve në L2B

“ka patur një diskordancë madhore”

Meriton varje ne mes te qytetit se bashku me stafin e tij.

Ore mos i politizoni keto ngjarje se eshte turp. Ato mjeket qe kane "mjekuar" femijen meritojne nje plumb kokes qe te zejne mend te tjeret te cilet e kane bere profesionin e tyre si shites zarvzavatesh qe kur i del ndonje domate prishur e hedhin pa problem vetem se ketu behet fjale per jete njeriu. Jo me shume se disa dite me pare pashe ne televizor nje femije 1 vjec qe i kishte dhene farmacistja gabim ilac per te cmendur dhe femija shkrete uleriste qe ja q........ robt ketyre muterve te mutit qe skane pike morali.

Kto diskordancat i zgjidh mire avokati i shendetit ke dera spitalit. E ka zgjidh bota ket pune me mekanizem kontrolli dhe frike. Te rri si xhol avokati ke dera e salles.Te rrasin hekrat ne dore ose ta djegin karrieren perjete qe mos te te qasin as te pastrosh dyshemete e spitalit. Pastaj menohet mire ai mjeku te dali edhe te flasi per diskordanca.

Megjithate, te gjithe e dine qe problemi eshte me i madh se kaq. Dhe qe nuk zgjidhet me thirrje per doreheqje apo duke permend Naton e standartet. Te kryhen njehere ca pune me te thjeshta. Sistemi shendetesor eshte i semure per vete. Dhe mileti duhet ta kuptoje mire se shendetesia eshte sherbim, eshte sipermarrje, qe si gjithe te tjerat duhet ushqyer me leke. Sa me shume leke hyjne, aq me i mire sherbimi qe del. Dhe leket skane per te rene nga qielli. Shqiptaret duhet te paguajne sigurime. Shqiptaret nuk paguajne sigurime, pervecse kur jua paguan punedhenesi, ose kur i detyron shteti.  Psh ndonje tregtari shqiptar si shkon nermend me pagu siguracione per familjen e vet qe mban me tregetine qe ben, ama si dridhet dora me ble makine model te fundit per tju bere shetitje. Ndonje katunari shqiptar si dhimbset leku per ti bo katet e viles me te shumta se komshiu, por as per 100vjet sja rrok menja te paguje sigurime shendetsore.

Por kur vjen puna per tu ankuar per sherbimin shendetsor dine fare mire ta ngrene zerin ne kupe te qiellit, te gjithe, edhe ata qe se kane shti 1 kokerr leku ne ket sistem gjithe jeten e tyre.

E pastaj po qe se spitalet konsideron jo vetem si qendra sherbimi por dhe kostoje, e po qe se vleresohen dhe marrin parate ne baze te sherbimeve qe kryejne, e shikon mire, nese flasin dot per diskordanca apo jo, por perkundrazi i kapin per xhakete pacientet se pastaj eshte pacienti celesi i mbiejeteses se spitalit. Ska nai cudi te madhe ketu, kane falimentu qameti me spitale ne evropen lindore dhe kane mbiejtuar ato qe kane pasur pune, aty ku pacienti zgjedh te shkoje dhe te sherbehet.  E pastaj e gjen vete dhe avokati rrugen per ke dera spitalit. Sic e ka bo gjithe bota mo, pse ca, duhet me shpik rroten ne shqiptaret ??

Perndryshe do vazhdoje kshu sic eshte ku sdi dije me robi shkrete nga kush te ruhet me perpara, nga gjarpri apo nga mjeku.  Dhe do vazhdojme te kursejme leke per ndonje "dite te zeze".

 Mone,

Ti ke shume te drejte per cka thua dhe ne i kemi rraf e i kemi zhdep keto temat e mjeksise sa i kemi qit shkumen.

Por, duhet thene se profesionalizmi kushtezohet, mbi te gjitha, nga rregullat aktuale te lojes(cfaredo qoft loja), dhe nese dikush (mjek, ose inxhinjer qe firmos per x e jo per y lloj betoni, ose x dhe jo y lloj kablli) duhet te pranoje pergjegjsite dhe te jete gati te paguaj per gabimet.

Eh mer Macok, 

Eshte e lehte te thuash qe nuk duhet politizuar dhe ne fakt, ne princip nuk duhet. Mjeket jane profesioniste te licencuar dhe si te tille ata dhe vetem ata duhet te pergjigjen per gabimet e tyre profesionale. Problemi eshte se hierarkia mjeksore ne spitale, amblulanca, universitet etj nuk eshte e ndertuar ne baze te merites!! Pozicionet/postet drejtuese varen direkt nga pushteti, dhe pozicionet drejtuso-suportuse e gjer te ato aplikuse varen ne menyre zinxhir nga te parat. Kjo sjell edhe nje mbrojtje te hallkava te dobta ne mjeksi. 

Mund te te jap raste ty sa te dush nderrimesh drejtoresh, shefash repartesh e katedrash etj qe ndodhen si pasoj e ardhjes se zonjes Godo. 

Politika ben te pamunduren qe ne Shqiperi profesionalizmi mos te zere vendin qe i takon. Vetem njerez qe jane atje ku jane si rrezultat i afrimeve te tyre politike mund te marrin vendime qe shkojne kundra etikes dhe pergjegjsive profesionale.

robo, ne Amerike ku je ti ka pas raste kur mjeket kan abuzu me detyren.
Ka dal njeri me bo fajtor presidentin apo e kan hudh n'gjyq ate tjetrin dhe spitalin?!

Mu duk se fola qart mer bredharak.. ca skuptove? 

Ketu ku jam une ndonese sistemi mjeksor eshte pothuajse plotesisht privat, privati e ka te ndaluar me ligj mos te kujdeset ne rast emergjent. Eshte i detyruar te te nxjerri nga rreziku per jeten dhe te te ktheje ne gjendje stabel. Thjesht per sqarim pasi ska as edhe nje lidhje me temen.

 

Mjeku reanimator bashke me ekipin jane prangosur mbas hetimeve. Ah sa mire ju be ketyre plehrave. Hajd ne p... te semes shkofshi more mjeke muti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).