Vargje të fshira

Duke ndjekur traditën e mirëvendosur tashmë tek Peshku të nxirjes së jetës së mbikëqyrësve të faqes duke folur jashtë teme, një grup peshqish ishin mbledhur mbrëmë tek tema e zgjedhjeve dhe në vend që të diskutonin për zgjedhjet ja kishin nisur "llomotitjes" me vargje. Pavarësisht se vargjet u fshinë në temën fillestare, po i sjell këtu më poshtë që të mos shkojnë kot për hir të "teknikaliteteve". (Ri)Lexim të mbarë smiley

Varfëria, Dritëro Agolli

Në Drashovicë erdhën italianët
Me ndihma me kuti me gjalpë.
U derdhën lebërit nga të katër anët
Me pardesy, me guna, me qylafë.
U hodhën me rrebesh përmbi kutitë
Dhe gunat mbi kutitë lanë,
Ata që topin dje në Drashovicë
Nga gryka zinin me Selam Musanë.

"Më prit se po vij shpejt" (Dritëro Agolli)

Nëse sëmundja vjen tek unë,
Ju mos më shpini në spital,
Më merrni fshehur e pa zhurmë,
Më ngjitni lart diku në mal.
Atje dyshek e shtrat nuk dua
Dhe as çarçaf e as jorgan,
Por tek një çesmë e tek një krua
Më shtoni dushk e jargavan.
Ma lidhni kokën me një kulpër,
Ma njomni buzën në burim,
Dhe kur të vijë andej një flutur
S'ka gjë se rri në ballin tim.
As infermier nuk dua pranë,
As neurolog as profesor,
Të kem përkrah një dash të bardhë,
Të kem përbri një cjap përçor.
Të m'i lëpijë faqet dashi,
Të qajë cjapi laraman,
Të ulë sqepin shpejt larashi
Me mors të japë telegram.
Të presë plot trishtim fshatari,
Në shkop mbështetur me mërzi,
Duke përtypur fije bari,
Duke përtypur kullumbri.
Nga guvë e lisit të ngarkuar
Të derdhet bleta gjithë zgjim,
Mbi trupin tim e turbulluar
Si lëmsh të sillet me tërbim.
Të ndalet udhëtari i mirë,
Të pij'ë i heshtur një duhan,
Të thotë; "mjaft qëndrove shtrirë,
Për ty e gjora rrugë qan!"
Dhe, ju betohem,
po s'u ngrita,
I madh, i bukur, plot shëndet,
Dhe rrugës sime nga e nisa
Ti them: "më prit se po vij shpejt!"

Sikur s'jetoj në vendin tim (Dritëro Agolli)

Më ndodh sikur s'jetoj në vendin tim,
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qytet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe të largët.
Çuditem pse kështu më duket shpesh,
Kur s'ka njeri shtëpia, kur jam vetëm,
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska-flluska ma bën jetën.
Më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm,
Helmohemi çdo çast me njëri-tjetrin...
S'e di nga vjen ky helm e s'kam se ç'them
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin.
Ky vend më duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet,
Pastaj do tundet në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qeshë e do zgërdheshet
I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz.
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvisht,
Më bën të qaj si nxënës para derës.
 

Nje cast ne Norvegji (Dritëro Agolli)

Dhe gdhihet vonë e ngryset shpejt,
Mërzi e hidhur të rrish vetëm.
Kur s'njeh njeri, kur s'njeh qytet,
Kur bën ta zësh e s'e zë jetën.
Dhe aq më keq kur ke në xhep
Një grosh krimbaç, një krimb të mjerë,
Kur gdhihet vonë e ngryset shpejt,
Kur as kërkush s'kërcet në derë.
Dikur dhe ndofta një viking
Një poçe birrë mund të sillte
Me ty të rrinte dhe si mik
Nga tryeza kokën mos ta ngrinte.
Ah, s'ka vikingë! Veç në prag
Të shfaqet Nora vetmitare,
Që Ibseni ta sjell nga larg
Të rraskapitur dhe pa pare.
Dhe thellë natës në qytet
Ti humb i humbur tok me Norën:
Kur gdhihet vonë e ngryset shpejt
Nuk çmallesh dot as me dëborën...

Mos ma Kujto (Dritëro Agolli)

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!

Jam Sokrati plak (Dritëro Agolli)

Jam plak gazmor që dehem nga rakia,
Ku rrugës më ngacmon një pijetore,
Pastaj me zor shtyj këmbët tek shtëpia
Në çaste vape, shiu apo dëbore.
Dy sytë e mi, të dy si xixëllonja,
Largojnë njeri-tjetrin, qajnë e feksin
Dhe dy pastruse rrugës si dy zonja,
Më duket se plot nderim më presin.
Jam plak çapkën, i çmendur nga rakia,
I çmendur jam, por jam shumë i gëzuar.
Dhe si Sokratin plak në shan Sadija,
Sadija ime, grua e bekuar...

Luani dhe Miu (Dritëro Agolli)

Dhe kafshët, sa e panë luanin, ikën,
Se gjer në palcë u futi datën, frikën.

Veç miu i vogël fare nuk tronditej,
Me sy i ndiqte kafshët dhe çuditej:

- Çuditem si po ndodh, o miq, kjo punë,
Të trembesh nga një zdap i madh kaq shumë!

Të ishte ndonjë mace, epo mirë,
Po nga një buf si ky të rrish gjakngrirë?

Nga kjo ka mbetur një proverbë e hershme:
Për miun vetëm macja është e tmerrshme!

Pleqtë e hyrjes së parë (Dritëro Agolli)

Tri hyrje ka pallati ynë i lartë.
Në hyrje u rralluan pleqtë e shkretë,
Disa nuk dalin dot nga shkallët jashtë,
Disa u shuan si qirinj të zbehtë.
Në hyrjen fqinjë s'mbeti plak në derë.
Këtej kam mbetur unë dhe Jashari,
Takohemi veç rrallë e tek në verë.
Në dimër s'dalim se na grin acari.
Dhe presim kush i pari të largohet
Dhe cili në arkivol të vërë krahët;
Jashari është ushtar që s'dorëzohet,
Ndërsa dhe unë sheshit s'i hedh armët..
Kështu, vëllezër, jam pak më i vështiri,
S'largohem po s'u nis andej Jashari,
Ta shoh si ndrit në varr të tij qiriri,
Të kem dhe një përvojë për së mbari.

Ketu s'do jem (Dritëro Agolli)

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

Asgjë përveç fjalës (Dritëro Agolli)

Nuk kam asgjë përveç fjalës
Dhe ndofta s'më duhet asgjë
Asgjë nuk i duhet dhe valës
I duhet pak shkumë e pak zë

Me shkumën nga bregu të duket
Me zërin të ndjehet në breg
Ndaj mua veç fjala më duhet
Të tjerat në dreq!

Momenti (Dritëro Agolli)

Aspak nuk i besoj momentit
Kushdo ta lavderojë atë
Ai i duhet mendjelehtit
Për mua s'vlen e s'thotë asgjë

I dua mpleksur varg momentet
Të bëhen tok një horizont
Një horizont që hapur mbetet
Që shkoj ta kap e s'kapet dot.

Natën duke u menduar (Dritëro Agolli)

O njerëz të lajthitur nëpër natë,
U vratë nën ballkonin tim për dokrra!
S'ka rëndësi nga ishit ju të ngratë,
nga Mati, nga Tropoja, a nga Mokrra.

Tek pi duhan mes tymit flas menduar:
Sikur me shekuj rron një fis i marrë:
Përjetësisht në urrejtje i bashkuar,
Cuditërisht në dashuri i ndarë!

Xhevahiri i fjalës (Dritëro Agolli)

Më kërkove rrugëve të Korçës.
Perëndimi ulej atë çast këmbëve të saj,
thyente kokën nëpër kalldrëme,
gurët bëheshin fjalë xhevahir.
Në kërkim të tyre nuk e di
më gjete a të gjeta.

Erdhi një kohe,
që besuam se erdhi,
diku në një cep dhjetori 'nentedhjete,
besuam se gjetëm rininë e shpirtit të humbur,
nën dritën e xhevahirit të fjalës së lirë
nuk e di,
më rigjete a të rigjeta.

Eshtë një kohë tani,
që nuk e di në është...
Rrugëve të botës
enigma e fjalës na bën ende shënjë.
Rend unë a rend ti,
të kërkoj a më kërkon,
nën dritën e xhevahirit të gjuhes sonë,
të gjej a më gjen
nuk e di...

Do vdes duke të kërkuar,
do vdes duke të gjetur,
nën driten e një xhevahiri,
xhevahir të fjalës, që nuk vdes!

Nje Mendim Vetetimthi (Dritëro Agolli)

I humba te gjitha, po lypes s'u ktheva,
S'ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta.
C'u bene vajzat me te bukura Drita, Maria dhe Eva?
Atyre doren me gaz mund t'ua mbaja.

Po te gjitha ato u plaken si une
Dhe bukurine e dikurshme s'e kane,
Megjithate drejt tyre synoj nganjehere me shume
Sesa drejt guhakerve me qyrk e fame.

I humba te gjitha, me mbeten vetem kujtimet dhe kockat,
Me mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkendijat.
Tani perballe shtepise sime kendojne bretkosat,
Gezohem se jane te gjitha te mijat

Malli per heronjte (Dritëro Agolli)

S’ka heronj, heronjte i perzume
Me lavdi perdite i nanuritem
Dhe me lajka dalengadale i vume
Nje nga nje ne prehje dhe ne gjume

S’ka heronj, heronjte u merzitem
Prisnin endrrat, endrrat u vonuan
Duke pritur heshten dhe dremiten
Dhe ne nina-nana u kenduam

C’digjeni nga malli per heronjte?
Kush e di kur kthehen nga kjo ane!
C’i kerkoni? Pritja eshte e kote
S’ka heronj, tani ka vetem pelivane

Nje shkrepese (Dritëro Agolli)

Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.

Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?

Veshtrim pas gjurmeve (Dritëro Agolli)

Me lodhi mundimi ne shpirt tere jeten
Ta them lakuriq te verteten

Pos s'munda ta them ngahere te plote,
Se ishte zuske kjo bote

Tani me vjen keq per aq sa genjeva,
Megjithse genjyen dhe Adami dhe Eva

Te paret genjeshtare te mjere
Dhe kjo me jep ngushullim here-here

Majtas dreqër, djathtas djaj  (Dritëro Agolli)

Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s'di nga t'ia mbaj;
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj.

Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.

Mbreh një laps e hap një letër,
Sytë e mi nga letra s'ndaj:
Sipër letrës shtrihen dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.

Ku të futëm, s'gjej vend tjetër,
Ku të qesh e ku të qaj?
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj...

Elegji për Qenin (Dritëro Agolli)

Më dhimsesh qen i vogël! s'pate fat,
Të ktheheshe në oborrin e shtëpisë
U shtrive i përgjakur mbi asfalt
Nga një makinë e egër e pashpirt

E ç'deshe ti që dole shpejt e shpejt
Në mes të rrugës nga një dushk a ferrë?
Njeriu shtyp mikun rrugën kur ia pret
Dhe jo më pastaj një qen qyqar të mjerë!

Pelegrin (Dritëro Agolli)

Une jam prej kohesh pelegrin
Udhetar ne vendin e shpreses se thyer
Jam ndare padashur nga karvani im
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gerryer

kerkoj karvanin tim ne rere e ne shpat
karvanin qe e ka nderruar drejtimin me kohe
Ndaj ne udhe jam krejt i humbur, jam fillikat
Me shami te grisur lidhur ne koke

Per uje buza ime u be zhur
Dhe syte me shpojne nga shterrja e lotit
Me duhet te arrije karvanin e tretur qekur
Capitur mes vapes, mes shiut e te fothtit

Une jam prej kohesh pelegrin
Shtegtar i karvanit te humbur
Dhe bart ne kurriz nje premtim

Kujdes me fjalen (Dritëro Agolli)

Kujdes me fjalen zonjes me cante,
kudes me fjalen dhe ti zoteri
pushteti i fjales eshte i vecante
gatuan male dhe kakerdhi

Me fjalen rrjedhin perrenj me mjalte
pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen ,zonjez me cante
kujdes me fjalen edhe ti zoteri

Kur fjala nxirret nga buzet jashte
si dallendyshja s'vjen ne shtepi .
Kujdes me fjalen , zonjez me cante,
kujdes me fjalen edhe ti zoteri.

Nga skaji ne skaj (Dritëro Agolli)

Sa heshtnim dikur me plot verbëri
Dhe duart i puthnim në gjunjë,
Aq shumë bërtasim tani
Dhe aq kafshojmë me zhurmë.
Nuk kemi as turp nga njeri
As ky,
As ai,
As ti
Dhe as unë,
Cudi!...

Natë vetmitare (Hermann Hesse)

Ju, vëllezër të shpirtit tim,
Njerëz të mjerë larg dhe pranë,
Nën këtë qiell me yje pa anë
Që n'ëndërrime gjeni ngushëllim;
Ju të plakur pa një fjalë
Nëpër netë yjezbehtë,
Duarduruar mbaheni ngadalë
Dhe ruani dhe vuani vetë,
Turmë e mjerë, e gabuar,
Lundërtarë pa yll e pa fat,
Të huaj e prapë me mua bashkuar,
Ma ktheni përshëndetjen që ju jap!
 

Kete qe e cpika vete, dhe e mbajta te grisur ne xhep

Kete qe e cpika vete dhe e mbajta te grisur ne xhep
me ju sot e ndaj
dhe ne astar te xhepit mbaj copat e bojes dhe therrmijat e letres
qe me kohen u zemeruan
e zhubrosur dhe e grisur
nga xhepi del kjo leter
kete qe e cpika me ju sot e ndaj
tju them te drejten
kurre skisha menduar
se nje leter xhepi
te jete poezi

11 Komente

Lutje per mos-degjenerim debati. Kryesisht sepse ky burri me floke te bardha qe i ka shkruar keto rradhe eshte vertet poet.

 Llukan, te falenderoj me gjithe zemer. smiley

Trishtimi

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte

e mbylla dhe deren qe rrinte hapur

per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte

qe shtireshin engjej te dashur.

 

Ku vete s'e di veç s'dua te kthehem

serishme ne rrenat e jetes

Diku ne nje skaj te larget do prehem

me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes. 

 

MBI ORIGJINEN E SE KUNDERTES

Ishte njesoj si te te zinte qielli poshte

Me te vetmin ndryshim se ishin dy pellembe duarsh.

Ajo i rrahu krahet per ca sekonda,

por pellembet u shtrenguan

pak me shume. Krahet ngecen,

Ajo shtyu me kembe, por pellembet  u mbyllen

edhe me shume, njera kembe u thye

> >

Cdo here qe ajo dicka levizte,

me shume mbylleshin pellembet e dicka tjeter thyhej.

Pak nga pak zu te humbte ndjenjat. Mund te qe dhe

katalepsi.

> >

Por mund te qe edhe e kuptuara ngjethese

se qielli blu nuk ekzistonte me.

                                                  Perkundrazi

Se nuk ka me lendina me ca lule te shperndara

ketu e atje.

                                                Perkundrazi

Se nuk ka me asgje te parezistueshme

                                                Perkundrazi

Nuk ka me zukatje

                        Pjalm

                          Kohe

                                    Perkundrazi.

> >

Dhe keshtu do te jete. Derisa

dikush te merzitet. Nga kjo jete,

nga kjo vdekje, aso nga gudulisja ne pellembe

 

MIROSLLAV HOLUB

 

Speaking of prifti:

Nuk ka cudira

Vërtet nuk cuditem këtu nga kjo jetë,
Ku s'mburren aspak Muhameti me Krishtin,
S'habitem sikur dhe me sy ta shoh vetë
Të shoqen e hoxhës të puthet me priftin.

Një gjë e zakonshme kjo puthje më duket
Tani kur cudirat po ndodhën të gjitha,
Kur shiten dhe bëhen k...a dhe nuset
Pa hequr kurorën nga kisha.

Ps: te me ndjeje Agolli per pikat smiley.

Ehhh, s'ka faj:

Majtas dreqër, djathtas djaj

Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s'di nga t'ia mbaj;
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj.

Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.

Mbreh një laps e hap një letër,
Sytë e mi nga letra s'ndaj:
Sipër letrës shtrihen dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.

Ku të futëm, s'gjej vend tjetër,
Ku të qesh e ku të qaj?
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj...

edhe:

Jevgjiti i djathtë

Unë e njoh këtë jevgjit të thatë,
Lagjja ime gjithashtu e njeh.
Sa më sheh, më thotë: "Jam i djathtë,
Mos humb kohën, eja shpejt me ne!..."

E cuditshme! S'ka jevgjiti brekë,-
Me të djathtët puthet shesh më shesh.
Vendi im, me drogë e me dyfekë,
Djathtas-majtas rri e bën përshesh!...

Pershendetje peshqeve te majte e te djathte smiley

Ta mburrim njeri tjetrin

Pa ejani ta mburrim njeri tjetrin
Dhe mos kursejme as fjale lavderimi
T'ia bejme shoku-shokut komplimentin
Ne caste dashurie e pendimi

Pa ejani dhe cilterisht te qajme
Ku vec e vec dhe ku me shoqerine
Meri per fjalet sharese te mos mbajme,
Se dashuria fqinje ka merine

Pa ejani, dhe gjysem fjale qofte
Per nje pendim, pajtim dhe marreveshje;
Qe kush gaboi me tutje mos gabofte,
Nese kupton se jeta ka nje vdekje....

Rrofsh,o dollibash,që e solle Dritëronë,një lirik që,nga Poetët e gjallë,nuk ka shok.Sa,për vete,e dua veçanërisht se ka dhe një shpirt prej babaxhani.

Duke i uruar jetë të gjatë, e përshëndes me një poezinë time që kam shkruar para ca vjetësh.

                         Dritëro Agollit

Nëpër ara letërsie,plugun ngul si bujk Devolli

Dhe mbjell grurëpoezie made in Dritëro Agolli!

Në livadhe poezie,po kullot si kalë-azat

I magjepsur dashurie,unë të ndjek,po dot s'të kap.

 

Se shpërthen si magmë-vullkani,e derdh llavën krejt si zjarr

Lart,mëlart të ngrihet nami.Ty,Poetit magjistar!

Me lirikën gjithë në buzë,dora s'ndalet veçëse shkruan

Sa dhe Ani "hundë e buzë",i thotë Gjyshit:-S'të kam xhan.

 

Zbardhur koka nëpërvite,zëmra krejt si të jesh i ri

Ti na feks si ylldrite,si në prozë e poezi.

Se për ne s'je veç Poeti,se për ne s'je prozatori

Publicisti,Deputeti!Je,Dritëro Madhështori!

                            2/04/1998

 

 

Mendoj se me e mira e peshkut del neper tema te tilla...Te mrekullueshme poezite..... U befshi 100 vjeça!!

Zana,ma vodhe mendimin smiley

Flm.te gjitheve per prurjet e mrekullueshme!

kenaqesi dhe lot!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).