U nda nga jeta mjeshtri i sportit Petro Ruci

Diten e merkure  ne mengjes pas nje semundjeje te rende dhe te pasherueshme u nda nga jeta, ne nje spital te Athines, nje nga yjet e futbollit shqiptar te te gjitha koherave, Petro Ruci.

Kjo rubrike eshte nje homazh per kete sportist te madh, pjese  e viteve me te lavdishme te futbollit shqiptar, te atyre koheve kur Flamurtari kalonte ne turin e trete te kupave te Evropes ( ende mbetet rekord per skuadrat shqiptare) dhe skualifikonte Partizanin e Beogradit apo mundte Barcelonen e madhe.
 Ne te gjitha keto ndeshje kontributi i Petros ka qene i padiskutueshem. Markimi i bere prej tij ndaj golashenuesit me te mire te Boterorit te Meksikes 1986 Garry Lineker do te mbete ne analet e futbollit shqiptar. 
 Per shume vite Petro ishte mbrojtesi i djathte i kombetares kuq e zi, duke lene ne kujtesen e tifozerise shqiptare ndeshje te tilla si ajo kunder Gjermanise, Belgjikes apo Irlandes se Veriut.
  

Pusho i qete, Mjeshter, kujtimi yt do te mbetet perhere mes te gjitheve ne...

P.s. I bej thirrje gjithe dashamiresve te sportit , vlonjate dhe mbareshqipetare te lene shenimin dhe mbresat e tyre ne shenje respekti per kete djale te thjeshte dhe te respektuar nga gjithe ata qe e njohen dhe e adhuruan ne fushen e sportit dhe jashte saj.

19 Komente

Ngushellime familjes dhe nderime per nje njeri qe dha shume per sportin shqiptar ne ato vite!

Me erdhi keq, kur e lexova, sepse me kujtoi ca vite femijerie, kur isha tifoze e cmendur e Flamurtarit! Po ka qene skuader fantastike! Vasil & Petro Ruci, Rrapo Taho, Kushta, Ferko e te tjere... Me eshte fiksuar ajo ndeshja me Barcelonen, kur beri golin Vasil Ruci.... E mahnitshme, cfare gezimi... ! 1-1 ne Vlore, 0 - 0 ne Barcelone!

Atehere luhej vertet me shpirt, me vrull, me pasion dhe aty e ndjeje vertet veten krenar qe ishe Shqiptar!

 

http://farm2.static.flickr.com/1039/1471...

fotot e drimades ne flickr

Ngushullime familjes ne keto dite te veshtira. Zoti do tu japer kurajon te perballojne dhimbjen. U nda nga kjo bote nje NJERI, qe jetoi me thjeshtesi, dinjitet dhe la prapa kujtime te mira. Shpirti yt te prehet ne paqe Anes se detit te JALES.

Ngushellimet e mia te perzemerta.

Nga sa di, semundja erdhi krejt papritur, dhe kur u diagnostikua ishte shume vone.

U prehte ne paqe! 

Ngushellime me te perzemerta me mirenjohje dhe perulje ndaj kesaj figure te nderuar te futbollit vlonjat e shqiptar.

Ehhh c'mu kujtua ajo nate kur erdhen nga Beogradi.  U ndez gjithe Vlora.  I mbajten cunat ne krahe.  Kohe te arta te futbollit ...

Me vika shume keq per lajmin! Petro ka qene pa diskutim nje lojtar i madh dhe e meriton respektin!

Nuk e di pse, po me duket sikur sportistave nuk u ecen shume me shendetin. smileyad:

Ngushellime familjes dhe gjithe tifozeve te tij!

Petro ka qene simbol i djalit punetor, simpatik dhe te sjellshem. I thjeshte dhe i dashur me te gjithe ai fitoi zemrat e te gjithe atyre qe e njoheb ne fushen e sportit dhe jashte saj.

 Nuk me harrohet nje nga ndeshjet e tij te para me Flamurtarin. Luanim kunder Vllaznise se Shkodres. Detyra e Petros ishte te mbulonte sulmuesin me te mire te atyre koherave , Din Zhegen.

Petro ka bere nje loje te shkelqyer dhe spektakolare. Ne fund te lojes, Zhega i mori doren dhe ja ngriti lart si simbol te fitores se dyluftimit midis te dyve dhe e duartrokiti. Gjithe stadiumi shpertheu ne brohoritje per Petro Rucin. Dhe tani qe e kujtoj, emocionohem.

Dua te permend gjithashtu faktin qe Petro Ruci ka qene futbollisti me konstant ne historine e ekipit te Flamurtarit. ai ishte gjithmone ne fushe , i padiskutueshem. Nuk mbaj mend asnje rast qe te kete munguar nje ndeshje per arsye demtimi, forme sportive, apo cfardo lloj tjeter arsyeje. Per te nuk kishte "forme te keqe sportive". Atlet i lindur, numri 2 i Flamurtarit te atyre koherave ishte kurdohere ne krye te detyres. Nje talent i rralle qe te bente per vehte.

Te flasesh per Petro Rucin si sportist , duhet ore te gjata....

Petro ishte sportist, por ne rradhe te pare ishte njeri i shkelqyer. Bir i nje familje me tradita sportive, ai gezonte respektin thelle te gjithe atyre qe e njihnin. Kurdohere buzegas dhe i sjellshem, Petro te bente per vehte. .

Prehu ne paqe Petro Ruci. Figura jote do ti mungoje  Vlores, familjes, dhe neve,  miqve te tu.

I paharruar do mbetesh ne zemrat dhe kujtesen tone. Lamtumire.

  

Ndjese paste i shkreti.....A ishte vellai i Vasil Rucit apo gabohem...Savjeç ishte.....?

Pas Albert minges nje tjeter ish futbollist iken para kohe ne te njejten menyre......

Me Vasil Rucin i lidhte vetem i njejti fshat origjine, Dhermiu. Me sa di une nuk kishin lidhje gjaku ( te pakten lidhje te ngushta) .

Petro ishte 50 - 52 vjeç, nuk e di saktesisht.

Sa per Mingen, e ka pas emrin Arben Minga , jo Albert.

Bert Minga ka qene perpara vitesh regjisor ne Radiotelevizion , gjithashtu dhe sportdashes i zjarrte. Tani nuk e di ku ndodhet...

Bert Minga ka qene perpara vitesh regjisor ne Radiotelevizion , gjithashtu dhe sportdashes i zjarrte. Tani nuk e di ku ndodhet...

tifoz i cmen i Vlores

Nuk desha ta lokalizoja problemin, prandaj nuk e shkrova smiley .

Flm per plotesimin...

Ndjes paste Petrit Ruci futbolist i talentuar i KS Flamurtar !

Ngushllime familjes dhe i paharruar qofte kujtimi i tij !

 Petro Ruci.

Më 22 shtator 1982 bëhet vlonjati i parë pas 35 vitesh që vesh fanellën e kombëtares. Në kryeqytetin grek të Athinës është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare ish-futbollisti i njohur vlonjat, Petro Ruci. Pardje në mëngjes sapo ka mbërritur ky lajm i hidhur, jo vetëm në qytetin e tij të lindjes, Vlorë, por edhe në gjithë mjedisin sportiv shqiptar. Të gjithë janë treguar të shtangur për momentin duke iu dukur e pabesueshme vdekja e parakohshme e Petro Rucit. Sëmundja e rëndë dhe e pashërueshme që kishte vetëm një muaj që kishte mbërthyer këtë njeri të sportit e ka bërë gjëmën e saj të zezë duke mposhtur në një moshë të parakohshme një legjendë në vite të futbollit vlonjat.

Petro Ruci, si një djalë që rridhte nga një familje me tradita në sport, si djali i një mjeshtri sporti si Aleks Ruci, nuk mund t’i qëndronte larg sportit, veçanërisht futbollit. Sot nga ora 09:00 deri në orën 12:00 të paradites bëhen homazhe në Tiranë tek Shtëpia Qendrore e Ushtrisë. Në homazhe marrin pjesë personalitete të fushave të ndryshme, shokë dhe shumë dashamirës të sportit që e kujtojnë me shumë nostalgji dhe dashamirësi kohën kur Petro Ruci u dhuronte emocione në të gjitha stadiumet e Shqipërisë.

Karriera. Që në moshë fare të re, Petro Ruci është aktivizuar në ekipet e para të rinjve dhe më vonë ato të të rinjve të Flamurtarit. Që në këtë moment ish-trajnerët e tij të parë, Skënder Elmazi dhe Feredun Bejkosala, pikasën tek ky djalë energjik një mbrojtës me shumë të ardhme. Kanë mjaftuar vetëm 18 vite që Petro Ruci të bindë fort Bejkush Birçen për t’i besuar vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes së Flamurtarit. Fillimi ka qenë pak emocionues për shkak edhe të moshës shumë të re. Nelaj, Çuri, Haxhiu, Zilja, Liçaj, Xhaho, Braho Çipi kanë qenë kolegët e tij në vitet e para në skuadër. Trajneri Bejkush Birçe shumë shpejt formoi besimin e duhur tek ky djalosh energjik me një dëshirë të madhe për futbollin. Pak më vonë, në Flamurtarin e rinovuar do të afrohet brezi i historisë së madhe të Flamurtarit me Berberin, Birçen, Arapin, Çipin, Tahon, Lushaj, Iljadhi, Ziain, Ferkon, Gjondedën, Ziun, Daullen, Kushtën, Bubeqin, Memushin, Vasil Rucin, Muçën, Lalucin e shumë të tjerë.

Pjesëmarrja me Flamurtarin në ndeshjet për Kupën Ballkanike me AEK të Athinës dhe Velezh të Mostarit do të ishin sinjalet e para se po vinte Flamurtari i madh. Trajneri i paharruar, Agron Sulaj, midis këtij kontigjenti me futbollistë cilësorë do të mbështetej fort edhe tek Petro Ruci. Pozicional, i shpejtë dhe tepër energjik në krahun e djathtë të mbrojtjes, Petro Ruci do të ishte siguresa e mbrojtjes vlonjate.

Më 22 shtator të 1982 ai do të jetë vlonjati i parë pas më shumë se 35 viteve që vesh fanellën e ekipit kombëtar. Trajneri i njohur, Shyqyri Reli, do t’i besonte për tetë ndeshje resht në harkun e viteve 1982–1983 vendin e titullarit në ekipin kombëtar përkrah Targajt, Hametaj, Bimos, Omurit, Ragamit, Kolës, Bajazitit, Mingës, Vukatanës, Lames e Demollarit. Ndërkohë, në këto vite vjen edhe rritja e Flamurtarit të madh. Duelet e fuqishme për titullin kampion dhe fitues kupe në ato vite midis Flamurtarit, Tiranës, Vllaznisë, Dinamos dhe Partizanit, kanë brenda kronikave të tyre edhe dyluftimet e forta të Petro Rucit me Mingën, Kolën, Vukatanën, Lucin, Muçën, Ballgjinin, Lamen, Tomorri e të tjerë. Nënkampion dhe finalist kupe do të mbetej Flamurtari deri në shkurtin e 1985 kur djemtë e Flamurtarit të drejtuar nga Leonidha Curri do të sillnin trofeun e Kupës së Republikës në Vlorën e futbollit cilësor. Ky sukses do përsëritet edhe në qershorin e 1988, ku pa asnjë dyshim Petro Ruci ka pjesën e tij në këto suksese.

Ja si e kujton ndeshjen me Partizanin e Beogradit

Petro Ruci, lojtar i Flamurtarit të Vlorës, e kujton kështu atë ndeshje dhe Fadil Vokrrin: "Detyra që na dha trajneri Leonidha Çurri ishte që unë dhe Rrapo Taho të koordinojmë veprimet tona për të ruajtur mirë sulmuesit më të rrezikshëm të Partizanit të Beogradit, Milko Gjurovski dhe Fadil Vokrri. Për vetë mënyrën e lojës që u krijua, më takoi mua të luaj ndaj bashkatdhetarit tim, Vokrri. Ai ishte një lojtar i shpejtë, i fortë fizikisht, kërcente shumë në ajër dhe e godiste mjaft mirë topin me kokë. Ai ishte një futbollist mjaft i vështirë për çdo mbrojtje kundërshtare. Si i tillë, ai ishte i vështirë edhe për ne”.

Skeda e Petro Rucit

Vendlindja: Vlorë, më 16.3.1957

Karriera si futbollist: 1975-1990

Roli në skuadër: Mbrojtës i djathtë

Numri në fanellë: 2

Ndeshje të zhvilluara me Flamurtarin: 327

Gola të shënuar: 26

Ndeshje me ekipin kombëtar: 8

Ndeshje ndërkombëtare me Flamurtarin: 24

Në kupat e Evropës: 18

Kupat ballkanike: 6

Lojtarët më të vështirë për të: Hjuxh, Rumenige, Agustin Kola

Ndeshjet e tij më të bukura me Flamurtarin:

Barcelona-Flamurtari 1987 (1-1),

R.F.GJ-Sghqipëri më 20.11.1983 (2-1),

Flamurtari-Partizani (2-1), 8.2.1985 finale e Kupës

Bashkohem me mendimet e tè gjithve....ngushllime familjes,njè futbollist i madh dhe njè njeri i shkèlqyer,kam folur kèto ditè me njerèz qè kanè qenè tifoz tè çmendur tè flamurtarit tè atyre viteve dhe qè njihnin mirè nga afèr tè gjithè futbollisèt e vlorès sè atyre viteve dhe mund tè gjenin huqe apo difekte tè shumè prej atyre gjenive...por kur flisnin pèr PETRO RUCIN nuk arin dot tè gjenin asgjè,veçse respekt....shpresoj qè flamurtari tè tèrheq fanellèn e tij pèrgjithmon!!

Kaq pak vlonjate paska te Peshku ???

Me teper shkruani per politike e njerez te shplare se sa per figura vertet te respektueshme...

Pse na terheq kaq shume e keqja dhe nuk vleresojme te miren ?

Nderime dhe mirenjohje per figuren sportive te Kujtim Majacit, futbollistit me te mire te historise se Apolonise.

Ky sportist i madh meriton nje homazh shembullor per emocionet qe u dha sportdashesve fierake.

 

Ish- futbollisti i Flamurtarit Petro Ruci flet në “Telegraf” për karrierën e tij sportive
E Shtune, 10-01-2009, 04:26pm (GMT+1)

Nga Gazmend Agai

 

Petro Ruci ka qenë një mbrojtës i shkëlqyer i ekipit të Flamurtarit. Ai e ka nisur futbollin në moshë shumë të vogël nëpër lagjet e Vlorës si të gjithë futbollistët e tjerë të asaj kohe. Në kujtesën e shumë sportdashësve, por edhe të vetë Rucit kanë mbetur në kujtesë ndeshjet e Flamurtarit brenda dhe jashtë vendit, dhe sidomos ndeshja me Barcelonën që vështirë se do të hiqet nga kujtesa e njerëzve që e duan futbollin. Në një intervistë ekskluzive për “Telegraf” ai tregon për karrierën e tij të pasur sportive. Si e keni nisur futbollin?Vitet e karrierës sonë sportive ishin vite me intensitet, vite të paharruara dhe të një lufte shumë të madhe me një punë shumë të madhe që bëhesh nga të gjithë futbollistët dhe natyrisht prandaj arritëm dhe rezultate të tilla. Unë e kam filluar futbollin në moshën 7 -vjeçare për herë të parë në lagjet e Vlorës, lagjen “8 Nëntori” si gjithë futbollistët e tjerë të asaj kohe. Më vonë u aktivizova në ekipin e të rinjve, 10 vjeç në akademi, 14 vjeç në ekipin e të rinjve dhe në moshën 17- vjeçare shkova me ekipin e parë të Flamurtarit ku fillova të luaja si profesionist.Ju keni qenë në rolin e mbrojtësit te ekipi i Flamurtarit ku vihesh re shkathtësia juaj gjatë ndeshjes. Sa i vështirë ka qenë ky pozicion për ju? Pozicioni i një mbrojtësi në futbollin që kemi luajtur ishte një pozicion i vështirë ne luanim një futboll total, një futboll të shpejtë dhe shumë të fortë. Natyrisht kryesorja e një mbrojtësi ishte puna më e vështirë për arsye se kërkohesh shumë por dhe kërkonim shumë nga vetvetja. Ekipi kërkonte nga mbrojtësat shumë punë. Natyrisht që kjo u arrit me një punë shumë të madhe që ne arritëm me ndeshjet nëpër turet evropiane, për kampionatet shqiptare, sepse bëheshin kampionate shumë të forta. Për mua kanë qenë kampionatet më të forta që janë luajtur në gjithë periudhën e futbollit shqiptar në vitet ‘67-‘70 deri në ‘89-n. Cilët nga ndeshjet që ju keni zhvilluar me ekipin e Flamurtarit do të veçonit si më të bukurën?

  Ka shumë ndeshje që kanë qenë të bukura, por mund të veçoj ndeshjet që Flamurtari ka luajtur me Tiranën, me Shkodrën, me Partizanin, Dinamon si dhe me ekipet e tjera të kampionatit shqiptar që në atë kohë zhvillonin futboll të bukur. Por ndeshje të forta gjithmonë kanë qenë ato me Tiranën, Partizanin dhe Dinamon.   

Ju keni luajtur edhe me Kombëtaren e Shqipërisë, çfarë kujtoni nga pjesëmarrja juaj te përfaqësuesja jonë?   

Edhe ato kanë qenë vite shumë të mira dhe të dashura për ne. Ne nuk kishim mundësitë e aktivizimeve, e lëvizjeve siç kanë lojtarët këto vite pas demokratizimit të Shqipërisë. Ne i kishim të rezervuara lëvizjet, i kishim të rezervuara ndeshjet dhe kishim vështirësi në ndeshje për t’u provuar me ekipet e huaja. Në bënim ndeshjet e kontrollit në Shqipëri midis ekipit shpresa dhe ekipit Kombëtar. Kjo ishte dhe vështirësia që futbolli deri në vitin 1990 nuk shkoi në atë piedestal që kërkohej. Pavarësisht kësaj, ne kemi bërë ndeshje shumë të mira. Për t’u vlerësuar është periudha e viteve 84-86, kur ne kishim mundësi për të kaluar në turin e Mondialit. U rrahëm në Greqi dhe kështu që dështuam. Kishim shumë mundësira në atë kohë sepse ekipi kombëtar kishte arritur kulmin. 

Ndalemi tani në ndeshjen e zhvilluar me ekipin e njohur , Barcelonën. Çfarë ju sjell në kujtesë kjo ndeshje? Natyrisht që ato janë ndeshje të një klasi shumë të lartë, dhe logjika është që do të mbeten në kujtesë të popullit, por edhe te ne si futbollistë dhe si ekip. Barcelona si gjithmonë është një ekip shumë i madh, dhe në atë periudhë ka qenë një ekip shumë i fortë, me lojtarë të mëdhenj, Shuster, lojtarë të huaj si Lineker etj.. Nga ana tjetër edhe Flamurtari ishte një grup i shkëlqyer sepse kishte lojtarë shumë të mirë, si Vasil Ruci, Çipi, Zijai, Ferko, Taho, Kushta që ishin lojtarë të një niveli shumë të lartë dhe që luanin bashkë rreth 10 vjet. Natyrisht ai harmonizim edhe me trajnerin solli atë frut që u bë një ekip shumë i mirë, dhe besoj se është një nga ekipet historike të Shqipërisë. Flamurtari ka marrë pjesë nëpër Kupa, ture evropiane, pra është një ekip që duhet marrë si shembull. Turin e parë ne ngelëm në Barcelonë, për arsye se dy-tre lojtarë nuk u kthyen dot në orarin e caktuar. Presidenti i Barcelonës na krijoi mundësitë dhe ekipi ndenji dhe tre ditë të tjera me shpenzimet e Barcelonës. Është bërë një punë kolosale që u arrit ai Flamurtari i madh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).