Triumfi absolut i Sali Berishës

Un’ do ta fi toj kët’ garë!” – u bë leitmotivi i fushatës së zotit Rama. Kënduar ‘live’ nga vetë autori. Pak ndryshe ne fakt nga fryma kolektive që përshkon ndër vite mobilizimin fushator të PS-së. Ndoshta pak ndryshe edhe nga vetë shpalljet programore të partisë. “Do t’ia dalim!” – ishte jehona më e kujdesshme e më pak e personalizuar e kësaj shpallje muzikore, kënduar nga kori juvenil G99. Ai që “ja doli” me të vërtetë kësaj sfide zgjedhore vendimtare, ishte dikush krejt tjetër. Sali Berisha quhet. Ajo që duket se s’po duam akoma ta kuptojmë, është fakti që triumfi i tij jo vetëm që është atje, prezent sa një mal, por kësaj here është dhe ..absolut!

Absolutisht absolut, edhe pse shifrat nuk na e shfaqin qartë si të tillë.

Këtu lutem sinqerisht për pak vëmendje. Se keqkuptimi mund të na mplekset keqaz qysh në fillim mes fjalësh e të na e bëjë lëmsh bisedën tonë. Nuk po them që ky rezultat ishte as i gëzueshëm, as më fatlumi, as më i miri, as më i drejti. Nuk po them aspak që sa ndodhi me këto zgjedhje e sa rezultoi prej tyre, ishte dora e mbarë e fatit tonë (përgjithësisht po aq “të mbarë&rdquosmiley. As po them se ky është një triumf i PD-së si parti. Dhe ca më pak akoma (as më shkon mendja), mund ta quaj këtë ndonjë fitore të të përzgjedhurve të tjerë në listën e PD-së. Ata përfitojnë pa dyshim, për pasojë, po kjo s’mund të jetë fitorja e tyre. E rishtarëve të listës jo e jo, për shkak se shumë syresh nuk u njihet as aspirata politike e as formati publik (gjëra që ata as i kanë artikuluar ndonjëher&eumlsmiley. Po kjo s’lidhet as me më të vjetrit (fjala vjen Tritanin, apo Imamin), për shkak se këto zgjedhje nuk u morën as me performancat e as me ‘deviancat’ e kërkujt. As Basha apo Topalli, as Bregu apo Olldashi nuk mund të thonë se dhanë ndonjë dorë në këto zgjedhje. Publiku as nuk vlerësoi e as u ndikuan nga profile të tjera, përveç atij të ..marshallit Berisha. Kësaj here kishim thjesht një garë krerësh dhe atë e fitoi kreu i PD. Prandaj unë po them vetëm atë që mund të thuhet, me plot gojë e me siguri. Të vërtetën më të qartë që zgjedhjet na kanë përplasur në fytyrë. Faktin pra që, Sali Berisha është triumfatori i vetëm dhe absolut i kësaj gare. Aq më keq për ata që nuk e perceptojnë.

Pak e çuditshme në fakt, që në bollëkun e paparë të dialogjeve, monologjeve dhe të gjitha “llogjeve” mbi zgjedhjet e fundit, kjo e vërtetë ende nuk po thuhet. Së paku jo prerazi dhe qartë. E pashpjegueshme duket madje që ende një pjesë e opinionit analitik beson vërtet se për këtë duhet pritur “fundi i procesit”. Ç’fund-zeza? E ç’proces mavria? Mos e keni për atë ri-zbërthimin e ca kutive përzgjedhur aty këtu nëpër ‘zona të nxehta’. A vërtet besoni që ky ri-numërim do ta bëjë Berishën më pak triumfator? Ja ku ju them, po humbni vetëm kohë dhe energji. Private dhe opozitare. Kushedi po humbni edhe para e premtime paradhënie. Kursejini ato. Berishës nuk ja heq më kush buzëqeshjen nga portreti. Për sot edhe për shumë vjet të ardhshëm.

Përse themi kështu, dhe pse jemi kaq të sigurt në “sigurinë” e kryeministrit tonë –kryetar të maxhorancës? Dhe pse e quajtëm atë pa e zgjatur një triumf absolut? Mos vallë prej paktit të fundit me LSI-në? Nga prirja e re kooperuese e koalicioniste që po përshkon axhendën e tij dhe që zoti Berisha po e shet gati si një prirje natyrore të karakterit të vet? Jo aspak. Si koalicioni ashtu edhe gjithë sjellja e lirshme “kooperuese” s’janë veçse pasojë dhe derivat, pikërisht i fitores së tij personale dhe absolute.

Po ç’kemi parasysh kur themi triumf absolut i Berishës? Si mund t’a quajmë ‘absolute’ një fitore që nuk u bë dot aspak “plebishitare” siç u deklarua në krye të saj? Një fitore me më pak vota edhe se kundërshtari i tij humbës? Kështu mund të arsyetojnë ata që nuk e kuptojnë as pozitën ku ndodhej para zgjedhjeve e as llogaritë “për përdorim të brendshëm” të zotit Berisha. Që nuk ndajnë dot bombardimin elektoral nga kalkulimin real i tij.

“Fitorja plebishitare” nuk hynte (dhe s’kish si të hynte) fare tek pritshmëritë elektorale të z. Berisha. Ishte thjesht një kushtrim mobilizues, për të cilin vetë Berisha jo besim, po s’kishte as iluzionin më të vogël. Keni parë ndonjë hije zhgënjimi në sytë e tij?

Fitore absolute për Berishën ishte fakti që ai ja doli ...të mos rrëzohej. Ky ishte targeti i tij i synuar, ajo që shpresonte ai në të vërtetë. Këtë ja sugjeronte vetë bilanci i mandatit të tij në pushtet. Kishim arritje dhe dështime. Arritje në reformat formale, dështime në zbatimet praktike. Karta identiteti të paguara por asnjëherë të mbaruara. Arritje në integrimin formal, dështime në standardet reale. Një efikasitet i rritur në vendimmarrje paguhej me koston e centralizimit dhe autoritarizmit ekstrem. Një përpunim artilerik i parreshtur ndaj institucioneve të pavarura. Edhe korrupsioni që dukej se ngushtohej, në fakt vetëm ..përqendrohej në pak duar. NATO sfumohej dukshëm nga “Gërdeci” ndërsa Udhën e Kombit e zhbënte dukshëm abuzimi financiar. Madje edhe imazhi i një kryeministri të palodhur, aktiv dhe energjik, shfryhej dukshëm nga pasioni i tij i ri për pasurim të shpejtë. Një sport i ri ky po shumë interesant. Sidomos kur e mëson vonë. Më thoni cili kryeministër ish-komunist do të mund të mbahej në fund të mandatit me një rekord të tillë? Prandaj themi se “mbajtja” për rastin Berisha, është edhe më shumë se sa triumfi vetë.

E dyta, triumfi ishte i tillë, pra absolut, jo thjesht sepse Berisha doli “matanë lumit”. Por sepse doli me një imazh cilësisht të ri. Të ndryshëm nga ai që e ka shoqëruar për mbi një dekadë. Së treti, ky rezultat është aq i rëndësishme e kyç për fatin e tij, sepse përcakton jo vetëm rolin e tij të sotëm në politikë, por edhe të nesërmen e imazhit të tij, pra kur ai të jetë një ‘ish’ (një horizont që sot është edhe më i largët). Si lider aktual ai ka kapur sot gjithë pultin e komandës nga ku prodhohet politikë. Ndërsa në projeksionin e ardhshëm ai më në fund, mbas një pozite tërësisht defensive e thuajse të pashpresë, sot bën një kërcim thelbësor. Për herë të parë ai është në gjendje që të vendosë vetë ..mbi vetveten. Mbi qëndrimin deri edhe mbi largimin e mundshëm të tij. Jo kur duan kundërshtarët, po kur të dojë ai vetë. Kur t’i duket atij e arsyeshme. Me të gjithë peshën e dinjitetin e momentit. Gjë që s’e kish të mundur ta bënte deri më sot. Sa i përket shpëtimit të imazhit si lider partie e si burrë shteti pra, Berisha ka të gjithë arsyet që të shkëlqejë. Dhe e katërta, triumfi është absolut sepse Berisha i sotëm nuk është më një lider idealist e fukara. Ka të gjithë pushtetin mbi kanalet e parasë. Ç’ka ja rrit garancitë e shkëlqimit të ardhshëm politik. Në fakt kjo është një dukuri për t’u studiuar, ndoshta puro shqiptare. E pamë gjatë tek e majta e kohës Nanos. Puna sa të duash e bëhu copë. Po vetëm kur bën pare të nderojnë tamam.

Natyrisht, leximi i saktë i paszgjedhjeve është i rëndësishëm për të gjithë. Edhe për mazhorancën edhe për koalicionet, por sidomos për opozitën. Muzika “ne kemi fituar po s’na numëron Berisha” nuk të çon asgjëkund. Përkundrazi, duke u zvargur e tejzgjatur, ajo do të shndërrohet në një mërmërimë që do të topiste gjithçka opozitare. Do t’i vinte të gjithë në gjumë. Ndërkohë që një tjetër kërcënim vjen përpara. Që s’na duket aspak i tepruar e hipotetik. Rreziku i një “dore absolute të Berishës”. Që në ç’do rast mund të shndërrohet në grusht. Të rëndë e të hekurt sa të dojë ai vetë. Në trampolinë apo greminë, për njerëzit dhe punët. E kush do ta ndalte? Përqindja dhe numrat? Me ato ai ka ditur të luajë edhe kur mezi s’mbahej në këmbë. Ndërsa me çertifikimin e sotëm që mori personaliteti i tij, nuk ka numër që mbahet më. Efekti që vjen është zinxhir. Masa e partisë e sheh si perëndi. Media dhe OJQ-të do të maten mirë e më mirë. Së paku servilizmi do te jetë i garantuar. Biznesi “i madh fare” s’do të ketë asnjë mëdyshje për të bërë pazaret. Tani edhe “miqtë ndërkombëtarë” do të jenë të relaksuar. Disa se kështu lajnë duart dhe “garantojnë stabilitetin”, disa të tjerë sepse mbyllin përfundimisht telashet me afera që kanë bashkëpromovuar. Deri edhe publiku opozitar s’do të jetë më aq përbuzës. Ka shumë të ngjarë që edhe ai “t’i shtrohet” realitetit gati-monarkik. Një realiteti që një hap e ndan nga faza tjetër. Një regjim gjoja i hapur por në thelb..absolutist.

16 Komente

Fitore absolute për Berishën ishte fakti që ai ja doli ...të mos rrëzohej.

 

Thë Speaker, mos je ti ky Selimi mer... se edhe ky fliska njëlloj si ti:

Absolutisht absolut, edhe pse shifrat nuk na e shfaqin qartë si të tillë

Ah... La matematica non e' una opinione thonë peppinot... vetëm se në Shqipëri, ju pëlqen më shumë llobaçevski

e egzagjeruar kjo analize e selimit. e majta mori 53% te votave. pS me mire se 2005. Berisha ja doli se mblodhi therimet e tavolines. kaq

Tani kjo nuk kerkon ndonje fakultet matematike per t'a kuptuar... Edhe pa koalicionin me LSI-ne, PD ka me shume se deputete. Kujt po i hyn ne pune sa vota mori e majta ??? Kush e merr pushtetim apo jo ?

Ne kete pikeveshtrim, mua me pelqeu analiza e Selim-it.

Numeroni qimet e postiqes ju...........ai mori qylymin!

Ka te drejte absolutisht Belortaja. Por ai nuk cileson pse e humbi opozita qe nuk ishte nje lufte ndermjet partive por ndermjet liderve.

Belortaja nuk thote qe nuk u be beteje antikorrupsion, per te qelluar ne thembren e Akilit. Meshimi i Durres-Kukes ishte nje beteje e humbur qe ne fillim, dhe strategji per te velatuar Gerdecin, ku te dy kryetaret ishin njelloj te zhyer me pisllek. 

Por Berisha fitoi sepse tjetri kishte ne dore per te luftuar mjete te pakta zgjidhjeje, edhe mbante litarin e Bashkise si mjet shpetimi. Berisha fitoi sepse tjetri kishte inate dhe urrejtje te thella dhe nuk njeh kompromisin por udhehiqet nga ide fikse. Berisha fitoi sepse grumbulloi ndersa tjetri shperndau pasi nuk kishte kuptuar qe ndertesa qe ai ja la te lire ta zgjidhte, kodi, kishte strategji bashkimin.

Berisha ne ditet e fundit i tregoi spotin ku paraqiteshin pallati e G Rucit tek Liqeni, tregoi ndertimet e Dash Pezes, S Gjinushit, etj, ndersa Tjetri nuk i tregoi njerzit e ndertimit te Gerdecit, te fitimeve kolosale , por tregoi spotin skandaloz me sajimin e fshatarit qe nuk i ishte dhene ndihma. Nuk kishte guximin ti permendte emrin Delijorgjit, jo sepse i kishte dhene leje ndertimi por se kishte frike se mos i nxirrnin ne shesh parate dhe onoraret qe kishte marrre drejtperdrejt prej atij, dhe kete Sala ia kishte ruajtur ne momentin qe do te behej agresiv.

Si do te fitonte nje pushtetar i konsumuar bashkiak ndaj nje politikani qe kishte kaluar te gjitha ulje ngritjet.

 

Me kete yrysh qe ka marre popullariteti i Sali Berishes ,ne pushtet me te gjithe jeniceret e tij ,pyetja eshte ,mbas vdekjes se udheheqsit si do te shkojne punet te Shqiperi ,,per larte a per poshte ?

Dhe e katërta, triumfi është absolut sepse Berisha i sotëm nuk është më një lider idealist e fukara.

Gjate gjithe kohes se fushates , kur lexoja ne internet per zgjedhjet, m'u krijua pikerisht kjo bindje dhe m'u perforcua kur kerkoi aleance me LSI. YES MAN, BERISHA KA NDRYSHUAR!

...triumfi është absolut sepse Berisha i sotëm nuk është më një lider idealist e fukara.

Berisha ska si te jete nje idealist ,...Ideali i Berishes eshte pushteti ,karrikja me cdo kusht .Qellimi i tij i justifikon mjetet !

Shqiptaret akoma vujane mentalitetin primitiv te qenies mbas UDHEHEQSIT !

Berisha  TASHME eshte bere udheheqes i Shqiperise !

Udheheqsi qe u ndricon rrugen  te gjithe Shqiptareve ,qe ben rruge,shkolla ,hidrocentale termocentrale ,

Udheheqs qe nje popull i tere  ,I MADH E I VOGEL ,veri-jug-perendim-lindjei mban syte tek ai , Sali BERISHA !.

Une jam Sali Berisha- ka thene Udheheqsi i maleve !

 Shqiperia po ndryshon !

Tani ka mbetur te ngrihet busti i Sali Berishes ,dhe te emertohen rruget ,universitet me emrin e tij !

 Rofte sa malet Sali Berisha ,idealisti i pasur  i te gjif koherave  e shqiperise !!!

Merjani konges tani ,mos haroni cifteline ,lahuten dhe gernet & e fizarmonik !

 

 

Birisha ka dhe 4 vjet pushtet, e me pas iken vete ne pension si hero fitues e jo si deshtarak humbes (nano, rama , alia) ky po qe me duket triumf absolut !

Doktori nuk del kurre vete ne pension...

pas 8 vjetesh pushtet rresht,  dhe aq plak sa do te jete , do ishte gjeja me inteligjente (dhe ai e mban veten per te tille)

Artikujt e Belortas me pelqejne, ka nota humori dhe ironie, dhe brenda kesaj thuhet dhe e verteta apo dyshimi per ate qe mund te ndodhi. Friken/dyshimin  e tij se Berisha mund te kthehet gati ne monark , e kam dhe une, biles shenjat ai i ka dhene disa here.

Berisha futi Shqiperine ne Nato ,ka ndertu rruge te reja ,ka pre shirita plote ,ka bo mitingje ,ka ndryshu shqiperine ...Te gjitha keto dhe ato ,do ti bej Berisha,te gjitha keto dhe ato jane ne doren dhe mendjen e atij!

 Eshte Berisha pa jeni ju !Mos te ishte Berisha...nuk do te kishim rrugen patriotike! Nuk do te ishte Cliruar kosova..

Pa Berishen ne akoma do te ishim ne komunizem me Ramiz Aline !!

 

Shqiperia po ndryshon vetem me Berishen ,pa Berishen shqiperia nuk behet!

Pa berishen shqiperia kthehet ne komunizem !pa berishen nuk ka kuptim jeta ! Rofte e qofte ,Berisha !

 

Amen!

uh me doli nga mendja ai agjeron....

Shkrim i persosur nje 5ce ng une. Vec Selimi ( profesori im i respektuar) ka haruar te thote se kush ja dha Berishes kete fitore absolute. Nuk ishte sovrani popull ai qe votoj per Beirshen

Prandaj.........

Pak e çuditshme në fakt, që në bollëkun e paparë të dialogjeve, monologjeve dhe të gjitha “llogjeve” mbi zgjedhjet e fundit, kjo e vërtetë ende nuk po thuhet. Së paku jo prerazi dhe qartë. E pashpjegueshme duket madje që ende një pjesë e opinionit analitik beson vërtet se për këtë duhet pritur “fundi i procesit”. Ç’fund-zeza? E ç’proces mavria? Mos e keni për atë ri-zbërthimin e ca kutive përzgjedhur aty këtu nëpër ‘zona të nxehta’. A vërtet besoni që ky ri-numërim do ta bëjë Berishën më pak triumfator? Ja ku ju them, po humbni vetëm kohë dhe energji. Private dhe opozitare. Kushedi po humbni edhe para e premtime paradhënie. Kursejini ato. Berishës nuk ja heq më kush buzëqeshjen nga portreti. Për sot edhe për shumë vjet të ardhshëm.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).