Trashëgimia arkeologjike dhe e natyrës, në rrezik

....me dhjetëra varreza tumulare në zonën e Kolonjës dhe Korçës janë gërmuar me buldozer, po të njëjtin fat kanë pasur rrënojat e kishave me afresk apo shpellat e eremitëve....

 

 

Nga Skënder Muçaj

Ditë më parë, një lajm i transmetuar nga mediat për shkatërrimin me dashje për qëllim përfitimi të disa varreve antike në nekropolin e Apolonisë, u shua shumë shpejtë dhe institucionet e specializuara që përgjigjen para ligjit e flakën në humnerën e madhe të harresës. Pati dhe më keq, para se ta flaknin, disa specialistë të këtyre institucioneve në vend që të merreshin me këtë fenomen që po shkatërron trashëgiminë kulturore, filluan të ironizonin edhe mediat për mungesë profesionalizmi në transmetimin e këtij lajmi.

Pesë pyetje (dhe të tjera) që kërkojnë shtetin...
Shkatërrimi me dashje për qëllim përfitimi i vlerave arkeologjike është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Shkatërrimi i vlerave arkeologjike për ndërtime të pa kontrolluara me dashje është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Shkatërrimi me dashje i vlerave të natyrës për t'u përdorur si objekt zbukurimi është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë natyrore? Trafikimi jashtë kufirit i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për këtë trashëgimi? A është e ligjshme pronësia private mbi objektet arkeologjike në Republikën e Shqipërisë?

Një Shqipëri e zgavruar kudo nga thesar-kërkuesit
Shkatërrimi me dashje për qëllim përfitimi i vlerave arkeologjike është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Nëse viziton një qendër arkeologjike apo çfarëdolloj monument rrënojë (banesë, kishë, xhami, varr, urë, sterna uji), kudo qofshin dhe çfarëdo kohe t'u përkasin, është e pamundur të mos shohësh gjurmët e thesar-kërkuesve. "Gërmimet" janë kryer me mjete nga më të ndryshmet, me kazmë dhe lopatë, matrapik, buldozerë apo eksplozivë. Ato i ndesh kudo, që nga majat më të larta të maleve deri në thellësinë e detit, edhe aty ku arkeologët nuk kanë mundur të shkelin. Fillimisht, pre e saj ishte pjesa jugore e Shqipërisë dhe më pas ajo u bë gjithëpërfshirëse. Thesar-kërkuesi, është një profesion i filluar vonë në Shqipëri, kryesisht pas vitit 1997, fillimisht në shoqërinë e të huajve, dhe tani duke e vlerësuar nga gjurmët e punës së tyre, ata me siguri zënë vendin e parë në botë. Thesar-kërkuesit, të pajisur me metalkërkues (detektor) ose jo ose edhe me harta (skica dore) të shkruar me alfabet grek (nga ai arkaik deri tek i sotmi), për çdo ditë janë në kërkim të thesareve apo në shkatërrim të kësaj pasurie kombëtare, ndoshta dhe e me porosi. Kjo e fundit është akoma dhe më e rëndë dhe nuk e dimë nëse Shërbimi Informativ i Shqipërisë e ka pjesë të punës së tij. Dëmet janë të mëdha dhe të pallogaritshme: me dhjetëra varreza tumulare në zonën e Kolonjës dhe Korçës janë gërmuar me buldozer, po të njëjtin fat kanë pasur rrënojat e kishave me afresk apo shpellat e eremitëve. Janë hapur aq shumë gropa në zona të larta dhe të largëta edhe me kazmë e lopatë, që sikur kjo energji njerëzore të ishte përdorur për mbjelljen e pemëve frutore, atëherë Shqipëria sot do ishte eksportuese e madhe. Një rast për të përmendur është ai i vërejtur në kalanë e antikitetit të vonë në vendin e quajtur Goricat e Blushit, në rrethin e Ersekës, shumë larg fshatrave të banuar të Vodicës dhe Blushit. Aty ata kishin bërë aq shumë gropa për të zbuluar objekte metalike, që nuk ishin gjë tjetër vetëm pjesë zinxhiri prej hekuri, që njerëz normal do të donin një kohë të gjatë për ta bërë. Pra, si ky ka dhe shumë raste të tjera që tregojnë se këta njerëz janë të sëmurë, që kanë nevojë për kurim, dhe kura më e mirë do të jetë zbatimi i ligjit me rreptësi. Vetëm nga një kontroll jo i plotë i bërë brenda mureve të qytetit antik të Cakranit, është vërejtur se janë dëmtuar më shumë se 20 monumente, ku midis tyre edhe një mozaik si ai i Bukuroshes së Durrësit (fundi i shek. IV apo fillimi i shek. III para Kr.). Të njëjtin fat ka pësuar dhe kisha e Shën Mërisë në fshatin Brar, në të cilën është ndërhyrë disa herë gjatë viteve të fundit për të kërkuar thesare. Dhe, për këto kërkime janë përdorur matrapikët e gurores pranë saj, duke shkatërruar dyshemenë dhe murin me afresk ku ka qenë ndërtuar varri i sebastit Mihal Skura, datuar më 1201.
Numri i tyre është me qindra dhe mijëra dhe kudo që të shkosh të gjitha njihen nga banorët, kurse të vetmit që nuk dinë gjë apo nuk u bënë përshtypje janë personat që ngarkohen nga ligji për t'i mbrojtur.

Qindra mijëra sheshe ndërtimi, dhe i plotfuqishmi buldozer
Shkatërrimi i vlerave arkeologjike për ndërtime të pakontrolluara me dashje është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Shqipëria, për shkak të prapambetjes që trashëgoi në infrastrukturë, ka pasur një bum ndërtimesh në fushën e ndërtimit të rrugëve dhe banesave. Dihet se një pjesë e madhe e ndërtimeve private në zonat e ulëta dhe bregdetare u ndërtuan pa leje, dhe këtu nuk mund të llogariten dëmet e sjella. Por, ka pasur dhe ndërtime me leje apo edhe pa leje edhe në qendrat arkeologjike të Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Vlorës, Elbasanit, Sarandës, Butrintit, Margëlliçit, Ballshit, Bylisit, Apolonisë etj. Në një numër të madh qendrash arkeologjike (Lezhë, Melan, Cfir, Cakran, etj), falë lartësisë dhe pozicionit që ato zinin, vendin e reparteve të dikurshme ushtarake, filluan ta zënë pa lejen përkatëse antenat e shumta të telefonisë së lëvizshme. Rrallë, leja ka qenë në përputhje me ligjin dhe më keq akoma gjatë zbatimit nuk është respektuar asnjë rregull. Më rëndë deri tani e ka pësuar Saranda, edhe ajo pjesë që i kish ngelur nga qyteti i vjetër u shkatërrua nga ndërtimet e viteve të fundit. Me ritmet e ndërtimeve të pallateve në qytetin e Durrësit, vite më vonë kur turistët e pakët që do të vizitojnë amfiteatrin, ciceroni do të thotë se dikur këtu ku ju shihni këto pallate kanë ekzistuar rrënojat e një qyteti të lashtë dhe të rëndësishëm, që lidhte Lindjen me Perëndimin. I pafajshëm në këtë zallamahi ndërtimesh është vetëm kova e buldozerit që natën apo ditën, ndoshta edhe nën vëzhgimin e specialistit të ngarkuar me këtë detyrë, futet në thellësi duke shkatërruar monumentet njëri pas tjetrit. Të pafajshëm dhe të nderuar janë vetëm koleksionistët durrsakë dhe ata tiranas, që në mënyrë sistematike kontrollojnë hedhjet e shumta të kamionëve me mbetje arkeologjike që mbushen në gropat e pallateve të rinj në qytetin e Durrësit. Fati është me ta kur mbetjet arkeologjike nuk përfundojnë në det, por në Spitallë, Porto-Romano, apo përgjatë rrugëve të tjera automobilistike. Në vazhdën e dëmtimeve të mëdha të pasurisë arkeologjike janë futur dhe të gjitha gërmimet për ndërtimin e rrugëve dhe veprave të tjera industriale. Ligji, si në gjithë Evropën, ku ne shpresojmë të futemi, ka parashikuar kontrollin e gjurmës para bërjes së projektit të zbatimit dhe praninë e punonjësve të institucioneve të specializuara gjatë punimeve të gërmimit (citojmë Neni 47: "Në rastet e ndërtimeve te mëdha në territore në pronësi shtetërore ose private, si rrugë, autostrada, aeroporte, porte, vepra industriale, qendra të reja banimi, investitorët janë të detyruar që, gjatë procesit të projektimit dhe zbatimit të projektit, të marrin miratimin, me shkrim, të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Specialistët kryejnë kontrollin e zonës dhe përgatisin dokumentacionin përkatës. Kur zona përmban vlera të rëndësishme arkeologjike, etnografike ose gjurmë të arkitekturës së lashtë ose tradicionale, projekti duhet të ndryshojë. Shpenzimet për kryerjen e hulumtimeve të nevojshme, përgatitjen e dokumentacionit, si dhe ndryshimet e mundshme të projektit kryhen nga investitori&quotsmiley. Por, një gjë e tillë në vendin tonë është zbatuar vetëm në sheshet e fabrikës, gurores dhe të flishit në fabrikën e çimentos në Burizanë, Gjirin e Lalëzit, parkun energjetik të Vlorës, fabrikës së çimentos në Balldren; linja e tensionit të lartë në Zgërdhesh dhe ndonjë tjetër. Por, të gjitha këto janë bërë vetëm kur investitorët janë privatë, kurse në ndërtimin e rrugëve, ku investitor është shteti shqiptar, kjo praktikë mungon. Dhe, dëmtimet gjatë ndërtimit të rrugëve janë të pallogaritshme, se ato ndjekin po të njëjtat drejtime ku kanë lëvizur dhe lënë gjurmët e tyre dhe paraardhësit tanë. Deri kur do të vazhdojnë organet vendimmarrëse të Këshillave të Rregullimit të Territorit, që drejtohen nga kryeministri, kryetarët e bashkive dhe të qarqeve, të pranojnë projekte pa lejen përkatëse nga institucioni i ngarkuar nga ligji? Deri kur organet e pushtetit vendor dhe institucionet e ngarkuara me ligj për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë arkeologjike do të lejojnë që nëntoka e tyre të trajtohet si mall pa zot?

Stalagmitet, stalaktitet, koralet dhe ambientet e argëtimit
Shkatërrimi me dashje i vlerave të natyrës për t'u përdorur si objekt zbukurimi është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë natyrore? Edhe shpellat e thella dhe të pa eksploruara nga studiuesit janë bërë së fundi pre e grabitësve të pasurive që ka krijuar natyra gjatë miliona vjetësh. Një pjesë e tyre përfundon në zbukurimin e vilave dhe mjediseve të tjera të shërbimit, dhe pjesa më e madhe e tyre kalon pa të keq trarin e doganave tona, duke u regjistruar si gur i zakonshëm dekorativ. Po të njëjtin fat ka pësuar fundi i bregdetit tonë, ku koralet (?) dhe objektet me vlera arkeologjike kanë marrë rrugën e përtej detit.

A janë të sigurt kufijtë e Shqipërisë?
Kjo pyetje ka vite që nga ndërkombëtarët ka marrë vazhdimisht vlerësim negativ. Trafikimi jashtë kufirit i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore është një fenomen i izoluar, apo ai është tani rrezik kombëtar për këtë trashëgimi? Trafiku i objekteve arkeologjike jashtë territorit të Shqipërisë është një fakt i pamohueshëm, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se shumë të huaj, rezident në Shqipëri (pranë ambasadave apo agjencive të ndryshme të akredituar në vendin ton&eumlsmiley, biznesmenë apo turistë kanë qenë dhe janë blerës të objekteve arkeologjike nga shitës, duke filluar nga tregu i Krujës dhe duke përfunduar tek shitësit anonim pranë qendrave arkeologjike. Po ashtu, shumë emigrantë shqiptarë, kryesisht nga ata që punojnë në Greqi, kanë qenë dhe janë pjesë e grupeve të thesar-kërkuesve. A ka pasur ndonjë rast të ndalimit në kufi për veprën penale të trafikut të veprave të trashëgimisë kulturore? Deri më tani jo më shumë se 2-3 herë.

Shoqata e thesar-kërkuesve, koleksionistët dhe tregu klandestin
Nuk do të guxoja të përfshihesha në terma juridikë rreth "gjykimit të tyre", por si përdorues i thjeshtë i legjislacionit për trashëgiminë kulturore të vendit, jo vetëm atë që është në fuqi, por dhe ai që e ka paraprirë, mund të vërej se problemet janë ndërlikuar dhe do të duhet shumë kohë e mund për t'u futur në hullinë e drejtësisë. Në Shqipëri flitet se vepron të paktën një shoqatë thesar-kërkuesish, e pajisur me lejë nga gjykata. A ka bazë ligjore krijimi dhe veprimtaria e shoqatës "Thesar-kërkuesit shqiptarë"? Përderisa ajo është pajisur me licencën e ushtrimit të profesionit të thesar-kërkuesit nga një gjyqtar, njohës dhe zbatues i ligjit, atëherë nuk ka vend për të diskutuar. Nëse kjo shoqatë në fushën e veprimtarisë së saj ka parashikuar kërkimin dhe zbulimin e objekteve të artit: piktura të artit mesjetar (ikona), piktura të trashëguara nga paraardhësit, skulptura; libra të vjetër; veshje dhe stoli si dhe objekte të tjera të kësaj natyre në pronësi të individëve të ndryshëm privatë, atëherë veprimtaria e saj është më se ligjshme. E paligjshme kjo shoqatë do të ishte nëse në fushën e kërkimit të saj do të parashikohej gërmim në tokë (arkeologjik) apo rrënoja, me apo pa aparatura metalkërkuese, dhe për fat të keq veprimtaria e kësaj shoqate lidhet me këtë të fundit.

A është e ligjshme pronësia private mbi objektet arkeologjike në Republikën e Shqipërisë?

Deri në vitin 1994, para se të aprovohej ligji "Për mbrojtjen e pasurisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme", shqiptarët (çdo person fizik) nuk kanë pasur të drejtë të mbanin, të trashëgonin apo shisnin në tregun privatë koleksione apo objekte arkeologjike. Në ligjin "Për mbrojtjen e pasurisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme" të vitit 1994 dhe në ligjin "Për trashëgiminë kulturore" të vitit 2003, është parashikuar që: "Çdo person fizik ose juridik që zotëron objekte, të cilat janë vlera të trashëgimisë kulturore të luajtshme, duhet t'i deklarojë ato pranë organeve të kulturës, të qeverisjes vendore dhe ta regjistroje objektin në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit te Pasurive Kulturore, sipas mënyrës që ofron kjo qendër, brenda dy vjetëve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji". Me gjithë mangësinë e tij (çdo person fizik, që zotëron objekte &hellipsmiley dhe afatin prej 2 vjetësh të përsëritur edhe në vitin 2003, ligji u dha të drejtë koleksionistëve privatë dhe hapi rrugën edhe për muzetë arkeologjik. Por, a ka gjetur zbatim ky ligj në administrimin e objekteve arkeologjike? Në dijeninë time mund të them fare pak ose aspak gjë, që i ka hapur rrugë lëvizjes dhe tregtimit klandestin të objekteve, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe gërmimeve klandestine që furnizojnë në mënyrë të vazhdueshme këtë treg kriminal. Kufijtë e Shqipërisë dhe trafiku i objekteve të trashëgimisë, ligjet dhe instrumentet zbatues që rrjedhin prej tyre. Kush e mbron dhe kush e ruan këtë trashëgimi? Neni 50
1. "Të drejtën e vënies së gjobës e kanë inspektorët e institucioneve shtetërore të specializuara, sipas fushave që mbulojnë. Paga minimale me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 995, datë 02.07.2008 "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi" është 17,000 lekë".

Fabrikë çimentoje në Fushë-Krujë dhe Nikël - "Gener 2"
(Në KRRTRSH me urdhër të kryeministrit) Bëhet fjalë për një investim të biznesmenit të familjes Berisha, Bashkim Ulaj. Fabrika, me shesh ndërtimi 432.000 m2, gjendet vetëm 1.5 km nga qendra arkeologjike e Albanopolisit (Zgërdhesh). Karriera e argjilës (dizastër mjedisor), është në një ndër vendet më piktoreske, pikërisht ndërmjet dhe në kontakt me dy rezervuarët: të Bajcungës dhe të Verjonit në Fushë-Krujë. Zona Fushë-Krujë - Krujë, në këtë mënyrë shndërrohet në rrethin e 9-të të Ferrit të Dantes.

*Autori është arkeolog pranë Institutit të Arkeologjisë. Detajet janë të redaksisë.

34 Komente

Kam pershtypjen se problemi qendron ne interpretimin, apo perceptimin e gabuar qe pjesa derrmuese e qytetareve Shqiptare ka kundrejt pasurise se perbashket, qofte kjo arkeologjike, historike, natyrore, apo e tjeter lloji.

Ne imagjinaten apo perceptimin tone 'e perbashket' perkthehet shpesh ne 'e askujt'. Dhe 'e askujt' nenkuptohet si 'e gjithekujt', ose me sakte akoma, e atij qe e gjen, e shfrytezon apo e perveteson i pari.

Keshtu p.sh., jam i bindur se cdo Shqiptar me mend ne koke nuk do te linte gur pa levizur, e perpjekje pa bere per te zhbere maskarallekun, sikur dikush ti hynte e ti zaptonte shtepine ku banon - nje hapesire qe gjithkush e konsideron te tijen, prone vetjake e te paprekshme.

Por jam po aq i bindur se, po i njejti Shqiptar, perballe zaptimit te nje cope te oborrit te perbashket per shtese kati, nga banoret e hyrjes perbri, nuk do te bente ze (sic edhe ka ndodhur ne mijera raste).

Kjo edhe pse zaptimi ne fjale i shkakton deme jo indiferente, si p.sh. kercenimi i sigurise se jetes dhe shendetit (nga ndertimi pa pike kriteri i shteses se katit), ngushtimi (apo zhdukja) e hapesires se lojes se femijeve te tij, apo asaj te shplodhjes, apo asaj te gjelberuar, prishja e dekorit estetik te pallatit, zhvleresimi, (per rrjedhoje), i vleres se apartamentit te tij, e keshtu me rradhe.

Perse ndodhin keto gjera?

Per mendimin tim ndodhin per arsyen qe shpreha me lart. Ne mendesine dominuese tek ne:

Prona e perbashket = me prone e askujt = me prone e te parit qe e grabit

Prandaj mendoj se gjeja e pare qe duhet bere eshte puna per ta ndryshuar kete mendesi.

Nese pjesa derrmuese e popullates fillon te konsideroje si prone te sajen edhe hapesirat e perbashketa (nga shkallet dhe oborret e pallateve, tek rruget, trotuaret, parqet, e deri te brigjet e detit e te liqeneve dhe shpellat e vendgermimet arkeologjike) athere dhe vetem athere do te jete e detyrueshme (dhe e mundur) per Shtetin (si aparat dhe si teresi e funksionareve qe e perbejne) ta trajtoje edhe ai si te tille.

Prona e perbashket = me prone e askujt = me prone e te parit qe e grabit. Prandaj mendoj se gjeja e pare qe duhet bere eshte puna per ta ndryshuar kete mendesi.

Studenti, kjo qe thua me siper eshte interesante por kam pershtypjen se gjendja eshte e atille qe s'mund te presi kaq gjate derisa te ndryshoje mendesia e popullsise se mund te mos kete ngelur me gje deri atehere.

Tani per tani duhet zgjidhur ceshtja e caktimit te nje pjese te burimeve te pakta te shtetit/shoqerise per te mbrojtur kete trashgimi dhe s'me duket se eshte problem i vogel ne nje vend te varfer si i yni. Tundohem psh te them qe ne mungese te aftesive shteterore per te mbrojtur/perdorur kete trashgimi ajo duhet te "privatizohet" ne nje menyre ose ne nje tjeter per tu siguruar qe s'do te zhduket.

 

Po te ndjek.

Ne Perendim p.sh. ka shume fondacione private, qe per objekt te veprimtarise se tyre kane mbrojtjen dhe ruajtjen e nje pjese te trashegimise artistike, historike apo arkeologjike te vendit te tyre.

Fondacionet zakonisht financohen nga bankat, apo nga industrialiste te fuqishem.

Nuk shikoj ndonje arsye qe edhe tek ne te mos ndiqet kjo rruge.

Por vazhdoj  ti qendroj idese time se pa ndryshim rrenjesor te mendesise, nuk do te kemi rezultate te kenaqshme.

Si te them, pjesa me e madhe e njerezve nuk vjedhin, pikesepari, jo sepse kane frike nga ligji, apo sepse kontrollohen 24 ore ne 24 nga policet, qe nuk jua mundesojne nje gje te tille, por sepse e konsiderojne vjedhjen akt te pamoralshem (dac ne sensin fetar, dac ne ate qytetar/civik te fjales moral).

Ne kete kontekst, veprimtaria e policise dhe e rojtareve te tjere te prones sherben per te kontrastuar vetem 'drute e shtrember', te cilet ne % jane pak.

Sikur vjedhja te mos konsiderohej veprim i gabuar nga pjesa derrmuese e popullsise, athere, per te garantuar sigurine e prones nuk do te mjaftonin ushtri te tera me police... .

Keshtu edhe me trashegimine mendoj une. 

Nuk e shpetojne dot as inspektoret, as rojet, as administratoret, as shteti e as fondacionet, pa ndergjegjesuar shoqerine tone, deri ne indin e fundit, se ajo eshte prone e saj.

 

 

 

 

Aq shume eshte zhdukur sa ....................

Prona e perbashket = me prone e askujt = me prone e te parit qe e grabit.... Eshte nje koncept qe nuk pranohet ose me sakte e ka provuar HISTORIA se eshte me i Pabazuari. Vetem dy fakte. Ne kohen e n.Madhnise tij ( ymer paste ) Italanet e "pasionuar" pas antikiteteve tona ..nuk lane me gje pa vjedhur deri vlera te medhaja HISTORIKE qe i kalonin kufijte e Shqiperise . Me pas LII botrore me ardhjen e Ruseve u "tentua" te vidheshin disa objekte...por u nderhy shpejt . Ne kohen e konsoliduar te Diktatures te TRIDHNIN me Fare e FIS ne se prekje diku ( jo me te vidhej) vlere historike Kombetare. Pervec tyrbeve e kerpurdhave fetare ....qe rinia i prishi me te drejte si gjera pa piken e vleres Historike . Aq te ndergjgjeshem ishin njerzit sa qe kujtoj rastet e Kishave ne Voskopoje ...te pakten deri ne vitet 88 nuk ishte prekur nje AFRESK megjithse ishin ne gjendje te "lire". Kam me dhjetra raste.... Pra binomi ndergjegjesimit se kjo Pasuri eshte Historia e Popullit TIM dhe Zbatimi i Ligjeve te RREPTA ndaj kujtedo qe i prek ...eshte themeli i ruajtjes se ketyre vlerave. Ne nje shtet e shoqeri me Moral te ngjizur gjate ketyre 20 vjeteve as mos kekroj njeri te ruhen keto VLERA . Vlere eshte PASURIMI me cdo KUSHT dhe me cdo RRUGE qe nga Kapja e Karrikes deri tek shitja e KULTURES dhe HISTORISE se VENDIT .Naivet mund te pyesin .."Kush do na e bej Historine"?

Pervec tyrbeve e kerpurdhave fetare ....qe rinia i prishi me te drejte si gjera pa piken e vleres Historike

Do te godas! Ashper! Kocken do ta ruaj ama.

Po te jap pak kohe me reflktu...

PS dikur ne shpi kisha dy copa mermeri. nje i bardhe nga varri i Naim Frasherit dhe nje i kuq, nga bazamenti i monumentit te Enver Hoxhes te sheshi.

Konklyzjet nxirri vet nashti.

......gjera pa piken e vleres Historike...Ja kjo te ka shpetuar se lexon me te "rreshkitme " smiley . Me gjithate per rastin konkret them ke nga vlerat e rralla smiley Une kisha rujt relika nga lufta Greko -Italiane marre nga tereni ne MAL te THATE. ( Mali i Ivanit). Po Edra si anetare e devotshme e grupeve per nje ambient shtepiak te paster ...i hodhi si mbeturina.

 ka njerez qe perpiqen ti ruajne vlerat ka; por te gjithe ata qe perpiqen te bejne nje gje te tille i shmangin, godasin, heqin nga puna apo i presin krahet...

dhe ajo çka eshte akoma me e keqe eshte se sherbimi informativ i dine te gjitha, dergon edhe dosje, por keto dosje futen ne sirtare nga pusht-etaret dhe ruhen per nje dite kur do tu sherbeje atyre; nese nuk vjen ajo dite, i befte mire paraja e fituar...

Pervec tyrbeve e kerpurdhave fetare ....qe rinia i prishi me te drejte si gjera pa piken e vleres Historike

Edhe taleban Idriz?! Pse?!

...Pastaj ato ishin kerpudha te mocme! Nje nga keto kerpudha qe me vjen ne mend, jane afresket e kishes franceskane ne qender te Shkodres te cilat fatkeqesisht "rinia i prishi me te drejte si gjera pa piken e vleres Historike"

Sa shije te keqe qe te le ky artikull.

Injoroj per nje cast te gjitha sitet arkeologjike dhe konsideroj thjesht Durresin.

Ky qytet i kishte te gjitha gjasat qe te ishte ne njejten lartesi me qytete si Dubrovniku, Spliti apo Pola... dhe shikojeni se si eshte katandisur... Eshte katandisur ne nje shemtire te papare... nje deshmi e obskurantizmit dhe e babezise dhe e mungeses se shtetit qe ka karakterizuar vitet e tranzicionit.

Ne merremi me spekullime etimologjie, kur ketu po shkaterrohen deshmite arkeologjike te prekshme te te shkuares te vendit tone.

Me vjen keq qe shprehje te tilla te civilizimit te njeriut te aplikuar te antikitetit shkaterrohen nga barbari bashkohor. Mendoj se po hedhim tonelata me para ne kosh. Potenciale zhvillimi qe ikin per lesh. Cfare fatkeqesie!!!

Une flas per ato qe njoh ...ti flet per ato qe njeh. Mendimi im eshte se te gjitha qe jane prishur ne mbi 99% te tyre nuk kane asnje vlere HISTORIKE...ne mos per tu vleresuar me vone si dokumente te pakundershtueshme ku kane pas jetuar para 100 vjeteve .... ata qe na kane vleresuar si popull pa identittet. Nuk u duhet besuar shume gojedhenave dhe gojedhenasve . Realisht , demtime dhe prishje nga "gardiste revolucionare" dhe te "zellshem" ka patur..po jo te nje rendesie qe te kene CENUAR Historine e Kulturen SHQIPTARE... Ndoshta ne teresi  . Ndersa sot me ne krye SHTETIN e Inteligjencen tone  me memorje ofshamse Jane shndrruar te gjithe ne GARDISTE Revolucionare dhe TE KUQ "  Per kete ti biem kembanes  se Alarmit dhe jo per gojdhana e me the te thashe.. Sic me kujtohet nje rast i kishes se Shijonit ( po e citoj Elbasance) ku ruhej si objekt pa asnje vlere sepse nganjehere ....dhe kam deshire ta theksoj kete...ne muret e tyre jane perdorur GURE me vlere me mbishkrime apo sinjale  te nje rendesie te vecante... si bestytni apo mesazhe apo edhe thjesht mall i GRABITUR nga prishjet e djegjet per te ndertuar nje kerpurdhe smiley . Sikur sikur te ndodhte ( sepse nuk ka per te ndodhur KURRE ME&nbspsmiley qe te kishte nje ngjashmeri ne perkujdesje , pergjegjshmeri , financime, organizime, Ligje , zbatime etj etj , te pakten deri 10% te asaj te ish shtetit te meparshem ....ndoshta sot do kishim shkrime me vlera dhe me thellesi mendimi e komentesh  shume here me dinjitoze se sa cektesi .....ah-ohesh .....se diktatura.... se afresket ...etj ! 

Te dashur miq qe shkruani ne kete bllog.

 

Me vjen keq qe askush nuk perpiqet qe te interpretoje kete katastrofe qe po ndodh ne Shqiperi me Trashegimine Kulturore si nje shenje shume te demshme jo vetem per kulturen por edhe per zhvillimin ekonomik te vendit.

 

Per mua mungon nje sensibilitet qytetar dhe ndjenja e pergjegjesise qytetare por edhe zeri i protestes. I njof nje numer te mire te arkeologeve te cilet e kane zeri e tredhur dhe mundohen qe te fshehin koken si struci perpara ketyre gjemave per kulturen tone.  Une mendoj se zeri qytetar duhet te jete me i forte dhe te gjithe atyre qe ju themb kjo pune te jene me aktiv ne protesta si ne media si ne institucionet zyrtare. Akoma sot nuk kam degjuar asnje ze kunder fabrikes se cimentos shume prane qendres se Albanopolit te cilen Kryeministri yne sapo e aprovoi.

 

ne se zeri i protestes do te mungoje shume shpejt nuk ka per te mbetur asgje nga Trashegimia jone Kulturore

 

 

dakort jam auron. Ky eshte i pari shkrim qe lexoj nga Skenderi per kete ceshtje. Mua me vinte 5 apo 7 ne fakultet ky robi qe tani qahet (me te drejte) sa here guxoja te shkruaja! "Ke gabime shkencore" me thoshte atehere!

Nese mungon ai ndergjegjesim qe thua ti, kjo ndodh pasi rob si puna e ketij "profesorit" akoma nuk e kane kuptuar se qofte arkeologjia qofte gjithe trashegimia kulturore nuk eshte prone vetem e shkences po eshte nje e mire e perbashket publike. Tani qe e kuptuan kete kete gje, eshte bere aq shume dem sa ti e di fare mire.

une kam kohe qe nuk e vras me mendjen ndonese me duket shume e cuditshme kur shof tek tuk ndonje nga ish profesoret e mi qe tani shkruajne me te njejten revolte ate qe une tentoja te beja kur isha student apo dhe me vone. Po edhe ne kete fushe po rikonfigurohen edhe njerezit edhe "klanet", ky sic duket e paska gjet veten jashte ketyre. Ti auron ndoshta i di me mire, ky qe po shkruan kete gje, sa dhe si ka perfituar per 18 vjet rresht nen hijen e atij drejtorit te vet te perjetshem qe nuk e zevendesoi dot asnjehere?????

 

 Klajd

per nje note 5 qe ke marre nuk ke te drejte te fyesh te tjeret.

Si po akuzon ti ne kete rast, mund te te akuzojne ty apo dhe z.Tare.

Do te te keshilloja me shume kujdes dhe nese ke prova te dalesh e ti thuash haptazi.

Klanet kane ekzistuar me kohe, por te fundit qe kan perfituar kane qene arkeologet. Mos harro se kush e ka pasur kontrollin mbi monumentet dhe si caktoheshin drejtoret neper rrethe.

Mos harro se nuk jane arkeologet ata qe kan mundesine e mbrojtjes, dhe eshte gjeja me e thjesht ti fajesosh.  Eshte njelloj si te thuash se fajin per prishjen e varrezes romake ne finiq e ka profesori yt italian.

situata eshte shume me komplekse. ka shume faje dhe gjynafe ne mes, por nuk mendoj se duhet vene ne radhe te pare arkeologet.

 

Njeriu pa shtet (aq me keq kur ke nje shtet qe nxit kafsherine) eshte mijra here me i lig nga c'eshte kur ka shtet.  Do ta konsideroja vehten nje injorant te pandreqshem sikur njerun, shkaterruesin,  ta krahesoja me kafshet qe jane aq te mrekullueshme dhe ne harmoni te plote me nenen Natyre.

ore, ju lutem shume, kush ma ka ngene te ma kujtoje pak ca dmth eremit

Te dashur miq qe shkruani ne kete bllog.

Me vjen keq qe askush nuk perpiqet qe te interpretoje kete katastrofe qe po ndodh ne Shqiperi me Trashegimine Kulturore si nje shenje shume te demshme jo vetem per kulturen por edhe per zhvillimin ekonomik te vendit.

I dashur Auoron,

Me vjen keq qe ti nuk lexon se cfare shkruhet para teje.

Po auto-citohem:

Me vjen keq qe shprehje te tilla te civilizimit te njeriut te aplikuar te antikitetit shkaterrohen nga barbari bashkohor. Mendoj se po hedhim tonelata me para ne kosh. Potenciale zhvillimi qe ikin per lesh. Cfare fatkeqesie!!!

smiley

Sikur sikur te ndodhte ( sepse nuk ka per te ndodhur KURRE ME&nbspsmiley qe te kishte nje ngjashmeri ne perkujdesje , pergjegjshmeri , financime, organizime, Ligje , zbatime etj etj , te pakten deri 10% te asaj te ish shtetit te meparshem ....ndoshta sot do kishim shkrime me vlera dhe me thellesi mendimi e komentesh  shume here me dinjitoze se sa cektesi .....ah-ohesh .....se diktatura.... se afresket ...etj !

Une e kuptoj Idris qe ti ashtu si shume te tjere... ndoshta edhe une ndonjehere, jemi "te mrekullluar" nga shteti ligjor i diktatures.

Por ajo qe shpesh here harrohet eshte se cfare po ndodh sot e pikerisht edhe mungesa te shtetit, eshte rrjedhoje e asaj qe ndodhi dje.

Gjithcka qe ndertohet mbi baza kriminale, ne mos sot, neser do te paguaj qindarke per qindarke mekatet e saj.

Me shume urtesi zoti Olsi b... Nje fjalor i denje qe shpreh nje mendim af -ofsi te kafeneve qe kane mbushur kthesat e rruges sot ne Memedhembje..!Do kohe shume te te mbushesh mendjen sepse  ti mendimet i ke pas analizave kriminale te nje kohe qe harxhoi "qimet e kokes " qe sot te flasim shqip e te quhemi Shqiptare . Jo vetem qe nuk i quajti "turkoshake" Naimin e vllezrit, qe nuk e trajtoi si katolike te "ndyre " Mesharin .... ( e c'te zgjatem sepse per ty ka paragjykim kriminal vepra e asaj kohe ) por e FILTROI ne kullese e site aq te imet sa ndoshta e ka tejkaluar me Lavdine Shqiptare . E per ke ? Per nje popull qe e gjeti 90% analfabet e te trasheguar si Mercenare te njohur ne gjithe BOTEN !!! Te rekomandoj qe mendjelehtesise suaj ne te shprehur si me siper ta ballafaqosh me vepren  e  E.Cabej ..lehtesisht e gjetshme ne internet . Aty mund te "perkthesh ne SHQIP" se cfare pune kolosale eshte bere qe te NJIHET , VLERESOHET e te Radhitet si KOMB i qyteteruar ( Shqiperia me gjuhen e saj)krahas gjithe KOMBEVE te Tjere . Nje e DREJTE qe mendje diallzore me interesa te fshehura e te prira per nje SHUARJE TOTALE te Shqiperise eshte perpjekur e perpiqet qe ta realizoje duke cfrytezuar dhe  naivet sot me  ....ah Diktatura ...ah me e tmershmja ne Bote ...ah,oh, e te tjera orfshama e ofshames qe nuk kane lexuar nje rreshte ne jeten e tyre per Diktaturat ! Por ne se shijet sot biles dhe dijet arrijne majen tek ndonjeri qe ngazellehet me meditimet shkencore  smiley te M.Krujes , c'te drejte ke ti qe te nxjerresh konkluzione per ate kohe me fjali mjerane pa kuptim!!!!!!  """Gjithcka qe ndertohet mbi baza kriminale, ne mos sot, neser do te paguaj qindarke per qindarke mekatet e saj smiley  Ti nuk kishe nevoje ta sterholloje thenien letrarisht , boll ti referohesh faktit te RRITJES GALOPANTE te Analfabetizmit  dhe sidomos DENGLAVE me TONELATA te tonkm BOSH te sotme te alais HISTORIANEVE dhe Intelektualeve te furres se simiteve. 

Ftoi admin. ne se ke mundesi te vertetosh kete qe je shprehur ....Por ajo qe shpesh here harrohet eshte se cfare po ndodh sot e pikerisht edhe mungesa te shtetit, eshte rrjedhoje e asaj qe ndodhi dje.....dhe pa medyshje shkencerisht do te vertetoj produktin inteligjent te kohes se sotme ( per kete lloj analize e perfundimi qe ke ) qe nje hap te ndan nga periudha kur Injoranca  nje hap e ndan njeriun per tu shndruar ne Majmun. ...ndryshe nga koha kur PUNA e shndrroi Majmunin ne njeri ! 

Idris, sinqerisht kurseji keto tonelata patosi per te pershkruar miresite e pafundme te shteti komunist shqiptar...

E kuptoj dhe e respektoj piken tende te veshtrimit edhe pse mendoj se eshte teper e ndikuar nga nje lloj dashurie qorre qe ti ke ne lidhje me ate sistem.

Olsib, nuk do te deshiroja t'ju paragjykoja per opinionet e tua, por peshkatari Idris nuk duket se eshte anormal kur perpiqet te mbroje ato frute te periudhes 40 vjecare te socializmit ne Shqiperi.   

Nuk di se cfar opinioni do shprehnit ju per shkaterrimin e fabrikave, uzinave, depove, kanaleve vaditse,  institucionet si Akademia e Shkencave, Muzeu i Natyres dhe qindra objekete te tjera me vlera kombetare historike sic po diskutohet edhe ne temen e ketij postime.   

Nje pyll nuk duhet te pritet i teri per te hequr disa drure te shtrember.  Nje pyll edhe mund te pritet i teri per te mbjelle peme te reja apo plantacione me peme.   Vec deshiroj qe te tregosh se cili eshte opinioni yt  per ndodhite qe do te kishim ne se nje populli apo kombi i pritet apo i shkulet nje gjysem shekulli histori.

Nuk do ta besoja qe fare shkurt te thuash se ti adriatik je si idrizi dhe kerkoni regjimin e Enver Hoxhes.   Vete une do ta pelqeja te me krahesonit me te pasi e shoh qe eshte shqiptar 100% por e gjithe ceshtja eshte qe te mos i shmangeshit pyetjes sime lidhur me shkaterrimin, prerjen, dhunimin apo mallkimin e nje pjese te historise se nje kombi.

Adriatik,

Idrisi nuk eshte "anormal", nuk eshte e mundur qe Olsi ti drejtohet nje diskutuesi si Idrisi ne kete menyre.

Megjithate, Idrisi eshte jashte teme, ose te pakten jo ne ate drejtim qe duhet. E kaluara eshte me pak e rendesishme ne kete rast sesa e ardhmja; ajo qe eshte me e rendesishme eshte se si do te pengohet shkaterrimi i metejshem dhe jo se c'eshte bere me pare. Per me teper pak gjera mund te mesohen nga para viteve '90-te sepse kushtet jane krejtesisht te ndryshme dhe pavarsisht se mund te merren disa tulla, ndertesa ka nevoje per nje tjeter skelet.

Me te mira,

Ll.

. Falemnderit per mbrojtjen z.Llukan smiley .......Gjithcka qe ndertohet mbi baza kriminale, ne mos sot, neser do te paguaj qindarke per qindarke mekatet e saj....( pa e trajtuar fare si teze ireale si psh per PIRAMIDAT  FARAONEVEKij mirersine ta futni brenda temes kete citim te z.Olsib te shoqeruar me nderhyrjen time si fillese  .... Me shume urtesi z.Olsi....pikerisht dhe vetem se ishte JASHT Teme . Kritikat shkencore smiley tashme te LLOIT Olsi , me ngjajne me mburrjet e propogandisteve te PARTISe se PUNES neper fshatra kur thonin : "E shikoni sa regjim gjakatar ka qene Regjimi Zogut. Ai s'kishte sera me ngrohje per tranguj e domate "??? smileyLe ta mbyllim me te qeshur kete keqmirkuptim smileypasi z.Olsi eshte nje pene e nderuar dhe nuk eshte e arsyeshme te futet ne qorrsokake debati. Por gjithsesi zonja dehje eshte pa mend / kur ze vend ne nje kuvend!

Dhe per ta mbyllur edhe bashke z. Llukan , gjej se ku jam jashte teme ....Pra binomi ndergjegjesimit se kjo Pasuri eshte Historia e Popullit TIM dhe Zbatimi i Ligjeve te RREPTA ndaj kujtedo qe i prek.....Keshtu e kam bindjen une se mund te ruhen vlerat HISTORIKE ( te objekteve te tilla ) Ju tani mund ti merrni tullat , po kam merak se do ta vendosni si gure themeli kete binom te asaj kohe si TE VETMEN zgjidhje . E mbylla!!!!!!!!!!! smiley

Po prandaj bohen muzeumet, qe te strehojne historine ne shekuj te njerezimit. Nese do te duhej te ruheshin te gjitha objektet, ndertimet etj etj qe nga lashtesia, atehere hajt te kthehem edhe ne ne njerez te lashte, te mos ndertojme rruge e ura, te mos bredhim me makina, te flejme neper shpella apo nen qiell te hapur etj etj. Duhet te zvogelohemi edhe ne numer, pasi keshtu sa jemi shtuar nuk na dalin shpellat dhe guvat. Dilni vullnetar vellezer per te ikur nga kjo dynja para kohe dhe ju premtoj se do ju varos prane vareve shekullor qe nga koha e ilireve. Ka sa te duash, mjafton te hapesh gropa per pallatet e reja. 

Po mire o burrat e dheut, keta qe shohim neve ketej ne perendim dhe ata te mureve kineze dhe piramidave ne Lindje, jane torobella qe kthehen ne antikitet keshtu????????

Le te flasim seriozisht ose me mire te heshtim!  Tema eshte rreth ruajtjes se objekteve te kultures kombetare dhe ne shohim cdo vit shkaterrim dhe s'bejme dot gje vec llafosemi. Te pakten te flasim realitetin.

Adriatik, piksepari nuk thashe se Idrisi eshte anormal...

Nuk di se cfar opinioni do shprehnit ju per shkaterrimin e fabrikave, uzinave, depove, kanaleve vaditse,  institucionet si Akademia e Shkencave, Muzeu i Natyres dhe qindra objekete te tjera me vlera kombetare historike sic po diskutohet edhe ne temen e ketij postime.   

Une mendoj se keto i shkaterroi njeriu i shkaterruar i sapo dale nga komunizmi shkaterrimtar.

Mbase i shkaterroi sepse ishte budalla apo mbase i shkaterroi gjate nje riti eksorcizmi...

Keshtu si vajten punet gjate tranzicionit... ka shume mundesi qe te kete qene thjesht nje fest pankesh.

 

Idris, me beso... me mahnisin personat si ty, qe mbrojne te pambrojtshmen... dhe duhet te them se fsheh nje lloj simpatie per ta.

Ndoshta per kete arsye filmi "Thank you for smoking" eshte nje nga filmat e mij te preferuar.

Olsi

 

une e lexova ate qe kishe shkruar gjithsesi thelbi i shqetesimit tim nuk eshte konstatimi. Problemi qendron tek reagimi. Une e shikoj vete se sa here dal ne shtyp per te ngritur shqetesime ne lidhje me trashegimine kulturore shikoj nje reagim shume te vaket qytetar.  Ky eshte problemi im me i madh. NUk ka njerez qe me te vertete kerkojne te bejne dicka per te penguar kete epidemi

Mos u zini djema, ky fenomen ndodh dhe ne vende te tjera, si ne Kine, vendet e Amerikes Latine etj., ku amatore te ndryshem germojne dhe mbasi gjejne statuja te ndryshme i cojne ato ne perendim, USA, Kanada, Europe. Une i kam pare dhe ne emisione te ndryshme qe jep CANVAS-i tek emisioni Panorama i dites se djele ora 20.15 , ku germues te ndryshem ne Kine apo Mongoli, apo Peru, etjera vende, hapnin naten kaq shum gropa sa mund te mbillej nje platacion me peme. Persa kohe ekzistojne trafikante te lidhur me muzeumet perendimore, po per kaq kohe do te ekzistojne dhe amatore germues per buken e gojes.  

I dashur Tomas

 

nuk po flasim per fshataret e varfer por per shtetin e shqiptareve i cili duhet ti mbroje keto pasuri kombetare.

Pershendetje Auron,

Pra ju jeni Auron Tare? Nqs. po me behet qejfi qe shkruani ketu. Kemi patur rastin te takohemi ne Sarande dhe ju pergezoj per punen qe keni bere ne Butrint, gjithmone nqs. jeni ai Auron Tare qe kam parasysh une.

E drejte! Problemi qendron tek reagimi. Por nga ana tjeter ne shohim se si shteti shqiptar i tranzicionit eshte treguar tmerresisht i mefshte ne shfrytezimine e te gjitha burimeve fizike, intelektuale, historike...

Jo me kot, Shqiperia eshte ende nje nga vendet me te varfera te Europes. Do te thote se ne nuk shfrytezojme burimet tona. Nuk bejme leke me to. Apo edhe kur i shfrytezojne futen ne mes shume faktore anesore (ne koflikt me ndermarrjen e lire) te cilat ulin eficencen dhe rrisin shperdorimin apo keqperdorimin.

Sinqerisht, ne kete pike, aq me shume e mendoj kete gje e aq me shume me irriton dhe me dhemb... sa qe ne kete pike preferoj ta heq nga vemendja ime.

Mjafton te mendojme Durresin. Kur shkoj ne Split dhe Dubrovnik dhe mendoj se kam ne shtepine time nje perle te vrare tashme si Durresi... eshte irrituese... e paperballueshme...

Po Olsi   Auroni jam

 

Po eshte shume e dhimbshme dhe e trishtueshme kur shikojme gjendjen trashegimise kulturore e cila mund te luante nje rols shume te rendesishem ne zhvillimin ekonomik te zonave ku jane ato.  Fatekeqesisht ashtu sic thoni edhe ju Durresi psh eshte ne nje gjendje katastrofike dhe i ka humbur per mua shanset per zhvillimin e nje turizmi te qendrueshem.

 

te fala

 

auroni

I dashur Auron

Do doja te te pergezoja per punen patriotike qe ke bere. Te kam ndjekur ne disa emisione si psh Top-Show e ne disa artikuj te tut dhe artikuj mbi punen tende, dhe si nje qytetar i thjeshte te falenderoj qe ke ngritur gjithmone zerin per shume gjera. Mos mendo per asnje cast qe zeri yt shkon dem apo qe sja vlen barra qerane me kete shtet klloun qe ka Shqiperia, sepse ja vlen.

Shendet.

Faleminderit i dashur.

 

Problemi nuk eshte vetem thjesht ngritja e zeri por edhe berja e gjerave konkrete.

 

gjithsesi te falenderoj

 

auroni

Auron, ti e ke fjalen per shtetin shqiptar. Per fat te keq ky shtet eshte mbushur apo perbehet nga lloj-lloj ordineresh, surrogato te shoqerise, njerez qe marrin rrogen e shtetit por mendojne cdo sekonde vetem per aktivitetin e tyre personal7privat. Vetem nje 10 a 20 perqind e administrates se ketij shteti, m'duket sagllam apo njerez te ndershem, te tjeret 80%  hiqi vizen, se nuk punojne per ligjet e shtetit apo te pakten per shoqerine shqiptare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).