Titulli i 15të: Roger Federer lojtari më i mirë në historinë e tenisit

 

Me fitoren e sotme në Wimbledon (e gjashta), Roger Federer fiton titullin e 15të në një Grand Slam. Me këtë titull ai thyen rekordin prej 14 titujsh të mbajtur nga Pete Sampras.

19 Komente

loje teper e bukur qe mund te kishte perfunduar edhe per Roddick... 'fatkeqesia' e ketij brezi tenistesh, perfshi Roddick, eshte qe jane e njejta gjenerate me Federer qe eshte gati e pamundur ta mundesh... Federer i ka kushtu Roddick 4 slams deri tani...

A nuk ishte vitin qe shkoi qe kete Federer e shqepi Nadal  apo gabohem??

Zana, si mund te thuash qe e shqepi kur ai fitoi ne setin e peste 9-7?

E shqepi ne finalen e Roland Garros, por vjet Federer vuante nga mono, dhe perseri arriti finalet e 3 grand slams, disa finale masters.

Urime Federer-it, nje person fantastik si ne fushen e tenisit dhe jashte saj.

Me nje admin te cmendur pas tenisit sigurisht hyn tek faqja kryesore. smiley

Uroj te mundesha sinqerisht te pyesja "Kush djallin eshte Roger Federer?" - por e di se kush eshte ndaj s'po e them. Urime kampionit.

Po ai spanjolli i vogel nuk luajti se ishte i demtuar huh? Me i mire se Federer ai, thone ca... ?

 

cili admin eshte i cmendur mbas tenisit ktu? Besoj se ia vlen te jete ne faqe te pare se sot u be histori ne tenis me te 15 grand slam qe fitoi Federer...

Blendi,

Nadal eshte me i mire ne clay (argjile ne shqip?) ku rekordi ne ndeshjet mes tyre eshte 9-2 per Nadal, por ne te gjitha fushat e tjera (bar, cimento, turnete ne fusha sintetike te mbuluara), rekordi eshte 5-4 per Federer. Por Nadal ka vetem 6 Grand Slams dhe eshte 23 vjec, ndoshta do te arrije me teper, por jo te kaloje Federer-in.

Ndoshta Nadal do te mund te fitoje me shume se 6 Grand Slams qe ka tani, por ai vuan nga tendonitis, nga menyra se si loz.  Federer eshte si nje balerin ne fushen e tenisit, gjithcka duket sikur eshte kaq e thjeshte per te, dhe ai ka nje nje arsenal te vertete gjuajtjesh me te cilat arrin te munde kundershtaret.

Ne jemi me fat qe jetojme tani kur tenisi ka keta dy lojtare qe i bejne rivalitet njeri -tjetrit, sepse e ben sportin me te bukur dhe me interesant. Shpresoj qe Nadal te sherohet sa me shpejt qe t'i shohim te luajne perseri kunder njeri -tjetrit

PS. Supozova qe e kishte postuar Penari kete ngaqe e ka per zemer tenisin. Po qenka alisa qe ka per zemer Roger-in... dhe zvicerian djali. Me hater! smiley

Nuk eshte kampion vetem ne fushe, por edhe ne jete, me thjeshtesin etij.

Shembull si duhet te jete nje kampion.

Loje e bukur. Moshkll simpatik perkrah aftesise...ça m'a fait du bien mbas tralalave te Berishes. Te ishte çike terheqes do ia beja hallall Saliut qe na i ka zene syte me dekada por ne kete forme vertete vaj medet Sali.

Po mire mo mire na pelqen tenisi po andej po behen alleshverishe, po formohet qeveria, po ndryshon qeveria per ca vjet, dmth, po vazhdon ajo qe eshte shume na pelqen edhe Federer po sikur u bene ca dite qe sdo tja dije njeri per ato lajmet e politikes, helbete, thjesht kane dale rezultatet, vazhdoni kshu se jeni mire te na rroje Federeri!

mire qe i paskan lon pa la, po i paskan dhe me abrazion mavrinjte

 

@ ket, deshe s'deshe tine, s'i kam shpif une, ashtu kane ardh vet qe te vegjel smiley.

@ Tirons, smiley.  dhemb-mavrinjte smiley.

ehhh, nuk kane kohe, s'merren me gjera t'vogla... mbi supe, hallet e popullit si hamej binin....  smiley 

buonanotte!!!  smiley 

emo, mos i zente gjumi naten nga hallet e popullit mer smiley, por n'sabah per hir te popullit (apo te pakten te popullit te ppu) do dakika me u marr me q'ata dhamb, s'do ishte keq smiley.

I kid our politicians of course, dhamb per dhamb jane tuj luftue per ket popull smiley.

Kjo po qe eshte frymemarrje, dhe jo vetem se eshte marshallah djale smiley

Roger Federer është kampion i 15-të fishtë.

 Federer jeton në qytetin e Basel-it afër zj. Vace Zela, por ka blerë edhe një vilë të shtrenjtë (aty afër jeton edhe Tina Turner) afër liqenit në Zurich. Ai është me baba zviceran dhe nënë të bardhë nga Afrika e Jugut. Federer , thuhet se ka një pasuri mbi 250 milionë SFR.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).