Taçi: 15 milionë euro për aksione tek Bolonja

TIRANË - Pas konfirmimeve se Rezart Taçi, president i firmës “Taçi Oil International”, është në listën e blerësve potencialë të aksioneve të klubit italian të futbollit “Bologna Calcio”, tashmë është zbuluar edhe shifra. Sipas gazetës italiane “Il Resto del Carlino”, pjesë e “Il Sole 24 ore”, “operacioni, me anë të të cilit biznesmeni shqiptar i naftës do të zotërojë 60-80% të klubit të Serisë A, është rreth 15 milionë euro.

Familja Menarini, pronare e kuqebluve, po zhvillon prej kohësh negociata me njeriun që ka lidhje të forta në futbollin italian (për t’u theksuar miqësia me presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni dhe administratorin Galiani): shqiptari shihet si një investitor që do të nxjerrë skuadrën nga kriza financiare". Rezart Taçi mbështetet edhe nga tifozeria e Bolonjës, që shpreson në rilindjen e klubit. Problemet ekonomike nuk janë të panjohura te Bolonja, që vetëm në javën e fundit të kampionatit të kaluar, arriti të siguronte mbijetesën në elitën e futbollit italian. Në fakt, klubi ka falimentuar në vitin 1993, vetëm pak javë pasi skuadra ra për herë të tretë në harkun e 11 vjetëve në Serinë C1 (Kategorinë e Tretë në Itali).

Megjithatë, marrëveshja me Taçin ende nuk është arritur. Gazeta italiane “Il Resto del Carlino” shprehej skeptike rreth publikimit të mjaft detajeve nga bisedimet dypalëshe: “Historia e ndryshimit të pronësisë së klubeve na mëson se me sukses mbyllen vetëm ato negociata, për të cilat në fillim është shumë e vështirë të mësosh detaje. Referencat e Rezart Taçit janë të shkëlqyera, por askush, madje as një person, i cili zotëron një zinxhir karburantesh që mbulon të gjithë vendin e tij, madje edhe e rafinon naftën, nuk bën dot blerje me symbyllur. Nëse shitësi dhe blerësi potencial nuk kanë punuar në sekret të plotë, firma në kontratë është e mundur, por nuk mund të shihet si punë e përfunduar”, shkruhej sot në gazetën italiane.

Tek Bolonja është afruar edhe Luciano Moxhi, i akuzuari kryesor në skandalin “Calciopoli”. Tifozët janë shprehur kundër tij, pronarët kuqeblu kane mohuar çdo kontakt, por ish-drejtuesi i Juventusit shihet si rivali i vetëm i biznesmenit shqiptar. “Vendimi i takon vetëm presidentes së Bolonjës, Françeska Menarini, e cili duhet të zgjedhë ndërmjet sponsorit të Gramozit, debutues në Superiore, Rezart Taçit dhe Luçiano Moxhit, ish-drejtuesit të Juventusit. E para nënkupton shitjen e pjesës më të madhe të aksioneve, ndërsa alternativa tjetër, qëndrimin si drejtuese e vetme, e ndihmuar nga fondet e financuesve të siguruar nga Moxhi, i cili do të ketë edhe rolin e këshilltarit të pronarëve”, përfundon shkrimin e saj “Il Resto del Carlino”.

14 Komente

po ky ku i beri kaq leke mo?!?!?!?!? paskemi dhe ne oligark... Kur bleu abramovici chelsin fillun ti thone chelski... po bolonjes ca do i thrrasin tani???

Bolonjaci ose Berluskonaci me mire.

une ne fakt po mendoja Bence ...te dyja e-te me pika lart

jo....ose po... se kam idene... po mundohesha te mendoja nje fshat qe quhet bolonje por nga shqiperi e jugut. leket ku i beri ky miku?

Pak rëndësi ka se si i ka bërë lekët... mua më bën përshtypje se si është e mundur që:

  • Të gjejë më të favorshëm investimin në Itali se sa në Shqipërinë një euro
  • Në ktë moment krize, ku ç'do qeveri e botës bën çmos me mujt me fut brënda kufinjve dhe paret e padeklarume të robve (që i kanë mçef në bankat e huja), këtij ilejohet që të ardhurat e fituara në Shqipëri t'i nxjerrë pa të keq fare...

ed,

Taçi eshte dishepull i Berluskonit. Futbolli te jep vizibiletet, fame. Fama te jep lidhje. Lidhjet te japin imunitet. Imuniteti te jep iniciative e guxim.

"Sa më lart të ngjitesh, aq më shumë vritesh kur të rrëzohesh" thotë populli treim, puntor e liridashës kinez... vetëm se, nëse fallimenton nesër me Bolonjën... shkojnë për lesh pare shqiptare, pare që mund të kontribuonin në ekonominë e vëndit.

Provo ti të kalosh më shumë se 10mijë euro/dollarë nga Italia apo Amerika...

Ore si ka mundesi qe pyet dy here pasi e ke marre pergjigjen. Ky nuk ka leke fare, se kamarier ka qene, e vinte nga fshatrat e Kolonjes. Ja deleguan ca miliona e pasi e pane qe ishte besnik i madh, tani i thone qe te vere emrin poshte.  Keto gjera i njohin mire italianet e sidomos ata te jugut. Nuk e morre vesh edhe kjo dashnorja e skandalit te fundit te Berluskonit ishte nga Milano po biznesin e ndertimit e kishte ngritur ne Bari.

E te lumte mer Tac qe ke care kaq lart. Pikat e karburantit qe ke pas ti kane qene me te "vrarat" ne Shqiperi por e kape veten. Ne te tjeret mezi po calltisim  ti ke fillu te flasesh ne miljarda. Te lumte edhe njehere mer te keqen smiley

Kur t'them unë që je "morracak" ti fillon e mburresh me pasurinë "shpirtnore" që t'ka dhuru partija smiley

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).