Ta ci morrin

Ta ci morrin e peshtire, jo qe s'eshte ndonje qejf i madh per mua, por eshte e kunderta e qefit te madh, pra nje peshtirosje e madhe.

Megjithate une e kam vendosur dhe hic s'tundem nga e imja; Do Ta ci morrin. Sot e mot e pergjithmone. Deri ne fund! Derisa t'ia shkul tepelekun e kalbur! Derisa t'ja ftoh gjakun e zi!

Mund te thote ndonje a disa nga adhuruesit e rehatit brenda apo jashte Shqiperise, nga ata te javashmit qe ne restorantet e Tiranes mbahen per Migjena, neper kafenete e emigracionit hiqen per Konica; O Edison Bej Ypi, c'merresh me nje morr te piset, nje llum te ndyre?! Ti ke qindra mijera adhurues ne Shqiperi dhe neper bote, shume prej te cileve bejne gare me njeri - tjetrin kush e kush i mban mend permendesh shkrimet e tua, nderkohe qe morrit ja lexojne a s'ja lexojne spirrat grafologjike, ja e shumta disa qindra fanatike politike te pa permbajtur, dhe asnje me teper, se s'ja kane ngene shqiptaret hallexhinj morrit qe ty te qenka tekur ta cish. E c'merresh me nje felliqesire o burr' i dheut. Lere kerrmen te mbytet brenda pisllekut te vet, dhe aq. Dhe mund te shtojne rehatlinjte e perjetshem te kafeneve se ne fund te fundit qe Ta ci morrin une s'eshte puna ime.

Mua m'i thoni keto o qyqare?!

Po mor po. Bjerini legenit ju. E gjete o Migjen i shendetshem i pa talentuar! Ashtu eshte o Konice gdhe! Aty m'rri o Fan Nol i pa ditur! Tamam e the o Naim zgjebarak antiestetik! Ashtu eshte si thoni ju. Vertet qe Ta ci morrin une s'eshte puna ime, se qe une Ta ci morrin, ajo gje duke mos qene qef, eshte pikerisht pune.

Por nuk eshte pune o frikacaker. Eshte shume me teper se pune. Eshte detyre!

Cila eshte ajo detyre qe mua me ngjall deshiren Ta ci morrin?

Para se t'ju them se cila eshte ajo detyre, apo ato detyra, qe mua me shtrengojne Ta ci morrin, dy fjale lidhur me ate se pse morri duhet cire.

Morri duhet cire per disa arsye. Ato arsye nisin me pyetjen; Pislleku sjell morr, apo morri sjell pisllek?! Ketu ngec paksa spjegimi. Ngaqe eshte pyetje e kote qe e bejne vetem naivet. Sepse, po ashtu si veza pulen pula vezen, edhe morri pisllekun apo pislleku morrin, qe te dyja jane te verteta, pra edhe qe pislleku ndjell morr, edhe qe morri sjell pisllek. Prandaj duhen qerruar te dyja; edhe morri edhe pislleku. Dhe me thelle neper pyetje anesore naivesh s'po futemi. Prandaj me mire te vazhdojme atje ku e lame, te pyetja themelore, pra, pse cirja e morrit nga ana ime, eshte, jo nje e vetme, por disa detyra bashke.

Pikesepari detyre patriotike. Sepse i duhet thene ndal ndyresires, i duhet prere hovi morrit qe kujton se me akrobacira verbale duke renditur, shtuar, ndryshuar apo hequr faktet, mund te ngaterroje punet e bizneseve, karburanteve, bankave, televizioneve, brenda kombinacioneve per perfitim personal lidhur me llogarira hajdutlleku te mbetura pezull nga koha kur kujtonte se afersia prej hyzmeqari me pushtetin i kishte garantuar privilegje "A vita". Por jo vetem kaq. Ytha e morrit, ketij legeni sahanlepires, kujton se ne kete menyre mund te beje edhe, e pa besueshme por e vertete, opozite!

Qe une Ta ci morrin, pavaresisht si do t'ja arrij kesaj, c'ka e kam menduar fije per pè, deri ne hollesirat me te imeta, eshte gjithashtu edhe detyrim intelektual. Sa te mundem per ruajtjen e pastertise se Medias se shkruar nga perhapja e virusit me te felliqur, morracakllekut me te paskrupullt qe morri po perhap ngadale ne Shtyp dhe ne Video.

Por edhe detyre qytetare. Per mbrojtjen e shijes se lexuesve, mbrojtjen e gjuhes nga keq perdorimi, rrjedhimisht edhe te shijes se lexuesve ne pergjithesi, nga perhapja e shkrimeve degustues manipulues prej autoresh bastarde te pa talentuar, te cilat, vertet jane shkrime limonade, qe ketu lexohen aty harrohen, por nje fare demi e bejne, dhe nje lloj rreziku e bartin.

Si do t'ja bej une nje individ i vetem qe Ta ci morrin ne menyre qe morri te heqe dore nje here e pergjithmone nga varavingot e kota poshte e lart hu me hu mbi gjith'ata hunj audiencash dhe biznesesh, por ta dije ku e ka vendin qe i perket, ku mund ta beje qefin te plote, mbi cilin hu te ngulet pergjithmone?

Fare kollaj. Me pak perversitet, por qe ja vlen, sepse eshte menyre me rendiment te larte. Dhe sidomos pa dhimbje nga ana e morrit.

E kam menduar keshtu; Meqenese morri kurre nuk cin por vetem masturbohet, pikerisht kete fakt do shfrytezoj, ketej do ia nis, ketu do ia ze fillin.

Se nuk ka lezet qe morri vetem te masturbohet. Duhet edhe cire morri. Se ne fund te fundit kaq gje e ka hak morri per aq kontribute sa ka dhene. Nje zgjidhje mund te ishte t'u kisha thene atyre policave ne krye te TemA-s qe e kane rrethuar TemA-n me zinxhire, ta cinin ata morrin. Por jo, ata duhen lene atje ku jane ta kryejne si duhet detyren. Pra varianti me polica, apo ndonje tjeter variant, me nje toge ushtaresh zellplote per kesi punesh per shembull, nuk duken te pershtatshem. Prandaj mbetet Ta ci morrin une. Ajo cirje, qe morrit do t'i bej une, ne thelbin e vet, do jete e tille qe edhe morri te beje qef dhe une do kryej nje detyre. Me fjale me te thjeshta dhe me qarte; Une, per ta ruajtur higjienen e arit t'im, i cili ar dhe e cila higjiene me jane tejet te vyeshme per perdorim ne vende te tjera per qefe ku e ku me te larta, nuk do depertoj ne ate drejtim do ta le morrin te pjerdhe. Le te pjerdhi morri. S'ka problem. Nuk demtohet kush nga pordhet e morrit. Nga fjalet po. Prandaj, nderkohe qe morri do t'i shpeshtoje te pjerdhurat, permes nje mpleksjeje te imagjinates me pak djersitje, duke shfrytezuar ne kete rast erogjenitetin e qelizave orale te gojes se morrit, nepermjet mbushjes se plote te asaj goje deri ne laring, do t'ja pamundesoj nxjerrjen e fjaleve nga goja, aq sa, tash e tutje morri gek te mos mund te beje.

Duket pasa si orgji'?! S'ka problem. A s'jane orgji me te shemtuara shumica e atyre tv - banaqeve ne njerin prej te cileve krruhet vet' morri?

Theksoj me kete rast, se operacioni do vazhdoje non stop dhe nuk do ndalet kurre nga asnje lloj eventi as personal as publik sado i rendesishem, as per shembull kur te behen mbledhje, te mbahen kongrese, te behen zgjedhje, numerime, kontestime, dhe as kur te ndertohen koalicione, te kete diskutime, etj. etj. Ka me mire, si per mua dhe per morrin?! Qe po ashtu non stop si do Ta ci morrin une, pa Oil se goja e morrit ka peshtyme, vet' morri, edhe qejf do beje, edhe pak nga pak do ngordhi.
 

23 Komente

HAahahhahahah hahahahahahhaha hahahahahha, sol!

Ata qe botojne kete jane me te çmendur se ky!

ky artikull eshte i turpshem! Artikullshkruesi ka nevoje urgjente per ndihme te kualifikuar mjekesore. Ata qe i botojne keto artikuj jane abuzues!

Ore ky frangaj, ose do ta degjeneroje shtypin ose kerkon tashme klloun te gajaset!

Po pse kur ngopesh, fillon edhe e shkelmon ate qe ishte e bukur, etiken, kolorin, butesine, edhe goditjen. Apo mos cmenduria ka valle vale qe ngjiten?

Osht bo morri i Ypit ,me i ra me cifte !

Shume i piset ky me keto shkrime ,sa me shume plaket aq me shume shume letyre ne gjuhen e Edison Ypit !

Ç'pati ky, ishte mire i shkreti... E paska humbur pusullen fare. Kaq shume i paskan shkelur ne kallo, sa te degjeneroje ne kete lloj shkrimi palavi? Mbrojtja - zero, sulmi - zero me xhufke, turpi infinit per ata qe e nxjerrin ne faqe gazete.

Aman mer ça dreqin i ka bo morri Ypi_t qe eshte katandisur keshtu, une i lexoj shkrimet e Ypi_t, vetem per te kuptuar se deri ku shkon pislleku njerezor.

Fiiiiuuuuuuu, ky paska hik per lakra me duket... Ne cdo vend normal kjo do quhej minimalisht si ngacmim seksual (i morrit) dhe ky tipi qe e ka shkruajtur kete duhet te futej per nje "kthjellim" mendimesh ne nje dhome pa dritare dhe te veshur me sfungjera...

Ne keni meshire (te pakten per disa shkrime te hershme te ketij tipit) mos i sillni me keto letra skizofrenesh ketu ...

P.S. - P.D. => Kush nga lexuesit i ka dhene 4 pike ketij (me nder) shkrimi ...

qenka rende muhabeti, duhet ftuar per nje caj edisoni

Si thoshin asikohe? Ai eshte kafsh fare e? smiley 

wwwwwwwwiiiiiiiiiiiiiiii ky ka shkare.... me mero bazen e ka??? kush eshte mori qe i paska heq mendjen edisonit mer jahu? ku duhet cuar te ndonje psikiater ti mesoji metoda per kontrollim inati se kshu si e ka nis do shqyji morrin. s'e di por.... me vjen pak gjynah per morrin e shkrete

 Pa e lexuar fare shkrimin, mbeshtes fuqimisht Solin.

PF, e ke parasysh kur ka "det te keq", qe mushet gjithe bregu me leshterik edhe s'te bohet me u fut mren. Ndjesi e ngjashme ktu.

 futu emo futu; deti keq sjell xhinxhivalle smiley 

une vazhdoj me at teorin e ujit, per vete. Diku midis bovilles dhe shkozes, naj kopuk, i hedh naj send te tubi. Ose, versioni B, prap i lidh me ujin, ka parasysh ate "shiun e te marreve", se vere e laget shum nga memedheu, chene... po ankohen robt keqas per icik plazh.  smiley 

 e shkreta shpres qe duhet te vdes, e fundit.. smiley 

 Shto edhe ca kandila, si placenta te hedhura naten ne breg dhe e bo tamam. Megjithate ka ca administratore qe mendojne se ky eshte deti perfekt per nje pasdite vere. 

Harrove ca gaforre, ca peshq harabele dhe ndonje kandil qe te behet peisazhi me i plote... smiley

Demence... Kurre ne historine e vet te persekutimit, nuk eshte shperdoruar morri kaq keq e kaq ndyre. smiley Meqe jemi tek insektet dhe deshirat per te bere ca gjera aspak xhentellmenshe me to, po sjell per kunderpeshe e rregullim shijeje Poemen e Pleshtit te Driteroit

1.
Pleshti
......me Xixellonjen
..................ra ne dashuri

Pleshti
......xhuxh
.........dhe i zi
Ky emrin e kishte Plluc,
I thoshnin edhe Pleshtuc
I ati emrin e kishte Prreshtan
I thoshin edhe Pleshtan

I dashur lexues
..............mos qesh
Kur emrin ne pleshta ta gjesh
Se xhuxhat jane te vjeter
Ndaj emri u duhet patjeter
E shihni si Plluci i zi
Ra brenda ne dashuri?
Filloi me teper te ligej
Ndaj nisi me shume te nxihej...

2
I ati e shihte
....e behej vrer
-Pse Pllucit shendeti s'i merr?
Pse Pllucit koka i dhemb
Dhe dhemja e shpon si gjemb?
Te ligur kaq shume
S'e mbajme mend kurre
Ka mbetur kocke e lekure!
C'me gjeti mua te shkretin plak
Te vetem e kam jam bere farmak!

3.
Nje nate i foli ēėk-ēėk ne vesh:
-O djali im plesht
C'te dhemb
Mos te hyri nje gjemb?
Nuk fliste Pleshtuci thumbor
Vec shihte nga xhami pleshtor
Ne oborr
E shihte nga larg
Xixellonjen e bukur,
Merakun ne gjoks kishte futur

I ati prane - ne bisht
I biri ne goje - nje gisht
Hic!
I ati
Ia pati:
-Oi, me lojti mendsh djali,
Me gjeti gjema dhe halli
Me fol nje fjale o bir,
Pse vuan dhe ben sehir?
Djali ne bisht
Hic!
-C'ke o biri im plesht
Pse hesht?
Hidhu njehere
Te nxjerresh vrere
Hidhu fesht
Dhe pesht!
Hidhu te keqen babai
Se zura te qaj!
Babai ka deshire te behesh gaztor
Te behesh aktor
Te shkosh me shiket ne shkolle
Te ndjekesh fesht Institutin e Artit
Se ke dhe mendje te holle
Mendje thesar te thesarit
Se jemi nje soj aq i vjeter
Sa s'gjendet ne Evrope soj tjeter
Kete e thone dhe librat
Kuranet dhe biblat
Mjaft ndenje ne xham
O xhan
Bej fesht
Dhe pesht!

4
Dhe Plluci tha:
-Baba, o baba
Dhe foli Prreshtani:
-T'u befte babai, o biri im plesht
Thuaja babait ne vesht!
Dhe Plluci u ngjall
Si me fall:
-Baba Prreshtan
Shiko pak ne xham!
Prreshtani baba kuptoi menjehere
Dhe hop ne dere!
Mendja i tha se Plluci i tij
Kish rene brenda ne dashuri!
Ndaj u zhyt ne merak
Ndaj u mbyt ne maraz
Ndaj u cyt me farmak
Ah, c'qenka kjo dashuria!
T'u sjellka verdalle shtepia!
Te beka mornica-mornica
Te mbushka me spica!
Te beka vend te mos gjesh
Edhe elefant po te jesh
Edhe krokodil
Ti behesh bandill!

5.
Baba Prreshtani u ul ne bisht
Dhe ngriti nje gisht
Po gisht pleshtor
Kosor:
-Ah, ti kerkon Xixellonjen
Ta sjell sa te hapesh pak gojen
-Ate e dua baba
Dhe po nuk e mora, nuk ha!
Ajo me pelqen shume e shume!
Sa fesht kercej neper gjume
Dhe hidhem ne tra
Baba, o baba!
Dhe pleshtit bir ne faqet lotet i rane
I ati plesht i heshtur i rrinte prane
I ati plesht ia fshinte lotet e shkrete
Dhe qante vete:
-Te keqen babai,
Mos qaj,
Se une lotet s'i mbaj!
Jam plak
Dhe behem merak!

6
Me vrap kapedan Prreshtani
Tek jatagani
E tundi ne ere
Dhe hop ne dere
U nis ne dyzet e kater shtepi
-Im bir, i quajturi Plluc
U nguc
Ka rene brenda ne dashuri
O ju dyzet e kater shtepi
Te mblidhemi
Te bejme kuvend
Plluci per nuse, po mbetet, pa mend
Nuk ha e nuk pi
O ju dyzet e kater shtepi
E dini c’te ben dashuria?
Im bir po me nxjerr nga shtepia
E dini c’te ben dashuria?
Te kruan koken si nje milion therria!
Te ben fesht
Dhe pesht!
-Tha kapedani i sojit pleshtor
Dhe jataganin e nxori ne oborr
Tha kapedan Prreshtani
Dhe zjarr jatagani!…

7
Dhe dolen nga vrima
Atje ne postiqe e tesha
Treqind pleshta, treqin pleshtesha
Dhe thane:
-Oi me i miri i pleshave
Do shkojme ta gjejme nusen vreshtave
Ne mbleset pleshta, s’te leme te vuash
Mjafton qe nusen ta duash!
Ku gjen ajo nje djal si ti, xhuxhumak
Qe hidhet hop dhe ne prag
Ku gjen ajo nje burre kaq sqimatar
Akrobat, artist kercimtar!
Ku gjen ajo nje burre qe di te loz kaq valle
Qe ka fituar ne tre festivale
Qe fap e ka marre
Tre here cmimin e pare
-Tha pleshti baba:
-Bah
Im bir, po me nxjerr nga shtpia
E dini c’te ben dashuria
Te ngre edhe qimet perpjete
Te ben te mbetesh, pa breke
Te ben te futesh ne dhe
Bre!
Ah, dashuria pleshtore
Kosore
Mizore
Dredhore
Te pret e te grin
Se fundi te mpin
Te ben dhe fesht
Te ben dhe prresht!
-Tamam ashtu do te jete
O kapedani Prreshtan, i madh dhe i urte
Ti ke ngahere te drejte
Sa neve na nxit, ne levizje koken dhe trute
Vertet nuk e leme pa marre
Ate Xixellonjen qe bredh neper arre
Ajo do pranoj patjeter
Te lidhet me sojin e vjeter
Ne kemi te madhe kulture
Dhe gjakun e kuq nen lekure…
Keshtu e keshtu, i thane Prreshtanit plak
Ne dyzet e kater shtepite, sa shkeli ne prag

8
Dhe u nisen ne vreshta
Treqind mbleser pleshta
Hopa, hopa
Ne driza ne gropa!
Hopa, hopa
Ne hithra ne shqopa
Ne sheshe ne vreshta
Treqind pleshta!
-Merrja kenges plesht
Mos hesht!
Te hapet kenga pleshtore
Ne lugje bregore
Ky eshte himni yne, ta dine
Himni qe mburr Pleshterine
Mbreterine madhore
Pleshtore
Me nje uniforme
Me norme

“Ne jemi pleshta
Ne s’kemi eshtra
Perpara!
Ne – elastike
Ne s’kemi frike
Perpara!
Per kercimtarin
Nusen ta marrim
Perpara!
Nje Xixellonje
Do behet zonje
Perpara!
Ne jemi mblese
Me sy e veshe
Perpara!
Nje Xixellonje
Gosti do shtroje
Perpara!
Jemi gastore
Ne plot tabore
Perpara!
Ne s’kemi gjume
S’e kemi pune
Perpara!
Ne bukur rrojme
Me thumb, thumbojme
Perpara!
Ne prresht kercejme
Dhe fresht defrejme
Perpara!
Kush rri ne gjume
E shpojme shume
Perpara!
Kush shtron postiqe
Ka plot rreziqe
Perpara!
Kush mban kolltuqe
Ne kemi huqe
Perpara!
Kush dergjet shtrember
I dalim ne enderr
Perpara!
Ne jemi pleshta
Dhe s’kemi eshtra
Perpara!
Pergjojme naten
Te kallim daten
Perpara!
O fis pleshtor
Thumbo e korr
Perpara!
O soj zijosh
Mos rri barkbosh
Perpara!
Sulmo cdo prag
Jeto me gjak
Perpara!
Kur japim besen
Ne therrim mbesen
Perpara!
Kanuni yne
Ne gjak te hyjm
Perpara!
Ne per kanun
E bejme bum
Perpara!”……

9
Dhe u takuan pleshtat
Me Xixot ne vreshtat
Dhe lart shkendijonin qindra shkendija
Tek frynte puhija
Dhe vesa nxirrte ylbere
Te ngritur qemer-qemer
Xixeshat me yje ne balle
Dhe Xixot me yje ne gji
Kendonin e hidheshin valle
Sikur te martonin njeqind perendi
Dhe vreshta krejt vetetinte
E gjelber, e kalter, e bukur
Dhe dukej sikur me krah e ngrinte
E madhe, e madhe, nje flutur…
Dhe drita i nxori pleshtat fare ne shesh
Sic ishin: xhuxha, zijoshe, si lesh
Pa bene pleshtat me vete “pesh-pesh
Uh, sa shemtuar, c’te besh!
Mes kesaj drite te keqe mendimet te humbin
Dhe s’ke ku ta futesh as thumbin!
Kjo qenka nje drite kaq e peshtire,
Ne jemi me mire
Se kemi perreth erresire
Atje mendimet s’na humbin
Se kemi ku fusim dhe thumbin!
Ketu e paskan me lepe e peqe
Uh, c’atmosfere e keqe!
Po nusja jone, Xixija e mire
Me ne do vije, atje ne erresire
Shpetimin e saj do ta gjej
Ne nate pleshtore me gaz do defrej!”

10
Keshtu u takuan me treqind xixo
Dhe treqind e ca xixellonja
Me kenge plot iso
Se s’donin t’u dilte shpejt e shpejt boja
Donin ta mbanin veten fisnike
Me kenge ne goje e pa frike
Ndaj foli me i vjetri nga pleshtat
Ne vreshtat:
“-Puff, Cuff!
I biri i kapedan Prreshtanit te degjuar
Me vajzen tuaj dje eshte dashuruar
Ju kapedan Prreshtanin do ta njihni
Me mire akoma kur krushqi te lidhni
Krejt fisi yne mburret me Prreshtane
Ai lufton me shtate jatagane
Po njerin jatagan e mban ne dhembe
Dhe gjashte jatagane mban ne kembe
I biri Plluc, se shpejti del artist
Qendron me kembe lart, po dhe ne bisht
Ky Plluc do behet burri i Xixise
Ne sojin zot e trim te pleshterise
Por kapedan Prreshtani ka cifliqe
Nje mije centimetra vend postiqe
Jo centimetra thjesht, por krejt katrore
Ku mund te rrojne katerqind tabore
Ka dy milion milimetra vend mindere
Ku pret me qindra mijera miq me vlere
Sic jane deputete dhe ministra
Nga shtetet fqinj te tartabikeve dhe morrave
Por s’dua t’ju jap shume e shume shifra
Se ruhem prej spiuneve dhe horrave
Ju them vec kaq
Dhe paq:
Pardje na ardhi prifti i tartabiqeve
Dhe mbeti i mahnitur prej cifliqeve
Harrova, s’ishte prift, por zot kryepeshkopi
Qe kushedi sa peshe i mbante shkopi!
Ky me Prreshtanin piu raki te kuqe
Se dhe kryepeshkopi i tartabikeve ka huqe
Thumbon si kapedan Prreshtani
Kur naten njerezit mbulon jorgani
E dini? Kur thumojme ne njerine
E nxjerrim nga lekur e tij rakine
Ndaj kur njerezit i mbulon jorgani
Fillon e del rakia nga kazani
Kete raki e pine tartabike e morra
Ashtu si pleshtat - vete dora!
Keshtu kryepeshkopi ate nate
Raki piu gjate
Dhe kapedani erdh ne qejf prej miqve
Premtoi te merrte fene e tartabiqeve
Por prifti mori vete fene e pleshtit
Dhe nata fluturoi ne qiell te qejfit
C’t’ju flas kur erdhi kryemyftiu i morrave
Me callmen permbi koke ngjyre morri!
Ky trim i urte e tmerr i madh i horrave
Ne pleshtave dhurata plot na nxori
Ndaj para tij balet modern kercyem
Kryemyftine e morrave defryem
Kerceu dhe kapedan Prreshtani
Nje valle jatagani…
Po ju s’e njihni kapedan Prreshtane
Qe prifti tartabik i fali jatagane
Qe kryemyfitu i morrave i la dhe callmen
Pastaj ne gjoks per nder i vuri palmen
Kjo ishte biografia e Prreshtanit
Treguam shkurt qe bukur mend ta mbanit
Se po te doni, flasim dhe me gjate
Por do na duheshin tri dite dhe nje nate…
Prandaj ne erdhem ne vreshtat
Se duam te bejme krushqi;
Me i miri nga pleshtat
Ka rene plluq ne dashuri
Ka rene plluq ne dashuri e nuk ha e nuk pi
Nga mendja s’e heq cupen tuaj
Dhe hop vuaj!
Ne Pllucin e kemi yllin e pleshtave
Ne Pllucin e kemi armik te genjeshtrave
Ky Plluci cdo nate, ate qe fle nen jorgan
E pret me thike e jatagan
Se ka trimeri te marre
Kreshnik si ai s’keni pare!
Po u fut nen jorgane
Per nder ben hatane!
Po u fut ne postiqe
Ec pa hiqe, vdiqe!
Po t’u ngjit ne kurriz
Te shpon si murriz!
Pale po t’u fut ne vendin e keq
Te ben per dreq!
S’me bie te mburrem se jam modest
Po ju e dini c’domethene plesht!
Degjuam se cupa juaj eshe e ndershme
Dhe ruan zakone te hereshme
Mjaft bukur! Zakoni per ne eshte jete
Te tjerat pastaj vijne vete
Kjo shkruhet atje ne Kanunin tone madhor
Te fisit pleshtor
Atje ne Kanunin Madhor te Kreshtave
Te shkruar nga me i vjetri i pleshtave!
E c’eshte nje “Kapital” i Marksit mjekrosh?
Nje liber bosh!
Ai “Kapital” perpara Kanunit
Te duket si qimja e zhgunit!
Prandaj nje gje na gezon:
Xixia juaj zakone e kanunit te fisit e mbron
Ne djalin e kemi krejt xhevahir
Dhe mjaft nikoqir
Nuk prish asnje pare pleshtore
Ne tregjet mizore
A, ta dini, ka dhe pak huqe:
Pi vere te kuqe
Po pare s’prish kurre
Se pi nen lekure!
Pastaj di kaq valle
Dhe fort ka fituar ne tre festivale
Me nder te lavdishem ka marre
Tri here cmimin e pare
Ndersa ne thumbimin me gjak
Ka hak!
E dime se cupa juaj e rritur ketu ne bregore
Do jete e denje per vatren pleshtore
Do jete me ngrohte diku ne postiqe, se ne vreshta
Dhe qejf do beje se ne jemi pleshta
Artiste te shkathet, te zgjuar
Me titull te “Merituar”
Dhe hidhemi, hop!
Ta pime, pra plot, bromb!
Ne ju nderojme nga floku ne thua
Qekurse duam per nuse nje grua…
Vertet ju s’jeni aq trima
Dhe s’dini si ne, te futi ne vrima
Po keni zakone fisnike
Dhe pike!
E jepni?
E marrim
Sa kemi beharin!…

11
Keshtu u tha me i vjetri i pleshtave
Dhe hop kerceu vreshtave!
Perr-perr-perr e perr-perr-perr fletet
Ne gjithe kercenjte dhe deget
Treqind xixo e treqeind xixesha degjonin
Treqind pleshat e treqind pleshtesha pergjonin
U ngrit e ta me i vjetri Xixo ne vreshta:
Ju falemnderit, o pleshta!
Me mire ju pyesni nusen se c’thote
Se fjala ime pa fjalen e nuses do jete e kote
I beni kapendan Prreshtnit selam
E dime qe ka jatagan
E dime qe ka si psita aeroporti dhe ura
Miliona lekura
Miliona lekura te njerezve ne bote
Ku hidhet dhe pi raki te kuqe te forte
Sa ka fqinjesi te mire e dime
Fqinjesi me Tartabikerine e Morrerine
E dime se kryemyftine e Morrave ka mik
Dhe bash kryepeshkopin Tartabik
Po ne zakonet tona shume i mbrojme
Dha cupat pyesim kur martojme
Pastaj me plaku Xixo thiri cupen sheshit
Se donte bukur t’i pergjigjej pleshtit
Dhe erdhi dalngadale ne shesh Xixia
Rretuar me kurora plot shkendija
Dhe gjithe sheshi ndriti dhe me shume
Dhe drita u be lume

12
Dhe pleshtat me pleshteshat kur e pane
Vesh me vesh sec tane:
-“Cuditemi me kapedan Prreshtane!
Nuk qenka kaq e bukur kjo Xixia
Na paska ca gjerdane e xhingla me shkendija
Pleshteshat tona jane me te pashme
Xixia qenka zdape e javashme
Pleshteshat tona, sa t’i shohesh , hidhen
Dhe kembet si ketyre nuk u lidhen;
Kjo s’paska turp, kjo rri e te veshtron
Kjo kushedi sa burra dashuron
Kjo burrat si gjerdanet i kemben
Se do t’ia lajne kembet ne legen
Kjo siset ika nxjerre fare jashte
Dhe paska prapanice mjaf te tradhe
Po vuri vithet trashamane ne postiqe
Shko e hiqe!
Ah, jo! Pleshteshat tona hidhen fesht
Dhe bejne prresht!
Ky kapedan Prreshtani s’e ka mire
Qe merr nje imorale per te bire!
Ne kot e mburrim fisin zdap te tyre
C’te besh! Ne valle do kercesh po hyre”
Dhe u degjua zeri i Xixise:
-“Perse me thirret prej shtpise?”
Nderkohe me i vjetri Xixo tha me urtesi
-“Nje Plluc i pleshtave me ty ka dashuri!”
Dhe mbleset pleshta mbajten vesh Xixine:
-“Plluc pleshtit? S’dua t’ia shikoj shtpine
Se une kam si yll Xixanin tim
Qe ndodhet sot ne fluturim
Per te provuar aeroplane e ri
Ne lartesi
Xixanin tim si shpirtin tim e dua
Nje Plluc pleshtuc s’i vjen as gjer ne thua
I thoni kapedan Prreshtanit
Ketu s’i shkon kellefi i jataganit
Sikur ta marre vesh Xixani im
Do derdhet mbi ju pleshtat me terbim!-
Mbaroi Xixia fjalet dhe ktheu krahet
Dhe pleshtat u erdhi shume tharet…

13
Te treqind mbleset pleshta
Ne fletet ne vreshta
Me treqind xixot u zune me fjale:
-“Na flani po qenki kjrejt imorale!
Ju s’paski zakone me kripe
Se qenki te pacipe!
Ju silli si pushta si vagabonde
Ju keni gjenjeshtren per mode!
E paski Xixine teper te lige
Ta kishim mes nesh e vinim nen thike!
Ju rroni me mendje te ngrate
Ju heqin per hunde grate!
Perr-perr, per perendi
Hic-hic, s’lidhim krushqi
Fat-fat, fat qenka per ne
S’u-s’u, s’u lidhem me fre
Me-me, me fis, pis”

14
Dhe iken mbleset pleshta
Nga vreshta
Hopa, hopa
Ne brazhda ne gropa
Dhe kenge s’kendonin po shanin
Dhe nganin: “Hajvane, hajvane
Ah qe s’ju kemi diku nen jorgane
Ah c’do t’ju benim me jatagane
Ah qe s’ju kemi diku ne postiqe
T’ju shponim ne vithe!
Na cat veshet ger-ger e ger-ger
Po dime dhe ne te bejme perr-perr
Hopa, hopa
Ne breshta, ne kreshta, ne vreshta
Treqind mblese pleshta!..

15
Dhe erdhen tek dhenderi tym
Te zinj si gjym
U shtruan treqind ne postqe
I thane te parit: hiqe!
Hiqe llafin nga goja
C’na tha xixellonja!
Dhe foli i pari:
-“O me i miri i pleshtave
Mos u marto me nje qe bredh vreshtave!
Ajo njezet e ca burra ka ndare
Ajo njezet e ca zdaper ka marre
Ajo e ka helmin mbi shpine
Dhe tha se pleshtit s’ia shoh dot shtepine!
Ajo na qenkesh nje zuske
Me krushk e me krushke!
Ajo nuk paska as cipe as respekt
Dhe kurre me te mos u pleks!
Ata nuk qenkan fisnike
Dhe pike”
Iu ngriten mustaqet pleshtore Prreshtanit
Dhe doren fap jataganit:
-“Prresht
dhe fesht!
I preva
I theva!
I griva
I shkriva!
I nduka
I zhduka!
I thava
I vrava!
I ngriva
I shkriva!
I shpova
Si kova!
Ca horra xixo qe s’kane sec hane
Te shajne per turp pleshtak kapedane?
Ca laro xixo bilmesa
Me fyen mblese dhe mblesa!
Prresht dhe fesht!
I shtriva, i griva!
Degjoni, o burra te fisit pleshtor
Harram e paci gjakun qe pime nga cdo trup njerezor!
Na erdhi koha, o Plluc
Ta bejme sheshin te kuq
T’u themi xixove stop
Dhe hop!
Kus shpaten e merr
Crrenjosja e xixove – nder!
Ta marrim vesh anembane
Se ka kapedane Prreshtane
Prresht dhe fesht!
Ne s’duam kurre pajtim
Ne duam kunderveprim!
Kam priftin tartabik
Mik
Bekimin e tij me vete e kam
Permbi jatagan
O prift tartabik
Qe hengre e pive tri nete me ibrik
Ma jep dhe nje here bemikin
Ta shpllimper xixot neneshtrimin!
O kryemyftiu imorrave trima te marre
Qe callmen me fale pak dite me pare
Me bej nje duva
Te ndodhe e madhja hata!
I griva
I shtriva!
Nje zuske qe bredh vreshtave
Te shaje sojin e pleshtave?”
Degjoi gojehapur i biri babane
Babane Prreshtane
Dhe tha:
-“Ta-ra-ta!
Ah, si s’e pata Xixine
T’i beja kerdine!
Ah, si s’e kam
Ketu nen jorgan!
Fap, jatagan!
Baba plesht
Mos hesht!
S’e dua per nuse
Se ka plot minuse!
Nga nuset kam frike
Dhe pike!
Ta kapim
Barkun t’ia hapim!”
Tha pleshti bir
Dhe firr!
Dhe hop
Ne shkop!
Tha pleshti baba:
-“Plesht bir,
bej sehir!
Dhe hop ne tra!
Prresht dhe fesht”

16
U nisen te kapin shpejt xixellonjen
Qe s’donte t’ua shihte as bojen
Qe shaku vreshtave
Sojin e madh te pleshtave
Qe mbleseve u tha ato fjale te liga
Fjale qe s’thuhen as vete nga shtriga
U nis
Personalisht
I madhi plak kapedan
I tmerrshmi Prreshtan
U nis
Me birin e vetem te tij
Me Pllucin trim korrozi
Dhe pritej te benin kerdi
Ne fisin e madh Xixeri…

17
Plesht bir, plesht baba
Nga, nga dhe ike
Pa frike, pike!
Fap! Rrugen hap!
Bumb, si plumb
Shaj, gje mos mbaj
T’u befte babaj!
Hopa, hopa
Ne gure, ne gropa!
Puf! Ne sulm me duf!
Ah, Xixellonje
T’u thafte ajo goje
Te shkofte ajo nofull menjane
Qe bere me turp kapedan Prreshtane
Perdhose Pllucin
Pllucin curumucin!…
Firr-firr! Bej sehir!
Plac! Ne dac!
Qesh, ne shesh!

18
Dhe kapedan Prreshtani me furi
E nxori pallen nga kellefi i zi
U hodh e thirri ashper mbi nje thane:
-”Pa dilni shihni kapedan Prreshtane!
Se kapedan Prreshtanin me te bire
Ju ende nuk e njihni mire
Ju njohet vetem mbleset torollake
Qe jane kaps e s’bejne do as kake
Ku je o fis i drites lajkatare
Qe po m’i prish gezimet familjare!
Ku je o fis i djajve imoral
Pa fe, pa din, e pa iman ne balle!
Ku je o fis me xixa i piklosur
Ky jatagan qe sot e ka vendosur
Te behesh shkrumb i teri pa meshire
Ose te vish me pleshtat ne erresire
Te behesh skllav i kapedan Prreshtanit
Dhe sherbetor nen teh te jataganit!
O fis shejtan, ma nxirr ne shesh Xixine
T’ia bej me vrima gjoksin dhe turine
Ate Xixi qe pati sy e faqe
Te shante Pllucin, djalin me mustaqe
Dhe bashke me nje laro, te harboje
Me nje xixan, nje karafil me boje!
O ju! Degjoni kapedan Prreshtane
Me nxirrni shpejt Xixine dhe Xixane
T’i shoh kur Plluci im, ne shesh t’i there
T’u pij gjakun dhe t’u marr ere”
-“Baba Prreshtan- tha Plluci menjehere-
Do t’i thumboj, por nuk do t’u marr ere
S’e po u mora ere, me teshtihet
Dhe kur teshtij me flihet!”
-“Eh, mire Plluc, kjo hic nuk na prish pune
Mos u merr ere, se teshtij dhe une!
S’e gjaku i tyre eshe i mynxyrosur
Me eren e perdhosur
Pastaj, na merren mend e sheshit vjedhim
Ata keshtu te keqen na e ndjellin
Pa fjale se ky vend ka vesh spiuni
Dhe na leshojne gaz, e na merr gjumi
Ky vend i pushtave o zemra ime
Ka mjaft sofistikime
Sheet! Pesht!”

19
Kur heshti pakez kapedan Prreshtani
U derdhen mijra xixa si tufani
Tufani ishte drite krejt e bardhe
Sa dukej edhe qimja ne nje dardhe
Sa dukej dhe gjilpera mes nje sheshi
Sa dukej dhe mustaqja e nje pleshti
Dhe kapedan Prreshtani i hutuar
I zuri syte shpejt e shpejt me duar
Dhe tha i deshperuar dhe i gjore
Keta rrufjane kane projektore!
O Plluc, mbulo me duar te dy syte
Qe drite e poshter sonte mos na mbyte!
Ah, c’arme mban ky fis, keta rrufjane
Sikur te qenkeshin amerikane
Sikur te qenkeshin ne NATO dhe gjetiu
Ne ndonje pakt te fshehte, vrime miu
Ah, c’arme mban ky fis keta rrufjane
Ketu s’luftohet dot me jatagane”
-“Lele, bobo – tha Plluci – s’dua nuse
Me mire, hajt te futemi ne puse!
Lele, o babi, c’deshe qe na vdiqe
Te shkojme dhe te hyjme ne postiqe!”
-“Pusho more Plluc se trimi kurre s’qan
Se edhe qorr do grij me jatagan!”

20
Sa vinte, drita behej me e madhe
Dhe llamburisnin vreshta dhe livadhe
Ne mes te drites, derdhur si tufani
Qendronin tok Xixja dhe Xixani
Dhe mijra xixo llapsnin-vetetinin
Dhe shpatat te florinjta lart i ngrinin
Dhe vrik nje ze xixani neper drite
Kuboi si ne nje kishe nder qirinjte:
-“Ti kapedan Prreshtani, ku ke hyre
T’i shohim dhe mustaqe dhe fytyre!
Te dogjem shkrumb po hodhe dhe dy hapa
Se fisi yne kurre s’kthehet prapa”
Degjoi me dhimbje kapedan Preshtani
Dhe iu fundos kellefit jatagani
I tha te birit, Plluc, me shpirt te gjore
-“Ah, s’ke c’tu besh se kane projektore!
Pastaj me aparatet e pergjimit
Na kane marr vesh qe prej fillimit
Keta finok s’mund te quhen trima
Por mbajtkan arme fshehur neper vrima
Keta dinak, doēa dhe rrufjane
Me duken krejt si ca amerikane
I sheh si hidhen hula-hup me arme
Mes sheshit xixa-xixa dhe te larme?”…

21
Dhe kapedan Prreshtani me te bire
U futen shpejt, me vrap ne erresire
Po ne vrapim e pane nje shkendije
Qe ra ne mes te barit, ne nje brinje
Dhe Plluci tha me zerin e nje pleshti
Me gaz te madh sikur thesarin gjeti:
-“Baba Prreshtan e kapem Xixellonjen
Qe s’donte te na shihte bojen”
Baba plesht, bir plesht
Hop ne shesh. Qesh!
Qaj. Bye-bye!

22
Ah, s’ishte Xixellonje por shkendije oxhaku
U dogjen pleshtat, biri dhe plaku
U dogj Plluci dhe kapedan Prreshtani
Dhe bashke me kellefin, jatagani…

1970-1976

Te nderuar administratore, kur toleranca dhe e drejta e gjithekujt per pjesemarrje kthehet ne ofendim per vizitoret pak a shume te rregullt te kesaj faqeje, s'me mbetet tjeter vecse t'ju them TURP TE KENI

Se qenka bere me votim ketu. Votoj dhe une per fshirje, dhe per ngritje te standardeve, ose me sakte per aplikim te atyre medemek ekzistuese.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).