Sulmohen turistet kosovare ne Mal te Zi

Pikerisht ne diten kur serbet e ardhur nga Serbia festonin te ashtuquajturen “Beteja e Kosoves” ne Prishtine, serbet e shperngulur nga Kosova pas luftes ne fshatrat e rrethit te Podgorices sulmuan 10 autobuse qe po udhetonin nga Kosova per ne Ulqin.

Kjo ngjarje dhe provokimet e vazhdueshme nga ana e serbeve lokale detyruan policine e Malit te Zi  te sigurojne shtetasit kosovare te cilet duan t’i kalojne pushimet ne bregdetin e Ulqinit.

Dhjetra autobuse te mbushur me kosovare dhe automjete te tjera me targa Kosove, me urdher te policise malazeze grumbullohen ne hyrje te qytetit te Podgorices.

Fshatrat neper te cilat duhet te percillen automjetet kosovare jane te banuara me qytetare serbe te shperngulur nga Kosova. 30 kilometra nga fshati Gollubovc deri tek liqeni i Shkodres eshte segmenti rrugor neper te cilin policia e Malit te Zi duhet te ofroje siguri per kosovaret.

“Kjo ndodh sepse ndermjet datave 20-22 qershor nje grup huliganash me siguri serbe te ardhur nga Kosova qe jetojne refugjate ne Gollubovc kane sulmuar disa autobusa. Prej asaj dite kemi bere kerkesa te kryetari i Ulqinit dhe kemi thene se nese vazhdon keshtu ne do ta nderprejme transportin e udhetareve”, eshte shprehur Sami Dili, perfaqesues i “FSF–Reisen”.

Pavaresisht perpjekjeve  ishte e pamundur te kontaktoheshin zyrtaret e policise se Malit te Zi.

Kryetari i Komunes se Ulqinit, Gezim Hajdinaga konfirmoi se jane identifikuar shkaktaret e incidenteve te cilat per here te pare ndodhin ne fillim te sezonit turistik.

Situata e ngjashme krijohet edhe pergjate rruges se kthimit te pushuesve ne Kosove.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).