Statistika mbi emigracionin shqiptar

Pyetja e djeshme mbi lumturine e emigranteve ka shkaktuar shume debat tek Peshku. Tropizma, ne komentin e fundit, citon nga nje artikull i sotem i Panorama-s qe ka disa statistika interesante mbi emigrantet shqiptare. Artikulli ndodhet me poshte.  


Nga të dhënat e studimit të fundit, të kryer nga IOM, rezulton se 19% e emigrantëve kanë hyrë në vendet pritëse pa dokumente të rregullta. Krahasuar me disa vite më parë, fenomeni i emigracionit të parregullt ka shënuar ulje por ende mbetet çështje mjaft problematike. Pjesa më e madhe e personave që kanë emigruar pohojnë se kanë dhënë pagesa nën dorë qoftë për të përfituar vizën, qoftë për të kërkuar azil apo për të hyrë në mënyrë klandestine. ”Kjo gjetje tregon se pagesa nën dorë mund të lehtësojë migracionin në një vend destinacioni, por ndërkaq mund të pengojë marrjen e statusit të rregullt në atë vend”, saktëson studimi mbi identifikimin e zonave më të prekura nga migracioni në vendin tonë. 

Sipas tij, rreth 68% e personave të anketuarve pohojnë se në vendet ku kanë emigruar janë shfrytëzuar si krah pune pa u paguar sa duhet. Sa i përket kohëzgjatjes mesatare të migracionit ndërkombëtar, ajo afërsisht është 6 vjet. Vendi ku të anketuarit kanë pranuar se kanë qëndruar me gjatë se kaq është Greqia.

Nga sa dëshmon studimi, emigrantët kanë një prirje pozitive për t’u kthyer në Shqipëri. Rreth 33% personave të anketuar theksojnë se e shohin si hap pozitiv kthimin. Plot 31% thonë se është një veprim i natyrshëm. Por sakaq një pjesë e mirë e shohin tërësisht dështim personal kthimin. Nuk janë pak, por 17%.

Rekomandimet
Migracioni në vendin tonë shfaqet në tre forma të dallueshme. Bëhet fjalë për migracionin e brendshëm, ndërkombëtar dhe migracionin e kthimit. ”Dukuria migratore shqiptare është me natyrë qarkulluese dhe shpesh karakterizohet nga ndërveprimi mes aspektit të brendshëm, ndërkombëtar dhe atij të kthimit”. Sa i përket migracionit të brendshëm, prefekturat brendatare dhe qendrore konsiderohen si prefekturat pritëse ndërsa ato veriore dhe verilindore regjistrojnë numrin më të lartë të personave që kanë lëvizur. Sa i përket pjesës jugore, ato janë të prekura si nga migracioni i brendshëm, por edhe nga ai ndërkombëtar. Ndërsa migracioni ndërkombëtar, ashtu siç dihet, ka prekur çdo rajon në Shqipëri. Kryesisht personat që emigrojnë janë në moshë të re. Pas analizimit të situatës, specialistët kanë dhënë një sërë rekomandimesh. Sipas tyre është e domosdoshme që në zonat pritëse të mbipopulluar nga migrimi i brendshëm të ndërhyhet në infrastrukturë. ”Sisteme si ai shëndetësor, arsimor dhe sektorët e zhvillimit, janë pikat kyçe ku duhet të përqendrohen këto ndërhyrje”, saktësojnë ekspertët. Por jo vetëm kaq, për t’u dhënë shanse e mundësi emigrantëve nga jashtë, për t’u rikthyer duhet t’u sigurohet atyre mundësi punësimi, trajnim e kualifikim personal.

Vendet e destinacionit

  • Greqi: 45% e emigrantëve
  • Itali: 38% e emigrantëve
  • Vende të tjera të BE: 6% e emigrantëve
  • SHBA: 5% e emigrantëve
  • Gjermani: 2% e emigrantëve
  • Kanada: 2% e emigrantëve

13 Komente

Kush do na i krijoje vendet e punes ne Shqiperi po te kthehemi Sala......????? Shume faleminderit i thoni Sales me shoke por JO nuk e kam ndermend te vras miza kafeneve te Tiranes nderkohe qe e kam vene jeten ne vije ketu ku jam.

Une mendoj se kthim masiv te emigranteve apo edhe perqindje e ndjeshme nuk do te kete.Ashtu siç nuk ka patur edhe ne vendet me histori te forta emigracioni.Sepse e para Shqiperia edhe per nja 15 vjet te tjera nuk te ofron standarte jete e pune si ketu ku jam..E pastaj kur ke kaluar ca vite te mira ,je stabilizuar me ne fund te jane rritur femijet ,te ngrihesh e te ikesh?!

kush do na i krijoje vendet e punes po te kthehemi Sala...????

Jo po do ti krijoje Edushi. Mos prit o qyqar as nga salua e as nga tjeter kush. Duhet te degdiset ky brez i korruptuar njerzish e politikanesh te qelbur , pa te shihet drite ne fund te tunelit. Hajde mbec me shendet dhe shtrengo bythen ne vendin ku je qe e ka bekuar perendia....

Per kuriozitet, a kishte shifra te artikulli me siper per numrin total te emigranteve nderkombetare aktuale, pra sa shqiptare jetojne jashte? E di qe ka perafrime, po thashe mbase artikulli n'a jepte ndonje shifer me te sakte. Faleminderit.

Per tu pershendetur inisjativa. Uroj qe te shenderrohet ne inisjative legjislative qe te dalin vertete statistika te besueshme dhe transparente.

 

Emigrantet nuk duhen te kthehen ne mase. Nje gje e tille nuk i sherben askujt. Shqiperia ka nevoje qe ti kthehen ato emigrante produktiv, sidomos ato qe kane kryer arsimin jashte dhe jo emigrantet e thjeshte qe punojne ne ndertim. Ndertimi funksionon mjaftueshem me ato punetore qe ka ne shqiperi.

 

Ato qe kane studjuar jashte duhet t'iu ofrohet mundesia qe te punojne per shtetin ne kembim te pageses se shpenzimeve te arsimit. E ka bere qeveria deri tani, por vetem per 10 universitet me mira ne bote, gje qe eshte e arritshme vetem per nje pjese teper te vogel shqipetaresh.

....po te kthehen emigrantet me cfare do mbahen gjysma e shqiptareve me punet qe ofron shteti shqiptar!!!???...dhe me u kthy ku do punojne ata???!!!

...besoj qe shteti shqiptar do me heq dhe disa te tjere qafe se ka perfitime....por llogjikisht kush eshte ai qe deshiron te jete si disa nga ne qe jetojne ne ajer nuk jane as shqiptar as te huaj e sdine akoma ku do zene vend nqs bien me kembe se mund te bien edhe me byth termo'  .....

Duhet te jesh torobell qe te kthehesh ne nje shtet konglomerat felliqsish me nje administrate mafiiozo-tribalo-mesjetare e periudhes se pare te mesjetes(me e errta). 

Po pse budall ishte Abaz Ermenji qe iku i tmerruar nga vjedhja e zgjedhjeve ne vitet e para Anarkise feudale (pas vitit  '90)????   Fare s'ishte injorant apo budall, Ai e pa humneren midis demokracive ku jetonte dhe anarkise qe mbolli Kavja serbe e Vicidolit.

 " ....Nga të dhënat e studimit të fundit, të kryer nga IOM, rezulton se 19% e emigrantëve kanë hyrë në vendet pritëse pa dokumente të rregullta...." 

 

Kjo tregon se punonjesit e IOM e paskan marre rrogen kot, sepse 80-90 e emigranteve hyjne ne EU me dokumenta fallso apo pa dokumenta, pra ne menyre klandestine. 

Pjer

Ata 90 % kan thene,mos u bjer m'qaf kot, e kan kapur gabim gazetaret se 19%-90% ca beri, asnje ndryhsim nuk ka sipas standarteve gazetareske albaneske, ato edhe ngjajne kshu ne te folur.

Eshte koha qe te kthehen ata qe jane gdhendur jashte shtetit dhe te ikin ajo pjese parazitesh dhe te pagdhendurish qe kane mbetur ne Shqiperi. Ai emigrant qe ka arritur te marre mesimet e duhura jashte shtetit eshte i afte te integrohet serish, te gjeje pune si dhe te kontriboje dukshem per Shqiperine. Ata emigrante qe kthehen me shpresen qe shteti tu gjeje pune, nuk i duhen Shqiperise. Nuk kam pershtypjen se ne Itali, Amerike apo gjetke shteti u gjen pune shtetasve !! Puna gjehet ne privat, ose ne baze te aftesive te pervetesuara ne jete.

 

Cuditem me pyetjen qe ndeshet me shpesh "kush do te na i krijoje vendet e punes???", duhet ta keni mesuar te pakten ne vendet e zhvilluara ku jetoni se tashme ekonomia e planifikuar eshte teori e tejkaluar. Tregu i punes eshte ai qe eshte, natyrisht ka shtremberime (te tipit korrupsion), por gjithcka percaktohet nga ajo qe ofrohet dhe ajo qe kerkohet. Sidoqofte emigracioni dhe rikthimi i kapitalit njerzor kane te dyja efekte pozitive, vendimi se cilit grup i perkasim mendoj eshte ceshtje teresisht individuale.

gjeja me absurde qe kam degjuar nder shqiptare, politikane e jo, eshte kjo qe ka nje emer tashme "brain gain".

a ka gje me absurde qe dikujt qe supozohet se duhet te ishte i mencur, se duhet te kishte kualifikime me shume se kushdo tjeter ne shqiperi ti krijohen lehtesira e ku e di une. dhe kjo e gjitha ne kurriz te atyre qe jetojne e studiojne ne shqiperi, qe ndoshta i kane mundesite intelektuale po jo ekonomike, sepse ndoshta i ati i tyre nuk ka qene asnjehre mjaftueshem me pushtet sa me leket e shqiptareve te dergoje femijen e tij jashte.

a s'eshte absurde, te kthehen, e tu rimborsohen edhe shpenzimet. sa turp. sa turp. sa turp.

pse vlla, nuk kerkojni qe te kete nje ligj pune ne shqiperi qe te garantoje konkurim te paster e kontrata te sakta pune, pa nepotizem e pa privilegje. ai qe ka studiu ne oxford e ai qe ka studiu te ekrem cabej te konkurojne e fitofte me i miri?!

kaq do te doaj nga shteti shqiptar. vetem mundesine per te konkuruar, dhe nje kontrate pune te respektueshme. kaq.

te tjeret pastaj qofhsa i zoti.

ah. jam kajde gained brain une qe flas. me inisiativen time i kthyer.

Po kerkush nuk ka ike ne Arabi a ne Turki ? tan kta muslimaj ne Shqipni qe na krijojne partina e na shkrujne letra e na ven perçe, e kerkush s'niset te vllaznit muslimaj ne Arabi ? tan jan neper vende te kshtena ? çudi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).