Sondazhet në Bizant

“Bizantinët” shqiptarë nuk e kanë mashtruar vetëm Qendrën “Gani Bobi” por edhe Zogby International amerikan (Top Channel) dhe IPR Marketingun italian (Ora News), të cilët në exit-polle dhanë rezultatet thuajse të njëjta si “Gani Bobi”… Megjithatë, në përgjithësi, sondazhet e “Gani Bobit” kanë qenë më të sakta se ato të Zogby International në parashikimin e tendencës së votës, sepse në kontinuitet parashihnin fitoren e PD-së, ndërkaq që Zogby kishte paraparë fillimisht fitoren bindëse të PS-së, pastaj i korrigjoi pjesshëm në favor të PD-së.

Nga Shkelzen Maliqi

Për exit-pollin e Qendrës për Studime Humanistike “Gani Bobi’ të realizuar në TV Klan më 28 qershor, korrespodenti dhe komentuesi i “Kohës ditore” Augustin Palokaj tha se ishte hiç më pak se “huqje historike”. Për më shumë, e cilësoi si një lloj komprometimi të Kosovës dhe të emrit të Gani Bobit ndër shqiptarët. Te ky konstatim i “huqjes historike” ai mbeti edhe pas sqarimit të Qendrës “Gani Bobi”, ku argumentohej për një serë kontradiktash dhe përfundimesh jologjike në artikullin e Palokajt.

Qasja ndaj sondazheve e Palokajt është e gabuar.
Sondazhet nuk kanë të bëjnë asgjë me histori. Janë hulumtime të aplikuara sociale që kanë kuptim dhe “mandat” tejet të kufizuar në krahasim me objektin që studiohet.
Sondazhet bëhen për dy qëllime, që të kuptohet paraprakisht disponimi i elektoratit për konceptimin e fushatave të partive, të shihet nëse janë në rrugën e drejtë dhe nëse kanë gjasa që të korrigjohen dhe përmirësojnë ofertën dhe ndikimin. Vlera parashikuese e sondazheve është zakonisht orientuese ose aspiruese, dhe jo absolute.

Qëllimi i dytë i sondazheve është ai i kënaqjes së kërshërisë së opinionit, që zakonisht ndërmjetësohet nga shtypi dhe sidomos mediumet elektronike. Exit-pollet janë projekte mediatike që mbushin kohën e zbrazët derisa nuk fillon numërimi i votave me parashikime të rezultatit, dhe ato menjëherë bijnë në harresë që nga momenti kur fillon zbardha e numrave realë të votës. Të qëlluarit dhe huqja mbeten faktor të dorës së dytë. “Gani Bobi” më 2005 e qëlloi, më 2009 jo – kjo është e tëra! Në të vërtetë, mbase është mire që kësaj here ndodhi huqja, sepse kjo relativizon rëndësinë e sondazheve; ato janë të dobishme, por me to nuk fitohen e as humben zgjedhjet.

Duhet të jesh pak i krisur që të besosh se me sondazhet kapet dhe sundohet e ardhmja, duke kuptuar rrjedhën e proceseve, duke ndryshuar kahjen e fatit, ose duke e përgatitur vetën që të rreshtohesh me fituesit, dhe jo me humbësit.

Në sondazhet në Shqipëri është qasur dhe anketuar zakonisht çdo i dymijti votues, çka do të thotë se 1 i anketuar përfaqëson 2000 veta që jetojnë në lagjen ose zonën ku banon dhe voton i anketuari! Nuk dua tash të thellohem në teoritë dhe praktikat e kampionimit, ose të ndërtimit të mostrave, që zakonisht japin rezultate të kënaqshme me margjinat e gabimit që nuk janë të mëdha, e shpesh janë të përputhshme me disponimin real, por edhe mund të dalin si “huqje” të mëdha. Pos gabimit në kampionim dhe joprofesionalizmit në realizmin e anketave, është edhe një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që kushtëzon saktësinë e tyre. Ky është faktori i sinqeritetit të të anketuarve, nëse ata e tregojnë drejt se për cilin subjekt do të votojnë ditën e zgjedhjeve. Shumë shpesh sondazhet nuk kanë dalë të sakta ngase një pjesë e të anketuarve jo vetëm se e kanë fshehur votën, por edhe e kanë gënjyer intervistuesin.

Javën që shkoi, në Tiranë më ndali në rrugë një njeri dhe më tha: “Zoti Maliqi, unë jam njëri nga ata të anketuar në exit-pollin e ‘Gani Bobit’. Jam nga Durrësi, dhe kur më pyetën se për kë votova, u thashë se votova për PD-në, ndërkaq që në të vërtetë ia kisha dhënë votën LSI-së!”.

Unë jam i bindur se kësaj here në Shqipëri ka ndodhur ky fenomen, sidomos në qarqet e Shqipërisë së mesme, ku një pjesë e elektoratit të majtë, jo vetëm që nuk e ka deklaruar hapur preferencën e tyre, por edhe ka gënjyer.

Disa analistë këtë e kanë cilësuar si sjellje bizantine e votuesve të majtë, duke u futur në spekulime karakterologjike dhe për më shumë edhe paragjykime rreth kombëtarizimit të këtyre “bizantinëve”, sikur ata janë mish i egër në trupin e shqiptarisë së shëndoshë.
Mendoj se këto janë teprime dhe huqje më shumë se historike në një agjendë antipluraliste të diabolizmit të diversiteteve që ekzistojnë objektivisht në botën shqiptare. Sipas një kalkulimi të thjeshtë, ka mjaftuar që në mes të 100 të anketuarve, të gënjejnë vetëm dy veta, dhe tre a katër të tjerë të fshehin votën e tyre, që të përmbyset skema e çdo parashikimi që favorizonte PD-në. Ne e kemi konsideruar këtë mundësi, dhe në disa raste e kemi kalkuluar në rezultatet që publikonim, por si duket e neglizhuam përmasën e josinqeritetit.

Formula e përmbysjes është kjo: në sondazhet, jo vetëm të “Gani Bobit”, kemi pas rezultate kësisoj, që prej 100 të anketuarve p.sh. 39 kanë thënë se do të votojnë për PD-në, 35 për PS-në, 3 për LSI-në, 6 për parti tjera dhe 17 kanë thënë se nuk do të votojnë, ose janë të papërcaktuar. Tek raporti kryesor PD-PS, nëse tani fusim faktorin e josinqeritetit, dy gënjeshtarë të supozuar e përmbysin raportin e deklaruar PD 39 – PS 35 në barazim PD 37 – PS 37 ! Dhe kur llogaritën edhe të padeklaruarit, që qëllimisht fshehin votën e tyre, atëherë përmbysen edhe skemat ku PD në sondazhet udhëhiqte edhe me 6 e më shumë vota diferencë. P.sh. nëse deklarimi ka qenë PD 39 - PS 33, gënjeshtarët e kanë zbritur PD-në në 37, kurse PS është rritur në 35, ndërkaq dy të heshtur e kanë çuar në barazim, 37 me 37, ose edhe në avancim nëse kanë qenë 3 të tillë, që është shumë afër asaj çka ndodhi realisht në zgjedhjet e 28 qershorit, ku PS-ja doli e para si parti, kurse PD-ja avancoi dhe fitoi zgjedhjet - fal koalicionit me më shumë subjekte politike.

Kuptohet, ne që bëjmë sondazhe duhet të llogarisim edhe në këtë faktor, por anketuesit tanë nuk i mbajnë me vete detektorët e gënjeshtrës, dhe ky është një rrezik që kërcënon çdo sondazh, jo vetëm në Shqipëri. Herën e fundit, kur kanë dështuar sondazhet në Amerikë, ka qenë gara e Bushit me Kerin, ku këtij të dytit i jepej përparësia edhe për 3 për qind, kurse ai humbi zgjedhjet. Një kategori njerëzish të të djathtës, pasi që Bushi kishte humbur shumë nga prestigji, publikisht deklaronin se janë kundër tij, por tek kutia ia dhanë votën atij.
“Bizantinët” shqiptarë nuk e kanë mashtruar vetëm Qendrën “Gani Bobi”, por edhe Zogby International amerikan (Top Channel) dhe IPR Marketingun italian (Ora News), të cilët në exit-polle dhanë rezultate thuajse të njëjta si “Gani Bobi”. Nëse kemi parasysh këtë përputhshmëri të tre exit-polleve, mund të konstatojmë se ato kanë pasqyruar saktë atë që kanë deklaruar të intervistuarit, por me gjithë gënjeshtrat e “bizantinëve”, që i bëri të papërputhshme me votat e numëruara.

Megjithatë, në përgjithësi, sondazhet e “Gani Bobit” kanë qenë më të sakta se ato të Zogby International në parashikimin e tendencës së votës, sepse në kontinuitet parashihnin fitoren e PD-së, ndërkaq që Zogby kishte paraparë fillimisht fitoren bindëse të PS-së, pastaj u korrigjua në favor të PD-së.

Janë dy arsye kryesore pse gënjen “bizantinët” e PS-së.
E para, është frika se po kontrollohen dhe mund të humbnin punën në institucionet shtetërore dhe publike, në rrethanat kur mediat me shumicë të kontrolluara nga e majta, bënin propagandën se Sali Berisha, nëse mbetet në pushtet, do të vazhdojë me largimin nga postet dhe puna të përkrahësve të PS-së.

Kategoria e dytë janë ata që nuk kanë dashur të deklarojnë publikisht votën kundër PD-së dhe Sali Berishës, por kanë paragjykime ndaj “malokërisë” së doktorit dhe në përgjithësi pushtetit të “veriorëve”.

33 Komente

Hahahahaha!

Shif kopili e Prishtines!

Dashka me more leke prape heres tjeter!

Jo, jo! Nuk ishte i shitur ky koke e kembe, kur dilte cdo jave tek Klani dhe shpaloste "fitoren me 10 deri 20 pike te PD-se"! Ky paska pas integritet! Packa se e huqi "sondazhin" me aq pike sa cdo studiues tjeter me integritet do e fuste koken poshte jastikut nga turpi!

Ja paskan fut "bizantinet e PS-se"!

Ose ato qe kane paragjykime ndaj "malokeve"!

Rrejten robt o vlla! Ca te them une! Une nuk e kuptova kete pune, megjithese ndenjta praktikisht non-stop ne Shqiperi! Nuk me paralajmeroi njeri tek Klani, per kete fenomen! smiley

M'a thane vetem pas zgjedhjeve, keta te Klanit, kur mi dhane leket me zbritje se kisha rrejt i cike me shume s'e c'duhet!

Gjithqka, siq thote Maliqi, n'emer te shqiptarise, perndryshe, n'emer te kombit e bera! smiley

P.S.

Argumenti qe shume njerez rrejshem thone se do votojne PD-ne, vetem qe mos duken si anti-veriore, dhe si njerez qe kane paragjykime ndaj "malokeve" eshte shume interesant!

Qenka bere PD-ja, Parti e Veriut?

Kete e thote Maliqi i Klanit! smiley

"Freudian Slip" te jete valle? 

Si thone ketej: You said it, not I! smiley

Sa keq behet puna kur robi kaplohet nga inati per autorin dhe nuk e merr parasysh asnje argument. Mendimi im eshte ky: Meqe te trija exit-pollet, nga tre televizione te ndryshme, me orientime te ndryshme politike dalin te pak a shume i njejti rezultat, a nuk perben ky nje argument shume bindes ne favor te "josinqeritetit te pergjigjeve"?  

E kam nje pyetje per ty mrrokla: A nuk e kishte Zogby i famshem dallimin mes koalicioneve 8%ne exit-poll? A nuk e kishte edhe Ora News me italianet e famshem dallimin 6-7%? A nuk e nxirte Zogby ne exit poll fituese PD-ne ne Tirane dhe Elbasan me perqindje edhe me te larta se "Gani Bobi"? 

Sipas teje, perkunder ketyre fakteve, vetem Gani Bobi e paska patur keq. Natyrisht, esthe me e lehte ta gjykosh si te shitur dhe joprofesionale nje kompani kosovare sesa nje amerikane apo italiane. Keto te dyja thjesht kishin gabuar, kurse Gani Bobi jo jo...Bobin duhet varrur dhe peshtyre sepse kete burrin Klani e nxirrte cdo jave per te dhene rezultate. Keta te pakten po perpiqen te japin shpjegime ore burre... ku po fshihet Zogby? 

 

 

Leji mer ti exit-pollet!

Une po t'flas per sondazhet perpara votimeve!

Shkelzeni u shkly duke nxjerre PD-ne 10 pike perpara te Klani cdo jave!

Day in, day out! Bonte muuuu qe ishte i shit! Po po donte me kriju atmosferen e "fitores se pashmanshme", atmosfere qe me vone e vazhdoi po Klani me analizat e Tos Lubonjes "Pse humbi Edi Rama" dhe me rezultatet paraprake te Ollit!

Kujto ti xhaxh, qe jemi cara neve knej, vetem sepse kur vijme ne Shqipni, i hapim rruge tjetrit me makine?

Ky Shkelzeni doli huq "royally" sic i thojne ktu! Tani po mundohet t'a justifikoje me perc-verc!

Pse nuk e "factored in" kete koeficientin e Bizantinizmit Socialist apo "deshiren e njerezve per te qene politically correct -lexo malokdashes"?

Presorat e sondazheve i dijne kto morifete apo jo?

Shkelzeni, budallallekun e vet po do me na i shit si "sui generis"-llek te popllit shqiptar!

 

P.S.

smiley

Per ate teorine e PD=Parti e Veriut qe po na introdukto Ganija, ke noi koment ti xunktho?!

 

Une po vij me thjesht me ket Maliqin...Le te shkoje te rreje atje ku s'kane as filloren me "Bobin" e vet....Ketyre sondazheve tip "Bobi" qe mbane era Mixhe qe sa hapin gojen ( mbane ere se kane ngrene hudhra ) u besojne vetem popuj tribale . Ketu me sondazhe tip " Bobi" te gjithe ne teren fryjne kacandonet . Te ishte aq e thjeshte dhe e numurushme me sondazhe VOTA , mjaftonte vetem Shaban Memija me Aluznin dhe s'kishte pse duhej "Zgobi" me "Bobin" . Ky shkrim me ngjan me ato bisedat banale telefonike te fiksuara ne you tube midis ....bobeve . 

Paskan nis me u thon haptaz kto gjona kshu? 2012 po afronsmiley

Disa analistë këtë e kanë cilësuar si sjellje bizantine e votuesve të majtë, duke u futur në spekulime karakterologjike dhe për më shumë edhe paragjykime rreth kombëtarizimit të këtyre “bizantinëve”, sikur ata janë mish i egër në trupin e shqiptarisë së shëndoshë.
Mendoj se këto janë teprime dhe huqje më shumë se historike në një agjendë antipluraliste të diabolizmit të diversiteteve që ekzistojnë objektivisht në botën shqiptare.

 

Artikull skandaloz dhe percares.

Absolutisht antikombetar.

Artikull skandaloz dhe percares... smileyPse mer kush po e lexon ..Peshq mer Jahu qe tallen me Maliqin smiley Lene budallen se nga ndertimi e strukturimi i fjalive duket qe vuan nga Deliri Madheshtise . Osht nga ata qe ne 2012 ka per te thone ..E mre me lexut mu ne 1444 e pata thone UUUUUU ..Keta jane sherbeti Bakllaves BOBI ...Zgobi i shtofte .

....në kontinuitet parashihnin fitoren e PD-së....

Po Maliq po. Parashikime te tipit:

 

Sondazhi, PD fituese me 72 deputete

Sondazhi i kryer vetem dy jave para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare, nxjerr fituese per nje mandat te dyte Partine Demokratike, qe sipas te dhenave te prezantuara nga drejtori i fondacionit, Shkelzen Maliqi, do te marre 72 vende ne Kuvendin e ri. Nje numer ky qe i siguron selise blu, mazhorance dominuese ne Parlament. Ndersa sipas te anketuarve, Partia Socialiste do te arrije te marre ne Kuvendin e ri, 62 deputete nga te gjitha qarqet e vendit.....

....eshte e pamundur qe e majta te mbizoteroje mbi te djathten. Kjo pasi, me nje perllogaritje te thjeshte PS, G99 dhe LSI arrijne te bejne vetem 68 vota, perkundrejt 72 qe ka Partia Demokratike. Te pyetur per disponimin perpara zgjedhjeve, 41.1% te te anketuarve, u pergjigjen se do te votojne per PD, 33.2% per PS dhe 3.1% per LSI. Me pas vijne partite e tjera politike, si G99 2.3%, PSD 0.5%, PBDNJ 0.5% e me radhe

 

Cilin nga rezultatet e mesiperme kishe parashikuar ti dhe doli tamam?  Po per sondazhin ne Maqedoni ku ja kishe futur akoma me kot se per keto zgjedhje ne Shqiperi cfare shpjegimi gjete, apo "bizantine" edhe aty? 

 

Numri me i madh i mbeshtetesve te PD-s eshte ne jug te Shqiperise jo ne veri.

Po te ishte PD-ja parti veriore sic na e nxjerr ky pa piken e turpit,nuk fitonte zgjedhje kurre ndonjehere ne Shqiperi.

Per hir te vertetes duhet thene se e majta ka lujt shum me faktin qe Berisha flet me dialekt verior, dhe kjo nuk eshte e vertete.Berisha flet nje shqipe te unifikuar mire.(pavaresisht defektit qe ka ,ndoshta dhe nga mosha ,qe nuk i mbaron fjalit,ose harron cfar tha ne fillim te fjalise,por ky eshte nje defekt qe e kam vene re tek shumica e burrave shqipetare mbasi kalojne 60 vjec).

Artikulli eshte shum i dobet, diten e zgjedhjeve na tha qe vetem 33% do merrte PS-ja dhe i nxorri militantet te pushtonin sheshet te bindur per nje fitore plebishitare.

Te shiturit e Klanit e bene fitoren e thelle te pd-s ate nate nje fakt te kryer tashme,dhe diskutonin perse kjo humbje kaq e thelle per te majten.

Por sot,qe na del se jo vetem nuk pati nje fitore plebishitare te PD-s por e majta ka marr numrin me te madh te votave,ky i ganiut na del e na flet brockulla.Turp te kete.Eshte edhe Kosovar pale.Turp

Sa keq qe kritika ne ate vend nuk do te arrije kurre atje ku duhet,

pasi njerez te ketij soji, qe nuk jane pak ne Shqiperi, diskrititohen vete me ndihmen vetem te mizerabilitetit te tyre mendor.

Civilizimi i mendimit shoqeror eshte nje aspekt qe nuk e thith kushdo,

sado ta kete shumefishuar nr. e llogarise bankare apo ate te diplomave pa ngjyre.

Mjere ne dhe sa kohe duhet te presim per te arritur atje, ku emocionet nuk shfryhen kaq thjeshte...

mor po ky shkelzeni qenka fare. sondazhet e tij te dala boje, perfshire dhe exit-pollin, ishin sondazhet me te pasakta qe kishte tregu kete here, ky tipi vazhdon shkruan.

 sa qarte qe flet Maliqi:

"Vlera parashikuese e sondazheve është zakonisht orientuese ose aspiruese, dhe jo absolute." 

Sado qe kjo e mesipermja nuk ka kuptim, shpreh qarte qellimin e ketij sondazhi, orientues dhe aspirues smiley 

"Qëllimi i dytë i sondazheve është ai i kënaqjes së kërshërisë së opinionit, që zakonisht ndërmjetësohet nga shtypi dhe sidomos mediumet elektronike."

Pra sondazhet legjitimojne energji shumtit te derdhen neper rruge e sheshe..

"ato janë të dobishme, por me to nuk fitohen e as humben zgjedhjet."

Icik si ne kundershtim me sa thuhet m'lart..

 

"Nuk dua tash të thellohem në teoritë dhe praktikat e kampionimit, ose të ndërtimit të mostrave, që zakonisht japin rezultate të kënaqshme me margjinat e gabimit që nuk janë të mëdha, e shpesh janë të përputhshme me disponimin real, por edhe mund të dalin si “huqje” të mëdha."

Ne fakt ketu duhet te thellohesh. Me lart thu se eshte hulumtim njerzor, por asnje hulumtim njerzor nuk ka vlere shkencore nese nuk kalo provat matematikore.

Ky artikull qeka thjesht nje perpjekje per te aplikuar nje koeficinet gabimi te bazuar teresisht ne fajin e gjetur te tjetri dhe jo ne ate te gjetur te vetvetja, rrjedhoje, ne rastin me te mire, te pazotesise.

 

Problemi me i madh eshte se Shkelzen Maliqi ka qene per dhjetevjeçare me rradhe ndofta nga te paktat pena te hajrit qe kish Kosova (kam disa libra te tij ne shtepi).

Pra ky ishte "mishi"; merre me long, se mishi u mbaru....

bo booo, keq shume punet shqipot... 

 Tash lexova 3 paragrafet e fundit.

Ky pseudo shkencetar qenka idjot i certifikum! 

Vërtet i shkove deri në fund???
Kontrollo temperaturën... s'ka mundësi që të jesh mirë në kto momente që ta bëje një marrëzi të tillë smiley

sic e pe, me ndalesa smiley 

osht prish sistemi i ftofjes ketu dhe eshte bo kati si frigorifer mishi.. lexime te tilla do me mbajne gjall gjer nga ora 5 smiley 

Po pse i bi ne qafe Liqit mer negativ ! smiley

I ka keq shpirti edhe erzin ja moren edhe paret i mur pergjysem. smiley

Nga njera ane liqi na keqinformoi, nga ana tjeter, ju te Shqipnin na sna-infromut-hic.. njoni do ta hate dhe liqi u nijgu i pari smiley 

nga ke hup mer tradhetor? smiley 

Knej verdalle. Pune te mija qe mi beri lemsh shiu i leshit tre jave .

Tani qe kemi Tani priftin ke licencat e hidrove me duket se do qeshim i cike se eshte pa kokerrleku ne xhep ai , dhe ndryshe nga Ruli do jete me i nxituar nese ja merr ministrine. smiley

Eshte gati tenderi per Osumin edhe andej nga hengre ti ate qingjin e pjek vjet me duket smiley

 ne fakt me vajti menja ke ato punet/pytjet e tuja te vjetra ene thash do leshohet dora, du hudhen firmat jo vetem ne veri po edhe ne jug smiley 

A keni nevoje per noi soj meshtetje profesionale? Jo per gjo po ka njel Grupi rrugve smiley 

Me dashke te miren dmth per pune te Grupit. smiley

Ja do presim dhe pak se sikur na jane ngrit i cike puplat smiley

E di si eshte pune?!

Eshte nje lufte per mbijetese! Njerezit shiten per shume pak. Robi thjesht po mbron punen e tij. Ka familje edhe ai.

Une personalisht do ta injoroja Z. Maliqi sikur ta kishte bere kete shkrim thjesht per te justifikuar gafat e sondazheve.

Problemi eshte se ky tipi, qe eshte ose kaqol ose djabolik... i bie fyellit te ndasive... ne nje menyre te tille sa qe te vjen ta kapesh me shpulla e ta mbash nje ore pezull ne ajer me dajak. Deboja!!!

po sa mire ja paskan bo po qe se nuk i kane dhone paret, kokrra sondazhierit*

* duhet te ishte kokerr ndryshe, po meqe adminet i fshijne llafet jashte etike, perkufizohet keshtu smiley

sinqerisht, nuk i kuptova keto reagimet ndaj ketij artikulli. Me perjashtim te nje fjalie, ku kam nje argument qe nuk po e shkruaj se nuk jam e sigurt nese paqartesia vjen nga konteksti i ndryshem qe i perdorim fjalet ne te Shqiperise dhe kosovaret, artikulli m'u duk shume i qete, shume realist dhe i arsyeshem. Sondazhet japin nje ide mbi trende, dhe kjo eshte ajo qe po thote Maliqi, gje qe eshte shume e vertete. Me beri te vija buzen ne gaz sinqeriteti apo "vetedenoncimi" i Maliqit per rolin "mbushes" mediatik te sondazheve. Do ta kisha cmuar edhe me shume ne se do e kishte futur me thelle thiken, por ndoshta kjo do te jete nje teme me vete.

Dicka me pelqeu vertet ne kete artikull dhe eshte, pikerisht, thenia qarte dhe pa ekuivoke e mesazhit ne paragrafin qe ka nenvizuar edhe qafiri dhe qe me sa duket nuk i ka bere pershtypje asnjenjeriu. Une po e riperseris dhe po i bashkohem:

"Disa analistë këtë e kanë cilësuar si sjellje bizantine e votuesve të majtë, duke u futur në spekulime karakterologjike dhe për më shumë edhe paragjykime rreth kombëtarizimit të këtyre “bizantinëve”, sikur ata janë mish i egër në trupin e shqiptarisë së shëndoshë.
Mendoj se këto janë teprime dhe huqje më shumë se historike në një agjendë antipluraliste të diabolizmit të diversiteteve që ekzistojnë objektivisht në botën shqiptare."

Mua, ashtu si Maliqit, e ndoshta edhe te tjere, me eshte dukur shume e shemtuar perpjekja e disa analisteve (dhe e shume komentuesve tek peshku) per te kategorizuar e percmuar votuesit qe nuk votuan sipas pritjeve te tyre.

Self, ti flet gjithmonë duke presupozuar që:

  • Analistët që lëshojnë sentenca të tilla kanë gurin e artë në dorë dhe thonë vetëm perla
  • janë votuesit që paskan mashtruar intervistuesit që kanë bërë sondazhet...

më pëlqen optimizmi yt tek fjala e analistëve dhe besimi që tregon për rregullsinë e pastërtinë e numrimit të votave smiley

  • Une nuk kam presupozuar qe analistet kane gurin e arte dhe thone vetem perla. Une thashe, pa presupozuar por duke u bazuar ne ato qe kam lexuar ne shtypin e perditshem dhe tek PPU, se me duket e turpshme kategorizimi dhe percmimi i votuesve nga ana e disa analisteve (dhe komentuesve te peshkut).
  • Une, gjithashtu, nuk presupozova asgje per votuesit dhe nuk kam perse: une nuk mora pjese ne organizimin e sondazheve dhe me mungon eksperienca direkte ne njohjes se situates qe ka Maliqi.

Une nuk shpreha asnje lloj optimizmi per analistet dhe as besim per rregullsine e pasterise se numerimit te votave. Une, ne fakt, nuk u mora me asnje nga keto dy tema. Une u mora me artikullin e Sh. Maliqit, i cili m'u duk se ishte perpjekur te ishte i arsyetur dhe u mora, ne menyre te vecante, me paragrafin ku ai terhiqte vemendje per diabolizimin e diversitetit.

Ed, nese do te dish tamam se per cfare flas une me pyet se ta shpjegoj; por nuk ta pranoj te me vesh ne goje dhe mendje, mendjen dhe gojen tende. Jo se kam ndonje gje kunder teje, por preferoj te jem vetevetja. Faleminderit per mirekuptimin.

 Po mire...

Si ma shpjegoni ju te dashur peshq qe Zogby naten e zgjedhjeve nxorri rezultatin 49% - 41% per koalicionin e PD-se?

Si ma shpjegoni ju te dashur pesh qe Ora News nxori minimumin e udheheqjes se PD-se ne 3% dhe maksimumin 7%?

Askush dhe asnjeri prej jush nuk u morr me kete pune dhe as qe po perpiqeni te vini kunderargumente... vetem vrer vrer vrer dhe frustrim te motivuar nga humbja...  ky vrer i drejtuar ndaj Maliqit (pa asnje argument, por vetem me ofendime dhe fyerje) mbase edhe i jep edhe me shume besim argumentit te tij per natyren e votuesve te PS...

Kam qene lexues i rregullt i peshkut qe disa vite.... Prej sot nuk do e hap me kete faqe kurre sepse shoh qe frekuentohet vetem nga nje sekt njerezish te frustruar qe prezantohen si "perparimtare" por brenda mbesin po ata shqiptare inatcore, grindavec dhe kokeforte... Pasi t'i keni larguar te gjithe
"te moderuarit", rrini ne kete blog dhe flisni vetem me sojin tuaj. Mbase keshtu mund "t'i hapni edhe me tej" mendjet tuaja "perparimtare" dhe ta forconi edhe me shume optiken tuaj miopike....

Shkelzen Maliqi duhet te dish qe pergjithesisht shkrimet qe anojne djathtas sillen ne peshk per te denigruar autorin dhe per te nxjerr dufin e socialistave te derrmuar nga humbja dhe kjo e gjitha nen petkun e paanshmerise se krahut te hudhres te peshkut smiley Mos ja ver re te shkreteve se gjynah vetem te bejne llap llap ketu i ka ngel.

Jo po sondazhet ne Kine.  Sa cofim per dramatizime.  Si media, si poplli, si qeveritaret.  Meqe ra fjala ajo perfaqesuesja e PS-s (m'u kujtua ajo se meqe e degjova mbreme) kur flet te keput telat lol.  Se nga i gjen ca krahasime e ca metafora hiperbolike, qe aman o Zot.

Po mire mo, dhe une dakort jam me arsyen e pare te dhene.  Dhe ka teper gjasa te jete e vertete, se dynjaja jo vetem genjejne per sondazhet dhe s'e kane per gje, por dhe kane votuar pikerisht me frike se mos humbasin punen, edhe pse normalisht do kishin votuar ndryshe. 

Por arsyeja tjeter mban nje cike ere te keqe dmth.  Se kush urren "malokerine" dhe "doktorin" thjesht per dava urrejtje, se helbete, bizantin hesapi, s'ka frike ta thoje se per ke do votoje. 

Por mundesisht, te na kursejne nga keto arsyet tulle dhe pa garniture, pa meze a pa raki per te shplare gurmazin pas ketyre thartirave.

PS: Si u la ky muhabeti i anallogjise se sondazheve ne amrik?  Bizantine, anadollake? 

Që kur u prish PPSH-ja, u shpërndanë "bizantinët" gjifandej... ata do e kenë fajin edhe për daljen huq të sondazheve edhe në Amerikë e Itali smiley

Pse ky shkrim nuk ka asnje vlere, perpos shfajesimit te Shkelzen Maliqit. 

Se pari eshte detyre e kompanise te sondazheve marrja ne konsiderate e faktorit "sinqeritet i te anketuarve". Nje sondazh zgjedhor nuk mund te jete kurrsesi nje perqasje thjesht statistikore duke lene jashte konsiderimit faktore psiko-sociale qe lidhen me procesin e votimit. Prej ketej rrjedh dhe pamaturia e artikullshkruesit kur thekson "pse genjyen bizantinet e PS". Duhet te ishte pjese e punes se kompanise marrja parasysh e riskut "bizantinet do genjejne" dhe me tej marrja e masave per uljen e riskut, kontrolli cilesor i intervistave, axhustimi i numrave etj. E njejta logjike vlen edhe per konstatimet ne lidhje me votuesit "genjeshtare" te Shqiperise se Mesme.

Nje tjeter argumentim tejet jo-profesional i Shkelzen Maliqit eshte ky me poshte:

Megjithatë, në përgjithësi, sondazhet e “Gani Bobit” kanë qenë më të sakta se ato të Zogby International në parashikimin e tendencës së votës, sepse në kontinuitet parashihnin fitoren e PD-së, ndërkaq që Zogby kishte paraparë fillimisht fitoren bindëse të PS-së, pastaj u korrigjua në favor të PD-së.

Kaq rishtar eshte Sh.M. ne fushen e sondazheve saqe nuk e di qe ne nje periudhe disa-mujore shifrat e perkrahjes levizin ne varesi te "ngjarjeve te dites"?

Duke lene menjane paragrafin e fundit i cili nuk ja vlen te merret ne konsiderate per gje tjeter, pervecse per ate qe tregon, sesa shume gabon Sh.M., e fundit dhe me e rendesishmja eshte qe ne cdo rast, duke marre me rezerva si pjeserisht te verteta konstatimet e vete Maliqit, kjo ishte per "Gani Bobin" kronike e nje vdekje te paralajmeruar, sepse kontriboi edhe vete ne veshjen e bluzes me logon "Shqiperia po ndryshon', gje qe e beri te pabesueshem per opinionin ne pergjithesi dhe per te intervistuarit ne vecanti. Ajo qe i mbetet Gani Bobit eshte te beje nje analize serioze te brendshme qe ta ndihmoje te rritet ne profesionalizem dhe paanshmeri. Analiza si kjo me siper nuk i sjellin asgje atij vete, neve jo e jo.

  Faktet tregojne se mbi Rastesine jane ngritur me QINDRA Kompani Bastesh dhe lojra fati ... Nga te fundmet ,dhe pa shume interes praktik per bastexhijte ( dmth popullin) eshte  edhe formimi i kompanive te sondazheve , qe operojne ne gjithe boten . Karagjozlleku i ketij artikulli eshte tedenca pseudo argumentuese dhe humbja e fillit te mendimit nepermjet lloj lloj kombinimeve frazeologjish dhe gjoja perfundimesh . Thjesht mor Maliq! Ti dhe te gjith kompanite e tilla te suani rumen me parashikime...dhe mbi te gjitha beheni te neveritshem me menyren e imponimit qe i beheni popullsive te rajonit ku gjoja sondoni smiley . Do te ishte me mire ta NJIHJE Bizantin dhe sic te kemi pate pas shijuar dikur per ndonje te shkruar , te na interpetoje edhe ndonje gje per servilizmin e paskrupullt te trazuar me mashtrime ordinere me paravoli deri ne KRIM CIVIL per nxitje te parakoheshme te turmave e shkaterim te procesit zgjedhor. Por morali i kohes si per cdo BAST edhe per KUAJT , eshte FITIMI. Tu fryfshin xhepat perderisa ka budallej qe merren me teorite e kamufluara te Gobaxhijve .

mire ia the po kujt ia the o idriz

keta jane leshuar te gjithe mos u ze dhembi ndonje cope

turp e faqja e zeze

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).