Shuhet Pina Bausch

Gruaja që bëri revolucion në baletin gjerman dhe të Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore. Balerinët e saj nuk janë trupa të përkryer dhe modele të shkathët dhe të zotë në teknikë: janë njerëz që duan të shprehin diçka personale. Prandaj, "aktorët" e Pinës nuk njohin moshë, as peshë trupore

Pesëmbëdhjetë ditë përpara, 68-vjeçarja ishte në skenë. Pesë ditë përpara ishte diagnostikuar me kancer. Dje, Pina Bausch, gruaja më me influencë në historinë e baletit pas Luftës së Dytë Botërore, vdiq.

Ka mbi 30 vjet që këtë artiste gjermane e prezantojnë si novatorja e danc-teatrit në Evropë, qysh kur më 1973-shin do të ishte drejtoreshë artistike e Tanztheater Wuppertal, në Gjermani.

Ata që kanë parë qoftë edhe filmin "Fol me të" (2001) të Pedro Almodovarit (në vitin 1982, Fellini e përfshin tek filmi "Dhe anija niset&quotsmiley, kanë parë në prologun e tij Pina Bausch-in.

Një grua me trup eshtak, e veshur me këmishë që i flladitet në lëkurën e hollë të vijëzuar nga damarë që pulsojnë energji, ndërsa ai trup aq i brishtë rrëzohet dhe ngrihet, përplaset si zog i plagosur pas murit dhe kthehet, rrëzohet prapë dhe prapë ngrihet si një i pushkatuar pas murit që nuk ka vdekur dhe kthehet në botën që i përkiste, i varur nga përvojat e njohura, domethënë i humbur në liri.

Burrat thonë se kanë qarë kur kanë parë për herë të parë Pina Bausch-in, "Cafe Müller"-in (1978) e saj dhe ashtu të qarash vetëm në varrime vijnë.

Një ndër ta, dramaturgu britanik, Neil Bartlett, do të shkruante disa vite përpara në "The Guardian", përshtypjet për Pina Bausch-in në Londrën e fillimit të viteve tetëdhjetë, kur kultura kishte pësuar rrudhje: "Nuk ka në kohën e sotme teatër aq brutal apo aq elegant sa ai i Bausch-it, femra më të shkëlqyera se të sajat nuk ka, as burra më të ëmbël se të sajtë, jo, as lëvizje, goditje, vështrime apo prekje që të jenë më të vërteta se kaq."
Ndoshta tek ky perceptim e ka origjinën shprehja e njohur e koreografes se nuk i intereson mënyra se si njerëzit lëvizin, por ajo çka i shtyn të lëvizin.

E lindur në Solingen, në Gjermani, më 1940-ën, Pina Bausch-i nisi studimet për balet në moshën 15-vjeçare në shkollën e Folkwang në Esen, ku një ndër mësuesit e saj më me emër ishte koreografi ekspresionist, Kurt Jooss. Shkon në Nju Jork më 1960-ën për studime në Juilliard School. Pak më vonë do të bëhet pjesë e kompanisë së baletit të Metropolitan Opera dhe punon gjithashtu me Paul Taylor.

Ajo ka thënë se dy vitet e saj në Nju Jork influencuan shumë në vitet e para të karrierës së saj.
Më 1962-shin, Bausch kthehet në shtëpi dhe bëhet soliste në Folkwang Ballett të reformuar tashmë.

Aty punon sërish me Kurt Jooss, dhe me Hans Zülig, në veçanti me Jean Cébron. Karriera e saj koreografike nis më 1968-ën, me "Fragmente" me muzikë të Bela Bartok, dhe me "Në erën e kohës", me të cilin fiton Çmimin e Parë në konkursin ndërkombëtar të koreografisë në Këln.

Në vitet 1969-'73 është drejtoreshë artistike e kompanisë, por pa hequr dorë aspak nga kërcimi dhe koreografia. Po atë vit, asaj do t'i propozohej drejtimi i Wuppertal Opera Ballet, dhe Bausch-i pranoi me kushtin që të merrte me vete kërcimtarët nga Folkwang-Tanzstudio. Pak pas ardhjes së saj, kompania merr emrin Wuppertaler Tanztheater, dhe pak më vonë quhet Tanztheater Wuppertal Pina Bausch.

Qëllimi? Të përtërinte baletin modern të Gjermanisë së pasluftës, i cili i kishte rrënjët tek Ausdrucktanz ose tek "kërcimi i gjallë": tek lëvizjet e përditshmërisë për të shprehur përvoja individuale, stil që ishte bërë i njohur në vitet '20-të të shekullit të kaluar. Por, për shkak të asaj që ndodhi me Gjermaninë naziste, ky balet modern do ta humbiste vrullin e tij.

Një nga krijuesit e tij të shpëtuar atëherë kur Gjermania me gjithë balet u izolua, ishte edhe mësuesi i Pinës, Kurt Jooss, i cili e përtëriu në vitet pesëdhjetë në Folkwang School. Në vitet shtatëdhjetë do të ndodhte një farë rebelimi i kërcimtarëve të rinj, të cilët iu rikthyen ekspresionizmit të "kërcimit të gjallë", por duke kombinuar në të elementë të arteve të tjerë.

Në këtë kohë nis të përdoret termi danc-teatër, i cili dallonte krijimet e këtyre koreografëve. Prej tyre doli dhe u shkëput ndjeshëm Pina Bausch. Megjithëse e prirë në këtë drejtim, ajo eksperimenton vazhdimisht. Veprat e saj të viteve tetëdhjetë fokusohen tek frika nga dhuna dhe katastrofat.

Ajo ka krijuar një sërë veprash e frymëzuar nga vendet e kërkimit artistik me kompaninë e saj. Përmenden: "Vetëm ti" në Los Anxheles, "Fshirësi i xhamave" Hong Kong, "Masurca Fogo", Lisbonë, "Viktor" Romë, "Palermo, Palermo", "Një tragjedi" Vjenë etj.

Për të, koreografia, skena, hapësira, koha, muzika, e folura, kostumet dhe figurat, të gjitha të marra së bashku, ndihmojnë për të komunikuar diçka që lëvizjet vetëm dhe vetëm fjalët nuk mund ta bëjnë.

Ajo është shprehur se shumica e veprave të saj lidhen me kërkimin e dashurisë dhe miqësisë, dhe marrëdhënieve sidomos ndërmjet femrës dhe mashkullit, me gjithë tensionet dhe vështirësitë mes tyre.

Ajo ishte për atë që publiku duhet të ndjejë ankthin, zemërimin, vetminë, pamundësinë njerëzore që luhet dhe kërcehet në skenë. Prandaj thoshte: "Veprat e mia rriten nga brenda jashtë".

4 Komente

Ju prehtë shpirti në paqe.

Si gjithmonë kur artistë te këtij kalibri shuhen të japin një ndjesi për të riparë interpretimet e tyre. Uroj të gjej tek ARTE-s ndonje gjë. Në rastin më të keq do të mjaftohem me performancën tek "Hable con ella". Ta bën lekurën kokrra-kokrra.

ohhhhhhhh ...... dhe une qe po shpresoja te mund te shikoja nje dite nje nga shfaqjet e saj te mrekullueshme

me vjen shume shume keq per te. Ishte e mrekullueshme

shuhet personazh i rendesishem, shuhet edhe gjuha shqipe e ketij artikulli, shuhet dhe durimi im andej nga paragrafi i trete.

po pse i ben lemsh fjalite keshtu?

ju prehte shpirti ne paqe!

nuk me besoheshka si paska vdekur kaq papandehursmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).