Shuhet legjenda e futbollit fierak: Kujtim Majaci!

Ka nderruar jete ne plazhin e Semanit Kujtim Majaci, ose sic e quanin ndryshe “Legjenda e futbollit fierak”. Ai kish qene ne mesdite ne plazhin e Semanit  me te aferm te tij. Sipas burimeve nga policia e Fierit dhe Spitali Rajonal Fier mesohet se Majaci pasi kish luajtur futboll me disa te njohur me pas eshte futur ne uje per te shplare djerset. Teksa ka bere disa hapa ai eshte peprlasur pertoke mes ujit te detit. Te afermit qe kishin qene prane tij e kane marre me njehere dhe me automjete e kane nisur me urgjence ne Spitalin Rajonal Fier.

 

Edhe pse ekipi mjeksor i ketij spitali eshte munduar qe ti jape ndihmen e pare mjeksore ai ka nderruar jete si pasoje e nje goditje ne zemer, infrakt i miokardit, pohuan per Fieri.com mjeket e spitalit per median.

 

Por cili ishte Kujtim Majaci, ose sic e quanin tjeter “legjenda e futbolit fierak” , apo “ djali me kemishen me vija “ ?

 

 Emri                          Kujtim

 Mbiemri                     Majaci

 Datelindja                 29.3.1962

 Gjatesia                    1.76 cm

 Shenja e zodiakut:     Dashi

 Profesioni:                 Futbollist profesionist

 Karriera:                    15 vjet me Apollonine dhe ekipin kombetar,174 gola.

 Idhujt                       Gert Myler

 Hobi:                        Muzika e lehte, kinemaja.

       

 Askush nga fisi i tij (Majaci eshte me origjine kosovare) nuk merrej me sport. "Une e theva akullin, isha i pari-ka pohuar  ai disa kohe me pare per nje media qe do te shkruante per te. Fusha ime e preferuar ka qene rrugica e lagjes ku banoja “Kryengritja e Fierit”. Luaja me shoket pa pare se sa kohe. Ne klasen e 5  fillova te aktivizohem me ekipin e pionierit te shkolles Naim Frasheri dhe trainieri im i pare ka qene Luftetar Strumini ish portier i Apollonise".

 

Me vone ai aktivizohet me ekipet zinxhir deri sa kalon me ekipin e te rinjve me trainier Vangjel Capo dhe Piro Mali. Ne vitet 1979-1980 ai shpallet me ekipin e te rinjve kampion i dimrit dhe fazen e dyte ekipi i Apollonise te te rinjve kalon ne kategorine e pare. Por menjehere fazen e dyte ai therritet nga trainieri i te rriturve Vangjel Capo dhe qe nga ajo kohe behet pjestari me i rendesishem i ekipit te te rriturve te Apollonise.Shume shpejt ai arriti te fitoje zemrat e tifozeve te tij fierak.

 

Ne ate kohe Apollonia ishte ne kategorine e dyte dhe fale kontributit te tij dhe skuadres qe po profeksionohej dita dites ne sezonin 1984-1985 Apollonia shpallet kampione e kategorise se dyte dhe hyne ne kategorine e pare  bashke me fanellen me numrin 11 qe mbante Kujtim Majaci i cili ne keete sezon futbollistik i dhuroi ekipit plot 24 gola. Qe vitin e pare te debutimit te Apollonise ne kategorine e pare ne sezonin futbollistik 1985-1986, Kujtim Majaci thyen rekordin disa vjecar te golshenuesit me te mire te kampionatit te kategorise se pare. Ai me 20 golat e tij shpallet rekordmedi i ri i asaj kohe duke lene pas Ilir Pernaskes me 19 gola.

 

Me Kujtimin ne krye te sulmit Apollonia arrin suksese te njepasnjeshme.  Fale formes se mire te tij dhe ekipit Apollonia, tifozet fierak ndiqnin hap pas hapi idhullin e tyre ne cdo ndeshje, brenda dhe jashte qytetit. Gjate kesaj kohe vlen te kujtohet ngjarja e Kavajes te cilen Kujtimi e quan turp i asaj kohe. Ai ka pohuar -  “Ka qene shtator i vitit 1986, mbaj mend qe u bene rremuja te medha ne trena autobuse dhe makina, pas kesaj ngjarje u  arrestuan reth 40 persona dhe u internuan rreth 40 familje vetem se kishin veshur kemishe si ajo qe mbaja une."

 

Kujtim Majaci ka qene i grumbulluar per 10 vjet rresht ne ekipet  shpresa dhe kombetare, por kur vinte puna per aktivizimin ne formacion ai lihej jashte per arsye klanesh ne ekipin kombetar. Ne ate kohe nuk i perfillnin shume futbollistet qe nuk ishin nga Tirana, thote ai. Keshtu ai numeron tre ndeshje zyrtare ne radhet e ekipit kombetar. Vetem ne vitin 1990 kunder Frances ai e fillon ndeshjen ne formacionin baze dhe luan per 60 minuta. Ka lujatur dhe 15 minutat e fundit te takimit me Angline dhe nje ndeshje miqesore me Greqine.

 

Ne fund vjeshten e vitit 1986, ne hotel turizmin e Elbasanit “Skampa”do te grumbullohej nacionalja Shqiptare nen drejtimin e trajnierit Shyqyri Rreli. Ishte nje brez futbollistesh qe rralle i vijne vendit per ekipin e futbollit. Musta, Targaj, Omuri, Kola, Demollari, Zmijani, Josa, Muca dhe fieraku elegant Kujtim Majaci. Perfaqesuesja e Shqiperise vinte pas nje sezoni ne eliminatoret e boterorit te Meksikes, gati befasuese, kur mposhte Blegjiken e madhe 2-0 ne “Qemal Stafa”. Ate fund vjeshte te vitit 86-te e njejta structure e nacionales kuq e zi, por kete radhe edhe me goleadorin fierak, mblidhej kombetarja.

 

Vjne me radhe ne ambjentet e hotelit, Musta, Minga, Demollari te veshur me uniformen sportive qe lexonte “Shqiperia”.

Disa metra pas tyre, nje djal elegant, i veshur ndryshe nga te tjeret, me kostum civil dhe kemishen me vija, futet ashtu buzeqeshur pas te tjereve. Nisen peshperitjet se kush ishte ai djale. Nje meso burre pasi degjon disa caste, thote qetesisht: - “Ai eshte Kujtim Majaci”. Kisha degjuar se ne nje ndeshje ne Kavaje, pak muaj me pare, ishin burgosur dhe interrnuar tifoza per shkak te kemishave qe kishin veshur, sepse ashtu vishte idhulli i tyre Kujtim Majaci. E dija qe shifra e golave te shenuar ne kampionate dhe kupa, e kishte kaluar shifren 100, por nga afer e shihja per here te pare, ka treguar bashkeqytetari i tij.

 

 

 

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

6 Komente

Kujtim Majaci, idhulli i te gjithe fierakeve... RIP... te gjithe kemi dashur te behemi si ai. Prehu ne paqe miku yne. Nuk do te te harrojme kurre !!!

Majaci !! Shume i Talentuar si Futbollist ! ..injohur shume ne vitet 80-t!

 Si keshtu infrakt ,ai ishte sportist ,ndoshta ka abuzuar me shendetin ! Ndoshta cregullime te ritmit te zmres ,nga nje tejnxehje ,menjehere ne uje te ftohte ! Kjo duhet te jete !

 

Eshte nje humbje e madhe per familjen per shoqerine dhe per sportin. Te prehesh ne paqe Kujtim! Ngushellime familjes!

Ja menjehere filluan hamendjet!

Ka abuzuar me shendetin thote Artian!

Kam njohur njerez qe nuk kane bere asgje abuzuese dhe kane vdekur nga infrakti.Njoh njerez qe hane cdo dite Hamburgera dhe jane akoma shendoshe ne moshen 80 vjec.

Aty ishte e shkruar per Kujtimin.

Ti prehet shpirti ne parajse ketij legjende te futbollit tone!

Ngushellime me te sinqerta familjes se te ndjerit!

Ka qene ndoshta nje nga netet me te gjata te jetes sime smiley

Kujtim Majacin e kam njohur personalisht ne vitin 1984.

Apollonia, dhe Majaci si simbol i saj, ishin ne Zenit te historise se futbollit Fierak.

Zakonisht retorikat jane te pashmangshme ne raste te tilla (fatkeqesisht), por duke qe edhe njeri qe jam marre ( e vazhdoj ne nje fare menyre edhe sot) me futbollin, mund te flas si profesionist i kesaj fushe. Kujtim Majaci, per aq sa une kujtoj te jem ndjekes dhe pjesemarres i drejtperdrejte i furbollit, ka qene padyshim nje nga protagonistet e spikatur te kesaj loje zemrambushese.

Ai nuk i perkiste vetem futbollit fierak, por pa droje mund te them se ai eshte nje nga ikonat e futbollit shqiptar.

Kujtim Majaci ka qene padyshim nje nga sulmuesit me te talentuar e pse jo edhe modern te futbollit tone. I shpejte, dinak, i forte, i befasishem, me nje gjuajtje qe e kane vetem futbollistet e klasit te tij, nuhates i rralle i portes dhe lider i vertete i skuadres. Ky ishte Kujtim Majaci futbollist.

Por ai padyshim ka qene edhe nje njeri me personalitet. I edukuar, fjalepake, ndonese paragjykimet ishin pjese e shoqerise, ai dallohej per karizmen e tij.

Ende nuk e gelltis dot faktin qe ai u tret keshtu...eshte teper e rende...

U prefsh ne Paqe miku im!

Edhe une e mbaj mend Majacin, lojtar shume i mire. Mbaj mend njehere qe veshi fanellen e Flamurtarit (ne mos gabohem) ne nje ndeshje nderkombetare.

Rahmet paste!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).