Shtypi gjerman për automjetin e punës të Ministres së Shëndetësisë të Gjermanisë

Në qendër të shtypit të sotëm gjerman është shfrytëzimi me sa duket i pazakonshëm i automjetit të punës nga një ministër. Shkak për zbulimin u bë një ngjarje e rëndomtë, vjedhja në Spanjë e limuzinës zyrtare të ministres federale të Shëndetësisë Ulla Schmidt, e cila gjendet atje për pushime. Zonja Schmidt thotë se në Spanjë kishte edhe disa takime pune dhe për këtë i duhej makina zyrtare. Dhe për sa kohë ajo mund të dëshmojë se nuk e ka përdorur limuzinën për qëllime private, të paktën juridikisht, punët janë në rregull.

"Veprimi i ministres", shkruan "Rheinische Post", "lë një shije e pakëndshme. Si ministre, Ulla Schmidt i urdhëron mjekët, shoqëritë e sigurimeve shëndetësore dhe spitalet të ndjekin një regjim të fortë kursimi. Si anëtare e qeverisë ajo përbetohet se i përdor me kursim burimet tona financiare. Dhe pavarësisht prej faktit nëse ajo e bën apo jo llogarinë e shpenzimeve konform ligjit, pra duke ndarë shpenzimet private nga ato për arsye pune, urdhëri që limuzina zyrtare të bëjë mijëra kilometra kryq e tërthor Evropës është arrogancë dhe paturpësi."

Gazeta "Südwestpresse" (Ulm) shkruan:

"Politikanët tanë, ka diçka që nuk ia lejojnë vetes? Ministrja e Shëndetësisë Ulla Schmidt ka nevojë që t'i vijë nga Berlini, pra nga 2.400 km larg, limuzina e saj shtetërore që të vizitojë disa azile pleqsh në Alikante të Spanjës, ku po kalon pushimet. Automjetet e ambasadës gjermane në Spanjë, makinat me qera apo thjesht një taksi nuk i përgjigjen vallë sërës së saj. Edhe në rast se ministrja do të kishte të drejtë sipas ligjit, kjo nuk justifikohet. Sepse jo gjithçka që i përgjigjet ligjit, është e drejtë. Ekzistojnë edhe vlerat dhe vlerësimet morale. Në kohë krize, si tani, prej të gjithëve kërkohet të kursejnë. Dhe politikanët duhet të japin në këtë pikë shembullin e tyre. Po si duket përdorimi i kujdesshëm i të ardhurave të mbeldhura nga taksapaguesit është për politikanët diçka e huaj."

Autor: dpa/ Pandeli Pani
Redaktoi: Auron Dodi

3 Komente

Sa te keqij paskan qene keta gazetaret gjermane qe merren edhe me vogelsira te ketilla more aman smiley

Para ca kohesh u moren me nje skandal qe me siguri do te kete shkaktuar shume habi ne Shqiperi. Behej fjale per nje apo disa ministra te cilet mblidhnin piket e biletave te udhetimeve zyrtare dhe pastaj me ato pike fitonin nje udhetim.

Mbaj mend se dikush dha doreheqje si pasoje e ketij "skandali", (me thonjeza vetem per Shqiperine, por pse jo edhe Italine, Greqine...).

Me duket hipokrizi kjo gje!

Nga nje ane i kerkojne llogari per nje makine me qira nje ministreje.

Nga ana tjeter nuk ngrejne zerin, qe te ashtuquajtuat ndihma ndaj vendeve te varfera qe akordohen dhe votohen ne palramentin gjerman, cuditerisht nuk shkojne ne destinacion por vidhen nga politikanet gjermane ne bashkepunim me vendasit.

Ne rastin e makines se ministres vjedhja, nese eshte e tille, mund te jete disa mijera euro.

Ne rastin e ndihmave eshte disa miliarda euro.

Nuk eshte kjo hipokrizi e shtypit gjerman?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).