Shqipëria e vizave

Shqipëria është vend i paradokseve. Shpeshherë është një çmendinë që s’ta kap truri. Ndonjëherë është oaz i shpresës dhe vendit që ofron mundësi, kurse ndonjëherë është vend që tejkalon secilin vend fqinj me dijen dhe shpjegimet që jepen për shoqërinë. Të gjitha këto mund t’i gjesh brenda ditës në shtetin shqiptar.

Unë i kam shijuar të gjitha - edhe kënaqësitë, edhe hidhërimet. Hiq qëndrimin tim të përkohshëm, sa vullnetar aq edhe të detyruar, por edhe të përjetuar me kënaqësitë që të ofrojnë miqësitë, nuk do të kisha jetuar gjatë atje pa u ngritur për ta shprehur hidhërimin për papërgjegjësinë dhe edukatën e munguar në shumë pjesë të jetës në Shqipëri.

Shpeshherë kjo papërgjegjësi është pasojë e mungesës së edukatës për shtetin dhe për jetën shoqërore. Këto sjellje janë pasojë e papjekurisë shpirtërore të popullit shqiptar, por në radhë të parë të zvetënimit moral të shtetit dhe të qytetarit shqiptar, duke i munguar ideja për respektimin e ligjit dhe shtetit ku jeton. Prishja e rendit jetësor krijon probleme që në rrethana të tanishme është e pamundur të zgjidhen pa ndërhyrje të ashpër të shtetit.

Si përshkruhet një shtet nga një i huaj, kur kalon nëpër kufirin Kosovë-Shqipëri?

Pjesa Kukës-Durrës kalohej lehtë, për dy orë. Një rrugë e bukur, që nuk ngjante se mund të ishte në një vend çfarë është Shqipëria. Dallohej qartë ku kishin ndërtuar shqiptarët dhe maqedonasit, si dhe pjesa pas tunelit, që është ndërtuar nga amerikanët dhe turqit. Në pjesën e parë të rrugës mungonin të gjitha: puna, bukuria e rrugës, mënyra se si ishin radhitur gjërat. Pas tunelit gjithçka ishte Evropë. Bukur, rrethojat, gjelbërimi, gurëzit anash, dhe ajo që ishte më e bukura - mungesa e frikës se mund të të dalë dikush në mes të rrugës.

Sapo hyn në territorin e Shqipërisë, në mes të rrugës së sapopërfunduar je i shoqëruar me një tufë lopësh, të cilat nuk çajnë kokën se po hiqeshin zvarrë nëpër rrugë katërkorsish. Aty mungonte bariu, sepse po të shihej atypari do të përngjante hiç më pak se në ato lopë që kishin marrë rrugën e magjistrales.

Dy orë të kaluara për mrekulli dhe shpejt, të bëra pa ndonjë trazim shpirti, të humbin para sysh kur përballë të del një rend i gjatë dhe i padurueshëm në rrugën e Durrësit. Shumë nga ata që kalonin rend e pa rend në rrugën që sapo asfaltohej, ishin të paedukatë dhe të veshur pa shije. Në pikë të ditës, në mes të sezonit turistik, po shtrohej shtresa e asfaltit, kurse në një rrugë me një korsi ishin pesë rreshta veturash që krijuan kaosin e pashembullt të një rruge shqiptare.

Në rrugën që shpinte nga Durrësi deri në Golem, mund të shihej rendi, tradita, ligji, policia e pamundur, shteti jofunksional, dallgët e pasioneve të qytetarëve të lëshuar nga zinxhiri, që vetëm disa ditë më herët kishin lënë Shqipërinë pa liberalizim të vizave.

Dhe në atë rrugë nuk kishte as ligj, as polici që mund ta bënte zap një çmendi të quajtur papërgjegjësi qytetare. Ky lëmsh kishte shumë fajtorë. Kishte njerëz që edukatën ndaj asfaltit dhe rregullave të rrugës e kishin të huaj. Kishte policë që rrinin kot me filikaqin e tyre - fishkëllenin çmendurisht, pa asnjë shenjë dhe pa asnjë qëllim.

Kishte vetura të bukura që tejkalonin gjithçka duke bllokuar gjithashtu gjithçka.

Unë shijova plotësisht hidhërimin e një rrëmuje të pakuptimtë, e cila kapte kilometra të pakaluara të mijëra veturave që kishin bllokuar njëra-tjetrën.

Nuk bënte punë as policia. As shteti dhe as Shqipëria e lirë postzgjedhore. Aty pash papjekurinë shpirtërore të një Shqipërie. Të një shteti që tregoi se pse nuk kishte marrë të drejtën e liberalizimit të vizave.

Të kesh vizë për Evropë, do të thotë të kesh sjellje të qytetëruar; të kesh vizë duhet të kesh polici dinjitoze; të kesh vizë duhet të respektosh rregulla; të kesh vizë duhet ta duash shtetin tënd; të kesh vizë duhet të jetosh i lirë për veten dhe të mos jesh i lëshuar nga dallgët e pasioneve që nuk respektojnë as ligj, as traditë, as polici.

Të gjitha këto po lënë gjurmë të thella për Shqipërinë dhe qytetarin e saj. Çdokush që ka parë një rrëmujë të tillë, të krijuar nga vetë qytetarët dhe me ndihmën e policisë së paaftë dhe të pafuqishme, do të ketë një konstatim. A mund të kenë liberalizim të vizave ata të cilët në mënyrë të pathemeltë ia rëndojnë vetes jetën dhe shtetit të tyre?

Kështu as nuk rritesh dhe as nuk zhvillohesh shëndetshëm.

33 Komente

Eh sa i hidhur smiley

Ik ore pirdhu andej... papjekuri shpirterore te nje populli se mbete ti ne nje bllokim trafiku! Keput qafen aty plehre... na tregon ti papjekuri shpirterore te popullit! Idjot fare.

Paskemi shkruajtur në të njëjtën kohë...

Prandaj të du fort unë ty,sepse non hai peli sulla lingua dhe i thua disa gjëra që mundohem të mos t'i them smiley

5 yje zotrules.

Gazetar plehre.

Epo ca t'i besh bre... te prishin diten ca idjote qe bertasin me te madhe qe te duken si te zgjuar. Nuk lene idjotesi pa thene, nuk ka rendesi, as vendi, as koha, as kujt e as cfare i thone...

Ne kemi gjithato te keqia qe duhen ndryshuar, por qe te thuash te tilla budallalleqe si ky shtaza ketu, duhet te jesh nga ata njerez qe pi raki me kerubinet cdo nate.

Ka shume gjera qe mund te krahasosh nje komb apo nje shtet me nje tjeter, ndoshta nje pafundesi gjerash; por ama, ne dy kombe te zakonshme, eshte e natyrshme qe te pranosh pa rezerva qe 33.3% te gjerave i kane te ngjashme, 33.3% njeri i ka me te mira se tjetri, dhe ate 33.3%shin qe mbetet i takon ta kete me te keqe se tjetri...

Shqiptaret, duke folur nga pozicioni im si shqiptar, edhe pse do te kisha tendencen t'i telendisja ne te shara, per aresye te ndryshme, (1. ate 33% qe mund ta kishim te ngjashem me italjanet, nuk duhet ta kishim fare, sepse nuk eshte virtyt te kesh 33.3% ngjashmeri, as me italjanet, as me gjermanet, e larg qofte me serbet apo greket; dhe 2. ate 33.3%shin tjeter qe normalisht duhet ta kishim me te keq, do te duhej ta permiresonim qe t'ua kalonim.), dhe megjithate, nuk e bej dot kete gje, sepse nuk qenkemi vetem ne qe flasim mire per veten tone; ja qe qenka folur mire per shqiptaret qe nga greket antike, kur historia dhe e folura vete filloi te materializohej me shkrim; romaket, sllavet, madje edhe turqit otomane, edhe italianet, edhe anglezet, edhe krejt bota mbare kur bie ne kontakt me virtytet e shqiptarit.

e nuk kam si te mos ndihem krenar per gjithe keto gjera qe jane bashkuar si tallash hekuri te magneti qe te formojne shpirtin e shqiptarit, perfshire dhe timin ne vecanti.

dhe nuk ka per te qene nje zagar si puna e ketij bythshqepurit brekkuq qe do kete nje shanc ne 100 miljard qe ta ule poshte shpirtin tone.

eshte irrituese jashtezakonisht, sepse krahasuar me kombet qe na rrethojne, por edhe me kombet ku mund te kete merguar ky pleh, ne qendrojme 1000 here me lart.

Llukan, është e hidhur sepse nuk funksionon infrastruktura.

Sepse, nëse do kishte dalë me vizë ky robi, edhe të gjëndej diku andej nga Hanoveri atë ditë, do të shikonte që plot 92 incidente do bëheshin edhe prej gjermanëve të edukuar dhe që e respektojnë ligjin.

Më shumë se rruga/autostrada, me aq para sa janë hedhur për bërjen/asfaltimin e tyre, do të ishte më mirë që të mendohej për intensifikimin e rrjetit hekurudhor apo atij me linja autobuzësh të rregullt... për t'ju ofruar qytetarëve një mundësi tjetër e për t'i larguar nga përdorimi shpeshherë i paarsyeshëm i autoveturave.

ene sipas teje mre Baton ne vendet qe skane nevoje per vize nuk bllokohen robt ne trafik ?

Dhe po te bllokohen 4-5 ore kto t'pavizet ne mes te vapes a kujton ti se nuk do bertasin ti bijne borive e sdo bejne si te leshuar prej zinxhireve.

Ka pas nji episod interesant Toronto para ca vitesh, se maj mend mire se kur tamam, kur ju iken dritat ca ore dhe u paralizua gjithcka dhe njerezit filluan te sillen si kafshe duke thyer deri dhe dyqanet.

Kurse bllokim trafiku kam pa me syte e mi ne NYC ne dite bore dhe pellgjesh uji. Rrumpallhone totale neper tolls ku mungonte vetem nai hanxhar per tja kput njoni tjetrit.

ik pirdhu batono, ene kyt shkrim kijshe mangut ti, a thu se sna cave taravelen pernate ke Klani !

S'ke nevojë në NY në ditë me borë... dje dita me diell: 15 km trafik i bllokuar në AUTOSTRADË ME katër korsi (Brescia)... 3 orë të BLLOKUAR. 

Ed,

lexoje me kujdes kete gazetar dhe gazeten e tij ne Kosove. Nuk eshte pune trafiku kjo qe shkrun ky.  Ky ka kompleks te forte anti shqiptar ( ndaj shqiptareve te Shqiperise ) . Lexoje ne vazhdimesi. Edhe ne shkrime te tjera perpara lexoje.

Ky nuk shkrun per honorare si cdo bente ndonje shqiptar tjeter qe merret me trafikun dhe habitet se nuk respektojne njerezit rregullin qe iu duhet atyre me shume. Jo.  Eshte tjeter gje . Ky nuk eshte naiv ose diletant, as emigrant qe habitet per mungesen e rregullit.

Ky eshte nje nga ata qe i meshon idese qe keta shqiptare "te kesisojshem " duhet te mbeten ne gazerme dhe duan nje gardian qe t`ju vije hakut .

Eshte i  lehte ky sojzez  mer Ed. Shqiptaret jane njeres me bisht thote ky dhe nuk dine te bejne as shtet as njohin rregull . E ke lexu ne vend tjeter kete teze ?

Vallahi mer Koth, e kafshova gjuhën disi, për të mos lëshuar ç'më erdhi në gojë, vetëm se e mora vesh që ishte prej Miqve kosovarë

Ej,

te kujtohet ai shkrimi i atij skocezit qe e bente Shqiperine fertele ? Ku di une si e kish emrin ai. Po gjete ndonje ndryshim ec e ma thuaj , vetem se qellimet jane te ndryshme dhe mjetet gjithashtu : ai shkruante ne ingliterce ky ne gjohen tone. smiley

Po mer, po... po për atë u "bombardu "Times"-i (a kush dreqin ishte) me protesta të shqiptarëve... ktij çer me i bo... nuk rrifet robi me i nalu fjalën e lirë smiley

 O Dezo. Kush ta ka genjyer per Toronton. Ketu iken dritat vende-vende per dy dite dhe ishte nje eksperience mahnitese. Jo vetem asnje aksident, por njerez qe prisnin me minuta te tera te kalonin kryqezimin pa shkaktuar kurrfarlloj nervoziteti. Njerez te lagjes qe vullnetarisht qendronin ne kryqezim per ore te tera per te ndihmuar trafikun, dhe shofere qe jo vetem u bindeshin po zbrisnin nga makinat dhe i kinin tek kembet arka te vogla me uje, kafe ose biskota. Pa fol per intervistat neper gazeta ku njerezit ishin te lumtur qe po njihnin komshinjte etj, etj. gjera qe as imagjinohen ne Shqiperi. Ishte vertet dicka qe tregonte cfare eshte nje vend qe s'ka nevoje per viza smiley

po ca t'baj..

kshu i rrejne femnat e shkreta dhe ne ju besojme smiley

Mua s'me duket i keq artikulli. Ndoshta zoteria e ka renduar ca kur shprehet me

Dhe në atë rrugë nuk kishte as ligj, as polici që mund ta bënte zap një çmendi të quajtur papërgjegjësi qytetare.

Sepse nuk mund t'i futesh te gjithe ne nje thes por ama ne disa gjera ka shume te drejte:

Kishte njerëz që edukatën ndaj asfaltit dhe rregullave të rrugës e kishin të huaj. Kishte policë që rrinin kot me filikaqin e tyre - fishkëllenin çmendurisht, pa asnjë shenjë dhe pa asnjë qëllim.

Kishte vetura të bukura që tejkalonin gjithçka duke bllokuar gjithashtu gjithçka.

Nuk bënte punë as policia. As shteti dhe as Shqipëria e lirë postzgjedhore

Apo harruat sa here shajme rrugeve neper dhembe, kur njerezit nuk dine te presin as semaforin... ( eshte nje shembull fare i rendomte, e di, por niseni qe nga ketu)

Nuk me pelqen konkluzioni i tij per punen e vizave, sepse nuk ma do mendja qe Serbia ( apo ndonje tjeter vend ballkanas) te jete me lart se ne ne kete drejtim. Kesaj i thone te digjet i njomi bashke me te thatin.

HAna, ta garantoj që njerëz që e njohin më mirë rregulloren dhe që e dinë se ç'pasoja mund të sjellin veprimet e tyre, se sa kamionistët, nuk mund të gjesh. Ta them këtë, që jo vetëm autoveturat, por në raste të tilla, kur rruga bllokohet për arsye të ndryshme, ka edhe kamiona që duan të kalojnë sa më parë (dmth, edhe persona që janë të me një kualifikim më tëlartë përsa i përket rregullave të qarkullimit dhe që në rrugë kalojnë pjesën më të madhe të kohës)... në ato raste veprohet vetëm sipas ligjit "O Mete për vete" NË GJITHË BOTËN.

Ed, po prandaj s'bo hajer dynjaja se ka kamioniste si puna jote... smiley Nejse, tani sapo mora vesh qe jam bere tezja e nje nipceje shume te bukur e qarraman, dhe shpresoj qe sa te rritet ai, ta gezoje Shqiperine me rruge te bukura dhe te kete mundesi te shkoje ku t'i doje qejfi pa pasur nevojen e vizes apo radhave neper ambasada! smiley

Të të rrojë nipçja dhe me jetë të gjatë!

I uroj që t'i martohet sa më parë edhe tezja.... që kështu t'a bëjë me një kushurirkë smiley

shyqyr që erdhi Haxhia e na i vuri pikat mbi i-rat!

p.s. pikerisht konkluzioni është thelbi, Ana H.

Batono, ja ke fut por..es kot, po kot fare ama. Na qenka merzit zotrija jote, sepse na paske ngel ne trafik ne nje rruge qe eshte duke u ndertuar!!! Dhe per kete aresye nuk meritokemi te levizim ne Evropi pa viza!!!

Duket sikur i ka ra dilli nkokt ktij ..kur ka shkruar kete shkrimin.. smiley

nejse gjera qe i dime dhe po i vuajme te gjithe bashkarisht cdo dite..Nuk eshte se ka bere ndonje konstatim te papare,degjuar apo lexuar ndonjehere qe mund te justifikoj kete qendrim te indinjuar.

 mire e ke batono, s'bohet naiher ky ven e ky milet. A mi shet mu shpite qe ke verdalle 10.000 euro ene boji m***n mos hec mo kurre knej?

Konkluzionet e autorit jane plotesisht te drejta, pavaresisht se nga i ka ardhur frymezimi.

duket qe s'ju vika mire djema dhe goca kur lexoni gjera te tilla..... ndoshta nje rremuje alla-shqiptarce qe mund te pershkruhet pa mundimin per tu dukur i sofistikuar ne menyren se si shkruan por, megjithate nje pershtypje e njejte me ate qe me la mua para 3-4 javesh nje traffic jam ne rrugen tirane-durres. Nuk me bezdis fare te vonohem ne rruge nese ka trafik. Por kur shikon gango me makina te bukura qe injorojne dhe policine (qe ndodhet aty) dhe bejne 'cirk' ne rruge atehere te vjen ne maje te hundes. Jo se kane faj ata qe e bejne, trima qafeleshe ka gjithandej, fajin e kane policat qe bejne sikur s'shikojne dhe te ndalojne ty qe vjen nga mbrapa duke respektuar rregullat.

A mund të kenë liberalizim të vizave ata të cilët në mënyrë të pathemeltë ia rëndojnë vetes jetën dhe shtetit të tyre

Nderkohe Mrroklla pyt: A mund te kete shkolle gazetarie qe i jep diplome nje robi me kete nivel njohurie te gjuhes amtare?

shiko gjuhen nuk e njeh keq, ajo qe i mungon, me shume, eshte zgjuarsia (niveli kulturor, leximi i paket i literatures mnjf).

 A mund të kenë liberalizim të vizave ata të cilët në mënyrë të pathemeltë ia rëndojnë vetes jetën dhe shtetit të tyre

pershembull ky rresht (edhe pse kuptohet) shkruhej me drejt keshtu :

A mund ketë liberalizim të vizave për ata që në mënyrë të pallogjiktë, i rëndojnë jetën shtetit, por edhe vetes se tyre.

E para, ngaqe duke shkruar 'a mund të kenë' jipet te kuptohet qe puna vizave varet nga vete shqiptaret, ndersa realisht kjo varet nga te tjere. tjetër, parafjala 'për' percakton ose e veçon kete grup qe prish punen e vizave, duke mos fut ne te edhe te ndergjegjshmit, qe nuk i mungojne nje populli, sado zgjebarak te jete.

se ndryshe (lind dyshimi) nga del ai vete, qe kjo situate e zemeron dhe indinjon.

tjeter, 'pathemeltë' qe ai ka perdorur sepse ka dashur ta lidhe kontekstin e ngjarjes me Ligjin, me duket pa vend. sepse ne rastet e jashtezakonshme siç jane rremujat e trafikut, ligji nuk hyn me ne pune. ketu futet llogjika me shume dhe edukata e gjithsecilit. 

psh, kur nuk ka me drita ne metro, megjithese ligji e ka si kusht qe patjeter duhet te kete, ky detyrimisht nuk ka me si hyn ne pune me tej, per te zgjidh konfliktin. ndersa llogjika po. nje popull i kulturuar sillet ndryshe nje tjetrit me te pakulturuar edhe kur ligji nuk mund me te zbatohet.

ndersa ne fund, dihet qe rremuja vjen ngaqe nje pjese shohin lehtesimin e jeten se tyre, me pare, se ate te te tjereve. por duke qene se njeriu jeton ne shoqeri, po prishe jeten e shoqerise ke prish ne fakt dhe tenden, megjithese fillimisht ti u perpoqe pikerisht qe mos ta prishje tenden......bile kjo ishte SHKAKU qe krijoi rremujen.

 

Aman more ca behet ketu...

ai po u thote shqiptareve ne surrat "ju dhjefsha shpirtin" e ju rrini e merreni me "probleme" semantike!!!

Eshte si te te shaje njeri nga nena  dhe e vetmja pergjigje qe ju vjen ne mendje eshte: "oreee, se nuk shahet ashtu, shahet keshtu!".

Hehe!

Si i tha ajo: You are not important enough to upset me! smiley

Po nuk do nxefem une se po me shan popullin tem nje cope derr i trashe si Batoni mer babe! smiley

Ai nuk di as me artikulu mendimin e vet, jo t'vije puna t'me shqetesoje mu! smiley

Ti thu o' sikur po t'sha njeri nga nona!

Jo, nuk o' ashtu!

O' sikur nje i shkallum te cepi i rrugices i beshtyn robve qe kalojne aty! Po t'zuni, do shqet'sohesh, po po nuk t'zuni gelboqja e debilit, do bosh tutje dhe do qeshesh! smiley

M'u shqet'su per gjithe debilat e Kosoves, qe dje i dul fryka e "millicit" dhe qe sot qe kane fillu me na dhone men n'gazeta e n'TV per "civillizim",... une mo mire i mor gjithe librat SHQIP qe kom k'tu dhe i hudh n'berllog!

o batono shko nji jave nga harlemi ne new york dhe do thush si ka mundesi keta persona bredhin gjithe boten pa viza , ne qofte se kane pashaporte

Kete artikull me gjith komente e lexova dje, dhe te them te drejten (pavarsisht se si e komentojne peshqit e tjere) , mua me pelqeu si parashtrim. Te gjithe ketu ne Shqiperi ankohen per vizat (e drejt e tyre dhe une nuk i paragjykoj), mirpo a i bejne ndonjehere pyetje vetes shqiptaret, se, pse thuajse te gjitha shoqerite e sigurimit te makinave (n`perendim) nuk ua sigurojne makinen njerzeve qe duan te vijne ne Shqiperi. Keto shoqeri ua sigurojne makinen ne ter vendet europiane, perfshi dhe Malin e Zi  me Maqedonine, nderkoh qe Shqiperine e lene jashte. M`duket se kjo e ka nje domethenie. Dhe nje miku im belg (punonjes i strukturave te EU) kur vjen ne Shqiperi  paguan tek shoqeria e sigurimeve nje takse plus qe te perfshife sigurimin e makines dhe per n`Shqiperi.

Pse shqiptaret nuk i bejn pyetje pushtetit qendror dhe lokal, per nje nomativ europiane qe te gjith vendet jane te detyruara ta zbatojne. Dhe normativa per te cilen flas ka te beje me rruget. Prane shkollave gjithmone vendosen bordura pak te ngritura (si ne Europe) me qellim qe makinat te ulin shpejtesine. Pse nuk interesohen per kete normative europiane qe i mbron femijet e tyre nga kafsheria automobilistike qe vihet re ne Shqiperi.

nuk do të kisha jetuar gjatë atje pa u ngritur për ta shprehur hidhërimin për papërgjegjësinë dhe edukatën e munguar në shumë pjesë të jetës në Shqipëri.

Po ti mer Baton te ben t'ju kujtosh me zor kohen jo aq larg kur hante gjithe konaku nga nje kusi se s'dinit c'ishte me honger secili me pjate te vet.  Apo mos te filloj me gjona te tjera, por mua personalisht me dhembin t'i shpreh, per arsye miqesie, pronesie, krushqie, fisnore, shqiptarie etj etj etj me Kosoven. 

Hec mer burr i dheut, dil (se ty mbase te japin vize me kollaj) andej nga NYC ene e shef mire edukaten e qarkullimit te rruges.  Nje makine ma qendisi taksixhiu qe s'pati as cojones te rrinte per te bere raportim ne polici. 

Njeri legen, kur ta ben dhe i "yti" keshtu, c'mund te presesh nga te huajt ...

 shembulli tat i tepsise eshte pa lidhje. e para se nuk lidhet me kulturen ose dijen, e dyta se per ate pune "solidariteti" (qe u mungon shqiptareve) po flet edhe Batoni.

pra po ashtu siç hahet ne nje tepsi kur nuk ka pjata per te gjithe (shtepi e madhe, goje shume) po ashtu edhe kur rruga bllokohet, zgjidhja duhet te jete KOLEKTIVE e jo individuale, te hash copen e tjetrit, ne tepsine e perbashket, sepse sheh veç barkun tend.

popujt e kulturum mendojn kolektivisht. pra per tepsine e perbashket e jo pjaten e tyre me pare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).