Shqipëria dhe Kosova po bashkohen?

Nuk mund edhe shumë kohë të ndalohet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, theksoi historiani zviceran, ekspert për Europën Jug-Lindore, Oliver Jens Schmid në intervistën e sotshme, dhënë gazetës zvicërane “Neue Zurcher Zeitung”.

Profesori i universitetit të Vienës, i cili vlerësohet si një ndër njohësit më të mirë të historisë shqiptare, përmendi se “…që në Janar, është rënë dakort, që të hiqen kontrollet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë…” dhe se “…ky ‘shengen shqiptar’, është një hap përpara drejtë bashkimit”, transmeton Shqipmedia.

“Fuqitë e medha, deklarohen kundër kësaj, por nuk mund edhe shumë kohë të ndalohet bashkimi i këtyre shteteve, ashtu siç nuk mundeshe të ndalohet bashkimi i Vllahis dhe Moldavisë me Romaninë, në vitin 1861, ose bashkimi i Bullgarisë, në vitin 1885”, theksoi Schmid.
Historiani në fjalë, përmendi edhe autostradën e re Tiranë-Prishtinë, “…do të kontribuoj në intesifimin e marrëdhënjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, poashtu edhe internet, tanimë me të madhe e ka forcuar kursin nacional mbashqiptar, në mënyrë të pavarur, pa marr parasysh kufijtë”.

Në pyetjen, megjithatë, nëse e ngadalsonë këtë rrugë bashkimi, idenditeti specific kosovarë për tu bashkuar me Shqipërinë? – Schmid potencoi se “ … gjithnjë, në trojet shqiptare, hapësira në të cilën është folur gjuha shqipe, ka qenë policentrike me dallime të mëdha rajonale. Edhe pse zhvillimi në Shqipëri, ka qenë pak sa i ndryshëm nga ai i shqiptarëve në ish-Jugosllavi, pas viteve 1945” .

“Ekzistojnë idenditete rajonale, dhe në kuadër të këtyre është edhe rajoni kosovar. Keto rajone bazohen në ndryshime të supozuara të gjuhës dhe mentalitetit. Në planin politik, puna është pak më e komplikuar, nga ndikimi i madh i Perendimit.” – theksoi historiani zvicëran.

Në pyetjen e një gazetari sërb, se nëse do të ishte më mirë Kosova si një shtet multietnik vetëm teoritikisht, të ndahet në mes shqiptarëve dhe serbëve, Schmid theksoi se “duke i marr parasysh kornizat politike, kjo ngelet një çeshtje vetëm teorike.”

“Deri më tani, as nga pala shqiptare, e as nga ajo serbe, nuk kemi perceptuar sinjale të qarta për këtë çështje. Të dy palët, qëndrojnë forte për pretendimin e territorit të plot të Kosovës”.

Schmid paraqiti dyshimet e tij për funksionimin e multietnicitetit në Kosovë.

“Për të ndërtuar një shtet multientik, i tillë siç është i ndërtuar në kushtetutën e Kosovës,është e nevojshme të shlyejmë historinë. Kjo është e pamundur, sepse 17 qershori 1999, për sërbët është moment dështimi dhe i humbjes, kurse për shqiptarët moment çlirimi”, potencoi Schmid.

Ai vlerëson se “ strategjia e arritjes së paqes, duke i rritur të drejtat e minoriteteve, ashtu si në Bosnjë dhe Maqedoni, në fakt vetëm se e forcon formimin e blloqeve etnike”.
 

32 Komente

bashkimi eshte i paevitueshem, do vije nje dite dhe vete bota do kerkoje te bashkohen dy vendet ! 

Ata dy flamujt te ngjitur ashtu per mua jane nje tmerr i mirefillte pamor. Nga ata qe nuk do t'i shofesh per dite te shtune. Dhe as per te merkure, sa per at pune. Eshte sikur po te tregojne nje foto te hershme te nenes tende, me tanga, ne rinine e vet si prostitute. Nja makth me nje fjale.

Eshte natyrale dhe nuk e shmang dote.

Shqiptar te bashkuar dhe Shqiperi e bashkuar.

Kujt i erdhi ideja idjote te beje flamujte ne ate menyre? Flamuri djathtas eshte ai kombetar, i te gjithe shqiptareve, ndersa ai majtas eshte thjeshte nje flamur shteteror, madje dhe shume i perkohshem.

obobo sa keq qendrojne bashke ato dy gjysmat...

kurrkund harmoni as ne ngjyra as ne te tjera...

 

Po pse mor flamujte ne ate menyre?
Lereni zhgaben dy krenare te qete, se vetem ajo na ka mbetur te krenarohme me te.... smiley

ke te drejte etmond.

Ne shkurt pashe nje ekspozite ketu per per madheshtine e careve ruse. Shume kostume, kapele, e artifakte te tjera, te mrekullueshme, nxirrnin ne pah kete epoke madheshtore ne historine ruse. Ndermjet tyre ishin dhe kostume me shqiponjen dy krenare, te cilen ruset e pranonin qe e kishin marre ose nga Perandoria e lashte romake ose ndoshta me vone nga ajo bizantine, por qe tashme e quanin te tyren. Isha me nje mik gjerman atje, dhe ishte e veshtire per te pare kush ishte me i nxehur nga ky pohim. Qe te dy ne e quanim Shqiponjen tonen dhe te askujt tjetert.

 Flamur eshte mar drejperdrejt nga Gazeta Express, sa per mua ka vetem nje flamur per shqiptaret.  Ky tjetri eshte flamuri i miki mausit(me harten), ndresa ato yllzit jan paswordi i Hashim Thacit smiley

Flamuri ngjyre blu dhe me yje eshte flamuri shteteror i Kosoves, ndersa flamuri kuq e zi me shqiponjen dy krenare eshte ai kombetar, dhe nese behet realitet dikur ajo qe thote shmitt, flamuri blu arkivohet dhe mund te perdoret vetem per efekte studimi dhe ne kemi vetem nje flamur. Prandaj nuk e kuptoj pse i jepet ky drejtim diskutimit per te leshuar fraza te psonisura ne llumet e diskutimit virtual, kur tema eshte e qarte: a po shkojne drejt bashkimit dy shtetet shqiptare ne ballkan, a eshte kjo nje e drejte e tyre, a eshte ne dobine tone etj. dhe qendrimi i faktoreve nderkombetare?

Nese nuk keni dicka per te thene per keto, me mire mos flisni.

 per me teper, bashkimi i ketyre simboleve eshte gjetje grafike. gjysma kosoves i ngjan shume gjysmes se shqiponjes, por simbolizon edhe gjendjen pa forme e identitet ne te cilen ndodhet sot Kosova. 

ndersa teksti ka gabime zgjedhimi, drejtshkrimi e mungese te theksuar shije, qe asnje nga ekspertet e peshkut me sa shihet nuk shqeteson. 

 

Shqiperia dhe Kosova po bashkohen?Same larg me mire....

 Fidh te semes ci boka shqipes ky miku kosovar. Edhe vellezerit kineze ne Tirane e flasin me mire.

Po te kalojme cakun politik dhe mentalitetin  e varfer qe mbeshtiell disa mos perputhie intime une besoje se: Shqiperia dhe Kosova duhet te bashkohen me doemos, ose sic permedi me siper nje bashkfoles, nese ne nuk duam, ateher vete bota do te na e keshilloje kete gje...... smiley

vallai kolegu kosovar ka te njejtat probleme me gazetaret shqiptare, dhe me 70% (tu kon optimist) te komentuesve te peshkut, qe nuk e zoterojne shqipen (dhe thone se s'munden prej dialektit, po me pas del qe nuk zoterojne as dialektet, dhe kane probleme te medha ne fjalor, ne sintakse e ne strukture).

per mua bashkimi do te qe mire te kish ndodhur nje ore e me pare, sepse edhe ekonomikisht krijon perparesi. Mirepo dyshoj se mund te ndodhe ne kushtet kur vendimet i marrin nje tufe me horra e me pushta.

Shq. dhe Kosova nuk po bashkohen. Me Workshop mund ti vesh dy flamuj bashke, po ne realitet eshte pak me e veshtire. Aq me shume ku shembujt e bashkimit jane te gjithe te viteve 1800, qe me shume kur po flasim per sy-shtete-kukull siç jane ata shqiptar e kosovar qe nuk vendosin asnjegje.

 

Per fat te keq askujt ne kete moment nuk i leverdis ky bashkim, per fat te keq as neve e as kosovareve. Tani dilni shani rrihni gjoksin sa t'ju dali gjak per te treguar sa i doni kosovaret, shkruani parrula si tifozet po pa u bashkuar popujt eshte e kote te flasim per bashkim shtetesh. 

Ne radhe ta pare neve nuk na leverdis sepse do kishim amerikanet qe vendosin per ne shume me shume se sa vendosin tani, nje baze amerikane ne nje vend NATO - edhe pse egzistojne - mund te jene pak problem.

Ne radhe te dyte sepse ekonomia kosovare ka akoma shanse te shpetoje, e te mos behet si ne, kosh plehrash i ushqimeve te Ballkanit bje fjala.

Ne radhe te trete sepse thjesht nuk jemi te afte. Per te bere kete pune na duhen politikan te ulet e largpames, por keta tanet kur flasin me nje sy shohin  militantet e me tjetrin "miqte" Ata kosovare pastaj te mos i permendim fare, me shume se sa shtet Kosova eshte nje reality-show qe fillon me " Cfare ndodh nese..."

Te ishim pak te zgjuar, a me sakte, te kishim udheheqes te cileve u rruhet mund te bashkohemi nen hije, me gjera te vogla qe afrojne popujt : nje program shkollor bje fjala, nje politike te jashtme e nje te brendshme, nje kampionat futbolli etj etj. Ne nje moment te tille kur vazhdojme te jemi gazi i botes do na duhej nje projekt madhor si nje Konfederate Ballkanike.

Me gjithe keqardhjen e madhe, ne nuk jemi te afte te shpetojme atdheun tone nga fqinjte e uritur, e as te ndihmojme Kosoven te behet shtet, lere me te bashkohemi.

 desasperados, siç e theksove dhe vet, eshte me lehte te bashkohemi nen rrogoz (me programe te perbashketa zhvillimi), se te ndihmojme kosoven te behet shtet me vete. por edhe per boten eshte me kollaj (kjo fjale duhet patjeter te vije nga kulo = bythe) te kete te beje, ne te ardhmen, me nje shtet (edhe pse pak me te te madh ne toke e numer) shqiptar sesa me dy shtete shqiptare ne ballkan. 

s'do mend gjithashtu, qe bota (perendimore europiane) do te shpenzoje me pak sikur integrimin e kosoves t'ja leje shqiperise ta beje, sipas parimit ku ushqehet njeri mund te ushqehet edhe tjetri, sesa ta marr persiper vete, siç po ben sot.

sepse te ishte kollaj, integrimi kosovar, do ta kish bere serbi me kohe. smiley

 

ps: na duhet vetem zgjuarsi, qe keto gjera, jo vetem ti kemi si pllane (ketu duhet theks enverian) tonat te ardheshme por siç shpjegova me lart, avantazhet qe do te kete ajo vete, t'ja pershkruajme edhe botes  ne rastin kur ata nuk kane kuptuar gje te madhe. 

 

 Bota po shkon gjithnje e me teper drejt globalizimit, levizjes se lire te mallrave e me pas dhe te njerzeve, marrveshjeve (ne fillim) dy paleshe, tre paleshe e me pas dhe shum paleshe, siç jane bere ne Europe. Keshtuqe  dhe vendet e Ballkanit, jane drej asaj rruge. Puna eshte kush prodhon me shpejt, me me cilesi dhe me lire. 

po mo pjer ashtu eshte, po kur te ndahet belgjika m'dysh, ka cila ane do shkosh ?

du te them me ket pytje alegorike, qe te vjetrit kane thon nje llaf me mend : bota eshte me rrota.

asnjeri pra nuk e di nga po shkon e nga do shkoje, sepse leviz gjithmone.

dikur ishte komuniste dhe ne mendonim se ashtu do ishte per jete, apo gjyshi jot te thoshte ndryshe ti ? sot globaliste, neser shoviniste et keshtu me rradhe. 

vetem lidhjet/interesat e thelle (si ato te gjakut psh) jane (me) te palujtshem. globalizim pati dhe ne kohe te komunizmmit, te gjithe u beme internacionalista proletare. por kur komunizmi ra, rane te gjitha me te, perveç lidhjeve te gjakut pra. kosovaret dolen shqiptare, ndersa minoritaret na dolen greke, etj. 

Prandaj nuk e kuptoj pse i jepet ky drejtim diskutimit per te leshuar fraza te psonisura ne llumet e diskutimit virtual, kur tema eshte e qarte: a po shkojne drejt bashkimit dy shtetet shqiptare ne ballkan, a eshte kjo nje e drejte e tyre, a eshte ne dobine tone etj. dhe qendrimi i faktoreve nderkombetare?

Kjo turme dallkaukesh  qe kane marre flamurin e IDEVE te LARTA qe nga ketej ne Memedhembje, Ballkan e me Gjere jane bere te merzitshem. Po ku kalama qe te mos dije kete teze SHKENCORE smiley . Ja rruga u be dhe pak kemi per hapjen e tregut dhe martesat masive. Pastaj per kembim pervoje ne mbjelljen e perimeve dhe cfrytezimin e pyjeve . Krijimin e shoqatave te ujrave dhe pastaj cdo gje eshte gati ...per Legjislacion te perbashket, Unifikim monedhash , perfaqesi ne agjendat nderkombetare e ngadal ngadal pas ndonje komunikimi spikerash edhe triumfi TOTAL . Shqiperia u krijua ne 1912 por sipas SALIUT dhe burive te tije ne Atdhe, Ballkan e me GJere pas vitit 2005 mori formen e veretete. Dhe pastaj fillojne teorite e Nastradinit qe krijohen nga mendje te semura ose  nga hici dhe mbrojne denjesisht teza te FeLLta me nenkuptimin ......A do bashkohemi apo JO ? 

Po or PO ! 

Po ty cte gjeti mor Naim??

Nuk ta kisha me te keq. Thjesht desha te dija pse "mos o Zot"? ç'te keqe ka bashkimi per ty?

Shprehjea Mos O Zot eshte thene me humor.

Ne realitet une besoj se shqiptaret do te kene nevoje te bejne nje bashkim fiktiv e ne leter te tyre dhe se dicka e tille do te ndodhe natyrshem e gradualisht nese te dy palet  (pasi behet fjale per 2 realitete te ndryshme shqiptaresh) do te jene gati te hedhin nje hap te tille.

Me fjale te tjera te dy vendet kane nevoje te zhvillohen, emancipohen, pasurohen e te rriten ne sensin shtetformues para se ti hyjne diskutimit per nje bashkim te mundshem qe duhet te pranohet me pas nga nje maxhoritet mjaft i madh ne te dy vendet. Pra 50% plus ne te tilla raste nuk eshte kurre i mjaftueshem. Per momentin une nuk shoh asnje aresye urgjente qe te perligji qofte edhe diskutimin e kesaj ceshtjeje (hiq ketu ata qe kane ne koke ide per Shqiperi te madhe). Shqiperia e madhe eshte nje koncept qe nxjerr ne pah me teper per frikerat dhe paranojat tona,  nderkohe qe ne kemi me teper nevoje per te theksuar konfidencen tone si popull  e nejrez qe ne jemi ne gjendje te jetojme e te prosperojme si dy vende te pamvarura ashtu sic ka edhe shembuj te tjere ne bote.

sepse ekonomia kosovare ka akoma shanse te shpetoje, e te mos behet si ne, kosh plehrash i ushqimeve te Ballkanit bje fjala.

Ekonomia kosovare eshte inekzistente (dmth me keq se Shqiperia), dhe nuk ka se si te shpetoje. Mbi te gjitha Chechenet i ke ne Tirane pikerisht prej kufirit me Kosoven. Keshtu qe Shqiperise do i leverdiste ti hiqte 'emigrantet' nga qytetet[dmth mendohet qe ata do levizin vete pas asgjesimit te kufirit me Kosoven dhe rritjes ekonomike te zones te Dibres, Kuksit] e keshtu te zgjidhte nje here e mire ceshtjen e prones.

Ta kam llafin qe Kosova eshte nje shtet i ri qe ka ca shanse te cilet ne i kemi djegur para 20 vitesh. Me sa po shoh edhe miqte kosovare po i djegin shpejt e shpejt, po besimi ngelet.

Ketu s'kemi te bejme me 'besim' po me ate qe nje anglofon e ka quajtur "pezullim vullnetarisht i mosbesimit". Kosova s'ka rruge tjeter pos bashkimit me Shqiperine, dhe pastaj dyert e Hadesit do hapen e do na dalin te palarat ne shesh. Eshte mire qe te nise 'larja' ngadale pa u ngjizur kjo pune ende. Kryesorja eshte ripopullimi i Dibres/Kuksit me te shperngulurit qe e kane dhjere 'demokracine' e Shqiperise (shkaku kryesor i asaj djeges 20-vjecare qe permend ti)

Kosovare e shqiptare jane NJE popull. Kosova si shtet eshte nje shtet ARTIFICIAL dhe ky shtet artificial ka nje romb te verdhe ne sfond blu per simbol. Eshte absurde te mendosh se ka hendeqe qe s'mund te kapercehen per tu bashkuar ky popull i copetuar me dysh, a me tresh. Eshte absurde po ashtu te pyesesh " a eshte e dobishme kjo gje?", sepse kjo eshte nje pyetje pa lidhje. Ktu nuk behet fjale per interesat tona por per nje komb i cili ka ekzistuar e do vazhdoj te ekzistoj shekuj pasi te kemi ikur ne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).