'Shpërblehet' Krenar Ahmeti, shef komisariati në Rinas

http://www.shekulli.com.al/2009/07/03/krenar%20ahmeti1.jpg

TIRANE- Një javë pas incidentit të Krenar Ahmetit, në mitingun e opozitës përpara sheshit të kryeministrisë, ish- shefi i komisariatit të Policisë Rrugore, do kete shume shpejt nje post te rendesishem.
Burime të policisë së kryeqytetit të cilët kanë pohuar se komisar Ahmeti pritet të emërohet në krye të Komisariatit të Policië Kufitare të Rinasit, megjithese ka vetem pak muaj qe ndaj tij eshte marre masë disiplinore me ulje në detyrë.
Krerë të Policisë së kryeqytet si dhe të Drejtorisë Rajonale të Kufirit, kanë ngritur supet kur janë pyetur për këtë emërim të Ahmetit në krye të komisariatit të Policisë së Rinasit. Në të kundërt, lajmi konfirmohet nga burime të besueshme pranë Policisë së Shtetit dhe asaj të kryeqytetit.

Krenar Ahmeti, është propozuar për t'u emëruar në krye të pikës më të rëndësishme të kalimit kufitar në vend, në komisariatin e Rinasit një javë pas spektaklit të dhënë në qendër të Tiranës, ku ai shfaqej me unifomën e policisë të zbërthyer dhe me pranga në duar i lidhur poshtë një kamioni te protestuesve te PS.
Ahmeti vetëm një muaj më parë me katër qershor, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 200 mije lekë të reja gjobë, i denuar per "kryerje të veprimeve arbitrare në bashkëpunim", për shkak të konfliktimit të tij me një prokurore të Krimeve të Rënda si dhe me bashkëshortin e saj avokat pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë.
Për këtë vepër penale ai dhe dy ish- vartës të tij, u dënuan nga Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë duke u shpallur fajtorë, dhe duke u dënuar me nga 200 mijë lekë vetë Ahmeti, si dhe nga 100 mijë lekë dy policët e tjerë. Përveç kësaj mase dënimi, Ahmeti ka edhe dy masa disiplinore të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Pezullimi i parë i Ahmetit ka ndodhur në muajin janar të vitit të kaluar, pezullimi i dytë ndodhi në muajin janar të këtij viti, pas incidentit të tij me ekskortën e kryeministrit në rrugën "Bardhyl". Pak javë përpara këtij incidenti, automjeti i shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore që përdorej nga Ahmeti, u dogj në mënyrë të papritur përpara shtëpisë së tij në rrugën "Ali Visha". Për këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës, ka pezulluar dosjen për mos zbulim të autorit, pasi rasti që pas djegies së mjetit e deri më tani nuk ka pasur autorësi.
Në ditën e mbylljes së mitingut të opozitës Ahmeti, për të penguar përgatitjet e saj, u fut poshtë kamionit, për të bllokuar zbrazjen e materialeve që ndodheshin në kamion. Madje veç kësaj Ahmeti, bënte thirrje që të filmohej nga kamerat, me qëllim që të pasqyrohej fakti se çfarë ishte e detyruar të bënte policia për të penguar veprimet e paligjshme të opozitës.

******************

Ndërsa Ahmeti, përflitet të emërohet shef komisariati në Rinas, aktualisht ky komisariat, nuk ka ende një titullar. Ky duket se është edhe nxitimi i krerëve të Ministrisë së Brendshme për të emëruar në krye të komisariatit të Rinasit, njeriun e cilësuar prej tyre si ndër më të përkushtuarit në detyrë. Ndërkaq, shefi aktual i komisariatit të Rinasit, kryekomisar Urim Rexhepi, është pezulluar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa i është dhënë masë disipliniore, oficerëve të tjerë të lartë të Policisë Kufitare të Tiranës. Ndërkaq, shefi i krimeve të këtij komisariati është gjithashtu i pezulluar, ndërsa është larguar nga radhët e uniformave blu, shefi i Policisë Kufitare të Rinasit. Kreu i Komisariatit dhe ai i Kufirit, u pezulluan një javë pas kapjes me drogë në Turqi, të oficerit të policisë kufitare të këtij komisariati, Altin Murra.

Ndërkaq që pas pezullimit të tre drejtuesve të komisariatit, Rinasi ka mbetur pa një shef komisariati, pas pezullimit të kreut të tij, Urim Rexhepi. Vetëm gjatë muajit qershor, në sportelet e kufirit të aeroportit, policia ka kapur dhe ndaluar 7 persona në kërkim ndërkombëtar. Nga këta persona të arrestuar katër kanë qenë shqiptarë me dënim të formës së prerë ose që kanë qenë në kërkim. Ndërkaq, tre persona me shtetësi të huaj, një kinez i shpallur në kërkim për mashtrim me bankat, një shqiptaro- maqedonas dhe një italian me dokument udhëtimi të falsifikuar, janë ndaluar në Rinas. Rexhepi, qëndron që prej më tepër se dy vitesh në krye të komisariatit të Rinasit, që kur u transferua nga Saranda, ku kryente gjithashtu funksionin e shefit të komisariatit.

19 Komente

Hajde Nari.

Hallal. Nje te shtrire poshte makines dhe hop, tre shkalle me lart ne kariere.

Kushedi se c'do behen ata qe vrane deputetin e Roskovecit...?

Sipas rregullit matematik te treshit , i bie te behet kryeminister.

Mundet . Pse jo ?

Realisht , ate nuk e dime akoma. Do degjojme burimet zyrtare kur ta gjeje policia dhe prokuroria. Atehere do shofim kush eshte. Po e pame ???

Meqe ra fjala, sikur thane qe ishin gati me e gjet para ca javesh ????

Apo "na humbi pista rruges"...

Te kete qene ndonje katunar Roskoveci dhe t'ja hedhe gjithe atyre policve speciale te Nishonit ???

Allah allah, vritet deputeti dhe s'e can b.. n njeri, merre me men per njerez te thjeshte si une e si ti ...

 

 

O Bubo mos e paçim kismet i here! Ene mos e bofshim veten ne rradhe te dyte!

Sa per pisten, une nuk e di se ka iku, po nje gjo o e sigurte per pune politike nuk o vra mo njeri qe m'97-n m'Shqipni. Flas me gjakftohtesi se m'sherr e siper (qe mund te nise per arsye politike) ne morim pak kot si mesdhetar qe jena.

Ene Azemi qe u vra me atentat nuk u vra hiç per arsye politike po thjesht qe Nano te mund t'i shiste lirshem arme ne Kosove.

 

 

Çerështë ky artikull mer?

As Grupi me Tiransin nuk do kishin pas guximin intelektual me e shkrujt smiley

 

P.s: Njihni ndonjë Urim tjetër për ta vënë në atë detyrë? smiley

 Ec mo, i erdhi dita (kat) narit. U mushen postet me psikopate dhe deficente. Ne nje vend tjeter, nari do ishte nen survejimin e infermiereve. 

Treno, ke të drejtë që është psikopat... sepse na pati marrë karroatreci makinën që kisha dalë me shokët për të pirë një kafe, e mora në telefon Krenarin dhe më tha: "Ed, nqs nuk të ndodhen 5000 lek për të paguar gjobën, hajde se t'i jap unë... makinën shko e merre vetë tek kinostudioja nëse ta kanë marrë vetëm për parkim t'gabum... "

Dhe cfare ka per psikopatizem ketu? Pse e kishe parkuar ti makinen gabim dhe t'a hoqen?

O njeri...Krenarin e kam rrit n'krahët e mij... imagjino kur nuk ndërhyn për mua, që të më nxirrte makinën, se sa ndershmërisht e shikon Punën ai njeri... dhe si mua, të betohem qëja ka bërë edhe gjithkujt që i ka ndërhyrë për t'i kërkuar favore apo ndere që kanë të bëjnë me punën e tij (përfshi edhe dajat dhe tëjatin e tij).

 

Une i jap noten 10 atij per sjelljen ne kete rast. Ne fakt ne kete moment po me vjen shume keq se si manipulohen keta njerez qe ne thelb jane te mire.

Nderkohe, ti e..ti je tamom ajo rraca e qelbet shqiptare qe nuk meso te paguaje per gabimin, te ndjeki rregullin pa terr/verr, miqesi/farefisni e te tjera shfaqje te nje kulture tribale.

O bilmez, unë e mora në telefon që të dija nëse e kishin marrë policia/karroatreci apo nëse e kishin vjedhur makinën... kujton se e kisha problem për 5000 lek të paguaja gjobën kur 10mijë paguaja për darkën? Tamam rracë e qelbët paske qënë smiley

ty tu shtofshin leket, po per ca dolet, per pica? hahaha..

S'po te kuptoj. Po e kritikon apo lavderon qe t'a beri keshtu?

Po pse e dishit gomor Krenarin ju? Ai e dite se veni ishte bosh ke Rinasi, ne miku qi kishte ke PD i kish thine se njiqoft se ai puno per Salen gjate votimeve ai mun me e kap ate ven. Ne ai punoj ne e meritoj.  Kush thot se Sala nuk i ma premtimet?

Burime të policisë së kryeqytetit të cilët kanë pohuar se komisar Ahmeti pritet të emërohet në krye të Komisariatit të Policië Kufitare të Rinasit

Ne lajme te tjera, pritet qe te dale bajlozi nga deti kane konfirmuar leshteriket anonime.

Ndersa gjuheza qe gjendej midis sepieve dhe kallamareve ne pjaten time me tha qe bajlozi eshte ftof ne mythe dhe nuk del dot nga deti.

Je brenda mentalitetit te te "perdorurit" Monda . Prurje  interesante qofte dhe e stisur  per te pare se cilat jane procedurat e vendosjes ne detyre... Ky zotria i prure tek Peshku.... disa here ka karakteristika te ngjashme me "Katanin" e ku di une sa emra vene keta PD-istet smiley... I krefin i fryjne , i perdornin deri sa i shtrydhnin si "limon" dhe pastaj i HEDHIN . E njejta psikologji dhe procedure e zgjedhjes se Jozefines , E  Nishanit , e Mediut , e Bashes ,e atij Palo...es, etj etj. Keto perputhen  me dinakrine dhe taktiken MIXHISTE...GABO (por gjithnje kunder  PS ) VIDH ..( por gjithnje nen kontrollin tim) dhe une te ngre ne detyre si Idealist dhe te bej presion per te me sherbyer me DOSJE. Ky i ziu Krenar qe shkollimin e ka per POLIC ndoshta eshte ne fazen e Euforise dhe ne mjedis Lajkaxhijsh . Dikur te pata thene EDO.... Ne se e ke MIK telefonoi te mos perdoret si klluf...se pas perdorimit HIDHET ,sado cilesor  te kete qene gjate perdorimit !!!! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).