Thashetheme mbi koalicionin e ri

Ne kafenete e Tiranes oret e fundit po flitet shume mbi bashkimin e Metes me Berishen.

Perveç shperndarjes se posteve, thuhet edhe qe ish-kryeministrit Meta perveç posteve ne ministri dhe departimente i jane dhene dhe 50 milion dollare per te krijuar qeverine e re me ne krye po Berishen.  Nderkohe ne facebook, nje nga networket me te perdorur jane hapur me dhjetra grupe qe ulerasin kundra metes... qe nga ata me enveriste te tipit "Ilir Meta ne emer te popullit je i denuar me vdekje" (link) e deri tek "Ilir meta qen i pabese..." (link).

58 Komente

Shume i ulet ky postim - ra niveli fare ketu tek peshku..duhet ta jetoni me me dinjitet humbjen, jo keshtu.....

Nuk po e kuptoj kete muhabet mor ti, ca nga keta gazetaret "Spanjoll" po shajne Berishen dhe Meten ne fejsbuk, ca po bejne si asnjeanes apo si "INTEGRISTE" ketej!!  Ca behet keshtu??

Per kaq peshq pa uje na kane. smiley

o LIBERTAS po une jam me gjak blu ber me tekeqen, dhe me behet qejfi qe kemi fituar se dhe Rama na duhej tashti, nje psikopat e gjysemm...thjesht ndegjova thashetheme dhe i vendosa tek peshku.. Une per vete as nuk e shaj a nuk i vej faj ilirit...kushdo te kish qene per 50 milione dollare çnuk do te kishte bere.... dy duar per nje koke thote populli smiley

 

 

pashe intervisten e Metes te Zeri i Amerikes. Nqse, eshte e vertete ajo qe thote, qe, "Rama i ofroi vendin e K/ministrit ne nji qeveri qe do mbeshtetej nga deputete te djathte qe do kalonin me Ramen" ky mund t'i kish bere 50 milione (nqse milionat behen sipas thashethemeve). M'terhoqi vemendjen fakti qe, sipas Metes "Berisha u tregu me i ndershem sepse, kishte deputete te majte qe ishin te gatshem te shiteshin per ta mbeshtetur".

Br3dh, sikur t'u incizojne rrefimin te prifti ketyre taneve, une s'u besoj asnje fjale.  E c'pret te thoje Meta tek ZA?!

Jan pa Din e pa Iman smiley

Pse mos te jene mer ed, pse mos te jene?!  Gjejne e bejne.

Duhet te jete : Meta kerkoi KM nuk ja dhane, prandaj kur nuk ka KM ka KP.

Prandaj u be *nusja* e Saliut.

Gjeja qe me habit me shume eshte se si ka mundesi qe ne si komb akoma sjemi mesuar me menyrat dredharake/xhuveliste te politikaneve tane dhe bertasim aq shume per nje pseudo skandal kur ne te vertete ta kapesh mire skandali me i madh do te ishte te bashkohej pd-ps dhe te formonin nje aleance te gjere tipo gjemani dhe te na thonin te gjitheve "çkerkove gjete o popull". Sepse jam i bindur qe ne votime perseri leqe sna lene miqte tane te BE-se dhe USA por as vete politikanet tane sja lejonin dot vetes rikthimin ne kutite e votimit...

kjo qe sot po ndodh tek ne ka ndodhur nje shekull me pare knej nga italjonet...

pastaj skuptoj pse habitemi "Doktorri" u be "kryetar" kur kishte akoma teseren pse iliri qe bile para zgjedhjeve e ftoi ramen te bashkonin forcat,  te mos behet LSI-st ne pushtet???     smiley

Nqs rama i ka ofruar vendin e k/ministrit, mua me del qe rama eshte parimor sepse ka sakrifikuar postin e k/ministrit per te heq qafe berishen. Ketu zullumi i metes trashet ca me shume sec parashikohej, dmth pertej interesave te integrimit europian ai ka mbajt ne kembe berishen me shpresen te rrezoje ramen. shume keq.

parimor?

sikur nuk ben pjese n'fjalor te politikes kjo fjale.
Parimit i humb vlera masanej nqse ke parasysh sjelljen para zgjedhjeve n'krahasim me ate mas tyre. Po t'i shtosh ktu edhe perpjekjen nen rrogoz per blerjen e naj deputeti te PD, del pak qesharake komplet si koncept.

Prandaj u be *nusja* e Saliut.

Kur e pyeten "dhendrin" ne nje konference shtypi se cdo te beni ju zoti kryeminister ,ne qoftse "nusja" do te kerkoje vendin tend ,pra ate te kryeministrit ,"dhendri" iu pegjigj duke qeshur  :

" Kur te shikoje veshin pa pasqyre atehere mundet "nusja" te zere vendin tim !!!  Nusja vendin tim ??......jo,jo, ka rregulla per kete pune ,"dhendri eshte dhender dhe nusja eshte nuse ,dhe ajo ka vendin e saj !"

 

Besoj se ka peshq qe dine te perdorin paint shop pro apo programe te tjera per te ilustruar kete hibrid te ri te politikes sone, thoni c'te doni por Berisha po tregohet strateg i madh, a thoni valle do futet tek muzeu i burrave me te shquar te kombit, .....dhe prapa me vjen historia.

o njerez po vertet mendoni se rama do ti linte vendin e kryeministrit metes: E PAMUNDUR!!!!

jane thashatheme....te majtet kane nevoje per nje fajtor, nje kurban per humbjen...duhet gjithmone nje kurban...dhe kush me mire se Meta....

 

 dhe te vazhdoj dhe pak, nese deri para se te lexoja kete qe ka thene meta te VOA (gjithmone nese eshte keshtu) mendoja qe rama duhet te jepte doreheqjen, tani sinqerisht mendoj qe rama nuk duhet ta japi doreheqjen dhe ta lere ps-ne, qe sic e cilesoi zheji eshte pasuri kombetare, te behet viktime e skemave fevziu-meta-frangaj-berisha qe gjithcka mund te jene po jo ne interes te 750.000 votuesve te majte.

ej, mos u beni kaq naive tani!

Fevziu mund te jete i njeanshem po jo me shume sesa Balla me TCh ose kto te tjerat, Vizion apo Neser...nqse nuk te pelqen ajo qe degjon te Klani, nuk do te thote se Klani eshte arkitekt i disfates te PS apo ai qe kerkon dorheqjen e Rames. Harron qe GSH gati harxhoi gjithe faqet e gazetes kto dite duke theksu e ri-theksu qe "koalicioni i majte ka kaq e aq vota" kur ne fakt ky kolaicion nuk ekzistonte jo per faj te Metes po per faj te Rames. Harron prape se brenda PS ka shume faktore ose individe qe kerkojne nji koke turku per sakrifikim dhe kto s'kane lidhje me Meten, Berishen ose aq me pak me Fevziun...te jemi realiste:
Arkitekt i kodit qe demtoi PS ose te majten ishte Rama per me nxjerre jashte loje LSI. Zheji ose te tjere qe brockullisin, nuk te kane faj per kete. Vetem nqse i shifni gjonat sic jane mund te nxirrni naj mesim per te ardhmen.

 

bredho, une personalisht kam vetem nje mesim per te nxjerre, si te votoj qe vota ime te shkoje ne ate drejtim per te cilin e hedh une. ke nai opinion ti si t'ja boj une zgjedhjet e tjera per te garantu ket?

 Ne ate rrompalle politike qe ekziston aty, mesimi me i mire do ishte te kaloje mire me miqt, tu pergjigjeshe atyre (po ose jo) ne rast se te ftojn per te pire a per muhabet (siç te ftova une 3-4 here), por qe nuk u pergjigjeshe as jo te pakten.  ç'a ka bo vaki, thash me vehte, duke menduar se me respektoje siç te respektoja une. Mendova se nuk i kishe lexuar thirjet e mia (tek Peshku) per tu takuar kete vere, dhe per ta vertetuar se kush qendronte (mosleximi apo mosrespektimi ndaj meje) mendova te te ngacmoja/provokoja pakez. Erdhi rasti qe nuk kishe dhene mendim dhe aq te pjekur (ne pergjithesi ti jep mendime te pjekura), dhe te ofendova kunder deshires time. Doli qe kishe indeference dhe mos respekt ndaj meje. Se pse ate e di ti. Une nuk para i ofendoj njerzit, eshte kundra kultures time. Kur i ofendoj, do te thote qe ata e kan dhjere te paret.

Me respekte Pjero. 

swed, pas humbjes se Papandreut (PASOK) ne 2007, u be gjullurdi e madhe perbrenda pasok-ut, thirrje per doreheqje, Venizelos qe thoshte po s'iku ky (se cofte per pak kryetarllek Venizua) do bej partine time, nje gje qe do t'i kushtonte shume pasok etj etj etj.  Estrade per ca dite.  Sa rane "gjakrat" dhe dhimbja e humbjes.  Edhe sot e kesaj dite, aty eshte Papandreu, bile ne zgjedhjet per BE-n, fitoi e majta (nga te vetmit, ne mos i vetmi vend i BE-s ku fitoi e majta.) 

E kisha llafin qe keto skenare dhe muhabete jane te zakonshme ne rast humbjeje, sa te bien ca gjakrat, te plazhosen robte, e pastaj life goes on smiley.

Ky artikull i kishte ra kokes vetem pak dite me pare. Hallall smiley

 

E majta, projektohet qeveria “Rama-Meta”   (Dërguar më: 30/06/09) Rezultati paraprak i jep 71 deputetë aleancës PS-PBDNJ-LSI. Sipas rezultateve paraprake të “ECA”, dy partitë e mëdha PS dhe PD do të kenë në Kuvendin e ardhshëm nga 67 deputetë secila.

TIRANE-Pyetja e parë që do të lindë menjëherë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve do të jetë: kush do ta drejtojë qeverinë e re? Sidoqë të shkojë, kabineti qeverisës i legjislaturës 2009-2013 do të jetë një kabinet i brishtë për faktin se ai nuk do të mbështetet në një shumicë të sigurt. Sipas rezultateve paraprake të “ECA”, dy partitë e mëdha PS dhe PD do të kenë në Kuvendin e ardhshëm nga 67 deputetë secila. Kjo do të thotë që për të arritur numri 71 të deputetëve të nevojshëm për të formuar qeverinë, PS ose PD do t’i drejtohen detyrimisht aleatëve ose do të kërkojnë të “vjedhin” vota në kampin kundërshtar.
Gazeta Shqiptare ben te ditur se Partia Socialiste duket se është më e favorizuar për shkak se ajo ka 68 vota si koalicion (1 PBDNJ) dhe mund të lidhë një aleancë të ardhshme me LSI-në e Ilir Metës që sipas të gjitha gjasave do të fitojë të paktën 3 deputetë. Si Rama ashtu edhe Meta e kanë lënë të hapur mundësinë e koalcionit bashkëqeverisës ndaj një kombinim numrash mes tyre do të sillte numrin fitues 71.
Ashtu siç ishte parashikuar nga mjaft analistë, roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim mund të jetë vendimtar për formimin e kabinetit të ardhshëm qeverisës. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta nuk do të jetë në parlamentin e ardhshëm për shkak se ai vendosi të kandidojë vetëm në Tiranë dhe sipas të gjitha gjasave kjo parti nuk e arrin shifrën e 5 përqindëshit të nevojshëm për të futur një deputet. Gazeta Shqiptare shton se megjithatë, diçka është e sigurt: Meta mund të mos jetë deputet, por po ashtu si Edi Rama ai mund të jetë një bashkëdrejtues i koalicionit qeveritar.

(d.b/BalkanWeb)

Te gjithe kete remuje Ilir Meta e ka bere sepse nuk mund te duronte Ramen Kryeminister ,per te vetmin mentalitet provincial  ne trurin e tij si :

"Une e mora Ramen nga rruga ,emigracioni dhe e bera minister Kulture ,tani ky te behet Kryeministri im ?"

"pra me mire me Berishen se sa me Ramen !"

Me te vertet shume poshte ka rene peshku, me keto postime.

 

Qeveria u formua, hikni tani beni ndonje pune tjeter. Ose komentoni naj teme Sociale, jo politke,  ju socialistat e peshkut. Se se keni iden per nuhatje politike , perderi sa mbeshtetet nje HUMBES .

PO SILLNI MER PRA LISTËN E MINISTRAVE!

Veje Linkun ku është lajmi i formimit të qeverisë

Kur u formu kjo qeveri?!

Nqs keni lajme t'freskta, o na i thoni o mos u boni kshtu për të tjerët...

LSi do te marri, Energjitiken, Kulturen , edhe Ceshtjeve Sociale, plus kryetare Parlamenti. ( kete te fundit Ilir e ka marre per tia mbyll gojen Erjon Braces qe donte ti shiste Hamburger kur po bente greven e urise smiley )

 

Ministrite e tjera Berisha i ben sic don vete. Vetem Xhozin e kemi tek Ministria Jashtme.

Ministrite e tjera Berisha i ben sic do vete.

llaf eshte ky? smiley.

Vetem Xhozin e kemi tek Ministria Jashtme.

Rrofsh per infot, por ket edhe po te na e kurseje, ncuk se na mbetej qejfi smiley.

PS: Federer thyen rekordin e Sampras, ndeshje klasike smiley.

sampras ishte bo keq n'ftyre, ishte idhnu fare.

Nejse, nuk di po un s'krahasoj dot kohen e Sampras me te Federer mgjse e pranoj qe eshte lojtar klasi. Du me thon qe, ka pas me shume rivalitet kur lunte Sampras; ka qene nji brez shume me kompetitiv, me mo shume yje dhe me shume e veshtire me fitu. Dhe ket, ta thote nji qe asnjihere nuk ka dash ta shifte Sampras fitus

Gazeta, "balkanweb" "korrieri" e "G.Shqiptare" financohen nga organizata boterore e shendetesis.  OBS

Shkrimet e ketyre gazetave, sherbejne si terapi per nostalgjiket.

shume rendesi i jepni politikes mer jahu, 3 mion shqiptare 1 milion i kemi politikane!

boll o milet, cfare prisni vetvrasjen e rames? lereni te qete dhe ate te mjerin, nuk mjafton humbja po duhet tu degjoje edhe ju?

gjithsesi me p**** s**** se ai ska, beri ca beri por vendin tek bashia e ka akoma

Kjo eshte e vertet qe e ka akoma vendin tek Bashkia. Sa per p.. s.. doli Sala me shume smiley

Qe ia la mundesine te rrinte edhe pak. Se do kishte me keq, do te bente si i vrare Sala, edhe ky Edvini do merrte zemer kot,e do Lironte Bashkine ( bunkerin e fundit ku te mbrohet ) edhe ishte kthyer po tek ai plazhi Nudist smiley

Asnje sdo kishte ndryshuar, vetem fotot do te ishin me me rezolucion te larte, se kane evoluar aparatet fotografik smiley edhe ajo goca shemtuar qe kishte me vete, do ishte me plake. smiley

 

p.s Sa per social-komunistat ketu ,thjeshte i jap keshille te mos shkruaj ne tema politike smiley

O-Ed-Parrullat e mitingjeve mbaruan bashke me fushaten,dhe ne ato qe thashe nuk kishte demagogji elektorale,mbase azardova duke folur ne emer te te gjitheve,per sa i perket ndjesive qe perftojne(sadizmit),ndersa pjesa tjeter eshte nje kuriozitet legjitim,dhe mendoj jo vetem imi personal,por per nje pjese te mire te shqiptareve.

Nuk dua ta banalizoj biseden duke u marre me emra individesh,qofshin kta kryetare partish a KM,sa per info po te them se une si i djathte,dhe si pinjoll qe rrjedh prej shtreses se te persekutuareve politike te regjimit komunist,nuk jam dhe nuk do te jem asnjehere per Berishen lider te se djathtes,per arsyet qe tashme te gjithe i dine,por nuk kam alternative tjeter perfaqesimi.Kjo ishte per te shpjeguar se nuk duhet te me ngaterosh me ithtare te doktorit,aq me teper tani kur kemi aleate edhe cunin e Haxhi Lleshit,alias Ilir Meta,sikur mos te mjaftonin Ilir Rusmajli,Pollo,Ruli,etj.

Por nga ana tjeter,majtas, per shtresen qe perfaqesoj eshte erresire totale,si ne nivel politik,pragmatist,pra punesimi ose mbijetesa,dhe idealist nese keto te fundit ekzistojne me te vertete.

"Pinjoll" është shumë fjalë e madhe smiley ... sepse jo unë (që disi e kam provuaer vetë persekutimin), por as plaka ime nuk arriti që të merrte gjë prej tokave të të jatit... edhe pinjoll nuk mund të quhesh i tillë... kur je pa brekë në bythë (prej pasurive të të parëve), sepse akoma asnjë parti nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për të bërë diçka...

Fjala pinjoll nuk lidhet vetem me trashegimine e pasurise,apo e kam gabim?

Im ate(ndjese paste) i kishte provuar ne kurriz te tij qelite e spacit,dhe i njihte mire tipat si doktori dhe rolin qe ata kishin marre,natyrisht te komanduar nga partia meme,por edhe Ngjelen me shoke qe shtirreshin si viktima,kur edhe atje ne ferr cdo 16tetor i dergonin leter urimi dulles,e bertisnin ne kamp rroft diktatura e proletariatit,e sot duan te na hiqen si perfaqesues dinjitoz te shtreses se ish te persekutareve,dhe ish pronareve.Prandaj mos prit asgje,nga asnje prej parive qe qarkullojne ne tregun shqipetar.

Por s`duhet te harrosh qe prinderit tane  na brumosen me ato ide per te cilat,humben rinine e tyre ne rastin me te mire,fatkeqesisht edhe jeten ne shume raste te tjera.Pra te pakten mund ta konsiderojme veten pinjoll te ideve te tyre,pavaresisht faktit se materialisht nuk trasheguam asgje.

Signori si nasce... është një thënie italjane... dhe ata, ashtu si dhe ti, kanë komplet të drejtë.

 Ka ndo nji ,qe di listen e deputeteve  te krushqise Berisha -Meta ..dhe ate te partive te tjera ...?

"Nga 70 e ca te opozites te me propozonte mua kryeminister dhe ai te siguronte disa vota nga e djathta, ne menyre qe te largonim Berishen. Kjo u refuzua nga ana ime, nuk mund te pranohej nga askush." - thote Meta.

Nese ka ndonje dyshim qe ky njeri nuk i ka bere keto pazare para zgjedhjeve, tashme nuk qendrojne me. Prisni se do lexoni te tjera te reja me vone ..

Ky eshte njeriu qe i lutej Rames te shkonin ta digjnin Saliun si mi ne kryeministri per Gerdecin. Ky eshte i njejti njeri qe ju lut Shekullit mos ti publikonte telefonatat me Mihalin e Gerdecit! I njejti njeri qe donte te digjte parlamentin dhe i thoshte Rames je frikacak apo bridhte neper Tirane duke bertit "e mban Rama Saliun ne pushtet nuk kam c'fare ti bej"!

Megjithate qesh mire kush qesh i fundit dhe kokmadhi mos te guxoje bashke me kokshtremberit e tjere te hapin me goje per "blerje" votash apo mandatesh!

 

 

ore Liqeni, do tiu pelqente ju sikur Sala te Formonte qeveri me Deputet te blere? apo per ju ato qe thoni per Berishen nuk vlejn per Ramen. Ai e meriton te blej deputete?

 

Keto kane vendosur nje standart. Cdo gje eshte bere haptas, nje fije morali e ka per politiken Shqiptare. Pa moral ishte ajo sikur tu bente Meta Kryeminister nga Rama, qe nuk la gje pa bere per ta zhdukur.

 

Kjo thjeshte tregon qe Rama se ka perceptimin e POLITIKES aspak. Kurse Berisha e ka edhe e ka shume madje.Po ta shikoni ne te gjith fushaten asnjehere ska fol keq per Meten apo LSI ( me perjashtim te ndonje batute sporadike ) .Edhe kjo tregon Nuhatjen e tij prej politikani te vjeter. Aspak Arrogant , per ate qe e din qe do e haje me vone. smiley

 

Prandaj te rrim shtrember edhe te Flasim drejte. Keshtu te nderuar Peshq Socialiste apo G-99 ( keto te fundit kan humbur fare meqe ra fjala ) mos beni FANATIKE politik kot, siç na akuzonit dikur ne te djathteve. Vendoseni pak trurin ne pune edhe llogjiken.

 

Berisha thjeshte eshte ja 6 muaj perpara Rames, ne perceptim politik.

Jo mer... i mjaftojn vetëm 3 muaj para... Shkolla e Partisë që ka bërë smiley

Po nuk ju kemi faj ne qe Rama, ka studiuar per Piktor Tongue

Un e njof vetëm për bojaxhi (pallatesh) smiley

Pse ben kot TiFo politike per dike qe nuk e njeh smiley jo per ndonje gje, por edhe mund te gabosh .

Un s'bëj tifo për asnji... jam anarkist... contro il potere smiley

AL thote: Berisha aspak arrogant.Cfare je tuj thane mo,ke thithe nga pak ashtu ti apo...

Alternativa di te numerosh ti? Te majtet kane 71 vota se bashku dhe nuk eshte nevoja te blejne deputet nga e djathta per te hequr Sulen.

Eshte me e thelle ceshtja dhe me serioze.Duke i pare ngjarjet nga larg i sheh me nje sy tjeter. Shqiperia nuk eshte vetem prane krizes ekonomike ( vajti korriku dhe s'po sheh kembe emigranti andej) por edhe krizes politike qe rrezikon ta kthej shqiperine vite mbas. Nje kaos i tere shtetror! Asnje nenpunes i thjeshte nuk do ti bindet shtetit sepse ka humbur cdo lloj integriteti. Asnje biznesmen serioz nuk do ti qaset shqiperise ku pazaret politike behen ne publik dhe morali eshte 0. Do keshe nje parlament qe vetem do krijoj kriza politike dhe nje qeveri kok e kembe te kapur.

Mos te flasim pastaj per Shqiperine dhe shqiptaret si komb ku me "burri" del nje Grek (Vangjel Dule) i cili eshte i vetmi qe ka te drejte morale te ndroj krahe politike, por nuk e ben ne emer te moralit dhe asaj qe ne shqiptaret hapemi bythesh kudo "burrerise"!!

Shume keqe vertet shume keqe.. Popull pa fat, Komb pa shtet!

 

 

o Liqen aman mer ti ,se ngele gjithmone i turbullt. KUSH I KA 71 deputet? I Ka Shoku Sali Berisha 71 deputet per momentin. Te tijet koke me koke. Por ai LSI e mori thjeshte per disercion nga ana tjeter. E shikon qe u demoralizuan Ps me kete levizje . Kane ngel si pula pa koke. vijn perqark edhe sdine ca te thone.

 

As ai Ruçi sdel me per Kryengritje. Se te gjithe tani e din qe ska shanc me Rama per kryeminister. kjo eshte loje e SAles, qe kush e kupton mire, mundohet te perfitoje dicka , Si Meta p.sh . Kush nuk e kupton qe Sala perça e sundo e ka bere gjithmone. Pune per te.

 

Edhe me kete levizje ka me shume stabilitet qeverisja. smiley

Besome mua, per 4 vjet sdo kete krize fare. Do bien dakort si qengja te urte.

Rames do tia shikosh tymin,kur te humbi bashkine. Ka me ndenjur vetem ne Peze pastaj.Si dikur Myslymi me çeten e tij.Edhe ky ashtu do te behet. smiley

Por ti sdo e shikosh,se do jesh perseri emigrant i thjeshte ne Angli.me ndonje pasaporte me emer Kosovare smiley ( kjo ishte per batute se e ke marre shume seriosisht kete punen e Sales smiley )

 Punon gje per mi5 ti qe di shume gjera edhe per pasaportat me emra kosovare te shqiptareve(mesa di une ne kemi emra te njejte se jemi shqiptare).Kur flet shume nuk di cfare nxjerr nga goja pastaj.

Komunisti liqenor, ku i gjete 71 deputete te se majtes (bashke me LSI)?

Ne enderrat tuaja me te bukura mund te shkoni deri tek 70 deputete dhe kaq.

Rama me kokedhimet (bisnesmenet) e tij ka dale me cante me evro per te blere deputete, dhe ky eshte imoralitet i paster dhe Meta duhet pershendetur qe nuk ka pranuar.

Ndersa PD-LSI eshte marreveshje e hapur, e bazuar ne inetersat e te dy partive legjitime dhe e bere ne menyre shume te moralshme.

Berisha mund te kishte afruar ne qeverisje te pakten 3-4 deputete te PS, por nuk do te ishte e moralshme dhe me tipa te tille nuk shkohet gjate.

Ta them une.. PS 65 + 1 qe eshte ne kuti =66 + 1 qe eshte ne Berat pa u numeruar ende = 67 + 4 te LSI= 71.

Te numeroj edhe njer nga e para? C'na gjeti me keta mer aman po na e shesin hajdutllekun per ndeshmeri! Dal me dal me durim se do degjosh me shume.. Se po fillon dhe Sala te ndryshoj mendjen per Meten nga e para.. smiley

Nuk i nr me ato te Beratit or ti Liqen, se nuk done Erjon Braçe se ai ka gishte tek manipulimi aty.Sepse ka sabotuar Erjon Veline.Flitet qe kjo ka ndodhur pershkak se Veliaj do ti merrte protagonizmin ne Paralament Braces.Sepse flasin te dy shume. smiley jane thjeshte fjale te pa konfirmuara.

Keto llogaritje jane kamomil per te ju qetesuar ju militanteve pasi nuk ka asnje te vertete.

Te gjitha qarqet jane mbyllur pervec Fierit. E shumta mund te dale nje deputet ne Fier qe i bie: PS 65 + 1 PBDNJ + 4 LSI = 70. E kupton?

Perrallat me Beratin (qe nuk ndryshon rezultat asgje edhe po te numerohen kutite e parregullta), Tiranen, Vloren apo ku di une, qe do ti ankimojne socialistet, jane qetesues per ju militantet.

Humbesit Rama nuk i shkon kush edhe me evro, kot e ka qe i ka thene Metes.

Meta me Berishen po bejne marreveshje haptas pa asnje blerje dhe shitje, keto i ben Rama me kokedhimet.

Me e forta do te ishte sikur Rama te kishte blere 3 nga ana e PD ( 1 milion euro per koke, fundja fare ca i ka Rama aq leke ) edhe ne te njejten kohe Berisha te kishte blere 3 tjere nga PS ( 0.7 milion euro secili,se tek PS gjen edhe ndonje qe ska punuar ndonjehere,edhe genjehet me pak ).

Edhe kur te behej votimi i qeverise te dilnin perseri barazim smiley

Kjo do te ishte shume interesant por problemi eshte se deputetet socialiste do te shiteshin edhe me .07 leke e jo me dollare e euro. Jane te gjithe deputete me shtylla dhe asnje pa merite.

Keto llogarite mua po me duken si ato te 28 kamionave per7 bataliona.    smiley

Thashetheme ne Tirane, po thashethemet e Tropojes e Skraparit kur do i kemi.

Ata qe nuk kane votuar per LSI-ne bejne mire ta qepin gojen kur vjen puna te manovrat post-zgjedhore te lidershipit te saj. E cuditshme se si te njejtet persona qe donin ta zhduknin LSI-ne dhe elektoratin e saj tani na dalin si avokate te votes te te njejtit elektorat. Bota eshte me rrota, ju e hengret turpin me buke per kodin e ri ? Tani e ka rradhen ta haje Iliri & Co. Grevat e urise skane dale akoma nga moda fyi.

Nese Ilir Meta nuk do te bente koalicion me PD atehere i binte qe vendi te kalonte ne zgjedhe te parakoheshme.E vetmja mundesi qe kjo te mos ndodhte ishte nese PD te kete 71 deputete qe sic duket do ti marre dhe Vangjel Dulja te kalonte me PD qe do te thoshte disa leshime te tjera partive fantazma sic eshte PBDNJ.Edhe sikur Meta te rrinte me Ramen do te kishim nje 70-70 apo 71-69 per PD.Pra Rama nuk kishte asnje mundesi per tu bere kryeminister,vetem nese blinte disa deputete te PD apo PR dhe PDI.

Do ta donit kete mandat te Rames juve moralistet e PS?Besoj se po sepse per juve morali nuk ka rendesi,rendesi ka pushteti.

Pra inatin e keni me Ilirin jo se nga ana morale ai nuk eshte i paster apo eshte tradhetar sic akuzon Berti, por sepse nuk u bashkua me juve ne menyre qe lideri juaj te bente nje gje tjeter jo te moralshme te blinte PDI,PR apo vete PD.Kjo eshte gjitha.

Une per vete nuk jam entuziast qe PD beri koalicion me LSI por kjo eshte e keqja me e vogel dhe shpresoj te punoje per te miren e Shqiperise.

tart_slides', event, window, [this]); return false" href="http://fr.mg40.mail.yahoo.com/ya/download?fid=Inbox&mid=1_1233605_AJK2ktkAADuhSlLmHwxEIwjdRtI&pid=2&tnef=&YY=1246954765473&newid=1&clean=0&inline=1" target="_blank" rel="lyteshow[1_1233605_AJK2ktkAADuhSlLmHwxEIwjdRtI]" border="0" style="border-right: #d3d3d3 2px solid; padding-right: 5px; border-top: #d3d3d3 2px solid; padding-left: 5px; font-weight: bold; padding-bottom: 5px; border-left: #d3d3d3 2px solid; padding-top: 5px; border-bottom: #d3d3d3 2px solid">

Urimet me te perzemerta çiftit!

Ma kapni pak Ramen se si o mçef per tu hedh rrrufeshem me kap buqeten. Shpresojme qe te pakten ksaj rradhe te beje hajer ne basketboll.

Ne te tilla raste mungon vetem Land Fusha duke imitu nje plake ne nje katun te Tirones qe kenote kongen "O nusja re moj nusja e re!"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).