Reuters: “Gjermania bllokon kërkesën e Shqipërisë”

Në një shkrim të shpërndarë fillimisht nga Reuters, dhe të cituar sot nga gazeta TemA, thuhet se “përpjekjet e Bosnjes për tu futur në BE pengohen nga zënkat e brendëshme ndërsa diplomatët thonë se Gjermania ka bllokuar shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë”.

 

Shkrimi i Reuters nuk jep hollësira apo sqarime të mëtejshme prandaj në këtë pikë është e vështirë të gjykohet mbi vërtetësinë e pohimit të mësipërm duke qënë se nuk citohen burimet. Në një intervistë të para disa ditëve, Ambasadori Gjerman në Tiranë u shpreh vetëm në lidhje me heqjen e vizave duke thënë se:

“Sinjali është i qartë, e gjithë cështja është përmbushja e standardeve. Ne jemi optimistë se do ti përmbushini këto standarde ashtu sic bënë fqinjët që përfituan nga vendimi për liberalizimin e vizave. Ky optimizëm vjen nga fakti se ky proces ka filluar tashmë”

por pa e prekur çështjen e aplikimit për t’ju bashkuar BE. Megjithatë Ambasadori në raste të tjera ka kritikuar veprimet e qeverisë Shqiptare në drejtim të shërbimit civil, apo për investimet e ndryshme të synuara nga sipërmarrje Europiane.

Mbetet për tu parë nëse do të ketë një përgjigje për shkrimin fillestar të Reuters, apo për atë të TemA-s, nga Ambada e Gjermanisë, apo nga Ministria jonë e Punëve të Jashtëme.
 

18 Komente

Frattini, akuzë BE-së: Burokratët po pengojnë integrimin e Shqipërisë

Valentina Madani
Gazeta Standard
23/07/2009

BE-ja brenda verës nis procedurat e miratimit të kërkesës së Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në familjen evropiane. Por një zë i fortë brenda BE-së del në mbrojtje të aspiratës së shqiptarëve për integrim dhe denoncon hapur se anëtarësimi i tyre po pengohet nga disa zyrtarë burokratë të BE-së. Është ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, njëherësh dhe komisioner për sigurinë në BE, i cili përmes një konference lidhur me proceset paraintegruese në BE, të mbajtur në Trieste, akuzoi në mënyrë të qartë se Shqipëria, pavarësisht avancimit të saj, po pengohet nga Brukseli dhe zyrtarët e tij burokratë. Si një akuzë që bie direkt mbi BE-në, kryediplomati italian i kujtoi BE-së rastin e Islandës. Shqyrtimi i kërkesës së Islandës për të hyrë në Bashkimin Evropian, me gjasa të bëhet shumë shpejt, konsiderohet nga ministri i Jashtëm italian si një paradoks, në kushtet kur Shqipëria ka kohë që ka aplikuar për të njëjtën gjë. “Kërkesa prej kohësh e avancuar e Shqipërisë, nuk duhet të mbetet e mbyllur në sirtarët e disa burokratëve në Brukselit”, - theksoi z. Frattini, duke komentuar se nuk është kundër hyrjes së Islandës në BE, por kërkesa e Shqipërisë nuk duhet të mbetet pa u shqyrtuar. “Mirë, Islanda duhet të hyjë në Evropë, por Shqipëria nuk mund të presë”, - u shpreh ai. Megjithatë Bashkimi Evropian është i vendosur të miratojë brenda kësaj vere aplikimin e vendit tonë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Frattini siguroi se maksimumi brenda kësaj vere do të aprovohet kërkesa e Shqipërisë. “Shqipëria nuk mund të presë”, - ka deklaruar Frattini, duke shtuar se kërkesa e bërë nga qeveria shqiptare nuk duhet të qëndrojë e mbyllur në sirtarët e ndonjë burokrati në Bruksel. Sipas tij, vendet e Ballkanit nuk mund të përjashtohen nga procesi i madh i bashkimit. Frattini kërkoi gjithashtu edhe një samit të posaçëm për integrimin e vendeve të Ballkanit, që pritet të mbahet në muajt e parë të vitit 2010. Ministri i Jashtëm italian theksoi se qëllimi kryesor i samitit, në të cilin do të jenë të pranishëm krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit, duhet të ketë si qëllim kryesor vendimin për hyrjen në bllokun 27-anëtarësh. Shqipëria dorëzoi aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian më 28 prill të këtij viti. “Sigurojmë Shqipërinë se maksimumi në fund të verës do të aprovohet kërkesa e saj për statusin e kandidatit”. Fratin shtoi se Serbia do të paraqesë së afërmi të njëjtën kërkesë, që në të vërtetë Shqipëria dhe Mali i Zi e kanë bërë para disa kohësh. Ministri i Jashtëm italian foli edhe për integrimin e FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonis&eumlsmiley, duke pohuar se ajo është më përpara se vendet e tjera. “Maqedonia është aktualisht një vend kandidat për anëtar i BE-së, kurse kërkesa e Malit të Zi do të shqyrtohet shumë shpejt nga zyra e Komisionit Evropian”. Ndërsa Bosnjë-Hercegovina do të ndihmohet të vendoset edhe ajo në kushtet e hyrjes shpejt në Evropë, duke nisur pikë së pari me liberalizimin e vizave dhe më tej të paraqesë kërkesën e saj, siç kanë vepruar vendet e tjera të rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi, - tha Frattini. Në vijim të deklaratës së tij, Frattini ka folur edhe më shkoqur: “Fundja ka ardhur koha të bëhet një konferencë e posaçme, ku në rang kryetarë shtetesh e qeverish, të pohojmë publikisht, nëse duam apo nuk duam që Ballkani të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Italia e dëshiron një gjë të tillë, por lipset një përgjegjësi maksimale në nivel politik për ta mbështetur këtë”. Duke përfunduar, z. Frattini propozoi mbledhjen e një samiti të kryetarëve të qeverive të vendeve ish-jugosllave dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit dhe Danubit, për të vendosur mbi hyrjen në Evropë të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës”. Sipas Frattini-t, ky samit duhet të zhvillohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
23/07/2009  

Bllokimi i proçesit te integrimit europian nga Gjermania eshte diçka qe eshte perfolur ketu e dy tre vjet. Gjermanet harrojne se Shqiperia nuk eshte me vetem nje "shprehje gjeografike". Megjithe problemet qe kemi, asgje nuk e justifikon faktin e te mos qenit ne te njetin rang me Maqedonine persa i perket integrimit europian. Gjithashtu asgje, perveç pasaportave biometrike, nuk e justifikon vendimin per mos heqjes se vizave. Ky izolim bie ere shqiptarofobie dhe islamofobie per mendjet e ceketa gjermane e te tjera.

Turp i madh per Gjermanine dhe gjermanet nese kjo eshte e vertete...

po te kishin 2 lek seder, duhet t'u vije turp.

nese kane zbritur nga pemet edhe per pune te tjera pervec rrembimit te kazmes dhe lopates, atehere duhet t'u vije turp.

me cudit ne fakt vetem nje gje; magjepsja aq e madhe qe gjermanet kane mbas sllaveve. cudi.

Zotrules, nese Gjermania vertet bllokon kerkesen e Shqiperise per antarsim, arsyet jane me medha sesa TEC-i i Enelit dhe privatizimi i OSSH-se qe e mbeshtesin, dhe me shume gjasa jane thelbesore per demokracine.

Gjermanet nuk jane asesi te magjepsur nga sllavet, e kunderta eshte shume e vertete.  

Me fal swed por...

zotrules - 23 Kor 2009 - 9:56pm thote:

gjermanet jane te magjepsur nga sllavet.

Kjo eshte pak te thuhet, por eshte e vdekur ama.

Zotrules, sllavet akozojne Gjermanet se kane qene ne pararoje te zhvillimeve per shkeputjen e Kosoves, duke bere keshtu realiet plane qe egzistonin qe para 80 vjeteve. E dyta, Shqiperia eshte vendi i pare ne bote perfitues nga ndihmat Gjermane (ne Euro per Capita) dhe me distance te madhe shume nga vendi i dyte. Gjermania s'ka nderhyre asnjehere ne punet e brendshme te Shqiperise pervecse kur ka qene per ceshtje te demokracise, nuk ka kushtezuar kurre ndihmat per Shqiperine me votimet e Shqiperise neper organizmat nderkombetare ku merr pjese (perkunder fqinjve tane matane detit qe po ju hapka barku per anetaresim) etj etj. Nese Shqipria kthehet ne republike bananesh per interesat e kushedi se kujt dhe ne vend te permbushi kriteret e kerkuara ben lobing duke i falur toka dhe licenca zyrtareve te larte ne Bruksel, kjo nuk eshte menyra Gjermane e te berit pune, kete ta them me siguri te plote. 

Me fal o swedo, nuk jane vetem sllavet, por dhe mongolet e kinezoidet qe e dine qe ne vendin e pare eshte SHBA-ja, fajtore, nismetare, shkaktare, sponsore apo kumbare e shqiptareve dhe ceshtjes se tyre ne Ballkan. e dine mire apo gabim, kjo eshte teme per nje diskutim tjeter. Por di qe gjermania nuk eshte fare ne ate liste, nese egziston nje e tille e vendeve qe mund te quhen se mbeshtesin shqiptaret. Dhe nuk flas vetem per shtetet, por edhe per kombet.

sa per punen e ndihmave, euro per capita, shqiperia e para, e kue di c'tjeter, as qe e mora vesh fare. po fare fare fare...

kur t'i paska kushtezuar ndihmat Italia ty? edhe nje  here qe u munduan te vene kusht, asqe dhane nje kacidhe... e cdmth kjo?

PS: une nuk kam pare asnje ndihme gjermane... ndihmat e tyre nuk ja kam idene kush i ka marre, dhe jam mese i sigurte qe momentin qe i dhane, e dinin fare mire se kujt po ja conin. E une e ca shqiptare te tjere (nja 3.5 miljon) nuk ishim gjekundi...

thenkju. po flas ne aspekt te gjere, jo mendim kooperativash bujqesore.

...kur t'i paska kushtezuar ndihmat Italia ty?....

Seriozisht e ke kete?  E harrova deklaraten e Amb. Italian ne Tirane kur diskutohej vota Shqiptare pro Gjermanise apo Italise ne OKB?

cilen deklarate??? cfare duhet te kish ndodhur dhe cfare ndodhi faktikisht pastaj?

PS: mos kujto se lavderova shume italjanet, jo... se per ashtu, edhe greku te ka dhene ndihma...

Zotrules, qe mos ta zgjas shume, cka shkruan per qendrimin pro-sllav te Gjermanise tregon vetem qe per cdo gje qe lidhet me Gjermanine nuk e ke idene fare fare fare fare fare.

E fillojme bashke mesimin? Gjuha eshte Gjermanisht, kryeqyteti eshte Berlni, perbehet nga 16 Bundeslaender! smiley

Zotrules

Qé gjermanét nuk i honepsin sllavét kété ta them uné qé jetoj prej shumé vjetésh né Zvicér. Ajo qé ty té duket dashuri gjermano-sllave nuk éshté asgjé tjetér vec interes gjerman pér té shitur mallin e tij (gjermania vendi i paré né boté pér mallrat e eksportuara). 

Mé thuaj cfaré interesi ka Gjermania nga Shqipéria 3.5 milioné banoré, Kosova 2.5 milioné ose FYROM-i 1 milioné banoré shqiptaré??

Ta them uné: Interesi gjerman éshté mé pak se 0. Shtoi késaj edhe krimin qeveritar dhe politik té kétyre kriminelave qé drejtojné Absurdistanin toné té dashur.

 

Mé thuaj cfaré interesi ka Gjermania nga Shqipéria 3.5 milioné banoré, Kosova 2.5 milioné ose FYROM-i 1 milioné banoré shqiptaré??

Iīīīīīīīgzæktllī!

Prandaj mos flisni per honepsje apo çhonepsje... se po te vije fjala per shqiptaret, gjermanet na honepsin aq pak, sa menyra si i shohin sllavet me te vertete te duket magjepsje.

Njeri aty me lart i dika kryeqytetin gjermanise dhe per kete eshte i bindur se i di te gjitha...

zotrules, mesimi nr. 2, gjermanet, si popull me kembe ne toke, nuk flasin kurre me kopetence per vende ne te cilat nuk kane qene kurre as si turiste.

 

C'pate vigjilento ! smiley S'je mesu me krahasime jo zyrtare me duket . I do ti jape Mixha ne konference shtypi ...ose ose .... smiley

Hej Swed, ti nuk duhet te mbrosh "menyren gjermane te te berit pune" nese do ta njihje pak me mire  "menyren gjermane te te berit pune" si dhe Gjermanine ne pergjithesi. Karlheinz Schreiber, Wilhelm Schelsky, Elf Aquitane etj etj etj etj..............jane vetem disa "schluesselworter"

Mos u ndiko nga kontakte te kufizuara qe mund te kesh me gjermane, per qellimet e mira te te cileve nuk dyshoj aspak, por ne te tilla raste lepuri fle diku gjetke.

Patriot, nuk ka lidhje Elf Aquitane me "qenien pro-sllav te gjermaneve" keshtuqe mos i ngaterroni muhabetet kot

Nese problemi kapet nga ana ekonomike, tregu sllav eshte me i madh se ai sllav, por nese kapet nga ane te tjera, sllavet jane e kunderta e kombit gjerman, pra s`kane fare pika te perbashketa, nderkoh qe ne shqiptaret kemi disa pika te perbashketa me gjermanet dhe kombet e tjera te Europes veriore, por qe fatkeqesisht pak njihen nga politikanet gjermane dhe te ketyre kombeve dhe qe shume pak merren  parasysh nga keta politikane.

Cfare pikash kemi te perbashketa me ta??? Akoma me barcaletat e races ariane ju? Njerezit urrehen edhe gjak me gjak, fshati me fshat, krahine me krahine, e jo me i bashkoka koncepti i races ariane... Deri me sot nuk kam pare asnje te perbashket midis gjermaneve dhe shqiptareve. Jemi me te afert me greket (qe me te poshter s'behen) sesa me gjermanet, si ne mentalitet, kulture, tradite etj...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).