Luftë korrupsionit, me pantallona pa xhepa

Qeveria nepaleze ka planifikuar t'i pajisë punonjësit e aeroportit me pantallona pa xhepa, si masë për të luftuar korrupsionin. Gjeniale! Pa xhepa, s'kanë ku t'i çojnë ryshfetet. A mund të pajisen me pantallona pa xhepa dhe policët, ministrat, deputetët, doganierët dhe punonjësit e administratës?

Via marginalrevolution.

20 Komente

e mire o mire, nga memoratoriumi i sales per skafet e paskan kopju kete?

ka shume vende ku mund  te futen leket

Po, po, tani duhet te shpallin me megafon: "Ndalohet qarkullimi me duar ne xhepa, ndalohet qarkullimi ne grupe me te medha se 2 veta e derrci e verrci..."

Po keta tanet ua gjejne anen te gjithave. Pse deri dje ku i mbanin parate gjyshet tona? Ne gji.... ja zgjidhja per femrat.

Per meshkujt mendoni vete, se kam pak pune me blerjen e votave... smiley

 Tre punonjese nepaleze te aeroportit ishin ankuar se pergjegjesi iu fuste duret nga gjoksi sa her i shifte, me pretekstin e luftes kunder korrupsionit. Hetimet vazhdojne...smiley

Gjeja e pare qe do te beje qeveria e re, sapo te marre pushtetin ne dore, ligjin kunder korrupsionit.... smiley

Mua pak sa me ngjan kjo teori me Adhamudhin....Jeni hajdute...t'ju heqim xhepat....Idiotlleqe...

xhevahiri me i madh vjen nga gjeorgjia.

shakashvili pushoi nga puna te gjithe policet per te luftuar korrupsionin

Une e shikoj si zgjidhje te mundeshme ...

Eshte e njejta ide me kontrollin ne dalje qe u behet punonjesve ne nje miniere diamantesh.

Po te kesh qeveri komuniste si ajo e Nepalit,ske nevoje per te hequr xhepat e pantallonave,ohuuuu ka menyra plot per te prere fenomenin e rrushfetit.

Problemi yne eshte qe te gjejme nje menyre demokratike te te berit pune,mnjf ai robi i administrates te jete i lire te pranoj rrushfet,ama te jete edhe koshient qe ligji do e kap dhe do e denoj.

Le te vuijne te marrin shembull nga fshataret e ....( nuk thash te Dibres ne kohen e koop.bujq ) .Fillun me ardhe ne pune me QILLOTA kur boheshin fasulet ! smiley

Gjeniale! Pa xhepa, s'kanë ku t'i çojnë ryshfetet.

Direkte e brenda mbathjeve???!!!

Jo he???!!!

Pale ç'pare do bëjnë vetëm nga ata që s'duan kusurin.

Emri i "xhepit" ne Shqiperi eshte i neveritshem.

Fute doren ne xhep, mbushja xhepin, hajdut xhepash, xhepshpum, i fute diçka ne xhep?, i dhashe diçka ne xhep, me shikoj xhepat, a ja pe xhepat?, e ka xhepin e fryre, nxjerri xhepat, heki duart prej xhepi, zbrazi xhepat, xhep shkepun, e mori e futi ne xhep, beri demek se nuk i donte po i futi ne xhep, xhep i vogel xhep i madh, xhep para, xhep mbrapa.

dakort me nepalezet, ta heqim edhe nga fjalori fjalen "xhep" , kot po shkruaj se nuk me hyn asgje ne xhep.

..kushedi sa t'mdhoja do i ken breket policet nepalez!

Plasi andej nga PD-ja. Pa mbaruar numërimi e shpallën qeverinë. Skanë faj se kështu janë mësuar.

Ajo Bregu flet kodra pas bregut....

Ka menyra te tjera pa e vrare mendjen hic:

Here is my account number, go make your deposit and show me the receipt.....

 Kjo eshte vertet gjeniale, ndonse fyese per ndonje doganier te ndershem. Une e kam thene me kohe se gjeja e pare qe duhej te beje nje qeveri e ndershme, eshte te ngreje/ndertoje urgjentisht nje burg per doganieret, tatimoret dhe te tjere nenpunesa qe abuzojne. 

Do jete burgu me nivel me te larte jetese ne bote ...

Berxolla, BBQ, qengj ne hell, birra, wisky e puro kubane...

 Kostume Armani  e Versace.

"Sherbime speciale"  te nivelit te larte ...

etj..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).