Kush do të bëhet besimtar?

Lojërat televizive nuk janë vetëm për ata që kërkojnë para. Në Turqi, një program i ri televiziv ofron "çmimin më të madh të mundshëm": shpëtimin.

Emisioni i drejtohet ateistëve, të cilët do të përballen me një hoxhë, një prift grek, një murg budist dhe një rabin çifut. Katër liderët shpirtërorë do të mundohen të bindin 10 konkurrentë ateistë t'i bashkohen fesë së tyre. Ata që do arrijnë t'i bashkohen feve, do të fitojnë jo vetëm shpëtim shpirtëron, por edhe një udhëtim për në Mekë, Jeruzalem ose Tibet.

Vetëm ateistët e vertetë do të pranohen. Një komision prej tetë vetësh do i "testojë" para hyrjes në emision.

Dhe fituesit (të konvertuarit) do të monitorohen për të vërtetuar që janë bërë vertetë besimtarë (e jo thjesht mashtruesë që duan të fitojnë një udhëtim falas).

Via Guardian.

10 Komente

 70 virgjeresha, so shaka..

si ka ngel me se cfare formati te shpikin me duket smiley

ketu eshte nje perkthim i keq automatik i google qe i bera kesaj faqes se gazetes turke se po pertoja ta perktheja te tere smiley

 

http://translate.google.com/translate?u=...|sq&tbb=1&ie=windows-1254

ah te isha aty te tallja ca leshte me ata te katert lol... smiley Interesante si ide gjithsesi.

Fitore si e Piros Qafo, se duhet me humb ateisti lafshen e gjelit smiley

Po fitoi rabini,fituesi do jet palestinez.smiley

 fito rabini, dhe fitusi do ket nje rrush te that ne ball smiley 

Cuna! synetlliku o jo vetem higjenik por edhe profilaktik..kshu qe rabini prap fitosmiley

Çudi, s'qenka në listë Tom Cruise për Scientology? Mund të bëhen besimtarë por do t'i ngelen thetanët në bark smiley

Me bast qe ateisti i vertete fito? Ateizmi eshte feja me reaksionare dhe e pabindshme e imagjinueshme. Megjithese pretendimi eshte se bindjen e vete e mbeshtet ne prova, dhe me gjithe mungesen e provave, qofte per ekzistencen, qofte per mosekzistencen e Zotit, i qendron besimit se Ai nuk ekziston. Nuk ka asnje lloj feje apo tradite fetare qe te mundet t'a lekunde kete besim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).