Kosova mes kontrabandës, varfërisë dhe informalitetit

Christopher Stewart shkruan një artikull të gjatë mbi Kosovën me titull "The wreckage of intervention" për një revistë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Shumë e zymtë pasqyra që paraqet Stewart, ku, mes të tjerash, në Kosovë "dhuna në rrugë është gjithmonë e mundshme", "gjysma e popullsisë është e papunë" dhe "1 gram heroinë kushton vetëm 8$".

 

15 Komente

"The wreckage of intervention"

Hmmm, titulli bie ca ere. Pikerisht tani qe pritet njohja nga vendet myslimane.

Serbet po levizin.

Fillova me e lexu pak dhe ne fakt e lashe se edhe ora eshte e vone e syte me sugjeruan qe ta vazhdoj neser.

 

Me sa pashe nxitimthi behej fjale per fakte te vertata. Nuk e kuptoj "nejse", ça faji kane serbet per situaten mizore ne te cilen jetojne kosovaret, per papunesine apo per faktin qe eshte Kosova eshte bere port droge, nje Napoli i dyte.

Puna eshte c'ne nje artikull i tille ne keto momente... smiley

Ah, ok, per momentin e vendin e revistes normal qe te vjen ndonje dyshim.

Por nese ato qe shkruhen jane te verteta kemi nje problem shume te madh, qe mundohen te mbulojne gjithmone duke kujtuar pavaresine edhe faktin qe serbet na kane inat.

Po ta kish per te miren tone ky Agua, pse t'i binte nga Kina ky, me fal Jarabia?

 

S'ka gje me te mire se nje "artikull" 3 paragrafc i shkruar nga nje "te huj" qe harxhon 35 minuta neper rruget e nje vendi qe s'ja ka idene fare dhe qe s'ja ka degjuar emrin ndonjehere...per te kuptuar kompleksitetin, gjendjen dhe aq me teper realitetin ne nje vend te botes se trete.

Kti autori dhe autorve te tjere te kti tipi i duhet dhen nje titull "Anal-ist Nderi".

Shume i dobet...s'ka c'te thuash tjeter. Bulevarde me tela me gjemba, me thase me rere, me autoblinda, me arixhinj lypes, me "shmashed up strip malls??? ) (WTF is that?). Sa i thelle...sa i thelle...yyyy...do thoshte Idrizi.

PS: Mos u krruni shume me Napolin...Napoli 4 milion njerez me nje ekonomi sa 50 Kosova...dhe jo kujtoni se keni then ndonje gje te zjgut duke krahasur me "Napolin". Ku ta gjejme Napolin...

lol.. e forta eshte se ky komentatori i leshit e ka seriozisht.... hahahaha.

me ckuptova une tani... Ktij Chris-it i mungoka nje kalendar. cfare ka ndodhur valle? a thua i eshte djegur shpia? apo i ka hyre hajduti ja ka vjedhur? e forta  tja kene vjedhur ne aeroport. i ka hik truri.

hey Chris,,, get a calendar man. get one of those with ponies or smth, and give it a tea bag.

--"oh serbs... yeaaaah.. SERBS man... and Roma... poor Roma no house. But people... yeahh... too many... BOOM BOOM.. ARGHHHHH.... Yaaaa".

--ok thank you

Kjo eshte si puna e nje reportazhi te nje gazetari italian diku andej nga fillimi i vitit 2005 por qe shkaktoi debat nga viti 2006, ku dilte burri i botes me nje kallashnikov ne dore dhe thonte qe e bleva ketu ne Shqiperi dhe eshte gje e lehte. Por harronte italiani, vendi i te cilit ka hyre ne vetedijen e njerezve si fabrika e krimit te organizuar dhe mafies, te perhapura dhe bere te njohura, me raste edhe duke i shikuar me admirim nga kinemja dhe televizioni amerikan, se kallashnikov dhe shume arme te tjera une mund ti blej edhe ne mes te New York-ut, Londres apo Milanos.

Problemi eshte se ky shikon vetem zi dhe jo ngjyra te tjera. Jo se shume probleme nuk qendrojne, por ky ka detyre te flase dhe zmadhoje vetem problemet dhe te harroje gjerat pozitive.

Kosova doli e djegur, vrare dhe shembur me mijera shtepi nga lufta. Shikoni tani, te gjitha shtepite e rindertuara, po ndertojne shtetin e tyre, demokraci funksionale etj.

Hmmm, titulli bie ca ere. Pikerisht tani qe pritet njohja nga vendet myslimane.

Serbet po levizin.

Jam shume dakort me ty.

Mos o Chris se na fike, jom dhe per rruge anej   smiley  

Edhe ju sa merreni me keto pune mo! Hall i modh se ca thote Chrisi   smiley   

 e mer serbet e kane fajin gjithmone...po tashti qe na e futi gishtin BE-ja per punen e vizave..si thuni juve, na hengren serbet me sy? hah

 e mer serbet e kane fajin gjithmone...po tashti qe na e futi gishtin BE-ja per punen e vizave..si thuni juve, na hengren serbet me sy? hah

Nje pyetje, per kuriozitet: C'lidhje ka kjo me temen?

Te gjitha shtetet e dala nga lufta i kane keto probleme qe shkruan gazetari. Aq me tepr nje shtet i sapo formuar qe vjen si pasoje e nje diskriminimi te madh prej nje shteti ku ka qene. Varferia dhe krimi jane tipare per keto vende.

Le ta marri per shembul Italine e viteve 50 miku, e pastaje themi qe, ai ishte edhe shtet i formuar prej sa kohesh.

Me duket deri sa e boton ne nje gazete arabe, nuk perjashtohet te kete edhe ndonje pagese te mire redaksionale prej miqve serbe. Por sidoqofte eshte "e shtime ne ajer"

Eshte stil i gazetareve sot qe shkruajn ne menyre negative, e aspak duke dhene gjithe anet e realitetit.

Lexon shkrime te tilla cinike e negative ose provokuse (sic i thone) per Ameriken, Angline etj etj (thua keto vende jane bere qe njerezit te vrasin veten!) e seshte cudi te lexosh nje per Kosoven.

Kosova si gjithe shtetet e reja do kete probleme, e keto do vazhdojne per nje kohe, se eshte normale e nuk i shmang dote, po vendi do eci para.

 

Nuk ja vlen ta lexosh.

Por nje gje duhet pranuar; qe Serbet bejne propogande te tmerrshme kundra Kosoves, dhe tjetra qe problemet qe permenden jane te verteta (por jo ne shkallen e ekzagjeruar te gazetarit)

Nje profesor i imi ne ceshtjet e nacionalizmit me ka thene personalisht qe Serbet e kane "rikujtuar/kercenuar" qe nqs ben artikull pro ceshtjes Kosovare - i nderpritet kontrata e punes e dhene nga qeveria serbe. Ashtu sic permendet me lart, Kosova eshte shtet i ri dhe domosdo do te kete probleme per nje kohe te gjate.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).