ITALI: Arcigay; ka mundesi qe kopjet gay italiane te shkojne te jetojne ne Shqiperi

Sipas nje te perdishmeje italjane (http://www.ilvelino.it/articolo.php?Id=916163 ) qe i referohet fjalimit te kryeministrit Berisha mbi maredheniet homoseksuale "qeveria shqiptare po mendon per krijimin e nje ligji mbi legalizimin e martesave gay dhe e quan te pafalshme diskriminimin homofobik. Shume shpejt mbas, disa muajsh komuniteti gay italian do te shkoje te jetoi ne  Shqiperi". Presidenti i komunitetit gay ne itali, Aurelio Mancuso, duke shprehur kenaqesine e tij per kete hap te ndermarre nga qeveria shqiptare shfrytezoi rastin per ti terhequr veshin dhe qeverise italiane sepse eshte akoma shume mbrapa me standartet europiane per sa i perket te drejtat e çifteve gay... duke shprehur hidherimin per politiken qe ndjek italia ndaj ketij komuniteti Mancuso vijoi duke thene se " le te themi qe  ne muajt ne vijim, ne shenje te ketij ndryshimi kultural dhe shoqeror, do te organizohemi me gomone  per te kaluar Adriatikun  dhe te shkojme e te ndertojme mardheniet tona ne vendin ballkanik".

40 Komente

kavaja me kete rast do te ndertoje nje terminal gomonesh.

Emigrantet tane te cilet synojne Italine quhen emigrante ekonomike, po keta qe do vijne ne Shqiperi si do i quajme emigrante gay apo emigrante politike. Qe do behej Shqiperia nje vend ideal per emigrante me dukej e larget. Tani mendoj qe shume djem te rinj apo meshkuj te tjere per te synuar Italine do behen gay, do martohen ne Shqiperi me gay italiane  dhe do shkojne te jetojne ne Itali te lumtur. Ishalla me ndihmen e Zotit dhe te Sales enderrat u realizohen. Sna mbetet vec te themi rrofte demokracia ne Atdheun tone.

ka per t'u prish pune atyre qe per me fitu leje qendrimi jashte Shqiprise kane perdor edhe ket si arsye per me hap gjyq.

Kushedi sa do habitej Berisha kur te nxirrte koken nga zyra e vet ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, e te shihte nje parade GayPride, te gjithe me flamur me ylber. O zot sa e urren Berisha ylberin. Do dale ne shesh e do nderhyje, qe manifestuesit te ndergjegjesohen qe nuk mund te perdorin ylberin. Atyre do t'u shperndahen flamuj blu me stemen e Deep Purple.

Per tre vjet ne Shqiperi ka per te pasur GayPrideParade, ne mes te Tiranes, e ne qytetet bregdetare. S'do ngelet homoseksual ballkanas, afrikanoverior, nga lindja e mesme, apo nga vende te tjera, qe nuk do te vije per turizem ne Shqiperi. Mjafton qe te vere nje cmim 1000 euro per martese, dhe ky vend ka per t'ia pare hajrin sumes. Se biznes tjeter nuk qeme ne gjendje te bejme.

Hajt se na rregullon tregu i lire

Sol, e thashe dhe me perpara po ma fshiu administrata me duket. (E jesh deputet fitues I Kavajes per kaq vjet ke edhe detyrime, ndaj dhe Berisha po I sjell ca culeta te vogla nga Italia. Ju qofte per hajer! Kavaja Republike!

Njehere qe Evropa shikon Shqypnine si shembull civilizimi e guximi, e ne kemi frike. Ne djall vafshin, gay edhe etero, Parti Enver...

ligjerimi i martesave homoseksuale na qenka shenje civilizimi? Qekur? Historia e ka treguar se ata popuj ku ky ves eshte perhapur ne mase jane shkaterruar, se po te kishin mbijetuar, martesat e gay-ve do ishin gje normale sot.

Ne te gjithe evropen e civilizuar, vetem tre vende e kane ligjeruar. ca qenkan pjesa tjeter?  te lutem mos u bej qesharak.

Po ça shenje eshte atehere? Degjenerimi. Nese keto vende po e bejne ndersa te tjeret bejne sikur nuk shikojne, si i bje, qe e kemi ne gabim..varja

hera e pare qe me duket nje ligj i zgjuar. edhe martesat behen, edhe turizmi zhvillohet, edhe paraja mblidhet.

 

Kesaj I thone qe dhe mishi piqet dhe helli nuk digjet. smiley

Perse ne 24 vende te BE dhe ne 45 shtete te SHBA martesa gay nuk eshte e ligjeruar?Mos jemi me te civilizuar se francezet,anglezet apo kalifornianet qe dy here e rrezuan me referendum kete martese?Pavaresisht se ne kete shtet eshte dhe San Francesko, kryeqyteti boteror i gay?

Jo, ky ligj nese aprovohet eshte gabim!

 

 

Rrofte Shqiperia, simboli i lirise dhe i krenarise homoseksuale.

Rrofte Sali Berisha, heroi dhe kaloresi i homoseksualeve shqiptare dhe te huaj.

hera e pare qe me duket nje ligj i zgjuar. edhe martesat behen, edhe turizmi zhvillohet, edhe paraja mblidhet.

Ke shume te drejte! Turizmi shqiptar vuante pikerisht nga mungesa e ketij ligji.

Sapo ky ligj te shpallet, metroseksualet gay te te gjithe botes do te injorojne per nje cast mizerjen qe ofron vendi dhe do te vrapojne per t'u martuar dhe jetuar ne Shqiperi.

Tall bythen Europa me Salen apo tall Sala bythen me Europen?

Kjo eshte ceshtja.

Ketu ka dicka qe nuk shkon. Shqipot eksportuan p* ne Itali, dhe tani po importojne bythe?!

tregti eshte e zeza, kur shet dicka do e blesh. Vlen ligji i kompensimit. Iken kapitali femeror, ngelet vakuum, e ploteson sala, me kapital dylberor. Kshu bente dhe bab sulltani, merrte gocat ne stamboll, dhe sillte dylbera per pashallaret ne elbasan, berat, a shkoder smiley

si përfaqësuese e gjinisë femërore mund t'ju them:

femrat ndihen komplet të pakërcënuara dhe të pashqetësuara nga kjo mënxyrë e madhe që do të zerë meshkujt e kombit të tyre. bile jo vetëm kaq, por janë të lumtura që ata (meshkujt) më në fund nuk do të zihen më për krahu me shokët në shëtitore, nuk do t'i lenë grate e të dashurat të ecin dy hapa pas tyre, do t'i përfshijnë ato në çdo aktivitet jetësor (qoftë shkuarje në stadium, kazino ose kafene), do të mblidhen në shtëpi që në orën 8.00 të darkës, dhe do të zbatojnë detyrat martesore të paktën një herë në ditë, për t'i provuar vetes që janë ende burra maço të zakoneve e jo deviantë.

si i thonë "atë që nuk e bëri dot Fronti, po e bën Saliu"

Kur s'ka më shpata,që të çajë historinë,
një ide gjeniale na e ndriçoi Salinë...

Pa pushkë, me fjalë ky trim Vuçidoli
"Sumën" e hapi dhe dy fjalë i foli:

"Vllazën, tash s'kem çfar t'bajmë,
boll na e çanë bythën... tani do t'ja u çajmë"

Do t'ja u fus... betohemsmileyo t'i ngop
Se kam dhan fjalën: T'ju çoj në Evrop

edhe nje pyetje se harrova: çfarë janë kopjet?

O administrator. Kur i pret keshtu copa copa keto muhabetet dalim si budallenj, por prape ke njefare te drejte. Une do te lutesha per nje gje. A si mbyll njehere e mire keto temat e bythes se lame koqen e namit! 

Shqipëria ndryshon... edhe nqs këndojmë të njëjtat këngë të folklorit të kohës së komunizmit, ato marrin vlera të reja në kushtet aktuale smiley

Shqiptari(Këngëtari i par&eumlsmiley: "O mirë_se_na_erdhe"
Taljoni (këngëtari i dyt&eumlsmiley:" O mirë_se_ju_gjeta"
Kori: "Këtu, midis malesh, ka lulzue jeta!"

hajt mo, te thom edhe une noj llaf. se ka hy meraku. imadh. ay me duket se jane femra e meshkuj.

per mu, le te martohen. ne itali qe diskutu shume per nje ligj qe njeh "coppie di fatto", dmth nese dy apo me shume veta jetojne bashke ne nje shtepi atehere ata njihen si tip familje. dhe kjo vlen psh edhe per ata qe jetojne edhe pse nuk i bien as sumes as llapes.

dhe kjo do te ishte e drejte. dun, pse jo. pse te kene frike me deklaru qe nuk jane normale. te gjithe keta qe komentojne ketu, se kane problem te shohin nje qe drogohet,  bilez e shohin me admirim, se kane problem te shohin njerin qe nget makinen me 200 ne ore ne qytet, njerin qe vret e pret ne mahalle. te gjitha keto jane devijime. problemi eshte se sa jemi ne gjendje te pranojme devijimet si normale, dhe te moderojme konceptin tone te normales.

martesat gay i perkasin edhe femrave, femra lesbike ka plot, po diskursi me i madh eshte per meshkujt besoj per faktin se nuk bejen dot femie. dhe e drejta tjeter qe do kerkohet eshte qe te mund te adoptojne femije. femrat gay e kane te zgjidhur, nje shtatzani dhe e kane femijen ete tyre. meshkujt do vujne.

pastaj, nese parlamenti shqiptar e ben nje dicka te tille, le ta beje. besoj se edhe gayt nuk do te ndjehen te frustruar, do kemi nje levizje te madhe te gayve drejt shqiperise, cka mund te sjelli edhe para.

une kam pak qe po punoj ne shqiperi dhe kam vene re nje dicka. ne jemi komb koti, sa te shohim nje te huj hapim syte mos na fal dicka e jemi gati ti kthehemi si te na doje per pak respekt. po kur nuk respektojme veten si mund te presim te na respektojne. te pakten, po te marrim perkrahjen e lobingjeve gay atehre edhe kadare do te fitoje nobelin, edhe shqiperia do te hyje ne te gjitha axhendat turistike te botes, opinionistet e gazetave me te medha te botes do te kene te gjitha mundesite te na perkrahin, dhe do te jemi te lumtur.

kot se koti jemi, te pakten ti shohim hajrin kesaj pune!

Shkinaks,

E para ne Itali nuk eshte diskutuar per ligj, por diskutimet jane per moralitetin e bashkejeteses se tyre dhe pranimit te "familjes se tyre" si norme. Gje qe eshte shum larg me propozimin e nje ligji qeverie per ta hedhur ne prlament per aprovim.

Per mua ishte nje tallje qe ben Berisha mbasi ka fituar zgjedhjet, me gjithe ata sponsor europiane qe jane mbeshtetes se ketij ligji dhe qe deshen te godisnin ate. Menyre shum finoke qe ata e kapen.

Pergjigja e gazetes ishte nje artikull i tyre si pergjigje Berishes per projekt-ligjin qe jep te kuptoje qe "nuk capelehet b... per te shkuar ne Europe", duhen te tjera gjera. "Ne jemi prap aty me udheheqjen suedeze ne krye kete radhe", qe eshte nje nga ato.

ama ne itali u fol per DDL, po nejse, noj rradhe tjeter kur te mos trembna me fole edhe per gayt, dhe fatkeqesine qe i ka zene ato, (thjeshte edhe ato kane frike te riprodhohen, kane frike nga marredheniet normale,) masanej flasim. nuk kane pune me ne gayt, si u martun ato si su martun, femijet tane do te rriten, dhe nese ne i frustrojme do na behen gay edhe pse do t'munohena me kane te forte.

e shikoni si e kap burri demin per brire?

Noten 10 shkinaks. Une kam qene ne te njejten linje gjat debatit. Pastaj kush e ka thene qe epidemia e  bythqimllekut moral e shpirteror (ndoshta edhe me nje bythqimllik te fshehur fizik) na qenka me e pranuesheme per nje shoqeri se bythqimlliku fizik?

E para per mua eshte per tu denuar per fajin qe ka, e dyta ka vetem fajin e nje kokteili hormonesh dhe eshte per te ardhur gjynah, sepse te gjith duam te mos jete, vete ata te paret,  por ja qe eshte, natyra , zoti apo i plotfuqishmi ka gjetur menyra gjeniale per te testuar njerezimin dhe shoqerite, atyre qe lumturohen me ate cka u ka dhene natyra, natyra u ka dhuruar edhe miresite me te medhaja.

Sic e thashe e drejta ligjore per nje minoritet te mirefillete shoqeror qe mund te jete tek 2% nuk i prish pune askujt, vecse i ndreq pune shoqerise ne pergjithesi, duke perfuqizuar me teper sistemin demokratik dhe lirit e individit, dhe duke sjell te mira materiale nepermjet potencialit te kesaj pjese te shoqerise.

Pastaj sic tha edhe shkinaks, jemi katandis qe jemi katandis komb bythqim (kuptim figurativ) te pakten hajt te behemi edhe pith somash.

shendet.

 

Per kete jam edhe une Ttmsomoja, le ta bejne me referendum;

a pranon shoqeria shqiptare tu jap te drejten e ligjshmerise se tyre, apo i kalon anash me neveri, qofshin 1-2 ose 5%? Besoj se eshte forme demokratike referendumi dhe problemi eshte social.

Por, problemi eshte se kalohet ligji prej homo-politikaneve qe dikur emertoheshin si prostituta, dhe tani kane avancuar, dhe quhen bythcapelyer.

Nuk jam kunder referendumit nqs kerkohet. Kjo nuk do te thote qe vetem sepse jemi te bindur qe shoqeria shqipetare nuk do e aprovonnte ne referendum, te mos kete debat te hapur, une thjesht them mendimin tim, dhe vendimi i referendumit padyshim duhet respektuar , por kjo nuk e ben te drejte apo jo?

Asnje popull ne bote nuk do ja jepte te drejtat pederastve nqs do te mbahej referendum, pra jane disa gjerra qe nuk duhen te zgjidhen me referendum popullor, dhe nje prej ketyre ehte ligji per minoritetet, sepse po te vendoseshin fatet e minoriteteve me referendume popullore, te shkretat ato minoritete qe do jetonin neper vende te ndryshme, do ndaheshin robt me thike ne kte planet e sdo kishte demokraci.

Pastaj shqipetaret sic te thash lejojne ne jeten e  tyre pislleqe me te medha se cifte homoseksuales. Edhe nqs kalon ligji askujt nuk do i interesoje shume ne ate vend.

 

Ketu ke folur mire:

Nuk jam kunder referendumit nqs kerkohet. Kjo nuk do te thote qe vetem sepse jemi te bindur qe shoqeria shqipetare nuk do e aprovonnte ne referendum, te mos kete debat te hapur, une thjesht them mendimin tim, dhe vendimi i referendumit padyshim duhet respektuar , por kjo nuk e ben te drejte apo jo?

Keto jo dhe aq konsekuent:

pra jane disa gjerra qe nuk duhen te zgjidhen me referendum popullor, dhe nje prej ketyre ehte ligji per minoritetet, sepse po te vendoseshin fatet e minoriteteve me referendume popullore, te shkretat ato minoritete

Ja pse nuk jam dakord.

Pakicat qe kane te drejte morale te kerkojne te drejta me shume sesa shumicat jane vetem, dhe vetem ato qe jane integruar ne jeten e totalit te popullsise. (Ne rastin e Shqiperise, asaj shoqerie 4 miljoneshe qe kemi.); jane ato qe si gjithe totali i popullsise, punojne per te miren e totalit.

Perndryshe cdo kerkese tjeter nuk ka baza morale, eshte thike mu ne zemer te demokracise, te demosit vete, qe eshte totali i popullsise, populli.

Ti je nga ata njerez qe mbaj mend ketu ne peshk qe e tregon hapur patriotizmin, por vetem kur behet fjale per nocionin etnogjeografik te shqiptarise, dhe e di fare mire se cfare qendrimi do te mbaje ndaj asaj shpure shqiptaresh bukeshkale qe dalin dhe e deklarojne veten greke, apo minoritet grek ne zemer te Shqiperise, aty ku greke nuk ka patur kurre dhe qe njihen si vatra ku shqiptaret kane jetuar te pavarur dhe te lire qe nga koherat e ilireve e qe s'mbahen mend! Kete lloj minoriteti ti sikur nuk e ke dhe me shume qejf... bollanon, bollanistet, bollanomanine apo bollanokratine. Nese ata do te propozonin nje referendum per t'u ndare nga Shqiperia dhe per t'u bashkuar me Grenqine, cfare do te thoshe ketu? Do te ishe dakord?

T'u jepej e Drejte, te mos u jepej, dhe nese po, cfare e drejte, a: - e Drejte per referendum, apo b: e drejte per referendum mbarekombetar por qe te mos merret parasysh rezultati i referendumit.

Personalisht, e di qe bej pjese ne shume pakica, te pakten per qendrimet ne fusha te ndryshme; por ansjehere nuk e kam gjykuar te padrejte qe shumica te mendoje ndryshe nga une, apo qe te behet ashtu si do shumica. Dhe as jam ndjere ndonjehere i persekutuar, e as me ka shkuar ndonjehere mendja qe te mos punoj ne te mire te totalit, ose edhe vete shumices... Nese ti e ke parasysh cfare po them, dhe nese do kesh patur pervoja te ngjashme, psh ne situata kur e ke ndjere veten ne minoritet, atehere nuk ka dyshim qe do e kuptosh qendrimin tim, edhe pse ti je diametralisht i kundert me te, te pakten ne kete teme.

 

 

Ne fund fare, jam dakord me komentet e shkinakliut dhe te ttmsoia-s.

Megjithate, jam i sigurt qe martesat gay nuk do te ligjerohen, ato nuk ia ka kerkuar askush Sales, ne te vertete i kane kerkuar vetem permiresim te panorames ligjore dhe mbrojtje nga diskriminimi. Por Sala, sic e ka zakon, nen keshillen e amerikonve te vet, po hedh shashka. A nuk e shihni valle qe ne mes te krizes ekonomike, ne prag te pezullimit te liberalizimit te vizave etj etj, ky kryeminister del e flet per gripin e derrave, martesen gay dhe emertimin shqip te toponimeve? Cmon its obvious

qe s'e ka seriozisht. pr technique, hidh nje gur ne pellg, dhe populli do mblidhet te shohe se c ndodhi, nderkohe qe ti ke kohe te besh marifete te tjera

Po pse, e vogel te duket kjo qe do te beje? Cfare marifeti tjeter me i ndyre mund te behet? te vjedhe ndonje lek? kujt i prishet puna? Vodhi 4 vjetet e para, vodhi gjate krizes 97-98, vodhi 8 vjetet qe ishte ne opozite, vodhi keto 4 vjet, (e populli votoi prape, edhe pse e dine mire se cfare malli eshte) do vjedhe dhe keto kater te tjerat... cfare ka ndryshuar, cfare mund te ndryshoje? Por te dekretosh me ligj imoralitetin dhe shturjen e moralit te shoqerise, te sulmosh per vdekje traditen, mentalitetin, kulturen dhe ndoshta 99.9% te popullit, kjo te duket e vogel?

Por te dekretosh me ligj imoralitetin dhe shturjen e moralit te shoqerise, te sulmosh per vdekje traditen, mentalitetin, kulturen dhe ndoshta 99.9% te popullit, kjo te duket e vogel?

Une mendoj se dhe kete e ka bere vazhdimisht, madje kjo eshte gjeja te ciles i druhet me pak. Nuk e di per ty, po familja ime ka tradite te forte stigmatizimin e vjedhjes dhe vrasjes, si procese tabu, te denueshme e te papranueshme mbi gjithcka tjeter. Keshtu e kemi zakon, dhe mendoj se keshtu e ka zakon dhe shumica e shqiptareve. Por ja ku e paska thyer vazhdimisht kete zakon, tradite, mentalitet qe per mua eshte shume here me i vlefshem se cdo vlere tjeter.

Megjithate mos u shqeteso se nuk do ligjerohen martesat, vetem provokim eshte.

Edhe per mua njesoj eshte... Por te themi te drejten, per popullin duket sikur nuk eshte nje tradite aq e respektuar, dhe kohet e fundit duket se eshte venitur aq shume sa qe perseri t'i jape 48% te votave, 70 vende (50%) ne kuvend, plus 4 vende shtese, ne menyre qe te vazhdoje perdhunimin e asaj tradite qe thua ti. Mendoj se duket qarte kjo, apo jo?

Eeee, atehere rri ti me tradita dhe prit te t'i punoje keto te zeza per nja 4 vjet te tjera. Mbaju fort pas tradites, dhe shpreso se nuk do kaloje ligji...

po c te bej, ti shkel dhe une traditat e mia, meqe po i shkel sala?

 "te dekretosh me ligj imoralitetin dhe shthurjen e moralit te shoqerise"

e cili na qenkesh ky imoralitet? 

E shoh Shqiperine ne nje te ardhme jo shume te larget neper atllaset boterore, fletushkat e turizmit, ofertat e turizmit, ne formen e: "shqiperia, parajsa e homoseksualeve"... ose ose "Welcome to Albania, the Gay Haven"... ose ose "make your life gay with the Albanian holiday"... psssss, ka shume qe me vijne ne mendje, si psh ne ndonje liber historie pas nja 30 vjetesh do te kete ndonje titull: "Albania from the only atheistic state in the world - to the only gay country in the world!"...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).