INSTAT ndryshe nga BSH: Rritja ekonomike 6 %

Pak ditë pasi Banka e shqipërisë dha alarmin për ngadalësimin e ekonomisë për shkak të krizës globale, Instituti i Statistikave publikon të dhëna për një ekonomi në lulëzim.
 

Sipas INSTAT-it, gjatë tremujorit të parë të këtij viti rritja ekonomike e vendit ka qenë 6 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për të njëjtës nivel rritje të parashikuar nga qeveria në fillim të këtij viti.

Sipas INSTAT-it, gjatë tre mujave të parë të këtij viti rritja ekonomike e vendit është bazuar në rritjen që ka pësuar sektori i post-telekomunikacioneve, shërbimeve dhe ndërtimi. Rënie ka pësuar vetëm industria, në masën 13.2 për qind kundrejt tremujorit të parë të vitit të kaluar.

Shifrat e mësipërme bie ndesh me të dhënat e Bankës së Shqipërisë, e cila konstaton se efektet e krizës botërore janë intensifikuar në ekonominë reale, duke rënduar biznesin dhe qytetarët. Në të njëjtën linjë është edhe FMN, i cili thotë se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 0.4 për qind.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

25 Komente

Priceless smiley

 

Njoftim për Media

PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO TREMUJORI I PARË 2009

Ekonomia në tremujorin e parë të vitit 2009 u rrit me 6.0 përqind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2008. Në këtë tremujor degët që kanë dhënë kontribut në rritje janë post telekomunikacioni, shërbimet, ndërtimi, etj respektivisht me 22.0 përqind, 15.3 dhe 8.0 përqind. Rënien më të lartë në këtë tremujor e ka shënuar dega e industrisë me -13.2.

Kontributi i sektorëve kryesorë të ekonomisë në PBB tremujore
Aktiviteti bujqësor në tremujorin e parë të 2009 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë është rritur me 3.5 përqind. Ndërkohë që Industria rezulton me rënie. Grupi i industrive pësoi një rënie 13.2 përqind në tremujorin e parë të 2009 krahasuar kjo me tremujorin e parë të 2008. Një rritje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe ka patur sektori i ndërtimit. Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2009 u rrit me 8.0 përqind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2008. Dega e tregtisë, pësoi një rritje prej 0.9 përqind në tremujorin e parë të vitit 2009 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Aktiviteti i transportit në tremujorin e parë të vitit 2009 u rrit me 3.3 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Post-telekomunikacioni ka pësuar një rritje prej 22.0 përqind në tremujorin e parë të vitit 2009 përkundrejt tremujorit të parë të 2008. Gjithashtu dhe Dega e shërbimeve në tremujorin e parë të vitit 2009 pati rritje me 15.3 përqind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2008.

Një rritje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe ka patur sektori i ndërtimit. Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2009 u rrit me 8.0 përqind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2008.

Gre,

Nese mendon per te gjitha rruget e peruruara keto 6 muajt e fundit atehere i bie qe sektori privat duhet te kete qene me minus qe mesatarja ka dale vetem 8%.

Ll.

E para ky institut nuk duhet te ekzistoje. Eshte nje tjeter vegel qorre e berishes qe nuk ka asgje te bej me rolin e tij si qender shkencore, informuese e keshilluese per politikberjen ne vend dhe parashikimin e krizave dhe te papriturave ekonomike dhe jo vetem.

Nese Shqiperia vertet do te kete rritje 6% ne keto momente krize boterore kjo do te ishte jo vetem nje lajm qe do te shikoja te pakten ne disa prej gazetave presitgjoze ekonomike ne bote por do te ishte per te gjithe shqiptaret nje lajm tejet pozitiv e optimist per te ardhmen.

Per fat te keq kemi ketu te bejme me nje sjellje te papergjegjshme te pushtetit dhe te manipulimit te informacionit, si dhe nje tallje me instituconet e kthimin e tyre ne farse te turpshme e te rrezikshme per te ardhmen e tyre. Me kete genjeshter tentohet te behet ajo qe ne menyre instiktive e infantile te futet koka nen rere dukepritur, pretenduar e shpresuar se kjo krize boterore do te anashkaloje shqiperine qe ne do te njohim (ndryshe nga resti i botes) vetem fitorje pas fitorje me udheheqesin tone largpamese qe e pacim sa malet. Populli yne ende ka plage nga nje lider halucinant, dallkauk e Autocratic qe me marrezite e tij e pershpejtoje varferimin e shqiptareve dhe Berisha eshte shembulli me i mire se ne duhet te kishim zene mend.  

E dyta ky lloj keqinformimi ka nje problem te madh te te tallurit me veten dhe te krijuar

Tani, te pakten ligjerisht banka qendrore eshte e pavarur ne Shqiperi. Dhe ne pergjithesi, mbas 97 qeverite nuk e kane penguar shume.

INSTAT eshte nje agjensi e kontrolluar komplet nga ekzekutivi. 

Se kujt duhet ti besoni me shume gjejeni ju. 

Ka vetem nje emer per keto brockulla ne erm te INSTAT - SELF Delusion. Pra te fillosh e te besosh me te vertet genjeshtrat qe thua vete.

Ne cdo vend te botes nje renie prej 13% ne industri (apo prodhim) e pranuar nga ky palo INSTAT do te ishte baras me krize ekonomike. Se si eshte e mundur atehere qe ne te jemi me rritje 6% vetem mendja e semure e Berishes dhe drejtoreshes se tij te INSTAT-it e di.

 

ska me te verber nga ai qe sdo te shikoje

hapni syte o milet, si besoni me as shifrave?

ne vend qe te thoni shyqyr e te jeni optimiste shikoni gjithcka kuq e zi e qaheni, duke shpresuar qe shiftar te jene te rreme e qe shkiperia te bie ne zi, kete mund ta bejne serbi e greku, po jo ju ! TURP !

Turp te te vije ty qe merr e shkruan keshtu brrockullash.

Thirrja jote per te hapur syte e tu besojne shifrave eshte si ato thirrjet e PPSH-se ne kohen e Dulles ku Shqiperia Socialiste ishte vendi me i lumtur ne Bote. Fitorje mbas fitorjeje!

Sa per mua, une e marr kete raportin e INSTAT dhe fshij byreçken me te.

 

 nuk kon faj mer elton nuk kon faj, popull mer... cer pret ti? i jon err syte nga hallet mer. nga mengjesi ne darke bombardohem me hallet e veta, hallet e familjarve/shokeve.. hallet e perbashketa etj. Po te kishin noicik kohe me i kendu qitapet e Instatit fletushke me fletushke ta siguroj se do flisnin taman si ti.

Post-telekomunikacioni ka pësuar një rritje prej 22.0 përqind në tremujorin e parë të vitit 2009 përkundrejt tremujorit të parë të 2008.

Ec aty..fushata elektorale rrit ekonominesmiley

Me ke bo me qesh hahahahahahaha se mu kujtu sms e Sules qe i dergonte popullit te vet cdo 3 dite per rezultatet e PPsh-se, me fal te PD-se. Pranej qeka rrit kaq shume te ardhuratnga ky sektor. hahahahahahahahahahaha qeshim se na jane shteru lotet e nuk qajme dot me.

Rendesi qe edhe Banka edhe INSAT thone qe do te kete rritje ekonomike.Banka me 2-3% dhe INSAT me 6%.Pra nuk eshte recesion sic po mundohen ta paraqesin gazetaret e Rames se bashku me militantet e PPU.

Nese nuk ka recesion dhe ka rritje ekonomike qofte 2% qofte 6% kur bota po sheh renie te papara, perse i jeni versulur qeverise?

Rritja ekonomike mund te llogaritet ne menyra te ndryshme dhe ndoshta kety e kane llogaritur dy institucionet e mesiperme.

E di qe armates militante te PPU do ti pelqente nje renie mundesisht 20-30%,por ja qe ka rritje.Cte besh i qelloi Sales te jete me fat!

Aman o Solidarnosc...PSE ja u prish FESTEN duke i dhene...FAKTE?

Nuk e degjon Tonin ti...si ka mundesi thot qe kur ka rrenje ne industri...ka rritje ne ekonomi?! smiley

Nuk e degjove enDritin ti...INSTAT-i genjen...se s'ka mundesi tjeter. Ka then Seseri qe genjen...dhe me kaq mbyllet muhabeti.

Nuk e shikon dhe BURIMIN e informacionit ti. Balkanweb smiley...agjencia prestigjoze e lajmeve.

------

Pse ja prish me fakte qe EDHE Banka e Shqiperise thoshte qe do ket rritje...dhe qe Banka NUK ben llogaritje se sa mund te jet kjo perqindje dhe aq me pak qe Banka flet ne terma VJETORE.

---------

Kta jane be si The Onion vallaj...por te pakten te mos kthehet dhe Peshku Pa Uje ne the Opnion duke na sjelle prurje patetike te tilla. Nese INSTAT-i thot nje shifer te cilen Shkencetaret ktu nuk i pranojne...jeni te mirepritur ti verifikoni vet dhe te gjeni se ku ka...hile smiley. Se kshu me Seserlleqe "he mo se genjeni ju"...nuk keni argument.

Sikur ishte para disa diteve nje artikull "The economist" rritja prej 6% ?

 Mos qeshni djema, se telekomunikacioni , vetem per diten e zgjedhjeve, ne te gjith boten, njeh nje rritje prej 300-400% . Biles shum manaxher ke firmave celulare, propozojne qe zgjedhjet te behen çdo vit. 

Vallahi po pati pat rritje kete vit, nga keto kokrrat e emigranteve po e msojme se ne ketu brenda nuk shofim gjo. Ka mundesi te kene bo pare te modhe Argita me Damirin aq sa e rrisin 6% ne shkalle vendi, se kto te vobektit e lagjes time kan mbet me troke se kurre. Po numerojne plakat monedhat dhe ju dridhet dora per 20 leke hekuri. Jan shtrengu gjonat gjithandej. biznesi ka ra, doganat u trefishuan sot... deficiti tregtar ka vajt ne PS (jo ne Partine Socialiste... Jepini tani tifoza, na mbushni mendjen se jemi mire. jemi 6% me mire.

  

e mir o mir...si ja boni ai kalamoni...dua te iki dhe une ne shqiperiiii

Sikur statistikat të na jipnin më shumë detaje, për nivelin e papunësisë (ndikimi industrisë së fasonit?!), apo të raportit - investime publike me ato private (psh në ndërtim), apo të transfertave valutore nga jashtë në Shqipëri dhe e kundërta, atëhere mund të kishim një tablo te përgjithshme të zhvillimeve ekonomike në vend, por kështu si na janë paraqitur shifrat, duke u "hedhur degë më degë", pa lidhje dhe pa detaje (nga vjen rritja në PTK apo në shërbime? janë keto efekte që pritet të zgjasin apo one-off efekte), as një ide nuk e krijon dot, as nuk tregojnë ndonjë kompetencë të lartë të INSTAT-it. Shpresoj që qeveria të ketë informacione më të hollësishme dhe të mos bazohet vetëm në shifrat e cungura te INSTAT-it kur bën politikat ekonomike për muajt e ardhshëm.

Të urojmë që këto shifra, që dhe Kina mund të na i kishte zilí, të jenë të vërteta, dhe që KM të ketë të drejtë në qetësinë e vet, kur thote: "Në vend nuk ka krizë dhe këtë mund ta faktoj me të gjithë treguesit", se në qoftë e kundërta, veç kur shtëpisë t'i dale flaka mbi çati, do e marrim vesh që ka rënë zjarr...

Po dhe une keshtu mendoj se keta flasin per rritje ekonomike ne disa fusha , dhe fshehin disa fusha te tjera . Per shembull kemi rrenje ekonomike te thelle ne prodhimin e BUNKEREVE .

Gjilpera...INSTAT-i ben nje permbledhje te rritjes ne TREMUJOR...te PBB...Nuk e di se cfar lidhej ka kjo me papunesine. Jane dy gjera te ndryshme dhe pa lidhje. Dakord qe e kerkon, po eshte gje tjeter smiley Qe INSTAT-i e jep ne forme tjeter dhe ne kohe tjeter (dhe qe e jep gjithsesi). Po ashtu nje bilanc te PBB s'ka lidhej me PSE-ne e rritjes ne nje sektor dhe jo ne nje tjeter.

Eshte thjeshte statistike.

Ate punen e "qendrueshmerise" ja leme Seserit me e be "analizen" smiley

ej, ajo qe m'ben pergjigje mu eshte entuziasmi qe tregojne disa ktu sa here qe parashikimet per rritje jane jo aq pozitive. Kto njerez ngaterrojne patriotizmin me militantizimin partiak. Sa per kujtese, tregues ekonomike jane shpesh objekt debati  edhe ne perendim (i referohem treguesve te parashikuar meqe shkrimi i referohet edhe parashikimit te FMN-se). Nqse kto parashikime rezultojne shpesh te gabuara ne vende te zhvilluara ku te dhenat fale 1 ekonomie krejt formale mund te konsiderohen teper te sakta, merre me mend ne nje ekonomi akoma tejet informale si ajo e Shqiprise...

 Per shembull kemi rrenje ekonomike te thelle ne prodhimin e BUNKEREVE ... Teper mendim i vyer dhe duhet mbeshtetur. Vetem se mungojne TOPET brenda tyre . Mbase ka ruajtur ca MIXHA nga ata qe ka rreth e rrotull , dmth nga anetaret e shpures . 

Instat -i ka qene dhe mbetet vegel e Ekzekutivit , nje mishmash politik qe s'ka as profesioniste dhe as njerez me principe. Atje vegjetojne rrogtare qe nga koha e Saliut te pare dhe me pas e Nanos. Iliri  ( Meta ) beri nje marifet me Rrulin e famshem duke i furnizuar nderkombetaret me te dhenat e INSTITUTIT = Rul -Hoxha  i cili si i pavarur  ishte me i besushem  Sic duket Sales i ka plas cipa fare dhe nuk pyet me se cfare boton INSTATI... boll ti beje karshillek Botes se e meriton Udheheqjen pasi edhe ne kohe fushatash rritjet e tij nuk paten nderprerje. Mbi te gjitha Falsiteti dhe mashtrimi i INSTATEVE vjen nga mungesa e transparences se Metodologjise qe e perdorimi Politik qe u ben te dhenave  Saliu per propogande sikur te jete fondacioni Gani Bobi ! Prandaj nuk eshte thjesht statistike ..por edhe mund te jete smiley meqe pasqyron perparimin ne GRUP te qendrushmerise se sukseseve Mixhiste!

ej, ajo qe m'ben pergjigje mu eshte entuziasmi qe tregojne disa ktu sa here qe parashikimet per rritje jane jo aq pozitive. Kto njerez ngaterrojne patriotizmin me militantizimin partiak. Sa per kujtese, tregues ekonomike jane shpesh objekt debati  edhe ne perendim (i referohem treguesve te parashikuar meqe shkrimi i referohet edhe parashikimit te FMN-se). Nqse kto parashikime rezultojne shpesh te gabuara ne vende te zhvilluara ku te dhenat fale 1 ekonomie krejt formale mund te konsiderohen teper te sakta, merre me mend ne nje ekonomi akoma tejet informale si ajo e Shqiprise...

 

Hmm...sa per informacion Bubi...te dhenat specifike te INSTAT-it jane publike dhe absolutisht te kontestueshme...me fakte. Nese ti ose dikush tjeter keni fakte qe...ne baze te te dhenave qe shteti MUND TE MBLEDHI...ka pas manipulime...jeni te mirepritur ta thoni

Po te flisni me fakte...jo me Parrulla Armiqsore. (se ne fakt nese ti thua qe ka informalitet...dhe atehere kto shifra s'jane reale, ti thua qe shifrat reale duhen te jene shume me te LARTA pasi ka informalitet dhe nuk mund te mblidhet dot informacioni rreth cdo aktiviteti smiley )

Ok? FMN ben parashikime...dhe faktikisht viti me i fundit qe FMN-ja ka bere nje studim per PBB-en e Shqiperise ka qen ne 2006es. Vitet e mevonshme mbeten akoma si "parashikime" dhe "estimates". Dhe sa per informacion NUK mund te konsiderohen ME realiste parashikimet e FMN kur ky institucion mund ose mund te mos ket akses ne te njetat informacione qe nje shtet mund te ket rreth veprimtarise ekonomike te nje vendi (dhe faktiksisht FMN-ja i bazon shumicat e te dhenave qe ka mbi...mbi te dhenat e INSTAT-it smiley )

Dhe sa per informacion gjithashtu...nese do merrnim te dhenat e FMN-es, do dilnim disa miliarda lek MBI shifrat reale qe jep INSTAT-i...ku per vititn 2006 pershembull "estimates" te FMN-es jane jo me pak se 10,797 milion lek mbi shifren e INSTAT-it...dhe "estimate" e FMN-es per vitin 2007 ne krahasim me INSTAT-in eshte 2.770 milion lek me teper se INSTAT-i smiley

Pra ju e akuzone INSTAT-in per "genjeshter" duke u bazuar ke shifrat e FMN-es...qe ne fakt jane me te larta se te INSTAT-it? S'e keni menduar mire kte pune...duket smiley (te pakten nuk morret BB si mates se ata jane me teper se 1 miliard dollare mbi INSTAT-in ne shifer)

-------------

Post-telekomunikacion perben VETEM dhe VETEM posten dhe telefonine. Nuk perben televizionet dhe mediat etj...te cilat bien nen kategorine e "sherbimeve". Sa per informacion.

Rritje prej 22% ne post-telekomunikacion eshte absolutisht NORMALE kur merr parasysh se rritja vejtore e kti sektori ka qen 19.8% ne 12-vjetorin e fundit smiley

Rritje prej 8% ne ndertim eshte po ashtu normale kur merr parasysh se ky sektor ka nje rritje mesatare vjetore prej...19.8% ne 10 vjetorin e fundit (eshte rastesi qe rritja eshte identike me ate te mesiperme smiley  ) Dhe kjo s'ka te bej aspak me "shpenzimet e shtetit" pasi pjesa qe zene shpenzimet publike ne sektorin e ndertimit...eshte afersisht 12% (nga e cila 80% eshte ne rruge) (shifra nga 2008-a)

---------------

Prandaj...para se te tregoni veten si ORDINER komplet qe borhorisni nonsense rreth "ky far INSTAT-i" apo "mendjet e semura te drejtorit te INSTAT-it"...do benit MIRE MIRE te kuptonit...edhe ne nje menyre fare siperfaqsore...se per cfar po flitet.

Dhe me teper mos u degjeneroni ne Seserlleqe ku flisni pa lexuar per asnje sekond se CFAR thot INSTAT-i por shpikni fantazira ne mendjet tuaja.

Rrenia ne industri eshte normale kur merr parasysh qe eshte nga te vetmit sektor qe eshte i lidhur ngushte me tregjet e huaja dhe qe ne fakt shumicen e veprimtarise e ka per eksport. Prandaj kuptiohet qe eshte me i prekur.

Nderkohe nje rritje prej 6% ne nje TREMUJOR...tregon se kriza ekonomike e KA zene Shqiperine. Dhe e ka zene duke krijuar nje STAGNACION. Jo detyrimisht renie...por stagnacion.

Dhe nese jeni AQ te izoluar nga realiteti i botes, nje rritje prej 6% ne nje tremujor ne nje vend si Shqiperia ne zhvillim e siper eshte dicka absolutisht normale edhe ne krizen e sotme. Dhe ne fakt eshte dicka negative...se stagnacion ne nje ekonomi ne zhvillim si e Shqiperise ESHTE nje far krize.

-----------

Po kryesisht mos flisni fantazira pa marre vesh fare fare se per cfar po flisni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).