IKEA në Shqipëri?

Kompania suedeze e mobiljeve, IKEA, ka plane për t'u zgjeruar në Ballkan. Dhe brenda këtyre planeve është edhe Shqipëria.

Në planin imediat, janë Serbia, Kroacia dhe Sllovenia. Dhe më pas, IKEA mund të futet në tregun shqiptar. Dyqanet e para në Serbi e Kroaci pritet të hapen në 2011-2012.

Burimi: Sveriges Radio International.

34 Komente

E çe pastaj?!IKEA, nje magazine shume popullore mobiliesh e madje aspak serioze si arredament.Ngjajne modelet e saj me ato te femijeve ne kopesht qe lozin me kuba...E pastaj nuk ka asgje te perbashket me stilin mediterran tonin ...

Thashe se do te hynte me prodhim mobiljes. E paskan me dyqane. Sa dyqane ka ne shqiperi ka fabrika prodhimi ne Kine dhe Indi

Lajm fantastik!

Por nqs. dyqanet e para ne Serbi e Kroaci do te hapen ne 2011-2012, kur i bie qe te hapen dyqani ne Shqiperi?

Aktualisht dyqanet me te aferta jane ne Bari dhe Selanik. Shpesh here kostoja e transportit (deri e nga keto qytete) e ul leverdine e blerjes se mobiljeve tek IKEA.

Me 2 ore transport Shqiperi Kosove, Maqedoni e Mal i Zi, dhe me nje heqje eventuale te tarifave doganore midis vendeve, nje magazine IKEA ne pellgun Tirane-Durres do te sherbente nje treg prej gati 10 milion banoresh dhe mund te ishte ishte shume interesant per llogarite e IKEA-s.

Olsi,

Si e llogarit "pellgun Tirane-Durres" 10 milione banore ti se une sido qe ta bej mbledhjen e zbritjen me del te pakten nje zero teper.

Me sa kuptovaq une Olsi po mendon se nje IKEA ne Tirane Durres mund te mbulonte Shqiperi-Kosove-Maqedoni-MiZ. Ky eshte tregu 10 milsh.

Gjithesesi, une per 6 vjete rresht kisha nje IKEA afer shtepise dhe nuk hyra kurre te blej gje prej gjeje atje.

As ashtu nuk del llogaria smiley

P.S. Ndonje cikla-mingel duhet ta kishe ble tek IKEA se here pas here nxirrnin ca gjera interesante. Ca ke kundra suedezeve?

Po! E kisha fjalen per AL-MNE-KS-FYROM. Pse nuk del llogaria Llukan? Atehere le te themi afersisht 10 milon.

S'me besohet qe nuk ke hyre te pakten 1 here tek IKEA Blendi. Apo qe kur pe "Fight Club" te doli nga qejfi? smiley

Mua personalisht me pelqen shume IKEA sepse eshte nga te paktat ndermarrje per te mos thene e vetmja, qe misheron konceptin autentik te dizajnit per masat, qe duhet te jete funksional, i bukur, inovativ, rezistent (?) dhe me nje cmim te pranueshem.

Shume ndermarrje te tjera ose kane rene ne banalitete ose i jane drejtuar nje targeti teper te larte me cmime po aq te larta.

 Ols, je qe je pse nuk i llogarit dhe romanet. 1 ore fluturim nga Roma eshte dhe na shkon edhe llogaria 15 milion (se llogaritet edhe provinca pra qe do 1 ore qe te shkoje ne Rome smiley )

IKEA eshte Walmarti i mobilerise. Shume i mire per studentet, dhe kinezet (qe jane te vegjel dhe te lehte) po shqiptari barkderr e shqep krevatin e IKEA me nje jave seks.

Barkderr e sex sikur nuk shkojne shume dakort...  smiley

S'kam pse t'i llogaris romanet pasi ata e kane IKEA-n ne qytetin e tyre, por eshte e llogjikshme te llogarisesh kosovaret, malazezte dhe maqedonasit. Nje qender IKEA ne Tirane-Durres do te ishte pika me e afert per ta dhe njekohesisht do te paraqiste edhe shume lehtesi per vete IKEA-n per transportin dhe shperndarjen e produkteve duke qene se ka afer portin e Durresit dhe aeroportin e Tiranes.

Ndoshta ti ke ngelur i parifreskuar Peshk, duke qene se jeton ne Kanada, por ne Tirane sot i behet reklame nje qendre komerciale qe gjendet ne Mal te Zi.

Me ndertimin e rrugeve, distancat e medhaja te meparshme ridimensionohen.

Shqiperia i ka te gjitha shanset qe te kthehet ne nje udhekryq te rendesishem tregetar ashtu sic ka qene edhe ne te shkuaren e larget. Une i besoj shume intuites se romakeve te lashte. Derisa ata kane menduar qe rruga Egnatia te kalonte andej, kane patur arsye te forta.

 IKEA , ka nje te mire , se prodhon dhe i shet po aty shum lire, pra ka gati-gati sistemin shqiptar te mobiljeve; merr materialin ne magazine, po aty montohet dhe nxirret ne anen tjeter , ne dyqan. Produktet parafabrikat, qe vijne te porositura, ia bejne punen me te lehte personelit/puntorve te dyqan-magazines, per ti montuar ato. Veçse ne Shqiperi, ka konkurrenc te forte per mobiljet, dhe IKEA s'do ta kete dhe aq te lehte shitjen e produkteve te saja. 

S'me besohet qe nuk ke hyre te pakten 1 here tek IKEA Blendi. Apo qe kur pe "Fight Club" te doli nga qejfi? Smile

Mua personalisht me pelqen shume IKEA sepse eshte nga te paktat ndermarrje per te mos thene e vetmja, qe misheron konceptin autentik te dizajnit per masat, qe duhet te jete funksional, i bukur, inovativ, rezistent (?) dhe me nje cmim te pranueshem.

Edhe mua me pelqen stili se nuk i duroj dot ato mobiliet qe jane super te medhaja dhe me stile "demode". Vecse Ikea ka nje problem...kur bleva nje krevat atje njehere me teproj nje cope drrase smiley qe s'po e merrja vesh se ku viheshe. E morra vesh naten e pare se ku futeshe...kur e theva krevatin sa u futa smiley

Ne Shqiperi s'besoj se ka leverdi IKEA te vij...aq me pak kur flitet per 2011-2012 per ne Slloveni dhe Serbi qe jane jo vetem ekonomikisht shume me larg por edhe tregje shume me te medha. Ne Shqiperi mund te mendohet nga 2020-a. Por gjithsesi ne tregun Shqiptar si...modele...ke dyqane sa te duash qe sheshin te njejtat gjera si IKEA.

 

Fabrike IKEA pastaj...ajo do ishte me mire. Po do dilte "ndonjeri" ne proteste smiley...

IKEA , ka nje te mire , se prodhon dhe i shet po aty shum lire, pra ka gati-gati sistemin shqiptar te mobiljeve; merr materialin ne magazine, po aty montohet dhe nxirret ne anen tjeter , ne dyqan. Produktet parafabrikat, qe vijne te porositura, ia bejne punen me te lehte personelit/puntorve te dyqan-magazines, per ti montuar ato.

 

Hmm....IKEA i prodhon ne shumice ne Suedi dhe Finland rraqet qe ka...dhe per ti montuar i monton TI Pjer...jo puntoret atje. E ke kuptuar gabim me duket modelin e IKEA-s.

shpresoj qe IKEA te vije sa me shpejt ne Shqiperi. Do te zgjidhe shume probleme per ata qe s'kane as shume para, as shume nevoje per arredamente, por thjesht per shtepi te ngrohta e te rehatshme.

Fjala jote ne vesh te Perendise blete se ne Tirane te shkon lehte lehte nje dhome gjumi nja 10.000 Euro thjesht se po "blen mall italian".

Ll.

sa me shpejt, me mire.

imagjino Muç Nanon  ose Erion Braçen duke montuar nje raft IKEA!

 

Vecse Ikea ka nje problem...kur bleva nje krevat atje njehere me teproj nje cope drrase Smile qe s'po e merrja vesh se ku viheshe. E morra vesh naten e pare se ku futeshe...kur e theva krevatin sa u futa Smile

Ne Shqiperi s'besoj se ka leverdi IKEA te vij...aq me pak kur flitet per 2011-2012 per ne Slloveni dhe Serbi qe jane jo vetem ekonomikisht shume me larg por edhe tregje shume me te medha. Ne Shqiperi mund te mendohet nga 2020-a. Por gjithsesi ne tregun Shqiptar si...modele...ke dyqane sa te duash qe sheshin te njejtat gjera si IKEA.

Ate mos e thuaj me siguri Grup.

Nje biblioteke "Billy" 201x80x28 kushton 39 Euro ketu ne Milano. Nje tavoline 75x150 me kembe tubolare kushton gjithashtu rreth 40 Euro. Natyrisht me nje dizajn elegant dhe funksional si edhe te realizuara me nje cilesi te pranueshme. Si keto ke edhe shume e shume objekte te tjera... Pervec ketyre ke edhe linja produktesh qe jane me te kushtueshme dhe rrjedhimisht me komplekse.

Eshte shume e veshtire te gjesh keto cmime ne Tirane. Te mos flasim pastaj per cilesine e punimit qe le shume per te deshiruar...

Para rreth 5 vjetesh bera nje dollap me porosi ne Tirane. Shume i thjeshte: Me 2 kanata, dhe 4 syrtare poshte si edhe dimensione 210x120x60. Me kushtoi rreth 25000 Leke. Sa here qe hap kanatat duhet te bej kujdes qe syrtaret poshte te jene te mbyllura dhe anasjelltas perndryshe nuk hapen.

Shume veta ishin skeptike kur u hapen qendrat e para tregtare ne Shqiperi, por ne fakt ato kane patur goxha sukses. Sigurisht nqs. Shqiperia do te kishte nje ekonomi me te forte e te organizuar... ose te pakten nje ekonomi ku te dihej nga eshte koka e nga jane kembet... gjerat do te ishin me ndryshe, por mendoj se edhe ne kete situate, nje hapje e IKEA-s ne Shqiperi do te ishte me se e justifikueshme, po te konsideronim edhe tregun rajonal qe ajo do te sherbente.

uhmm, mos tu ka bo shpia si showroom e Ikea-s mer smiley

Nuk e di se sa sukses mund të ketë në Shqipëri Ikea, sepse vërtet që ka çmimet më kokurenciale në treg, por për të bërë montimin e ndonjë mobiljeje me më tepër se 4 copa, duhet të kesh mbaruar të paktën një shkollë profesionale (mundësisht mekanike apo për marangoz smiley ) sepse është pothuajse e pamundur që të bësh montimin nëse nuk ja ke haberin....

Gjithsesi, arredamenti i tyre është mjaft ekonomik për çiftet e reja apo për mobilimin funksional të një shtëpie pa shumë pretendime në stil

...apo për mobilimin funksional të një shtëpie pa shumë pretendime në stil

Nuk jam shume dakort me kete.

Edhe montimi gjithashtu eshte relativisht i thjeshte. Aq i thjeshte sa qe mund te shpjegohet vetem me figura skematike dhe jo fjale, sic ndodh ne fakt.

po jo mo njeri se une kam bere montime te trecerekut te mobiljeve te mia. me perjashtim te gozhdave qe nuk di t'i ngul, ne te tjerat kam qene plotesisht e suksesshme. keta te japin edhe veglat e punes.

 Une i ve dhe gozhdet smiley. Pjesa me e bukur e mobiljeve te IKEAS eshte montimi, sikur ben puzzle. Cilesia eshte tamam per ate qe paguan, jane mobilje "kalimtare" ato qe kushtojne pak dhe mbi te gjitha po te te duhet ti çmontosh dhe ti rimontosh japin probleme sepse jane si me tallash te ngjeshur dhe therrmohen. Mobiljet cilesore edhe te IKEA kushtojne.

ca thu mer...ato montimet jane shume te thjeshta, per burrat dmth smiley hahaha

Olso, sa per reference. Se po flasim si ajo katunarja me shporten me veze ne koke, qe mendonte sa leke do ti beheshin kur te shiste pulat.

18 June 2008 | The popular Swedish furniture and home accessories chain IKEA will have a total of twelve stores in Greece, Bulgaria and Cyprus by 2013, Greek media reported today.

Those are the plans of the Greek company Fourlis, which holds the rights of the chain store, according to the Kathimerini newspaper. It noted that currently work on opening three additional stores – in Greece and abroad, is underway.

The existing IKEA stores in Athens and Thessaloniki will soon be joined by branches in Ioannina and Larissa in Greece and Sofia in Bulgaria.

As BalkanTravellers.com reported, Fourlis announced it had purchased a plot near Sofia where it was starting construction of the store in February. To the delight of many Bulgarians, who now frequent the IKEA branch in Thessaloniki, the first branch is expected to open by 2009, with three more outlets planned for Bulgaria by 2011.

Swedish furniture giant Ikea is considering spending billions of Euros on expanding into the Balkan.

Per Kaufman, General Director of Ikea’s Eastern European operations, told News Agency Reuters that Ikea was hoping to open stores in the former Yugoslav republics of Croatia, Serbia and Slovenia. [11 juli kl 11.19]

Three or four shopping centres in Serbia, two in Croatia, and one in Slovenia are currently being considered.  After that, Ikea may move forward in Albania as well, Kaufman told Reuters

ju shoke e boni shume te madhe.

me gjithe keto qendra tregtare qe po ndertohen, pale edhe IKEA e ka zene nai cep me leverdi sa me qene prezent, e jo me be namin me shitje.

Se psh danezet e  Jysk ka 2 vjet e pakta qe shesin ne tirane, mallra afersisht te ngjashem. Kur jane ata, pse mos jete nje vrime dhe me brandin IKEA.

Po dhe nai mobilje si krahe zogu pale dhe e shesin ne Tirane, e para per te gjithe ata qe marrin rrugen per selanik per nji komplet filxhanesh IKEA, per faktin se  ne jemi popullsi e re, me shume njerez te rinj qe blejne shtepiza te reja, qe martohen e qe duan ti mobilojne. Pale kur kane plane per te bere femije, mobilje te tilla jane ideale, se mund ti perdoresh sa kohe femijet jane te vegjel dhe prishin cdo gje neper shpi.

Ne jemi akoma te pangopur e te paplotesuar me banesa. Shqipot do vazhdojne te blejne e te mobilojne shtepija. Shtepijat e para dhe shtepijat e dyta (ato te plazhit dmth). Vlen gjithashtu ai argumenti i cilesise mizerje me cmim te shtrenjte te mobilerive shqiptare. Sot gjithkush behet kollaj marangoz. Ai qe me beri mua mobiljet, tani punon shofer furgoni.Eh medet smiley

Abazhuret e IKEA i pashe vjet ne nje lokal ne Himare smiley Tashti qi ju ka bo Sala dhe rrugen, pse mos vene ti blejne ne Tirane mo... smiley

 

Me fmi e me pasuni ,njiri nuk ka kurre t'ngime(te ngopur)-thona na.... smiley

Ikea ne Shqiperi eshte nje lajm i mire. Gjithsesi, mendoj se hapja e nje dyqani aty do te kerkoje pak kohe. IKEA eshte e bazuar ne mass production dhe tregu shqiptar nuk di nese e ploteson kete kusht. Aq me teper kur AL do te konsiderohet si e fundit ne rajon per te hapur nje te tille (apo jo Ols??). Une personalisht njoh njerez qe e kane marre rrugen deri ne Bari apo Selanik per te mbushur nje kamjon memallra IKEA per shtepine e tyre, keshtu qe treg nuk eshte se nuk ka. Problemi qendron sa i madh eshte, dhe nese fqinjet tane do bejne cmos per te ruajtuar pozitat e tyre konkuruese. Nejse, till then, keep dreaming...

Aq me teper kur AL do te konsiderohet si e fundit ne rajon per te hapur nje te tille (apo jo Ols??).

Me nje shikim te pare me vjen te them "po", por mendoj se Shqiperia aktualisht mund te paraqitet per investitoret me interesante nga cfare ne e mendojme. Shembujt konkrete te qendrave tregtare ne funksionim dhe te te tjerave ne ndertim e siper ma perforcojne kete mendim.

Aq treg do kete ikea ne ketu sa nuk keni per ta besuar.ne shqiperi ku mbillesh nuk korresh... nderrojne dyqanet destinacion pa nje pa dy sipas tregut.ku ka me mire se mobilje qe edhe nese te prishen i kane hallall per cmimin qe merr.

pale qe shtepite ne ne pallatet e reja jane gjithmone me lageshtire ne fillim.sa te rrije cifti i ri vetem me nje suste e dashni...deri sa te mbarojne kestet e shtepise...i kalon ca vjet me sjelljet e IKEAS...

Cmimet e mobiljeve qe ofron tregu aktual ne Shqiperi ne raportin cilesi-cmim jane te pakrahasueshme....

S'ka Ikea per shqiptaret deri sa te kemi Berisha/Meten ne krye - nenkupto paqendrueshmeri. Kjo eshte sa per shaka por mendoj se ne pergjithesi destabiliteti politik do te veshtiresoj mjaft jo vetem ato biznese qe ekzistojne ne vend por ca me teper ato kompani te huaja qe kane ne planet e tyre investime afatgjate pr Shqiperine.

S'ka Ikea per shqiptaret deri sa te kemi Berisha/Meten ne krye - nenkupto paqendrueshmeri. Kjo eshte sa per shaka por mendoj se ne pergjithesi destabiliteti politik do te veshtiresoj mjaft jo vetem ato biznese qe ekzistojne ne vend por ca me teper ato kompani te huaja qe kane ne planet e tyre investime afatgjate pr Shqiperine.

Cudi e madhe se s'kam pare "destabilizim politik" deri para dy javesh...por as ksaj rradhe nga Birisha ose Meta. Cudi kjo pune...Bej kujdes me ato peshqit qe shesin ke Ikea...kan ca veti halusinogjene.

IKEA nuk vjen ne Shqiperi para 2020es...dhe kjo si aresye ekonomike jo me teper. Mos kujtoni se ger-verat para dyerve te selive Ylbere...ndikojne kaq shume ne veprimtarite e njerzve dhe kompanive. "politika" Shqiptare eshte thjesht background noise...

hehehehehe

Uné kam punuar disa kohé tek Ikea né Spreitenbach (10 km nga Zurich-u). Bile mund té mburrem se kur u hap filiali i ri, i cili éshté i katérti né boté pér nga madhésia,  para 5 vjetésh  (jo mé shumé se 1 km larg filialit té vjetér) erdhi edhe pronari i tij (i cili jeton né kanton Valis té Zvicrés pér puné té taksave té uléta) sé bashku me gruan dhe u dha dorén njé nga njé té gjithé punétoréve té filialit. 

Bile kur mendon se njeriu mé pasur i Europés, i pa shoqéruar nga asnjé security, vjen té jep dorén, té flet, bisedon me ty sikur té njeh prej shumé kohésh, tregon modesti, respekt, kulturé padyshim edhe interesin e tij pér ata qé punojné pér té. 

Uné mendoj se hapja e njé filiali té tillé né Shqipéri éshté shumé i vonuar. Ikea ka:

1)  cmime shumé konkuruese,

2) cilési té miré

3) dizajn modern.

 

Peshkaqeni, per piken e 1 e te 3 jam dakord, por per te 2  a ha, kot nuk thon njerzit;  Ikeaaa (e zgjasin pak a-ne ketu), mall i dobet. Tamam sikur flasin per mallrat e botes se trete. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).