Shkëmbime Qeveri-PS mbi TEC-in e Durrësit

Më poshtë janë dy deklarata, një nga Kryeministri Berisha dhe tjetra nga deputeti socialist i qarkut të Durrësit, Blendi Klosi.

***************************************


Kryeministri Berisha: Përcaktuese në të gjitha vendimmarrjet e ardhshme do jenë kriteret për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit

www.km.gov.al

Kryeministri Berisha deklaroi sot në mbledhjen e radhës së KRRTRSH-së se përcaktuese në të gjitha vendimmarrjet e ardhshme do të jenë kriteret për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit dhe jo anti-globalizmi që shfaqin grupe të caktuara.

“Kriteret e mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit dhe jo anti-globalizmi do të jenë përcaktuese për të gjitha vendimmarrjet e ardhshme. Edhe një herë dua të denoncoj me forcën më të madhe anti-globalizmin si një transfigurim i doktrinës së vjetër marksiste-leniniste, e cila, fatkeqësisht, në Shqipëri është ngulitur dhe mishëruar në një grup të vogël eksponentësh të së majtës shqiptare, të cilët nuk mbrojnë aspak interesa të majta, por mbrojnë kryekëput interesa të mafies. Ky është realiteti, ndaj nuk kam ndërmend të përfill dhe as të dëgjoj anti-globalizmin e tyre, sepse ai, në vetvete, është një armik i mjedisit. Ju e keni të qartë se për kë është fjala. Të nesërmen e mbledhjes së javës së kaluar të KRRTRSH-së, zotëria doli dhe në mënyrën më të papërgjegjshme u deklaroi shqiptarëve se TEC-e me qymyr nuk ndërtohen më kurrkund në Evropë, ndonëse ato janë në rikthim të fuqishëm. Po ndërtohen tre të tillë në Itali, tre në Gjermani dhe për ironi të fatit, ditën që ai deklaronte se këto TEC-e nuk ndërtohen më askund në Evropë, nga Banka Botërore u vendos të ndërtohet një nga TEC-et më të mëdhenj në rajonin e Kosovës. Unë e përshëndes këtë vendim. TEC-e të tillë po ndërtohen në Çeki dhe në Holandë, në vendet ku kryefjala e të gjitha politikave është mbrojtja e mjedisit. Kjo është dhe arsyeja se përse unë nuk dëgjoj zërin e anti-globalistëve, sepse e bazojnë tërësisht në mashtrim. Sa serioze është t’u dalësh dhe t’u deklarosh qytetarëve të tu se në Evropë nuk ndërtohen më TEC-e me qymyr, kur janë në ndërtim e sipër me dhjetëra të tillë? Cila është përgjegjësia ndaj zhvillimit të vendit? Ky është vetëm anti-globalizëm. U detyrova të bëj këtë ekspoze, sepse jam i bindur që nesër me fabrikat e çimentos do të lidhet edhe njohja apo mosnjohja e zgjedhjeve. Kështu e bëri edhe më mbledhjen e mëparshme, ku doli dhe tha se me këto termocentrale nuk i njoh zgjedhjet”, u shpreh Kryeministri Berisha.

 

******************************************

Nuk lejojme perbindeshin e qymyrit, pavaresisht miliona eurove qe do perfitoje oborri kryeministror
Blendi Klosi

www.ps.al

Në rrugën e turpshme të abuzimit me pronat e fshatarëve të zonës së Porto Romanos dhe me pasuritë tona të përbashkëta, për qëllime të mirëfillta përfitimi familjar e klanor, Sali Berisha përsëri sot u ritha durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve se ai do ta ndërtojë TEC-in me qymyr, pavarësisht se kjo mostër ekologjike e papranueshme nga asnjë vend europian mbyll rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, dëmton ekonominë e një komuniteti të tërë, helmon fëmijët  si të demokratëve dhe socialistëve durrsak dhe bie ndesh me të gjitha standardet europiane.

Si deputet i qarkut të Durrësit, i them Sali Berishës se nuk do ta lejojmë të ndërtojë përbindëshin e qymyrit në Porto Romano, pavarësisht sesa miliona euro ka futur apo pret të fusë oborri kryeministror në arkën e fitimeve abuzive nga kjo vepër e turpshme dhe pavarësisht sesa kohe do rrijë Sali Berisha në karrigen ku e mban “krushqia e tij e re” me Ilir Metën.

Koha vërtetë është e maskarenjve, por Durrësi është i durrsakëve dhe i gjithë shqiptarëve, Durrësi nuk është dhe nuk mund të jetë  ndërmarrje familjare e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Dhe fjalia e fundit: Sa për ambientalistët dhe Mafien, mund t’i themi Kryeministrit në detyrë se Mafien e ka në ambientet ku jeton dhe punon pandershmërisht.

6 Komente

Palaçolliqe të ngritura në nivel institucional.

Cer mendimi ka Sazan Guri per kete TEC ? Jo per gje po eshte dhe ne koalicion qeverises.

Kemi nje me nickun Duka ketu, ambientalist. DO terhiqen nga koalicioni keta apo kane ndryshuar mendim ? smiley

Jo ne Porto Romano TEC-in, por ne mes te Durresit te behet !

me sazanin s'ke pune ti, nuk eshte antiglobalist me interesa mafioze sazani mer dak smiley

sigurisht qe TECi i porto romanos nuk do behet. se shqiperia nuk mund te behet extra territor italian. Ekonomikisht shqiperia nuk ka interes, madje ka humbje se atrofizohen gjithe sektoret e tjere ne rajonin e durresit. vec kesaj shqiperia do te duhet shpejt si rrjedhoj e ketij TECi te paguaj tax carboni. me parate publike eshte e pamundur te ndertohet, pasi cmimi i importit rezulton me i ulet se sa te te sjellesh naften apo qymyrin nga Afrika apo arabia. Tani krimin ekonomik te berishes e nanos me TECin e vlores e kemi deshmi te pakundershtueshme. u kthyen ne hekur e beton 100 milion euro dhe TECi do behet kafaz minjsh.  

Po po, aty mbajeni mendjen ju se do ndalet zhvillimi i vendit per ca pseudoambientaliste qe kerkojne kohen e qiriut dhe izolimin e Shqiperise nga kooperacionet ekonomike dhe industriale me vendet e tjera, se po na "shfrytezojne" armiqte e jashtem.

A ka Tec me qymyr ne vendet e tjera evropiane? Po.

A do te zbatohen rregullat per mbrojtjen e mjedisit? Po

Vahzdoni dhe mos na merzisni shume me keto perralla, ose nese jeni kaq te interesuar pse s'flisni per ndotjen qe eshte ne qytetin e Tiranes dhe betonizimin cep me cep te saj?

Lexoni mor aman se kush na drejtion . Me gjeni nje fare lidhje ..filosofike...ekonomike ...logjike...politike  apo cfare te doni midis tezave te thena nga Berisha . Te na i thote ndonje nga zberthyeit e shpures mor se ky i pari tyre cmend gomeret jo me njerzit . O shpuriste , zberthejeni more edhe si ironi a si te doni .

"""Kriteret e mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit dhe jo anti-globalizmi do të jenë përcaktuese për të gjitha vendimmarrjet e ardhshme""""

"""U detyrova të bëj këtë ekspoze, sepse jam i bindur që nesër me fabrikat e çimentos do të lidhet edhe njohja apo mosnjohja e zgjedhjeve""

Lexojeni cfare thote , pa ka kohe per te thene duhet TEC -i me qymyr apo jo , per te cilin e per te cilet as ka per te pjerdhur jo per Sazaner e Duker ( te me falin ) por as per   popullsi (komunitete) Lokale , as per Pallavrament , e as per Ligjesi...le me tu dije kuptimin e njohe Ligjesite e Ambientalizmit Xhuvelist ! E keqja me e madhe se ky individ me PUSHTET deri tani ABSOLUT nuk po merr parasysh as keshillat e nje mjeku ( mik i tij ) . Mos fol shume  DOKTOR Je teper i semure me prognoze degjenerative . Je i prekur  nga rapellima ne TRU ose shkarja e LEDHIT"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).