Shitni krejt

Në tetor ka mundësi që në pjesën tonë të fillojë ndërtimi i autostradës që e lidhë Kosovën me Shqipërinë. Në dhjetor ka mundësi reale që dikush prej kompanive të mëdha botërore ta fitojë tenderin për ndërtimin e një apo disa termocentraleve që prodhojnë 2000 MW orë energji elektrike. Po në ketë vit, nëse diçka nuk ndërlikohet, Vala 900 mund të ndodhet në prag të shitjes. Një operator i madh aeroportual sivjet mbase do ta fitojë me koncesion të drejtën mbi aeroportin e Prishtinës. Ndoshta edhe për Hidrocentralin e Zhurit....

Mjafton kaq. Nuk dëshiroj të flas për disa projekte që do të procedohen prej Qeverisë së Kosovës në vitin 2010. Ketë vit do të shitet Kosova B, e ndoshta edhe rrjeti i distribucionit. Por, le të mbeten anash projektet e vitit të ardhshëm. Këtë herë do të mundohem të shpjegoj pse është jetësore që projektet e nisura të përfundojnë në vitin 2009.

Pse shteti më i ri në Europë ka nevojë akute që ketë vit të sjellë këtu disa emra të njohur botëror në fushën e investimeve, më shumë se sa ndonjë njohje të vetë pavarësisë së vendit prej shteteve ishuj në oqeane? Nëse i injorojmë për pak çaste disa kompani sllovene që me seriozitet i janë futur tregut të Kosovës, nuk mund të hasim emra të tjerë firmash të njohura që kanë zbarkuar këtu ndonjëherë në histori. Krejt çka kemi pasur pas luftës në fushën e investimeve kanë qenë kryesisht disa mashtrues ordinerë, të llojit të Norway Invest, që në bashkëpunim me mashtruesit lokalë kanë provuar ta vjelin ndonjë kacidhe prej nesh.

Mirëpo, ekziston një shpresë reale që gjërat ketë vit të lëvizin prej pikës zero. Dhe ky është lajm shumë i mirë, pa marrë parasysh nëse ngjashëm nuk mendojnë ca organizattha joqeveritare që po avokojnë për një zhvillim të ekonomisë vendore duke u mbështetur në forcat vetanake. Teori që do t’ua kishte zili edhe vet Todor Zhivkovi. Por, nuk ka lidhje. Për mua personalisht, më e rëndësishme është çka thotë biografia ekonomike e George Sorosit, e jo ajo e delegatit të tij të zhurmshëm në Kosovë, mbrojtësit të interesave kombëtare, Luan Shllakut. Shllaku po frikësohet mos rastësisht po prodhojmë rrymë më shumë se sa kemi nevojë dhe mos po e ndotim ambientin tonë gjelbërosh.

Nëse aq shumë e preokupon ambienti, pse nuk po angazhohet për rrënimin e Kosovës A para vitit 2014, kur edhe është caktuar? Po për kushtëzimin e katalizatorëve për veturat? Pse bash Kosova e Re po e trazon, kur ekzistojnë të gjitha mundësitë që termocentrali i ri të jetë miqësor me ambientin deri në maksimum. Në fund të fundit, ekonomia e lirë e tregut shkon përtej dëshirave tona personale. Asnjë kompani serioze botërore nuk do të vjen këtu vetëm pse ne kemi prejardhje ilire. Kurse nëse rastësisht pajtohemi për t’i mbrojtur 100 për qind interesat tona kombëtare në ekonomi, mund ta zgjasim dorën deri në Tiranë për ta marrë platformën e Xhaxhit ultraproteksionit.

Për t’i përfunduar disa projekte prej të cilave varet mirëqenia e kosovarëve, nuk është e thënë që duhet bindur bash secila kokë. Ka të tillë që thonë se as Valën nuk duhet shitur tash. Duhet pritur momenti! Cili moment? A ka moment më të mirë se sa ky, që ta zëmë, Vala të blihet prej Vodafonit, apo Telenorit? Këto janë kompani të tilla që emri i tyre në botë thotë më shumë se sa vet emri i shtetit tonë. Këto janë aso kompanish, që kanë shumë më tepër përfaqësi në botë se sa ne që kemi ambasada.

Shpjeguesit më radikalë të ekonomisë së tregut insistojnë që edhe shteti është mirë të privatizohet. Unë nuk mendoj saktësisht kështu, por jam i bindur që përveç shtetit, pjesët e ekonomisë duhet shitur të gjitha. Ndonëse Vala është themeluar dhjetë vjet më parë, vetëm tash së fundi Qeveria arriti t’i marrë 200 milionë euro dividendë prej saj.

Ky operator ka mundësi reale që në proces të privatizimit të shitet për gjysmë miliard euro. Qeveria duhet të pret disa dekada për ta marrë këtë shumë parash si dividendë, ose mund ta marrë tash në proces të shitjes. Vala ka qenë dashur të shitet shumë vite më parë, e të mos mbetet peng i mendimeve idiotike. Kurrë më shumë se tash nuk do të ketë nevojë për kesh në tregun tonë të varfër. Kurrë më shumë se tash nuk ka nevojë për emra të njohur të ekonomisë botërore.

Një emër i tillë do të mund të ishte edhe Aeroporti i Vjenës, nëse do ta merrte me koncesion Aeroportin e Prishtinës, i cili duke qenë nën menaxhimin publik do ta ketë të vështirë të bëjë hapa tjerë përpara. Të gjithë, përfshirë edhe opozitën, duhet të gëzohen shumë kur në vjeshtë në Vërmicë do të fillojnë punët për vazhdimin e rrugës së Durrësit. Gëzimi do të ishte me pesë yje sikur punët t’i kryente ndonjë kompani si Bechtel, e cila numëron në gjithë botën rreth 50 mijë punëtorë dhe ka “ambasada” në rreth 50 shtete. Ky projekt, përveç që na lidh edhe pak më mirë më Shqipërinë, i rritë gjasat që si pasojë e rrugës të përfitojnë edhe shumë segmente tjera të ekonomisë.

Është periferike ta brengosemi nëse është Hashim Thaçi kryeministri që do ta nisë dhe do ta përfundojë atë rrugë dhe ato projekte. E rëndësishme është që me projekte serioze ta mbështesim pavarësinë e Kosovës, e cila vetvetiu nuk ka kurrfarë kuptimi. Dhe kjo bëhet vetëm duke e hapur tregun, pa pasur paranoja të mëdha që dikush tjetër po na eksploaton. Përndryshe, sa për forca tona minierat e pasura me ari dhe plumb mund t’i shfrytëzojmë vetëm për puse uji.

Shikoni çfarë bëmë me Hotelin Grand, kur u mbështetem në fuqinë lokale. Ky hotel fatkeq që gjendet në midis të Prishtinës është fotografia më brutale dhe më reale e pafuqisë tonë për të menaxhuar projektet serioze. Në mungesë të një vendi të rehatshëm në Prishtinë, politikanë dhe investitorë të ndryshëm që e vizitojnë Kosovën shtrëngohen që ditën të vijnë këtu e natën të flenë në Shkup – apo në rastin e zëvendëspresidentit amerikan, në kampin Bondsteel.

A nuk do të ishte më mirë që ky hotel të kishte qenë pronë e ndonjë rrjeti të madh të hoteleve botërore (si Sheraton, Hilton)? Buxheti i Kosovës i ka fituar ca miliona euro prej shitjes së Grandit, por vazhdojmë t’i humbim ca milionë të tjerë pikërisht për mungesë të vendeve të përshtatshme. Fatin e tij do ta ndjekin edhe kompanitë tjera nëse ne nuk insistojmë për sa më shumë investime të huaja. Më shumë se sa kompanitë e mëdha, jemi ne ata që kemi nevojë për këtë.

16 Komente

Hahahaha...

Bravo Berat! Me pak pune ky shkrim i pershtatet plotesisht edhe projekteve me voluminoze te qeverise shqiptare qe gjoja po ju behet oponence nga ca pseduambientaliste e bolshevike jetime.

perputhem teresisht me qendrimin e beratit. ta shesim kosoven qe te behet me e bukur per ata qe do e blejne. mendoj qe dhe shqiperia do bente hapa me galopante se c po ben po te shitej sa me shpejt cilitdo qe ka projekt zhvillimi. vetem ta shohim te zhvilluar kete vend, pa le te mos jete me i yni. Fundi i fundit ne shqiptare na ben gjuha e kultura qe zoterojme, e shkuara jone, e jo toka e puna!

Edhe Ramiz Alia ne takim me studentet ne vitin '91, kur u ngrit njeri dhe fliste se si te terheqim investitoret e huaj, diktatori Alia i friksonte me "shitjen e vendit".

Asgje nuk shitet, ne kuptimin e mirefillte te fjales. Projektet energjitike jane te dhena me koncesion, qe do te thote se pas mbarimit te kohes se percaktuar ne kontrate, ajo veper i kalon shtetit shqiptar.

Kushtet per mbrojtjen e mjedisit jane te detyrueshme dhe ketu po, ka vend qe t'i behet presion qeverise per te qene vigjilente ne kontrollin e kompanive te tilla.

Kjo qeveri (e Shqiperise) ka nje projekt per industrializmin e vendit dhe qe do te thote shtet me i zhvilluar, punesim me shume, te ardhura me teper per buxhetin e shtetit.

Ato perrallat enveriste me "forcat tona" dhe te "bejme buken ne vend" ne kuptimin e "sovranitetit ushqimor" marksist qe doli njehere ne siperfaqe, dhe qe po na shfrytezojne kapitalistet e koorporatave, shqiptaret i kane lene pas me kohe dhe nuk ja u vene veshin shume ca shkarravitje te njerezve (lexoni Lubonjen) qe bejne jete borgjezesh por flasin si komuniste.

Njerezit duan vende ku te punesohen, dhe keto arrihen me investime te huaja kryesisht.

Ramiz Alia eshte argument, s'kam c'them, me kape mat. Shtroj pyetjen naive, po keta te huajt qe vijne e investojne qe te na mbajne me buke, c'qellim filantropik kane valle? Midis te huajve, a jane te gjithe njesoj, apo ca te huaj jane me te mire se te huajt e tjere. Turku, Serbi, Greku, quhet investitor po aq i mire sa amerikoni dhe shoket e tij?

Shaka kjo apo cfare?

E cfare do ndodhe kur ti vije fundi ketyre kontratave shfrytezuese?Administrata e tyre qendrore do ishte e gjitha ne duart e huaja, ne momentin qe i huaji i fundit do vere kembe ne avion per te ikur, gjithe ai sistem do rrezohet si nje keshtjelle letrash dhe Kosova do gjendet ne po te njejten pike sic eshte tani. Mbase dhe me keq.

Rruga e vetme per zhvillimin e vendit eshte kalimi i gjitha etapave te procesit te zhvillimit. Njerezit duhen edukuar gradualisht qe te jene ne gjendje te menaxhojne. Suksesi eshte nje ceshtje menaxhimi me teper se nje ceshtje mjetesh pune.

 

Per ta vazhduar logjiken e Beratit Friedmanian, po sikur te merrnim parasysh dhe kete alternative, te ikim te gjithe me pushime ne Zvicer nja pese vjet, dhe le te vijne Zvicerianet ketu, kundrejt nje fare pagese. Keshtu ata e ndertojne kete vend dhe e bejne si zvicra, pastaj vijme ne serish...Po them zvicra, po mund te jete dhe ndonje popull tjeter...

Edhe njehere se nuk qenkam shprehur mire me duket: investitoret e huaj, ata te veprava energjitike dhe fabrikave, te aeroporteve dhe fshtarave turistike, te kepuceve apo Coca-coles, vijne per fitimin e tyre, puna eshte qe perfiton edhe vendi mikprites qe ne kete rast eshte Shqiperia. Perfiton pune, perfiton me shume taksa, perfiton rritje ekonomike.

Normalisht qe qeveria e nje vendi eshte aty te beje me te miren e mundshme per perfitimin sa me te madh te vendit te saj, te mbroje punetoret dhe mjedisin etj.

Une personalisht nuk kam ndonje konsiderate te madhe ne perzierjen dhe drejtimin nga shteti te cdo gjeje apo te shume gjerave; privatizim, sa me shume.

Buzhala e ilustron mire edhe me shembujt nga Kosova qe jep, ku vendasit kane deshtuar.

P.S. Ramz Alia, diktatori i fundit komunist, qe i ka duart me gjakun e shqiptareve te vrare ne kufij me urdher te tij, aq sa nuk jane vrare edhe kur ka qene gjalle E. Hoxha, mund te kete kontribut per prapanicen tende atje ne Evrope, por jo per timen.

Une nderoj me respektin me te madh ata studente dhe intelektual qe ngriten popullin ne kembe dhe shemben diktaturen staliniste te Shqiperise, qe edhe pse cdo gje kishte marre fund ne vendet e lindjes, tentonte te qendronte ne pushtet me cdo kusht, duke na vonuar deri ne vitin '92.

Kush perzihet kur nuk perzihet shteti. Biznesi? Nese perzihet biznesi, perzihet ne menyre te kontrolluar? Biznesi i madh e ha te voglin? Nese jo, pse? Nese po, mos valle kthehet ne shtet edhe vete biznesi i madh qe ha biznesin e vogel?

Ndryshojme ne koncepte ne. Tregu lihet i lire dhe askush nuk perzihet ne menyre te pandershme (ketu nderhyn shteti kur behet fjale per konkurrence te padrejte, shkelje rregullash, monopole etj). Bizneset shkojne zinxhir qe funksionon, te pakten keshtu eshte praktika ne perendim. Megjithate ka edhe falimentim ne kete sistemin tone dhe nuk e kam ndermend te beje apollogji per kete.

Keto teorite konspirative per korporatat qe po na kontrollojne cdo gje, jane per konsum ne tavolina komunistesh.

U bene chomsca te gjithe mer daje...boll kemi Lubonjen.

me kape mat per here te dyte, me Lubonjen dhe me Chomskyn. Nuk kam c'them, je me i zgjuar! U lumturofshim te gjithe si ne perendimin e perendimit te perendimit. Une s'po e shoh te nevojshme te te them qe je bere si Adri Nurellari, meqe e kam shok. Ti je thjesht vetvetja.

Vazhdoj te jem i idese i dhenies me koncesion te policise te ndonje firme hollandeze, gjykatave te ndonje firme britanike, ushtrise te ndonje firme amerikane, etj etj. Madje une them qe dhe voten tone le t'ia transferojme nje populli me te formuar politikisht. Le te votojne ata per ne, kundrejt pageses. C'i duam te drejtat kur kemi lirine?

PPS. Ndoshta duhet te ri-informohesh, larg burimeve te informacionit qe mbajne firmen Berisha.

Z. Alia, i ka kaluar pushtetin ne dore ne forme paqesore Berishes me shoke duke menduar qe keto te fundit donin demokraci. Koha tregoi qe ishin bisha te egra, te etur per oligarki. Berisha po arriti le ta mohoje kete transferte pushteti dhe mbledhjet e tija me z. Aline ne ato kohera.

Se dyti, ke nje liste emrash me ato te vrare te supozuar? Ketu bashkangjitur dhe me ndonje dokument qe verteton supozimet e tua per urdhrat direkte te z. Alise? Apo ishte kjo thjeshte nje prolongim i segmentit menaxhues te Hoxhes, kunder te cilit nuk mund te sillej as z. Aliu, te pakten jo pa konsekuenca te renda?

I kerkoj vetes falje per kohen qe i shpenzova gjate leximit te  artikullit ne fjale,por ja qe se rrezistoj dot pjesen kur gazetari luan rolin e ekonomistit,mjekut, astrologut...,nje trend  qe ka perfshire jo vetem gazetarine kosovare por edhe shume aspekte tjera te shoqerise kosovare ,duke marre keshtu permasat e nje sporti nacional.

Ne Kosove nuk eshte rast i rralle kur sportisti emerohet drejtor fabrike,xehetari menaxhon spitalin,kamarieri behet minister i jashtem,e keshtu me radhe. 

Z.Buzhala  rishtas i akomoduar ne Prishtine,nuk permend mendimin e shumices absolute te kosovareve-shkeputja nga krahu i luftes eshte alfa dhe omega e progresit ne Kosove.

Kroacia e beri kete gje me kohe,prandaj edhe ja pa hajrin.Te gjitha te tjerat jane thjeshte pallavra.

 

...shkeputja nga krahu i luftes eshte alfa dhe omega e progresit ne Kosove....

Jakova, mbase s'te kuptova por kam pershtypjen qe kjo qe thua me siper eshte dicka krejtesisht e ndryshme nga ajo qe thuhet ne shkrim.

LLukan,atehere po e them nje grimce me troç.

Berati flet per privatizimin,gjersa Kosova ka kohe qe eshte "privatizuar".Njeri privatizoj doganat,tjetri sektorin e naftes dhe duhanit,kurse i treti pjesen tjeter te mbetur.

Ne Kosove nuk do te kete investime serioze perderisa nuk ka shtet ligjor.Aktualisht Kosova  qeveriset nga nje qeveri qe nuk ka me teper se 20%-in  e votes se elektoratit kosovar.Naturisht ketu eshte edhe influenca e nderkombetareve te cileve ju konvenon nje qeveri ruralesh(maksimalisht u mundova ti shmangem termit çoban),te cilet lehte mund te ngrehen per hunde dhe manipulohen sipas deshires se tyre.

Ketu qendron esenca e problemit ,problem ky qe do te vazhdoj per derisa te gjitha f'tyrat jo-urbane nuk largohen njehere e pergjithmone nga skena e Kosoves.

Jakova,

Ti ke te drejte por eshte pikerisht privatizimi tek te huajt (investitoret strategjike) qe shikohet nga disa (me c'duket edhe nga Berati) si nje zgjidhje e mundeshme per problemin e parcelizimit te shtetit. Natyrisht qe privatizimi duhet te eci paralelisht me vendosjen e shtetit ligjor por jane te dyja pjese te se njejtes zgjidhje.

Ll.

Kam frike se dhe Kosova - me ata politikane qe ka- sillet si pordha neper breke. Kjo eshte e keqja e shqiptarve, se kane me shumice politikane qe thone pallavra, dhe me pakice ekonomiste te zote.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).