Shi bie ne Tirane.....

 

(e.n/BalkanWeb)

Tirana permbytet nga rreshjet

Ora: 17:15- Përmbytje të mëdha në qendër të Tiranës. Për shkak të rreshjeve të dendura të rëna përpara një ore dhjetra makina janë mbuluar totalisht nga uji në parkingun afër këndit të lojrave në rrugën e Elbasanit. Makinat janë zhytur tërësisht në ujë pas rënies së rreshjeve të dendura për rreth një orë pa pushim.

Edhe në rrugën “Karl Gega” në zonën e Frigoriferit ka patur përmbytje dhe si rezultat dy banesa janë mbushur me ujë. Policia ka mbërritur në vendngjarje duke evakuuar banorët të cilat po përpiqeshin të mbanin ujin jashtë shtëpive.

Edhe në rrugën e Durrësit, në rrugën Don Bosko dhe në Laprakë ka patur përmbytje.

Seferi: Situata shqetësuese nga mbingarkesa e kolektorëve

Ora: 17:30- I kontaktuar në telefon nga televizioni “News24”, drejtuesi i punëve publike në bashkinë e Tiranës, Arben Seferi konfirmon se situata në kryeqytet është shumë shqetësuese por nuk ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të bashkisë së Tiranës.

“Situata është shqetësuese për shkak të reshjeve të shumta por kjo nuk është nga mos funksionimi i Bashkisë. Lumi i Lanës është plotësisht i mbushur, kanalizimet janë në gjendje pune por problem mbeten kolektorët e shkarkimit të ujrave” theksoi Seferi.

Ndërkohë Seferi bën të ditur se përmbytje ka patur në zonën e Don Boskos, në rrugën Jordan Misja, tek Misto Mame, në rrugën Karl Gega, rruga e Elbasanit dhe në një zonë të Porcelanit.
 

42 Komente

Tirana e Rames!

Ja shijojeni se sa punon per popullin ai qe per pak e zgjodhet KM!

Shyqyr zotit qe nuk u be se edhe Shqiperia do te permbytej!

Une bie dakort me propozimin e nenkuptuar te Solit qe te zgjedhim kryetar bashkie dike nga e djathta. Puna e pare e ketij te zgjedhuri do te jete mbushja e gropes se parkingut privat tek ETC-ja qe te mos krijohen me liqene artificiale aty smiley

 

Tani, pervec militantizmit partiak, a eshte kujtu njeri me pyet nese ai pronari i parkingut ka pas sigurim per pergjegjesine ndaj paleve te treta qe ti demshperbleje per makinat e prishura?

uau po me nxjerr mallin e NJ. Vertet foto nga Tirana kjo apo talleni?

 keta te parkimit a kane lek me demshperbly robt? apo do ja faturojne bashkise? 

Te etc ka me shume pasanike qe parkojne. Aty ka passat , x5, gl,ml,peugeot etj etj etj. Dmth jane diku tek 600 mije euro mall per tu paguar demshperblim.

Pergjegjesia kryesore per ate qe ka ndodhur ne kete parkim, i bie "mendjes se ndritur" qe ka menduar te beje nje parkim aty thjesht duke shtruar siperfaqen, me nje kjoske per rojen dhe duke vene emrin "parkim".

Minimumi qe duhet te bente do te kishte qene nje sistem i fuqishem per kanalizimin dhe nxjerrjen e ujrave, plus bordura mbrojtese rrethuese.

Tani le te paguaj leket e makinave, se mbase i bie me mire keshtu.

Jo more!?

Dmth, sipas mendjes tende te ndritur, ne Tirane, po tu tek, ben c'te duash, vetem se pastaj pergjegjesia bie mbi ty, ee?

Jo mor djale, se prandaj kemi shtet dhe bashki, te cileve ju paguajme taksat dhe ju zbatojme detyrimet. 

Ne kete rast, pergjegjesine kryesore ndaj bashkesise se qytetareve e ka vetem dhe ekskluzivisht Bashkia e tyre!

Pse jep leje per parkingje te tilla monstruoze!?

Pse nuk i mbyll, nese jane pa leje!?

Pse nuk merr masa te krijoje alternativa parkimi, si parkingje me shume kate, parkingje nentokesore, e keshtu me rradhe!?

E paska fajin "mendja e ndritur"...hajde koke hajde!!

 

 

 

 

 

Po qe eshte hera e dyte qe ndodh e njejta gje...aq sa i pagoi heren e pare do i paguaj dhe kesaj here...

ketu eshte ligji i xhungles or mik fiton kush eshte me i forti. (qe per te qene ne te njejten vije me situaten...u rivertetua me zgjedhjet e fundit )..mesiguri leket do i marrin vetem ata qe kane makinat me te shtrenjta...qe dihet se si i kane fituar...per te tjerat..harroje

Pale qe pergjegjesia do behet si torba e hirkos smiley ... aq sa mbajten kur u permbyt gjysma e tiranes prej liqerit artificial ...

Mire te djelen u treguam bageti si popull, po sot pse blegerisni mer jahu. Shkon i ve dinamitin djali Berishes e i heq qafe 26 vete e thone ishte aksident, bie shi thone e ka fajin Rama. Cfae doni ju tani, te shifni Ramen lakuriq duke zhblloku kolektoret?!  :grin:

ty sikur t'pagu Rama si zedhones knej o burr...maroi fushata tani, harroje !

E mo mire se ankoheshit perse s'bie shi ne Shqiperi ja ngopuni tani.... smiley nje ore shi sa per gjithe vitin.....

Lum e det thuaj.....

mos valle rama ka dore dhe ne permbytjet qe ndodhen ne shume qytete te austrise dhe polonise para disa ditesh... po lereni more keto , dolen keta mendej ndriturit  qe ju ka ngelur ora ne vitin xix.

ishalla demshperblehen ata qe u demtuan .

Unë sa erdha nga plazhi - andej qenka bërë nami.

“Situata është shqetësuese për shkak të reshjeve të shumta por kjo nuk është nga mos funksionimi i Bashkisë. Lumi i Lanës është plotësisht i mbushur, kanalizimet janë në gjendje pune por problem mbeten kolektorët e shkarkimit të ujrave” theksoi Seferi

c'jane keta kolektoret nje here?

c'jane keta kolektoret nje here?

Nje sistem kanalesh dhe gropash qe bejne te mundur largimin e ujit nga ky parkingu dhe moskrijimin e ketyre liqeneve artificiale ne mes te dites. Kjo fotoja e papare fare.

dhe lejet per parkim nuk i perfshijne keto lloj standartesh?

dhe nese po, nga kush duhet te kontrollohen si jane realizuar?

 

Keto te Balkanweb jan te papare fare.

Nuk eshte faji bashkise, gjeja pare qe thone. Jo mo xhane jo, spo ju akuzon njeri ju . E ka fajin Natyra , qe hedh gjith ate shi me nje vend. smiley

ca lesh demshperblimi...le ti kerkojne demshperblim zotit/allahut. nderkohe, kujdes mos blini mercedes me cmim te ulur 50 perqind.. hahaha..lemons i themi ne knej..

Ky shtet, dac ne nivel qendror, dac ne nivel vendor, nuk e rruan hic fare jo per sigurine e prones, po as per sigurine e jetes se qytetareve te vet!

 

Jo more!?

Dmth, sipas mendjes tende te ndritur, ne Tirane, po tu tek, ben c'te duash, vetem se pastaj pergjegjesia bie mbi ty, ee?

Studenti, pa eksese!

Nuk specifikova emra te caktuar. Pergjegjesia eshte natyrisht e te gjithe atyre qe e kane realizuar dhe qe kane lejuar qe nje gje e tille te ndodhe.

 Edhe nje provokim i vockel i natyres, jua nxjerr ne shesh punen pushtetarve lokale dhe qendrore. Eh, sa lodhen te shkretet duke menduar per parate e tyre. 

ka nanji jurist civilist ketu?

Ky eshte dem jashte kontraktor apo pagesa e 100 mije lekeshit nenkupton kontraten?

Mos ky rast hyn te force majeure?

Atë po mendojsha dhe unë. Llogjika bazë më thotë që meqenëse problemet kanë ndodh në vënde të ekspozume lehtësisht ndaj permbytjes si faj i dorës së njeriut, nuk ka pse hyn ne force majeure. Force majeure do ishte sikur gjysma qytetit të kishte të njëjtën pamje si ky parkingu.

Gjithsesi me i çik lek dhe dallavere me siguracionet, pronari parkingut ashtu do tentojë ta interpretojë. Taksirat të zotët e makinave.

Hint: Kur të jeni në Tiranë, shkoni parkoni makinën në Dajt. E garantume që s'keni kësisoj problemesh. Kjo vlen edhe për brega-lumsit smiley

me ke kujtu fjalen "lanabregs"...  smiley  

Ceshtja eshte kush e percakton katastrofen natyrore ne kete rast qe te zhvleftesohet "kontrata". Si mund te quhet katastrofe nje shi qe zgjati vetem nje ore?

S'eshte e thene te jete patjeter katastrofe Ll. Mjafton te jete jashtekontrollit tend dhe e paparashikushme. P.Sh

Nje meteor i voshkel fare qe bie nga qielli. ose

Avioni i Arab Airlines psh kalon ne hapesiren ajrore shqiptare edhe leshon depozitat e banjove qe bien siper X5 se deputetit (ka ndodh dhe ne amerike dicka e ngjashme, u hap llafi seishte shenje nga UFO-t se kishte ngjyre te cuditshme blu)

Tironso smiley 

 

Llukan, 

Nje inxhinjer ndertimi do te mund te konstatonte nese kanalet shkarkuse te parkimit jane bere sic duhet. Kush ka hudh 25 miljon lek per makine e hudh kollaj edhe nje 10000 per i konsultim 5 minuc..

Ne kete rast ishte plotesisht e parashikueshme dhe duhet te ishte brenda kontrollit.

hej..po ne knej pagujme vecan siguracion per situata te tilla...psh specifikisht per gjona te tilla paguajme 'comprehensive' - dmth, tu mbyt makina, te ra pema, ta thyu huligani etj etj...

juve me 100,000 lek ne vit doni me u mbulu nga kto gjona/ hahahaha, iken ato makina per lesh, thuaji lamtumire....ishalla s'po ble njeri nga ato makina se ve bast qe do shiten menjehere, dhe fillojne pastaj problemet elektrike me vw/audi/bmw/benz..sikur s'kan pak vete ato, sidomos vw/audi

 i kom zhaponezt si shpirt i kam, po dhe patriotet smiley jan tu bo gjona qe ja vlejne..

po mer, po kto ne shqiperi s'i dun japonezet, se ca thon, jo pine benzinen si uj, jo prishen shpejt bla bla bla. ndersa maqinat e patriotave, ndonje caddy apo ford, po asnjehere modele te reja fringo, duhen te lene te 'work the kinks out'. anyway..une lease per vete, vari trajsen hahaha

pse diskutoni jo rama jo pronari kto ndodhin ne gjithe boten dhe kane per te ndodhur puna eshte se kompanite e inshurencave a do pagujne naj lek se ato prandaj i merin leket per demshperlim me sa di une

JO mor zot faji nuk eshte i Rames. Pse cfare eshte ai perendi qe te kontrolloj dhe shiun? Ashtu si edhe per Gerdecin faji nuk ishte i Berishes, pse cfare Berisha fallxhor te dije kur cigarja e atij fukarajt do te bjere ne fucine e barutit dhe do te shperthej. Keto jane gjera qe ndodhin.

Mirpo une do te pyetja perse shirat e 20  vjeteve me pare nuk e permbyten Tironen tone te dashtun. Dhe atehere ne krye te Komunales kishim Xhemolin nji gomor Kruton. Sot ne krye te Bashkish kena i cun Tirons.

Pse nuk shperthyen ato depet ne Gerdec 20 vjet me pare kur kishim ne krye nji pa shkolle gomor kamunist, sot kemi k/ministra me PHDra dhe na bejne gjemen.

Jo or nuk e ka fajin Rama per shiun mblidheni menien

Mirpo une do te pyetja perse shirat e 20  vjeteve me pare nuk e permbyten Tironen tone te dashtun

 

El Nino?

Nejse mos kini merak se do ti rregulloj Berisha ne kte qeverine e re Demokratike...se ka marr 100 melona nga qeveria japoneze vetem per kanalizimet ne Tirane.

Edi s'ka pare me be kanalizime se ja ka marr kazmen per te care bllokadat...Ilir Meta.

(nejse per kte parking edhe mund te thush qe fajin s'e ka Bashkia pasi pronari e ka bere nen nivelin e rruges...mbase Bashkia nuk e ka per detyrim ti bej kontroll teknik kti per kanalizimet? Nuk e di une...po si ky parking ishe be gjith Tirana)

ky parkimi eshte ne nivelin e lanes dhe kanalizimet nuk kane valvula mos rikthimi. ai eshte uje m...

tekstualisht I KAN DHI MAKINAT

E mer gen c'ju qan hallin atyre. Shumica i kane ble ato makina me pare qyl. Ose me paret tona knej, ose me vjedhje e kontrabante. Kane ata pare te hedhin keto makina e te blejne te tjera. Mos ju a qaj hallin smiley

Unei qaj hallin atij qe punonte me rroge tek parkingu qe tani nuk ka me pas pune dhe duhet me ushqy kalamojt pa per pronaret e makinave ehu kane ata nuk pyet elefanti nga miza.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).