Shengjini, sa plazh i qete dhe i paster

Mbase ju kujtohem. Disa kohe me perpara kisha pyetur Peshkun nese ishte e mundur te shetisje Shqiperine me disa miq te huaj ne qetesi dhe pa probleme meqenese une vete kisha kohe pa ardhur. Dhe ja me ne fund u be nje jave qe sapo kemi arritur dhe me gjithe grupin u vendosem ne nje nga plazhet me te pastra (sic me kishin sugjeruar) ne Shqiperi, Shengjini.

 

Dhe me te vertete, cdo dite qe kaluam ne kete plazh ishte nje mrekulli. Sapo mberritem te hapeshin mushkerite me eren e detit dhe te pishave. Bashke me miqte e mi u drejtuam ne nje nga hotelet e shumta qe jane ndertuar dhe per nje cmim shume te aresyeshem, 250 mije leke per dhjete dite, gjetem dhoma fantastike me ajer dhe drite me pamje nga deti ku te ze gjumi me zhurmen e dallgeve dhe zgjohesh me qetesine e madhe te plazhit.

Rera shume e paster dhe e nje cilesie te vecante - kokerrmadhe - restorantet simpatike  dhe mbi te gjitha ajo qe nuk ishte - zhurma e tmerrshme e plazheve te mbipopulluar - na  bene te shplodhemi fare dhe kemi kaluar dite shume te bukura. Ne fakt  akoma pak heret per te bere kamping dhe shume refugjate te zones  malesore et kosovare megjithese dhe makinat me targat e Tiranes nuk ishin me pak.

Bashkia e Lezhes kishte angazhuar njerez qe kalonin here pas here (cdo gjysem ore) per te mbledhur plehrat dhe Koshat e plehrave i gjen cdo 50 metra. Nga ana tjeter rruget e ndertuara mire te krijonin mundesine de shkoje dhe te vije (furgona cdo 5 min -50 leke per persone)ne qytetin e lezhes ku ishin ndertuar shume bare dhe lokale te lezetshme prane lumit Drin. Neser leme Shengjinin dhe nisemi per Durres. Doja te ndaja keto pershtypje te mira me ju,  mendoj se Shengjini per kete vere e kalon proven e nje plazhi me standart te pranueshem ku virgjeria e natures akoma eshte e dukshme dhe gershetohet brishtesiht me ndertimet e reja te sapo bera. Per momentin nuk mundem te nis foto por ju premtoj qe nuk do te vonojne.

Mirupafshim ne stacionin tjeter: Durrësi.

Foto e Shëngjinit nga Elian_M.

76 Komente

Faleminderit kaltra qe e ndave me ne. Une kam bere plane per ne jug per fundkorrikun, por pasi lexova keto qe shkruan mendoj se do dal nje xhiro-kontroll der ne Shengjin kete fundjave, dhe ndoshta i nderroj planet fare per pushimet kete vit. Une kam kaluar dy behare ne Shengjin-Kune-Lezhe aty nga viti 1993-1994, dhe jam kenaqur tej mase nga natyra dhe ruaj nje vend te vecante ne zemer per kete zone te vendit.

Ejani ne Shqiperi cuna dhe goca se pushohet mire.

PS. Vec grip derrash mos na sillni se jemi rehat. smiley

FYI: MA shteti me perqindje me te madhe rastesh gripi derri.  ...sidomos andej nga Usteri!  smiley

Shyqyr qe po shoh nje koment te mire per vendin tim se vetem komente qarramane shoh ketu tek PPU.

Krahasime te molleve me protokallat eshte nje nga cilesite kryesore te komentuesve te PPU.Sharje dhe ankime per cdo gje ne Shqiperi(edhe kur nuk ju ndizet makina fajesojne Shqiperine dhe qeverine e saj qendrore dhe lokale) dhe nenshtrim dhe lavderim per cdo gje jashte pavaresisht se nje pjese ketu diskriminohen ne doganat e shteteve ku jetojne 24/7.Por diskriminimi eshte i mire mjafton qe nuk kryhet nga shqiptaret.

Sic shihet nga shkrimi i mesiperme autori nuk shan.Ai/ajo perpiqet qe te shohe dhe te evidentoje te te bukuren,qe ne atdheun tone gjendet me shumice,por si pasoje e anti shqiptarizmit apo mosrespektit per veten nga palo gazetaret ,nuk reklamohet sa duhet.

Ju faleminderit  per shkrimin Kaltra dhe uroj te kaloni pushime sa me te gezuara!

edhe kur nuk ju ndizet makina fajesojne Shqiperine dhe qeverine e saj qendrore dhe lokale

 Dora dores shkon kjo. Ca te tjere edhe kur flitet per pushimet gjejne rastin te fajesojne PPU. smiley

Edhe fotoja edhe shkrimi me kenaqen smiley

flm per sjelljensmiley

Kam vite pa vajtur ne Shengjin.  Por fjale te mira kam degjuar gjithmone.  Me vjen shume mire kaltrina qe je kenaqur (mbaj mend "friken" tende smiley ). 

PS: Keshille, anashkalo Durresin lol.  Kushtet mbase jane te mira, ama deti eshte det dhe jo dët smiley.

Sa mire smiley Kete te shtune do te shkojme me korpusin e vullnetareve per te pastruar plazhin ne Shengjin, por me behet shume qejfi qe bashkia atje qenka sensibilizuar per kete. Ja nje shembull qe duhet ndjekur .. per fat te keq  heren e fundit kur vajtem per te pastruar plazhet ne Vlore ishte vertet skandaloze te shohesh kaq shume mbeturina plastike ne breg te detit.. Ne koleksionin e mbeturinave qe mblodhem gjetem nga te gjitha llojet..  shishe plastike, pampers,kanoce, kuti ilaqesh biles biles dhe rroba te brendshme.. ishin thuajse te varrosura  dhe  cuditerisht  sikur prisnin dekompozimin  e natyrshem .. kontrast i forte me ate bukuri qe i ka dhene natyra..

Ej, me duket se po nderroj dhe une mendje tani... smiley

Ndjej se do vish dhe ti me mua smiley Ec tani konfirmo !!

Jam mes dy zjarresh... VLORA - Shengjini.... pupu, sa zgjedhje e veshtire. Gjer te shtunen, do mendohem smiley

Sic kam thene ne kesi rastesh, u shtofshi smiley.  Fillim korriku e shume kallaballek smiley.

Alidea, nga ke pastruar derman?  smiley

Andej ku isha une keto dy dite, s'pashe gjera te tilla.  (Ama per verdalle neper lagje e rruge, teme tjeter ... )

E mi monda smiley  heren e fundit ishim ne Rradhime, por mbase ti e gjete gati te pastruar nga neve smiley Ehh jane ca taman per dolce vita !!

smiley ky eshte diskriminim

geg-ja  i pastron plazhin tosk-es

Alidea ua befte Zoti mbare smiley.  S'kam vajtur akoma ne Radhime.  Gjendja e plazheve publike eshte per te qare hallin.  Por ne plazhet private shume me ndryshe smiley.  Megjithate mendimi im si emigrante dhe bije Vlore eshte gjithesesi i njeanshem, dhe shikimi i "verber" ndaj ndonje kanaceje lol. 

PS: Mos t'i ha hakun Bashkise se Lezhes, bravo u qofte per mirembajtjen smiley.

Oupps pa dashur te sjell mendime negativiste.. qe mund te kundershtojne shkrimin , sapo mora ne tel  nje kolegen time e cila sapo me konfirmoi se ne fakt ne Shengjin ne afersi te plazheve private dmth ku ka hotele mirmbahet. ne pjesen qe eshte afer pyllit serish mbeturinat mbreterojne te qeta..

 Keshtu pra gjithesesi heren tjeter do tu sjell ca foto interesante nga ato qe tregojne dhe bukurine dhe shemtine qe mund te beje dora e njeriut aty.

Problemi kryesor i turizmit  ne Shqiperi sot, jane mbeturinat.. kete nuk e them une kete e konfirmojne te gjithe vizitoret e huaj .. dhe vete ne qe shkojme ne keto plazhe.

 

 

Monde qenke ne Shqiperi!!E kalofsh mire...Po mbesa te ishte rritur,si tu duk?

Hej, nje mrekulli! Na eshte bere syri bakerr per pak bukurira te tilla... smiley

Shyqyr qe e zhyte koken ne dët ti Monda po te tjerat pak rendesi kane. Pushime te mbara!

mooos kaltrine... durresin jooooo....

Me behet qefi qe e paskan rregulluar, se para dy vitesh qe kam qene per nja dy dite s'ka qene ne gjendje te mire.

 

Uroj qe te kaloni po kaq mire ne plazhet e tjera!

Shyqyr qe lexuam dicka te bukur sot dhe me behet qejfi kur shkruajne gjera te mira per vendin tim, zemra me behet mal dhe ndihem krenare qe ai eshte vendi im me bukuri magjepse kaq te rralla. Por mbi te gjitha krenohem qe keto bukuri ruhen dhe mirembahen, dhe vendi im po ndryshon nga dita ne dite. Jam krenare qe jam shqiptare dhe nje dite dua te kthehem ne vendin tim, per te shijuar gjithcka te bukur qe ekziston atje.

Faleminderit autores nga zemra.

nice... enjoy...

Monda, qenke ne VL smiley  megjithate, e tradhetove vendin per zgjedhje smiley

gre, c'tradheti mer, kur kujtoj oret e tera ne linje per zgjedhjet, me vjen te ha veten me gaca smiley.  Ketu s'do t'ia dije njeri.  Ku do pime kafen sot, e ku do hame peshkun e kane mendjen gjindja lol.

PS: Blend, flm smiley.

Mire e kane njerezia aty ca do mbajne mend nga jeta, jo po bej nga dy pune sic punohet ketu ne USA se su ndahet billi nga dera Big Grin.

as shen pali nuk eshte si shen gjini, se pastaj shen lleshi e shen doda jo se jo

Kjo foto nuk eshte ne Shengjin se njoh cdo centimeter te atij plazhi. Ne Shengjin dhe Velipoje nuk ka askuns plazh me guralece, por vetem me rere ngjyre te perhimte.

po na lini, mor te gezojme! smiley

smiley 

Jo po thuaj po deshe. smiley

Edvin, i paske humbur ca cantim.

Pa te keq, por kjo eshte bere tek plazhi i Inheritor, para 2 muajsh.

Pak grimce normaliteti aq shume i nevojshem e i domosdosshem pas gjithe marrezise zgjedhore dhe ulerimave politike.

Eshte interesante te shohesh se ne ceshtje te tilla te gjitha jane bashke pa ngjyra e preferenca politikanesh dhe kjo eshte me e rendesishmja.

....ore sa dollare bejne 250000leke  te reja ???

dhe jane dhome me wc me uje e me drita????

 sme duket si shengjin.. foto e bukur gjithsesi..

Blendo, 

te keshilloj te besh nje ndalese ne Tale! ish zona ushtarake. Gjer vjet akoma e padhunuar, rere te zeze si askund ne Shqiperi me bollek, dhe uji kristal. Sigurohu te marresh cdo gje me vete se nuk ka as edhe nje lloj sherbimi. 

ardi, 

25000=300 dollar. 

dhomat skane vc, por ata te japin nje lopate dhe nje kov klori. Per drita sdo vuash se mungesa e catise siguron drite te bollshme hene. sa per uje, kripa ta forcon lekuren smiley 

Chene, jo keq nga humori si per orar pune dhe pa yuengling smiley

 vallaj veshtire osht Mond!

Djelli tu trokit te xhami, dëti vetem nje ore larg.. por telekonferencat vazhdojne..

Po pse i kan shpik celularet o Chene?

 vallaj Grupo, jo per te marr pune me vete ne pushime..!

Eshte Shengjini...e sigurte se kam qene edhe une aty kur eshte bere kjo foto smiley

Plazh shume i bukur por rruga per te vajtur deri atje nuk ishte dhe aq e mire.

Pushime te mbara te gjitheve smiley

dhomat skane vc, por ata te japin nje lopate dhe nje kov klori. Per drita sdo vuash se mungesa e catise siguron drite te bollshme hene. sa per uje, kripa ta forcon lekuren smiley 

Ha ha ha ha ha! Te marrte e mira sa kam qeshur! Ate po mendoja dhe une, kur u be deti kos me 300 dollare?!

chene, kjo e çative duket interesante... imagjino sikur te hapte ndonjeri nje biznes me dhoma pa çati, per romantiket do ishte kryeveper smiley

 dunno.. 

orgji thu ti? ai, ajo dhe mushkonjat? smiley 

ai, ajo dhe yjet e kisha fjalen une... smiley

 

po padyshim bukur ashtu kryenece.. te doje ajo pa ai gati eshte gjithmone e per cdo gje smiley  

ej, po mos e hap bardhakun ktu mer..mbaji ca gjona te mcefta hahaha (shak / shak)

Do te mjaftonte te kishte nje terrace te bollshme.

chene, kjo e çative duket interesante... imagjino sikur te hapte ndonjeri nje biznes me dhoma pa çati, per romantiket do ishte kryeveper

 

Do hapte ndonje konkrues nje tjetr ngjitur...pa cati...dhe pa mure.

PS: Monda...kujdes se mos mbytesh nga tymi smiley

 

Foto shume te bukra. Falemnderit.

e kam llafin..ca mund te haje robi pervec peshk zgare, berxolla sgare...fiq zgare etj etj lol...

kur bi llafi te peshku vlen me u permend koca dhe merluci qe n'Shengjin gjuhej shume

 Tale, Kune,  Shengjin -  rradhitur sipas preferences. Te treja jane plazhe relativisht te pastra (megjithese Talen e kam gjetur ne gjendje te mjerueshme para 2 muajsh kur nuk kish filluar tamam sezoni i plazhit, shpresoj te kene pastruar).

Talja eshte me i bukuri, por me infrastrukture rrugore dhe sherbimesh me pak te zhvilluara. Shengjini ka infrastrukturen, hotele te mira, sherbim i sjellshem por ka me shume kallaballek. Kurse ne Kune gjen nje perzierje te te dyjave me siper, infrastruktura eshte e mire, brezi i pishave shume prane detit e ben intim dhe te kendshem.

Une do i shtoja listes tende edhe Vainin, eshte nder plazhet me te pastra qe ka pas ne Lezhe. Kam vite qe s'jam kthyer ne ato ane, por me sa mbaj mend uji ishte kristal, ketu flitet per vitet 92-93. Se di sec eshte bere me ato zona, shpresoj qe te jete ashtu sic ka qene dikur.

 Ne fakt disa here kam dashur te bej nje detour per ne Vaine, por me kane informuar, ndoshta gabimisht, qe eshte zone e mbrojtur ku nuk lejohet kalimi. Thone qe eshte bukur aty!

Kjo foto nuk eshte Shengjini.

Shengjini mund te jete para o pas fotos.

Presim shkinaks ç'fare thote.

 

Ate thashe dhe une, por me kundershtuan...Ne Shengjin nuk ka vend te tille, vec ne qofte ndonje gji i vecuar pas repartit ushtarak.

Me falni per injorancen time nga bie kjo Kune hera e pare qe po e degjoj? Smile

Sa pak pretendojme nga plazhet tona, sa modest qe jemi...

Do zoti  ky plazh te mbet ashtu sic duket edhe ne fotografi,e para kjo ..dhe e dyta ishalla atje nuk perdorin gomeret ose kuaj si mjete transporti per fruta -perime ,akullore ,fara luledielli ,bajome ,misra ,kikirika ,gazeta ,libra  e gjithe farllojshe llojshe ! Mos o zot ! Ja ashtu e pafsha Plazhin e Lezhes si ne Foto !

Vende perla por kush i mbledh plehrat ne breg te detit psh. ne Kune? Mema natyre.

Kush e con ujin e pishem ne ato plazhe te virgjera? Mema natyre.

Kanalizime per ujrat e zeza a ka, apo derdhen ne det? I kane zgjidhur me gropa septike ku uji precipiton vete avash-avash.

Po ne muajin pik si i behet? Po gjenerator a duhet me vehte, apo te marrim transformatorin per te ngritur tensionin pasi nuk punon frgoriferi dhe kondicioneri? Nuk na duhen, natyra ka rendesi!

Po dizinfektim ndaj mushkonjave a behet, qender shendetsore a ka qe te marr femijen me vehte? Mos e merr nese ke deshire te besh qejf! Edhe per vehte mer solucione aromatike dhe anti-mushkonje.

Fotoja me te vertete e bukur. Por sa me i veshtire kalimi atje, aq me pak pisllek dhe mungese elementare infrastrukture.

Gjipea, gjiri prane Dhermiut, eshte nje parajse tokesore. Kalimi me rruge thuajse i pamundur edhe per makinat 4x4. Me varke nga bregu, po. Sapo te ndertojne rrugen shikoni si do ta dh....n. Fshataret pronare ose mafja, nuk ka rendesi...... Vetem nje gje ka rendesi, administrimi dhe pushteti mbi territorin.

Shteti me planifikim apo privati me spontanitet. Ja ku e keni Malin e Zi dhe ja ku jemi. Nje natyre, nje lloj ballkanasish, por dy administratore te ndryshem.

Mire ardhshi ne plazhet tona te virgjera dhe te pastra por me breg...! Pak me shume realist e me pak romanticizem nacional.

Keiendi...mos ki merak fare per gjenerator ti...se te ben nje TEC Bac Saliu ty aty smiley

Blendi; "....por pasi lexova keto qe shkruan mendoj se do dal nje xhiro-kontroll der ne Shengjin kete fundjave, dhe ndoshta i nderroj planet fare per pushimet kete vit..."

Me pelqeu kjo; Xhiro-kontrroll. M'duket Blendo se me ke vjedh stilin e punes time shoqerore. Kshu bej dhe une kur dal dyqaneve dhe shoh çmimet.  

 

 

Edvini; "....Kjo foto nuk eshte ne Shengjin se njoh cdo centimeter te atij plazhi. Ne Shengjin dhe Velipoje nuk ka askuns plazh me guralece, por vetem me rere ngjyre te perhimte..." 

 

Se mos na del ndonje nga Italia, Kroacia apo Mali i Zi, dhe thote se; m'keni manipuluar apo vjedhur plazhin. Ku i dihet, dhe une sikur dyshova caze. 

pershendtje! vini ne lezhe e nuk na beni shenje per me pi i kafe! ca peshqish pa burrni kishit qene.

nejse, kur t'ju bjere rruga delni mbas portit te shengjinit (eshte ajo barriera qe duket ne foto), dhe aty eshte hoteli inheritor. pretendon pese yje. kur te jeni aty ktheni koken dhe do te shihni malin me pisha te shengjinit, ato pemet e zeza qe jane aty jane bash siper qytetit, do te shihni majen e tyrbes, eshte ajo maja qe duket aty ku perfundon mali i shninit, dhe padyshim do ju beje pershtypje vija bregdetare shengjin kune vain (eshte ajo hija e pemeve tej ne horizont.) hajt mo. kaq e bukur s'ka si me kane shnini. bravo cunit qe e ka bere foton.

duhet me dhane kreditet atyre qe i meritojne, ne si institucion (bashkia lezhe) nuk kemi asnje juridiksion mbi shengjinin, por ate e ka komuna shengjin. une vete ende nuk kam bere plazh sivjet, kam qene nja dy pasdreke dhe me kane bere pershtypje do gra gabele qe me thase te zinj mundoheshin te pastronin plazhin. edhe pse duhet te them se une kam pare zonen urbane te shengjinit cka ka qene gjithnje e paster nga plazhet private. nuk e di si eshte po te vazhdosh me tej per ne kune.

hotelet ne lezhe jane normale, bilez duhet te pranojme se problemi i turizmit ne shqiperi eshte sei kemi hotelet te gjitha pak siper nivelit normal per nje pushues halli.

ne lezhe shkohet me makine cdo nje ore nga tirana dhe nga lezha ne shengjin ka autobuz urban cdo 15 minuta me 30 leke ose furgona me 50 leke pa orar. lezha eshte 60 km nga tirana, shengjini 68. 

mire ardhshi dhe kur te vini hajde pime noj kafe

shkinaks"

sa mire qe erdhe, nuk besoja se eshte shnini ne ate foto, qenkan pastruar hekurishtet, apo nuk shihen, jane te feshehura?

 

O shkinaks, tani qe eshte bere rruga per Mal te zi, si thua a ta shtyj dhe pak makinen, e te bej qejf tamam ne M. ZI.

Duhet me e krahasu veten me krahasuesin e jo me vehten vellai, se pastaj na takojn e dhe nja 50 vjet te tjera me prit.

Kafen e pijme por kur te ngrihesh nga kafeneja duhet me te ngel koka mbrapa e jo mos ta kthesh me. Se kafja ka nja dyqint bishta.

shiko lumi drin!

e kan pastru drinin e ba te lundrueshem prej grykederdhjes deri ne balldre.

e kan pastru shninin dhe hekurishtet qe ishin ne det jane ende, por siper hekurishteve (dy anijet e mebtura nga eksodi '91) kane bere dy lokale ne det.

keinedi. mundesh vlla me shku ne mal te zi. bilez bilez te rekomandoj te pagush nje shofer qet meund te flesh kur te kalojsh nga lezha qe te mos e shohish. eshte pa problem rruga eshte aq e mire sa nuk te del gjumi fare.

sa per krahasim nuk e di, une nuk jam nga ata persona qe pushojne. ngado ku shkoj punoj, dhe nuk di te krahasoj me maline zi. as me asnje vend tjeter. por te them qe shengjini eshte bukur e eshte afer. afer kujtdo. eshte sa durresi larg dhe eshte shume me i qete e i paster.

sa per kafet ne lezhe te garantoj se kur ta psih kafen njehere do te duash te vish prape. te hash nje dreke te turizmi apo te syni i zi. kudo ne shnin. kudo ne lezhe. eshte shume e thjeshte.

por mundesh te ikesh ne mal te zi. eshte normale qe ne shqiptaret kemi nje ndjesi inferioriteti te tmerrshme. gjithnje te tjeret jane me mire. rruge te mbare. por vetem ty te degjoj te thuash se mali i zi eshte aq shume me mire se shnini.

have a great time.

urban cdo 15 minuta me 30 leke ose furgona me 50 leke pa orar. lezha eshte 60 km nga tirana, shengjini 68. 

Mire e ke tina ,po puna osht se nisesh per qef dhe shko per lesh ...cdo dite perplasen kok me kok ,fugona e makina ..Aosht i sigurt dhe modern transporti? se vallahi atje ,si edhe kudo ne shqiperi aksidentet po vrasin robt ma shume se jan vra ne luft te kosoves !

Aosht i sigurt dhe modern transporti? se vallahi atje ,si edhe kudo ne shqiperi aksidentet po vrasin robt ma shume se jan vra ne luft te kosoves !

Artian, ti e di qe per aksidentet gjithmone e kane fajin emigrantet. Kete gje e thote shtypi, TV, bile edhe njerezit e mi kur shkoj atje. smiley Asnjehere nuk e ka fajin shpejtesia, ngarja e keqe dhe padurimi i vendasve ne rruge, por ja vijme ne me makina dhe bam bejme aksident...

 

 

"Fajin per aksidentet e kane emigrantet" eshte nje mith i krijuar nga shqiptaret !

Une mendoj se fajin e ka shpejtesia dhe mos zbatimi i rregullave te qarkullit rrugor si nga automjetet ashtu edhe nga kembesoret !

Merr tjetri patenten 25 vjec me pare nen dore ,ble nje fugon dhe hap nje bisnes privat taxi ,del ne rruge dhe nrefet ,dhe te bo nji parakalim shpejtesie ,me te tregu se une jom ma i shkathet se ty, kom makine ma te mire se ty ,kom pare ma shume se ty ,jom "as"ne timon, dhe sa del m`kthese me keto mend ,thyen qafen ne kanal ,ose i bi ndonje maune mbrapa karrocerise ,dhe iken per lesh vete dhe mer mqaf edhe pasagjeret ..ja kejo ndodh kudo ne shqiperi !!

Nuk te hap njeri rruge ne shqiperi ,qefi me i modh osht parakalimi!!  smiley

Uji ne shengjin nuk eshte aq i paster dhe kristal sa cduket ne kte foto,por plazhi i shengjinit eshte i shkelqyeshem, ka rere me bollek.

Rruga dikur ka qene shume keq, kur kalonte autobusi ne kthese te dukej vetja si valentino rosi,te vinte asfalti  dy gisht para fytyres.Ka qene pak rrug e lodhshme po ja vlente.Sot me automjetet private tamam ja vlen te shkosh ne plazh en shengjin.

Shteti shqipetar duhet te bej plane per port ne shengjin,sepse eshte nje mundesi e lene mbas dore. Me duket se Nard Ndoka foli per nje plan te tille,por Nardit si vje rradha te vendos per kto gjera edhe per 500 vjet.

Gje e mir per plazh ne shengjin jan edhe njerezit, te respektueshem dhe te but.

Nuk e di si duket sot Shengjini mbi plazh,kush ka foto ti postoj.

Shteti shqipetar duhet te bej plane per port ne shengjin,sepse eshte nje mundesi e lene mbas dore

 

Shengjini ka port dhe punimet per zgjerimin e tij kan filluar (ose do fillojne se shpejti)...ashtu si dhe shtesa e terminalit te pasagjerve (tani ka filluar linja Bari-Shengjin). Vetem se mos behet ndonje proteste e kam hallin une smiley

une ne shengjin jam rritur... e kjo foto di tutto può essere po shengjini s'eshte...

e pur questo e san giovani di medua!

shiko, nga shume komente qe u bene ketu, por edhe nga fakti qe ishte shum ee bukur fotoja mendova se nuk ishte. por pastaj duke e pare foton me me vemendje e pashe se eshte shengjini. eshte shume e bukur fotoja, autori shume i shkathet.

por shikoje me vemendje, malin qe duket ne foto pishat siper qyetit, linjen bregdetare tej ne horizont, malet e skenderbeut me koken e prere si me thike me tej akoma dhe bindu se eshte bash pas barrieres se portit. eshte shengjini.

pastaj nese keni frike trafikun ne mund te bejme gjithcka per t'ju mirepritur, por friken nuk ua heqim dot.

 Melisa, edhe une ate mendova kur e pashe per here te pare, po pastaj nuk e zgjata. Shengjini eshte plazh me rere te zeze dhe zall nuk sheh per kilometra te tera, por thashe kushedi gjerat kane ndryshuar. 

Une qysh ne 1996,nuk bej me pushime verore ne Shqiperi.Problemi eshte se pushimet jane te shenjta per rigjenerim forcash,rigjetje me te dashurit e tu,relax...nuk ma mban te rrezikoj e te eksperimentoj ne Shqiperi.Nuk ka garanci...Mungesa e kushteve higjienike...Sa here qe vij i frenkuentoj restorante se s'ben me duhet te marr enterogermina nga diarrea....Ende shume pluhur e nje lodhje ,shume lodhje...Keto fotot vertet shume te bukura...Por fotot nuk te japin sasine e pluhurit ,ererat qe ndihen ,ulerimat e germushjet e njerezve,çmimet e kripura.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).