Seseri: Rama nuk duhet të ikë, të çojë deri në fund projektin e tij

Kandidatja për deputete socialiste, Rudina Seseri, në një intervistë ekskluzive për “Panorama” ndërhyn në debatin e hapur për dorëheqjen e Edi Ramës nga kreu i PS-së. Ajo shprehet se Rama duhet të qëndrojë në drejtimin e partisë, për të çuar deri në fund projektin e tij. Seseri shprehet se zgjedhjet e 28 qershorit nuk i plotësuan standartet e premtuara. 
Çfarë përshtypjesh keni nga përvoja juaj e parë e në jetën politike shqiptare duke kandiduar për deputete në Kuvend?
Fushata zgjedhore që zhvillova  në Krujë ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua, vecanërisht në dy aspekte. Aspekti i parë është entuziazmi. Unë kam lidhje të veçanta me Krujën dhe fushata më ndihmoi ti forcoj më tej këto lidhje, të njoh nga afër një qytet e një rreth të lënë pas dore në fat të mjerë, të dalloj nevojat më urgjente të tij, të mendoj se nga duhet filluar ndryshimi dhe cfarë duhet të bëjë shteti për këtë rajon të Shqipërisë. Njerëzit më kuptonin dhe më inkurajonin gjithë shpresë në këtë nismë që kisha ndërmarrë. Unë jam e angazhuar ta zhvilloj më tej këtë plan dhe të luftoj që të merren vendime të mencura për transformimin e Krujës.
Aspekti i dytë është zhgënjimi. Zhgënjimi që në vendin tim anëtar të NATO-s dhe pretendues për hyrje në Bashkimin Europian bëhet presion i hapur për votat, blihen votat, që në disa zona njerëzit votojnë familiarisht apo edhe më keq -  fshatcë, që një kandidate grua shahet e kërcënohet pa pikën e ndrojes nga burrat e partisë kundërshtare, që komisionerët arbitra të zgjedhjeve  janë përfaqesues e tifozë të partive, që numëruesit e votave nuk dinë të numërojnë ose kanë frikë të numërojnë me vërtetësi. Zhgënjimi, që këto shkelje nuk i bëjnë përshtypje askujt, asnjë partië politike, asnjë analisti në media, as edhe vetë kandidatëve, ndërkohë që të gjithë flasin për parime si të ishin zgjedhjet në Francë apo në SHBA. Më duket se shumë nga këta njerëz ose nuk e njohin këtë realitet ose shtyhen nga interesa personale për ti mbyllur sytë përpara këtij realiteti.
Tani që zgjedhjet mbaruan, a mendoni se Shqipëria doli e fituar nga këto zgjedhje?
Shqipëria përballet sot me një cështje themelore të demokracisë:  standartin e zgjedhjeve. Kjo nuk është një çështje e thjeshtë, e cila lidhet me dy ose tre kuti të panumuruara, keqnumuruara apo të manipuluara. Kjo cështje ka të bëjë me themelet e demokracisë dhe përfaqëson një udhëkryq nga i cili varet e ardhmja e vendit, pra e ardhmja e secilit prej nesh. Deri dje, të gjithë luanin dhe fshiheshin pas vlerësimeve të tilla si “zgjedhje të qeta”, “një hap përpara” etj. Tani, për një vend anëtar të NATO-s, vlerësime të tilla nuk mbartin më asnjë kuptim. Më 28 qershor ose u zhvilluan zgjedhje demokratike ose jo. Dhe që të gjithë të marrin përgjigjen e duhur, vendas e ndërkombëtarë, duhet përmbushur A-ja e demokracisë: të lexohet vullneti i zgjedhësve duke rinumëruar votat, duke shpallur publikisht listat e atyre që kanë votuar, pra duke bërë një transparencë të plotë. Përndryshe demokracia merr një goditje shkatërruese. Vendi mbetet pre e një klani të vetëm dhe e interesave ekonomike të tij. Shpresa për të ndryshuar Shqipërinë humbet vërtetë. Dhe, aspirata e qytetarëve shqiptarë për anëtarësim në BE kthehet në një ëndërr të vdekur, thuajse të paarritshme. Ndërkohë partnerët ndërkombëtarë do të mjaftohen me faktin që ne nuk po turbullojmë Ballkanin, duke e rivënë stabilitetin para demokracisë dhe zhvillimit të mirëfilltë të Shqipërisë.
Ju erdhët për të kontribuar, u zgjodhët deputetë dhe tani jeni përpara një vendimi që duhet të merrni. Do ta vazhdoni punën tuaj këtu apo do t’i riktheheni biznesit që keni në SHBA?
Unë jam votuar nga zgjedhësit e Krujës dhe të Qarkut të Durrësit dhe jam në borxh me besimin që ata më kanë dhënë. Njerëz që më përkrahen po shihen shtrembër, po hiqen nga puna, po kërcënohen. Kjo është demokracia që pretendohet se është ndërtuar për dy dekada në Shqipëri?! Dhe këta njerëz janë vërtetë pa zë sepse në shkëmbim të ngritjes së zërit për padrejtësitë që po ju bëhen, ata duhet të paguajnë çmimin e heqjes nga puna, një kosto reale diskriminimi politik.  Atëherë, pyetja mbetet se ku është zëri i gjithë të tjerëve? Asnjë debat nuk bëhet në media, në publik, madje edhe midis përfaqësuesve ndërkombëtarë për këtë lloj demokracie të stilit alla shqiptar. Për t’ju rikthyer pyetjes suaj, unë erdha të kontriboj për projektin e Edi Ramës. Prandaj vendimi im është qartazi i lidhur me këtë projekt dhe drejtuesin e saj sepse ky projekt nuk është aspak i dështuar. Ndonëse jam në SHBA këtë periudhë, marr çdo ditë dhjetëra mesazhe me të njëjtën përmbajtje: Projektin mos e lini në mes. Është besimi im që thënie dhe deklarata të kundërta burojnë nga njerëz që nuk e kanë njohur si duhet programin e Partisë Socialiste, ose nuk e kanë kuptuar atë.
Ju u angazhuat në politikë me Partinë Socialiste. Cili është opinioni juaj tani për këtë parti?
Nuk mendoj që përbën surprizë fakti që unë nuk kam qenë e angazhuar me parti politike në të shkuarën. Përkundrazi, deri para pak kohësh kam qenë e përqendruar tek kariera ime në sektorin privat dhe kontributi ndaj shoqërisë shqiptare nëpërmjet diasporës. Siç e kam thënë vazhdimisht, angazhimi im me Partinë Socialiste lidhet drejpërsëdrejti me projektin ambicioz të Ramës.  Dhe e vërteta është se unë u afrova tek Partia Socialiste me një sens ndrojtje nga e panjohura e politikave të brendshme të saj dhe me një thes me paragjykime. Por, brenda Partisë Socialiste gjeta dicka të ndryshme. Një armatë njerëzish të përkushtuar, një parti dinamike e moderne, ku flitet hapur e dëgjohesh pavarësisht në se je një kontribues prej vitesh apo një i porsaardhur. Një parti ku njerëz si Gramozi, Vali, Beni, Blendi, Arta, Erjoni, etj. që janë themelet e kësaj partie, nuk ngurojnë të të ndihmojnë për gjithcka. Këshillat e Gramozit që la fushatën dhe erdhi të më takoje më kanë bërë përshtypje të jashtëzakonshme. Përkushtimin e Blendi Klosit nuk e harroj kurrë.  Mua më rezulton se Partia Socialiste nuk është një parti që i përket një njeriu, si të ishte prona e tij private, dhe që drejtohet me një grusht të hekurt e pa të drejtë fjale.  Ajo është një parti e hapur ku jo vetëm vlerësohet, por madje inkurajohet debati i hapur dhe mendimet ndryshe. Për më tepër, Partia Socialiste e drejtuar nga Rama nuk i përket llojit të partive që drejtohen nga udhëheqës të papërgjegjshëm që mashtrojnë publikut. Ajo është një parti e përgjegjshme ndaj anëtarëve dhe elektoratit të saj dhe ndaj vendit.
Tani po diskutohet shumë për dorëheqje të Ramës. Ju çfarë mendoni, a duhet që kryetari juaj të japë dorëheqjen?
Unë nuk mendoj se kjo është një çështje thelbësore në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar. Është fati i këtij procesi determinuesi kryesor i të ardhmes së Shqipërisë dhe duhet të jetë ky proces në qendër të debatit dhe jo zhvillimet brenda Partisë Socialiste. PS-ja është një parti e organizuar mirë, e cila, më mirë se çdo parti tjetër në Shqipëri, i ka krijuar të gjitha instrumentet e mandatimit të drejtuesve të saj, bazuar në vullnetin e lirë të ccdo anëtari të saj.
Në qoftë se dëshironi të dini mendimin tim personal, unë besoj si shumica e njerëzve që më kanë kontaktuar: Rama duhet ta cojë deri në fund projektin e tij. Në se Rama largohet, ai lë në baltë jo vetëm PS-në, por edhe të gjithë ata shqiptarë që duan shpresë dhe mbrojtje. Në se Rama largohet, ai vret shpresën.  Vendimi i takon anëtarësisë së Partisë Socialiste, jo disa individëve të caktuar dhe aq më pak njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me PS-në. Në këndvështrimin tim, klane të caktuara janë të interesuara tashmë jo thjesht për të marrë apo kontrolluar të gjitha pushtetet, përfshirë edhe shoqërinë civile dhe median, por për të shtrirë dorën edhe nga partitë politike opozitare, ku PS-ja është partia kryesore. Pasi futën brenda vathës Partinë Agrare Ambientaliste dhe tani së fundi LSI-në, këto klane kanë interes të vënë dorë mbi PS-në dhe Rama është pengesa kryesore që kanë.  Ky nuk është një hap demokratik, por një skemë klanore interesash të dyshimta, të cilat asfiksojnë demokracinë dhe nuk i sjellin asnjë të mirë Shqipërisë.
Le t’i rikthehemi edhe një herë rezultatit të zgjedhjeve. Mendoni se tashmë janë dalluar fitimtarët?
Përfundimi i procesit zgjedhor do të qartësojë se kush ka fituar, kush ka bërë progres dhe kush ka dështuar. Shihet qartë se Partia Socialiste është votuar më shumë se çdo parti tjetër dhe numri i deputetëve të saj vazhdon të rritet. Duhet pasur parasysh fitorja spektakolare e PS-së në qytete, grabitja dhe deformimi i votës në disa zona të thella rurale e në zonat informale, ku njerëzit nuk mundën të votojnë lirisht. Ndërkohë, ka akoma shumë deputetë të pamandatuar. Ka edhe deputetë që do të lënë mandatin:  këtu kam parasysh zotin Ferdinand Xhaferri, i cili, me siguri, pas vendimit të fundit të KKRT-së për parkun energjetik në Durrës – lexo: TECin me qymyr – do të ketë burrërinë të mbajë fjalën e dhënë publikisht në dy televizione se do të dorëzojë mandatin, duke vendosur një standard të ri demokracie në Shqipëri, për të cilin do të mbahet mend për mirë.
Shqipërisë i është dashur të duroj 40 vite diktaturë dhe 20 vite tranzicion. Disa javë kohë për të lexuar votën e shqiptarëve janë asgjë përkundrejt kostos dhe rrezikut real të mohimit të zërit të tyre në demokracinë tonë të brishtë.
Ndërkohë në Shqipëri është lënë mënjanë debati mbi krizën ekonomike.  Bile, ditët e fundit INSTAT deklaroi një rritje të madhe për tremujorin e parë. Vazhdoni të keni të njëjtin mendim për ekonominë shqiptare?
Jam shprehur vazhdimisht mbi ekonominë dhe ndikimin e krizës tek ne. Fatkeqësisht reagimi i qeverisë në detyrë dhe i institucioneve të saj jo vetëm mungon, por këmbëngulet ende se ne nuk jemi në krizë dhe se vazhdojmë të kemi rritje ekonomike të lartë.
“Rrobat e reja të mbretit” po duken qartë sepse askush, madje as famkeqi INSTAT, nuk po arrin të fshehë më rritjen e jashtëzakonshme të papunësisë, rritjen jashtë çdo normë të deficitit buxhetor, kreditë e marra jashtë kritereve financiare dhe në dëm të interesave të shqiptarëve, investimet e prokuruara të plota, por të financuara vetëm në 10% të vlerës së tyre në kurriz të sipërmarrësve që ende presin të paguhen, pakësimin galopant të të ardhurave, e as humbjet e mëdha nga mungesa e eksporteve. Këto keqmenaxhime masive nuk mund të fshihen më kozmetikat që bën qeveria në detyrë për të ulur 10% të shpenzimeve administrative. Për më tepër, penalizimi i biznesit nëpërmjet rritjeve të pagesave të detyruara, dhe këtu i referohem vendimeve të fundit të qeverisë, e rëndon më shumë ekonominë.
Duhen masa drastike për përballimin e krizës dhe rivitalizimin e ekonomisë. Duhen plane antikrize, programe për ristrukturimin e borxhit, impute nga institucionet ndërkombëtare etj., hapa të cilat janë artikuluar shumë qartë ditët e fundit edhe nga Banka e Shqipërisë, sigurisht për ata që i kuptojnë ose më saktë duan ti kuptojnë. Drejtuesit aktualë kanë demonstruar të njëjtën gjë vite më parë me piramidat dhe, pasi çdo gjë u shkatërrua,  u mjaftuan me justifikimin se nuk dinin dhe nuk e kuptuan mesazhin e instituciuoneve ndërkombëtare. Mbi të gjitha, urgjentisht, duhet bërë marrëveshja me FMN-në, sepse, siç mund të jeni informuar, shumica e vendeve të Ballkanit po përfitojnë nga ndihma antikrizë e këtij institucioni.

29 Komente

Kjo goca s'ka gjo n'terezi, fatkeqsisht. Cer lesh projekti te coje ne fund se ne s'kena pa nai projekt? Apo mos projekti eshte "te krijoje partine e pare ne historine e njerezimit qe s'eshte as e majte as e djathte as e qendres"? Ok, pranohet, po ta riformatoje dhe pak me mire se i kane ngel dy drejtime per te cilat nuk eshte shprehur akoma, ai lart dhe ai poshte.

PS. Se harrova, ferdinand xhaferri nuk e jep doreheqjen, doreheqja eshte per Burra ose per Gra, jo per burra-gra.

 Rama duhet ta cojë deri në fund projektin e tij. Në se Rama largohet, ai lë në baltë jo vetëm PS-në, por edhe të gjithë ata shqiptarë që duan shpresë dhe mbrojtje. Në se Rama largohet, ai vret shpresën.

Tani, qe ti biem shkurt, nese thashe me siper qe s'ka gjo n'terezi me kete paragrafin i bie qe Rudina te jete ne qiell. Degjo dhe mba vesh Rudina se s'ta kam me te keq. Partia Socialiste eshte partia me e vjeter dhe me e madhe ne Shqiperi. Nuk e di a e di ti apo jo, po eshte Partia me e votuar ne zgjedhjet ku ti u bere deputete, eshte parti qe ka qeverisur vendin per 2 legjislatura te plota, eshte parti qe ka pas gjithe kapacitetet qe te beje pune te mira plot ne kohen kur ti se kishe mendjen se po studioje ne Harvard. Ka politikane te pergatitur, te vjeter e te rinj, dhe ne mes te nje ushtrie socialistesh qe une sinqerisht besoj qe mund te marrin ne dore fatet e Shqiperise qe ne kete sekonde, Edi Rama eshte nje pike uji dhe asgje me teper. Dhe te thuash qe njerezit po iku Rama ngelen pa shprese, me e pakta qe mund te te them eshte qe nuk njeh PS-ne, nuk njeh elektoratin qe te votoi, dhe ofendon rende ata socialiste te vjeter qe te hapen deren ty ne PS.

që komisionerët arbitra të zgjedhjeve  janë përfaqesues e tifozë të partive

Moj ke hap nanji here lajmet nga Shqiperia ti para se te vije apo jo? PO keta vete e deshen keshtu mi goce. Pati propozime per t'i depolitizu komisionet, po Gjinushi dhe Kaci nuk pranuan kurrsesi. 

Mire tha Neri, "ju te thyni komet, e pastaj te thoni pse nuk vrapon"

 

 

 

swed1 na cave me nder bythen derr-derr per projektin e PS. Je bere me keqe se disa hajvane te tjere ketu. Thote dikush nje budallek fillon kori i zhabave nga pas mban iso.

Hidhi nje sy !

http://ps.al/index.php?option=com_frontpage&Itemid=1

Nese ke qejf te ankohesh apo me shume hollesi dergo nje email ketu rogrami@ps.al">programi@ps.al

Nese s'ke durim apo s'te pelqen ndonje gje ta ka faji koka jo Rama.

Sa per Rudinen ka me shume "balls" se  ti aty ne Shqiperi dhe une ketu. Nuk eshte e lehte te besh fushate elektorale ne Kruje ku edhe breket qe vesh ti marrin ne analize!

Epo pune e zeze, kane filluar tani zhabat merren autobiografi dhe japin mende. As dritare e dyher  s'kishte partia e vjeter para se ta merrte Rama. E kupton kaq gje apo jo?

 

Liqen, projekti i leshit me te cilin idhujt e tu duan te qeverisin shqiptaret, nuk eshte vleresim i ndikimit ne mjedis qe duhet te shkosh vete ta marresh te zyrat e komunes, keshtuqe gjej leukoplast dhe izoloje ate plagen qe te hapa une se mos te infektohet. Nese ti mer liqen nuk e imagjinon dot PS-ne pa ramen, mua sinqerisht s'me rruhet shume, mbetet problemi jot qe s'ke imagjinate.

 

Jo po eshte flet-rrufe tani qe dergohet dere me dere! Se jane bere shpenzime te medhaja jo veten ne anen financiare por edhe njerezore s'ka problem jua japin kopilave ta bejne copy/paste sic ben me kerkesen e Kroacise ne BE!

Do te rruhet sweed, se ne Shqiperi u legjitemua perfundimisht futja e kokes nen dhe (ose byth mund te thote dikush)! Eshte me se normale tashme dhe mjere ai qe guxon te bej ndryshe.

Shume njerez po i lajne duart perfundimisht me Shqiperine dhe kjo eshte alarmante. Te na rroje imagjinata e fitoreve dhe doreheqjeve.!

 

 

PS-ja pa Ramen mund te imagjinohet, por sinqerisht swed1, menyra se si ti e sheh PS-ne, te krijon pershtypjen se po flet per nje parti europiane... franceze, gjermane, italiane... dhe jo per PS-ne e Shqiperise e cila s'ka pse te jete me e mire se realiteti qe e ka prodhuar.

 Olso, nuk e di ku tingellon PS-ja si SPD-ja ne komentin tim?

A eshte partia me e madhe dhe me e vjeter ne Shqiperi?

A ka qeverisur? 

A ka bere pune te mira?

A eshte e afte te qeverisi prape?

A ka politikane (po dhe tekniciene) te pergatitur?

Ku eshte teprimi ketu? Aaa, nese njerezit flene ne darke dhe zgjohen ne mengjes me idene se para rames PS-ja nuk egzistonte dhe pas rames do ngordhi, atehere po, ato qe them une normal qe duken te egzagjeruara.

 

 Po edhe ti Ols ben mire te mos i nenvleresosh ata njerez qe ka mbledh nder vite ajo parti!

Po pse merreni me Seserin mor te uruar. Lereni Seserin e shkrete te hyje njehere ne parlament te mesoje njehere ceshte parlamenti, te mesoje te komunikoje njehere me njerezit. Socialistet qe po qajne me lot ketu duhet te dine se sapo ka filluar shkaterrimi i PS-se qe po nuk u ndalua ne kohe do jete me shume pasoja. Deri tani kemi dy figura te PS-se Ben Blushin dhe Arben Malaj qe jane kocke e vjeter dhe jane deklaruar per doreheqje te Rames dhe riorganizim te PS-se dhe nga ana tjeter kemi peshat e lehta pupel te tipit Seseri dhe Bushati qe jane ngjitur mbas bithes se kryetarit si me zamke. Ne menyre figurative Rama eshte si puna akrepit i cili kur eshte i rrethuar nga zjarri te cilin e krijoi vete  ne vend qe te helmoje veten qe te shpetoje, helmon te gjithe ato qe e rrethojne. Ke mbaruar Edi, jep doreheqjen se po shohim perdite ithtaret e tu duke qare e duke u perpelitur. Jepe dorheqjen edhe per keta te mjere qe te shpetojne nga lotet dhe mos i bjeri si bombe ne shtator kur te zgjohen nga endrra dhe ta kuptojne qe kane mberdhifur.

 

 

Ti ke hallin e kokes se EDIT apo kembeve te Seserit Wink

 Eshte legjende urbane ajo e akrepit... 

Ku eshte teprimi ketu? Aaa, nese njerezit flene ne darke dhe zgjohen ne mengjes me idene se para rames PS-ja nuk egzistonte dhe pas rames do ngordhi, atehere po, ato qe them une normal qe duken te egzagjeruara.

Ta siguroj se nuk eshte rasti im.

Une mendoj se ne pergjithesi politika shqiptare eshte e papjekur dhe se politikanet shqiptare mendojne me teper per interesat e tyre personale se sa per interesat e vendit.

Derisa te jene te jene te lidhur me zinxhiret e varferise dhe te nevojave imediate personale, kam pershtypjen se do te vazhdojne ta shikojne politiken jo si nje mundesi per te permiresuar gjendjen e vendit me idete dhe veprimet e tyre, por si nje mundesi per permiresuar gjendjen e tyre ekonomike.

Por ky eshte thjesht mendimi im dhe nuk eshte e thene qe te perputhet me realitetin. Bile, shpresoj shume qe te mos perputhet me realitetin.

Ok Olso, edhe une si ti mendoj. Ama, PS-ja ka nje shanc historik ne dore, megjithe humbjen te cimentoje standartin qe e ben partine e vetme europiane ne Shqiperi. Nese kjo do ndodhi, do quhet beteje e fituar per ramen, seserin po dhe per liqenin biles. Ne te kundert, nese PS-ja ndjek rrugen e ndermarrjeve private te berishes and co., padyshim qe shqiptari i thjeshte ne zgjedhjet e ardhshme s'ka alternative tjeter pervec bojkotit te zgjedhjeve.

kjo Seserka eshte nja nga ato qe lane "rehatin ne Amerike" dhe u kthyen ne Shqiperi per llokmen e shefit. Flet si e ema e Zeqos dhe vertet te ben te qeshesh kur hiqet si specialiste e makroekonomise dhe e drejtimit qe Shqiperia duhet te marre ne te ardhmen...fuck. Nje shoqe Lenka ne version post-PiPiShi... 

Ai qe vjen nga perendimi ne Shqiperi per ti sherbyer Shqiperise vjen me program dhe karizem dhe jo per tju bere lecke kembesh nje njeriu si Edi Rama qe bridhte edhe ai rrugeve te PArisit pa punuar nje dite ne jeten e tij me shpresen se kush do ti jepte nje darke.

Edi Rama ka bere nje fushate elektorale humbese nga te gjitha standardet me elementare. Ka humbur aty ku nuk duhet te humbte...e kishte te sigurte me nje Sali Berisha te mberthyer nga 2.400.000 anet me lloj lloj "dobesish". Cfare programi don te çoje gjer ne fund Edi Rama? Seseri la rrogen prej 1500 dollaresh take home ne muaj dhe vjen e na ben sherbetoren e nje banditi ne Shqiperi. Si sa e sa te tjere...

Partia Socialiste e Shqiperise = parti Europiane ?????

mos u tallni kaq shume djema!!!

Kjo seseri te ngjall nje ndjenje qesharake .

Sa gjynah qe nje grua e tille me potencial intelektual flet pak si kodra pas bregut.

Një parti ku njerëz si Gramozi, Vali, Beni, Blendi, Arta, Erjoni, etj. që janë themelet e kësaj partie, nuk ngurojnë të të ndihmojnë për gjithcka. Këshillat e Gramozit që la fushatën dhe erdhi të më takoje më kanë bërë përshtypje të jashtëzakonshme.

Dmth harxhohen miliona euro dhe mijra ore televizive e fushatase per t'a reklamuar PS si "parti e re" por edhe "te rinjte" e pohojne qe Gramoz Ruci, dora e hekurt qe u soll per te zevendesuar "Hekrin" gjate permbysjes se komunizmit, qenka themel i Partise. Te pakten ata qe kishin dyshime shpresojne t'a kene marre pergjigjen.

Mua më rezulton se Partia Socialiste nuk është një parti që i përket një njeriu, si të ishte prona e tij private, dhe që drejtohet me një grusht të hekurt e pa të drejtë fjale.

Nderkohe me siper:

unë erdha të kontriboj për projektin e Edi Ramës.

Ose me poshte:

unë besoj si shumica e njerëzve që më kanë kontaktuar: Rama duhet ta cojë deri në fund projektin e tij. Në se Rama largohet, ai lë në baltë jo vetëm PS-në, por edhe të gjithë ata shqiptarë që duan shpresë dhe mbrojtje. Në se Rama largohet, ai vret shpresën.

 

Une potencialin intelektual te Sesserit,do ta vija shume ne dyshim qe kur vihet e ndjek nje kauze humbese me njerez humbes...Amerika intelektuales sone nuk i paska dhene parametrat minimale te gjykimit....Shume e lehte.....

Seserit duhet t'i thone - nese nuk e ka marre vesh akoma - se Rama i humbi zgjedhjet  dhe per rrjedhoje nuk ka se si ta coje projektin e vet perpara. Rama eshte ne opozite, ndaj zgjohu nga gjumi Seseri.

Nderkohe sa per "zhgenjime", me thene te drejten zhgenjimi me i madh ishte vet Seseri. Ekonomiste, apo aq me keq krye-ekonomiste, nuk behesh me dengla por me pervoje te dokumentuar. Jo se prisnim ndonje gje reale, sepse ne te vertet e dime nuk eshte ekonomiste, por sepse pretendimi i pabazuar dhe megallomania se do sillte nje model te ri te ekonomise Shqiptare e le zbulluar si dikush qe i flet goja para mendjes. Prandaj ben mire mos te na zhgenjesh edhe me shume duke u bere vegel e Rames, sepse nuk e ke as kredibilitetin e duhur. Vete fakti qe hyre vetem dje ne PS dhe u vure ne krye te listes e barazon keshillen tende me nje kthim te rendomte restoje.

Mire mi Rudina,mire mi moter,  ti e paske kuptu lojen Ashtu mi xhane e xhaxhit, Si t' ike Rama? E kom thon edhe te ai artikli tjeter, Rama ka fitu, ne ai projekti ( kujdes motre mos te shpetoj goja e thu projekti me Berishen e Nanon se na more n'qafe na more smiley ), Pra ene ai projekti duhet me u maru mi moter Ke t'drejte Rudina

Boboobobob perseri Shoqa Rudina. Po ca flet o Rudi edhe tani qe more mandatin e deputetes perseri nuk u poqe. Apo do e bojkotosh ti parlamentin e ardhshem per ti bere qejfin kryetarit. Se ky eshte projketi Rames, bojkoti edhe KAOSI.

 

O Seseri, me te vertet je kaq e zonja sa pretendon ?!? Se tek emisioni tipik ne fushen tende me Genc Rulin , ishe shume dobet. Don te besh politike tani ti moj xhane? Po ti as ne  ekonomine nuk merrje vesh  e jo me te besh Politike Shqiptare me korrespondence smiley

 

Je bere si Lir Gega e PPSH ne kohe lufte. Mos e ul vetem kaq poshte se jo per ndonje gje, po je edhe e bukur moj dreq. Shume e kendshme fizikisht,se kur flet per Politike ehe ta heq deshire fare per me shume smiley

 

 

p.s Ta di Hawardi se ca brockolash ben ti neper bote, nen siglen e tij.ne cdo fushe si ne ekonomi edhe politike,do te vij ta marri ate pseudo Masterin mbrapsh se i ke bere Anti-Reklame.

 

p.s.2 KU eshte Grupi se ai e ka Fiksimim Seserin.Sikur i jep frymezim.se i ben komentet per kete, me te medhaja sesa vete shkrimi i Seserit.

Kam nje pyetje qe do te deshiroja qe dikush ti pergjigjej

Seseri me Harvard degree dhe me nje pune ne nje nga bankat me prestigjoze te amerikes (sic thuhet) duhet te kishte nje rroge te pakten mbi 100mije dollare. Duke llogaritur taksat ne Amerike ajo te kishte futur ne xhep rreth 70 mije dollare ne vit qe do te thote rreth 6000 dollare ne mujae pa llogaritur shperblimet e benefitet e tjera. Si eshte e mundur qe kjo goce me harvard degree te humbi rreth 4500 dollare ne muaje?Per ti sherbyer atdheut?

Eshte e mundur se diferencen ja ploteson "Ruci"

Kot merreni me llafe pse erdhi etj, edhe ti (ose pothuajse te gjithe ju qe beni keto muhabete) do kishit ardhur po te beheshit deputete pavaresisht rroges qe do ishte 1/5 e asaj qe merrni atje. Lejini llogjet pash zotin.

Une duke ndjekur keto dite Seserin jam shume perplese te mendoj se ajo ka ate CV.Nuk mund ta besoj....

haha, jane mbledhur grifshat dhe filluan te bejne thashethushe...shqiptaret si popull jane shume te rrjepur, per mendimin tim kto komentet ketu ne pergjithesi jane pasqyre e nje populli ta pazhvilluar... 

 Ndersa komentet e Seserit tregojne zhvillim????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).