Serbët pa viza në BE, shqiptarët jo

Bashkimi Evropian thotë se planifikon t'u japë qytetarëve të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë mundësinë e udhëtimit pa viza në vendet e BE-së pjesëtare të marrëveshjes Shengen duke filluar nga viti i ardhshëm.

Komisioneri i BE-së për drejtësinë, Jacques Barrot, tha duke njoftuar këtë vendim të BE-së në Bruksel se ky ishte një hap historik në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky vendim duhet të ratifikohet nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian.

Në një konferencë shtypi në Bruksel, komisioneri i BE-së për zgjerimin, Olli Rehn, shpjegoi se si ishte arritur ky vendim.

"Çdo vend dhe përparimi i tyre është vlerësuar duke u bazuar në meritat e secilit prej tyre," tha zoti Rehn.

"Kemi kënaqësinë të propozojmë që t'u ofrohet udhëtim pa viza qytetarëve të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me kusht që dy vendet e fundit të plotësojnë në kohë disa kushte që mbeten ende të hapura," tha zoti Rehn.

Jashtë këtij vendimi mbeten Shqipëria e Bosnje Hercegovina, vende që sipas komisionit mbeten ende të plotësojnë kushtet e duhura.

Rasti i Kosovës nuk është shqyrtuar ende. Vendet e BE-së janë ende të ndara për rrugën që duhet të ndërmerret për Kosovën për shkak se pesë vende të BE-së nuk e njohin pavarësinë e saj.

"Kur është fjala për Kosovën, sipas rezolutës 1244, Kosova nuk është pjesë e dialogut për vizat," tha zoti Rehn.

"Për këtë arsye, por edhe për shkaqe të sigurisë, pasaportat e reja serbe nuk mund të lëshohen në Kosovë dhe ato do të mbeten nën regjimin e vizave," tha ai.

Sipas njoftimeve, Komisioni pret nga qeveria e Beogradit që deri në mbarim të vitit duhet të plotësojë edhe kushtet e tjera nga e ashtuquajtura "hartë e rrugës": përkushtim të plotë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korruposionit, të zbatojë ligjin mbi të huajt dhe të miratojë strategjinë për migrimet.

Një kërkesë tjetër është edhe përforcimi i bashkëpunimin operativo-teknik me EULEX-in në fushën e veprimtarisë policor.

Analistë të çështjeve evropiane në organizatën kërkimore Nisma Evropiane e Stabilitetit thonë se një problem tjetër për tu zgjidhur është ruajtja e kufijve të Serbisë me Kosovën.

136 Komente

uf 100 herë po nji lajm.

po e dimë mre, e kena dit prej kohësh. Te gjithë e kena dit.

su do trapi të na qasin dhe kaq !

hajt shëndoshë ne smiley

he ?

une kam respekt per ty.

pse spaske ti i qik respekt per mu.

Une svotova per Salen se sma ben dora. Por, PO, jam KRENARE ta them qe nuk votova dhe per RAMEN.

Me i llaf per asnjeri.

 

P.S. Qasja n'BE njilloj, pavaresisht cilin kafshe kemi ne krye,mos u rrej kot tani.

mos u boni kalamaqe.

mu sma mush menjen asnjeri qe kto  muhabete nuk ndahen ne tavolina midis te medhenjsh, 3-4 presidente e kryeministra te superfuqive evropiane, e jo midis komisionereve te leshit dhe shteteve vari lesht .

 

ene u per ty mi kom respekt...

PS: ku e di ti qe s'ke votuar? smiley

sepse mu sma mush menjen Rama smiley

Shif, isha ke qendra e votimit te lagjes time, dhe , mund te flas vetem per ate, dhe spo pergjithsoj, por ishte nje proces i kulluar votimi aty ku une pashe.

Me i miri qe kam pare ndonjehere . Paster, rregull, njerez te sjellshem, te vemendshem ne komision, mileti qe mbante radhen pa zhurme, rojet ke dera qe te orinetonin te gjeje kollaj emrin dhe sallen e votimit, dokumentat qe kontrolloheshin me kujdes dhe dyer te hapura krejtesisht ku mund te vezhgoje nga larg.

E perseris : Dyer te Hapura !

Vallai aq mire ishte, sa gati mu mush menja me votu, por ne momentin e fundit u vetpermbajtja smiley

 

po po i kokerr gruni,

vjen gjeli (birisha) e ta ha smiley

ishe revoltu shume per at punen e vizave, mora vesh.  smiley

uf ce pyet,

i thyeva te gjitha nga inati smiley

me ra si bombe nga qielli se nuk e prisja, kisha bo gati valixhen per Venecia dhe llullen per Amsterdam.  Thashe te dal dhe une njehere smiley

Pastaj, u kthjellova dhe thashe : C'me plasi trapi. valixhet gati i kam, llulle gjej dhe andje smiley  Kur niset avioni i pare per South Virigina ti fus nja 2-3 dit plazh ene ti dhjes i mut Evropit smiley ?

Myrtle Beach?  smiley   Mos bo shaka... i vrap pele e kena...   smiley 

Me llafe po Cimo, duke e endrru neser ate plazhin, se ne fakt, do jem tuj u perlesh me shefat qe nuk dun ta pranojne qe vete e kane firmos Service Agreement me i kompani serbe qe na e tjek me 10.000 euro per 2 rreshta kod qe shkrujne, kur ne shtojme nai produkt te ri, ke platforma qi na kane shit ata smiley

Eh, ligjet e murpheyt jane kto apo ligjet e mutit ?

Por, PO, jam KRENARE ta them qe nuk votova dhe per RAMEN.

Shume pathetike Des..., A thua se ke bere nje akt te larte atdhetarie...

Edhe Hollanda paska rene dakord? M'u s'me mbushet mendja hic qe Serbet paskan nje profil me te 'fisem' sepse kane pasaporta biometrike apo kontrollojne kufijte me mire se Shqiperia dhe Bosnja. Ky eshte nje pazar qe shperblen qeverine Tadic per qendrimin 'konstruktiv' (lexo: nuk futi ushtrine) ndaj Kosoves.

Nga ana tjeter, nqs vershojne Kosovaret te marrin pasaporta Serbe(dicka qe po ndodh) atehere Serbia ka nje argument me teper.

Po do binte dakort Hollanda sepse sic tha zoti Barrot,ne fakt Jackues Barrot,se e ben me interesant personazhin keshtu, kishte shume mbeshtetes ne tavoline,keshtu qe DO FITOJME.

Nuk eshte pune kushtesh sepse me ra goja duke e thene edhe tek tema tjeter, serbia eshte nje shtet qe ka probleme madhore me te drejtat e njeriut, nje shtet qe strehon kriminel te luftes, etj etj, Maqedonia poashtu eshte nje shtet qe ka probleme te pafundme.

Sa banore te BE-se kan sot pasaporte biometrike?

Keto kushte jane vendosur me kete qellim, qe hajde te gjejme cfar ka bere serbia dhe Maqedonia qe nuk e ka bere akoma Shqiperia, dhe hajt ta perdorim per kusht te mosliberalizimit te vizave.

Apo kontroll kufinjsh? I vetmi eksport i Shqiperise jane njaca fukarenj i bien malit me kembe per ne Greqi, sepse per mallra te gjitha andej na vin nga BE-ja.

Kurse serbia ka nje kufi me Kosoven aspak te kontrolluar.

Ne fund shqiptaret prape e mbajne me shkume. Kot s'thone, mo mir mut se i vogel.

O Qeverri e qelbët!
Hiq ligjin për skafet dhe mbushe Adriatikun me skafe... vër një linjë ajrore tre herë në ditë me Pakistanin dhe pas 6 muajsh i ke të gjithë duke të të lëpirë menderçen që të futesh në Europë

e mo avash ti, me Pakistonin thote... me Afganistonin mer cun! aty bo nji kile 50 dallora! bile te kete noj linje te perditshme me nonji C5A-Galaxy ose nonji AN225!!! Gjynof thuj ti qe nuk ka det afganistoni se....

Po ish ceshtje kohe, per aq sa kemi prit, s'na ndryshon gje, as nje e as dy vjet. Tek e fundit ne s'dinim as sa ishim (btw, sa jemi mo?)

Ndoshta dhe serbet rrine me urte (Mitrovica psh) pas kesaj levizje te BE-se.

Po qe se vazhdon te jete tallje, jam sh dakort me planin e. smiley

Pra Serbise do t'i liberalizohen vizat, ndersa Kosoves jo?

Por a nuk eshte Kosova, Serbi, per serbet?!

Tek nje liberalizim vizash qendronte puna?!

Po kur te futen ne EU, cfare do te shkembejne?! Vojvodinen?!

Ndersa pas futjes ne NATO mos ndoshta nuk do te flitet me per Serbi, por per qytet-shtetin e Beogradit?!

PS: Mora shkas nga nje lajm i lexuar ne BW per kete.

Pra Serbise do t'i liberalizohen vizat, ndersa Kosoves jo?

Por a nuk eshte Kosova, Serbi, per serbet?!

Po praaa, c'serb qekan kta kshu qe pranojne keto pakte!

Kesaj i thone me te vra BE-ja me pambuk. smiley

 

them ta fillojme nga mrena, pa u lidh me Afganistanin.

Lazarati kryeqytet. Hashash per te Tërrë!!!   smiley    

Fakti që europa konsideron si gabim më të falshëm që të marrësh armët dhe të ndjekësh Sllobodanin se sa të ndjekësh Salën nëpër mitingje, duhet t'i bëjë të reflektojnë mitingashët smiley

ose mos ndoshta te vrasesh mbi 15 000 shqiptare eshte me mire se 29 gerdecare, ca 10ra minatore dhe nja 2000 e kusur gjate 97'...? ndoshta edhe te tilla arritje merren parasysh nga evropua.

Kafsho gjuhën mer dreq... se vetëm për të mbajt premtimin për hyrjen në Europë, nëse ajo do ishte një nga mënyrat e mundshme, Ai burri nuk do kishte frikë t'i shpallte luftë Kosovës smiley

vajza ia ka qejfi, po s'na e jep nona e baba smiley

Pa viza te rrine ,kane 18 vjete qe lehin si qene ,pa viza ne komunizem pa viza ne "demokraci" ! Bisht qeni ngelem ! Me keto plera poltikane aventuriere aty do te rrini pa viza !!  ... Jo vetem kaq ,..me e keqja eshte se Shqiperia Moderne ,po kthehet ne kohen e Tyrkise !! Me hoxhe dhe me minare ,me imam dhe me prifterinje ,me xhami dhe me kisha ... 100 vjet mbrapa ju ktheu Berisha , po rritet shume injoranca ,me permasa shume me te medha ,se cmund te imagjinohet !!

Ky fakti i vizave flet vet .Serbet te Paret ,qe hengeren nje goxha lufte ,nje goxha embargo ,nje goxha krize financiare ,nje goxha varferi ,dhe ja tani te konsiderueshem dhe te privelegjuar per te hyre pa viza ne Europ !!

Shqiperia me Bosnjen !!! Me 36 Gusht kur te piqen rrushte ,per viza si turiste !!

Po cne turiste Shqiptaret ..!! Shqiptaret nuk kane te hane buke ..dune me dal per  pune per nji cop pune ,per nje cop buke !! Shqiptaret e kane mendjen me u zi me njeri tjetrin ,per pushtet dhe per fame ,brenda Shqiperise sigurisht se Jashte bota talle me Politikanet tane !!! Jane k.oqe !!

Turp te kene ! i Gjithe faji eshte i Politikaneve !! Behet Politika me Xhyvelet ?

Jo vetem i politikes por edhe i popullit qe e voton ate politike. Serbet vertet hengren nje lufte, bene maskrat qe mbase vec ne kohen e Luftes e II boterore bene gjermanet me cifutet, por ama sot

1. Kane demokraci  e perseris DEMOKRACI Nuk bejne 6 here zgjedhje ne ne te 6 heret fituesi i vjedh votat dhe humbesi nuk hyn ne parlament.

2. Pavarsisht se vrane prene Shqiptaret nuk  kaluan ne lufte civile mes tyre te shtyre nga klanet mafioze, si shqiptaret ne 97 duke u vrare me njeri tjetrin

3. Pavarsisht se kane korupsion dhe krim nuk kane korupsion dhe krim te organizuar ne masen sa e kemi neku shteti ne masen 100% komandohet nga familje te medha mafioze.

4. Politkanet Serbe pozite apo opozite nuk kalojne nje legjislatere te tere per 4 vjet duke akuzuar njeri tjetrin per vjedhje, rahje e vrasje masive dhe pas 4 vjetesh te marin perseri shumice e votave 50% me 50%

Me pak fjale mendoje Evropin familjen tende  Do te deshiroje ti te fusje ne shtepi pa i rene ziles e mare leje nje komshi qe e di qe eshte hajdut kontrabandist e vrases? Perse duhet te kete faj Evropi.

Faji eshte toni qe votuan 50% Saliun dhe 50% Ramen ne vend qe te vonin 0% keta monstra te populli tone.

Sa per vizat me thoni perse na duhen vizat ? .Ne fakt me mire pa viza keshtu do te rime me shume ne shqiperi dhe mbase do te na mbushet mendja te punojme ara tone, te pastrojme plazhet tona,  te zhvillojme turizmin ne plazhet e pyjet tona, te ndertojme bizneset ne token tone, ne vend qe te punojme ne vend qe te punojme arat e botes, te pastrojme plazhet e botes, te ngrejme bizneset e botes.

Jo jo nuk na e ka fijoin njeri dhe mbas ekjo eshte per me mire.

Shume dobet ky shkrim yt toko.


1. Kane demokraci  e perseris DEMOKRACI Nuk bejne 6 here zgjedhje ne ne te 6 heret fituesi i vjedh votat dhe humbesi nuk hyn ne parlament.

Po zgjedhjet ne Presheve dhe Sanxhak? Shqiperia nuk ka rajone te tilla qe nuk vizitohen nga politikane sepse humbasin voten e  popullit.

2. Pavarsisht se vrane prene Shqiptaret nuk  kaluan ne lufte civile mes tyre te shtyre nga klanet mafioze, si shqiptaret ne 97 duke u vrare me njeri tjetrin

Komplet analogji e pasakte.

3. Pavarsisht se kane korupsion dhe krim nuk kane korupsion dhe krim te organizuar ne masen sa e kemi neku shteti ne masen 100% komandohet nga familje te medha mafioze.

Ja qe e njejta gje eshte edhe atje ne mos me keq, ku shteti komandohet nga ata qe strehojne mafioz dhe kriminel lufte, qe edhe nqs do shteti ti kap rrezik vritet ndonje president a pale cndodh...

4. Politkanet Serbe pozite apo opozite nuk kalojne nje legjislatere te tere per 4 vjet duke akuzuar njeri tjetrin per vjedhje, rahje e vrasje masive dhe pas 4 vjetesh te marin perseri shumice e votave 50% me 50%

Jo ke te drejte ne fakt sepse vota e serbeve shkon per partine dhe mbeshtetesite  Millos.

Me pak fjale mendoje Evropin familjen tende  Do te deshiroje ti te fusje ne shtepi pa i rene ziles e mare leje nje komshi qe e di qe eshte hajdut kontrabandist e vrases? Perse duhet te kete faj Evropi.

Me pak fjale ti e quan rinine shqipetare hajdute,kontrabandiste dhe vrasese?Sepse nqs po flet per nje minoritet ti e di shume mire qe ata udhetojne si tu doj kokrra e qejfit ku tu teket.

Faji eshte toni qe votuan 50% Saliun dhe 50% Ramen ne vend qe te vonin 0% keta monstra te populli tone.

Nuk i kemi BE-se asnje faj,se kujt ja jep voten populli nuk eshte kusht dhe nuk mund te vendoset per kusht.

Dhe qe ta mbyll asnje nga ato pikat e tua me lart as nuk jan dhe as nuk mund te jene kushte, jo vetem sepse jan te pasakta.

 

 

Te kundershtosh pa argumenta do te thoshe se nuk te pelqen ajo qe ka thene tjetri por e kupton se ai ka te drejte

Po zgjedhjet ne Presheve dhe Sanxhak? Shqiperia nuk ka rajone te tilla qe nuk vizitohen nga politikane sepse humbasin voten e  popullit.

Po sepse shqiptaret i kane krijuar artificialisht keto rajone kur votojne per Grekun apo Maqedonasit

Komplet analogji e pasakte.

Perse ?

Ja qe e njejta gje eshte edhe atje ne mos me keq, ku shteti komandohet nga ata qe strehojne mafioz dhe kriminel lufte, qe edhe nqs do shteti ti kap rrezik vritet ndonje president a pale cndodh...

Mund te jete e njejta gje po ama gazetat Anglese flasin per shqiptare dhe jo per Serbe te ingranuar me krimin e organizuar, dhe mafian. OSBE dhe SHBA flasin per korupsionin ne politiken shiptare dhe jo ate Serbe. Sa per kriminelet e luftes BRAVO JU QOFTE jane nacionaliste ata dhe jo b...the shitur si Bollanot tona.

Jo ke te drejte ne fakt sepse vota e serbeve shkon per partine dhe mbeshtetesite  Millos

 

Une nuk fola se per ke shkojne votat dhe ne shkojne per Miloshin bravo ju qofte perseri ate qe thashe me lart jane nacionaliste ata ndersa ne.... Po une po flisja se ne ne cdo votim i kemi kontestuar votimet Ste ben pak pershtypje kjo?

Me pak fjale ti e quan rinine shqipetare hajdute,kontrabandiste dhe vrasese?Sepse nqs po flet per nje minoritet ti e di shume mire qe ata udhetojne si tu doj kokrra e qejfit ku tu teket.

Ska fare rendesi se si eshte rinia shqiptare rendesi cfare opinioni kane bota per te Jane pikerisht ai minoritet qe krijon ate opinonin dhe e perforcojme ne te tere kur e mbrojme ate minorite duke thene "Bravo i qofte asht mafios"

Nuk i kemi BE-se asnje faj,se kujt ja jep voten populli nuk eshte kusht dhe nuk mund te vendoset per kusht

Por edhe BE nuk te ka asnje faj Kur ti vete e quan qeverine HAJDUTE dhe opoziten te KORUPTUAR cfare do te bej Evropi? Kur politika shqiptare mbeti dyerve te Evropit duke u ankuar per kundershtarin se eshte hajdiut i votes , cfare do ti te bej Evropi? E perseris Ore eshte shtepia e tyre dhe bejne si ju do qefi .Ti/Ne duam tu hyme me zor e shtepi

Ah se harova Ne jemi ne NATO dhe Serbet nuk jane Duhe ti bej kjo me inat Serbet?.  

Hyja ne NATO dhe BE per Ballkanin eshte bere gjihthashtu si ai ushqimi qe u jepet kafsheve te cirkut sa here bejne ndoinje saltro apo rijne urte ne shfaqje

 

kaloooj cdo dit' rruges,

ngaaa barrakat e tua he e e hej hej...

 Pse te mos marrim anen pozitive dhe nga ky lajm?

Serbise i njihet e drejta, Kosoves jo. Pra kemi de fakto njohje te shkeputjes e te pavaresise.

Maqedonise nese nuk i njihej kjo e drejte pas bllokimit per ne nato, vetem ndarja e priste (siç dhe e pret se nuk ka shpetim).

 

Serbise ne krahasim me ne i takon, ne kemi shume rruge akoma dhe duhete te vetekritikohemi e te shohim vetevten ne pasqyre dhe ta pyesim: A e meritojme ne kete privillegj?
A kemi perparuar ne deri ne ate pike saqe perparimi te mos jete ikonik dhe i stisur por te jete reale? smiley
Nuk besoje se kemi arritur ne ate pike saqe europa te na e plotesoje kete deshire!

 Sapo Serbia, si qytetare te klasit te pare qe i kane mbush mendjen vetes qe jane, te pranoje te futet ne zone e pa-viza te Shengenit pa Kosoven (dhe kjo nuk do te thote pak por njohje te Kosoves de-facto) na del qe s'mund ta leme Shqiperine jashte. Synimi i Europes nuk eshte te bashkojne Serbine me Europen por te ndajne Kosoven nga Serbia. Urte e bute e plot thesin. Keto marreveshje qe ne i konsumojme me kafene e mengjesit jane bere qe kur Vollodja shkoi si mik i dashur tek shtepia e Baba Bushit. Pse ore, pak ju duket yve qe Presidenti i USA te vije ne Shqiperi dhe te thote: "Kosovo? Time comes and things happen. Serbia? We can talk about them entering the EU?". Exactly. Serbia is entering the EU, as our dear President Bush promised them. 

asnje nga ato qe the me siper nuk eshte aresye e mjaftueshme per te mos perfshire dhe shqiptaret e Shqiperise ne ate lloj valleje...

Harrojeni heqjen e vizave per ne dhe Kosoven. Shume shume Evropa do te na jape statusin e shtetit muze te korupsionit, ku here pas here do te dergojne femijet e tyre per te kuptuar dhe njohur me te keqiat qe sjellin politikanet e koruptuar.  

Na kane inat ndaj na e kane dhene se s'ka mundesi! Kushedi se ça u kemi be.

 

 

mesyen kosovaret per pashaporta serbe (biometrike sigurisht). ca na tregon kjo per njohjen de-facto te kosoves? nje pike me shume serbise...

e meritojne, se meritojne, me korrupsion e tere te keqiat qe kane, per momentin serbia ka shume here me shume investitore te huaj se ne, dhe nuk po e shkatarrojne vendin e tyre si puna jone.

ne te na rroje demokracia qe kemi. sic e tha dikush me lart, ne po na shkaterron injoranca qe po perhapet me hapa gjigande si dhe politikanet tane largpames. 

Lajmi eshte vertete i vjeteruar megjithate pasojat e tij jane interesante. Shikoni me poshte thirrjen per mbeshtetje:

 

CALL FOR SIGNATURES European Commission divides South Eastern Europe

Visa regime discriminates against Bosniaks, victims of Srebrenica genocide

We note with great concern the current policy for South Eastern Europe of the European Commission. The visa policy for the successor states of the former Yugoslavia risks to create two classes of citizens in South Eastern Europe, based on ethnicity.

We welcome, that visa-free travel should be granted to citizens of Montenegro, Macedonia and Serbia as of 1 January 2010. Equal rights will, for example, be refused to Bosnia and Herzegovina. The European Commission ignores that Bosnia and Herzegovina and Serbia are almost at the same level with regard to the introduction of bio-metric passports and a variety of legislative acts agreed on the visa liberalisation road map. The arguments which serve to justify the Commission recommendation are factually unconvincing and politically irresponsible.

The draft recommendation on visa liberalisation will increase tensions within the fragile post-war societies as the plans of the Commission will formalise ethnic divisions and provide them with dubious legitimacy. Only a part of the citizens of Bosnia and Herzegovina will profit from the new travel regime. Bosnian Serbs and Serbs from Kosovo travel visa free in the EU thanks to their second passport issued by the Republic of Serbia as of 1 January 2010. Bosnian Croats have already enjoyed visa-free travel to the EU for a couple of years thanks to their Croatian passports. Restrictions thus remain in place for the Bosniak people of Bosnia and Herzegovina. De facto, ethnic criteria will decide on whether a citizen is able to travel freely to the EU.

These days, 14 years ago, more than 8,000 Muslim boys and men were killed around Srebrenica. It is evidence of the EU's poor political judgement that Bosniak survivors and relatives of the killed will be disadvantaged in comparison to the hundreds of suspected perpetrators who committed crimes in Srebrenica and who continue to evade justice.

German post-war history reminds us how important the freedom to travel has been for the peaceful development of a society. With the change of the travel laws in the GDR on 9 November 1989 the wall came down. The East and the West of Europe were able reunite. People in South Eastern Europe have the same right to freedom of travel. A region still haunted by nationalism needs freedom of exchange of ideas and opinions and also the right to travel. It is not freedom that creates instability, but the suppression of freedom.

The guiding vision of the visa liberalisation policy of the European Union is to bring South Eastern Europe closer to the EU and to promote European reconciliation and cooperation. In the next weeks, the European Commission, the European Council and the European Parliament have the choice between a visa policy that is uniting Europe or one that separates people on the basis of their ethnicity.

13 July 2009

V.i.S.d.P
Tobias Bütow, Hagenauer Str. 8, 10435 Berlin, Germany, outheastern.europe@gmx.de">southeastern.europe@gmx.de

-------------------------------------------------------------------

BESIDES THE POPULATION GROUPS OF BOSNIAKS AND THE ALBANIANS MENTIONED IN THE TEXT OF THE PETITION, THE NEW EU VISA REGULATION IS DISCRIMINATING AGAINST MEMBERS OF ALL NON-SERB AND NON-CROAT ETHNIC MINORITIES IN THE KOSOVO AND IN BOSNIA AND HERZEGOVINA, AS WELL AS AGAINST ALL THOSE BOSNIANS AND HERZEGOVINIANS WHO CHOSE NOT TO DECLARE THEMSELVES MEMBERS OF A PARTICULAR ETHNICITY. THUS, IT CONTRIBUTES TO THE STRENGTHENING OF THE SOCIAL AND INSTITUTIONAL MARGINALIZATION TO WHICH THEY ARE ALREADY EXPOSED.

WE ASK YOU FOR YOUR SUPPORT AND SIGNATURE BY SENDING AN E-MAIL WITH YOUR NAME AND YOUR PLACE OF RESIDENCE TO:

outheastern.europe@gmx.de">southeastern.europe@gmx.de

PLEASE SUPPORT THIS CIVIC INITIATIVE BY DISTRIBUTING THIS MESSAGE.

--------------------------------------------------------------------

Europäische Kommission spaltet Südosteuropa
Reisegesetze diskriminieren Srebrenica-Opfer

Mit großer Besorgnis beobachten wir die aktuelle Südosteuropa-Politik der Europäischen Kommission. Die Visa-Politik gegenüber den Nachfolgestaaten des ehemaligen Jugoslawiens droht, zwei Klassen von Bürgern in Südosteuropa auf ethnischer Grundlage zu schaffen.

Wir begrüßen, dass ab dem 1. Januar 2010 den Bürgern aus Montenegro, Mazedonien und Serbien Reisefreiheit in die Europäische Union gewährt wird. Beispielsweise Bosnien und Herzegowina wird aber das gleiche Reiserecht verweigert. Die Europäische Kommission missachtet, dass sich Bosnien und Herzegowina und Serbien bei der Einführung biometrischer Pässe und diverser Gesetzesprojekte der Visa-Roadmap fast gleich auf sind. Die Argumente, die als Begründung dienen, sind in der Sache nicht überzeugend und politisch verantwortungslos.

Mit ihrem Visa-Gesetzesvorhaben verstärkt die Europäische Kommission die Spannungen innerhalb der fragilen Nachkriegsgesellschaften, indem sie ethnische Trennlinien formalisiert und zweifelhafte Legitimität verleiht. Denn nur ein Teil der Staatsbürger in Bosnien und Herzegowina wird von den neuen Reisegesetzen profitieren: Serbische Bosnier und serbische Kosovaren reisen dank ihrer serbischen Zweit-Staatsbürgerschaft ab dem 1.1.2010 visumsfrei in die EU. Die kroatischen Bosnier profitieren bereits mehrere Jahre von der Visa-Liberalisierung der EU gegenüber Kroatien. Für die Bosniaken aus Bosnien und Herzegowina bleiben aber die bestehenden Reiseeinschränkungen oder Reiseverbote bestehen. Ethnische Zugehörigkeit wird somit de facto über die Reisefreiheit entscheiden.

In diesen Tagen vor 14 Jahren wurden in der Umgebung von Srebrenica tausende muslimische Jungen und Männer ermordet. Es ist ein politisches Armutszeugnis für die Europäische Union, dass die bosniakischen Überlebenden und Hinterbliebenen gegenüber den hunderten, bislang straffreien serbischen Schützen und Kommandeuren von Srebrenica sowie vielen anderen Tätern benachteiligt werden sollen.

Die deutsche Nachkriegsgeschichte erinnert uns, wie wichtig Reisefreiheit für die friedliche Entwicklung einer Gesellschaft ist: Mit der Änderung der Reisegesetze in der DDR am 9. November 1989 fiel die Mauer. Ost- und Westeuropa wuchsen zusammen. Den Menschen in Südosteuropa steht die gleiche Reisefreiheit zu. In einer Region, in der das Gespenst des Nationalismus noch immer nicht aus den Köpfen verschwunden ist, brauchen Gedanken- und Meinungsfreiheit auch die Freiheit des Reisens. Nicht Freiheit schafft Instabilität, sondern deren Unterdrückung.

Es ist der Grundgedanke der Visa-Liberalisierungspolitik der Europäischen Union, Südosteuropa an die EU heranzuführen und europäische Verständigung zu verbreiten. In den kommenden Wochen haben die Europäische Kommission, der Europäische Rat und das Europäische Parlament die Wahl, ob ihre Visa-Politik Europa einen oder auf ethnischer Grundlage spalten soll.

13. Juli 2009

V.i.S.d.P
Tobias Bütow, Hagenauer Str. 8, 10435 Berlin, outheastern.europe@gmx.de">southeastern.europe@gmx.de

----------------------------------------------------------------
Signatories/Erstunterzeichner:

Christian Schwarz-Schilling, Hoher Repräsentant a.D., München, Germany
Marieluise Beck, MdB, Berlin, Bündis90/Die Grünen, Germany
Franziska Brantner, MEP, (Greens/EFA), Brussels
Doris Pack, MEP, (EPP), Brussels
Tilman Zülch, Gesellschaft für bedrohte Völker, Göttingen, Germany
Rebecca Harms, MEP, (Chair Greens/EFA), Brussels
Dany Cohn-Bendit, MEP, (Chair Greens/EFA), Brussels
Reinhard Bütikofer, MEP (Bureau Greens/EFA), Brussels
Rüdiger Ratsch-Heitmann, Schüler Helfen Leben, Berlin/ Pristina/Sarajevo
Ulrike Lunacek, MEP, (Greens/EFA), Brussels
Hermann Hardt, Flüchtlingsrat Hamburg e.V.
Heide Rühle, MEP, (Greens/EFA), Brussels
Sven Giegold, MEP, (Greens/EFA), Brussels
Peter Matjasic, Secretary General, Young European Federalists, Brussels
Bart Staes, MEP, (Greens/EFA), Brussels
Helene Flautre, MEP (Greens/EFA), Brussels
Michael Cramer, MEP (Greens/EFA), Brussels
Werner Schulz, MEP, (Greens/EFA), Brussels
Raul i Romeva, MEP, (Greens/EFA), Brussels
Dr. Damir Arsenijevic, Tuzla University, Bosnia and Herzegovina
Ulrike Baur, Journalist and Filmmaker, Heidelberg, Deutschland
Prof. Dr. Johan Behrens, Universität Halle/Saale, Germany.
Dr. Carl Bethke, Universität Leipzig, Germany
Amira Bieber, Forschungsgruppe Bosnien, Frankfurt am Main, Germany.
Dr. Benjamin Bieber, Forschungsgruppe Bosnien, Frankfurt, Germany.
Bärbel Bohley, Berlin
Tobias Bütow, Schwarzkopf-Stiftung Junges Europa, Berlin, Germany.
Jasna Causevic, Gesellschaft für bedrohte Völker e.V., Göttingen, Germany
Tobias Heider, Freie Universität Berlin, Germany.
Majda Idrizbegovic, European University Institute, Florence, Italy
PD Dr. Ernst Köhler, Universität Konstanz, Germany.
Peter Matjasic, Young European Federalists
Armina Omerika, Universität Erfurt, Germany
Erich Rathfelder, Journalist, die tageszeitung
Oliver Rolofs, Hauptmann d.R., Germany.
Damir Saracevic, ZZI, Linz, Austria
Beate Seel, taz, Ressortleitung Ausland, Berlin, Germany
Antje Heider-Rottwilm, Dr. Martin Heider, Brücke-HafenCity, Hamburg Germany
Michael Schmitt, European Parliament, Brussels
Aida Vehabovic, Schüler Helfen Leben, Sarajevo, Bosnia and Hercegovina
Walter Veirs, Regional Director, Charles Steward Mott Foundation, Great Britain

Contact Info: outheastern.europe@gmx.de">southeastern.europe@gmx.de
 

Dmth, vetem Bosnja&Hercegovina... Serbia... vetem vendet ku mund te kete serbe... dhe kjo qenka Evropa Juglindore? Po per shqiptaret? Po Shqiperia? Ne nuk jemi Evrope Juglindore? Ja ta zeme se iu muar parasysh ky peticion ketij kallogjerit gjerman nga Keshilli i Evropes; po Shqiperia?

Me nje fjale, puna eshte qe vetem shqiptaret te mbeten jashte... vetem shqiptaret qenkan te padesherueshmit; po hyne te gjithe pervec shqiptareve atehere qenka kompletuar Evropa; - vetem shqiptaret mos te hyjne!!!

Nuk e marr vesh cfare u dashka te na ndodhe neve? Kujt ia paskemi zene token qe po i rendojme???

s'po kuptoj me gje... please help.

Llukan, po për ne "komunistat" mer bab, dmth që e urrejm anglishten smiley , pse na diskriminoni dhe nuk jepni përkthim?

Jeni bo të gjithë sahanlëpirsa të PD ju adminat... nuk e keni nxjerrë këtë lajm (edhe pse i vjetër) përpara votimeve që të mos dëmtonit imazhin e PD smiley

Ed,

1) Po s'mesove anglisht atehere kot e ke qe merresh me ata meksikanet per pershtatje patente smiley

2) Ne edhe Komisioni kemi qene ne te njejten vale per akuzen qe ngre! smiley

Shtymë disa muaj vendimin për këto vende për të parë më mirë zhvillimin e reformave" - ka thënë Rehn . Keshtu ka thene Rehn e morem vesh , se e ndigjuem dhe e lexuem . Po c' ka thene ky yni se kemi mire parasysh , per Shqiperine : " Miku im Berluskoni zotrij do jete avokati i Shqiperise ..." smiley .."Se miku im Oli Rehn eshte "... Ore mos na e fut ky neve ? Ne sy tone thote i kam miq po nuk na thote cfare bisedon me "miqte" apo "miqt e miqve" Per tendera apo per heqje kufizimesh ? Ky duket qe miqt i paska ne Grup per te mire te Shqiperise  dhe zhvillimit te qendrueshem te saj smiley 

Rehn: Nëse progresi vazhdon me këtë ritëm, atëherë komisioni do të përpilojë një kërkesë për heqjen e vizave për shqiptarët

 

BE: Liberalizimi i vizave për Shqipërinë në mesin e 2010-ës

 

Propozimi për heqjen e vizave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë është çështje muajsh. Lajmi është konfirmuar nga komisioneri europian për Zgjerimin, Olli Rehn dhe komisioneri i Drejtësisë, Zhak Barrot, gjatë një konference për shtyp. Rehn tha se, nëse Shqipëria vazhdon me këtë rrugë që ka ecur deri tani, ajo do të përfshihet në këtë regjim në mesin e vitit 2010. Zyrtari i lartë i BE-së tha se përfshirja e Shqipërisë dhe Bosnjes në regjimin e lirë të vizave është objektivi kryesor i Komisionit Europian. "Nëse progresi në këto vende vazhdon me këtë ritëm, atëherë komisioni do të përpilojë një kërkesë për të përfshirë këto dy vende në regjimin e liberalizimit të vizave në mesin e vitit 2010", u shprehën përfaqësuesit e BE-së. Të dy diplomatët pohuan se, Shqipëria nuk ka përfituar nga ky proces sepse nuk ka futur në përdorim në mënyrë sistematike përdorimin e pasaportave biometrike. Barrot këmbëguli se zërat që thonë se, këto dy vende kanë ngelur në klasë nuk janë të vërtetë, pasi këto vende po punojnë fort për të arritur standardet e kërkuara. "Këto dy vende (Shqipëria dhe Bosnja) nuk janë izoluar, por ato po punojnë për standardet dhe brenda vitit 2010 ato do të qarkullojnë pa viza brenda hapësirës Shengen", tha komisioneri Barrot. Komisioni Evropian rekomandoi heqje të vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi nga 1 janari i viti 2010. Në një konferencë për shtyp, komisioneri për Drejtësinë, Zhak Barro dhe ai për Zgjerimin, Oli Rehn, thanë se ky është një moment historik për marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Ata shprehën besimin se liberalizimi i vizave do të kontribuojë për marrëdhënie më të afërta dhe të shpeshta të shtetasve të këtyre tre vendeve me shtetet nga zona e Shengenit. Propozimi i Komisionit Europian do të konfirmohet nga Këshilli i Ministrave në vjeshtë, më pas do të votohet në Parlamentin Europian dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2010. "Për banorët e Ballkanit Perëndimor, kjo do të thotë se nuk ka më shumë radhë para ambasadave dhe mbledhjen e shumë dokumenteve për marrjen e vizave", tha Rehn. I pyetur për atë nëse Greqia do të bëjë probleme me pasaportat biometrike të qytetarëve të Maqedonisë, komisioneri evropian i BE-së tha se pasaportat biometrike janë garanci e plotë për sigurinë e BE-së dhe kufijve të saj. Përsa i përket Serbisë, heqja e vizave nuk vlen për banorët e Kosovës. Ky lajm ka shkaktuar debate të ashpra në Beograd. Opozita pohon se në këmbim, qeveria serbe në mënyrë indirekte do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

 

 

 

Solana: Heqja e regjimit të vizave çështje teknike dhe jo politike

 

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri pranë Bashkimit Evropian, Havier Solana, theksoi gjatë turit të tij ballkanik se heqja e vizave me Shqipërinë është një proces që nuk do të ndalet, por arsyet e vonesave kanë të bëjnë me çështje teknike dhe jo politike. Ai hodhi poshtë të gjithë zërat e mbështetur nga opozita në Tiranë se, mospërfshirja e Shqipërisë në listën e vendeve me të cilat u liberalizuan vizat lidhet me çështje politike. "Ky është një proces që është tërësisht teknik dhe jo politik. Kur shteti vjen tek një kapacitet për të pasur kontroll në kufi, kapacitetin për të prodhuar pasaportën me të gjitha kushtet e kërkuara, ai shtet hyn në atë listë. Kjo është ajo që do të vazhdojë të ndodhë. Shtetet që kanë përmbushur kriteret do të marrin lejen brenda dy ditëve, të tjerat duhet të presin derisa t'i përmbushin të gjitha kërkesat. Nuk është proces që ndalet, por është proces që u përshtatet shteteve kandidate dhe ku shtetet kandidate duhet t'i përmbushin kërkesat e natyrës teknike", u shpreh Solana gjatë vizitës në Prishtinë. Shqipëria pritet të përfitojë nga liberalizimi i vizave gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2010 dhe siguria është dhënë në mënyrë të vazhdueshme nga zyrtarët e lartë të KE-së dhe të BE-së. Megjithatë, përfaqesuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në BE do donte të vizitonte Shqipërinë para ikjes nga Kosova. Po për shkak se vendi ynë nuk ka përmbyllur ende procesin zgjedhor, ai e ka shtyrë ardhjen për një tjetër moment. "Zgjedhjet u mbajtën jo shumë kohë më parë dhe nuk është kohë e mirë të shkoj atje, por kjo nuk domethënë që Tirana është jashtë mendjes sime. Por mendoj se duhet t'u japim kohë njerëzve ta finalizojnë procesin zgjedhor. Nuk do të doja të komentoj për momentin. Më lejoni ta bëj këtë më vonë, kur t'i kem të gjitha detajet. Fakti që nuk mund të komentoj sot është një koment", deklaroi Javier Solana, përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në BE.

 

 

 

Ministri i Jashtëm garantoi se liberalizimi i vizave është një nga prioritetet kryesore të qeverisë

 

Basha: Shqipëtarët do të lëvizin pa viza në BE brenda qershorit 2010

 

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, tha dje se Shqipëria do të përfitojë nga regjimi i liberalizuar i vizave përpara qershorit të vitit që vjen. Ai tha se, liberalizimi i vizave për shtetasit shqiptarë është një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Kreu i diplomacisë shqiptare e mbështet këtë bindje në ecurinë e përmbushjes së detyrimeve nga ana e qeverisë shqiptare, ku si kusht kryesor është pajisja e shtetasve me pasaporta biometrike. Në këtë drejtim, qeveria do të tejkalojë madje dhe ambicien që fundviti të shënojë 100 mijë shtetas që disponojnë dokumentin e sigurt të identifikimit. Deklarata e ministrit Basha vjen pas vendimit të Komisionit Europian që propozon liberalizim të vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Basha e sheh këtë vendim si dritë jeshile dhe garanci të plotë edhe për Shqipërinë. Kreu i diplomacisë shqiptare ka sqaruar dhe një tjetër moment të rëndësishëm, që ka të bëjë me mënyrën sesi do të lëvizin shtetasit shqiptarë drejt Maqedonisë, Malit të Zi e Serbisë në kushtet kur këto të fundit ndodhen në një fazë të re në marrëdhëniet me unionin. Pajisja me pasaportën biometrike është një nga kushtet thelbësore në procesin e liberalizimit të vizave. Natyrisht që do të duhet që të pajiset një numër i duhur qytetarësh që procesi të jetë i besueshëm. Por nëse një sërë kriteresh, që kanë të bëjnë me luftën ndaj krimit të organizuar, kontrollin dhe menaxhimin e integruar të kufijve, luftën ndaj trafiqeve ilegale apo standardet europiane në fushën e azilit, janë pjesë e angazhimeve të qeverisë dhe institucioneve shtetërore, me të cilat jemi tërësisht pranë arritjeve të duhura, ajo që ka të bëjë me pajisjen me pasaportat biometrike kërkon edhe angazhimin e qytetarëve.

 

Pasaportat biometrike, kushti kryesor për lëvizjen e lirë

 

Të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të verifikohen me dokumentin e vetëm të besueshëm, që është letërnjoftimi elektronhik. Kjo tregon vullnetin e qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha kushtet teknike të nevojshme për realizimin e këtij procesi. Kompania koncesionare ka të gjithë kapacitetet për të prodhuar 3 mijë pasaporta në ditë, krahasim me 1 mijë që prodhon aktualisht nga kërkesa e ulët e qytetarëve për t'u pajisur me pasaportat biometrike. Nëse shprytëzohen të gjithë kapacitetet që ka në dispozicion kompania, qytetarët shqiptarë do t'i kalojnë vendet fqinje për pasaportat biometrike dhe për cilësinë e dokumenteve të ientifikimit. Nëse duam një regjim të lehtësuar vizash, duhet ta marrim me kushtet që kërkon komuniteti europian. Kushtet dhe standardet që vendos komuniteti europian janë pasaportat biometrike, që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion. Ndërsa qeveria ka demonstruar vullnetin maksimal dhe përmbushjen e të gjitha kushteve teknike, u takon shqiptarëve që të luajnë edhe ata rolin e tyre në liberalizimin e vizave, që do të thotë se pajisja me pasaportat biometrike është një kusht i domosdoshëm. Brenda vitit 2010, rreth 2.300 000 pasaportat aktuale për jashtë shtetit, duhet domosdoshmërisht të zevendësohen me pasaportat e reja biometrike, për të cilën kompania ZAGEM garanton të gjitha kapacitetet. Janë mbi 39.967 shtetas, që kanë aplikuar deri tani për t'u pajisur me pasaportën biometrike, ndërkohë që janë prodhuar dhe shpërndarë mbi 35 mijë të tilla. Për të shpejtuar procesin e liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, nisur edhe nga kapacitetet prodhuese të firmës kontaktuese, do të ishte e domosdoshme që numri i pasaportave të reja biometrike në duart e qytetarëve shqiptarë, deri në fund të vitit 2009 duhet të shënojë 400 mijë të tilla. Kjo shifër, do të ishte një kusht i nevojshëm për negociatat për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së. Një shtetas, që të aplikojë për pasaportën biometrike, duhet domosdoshmërisht që ai më parë të ketë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, ndërkohë që procedura e aplikimit është e njëjtë në të dyja rastet. Edhe pse procesi është në fillimin e tij, aktualisht kapacitetet aktuale të prodhimit të pasaportave biometrike, janë mbi 3000 të tilla në ditë. Pasaporta biometrike është një dokument tejet bashkëkohor, të gjithë shtetasit shqiptarë do të kënë një produkt të mrekullueshëm të verifikimit të identitetit të tij, çdo qytetar duhet ta disponojë. Edhe pse një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë kanë në duart e tyre pasaportat aktuale për jashtë shtetit, ka ardhur koha, meqenëse ekzistojnë të gjitha mundësitë, që çdo shtetas shqiptar duhet të udhëtojë jashtë vendit me pasaportën e re biometrike, kusht i rëndësishëm për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Ndërkohë që, aplikimi për këtë dokument ka filluar në 25 mars të këtij viti, fillimisht me Tiranën, për t'u shtrirë shumë shpejt në të gjithë vendin, ndërkohë që shpërndarja e këtij dokumenti filloi në 1 maj 2009. Pasaporta e re biometrike me vlerë 6000 lekë, është një dokument sipas të gjitha standardeve europiane, me elemente sigurie tepër të lartë. Ky dokument, mjaft i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, ndërsa i prezanton ata para kujtdo si qytetarë të denjë, është i prodhuar në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, bazuar në Sistemin Automatik të Identifikimit të Shenjave të Gishtave (AFIS). Pasaporta biometrike, dokument i një sigurie tepër të lartë, ka një numër unik dhe përmban të dhëna demografike dhe biometrike, si portreti i plotë i aplikuesit, firma dixhitale si dhe shenjat e dhjetë gishtave të duarve.

E.KUÇI

 

 

 

 

 

 

 

Po ju mer jahu ala nuk e kuptute qe dune me ja bo shqiptarve peshqesh per 20 vjetorin e revoltes se studentave. Ju 40 e kusur vjeçaret e kini fajin! Pse nuk u çute qe ne 89-n qe te na i hiqshin noshti?

Gjith keta i lexuam po c'thote RISTANI ? A ka ndonje te shkruar ose ndonje zedhen-je prej shpures ? S'duhet ti kete mbushur 40 vjec akoma. Po Mixha qe i ka kapercyer 60 -tat , cfare thote ? Mik pas miku e avokat pas avokati ngeli me se fundi ne gryke te tunelit me " Mikun tim Familjar Erdoganin ..zotnie.. " Erdogani s'di ku ka koken e vet per kete pune smiley

Ketu nuk ka asgje te re!

E reja eshte ajo qe Luli po mundohet te na e shese si sukses (te qeverise) faktin qe...Mali i Zi dhe Maqedonia DO VAZHDOJNE te na lene ne shqipove te hyjme pa viza ne keto dy vende?!! smiley

Kjo ishte c'ishte! smiley

 

Solidarnosc

Une si komunist do them qe Shqiperia ishte e fundit qe perfitoi nga liberalizimi i vizave,20 vjet mbas roptimit te ketij populli,dhe neperkembjes te dinjitetit.

Ti si Salist,se demokrat nuk te quaj dot ,se nuk e njeh demokracine si koncept e para,dhe e dyta se Parti Demokratike nuk dmth demokraci,cfar do thuash, qe jo nuk ishim te fundit?

 

Nuk e di qe Serbia dhe vendet qe po perfitojne kishin nje komunizem me liberal se ai qe na sollet juve dhe fara juaj e ndyre?

Natyrisht qe do te jemi te fundit sepse edhe ne u ngritem te fundit kunder komunizmit dhe ka akoma njerez si puna tende qe voton per trashegimtaret e bllokut nipat e anetareve te byrose politike,qe sot i ke deputete te PSSH.

Ma ate qe i bete ketij vendi per 60 vjet,pret qe ta rregulloje PD ne 5 vjet?

Ne keto PD 5 vjet ka pasur me shume suksese se juve dhe baballaret tuaj ne 60 vjet erresire.

Skemi cte bejme do te vuajme bemat tuaja.

Ke të drejtëëëëëëëë VETËM NË SHQIPËRI VOTOHET PËR NJË ISH-SEKRETAR TË PKSH

E ke gabim, une nuk votoj per nipat e bllokut,te thash qe ja komunist,ata qe thua ti nuk jan me mire se Salistet.

tani kemi 20 vjet ne demokraci,mos u merr me bemat e komunizmit, serbia para dhjet vjetve ishte ne lufte me perndimin dhe sot liberalizon vizat me shpejt se Shqiperia.

Ja per kete fol ti,se per kete eshte dhe tema.Pastaj per komunistet fol sa te duash ti,por pengesat e tyre i fituan ata,sido qe te ishin,kurse Salismi i 20 viteve te fundit nuk ka fituar asgje,do mbahet mend ne histori vetem per deshtime,ja kjo do jet legacia e Saliut,langove qe mban mbrapa vetes,dhe militantet e verber qe i mbeshtesin.

E more vesh tani?

Salu keto 20 vjet ka qene ne pushtet per 8 vjet.12 te tjera ka qene juve dhe fara juaj.

Perse thua qe Berisha ka qene ne pushtet per 20 vjet?

Ne 1997-2005 Berisha ishte?po ne 1990-1992?

Ne kohen qe Berisha ka qene ne pushtet u futem ne KE,MSA,NATO dhe do te behet liberalizimi i vizave.

Juve cfare keni bere,pervecse e bete Shqiperine vend skafesh?

Me fal , juve kush??????????

Te thash qe jam komunist, dhe gjat komunizmit nuk kishte skafe,skafet filluan me Salistin.Per hir te vertetes as me nipat e bllokut,por vetem me salistin,skafet kan filluar ne 1992-1993 deri ne 1996-97 kur kishin kulmin,pastaj nuk i zhduku Saliu por Nanua,nje tejter Salit sidoqofte.

Luli eshte si ajo shprehja .. " bakerit i ra kallaj" .Edhe shpura nuk ka tjeter c'te thopte vetem prit gomar te mbije bar . Eshte bere vrima vrima Lulizmi dhe s' mba me uje . Do te mbushe uje me enen e te tjereve ne 2010 smiley . Po nese pranohen tani ato vende dhe mbetemi VETEM ne..... ku te na shpien ? smiley . Ja ta them UUUUUU c'do thote Barrosua dhe  " miku im Olli Rehn " ... "Jane qe jane te dera le te futen , por pa shtyre e peshtyre se kush i futi i pari . Le ta kuptojne kesaj radhe se si ne cdo dere ata nuk hyjne dot ...Po i FUSIN!!!!!!! 

 "Jane qe jane te dera le te futen...." smiley  

Kape i' cike se cha thote Luli:

http://top-channel.tv/video.php?id=7462

Thote...kjo pune, pra puna qe Serbia etc po hyjne pa viza, verteton qe ky eshte proces real, konkret dhe jo fantazi! smiley

No shit Sherlock!! smiley

A thu se po i thonte njeri ketij: jo, jo, ti po rren! Asnjeri nuk po do me i liberalizu vizat per asnji vend! smiley

Medemek "wag the dog-Albanian Style"!

Krijo nje ceshtje qe nuk egziston qe rrushat e medias te merren me ceshtjen reale/genjeshter, apo ceshtjen tjeter 'Shqiperia do vazhdoje te hyje pa viza ne Mal te Zi"! smiley

 

Serbia e Mali I Zi,edhe Maqedonia me to deri vone i kane kane udhetuar ku ju ka dashur ...,edhe ne Amerike e Australi.Mbaj mend ne 90 e 91 e mbase edhe me vone me pasaporta malazeze e kosovare u larguan shume shqiptare...Ne fund te fundit po ju jepet nje e drejte qe e kane pasur.Ne kete mes  me keq shkoi per kosovaret...Kur kishin pashosha serbe na shitnin mend e na mburreshin...Se mos na kthehen e duan prap Serbine...Sepse gje e madhe qe i shpetuan dhunes e genocidit serb,por lungo andando jane te mbyllur,hiç investime ,hiç pune e hiç emigracion.Me ate rritje demografike galopante po nuk i le te dalesh rrezik eshte ...

fara juaj e ndyre?.... Kaq inat e paske SALIUN ore ..Po ti urove qe te fitonte edhe keto VITE . Nuk thote kot Hallku " I yti ti nxjerr syte " He mer Solidar c'te ka gjet nga ngazellimi i fitores se ish komunisteve smiley

Zana

Nuk eshte muhabeti se ja dhane meqenese e kishin dhe me pare, muhabeti eshte perse e vonojne me dashje liberalizimin me Shqiperine, c'beri ceshtje mujsh, perse duhet patjeter BE-ja gjithmone te neperkemb Shqipetaret?

Nuk do me bente habi sikur te anetaresohen te gjitha vendet e tjera te ballkanit dhe per Shqiperine te bejne referendum, pas nje dushi te mire mediatik kunder shqipetareve, dreqi ta haj, te pakten en qe banojme jashte vendit duhet ta kemi nuhatur tashme se kush eshte BE-ja ne lidhje me shqipetaret.

Une nuk besoj ,kurre nuk kam besuar se BE,na ka xhan  e vdes per ne...BE,eshte e detyruar te pranoje gjendjen ....do ta vonoje hyrjen e Shqiperise...kushdo qeverite ishte...por ne fund do te liberalizoje vizat se s'ben...Te drejtat Shqiperia i ka djersitur deri ne piken e fundit.....Te ben pershtypje se si Kosova edhe Bosnja ,te masakruar nga Serbia i izolojne...Serbia vete...Kjo eshte BE,qe ne aspirojme tu na ra t'fikt per me hy....

Plotesisht dakort. Po te shohesh si jan zhvilluar debatet ne dy tema mbi kete ceshtje ket jam perpjekur te them.

Nuk ka rendesi cila parti do ishte ne pushtet ne Shqiperi, gjerat do ishin ose shume pak me mir, ose shume pak me keq, problem nga me madhoret ngelet perse ne Shqiperin tone trumpetohet BE-ja dhe nuk shihet si nje grupim ineteresi ashtu sic edhe eshte, nje grupim qe ku na intereson ta perdorim ne favorin tone dhe kur nuk na intereson te ngreme zerin te pakten per te drejtat tona.

A nuk ju duket i frikshem konsensusi absolut i gjith spektrit politik shqipetar mbi te gjitha strategjite madhore te vendit, ska as opozite, as shoqeri civile, as pluralizem, asnjegje ska. Eshte vetem nje parlament ku debatohet ashper per gjera koti, por nuk degjon kurre debat mbi planet afatshkurtra-mesme-gjata te kombit dhe alternativat qe na ofrohen.

Po te shikojme kushtet per liberalizim, do e shohim qe as serbia as Maqedonia nuk jan perpara Shqiperise. E thash tek tema tjeter qe Jackues Barrot tha qe nuk mund te denojme rinine serbe per sjelljen e keqe te Millos, si nuk ju be nje pyetje atij, por rinine shqipetare per cfar po e denon? Po vet viktimat e Millos per cfar po i denon? Si ka mundesi qe ata qe kan kryer keto krime do te kene te drejte levizjeje kurse viktimate  tyre jo?

Si ka mundesi qe shtete qe kontribuojne per paqen dhe stabilitetin ne rajon, sic eshte Shqiperia, nuk liberalizohen,  dhe shtete si serbia qe kontribuojne ne perkeqesim te situatave liberalizohen?

Për të shpejtuar procesin e liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, nisur edhe nga kapacitetet prodhuese të firmës kontaktuese, do të ishte e domosdoshme që numri i pasaportave të reja biometrike në duart e qytetarëve shqiptarë, deri në fund të vitit 2009 duhet të shënojë 400 mijë të tilla. Kjo shifër, do të ishte një kusht i nevojshëm për negociatat për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së.

Mor po edhe 3,500,000 te kesh, prap 'minator' do te jesh.

O Zana, aman se ne Bosnja duket si mos te jete ne Europe, po diku nga Anadolli. Drejtori i nje konvikti universitar ne Sarajeve para ca ditesh pati deklaruar se nuk do ti jepte dhoma konvikti studenteve homoseksual. Sepse kjo ishte kunder moralit. Edhe rektori ishte shume dakort.

Po mir pse sipas Europes popujt duhet ti nenshtrohen ndonje kurs identiteti kulturor keshtu qe te liberalizohen vizat?

Europa keshtu eshte, nje kontinent me ngjyra, dhe keshtu ka qene gjithmone, sado te perpiqet BE-ja ta ndryshoj ,nuk ka per tja arritur. Edhe midis vendeve anetare te BE-se ka dallime te theksuara tradicionale dhe kulturore.

Kurse sa per popullsine myslimane te Ballkanit, ka vete ne Europen perendimore dy here me shume mysliman se ne Ballkan.

Nuk po flet kush per pune feje. Po te them se mentaliteti i nga i cili lindin probleme me respektin e te drejtave te njeriut eshte mentalitet i kohes te babaqemos i istitucionalizuar (s'po them anadollak se mos i ngelet qejfi ndokujt).

Anadollakeve nuk u betet qejfi fare,"they cherish their shpellar mentality".

Ajo qe desha te thesha, eshte qe mentaliteti nuk mund te merret per baze ne keto vendime, kushtet po,dhe kushtet ne kete rast jane kuku medet.

S'eshte aq e thjeshte. Demokracia, liria personale jane thellesisht te lidhur mentalitetin.

Per nje shaka pa kripe te pllakave tektonike, nje pjese e ballkanit perendimor u zhyt ne mesnaten mayane te 12 dhjetorit te 2012-es nen nivelin e ujerave te Adriatikut dhe Jonit. Ne mengjesin e dites terse 13, Adriatiku lagte brigje dibrane, ndersa Joni ishte bere permetar. Askush se mori vesh se si fraktura shkembore perkonte ate date 13 pikerisht konturet e krisjes se vitit 13, por nesje, pune fu-qishe te medha keto. Mbas kesaj ndodhie qe u dha krahe perkrahesve te teorise se continental&albanian drift, ceshtja me thelbesore per gazetat e kontinentit ishte se ne cilen faqe do ta vendosnin kete si lajm. Mendimi fillestar ishte ta vinin ne faqen 1, si kryelajm, si nje gje e papare etj etj. Por nderkaq gjera te tjera me te rendesishme ia behen dhe e zbythen lajmin nga faqja e pare. Presidenti amerikan kishte qenin semure. 37 vjetori i teshtimes se aktores X gjate nje interviste. Ketih Richards ishte rrezuar prape nga palma. Nje paparaco kishte kapur Lindsay L kur po krruante bythen nga e djathta - ajo gjithnje e bente kete nga ana tjeter. Te gjitha keto e cuan lajmin faqe pas faqeje tek reklamat, tek lajmerimet, classifieds... dhe me ne fund e zhbene fare si lajm, e shlajmosen me nje fjale, dhe 99.2% e popullsise se kontinentit (gabimi marxhinal +0.8%) nuk e moren vesh fundosjen dhe e vazhduan jeten njesoj si me pare.

Diku rreth viteve 80-tene mos gaboj,ne Sarajeve u zhvilluan lojera olimpike dimerore.Me kujtohen ende pamje te strukturave ,vendeve,peisazhet...Ishte nje vend vertet i zhvilluar...Sot as une nuk e njoh me.Lufta i ka bere qe te behen gati integraliste e defidente..Jane te shkaterruar si vend e si njerez..E megjithate te pranosh apo jo homot nuk eshte tregues zhvillimi...Ka plot qe nuk i honepsin.... smiley

e zhbene fare si lajm, e shlajmosen

May I suggest, respectfully "shpelajmosen" instead of "shlajmosen"?

It did the trick for "laje/shpelaje"! smiley

 

e ke nigju kur e thojn me "rr" te forte? shpeRRlaje... (tregon nje shplarje intensive, te thell', ne nivel molekular, si me oxyclean psh, ai tipi me mjeker, besoj e ke pa) ; e njejta gje me "u keRRnoqem".

Doni viza ju shqiptarét?

 Nuk ka viza na ta béni syrin filxhan.

Doni edhe té shétisni pa viza pale.

Hiqni Berishiun dhe Edishiun po deshét viza... 

 

Po behet fjale per nja 2.5 milione pipell qe u duhet dhene e drejta per te udhetu pa viza. Nga keta 400 000 sipas Blend Fevziut jane mbi moshen 70 vjec ( kaq e nxorri ai numrin e personave qe kane votuar per PS-ne ) ne keto zgjedhje dhe nuk mund te udhetojne . Po ti heqim 2.5 meloneve 400 000 mbi 70 vjecaret e PS dhe 100 000 70 vjecaret qe votojne per PD, atehere ngelin 2 melone shqiptare qe u duhet vize.Po te heqim dhe nja 500 000 Shqiptare qe jane cilimiqe behet fjale per nja 1.5 melone shqipo qe dun viza per te udhetu. Pastaj dalin dhe sharlatane qe thone qe nuk na i japin vizat se jemi muslimane. a thu se shqiptaret e Maqedonise jane hebrenj. Ka kushte qe duhet te plotesohen per te hyre pa viza. Njeri prej tyre eshte regjistrimi i te gjithe shqipove ku jane e ku nuk jane me shenja gishtrinjsh, pra si bicim inventari bagetish me hekur te nxehte ne kurris.E dyta, kufinjte  i kemi si suma e atyre studenteve qe nuk pranon ai rektori ne Sarajave e qe na i difton Hunteri.

koth.

1-Mendon ti se serbia i ka shenjgishtrinjizuar te gjith serbet, ashtu sic deftojne kushtet?

2-Mendon ti se serbia i ka kufijte me mire se suma e atyre studenteve qe nuk pranon ai rektori qe na i diftoi Hunteri?

 

 

Po  . Ne te dyja rastet.

 

Po ajo qe eshte me kryesorja eshte qe ne nuk i plotesojme fare, po fare , fare keto dy kushte.

Koth

1-Mendon ti se serbia i ka shenjgishtrinjizuar te gjith serbet, ashtu sic deftojne kushtet, perfshi ketu edhe Mlllladiqin?

2- Mendon ti se serbia i ka me mire kufijte se suma e atyre studenteve qe nuk pranon ai rektori qe na diftoi Hunteri, perfshi ketu edhe kufirin me Kosoven, ku nuk ngel me qen e mace pa kalu gardhin?

 

 

Kufi nuk ka Kosova ku hyn me kuc e me mac dhe Evropit nuk i ruhet trapi shume se kush hyn e del ne Kosove , jo Serbia.

Mlladici eshte ne mes te Beogradit dhe pikerisht per kete arsye , se e dine ku eshte them qe jane te gishtshenjestruar.

Tani meqe ato kufij atje pra dalje hyrjet ne( nga kahja jone )  Kosove jane per ibret e para dhe se cdo kosovar mund te marre dyshtetesine brenda dites si shqipo, jane bela e madhe per Evropin.

Se ne kemi diplomaci kinge dhe shtet patriotik. Heqim vizat se na duhet per zgjedhje. E thote nejri dhe behet fakt dhe pastaj nuk del dot ta kundershtoje njeri se e quajne anti shqiptar qe nuk do te miren e kombit te bashkuar. Dmth nje si bicim rruge Kukes Morrine ta ngas fjalene. smiley

Nqs ashtu si thua ti qe nuk i ruhet europes,atehere nuk qenka pune kushtesh, edhe une ate po them nuk i ruhet europes, jo se nuk jan apo jan plotesuar kushtet.

Ashtu edhe me kufijte me Bosnjen, mos jan me mir thua ti se kufijte Kosove-Shqiperi, qe te pakten kontrollohen edhe nga vete BE-ja ?

Prandaj mos na folni per kushte mor burr. Nuk eshte pune kushtesh.

Ah Koth..

Mendon ti se keto kushte qesharake jan me te rendesishme se te drejtat e njeriut, dorezimi i krimineleve te luftes, kontributi per paqe dhe stabilitet ne rajon? Une mendoj se keto jan primare, edhe sikur serbia te kishte plotesuar kushtet e tanishme,gje qe nuk eshte e vertete, sepse edhe vet BE-ja e pranon qe kushtet nuk jan plotesuar por serbise do ja  liberalizojne sepse kushtet mund te plotesohen ne muajt ne vazhdim, dhe sepse nuk mund te denohet rinia serbe per sjelljen e keqe te Millos. Kupto ti?

Te ndjek mer te ndjek dhe te njejten gje po themi , vetem se e themi ndryshe.

 eh koth..

jane ca zona ne Angline e Jugut dhe ca te tjera ne France; ca fusha kampingu masive ku njerizt pa dokumenta  shtyne netet, te pa ngare nga policia, ne pritje te okazionit per tu hedh nga ana tjeter e kanalit per te pa dite me te mira..

Dakort mer ,

po ketu kjo pune a njelloj si aty ku thu ti, vecse te gjithe rrine ke shpija vet dhe nuk i nga as ketu policia, deri sa te hudhen andej matane Otrantos per i jete me te mire.

Edhe ne Tirane asht veshtire me ardh tani, e lalfet jane qe do vene viza.

Dje ne stadium lute Tirana me Stabaekun e nje parulle ishte : Tirana Republike ! smiley

Ja mer kaq jane gjojnat.

 smiley 

mos me te pa macoku tu thon kshu gjonash se ti numero nje e per nje arritjet, sukseset, etj etj etj

iher tu kalu anash institutin mbi ate rrugen e shtruar minimumi 10 here, i grup cunash bertitshin Kamza, Kamza, Kamza Rrrepublike!!! 

Ca ky macok mer ?!Jane dhi ne administrate robt se jane leshu keta rioshet e LSI-se. Kur i thone vetes qe kemi fitu u duket sikur do i mbajne ne pune. Ndonej nga keta eshte ky mer ? smiley

Kan i muj ne fushate dhe si shperblim do humasin vendet e punes. smiley

Ka fitu e djathta thone, ka mjesi ne darke ene te gjithe atje ke lulishtja para PD-se i ke.

Kan fillu robt te marrin patente klasi C se do ja vlojne nga shoferet e deri tek pastrueset.

Qereles : Drejtori arsimore, prefektura, ministri, drejtori shendetsore. Keta do i qajne me shume vizat qe nuk u morren kete here smiley

Ca macok thu ti mer, ca macok ?

 

eshte i macok qe se evito dot ketu ne peshk, o fry shume nga fitorja dhe do zdo do cingesh me te smiley 

A ka uairles atje te lulishtja? Nese ka, bo vaki te jete dhe macoku atje smiley tu lepi putrat pas fushates, ME PUTRA TE PASTRA smiley 

 

She she si marrin neper goje komunistat smiley

Per kete me siper thu ti mer ?

Po ky eshte format i njoft per mu mer. Pese vjet pa ba seks a shume apo jo smiley

E pashë që po i vardisej Swedit, por nuk ma mori menia se e kishte seriozisht smiley

edo mer, mos u boj dallavere smiley

se paskam pas keq un qe po prisja mesazh "a t'vi 'ne un t'tall macokun?" smileysmiley

 po ti je i shpise mer, dashke ne ftese? smiley 

mesazh privat nga macoku: Komunistet me kane fut duret ke torba plumbave dhe me kane lon vetem 10 fisheke, gjysat kinez te skadum.. naten smiley  dicka e tille dmth..

chene, rrofsh smiley

Ne te foluren e perditshme ne ambjente te mbyllura*, une me fjalen "macok" perkufizoj organin gjenital femror smiley , dhe meqe diku ishte perdor pak a shume shprehja "tall trapin" ne rastin femeror do ishte "tall macokun", keshtuqe nuk e kisha ne ate kuptimin me u tall me macokun qe mezi e kemi megjithese eshte demokrat smiley

*ambjent i mbyllur eshte dhe peshku, helbete me regjistrim smiley 

 

Mendon ti se keto kushte qesharake jan me te rendesishme se te drejtat e njeriut, dorezimi i krimineleve te luftes, kontributi per paqe dhe stabilitet ne rajon? ...

Nuk ka nevoje per gjithe kete patos!

Ato kushte nuk jane qesharake, mqs. jane kushte qe BE-ja i ka vene per liberalizimin e vizave dhe mqs. Serbia i ka plotesuar dhe Shqiperia jo, atehere e para perfiton, e dyta jo. Pra sic e shikon BE-ja s'e ka pasur aspak me humor kete pune, por perkundrazi shume seriozisht.

Serbia ka dorezuar nje pjese te krimineleve te luftes, dhe goxha kriminele si Miloshevicin dhe Karaxhicin. Per te tjeret kam pershtypjen se po vazhdohen perpjekjet per t'i dorezuar.

Persa i perket stabilitetit ne Ballkan, Kosova shpalli pavaresine dhe Serbia pervec fjaleve nuk ka patur nje rol destabilizues rreth kesaj.

Jo more ,pse thua ti, serbia i paska plotesuar kushtet, po shko morr burr thoju dhe atyre ne BE se nuk e dine, sepse thane qe serbia nuk i ka plotesu kushtet por po ja japim vizat megjithate sepse mund ti plotesoje ne muajt ne vazhdim, dhe sepse u dhemb shpirti per rinine serbe, me ata mijera kasap te millos brenda,se s'mund te denohen ngaqe millua nuk eshte sjell mire, dhe nuk e dija qe mjafton te dorezosh nje pjese te krimineleve te luftes per te lar duart nga krimet e luftes.  Kurse sa per destabilizimine Kosoves qeveria Kosovare thote qe serbia po kontribuon ne destabilizimine saj, te njejten gje thone edhe aleatet, po nuk e di nqs e pe ate lajmin me ata palacot e UDB-se qe u arrestuan ne Kosove.

Cmimi i Kosoves te pavarur, asgje me teper. Ishte me kohe e qarte qe Serbia s'do leshonte Kosoven ne kembim te asgjeje. Shto ketu dhe njefare kontrolli indirekt qe shtetet e BE-se mund te ushtrojne mbi Serbine.

Ky Barruti paska thone qe do rishikohet kjo pune vitin tjeter nqs implementohen pasaportat biometrike (leke per francezet) dhe kontrollohen kufijte.

 

Titulli eshte gabim : Serbet pa viza ne BE, Shqiptaret JO.

Titulli duhet te jete : Shqiptaret ende me viza ne BE!

Me duket se po dilni shume jashte thelbit te ceshtjes me komentet. Ne vende te shohim shkaqet perse shqiptareve ju mohoet e drejta te levizin lirshem ne BE, debati perqendrohet tek "pse-ja" e Serbeve pa viza ne BE.

Absurde vertet Absurde. Fundja edhe sikur atij shteti ti jete dhene e drejta per shkak te Kosoves, ateher c'fare ndryshon per shqiptarin qe jeton ne shqiperi ne kete mes? Edhe sikur BE do te kete nje fare kontrrolli indirekt apo direkt ne kete ceshtje c'fare ka ketu per tu habit? Edhe perseri c'fare ndryshon  kjo per shqiptarin ne shqiperi? Perse Serbia vetem? Po Maqedonia, Mal i zi dhe te tjera vende si Bullgaria apo Rumania?

Mendoja se do te ishit treguar pak me intiligjente dhe me mendje hapur jo duke permend vende e pa vende Kosoven. Perderisa luftuam te japim pavaresine Kosoven edhe ja arritem ketij qellimi, atehere a nuk eshte koha ta leme te qete Kosoven dhe te ndalojme  ta perdorim si preteks per te fshehur te metat tona?

Mesa po shoh arsyhet jane shume te qarta dhe serioze. Korrupsioni, krimi i organizuar dhe sigurimi i kufijve! Te dale dikush te thote qe Shqiperia ka me pak korrupsion ne Ballkan, me pak krim te organisuar, me pak kalim te paligjshem te kufirit, me shume stabilitet dhe gezon me shume respekt dhe kredibilitet ne BE. Please!!

Nuk mbulohet dielli me shosh- thote nje fjale e urte.

Po ju sjell vetem nje fakt interesant nga Irlanda e Veriut para disa jave. Me qindra Rome Rumune u kthyhen nga ky vende sepse u diskriminuan. U kthyhen ne mase si erdhen brenda javes me gjithe lutjet e qeverise lokale te qendronin dhe tu siguronin mbrotje. Shqiptareve jo vetem qe nuk ju shkon ne mendje nje gje e tille sikur te diskriminohen (lere qe kjo gje ndodh shpesh) por edhe ti fusesh ne burg, ti rrahesh apo ofenduar nuk kthehen qamet ne Shqiperi. Tani gjeni arsyhet pse dhe pastaj flasim per liberazim vizash!

Sepse nje e keqe e tille kur te bie siper dhe te jepen aresye aq bajate, eshte tendence natyrore e njeriut qe t'u hyje krahasimeve. Dhe cfare shembulli me flagrant sesa Serbia mund te gjesh qe te hedhesh poshte aresyet qe na parashtron Evropa hipokrite dhe mashtruese?

Je ne gjendje ta kuptosh keshtu?

Personalisht, nuk me vjen fare keq qe serbet te vene pa viza dhe as nuk e kam problem; por mos t'i thone vrasesit "ti dil nga burgu qe tani, se je vleresuar si i reformuar dhe ke patur sjellje te mire, pavaresisht halabakerive qe ke nxitur dhe vazhdon te nxisesh ne burg" dhe atij qe ka shkelur kufirin dhe qe eshte kapur me rryshfete nen dore i thuhet "ti pisputh, mos me zbardh dhembet aty, qelbesire, ti shih kete ketu, s'la njeri pa vrare dhe ja sa shpejt doli nga burgu! - aty te kalbesh, albanese di merda!"!

prandaj, merret thjesht per shembull, se jo te gjithe serbet jane kriminele lufte, dhe jo te gjithe i kane duar te ngjyera me gjak shqiptaresh apo boshnjakesh te pafajshem... dhe kjo ceshtje nuk mund te konsiderohet si ceshtje meritash, sepse askush nuk ka ndonje merite te vecante meqe eshte njeri. Por nuk mund te harrohet aq kollaj katastrofa e dhjetevjecarit te kaluar, nuk mund te harrohet gjenocidi, dhe as nuk mund te shpaloset nje qendrim i tille, krejtesisht justifikues dhe shperblyes ndaj njeres pale, dhe diskriminues ne kulm ndaj nje tjetre!

po ajo pyetja qe shtron ti, eshte aq e drejte sa e dhimbshme, dhe te rendon deri ne deshiren per te jetuar.

 

zotrules

Une gjithmone me mendjen se ti ke llogjike te fuqishme, habitem se ti te mundon ajo pyetje, kur ne fakt eshte e nje argumenti tipik nihilist, qe karakterizon shume shqipetar.

Ja te ta shpjegoj une perse ky argument nuk duhet tju rendoj aspak, sepse ata romet ne Irlande vertet u kthyen, por pale si ishte muhabeti. Nuk i ben kjo me fisnik romet se shqipetaret. Eshte turp biles edhe te parashtrosh nje argument te tille. Perse nuk u kthyen romet edhe nga Napoli ku u trajtuan akoma me keq? Edhe nje kamp qe kishin ua ndezen flak napoletanet. Ajo qe u kthye nga Irlanda ishte vetem nje familje rome, nuk e kuptoj se si mund te merret nje incident i tille per ta perdorur kunder shqipetareve.

Hallexhnjte asnjeher nuk jan kthyer nga emigrimi, qofshin Irlandezet dhe Italianet ne Amerike, dhe neper Europe ku te te gjithe e dime se si jan trajtuar, qofshin Indian,Pakistanez, a Afrikano-verior ne Europe. Nuk e kuptoj se cfar kerkon te na mesoj ky lloj argumenti.

Apo pyetja tjeter qe me thoni nje shtet me te koruptuar,me me shume krim, etj etj si keto.

Problemi eshte qe Be-ja tha qe as serbia nuk i ka plotesuar kushtet, por do liberalizohet sepse mendohet qe do i plotesoj ne muajt ne vazhdim, dhe se nuk mund te denohet rinia serbe per sjelljen e Millos, ja ky ishte justifikimi i BE-s dhe jo perparimi galopant i serbise, as fakti qe serbve u ka vajt babi per shoping ne Gjermani, sic na thoshin disa peshq me lart. kurse per Shqiperine tha qe nuk i ka plotesuar kushtet por pritet ti plotesoj brenda nje viti.Nxirrini vet konkluzionet.

Menjfjale pune muajsh nga serbia. Cudi me ju mor burr, nga i nxorret gjith ato te keqija ju, qe e beni shqiperine me vite drit larg nga serbia?

Te moskeqkuptohemi, Shqiperia nuk eshte aspak mire dhe ashtu sic e duam, por vendimi i BE-se eshte diskriminues, dhe sjellja e BE-s kundrejt shqipetareve eshte diskriminuese deri ne palce. Duhet patjeter qe shqipetaret te jen te fundit ne Europe.

 

 

Nuk po e marr vesh se cfare s'paske kuptuar nga une.... Ti po thua te njejten gje! Rreshti i fundit qe kisha shkruar kishte tone eufemizmi te shtuar nje ironie perballe se ciles ne gjendemi sot. Krahasimin me jevgjit nuk e mora vesh shume, te them te drejten. Ndoshta i dua gjerat pak me direkte, pak a shume si i them dhe vete.

po ajo pyetja qe shtron ti, eshte aq e drejte sa e dhimbshme, dhe te rendon deri ne deshiren per te jetuar.

Kjo me beri te mendoj se ty te munduan pyetjet e liqenit.Ndoshta te kam keqkuptuar.

po ajo pyetja qe shtron ti, eshte aq e drejte sa e dhimbshme, dhe te rendon deri ne deshiren per te jetuar.

Kete mendojme qe te dy... jane fjale te tuat te thena nga nje kendveshtrim nga brenda... mendoj njesoj si ty per kete ceshtje... po te takoheshim, do shihje se jam dhe me djeges dhe ne te njejten kohe, edhe me i akullt sesa pershtypja qe mund te le ketu ne peshk.

O Qeverri e qelbët!
Hiq ligjin për skafet dhe mbushe Adriatikun me skafe... vër një linjë ajrore tre herë në ditë me Pakistanin dhe pas 6 muajsh i ke të gjithë duke të të lëpirë menderçen që të futesh në Europë

 

Jane fjalet me me vend qe mund te thuhen,ta mysim evropen me myslimane,se po bejme hala Skenderbeun?!

Fati, Ghedafi nuk mundi t'ju shiste pordhë italianëve as me naftë e gas dhe as që t'i trembte me kërcënimet me raketa.... çuditërisht, gjeti zgjidhjen më të lehtësmileyKAFET!

Për të rralluar pak fluksin e klandestinëve që vijnë nga Libia, i vajtën në çadrën e tij atje në Tripoli, duke i lëpirë bythën dhe duke ju ofruar çfarë të hapte gojë, që nga Berluskoni e deri tek më i fundit i qeverisë italjane...

Pakistani nuk ka vetëm muslumanë... ka nevojë edhe për të zgjeruar edhe tregun e opiumit smiley

 e;  "...O Qeverri e qelbët! 
Hiq ligjin për skafet dhe mbushe Adriatikun me skafe... vër një linjë ajrore tre herë në ditë me Pakistanin dhe pas 6 muajsh i ke të gjithë duke të të lëpirë menderçen që të futesh në Europë.." 

 

Mir e ke ti  (e, me flamur italian) por kjo eshte thike me dy presa. Vete Pakistani, i ka marrdheniet me EU pak si te tendosura. Qytetaret e EU, jane te detyruar te marrin vize nese shkojne ne Pakistan. Vete Pakistani u ka bere nje presion-kerkes apo kerkes-presion EU-s (para disa vitesh) duke i thene, se; hiqni vizat per qytetaret pakistaneze , qe dhe ne te heqim vizat per qytetaret europiane. Mirpo EU/BE si organizem gjigand dhe me planifikim, qe nuk pjerdh per kapriçot e te emocionuarve tej mase, ju ben ca leshime ne disa/ndonje prodhim (zero takse), dhe e mbyll kapitullin.  

 

 

Toko; "....Faji eshte toni qe votuan 50% Saliun dhe 50% Ramen ne vend qe te vonin 0% keta monstra te populli tone.

Sa per vizat me thoni perse na duhen vizat ? .Ne fakt me mire pa viza keshtu do te rime me shume ne shqiperi dhe mbase do te na mbushet mendja te punojme ara tone, te pastrojme plazhet tona, te zhvillojme turizmin ne plazhet e pyjet tona, te ndertojme bizneset ne token tone, ne vend qe te punojme ne vend qe te punojme arat e botes, te pastrojme plazhet e botes, te ngrejme bizneset e botes..." 

 

Aman te keqen, a do jesh kete vere ne Shqiperi, te te jap nje te qerasur me qofte dhe birre King Pils.  

 

 

"....Janë mbi 39.967 shtetas, që kanë aplikuar deri tani për t'u pajisur me pasaportën biometrike, ndërkohë që janë prodhuar dhe shpërndarë mbi 35 mijë të tilla..."  

 

Nderkoh qe para zgjedhjeve , lexuam se ishin nja 300-400mij shqiptare qe kishin aplikuar per kete karte. 

 

"....Në këtë drejtim, qeveria do të tejkalojë madje dhe ambicien që fundviti të shënojë 100 mijë shtetas që disponojnë dokumentin e sigurt të identifikimit..."  

"....Për të shpejtuar procesin e liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, nisur edhe nga kapacitetet prodhuese të firmës kontaktuese, do të ishte e domosdoshme që numri i pasaportave të reja biometrike në duart e qytetarëve shqiptarë, deri në fund të vitit 2009 duhet të shënojë 400 mijë të tilla. Kjo shifër, do të ishte një kusht i nevojshëm për negociatat për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së..."  

 

Karta e identitetit eshte e detyrueshme, kudo ne ter EU, mirpo pashaporta biometrike (ç'emer i peshtire) nuk eshte e detyrueshme. Ne gjith Belgjiken apo ter EU, gati 50% e popullates se rritur nuk ka pashaporte. Te gjithe kane karte identiteti, me te cilen levizin lirshem, por nuk e kane ndiere nevojen per pashaporte. Me siguri gazetari duhet t'ia kete futur ndonje dopio konjak, dhe ne kohen qe ka ardhur ne qejf, ia ka futur dhe nje dopio raki. Ketu ne EU po qeshin me kete shprehjen e gazetarit; "...do të ishte e domosdoshme.." . 

 

per mendimin tim refuzimi per heqjen e vizave nga BE eshte vet fakti i numerit te popullsise muslimane ne Shqiptari, i njejti faktor ka 15 vite qe penalizon dhe Turqine. Kot e gjuni sa te Saliu e sa te edvini.

Hë pra, se ju ngeli goja duke thënë se ja u kishte mbyllur Enver Hoxha kufinjtë smiley

Po te kishte qene Enveri do e kishim zgjidh me kohe, menaxhim te integruar te kufijve sic bote ai s'bo dot njeri, siguria e dokumentave po se po, trafiqe dhe korrupsion s'kishte, per zgjedhjet s'ankohej njeri qe s'kane arrit standartet e plot te tjera.

Ore, se tani po e mendoj tamom, pse e hoqem ne ate? smiley

Ehhh (në fakt mjaftonte vetëm EH smiley ), do ta kërkoni Vlorën, gjeneraaaal!

Te rrime shtrembet dhe te flasim drejte ,Shteti Shqiptar dhe Shqiperia kishin nje autoritet Nderkombetar serioz dhe dinjitoz ,pavarsisht regjimit te diktatures !

....po te marim manaxhimin e kufinjve Fqinjet tane nuk kishin as nje problem ,Shqiperia kishte modele standarte ,sigurisht kjo ishte per arsye te regjimit diktatorial ,dhe standartet e menaxhimit te kufinjve kishin krijuar tek fqinjet nje siguri te larte.,ata filini rehat..

 Nuk kishin dhimbje koke ,stresi nga Shqiperia ishte ne nivele zero ,ne drejtim te kalimeve te paligjshme te klandestineve ,droges ,prostitucionit ,kondrabandes se armeve dhe pislliqeve te tjera qe sot ,jane nje tmerr  dhe "big trouble"per Greqine dhe Italine ,pikerisht se Shqiperia nuk menaxhon dot kufijte !!

Amundet nje qeveri Demokratike Shqiptare te kete sot nje nivel te tille dinjiteti ,persa i takon menaxhimit te kufijve !???

Kur te fusi leprin ne bark ,atehere ndoshta !!

 

Amundet nje qeveri Demokratike Shqiptare te kete sot nje nivel te tille dinjiteti ,persa i takon menaxhimit te kufijve !???

Ja, tu gjuajme atyre mavrive qe kaptojne malin, t'i terheqim zvarre neper fshatra e qytete, t'i leme pa qare e te pakallur, me soj e sorollop te tere ne Spac e me ne fund mund te mbajme ballin lart. smiley

Ja, tu gjuajme atyre mavrive qe kaptojne malin, t'i terheqim zvarre neper fshatra e qytete, t'i leme pa qare e te pakallur, me soj e sorollop te tere ne Spac e me ne fund mund te mbajme ballin lart. Smile

"Kalim i paligjshem i kufijve" dhe jo ligjeshem i tyre nga mali dhe deti ,e ka dhjere Demokracine dhe Shqiperine ne syte e Evropit ,sa Evropi i ka vene kushte duke i folur prapa veshit Qeverise dhe Popullit Shqiptar :

"Kaloje kufirin ,malin detin por me ligje ,me pasaporta te rregullta si gjithe dynjaja ,si gjithe bota e qyteterume "",more vesh tina apo jo ?!!

Nejse ,ty te rri menja ,se asht ma mire keshtu ,nje shtet ,me dyert te shqyme ,te shkaperdhyme se sa te jete ndryshe ,nje shtet Europian Demokratik i Vertete,dhe jo i deformum si ky i ini ,zatem me keto mend demokracie si te tuat dhe te atij mavriut ,qe ke larte ne qeveri ,keshtu do te jeni juve atje te fundit ,deri sa tju vijne mend !!

 "Kalim i paligjshem i kufijve" dhe jo ligjeshem i tyre nga mali dhe deti ,e ka dhjere Demokracine dhe Shqiperine ne syte e Evropit ,sa Evropi i ka vene kushte duke i folur prapa veshit Qeverise dhe Popullit Shqiptar 

Ke te drejte. Dinte kush dinte t'i zgjidhte keto pune! smileyigh:

per mendimin tim refuzimi per heqjen e vizave nga BE eshte vet fakti i numerit te popullsise muslimane ne Shqiptari, i njejti faktor ka 15 vite qe penalizon dhe Turqine. Kot e gjuni sa te Saliu e sa te edvini.

Keto budallalleqe perhapen me qellim nga politikane te te gjitha ngjyrave, per te larguar pergjegjesine nga vetja.

Ky argument bie, kur mendon qe ne shifra reale perqindja e popullsise myslimane ne Maqedoni eshte me e madhe se ne Shqiperi dhe perseri Maqedonise iu hoqen vizat.

Ndonjehere pergjigjet e thjeshta jane te pabesueshme per popullin, keshtuqe kerkohen pergjigjet ne legjenda, te cilat nuk ekzistojne.

Vertet! Po me Enverin c'patem xhanem?

Po c'na e ze ne goje Enverin a derbardh, ai s'ishte gje tjeter vec per te nderutar taraca, fabrika, uzina, kombinate Hec-e, tunaele,  bunkere, pallate dhe 70 qytete te reja. (te reja u thenshin se ato jane po ato qytete qe shkaterruan barbaret gjate pushtimeve).   Se barbaret qe thua ti vellai, nuk jane gje tjeter vec ca qenie te xhehnemit apo ferrit qe mbajen urat e zjarrit ne dore dhe thiken ne dhembe.

Ato gjera qe u ndertuan ne 40 vjet shtet socialist nuk ishin vepra te enverit o mavri, por ishin vepra te djerses dhe gjakut te shqiptareve dhe i dogjen dhe shkaterruan barbaret qe thoshin se i ka bere Enveri. Per derisa nuk mund ti benin dot gje me tej  gomarit vajten dhe ja bene cope samarin dmth ekonomine dhe pronen.

Por perhere do te cuditem me mjegullnajen mendore te shume njerzve qe sinqerisht besojne ne perpjekjet e politikaveve shpeiptare per te bere deizolimin e Shqiperise.  Ne asnje menyre vellai, ne asnje menyre.  Politikanet perpiqen ta izolojne sa me shume Shqiperine qe djem e vajza, pleq e plaka, nena e baballare te biene ne gjunje para "perendive" politike shqiptare qe te mund tu hapet dera e "parajses" (Lexo Evropes)

Vizat, nje ndarje e re ne Ballkan

Nga Armand Shkullaku
E Premte, 17 Korrik 2009

 

Vendimi i pritshem i Komisionit Evropian per heqjen e regjimit te vizave per disa vende te Ballkanit Perendimor, i ka lene te deshperuar shqiptaret ne Shqiperi dhe Kosove. Ndjenjes se poshterimit, te provuar sa here perpara dyerve te ambasadave, i shtohet ajo e nje izolimi te ri brenda Ballkanit. Ndersa Kosova nuk figuron fare ne planin e liberalizimit te vizave te BE-se, Shqiperise do t'i duhet te pakten dhe nje vit per te tentuar perseri lirine e levizjes per qytetaret e saj. Teknikisht, vendimi i Komisionit Evropian duket korrekt. Politikanet ne Prishtine dhe Tirane kane folur shume per integrimin, por po aq shume u mbetet per te bere per ta arritur ate. Kete e dine dhe e kane perseritur te gjithe. Nese rasti i Kosoves eshte specifik dhe kerkon trajtim te vecante, per Shqiperine mund te thuhet se eshte mbrapa jo vetem me pasaportat biometrike, por edhe me menaxhimin e integruar te kufijve. Perseri, duke folur teknikisht, keto jane kushte vertet te rendesishme per nje vend qe kerkon akses te lire ne hapesiren e Bashkimit Evropian dhe plotesimi i tyre eshte detyre paresore per Tiranen zyrtare. Por, pas vendimit per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, politikisht shtrohen disa ceshtje te tjera.

Ne radhe te pare, vendimi per t'i diferencuar shtetet e Ballkanit Perendimor ne liberalizimin e vizave bie ndesh me planin e BE-se per ta integruar krejt rajonin ne bllok dhe krijon paragjykime e dyshime per menyren se si po e perdore vete BE-ja fuqine magjike qe ka heqja e vizave per ballkanasit e ketyre aneve. Brukseli deshmoi dje se kur i duhet, di ta perdore politiken e shkopit dhe karotes dhe te mbylle njerin sy perballe kushteve te paplotesuara per ndonje shtet. Keshtu, grupi i te gjelberve ne Parlamentin Evropian e cilesoi te padrejte vendimin per t'ia ofruar Serbise statusin visa free perpara Bosnjes, duke theksuar se nje gje e tille mund t'i thelloje ndarjet etnike. Serbia ende nuk e ka dorezuar kriminelin e luftes, Ratko Mlladic dhe karota e vizave qe i zgjatet nga Brukseli eshte e qarte se ka nje sfond te paster politik. Bashkimi Evropian po e perdore kete bonus per ta fituar besimin e nevojshem tek serbet, per ta zbutur armiqesine qe daton nga pranvera e dhjete vjeteve me pare, si dhe per ta neutralizuar ndikimin rus ne kete shtet. Nese heqja e vizave shikohet edhe si nje lloj kompensimi per disfatat e fundit te Serbise, kjo nuk ka pse te rendoje ne kurriz te shqiptareve, te cilet ndryshe nga ish Jugosllavia, e kane perjetuar izolimin me te eger per nje gjysmeshekull. Serbia ka probleme jo vetem me gjykaten e Hages, por edhe me kriminalitetin, korrupsionin dhe politiken konfliktuale qe po e nxite tek serbet e Kosoves. Keto me siguri do te mjaftonin qe heqja e vizave te shtyhej edhe per Serbine. Por, mesa duket i paafte per ta bindur Beogradin me gjuhen e shkopit, Bashkimi Evropian zgjodhi ate te karotes. Vendosi t'i heqe vizat per serbet, me shpresen se keshtu do ta zbuse mosbesimin e tyre dhe, pse jo, nje dite t'u kerkoje njohjen e Kosoves shtet. Kjo eshte nje menyre e te berit politike, por sigurisht qe nuk ka lidhje me kriteret strikte per heqjen e vizave. Kur ka interes Brukseli, ato edhe u anashkaluakan.

Edhe sa i takon ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, ndonese per hir te se vertetes ajo ndodhet me perpara se vendet e tjera te rajonit ne aspektin teknik, perseri arsyet politike kane qene vendimtare per liberalizimin e vizave. I mbajtur peng nga Greqia per shkak te emrit, si ne anetaresimin ne NATO ashtu dhe ne integrimin ne BE, Shkupi ka perfituar nje dhurate shume te vyer per qytetaret e tij si kompensim per dy proceset e bllokuara.

Politikisht mund te shihet edhe diferencimi qe iu be Shqiperise. Ndonese zyrtarisht jane problemet me pasaportat biometrike, menaxhimin e integruar te kufijve, krimin dhe korrupsionin, edhe elemente te tjere nuk mund te lihen pas dore. Ndoshta nxitimi i kryeministrit Berisha per te aplikuar per anetaresim ne BE ne periudhen elektorale, miratimi i ligjit te lustrimit ne kundershtim me sugjerimet evropiane apo edhe elemente te tjere, mund te kene shtuar dyshimet per ta lene ne nje kohe te dyte liberalizimin e vizave per Shqiperine. Pikerisht perdorimi i heqjes se vizave si ndeshkim, apo shperblim, ndaj shteteve te ndryshme te Ballkanit Perendimor dhe jo aplikimi strikt dhe i njejte i kushteve teknike per secilin prej ketyre vendeve, shkakton ne thelb deshperimin e shqiptareve. Te ndodhur mes problemeve me qeverisjen e tyre dhe manovrave politike te Brukselit, ata vuajne sot pasojat e nje izolimi me te rende se me pare. Bashkimi Evropian, duke dashur t'i zgjidhe problemet ne rajon nepermjet kartes se integrimit, rrezikon t'i komplikoje ato edhe me keq.

Shqiptareve ne Shqiperi dhe Kosove aktualisht u mbetet vetem nje rruge e lire komunikimi - ajo mes vetes. Ata do te ndihen te diferencuar padrejtesisht me shume ne raport me fqinjet, se sa me standardet qe qeverite e tyre duhet t'i arrijne. Nuk eshte cudi qe tek elemente te vecante ne tri shtetet qe dje perfituan nga liberalizimi i vizave, ky proces te perkthehet si superioritet i etnive te tyre ndaj shqiptareve dhe te manifestohet si arrogance e policise ne kufi, ne rruge, etj, qe edhe keshtu nuk ka munguar. Ne vend qe t'i nxise reformat, vendimi i Brukselit mund te provokoje nje situate te tille qe mund t'i afroje shqiptaret me njeri- tjetrin per shkak te izolimit dhe mund t'i ftohe ata me fqinjet per shkak te liberalizimit. Kjo eshte njera prej pasojave qe mund te shkaktoje vendimi i Bashkimit Evropian per t'i diferencuar vendet e Ballkanit Perendimor sipas nevojave politike dhe jo sipas kritereve strikte. Pa harruar se vendimi mund te prodhoje edhe nje rritje te kriminalitetit, ku falsifikimi i pasaportave, vendbanimeve, shtetesive e kombesive do te tentoje t'i pergjigjet nevojes se deshperuar te shqiptareve per te udhetuar drejt BE-se. Keto jane vetem parashikime te pasojave te mundshme te vendimit te djeshem te Komisionit Evropian. Ajo qe dihet me siguri eshte se tashme ne gojen tone ka filluar te ndihet shija e hidhur e te qenit qytetare te dores se dyte edhe brenda Ballkanit Perendimor.

Nga qeverija pritej ky vendim.

Specialistet mund te paraqesin nje pasqyre ku çalon sistemi Shqiptar.

Po te flasesh per Malin e zi, doganieret malazes te heqin dhembin e arit po qeshe pak.Me çfare metri e mat BE standartet e veshtire te thuhet, dime me siguri se krimineli R.Mlladiç me shoke kane  te drejte te levizin pa vize.

Nje levizje e tille mbase ishte edhe e natyrshme, SHBA nuk ka ze ne kete mesele, ndryshe as ne Nato nuk do hynim para Serbeve.

Kur te mblidhet KE , per aprovim duhet 100% i keshillit, kush mund ta prishe kete, Italia apo Austria?

Ndërsa ne vrasim mëndjen se përse ju lejua serbëve përpara nesh, presidenti serb Tadiç thekson që "i njëjti fat i yni duhet t'ju takojë edhe vëndeve të tjera të rajonit sepse kështu përmirsohet cilësia e jetës në gjithë rajonin"

In risposta alle notizie che sono arrivate da Bruxelles il presidente serbo Boris Tadić ha affermato che la proposta formulata dalla Commissione è estremamente importante per i cittadini della Serbia, aggiungendo inoltre che è positivo che la stessa sorte sia toccata anche ad altri stati della regione perché questo migliorerà la qualità della vita in tutta l'area.

Po mire more, ne nuk e themi kete? Une qe jam me i keqi ketu e them hapur, qe nuk do kishte asnje kuptim qe serbet te mbeteshin te vetmit qe te mos leviznin pa viza... Edhe serbet jane njerez te barabarte me ne ne cilesine e te qenit njeri, dhe supozimisht, sipas deklarates se te drejtave themelore te njeriut, duhet te jene barabar jo vetem me ne, por dhe me italianet, greqerit dhe inglizet etj... por ja qe nuk qenkemi barabar me ata... dhe menyra si po na e thote evropa tani; ne jo vetem s'qenkemi barabar me italianet, por as me serbet. Pra dhe sikur ti thoshin serbeve qe "nuk jeni barabar me ne, por shqiptaret jane dhe shume me keq". Gjithe tymi qe po ngreme ne ketu eshte pyetja "pse nuk qenkemi?"

Jo mer ti, por në një temë tjetër përpara ca ditësh këtu tek peshku, shtrohej pyetja: Përse kanë pranuar ata (që janë më të këqinj se ne) dhe jo neve që nuk i kemi krijuar probleme Europës.

P.s: Unë e mendoj kështu:

e - 15 Kor 2009 - 10:31pm
Fakti që europa konsideron si gabim më të falshëm që të marrësh armët dhe të ndjekësh Sllobodanin se sa të ndjekësh Salën nëpër mitingje, duhet t'i bëjë të reflektojnë mitingashët Tongue

 

e,

gabim, si e ke lexuar.

Tadiç thote" eshte pozitive qe i njejti fat i ka takuar edhe shteteve tjera te zones" Mali zi  e Maqedonia, e ka fjalen, nuk aludon per Shqiperin.

 çfare ngaterroni mor (qe ngaterroni me çeshtjen, sllobodana et te drejta njeriu pa fare lidhje).

shqiperia eshte AKOMA vend emigrantesh jo serbia. nuk ikin serbet nga syte kembet neper bote per nje kothere, kane me seder se ne.

prandaj edhe meritojne te levizin pa viza.  

shqiperia do te futet ne europe, do te lutet prej saj, ate dite (qe eshte akoma larg) kur nuk do ta rruaje per europen dhe mireqenien e saj.

Nuk e di , pse egziston kjo eufori e pajustifikuar.

Ne asgje ne nuk mund te krahasohemi me Serbine.  Fakti qe kjo e fundit u perfshi ne luften per Kosoven e me tej , nuk i jep ndonje imazh te theksuar negativ perpara botes kur eshte fjala per nivel jetese, standarte demokratike, infrastrukture, nivel ekonomik, nivel arsimor, nivel administrativ, pamvaresi te organeve te drejtesise, korrupsionit, etj., etj.

Megjithate jam i sigurte qe Serbise do ti vendosen kushte perpara se te pranohet , dhe mendoj qe midis te tjerave te jene:

Njohja e Kosoves dhe dorzimi i Mladicit perpara gjykates nderkombetare.

Pse ta fshehim te verteten ?  Mos te harrojme gjithashtu dhe nje fryme te nendheshme mbi baza religioni qe eshte e pranishme gjithmone ne keto lloj aferash...

 

 Ne asgje ne nuk mund te krahasohemi me Serbine.

ne burrni lal ! jemi me burra nga ata dhe ket e kemi provu me dhjetra here. e keqja tona eshte se jemi dhe me europiane nga ata. prandaj e dum dhe europen.

vetem se nuk jemi diplomate, dum me zemer dhe ket e shprehim me force siç po ashtu mallkimin. 

do te ndryshojme e "ecim perpara" kur te behemi me menefrego. ose ti kontrollojme ndjenjat tona me fort.

mjafton mos rrime dy muj rresht tek dera ambasadave per vize, dhe europa na i heq sa hap syte keto. mirepo kush ben sakrifica, asnje. te gjithe, si individualiste te çmen qe jemi, mendojme vetem per veten dhe vetem per sot. kjo e nderlikon punen. sepse nje llaf i urte dhe i mençm thot : rruga e shkurter te vete gjate.

 

Une nuk di te kete ndonje meter me e mat burrnine dhe nuk jam shume i sigurt ne vertetesine e ksaj qe thua...

Ne Evrope nuk shkohet me burrni, por me te tjera gjera...

1.   Nese BE do te hiqte vizat per Serbine ne te njejten kohe me gjith rajonin , ky aspekt nuk do kishte ndonje efekt polotik . (Njohjen ne heshtje te Kosoves si shtet nga ana e Serbise )

2.  Eshte e vertete qe shqiperia nuk ka plotesuar akoma kushtin me themeltar qe eshte paisja e popullsise me pasaporta biometrike .

3.  Sqiperia ka dhe probleme te tjera te dores se dyte (ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave) te cilat i ampiflikatojne ambasadoret e huaj te akredituar ne shqiperi , te cilet me heqjen e rregjimit te vizave , mbyllin bizneset e tyre te shitjes se vizave , lloj biznesi qe mendoj se ekziston vetem ne Albanistan.

 biznesin e bejne se gjejne kliente mik ! nje bisnes pa kliente vdes vetvetiu. pra mos gjeni faje te tjera pa lidhje tek te tjeret, se ai eshte joni. dhe pike ketu !

ajo qe ploteson kete teme dhe qe nuk eshte thene hala, eshte vetem qe : si ç'do e keqe ka edhe nje ane te mire pas, e mira kesaj politike "izoluese", vetem ne dukje, eshte se vazhdon e u jep te drejten shqiptareve per kerkimin e azilit politik (si e vetmja mundesi qendrimi jashte shtetit). kjo eshte rruga e shkurter e pa mundim, per te pasur letrat por kryesisht per tu instaluar pa problem jashte shtetit.

ndryshe duhet gjuhe, shkolle, zanat, leke, e te tjera si keto (te gjesh dmth pune) per te arrit kete gjene teper te rendesishme per ate qe deshiron te leje vendin e tij per me mire. kjo rigjeneron gjithashtu edhe diasporen me kontigjent te ri e te fresket, duke mbajtur te pa ndryshuar masen e madhe te valutes qe shqiptaret çojne ne atdhe, burimi kryesor per ekonomine e vendit deri sot. 

 

pra mos gjeni faje te tjera pa lidhje tek te tjeret, se ai eshte joni. dhe pike ketu !

Joti po, imi jo, ne asnje menyre!!! Nese ke faje mbaji per vete, mos na perfshi te gjitheve, dhe as mos fol ne emer te te gjitheve.

eshte se vazhdon e u jep te drejten shqiptareve per kerkimin e azilit politik...

Gabim 100%. Ajo eshte e keqja. Duke kerkuar azil politik, ti personalisht, nje tjeter andej, une ketej, e keshtu me rradhe individ pas individi, duke mos marre parasysh se e binde apo jo oficerin e vendit prites, ke vene dashje pa dashje nje njolle ne imazhin e krejt vendit, - Shqiperise.

Me njefjale, paska ende njerez qe ne Shqiperi u perndiqkan per aresye politike, me te padrejte... dmth drejtesia nuk egziston, dmth ka dhe korrupsion... etj etj etj si puna e kesaj. Se kesaj valleje po i hyre, nuk i dihet sa do te te shohin dhe sa veta do beheni kur te hiqni vallen.

Por ka dhe nje menyre tjeter e atij lloj integrimi qe po thoshe... greket psh, mund te shkojne shume kollaj ne France dhe te kerkojne nga shteti francez t'u ofroje te njejtat sherbime qe u ofron qytetareve franceze. pike ketu, dhe jo aty ku thoshe ti.

 o zotrules, ate po them dhe une mor mik (qe ku eshte e keqja, tani nuk do rri ti bij fyllit e te te bej filozofi qe e mira dhe e keqja e nje muhabeti eshte subjektive dhe varret veç nga pozita jone ne shoqeri, dmth ajo qe per ty eshte e keqe per mua eshte e mire, etj, etj. duhet ta kuptosh vete se nuk je i vogel smiley ).

ne sa per greket, vijne veç ata qe shesin petlla ose ata qe kan leke.

ndersa per ate qe ti nuk ke faj, nuk te akuzova, flas ne pergjithesi qe ne shqiperi shumica do te ike (kryesisht ata pa shkolle dhe qe kerkojne lek pa pas ndonje zanat, kjo i shtyn dhe tek pislliqet).

gjithashtu sikur ty te kish ftu vet mbreteresha, prej cilesive te shquara, jo vetem do ta kishim marre vesh edhe ne, por as do te rrije tu diskutu ketu si i çmen per problemet e shqiperise. ktheu lal atje dhe mos vuj smiley

Ndoshta 50% e rinise angleze nuk ka asnje lloj zanati. Pse nuk shtyhen te gjithe drejt kriminalitetit? Pse kjo gje do te ndodhka me shqiptaret? Ti perseri ke bindjen qe shqiptari e paska kusht gjenetik qe te merret me "pislleqe"?

Per punen e fajit nuk u ndjeva i akuzuar, po dhe ti, nese nuk je drejtperdrejt i fajshem, nuk duhet te shprehesh ne ate menyre. Po te kesh gje per te rrefyer, mire, perndryshe mos kalo ne ate sindromen e pranimit te fajit pa patur faj qe Evropa po u meson shqiptareve. Qe shqiptareve u duhen viza per ne Evrope, nuk eshte faji i shqiptareve. PIKE. Faji dhe pergjegjesia per kete bie direkt mbi Evropen dhe politikanet e saj. Nuk po tregon shqiptari cilesi te uleta apo mungesa ne cilesi, eshte evropa personalisht qe po tregon racizem dhe diskriminim racial-fetar-social mbi shqiptaret. Dhe ja qe koha vete po e tregon qe e ka vetem me shqiptaret. Gati gati me vjen te mendoj qe serbet kane mbetur kaq gjate nen te njejtin regjim qe Evropa te fshehe gjurmet me ate qe po ben dhe qe ka patur gjithmone ne rezerve kunder shqiptareve. Gati gati me vjen t'u kerkoj te falur nipave dhe djemve te Sllobodanit qe i mbajtem kaq gjate nen rregjim vizash... Gati gati po ndihem fajtor...

Sa per ardhjen time ne Angli o Hajdaro, te siguroj une qe nuk ka patur as gjene me te vogel te paligjshme ne te, dhe ne qendrimin tim, vazhdon te mos kete asnje gje te tille. Nuk e di pse duhej te me ftonte mbreteresha ketu, kur ne Angli ka me shume greke sesa shqiptare, e me duket se ka dhe me shume franceze sesa shqiptare... franceze qe mbahen me ndihma nga shteti anglez, pa punuar asnje dite apo minute ne jeten e tyre ne kete shtet.

Por ka shume te ngjare qe une te mos te kem kuptuar asnje gje nga ato qe ke dashur te thuash...

Edhe kjo e kerkesave per azil politik ka perenduar...E kote...Jo vetem sepse genjeshtrat jane te stermedha,por edhe Evropa ka shtrenguar shume motivet per te pranuar azilante...Dikush thote qe ne ndonje menyre mos hyrja e shqiperise ne BE,eshte favorizuese per te terhequr investime duke qene se kostoja e prodhimit eshte ende shume e ulet ne krahasim me Evropen..Mua me duket e mjere si teori,sepse megjithate nuk po shoh investime favolose ne Shqiperi..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).