Sa shumë nostalgji për komunizmin

Nostalgjia për Republikën Demokratike Gjermane është në rritje gjatë këtyre dy dekadave që prej rënies së Murit të Berlinit. Dhe janë pikërisht të rinjtë e intelektualët ata që më shumë se të tjerët nuk i pranojnë kritikat ndaj Gjermanisë Lindore si “shtet ilegjitim”. Një sondazh i ri tregon që më shumë se gjysma e banorëve të kësaj pjese të Gjermanisë e mbrojnë shtetin komunist.

Jeta e Birgerit, një i ri nga Pomerania në Gjermaninë Verilindore, mund të lexohet si historia e suksesit të të gjithë gjermanëve. Muri i Berlinit u rrëzua kur ai ishte 10 vjeç. Studioi për Ekonomi e Biznes në Hamburg, jetoi në Indi e Afrikë të Jugut dhe më pas gjeti një punë të mirë në Duisburg të Gjermanisë Perëndimore. Sot po planifikon një udhëtim detar nëpër Mesdhe. Në këtë artikull nuk pranon të identifikohet me emrin e tij, pasi nuk do të mësohet që ushqen ndjenja pozitive ndaj ish-Gjermanisë Lindore.

E, megjithatë, në një kafe të Hamburgut, Birgeri e mbron shtetin komunist. “Pjesa më e madhe e gjermano-lindorëve bëjnë jetë të mirë”, thotë. “Sigurisht që nuk mendoj se këtu (e ka fjalën për Gjermaninë e bashkuar) është më mirë”. “Në të shkuarën ishte STASI, ndërsa sot (ministri i Brendshëm i Gjermanisë Ëolfgang) Schäuble dhe GEZ-i (një qendër grumbullimi informacioni në Gjermani) po mbledhin informacione mbi të gjithë ne”. Në opinionin e këtij të riu nuk ekzistojnë ndryshime thelbësore mes diktaturës dhe lirisë. “Njerëzit e varfër nuk e kanë lirinë për të udhëtuar”.

Duhet nënvizuar se Birgeri e njeh shumë mirë situatën e dikurshme dhe thotë se “nuk ishte gjë e mirë që njerëzve nuk u lejohej të udhëtonin dhe shumë të tjerë shtypeshin”. Nuk është ndër ata nostalgjikët e verbër të Gjermanisë Lindore, por lidhur me atë shtet që prindërit e tij e quanin atdhe thotë: “Nuk mund të thuhet se RDGJ-ja ishte shtet ilegjitim dhe që gjithçka sot shkon ashtu siç duhet”.

Duhet thënë se ka një këndvështrim që ndahet nga pjesa më e madhe e gjermano-lindorëve. Sot, 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, 57 për qind e gjermano-lindorëve e mbrojnë ish-Republikën Demokratike Gjermane. “RDGJ-ja kishte më shumë anë të mira se të këqija. Kishte probleme, por jeta ishte e mirë”, thonë 49 për qind e njerëzve të pyetur gjatë këtij sondazhi. Tetë për qind e gjermano-lindorëve hedhin poshtë çdo kritikë ndaj shtetit të tyre të dikurshëm me qëndrimin: “RDGJ-ja në pjesën më të madhe kishte anë të mira. Jeta atje ishte më e lumtur dhe më e mirë se sot në Gjermaninë e bashkuar.”

Rezultatet e këtij anketimi, të publikuara në Berlin të premten e shkuar, zbulojnë se nostalgjia për ish-Gjermaninë Lindore ka mbërritur në thelbin e shoqërisë. Sot nuk janë vetëm nostalgjikët e pakorrigjueshëm ata që vajtojnë shtetin komunist. “Po merr trajta një formë e re nostalgjie për RDGJ-në”, thotë historiani Stefan Wolle. “Sot e idealizojnë edhe të rinjtë që nuk e kanë provuar vetë jetën në atë shtet. Në lojë janë vlerat e tyre historike”.

Kur vjen fjala tek ish-shteti i tyre, gjermano-lindorëve u duket sikur zihet në gojë e shkuara e atyre vetë. “Shumë gjermano-lindorë i perceptojnë sulmet ndaj sistemit diktatorial si të qenë sulme ndaj atyre vetë”, thotë 59-vjeçari Klaus Schroeder, politolog, drejtor i një instituti që studion ish-shtetin komunist. Ai paralajmëron ndaj përpjekjeve për t‘i mbrujtur të rinjtë që nuk e kanë jetuar vetë komunizmin, por e njohin përmes tregimeve të familjarëve e asaj që mësojnë në shkolla. “As gjysma e të rinjve në Gjermaninë Lindore nuk e përshkruajnë RDGJ-në si diktaturë dhe pjesa më e madhe e tyre besojnë se STASI ishte një agjenci normale shërbimesh të fshehta”, përfundonte Schroeder në një studim të kryer para një viti. “Këta të rinj nuk mund dhe as që duan t‘i njohin anët e errëta të RDGJ-së”.

Schroeder ka krijuar shumë armiq me të tilla qëndrime. Ka marrë rreth 4 mijë letra për këtë studim dhe disa ishin tepër të ashpra. Edhe 30-vjeçari Birger i dërgoi një e-mail Schroederit. Shkencëtari politik i ka përdorur ato letra për një tjetër studim, përmes të cilit rreket të nuhasë se si i gjykon opinioni i sotëm RDGJ-në dhe Gjermaninë e unifikuar. “Nga perspektiva e sotme besoj se u zbuam nga parajsa në çastin e rrëzimit të Murit”, i shkruan Schroederit një 30-vjeçar, i cili në letër falënderon Zotin që i dha rastin të jetonte në Gjermaninë Lindore, duke vërejtur se vetëm pas bashkimit nisi të shihte se njerëzit nuk e kishin ekzistencën të sigurt, që lypnin apo që mbeteshin të pastrehë.

Shumë prej shkruesve janë njerëz që nuk u solli ndonjë të mirë ribashkimi i Gjermanisë apo ata që parapëlqejnë të jetojnë në të shkuarën, por ka edhe të tillë si Thorsten Schön. Pas vitit 1989, Schön, një artizan shumë i aftë nga Stralsundi, nisi të arrinte një sukses pas tjetrit. Edhe pse nuk e ka më makinën luksoze që bleu pas viteve nëntëdhjetë, nga shtëpia ku banon duket që ylli fatit i ka shkëlqyer. “Nuk ka dyshim, kam qenë me fat”, thotë 51-vjeçari që arriti të ngrinte biznesin e vet, i cili shkon shumë mirë edhe sot. E, megjithatë, i rehatuar në një divan luksoz nuk mund të bëjë pa kujtuar ditët e bukura të Gjermanisë Lindore. “Në të shkuarën kampet qenë vende ku njerëzit e shijonin së bashku lirinë”, thotë ai. Çfarë i mungon sot është “ajo ndjesia e miqësisë dhe solidaritetit”. Nuk kujton me të keq as mungesat e atëhershme ekonomike. Nëse ka pasur STASI një dosje mbi të? “Kjo as më intereson”, thotë Schön.

Verdikti i tij për Republikën Demokratike Gjermane është më se i qartë: “Për si e mendoj unë, ato ditë kishim më pak diktaturë nga ç‘kemi sot”. Dëshiron të shohë paga dhe pensione të barabarta për qytetarët e ish-Gjermanisë Lindore. Dhe kur nis të ankohet për Gjermaninë e bashkuar, notat e zërit i shprehin kënaqësi. Njerëzit sot gënjejnë e mashtrojnë kudo, thotë dhe shton se padrejtësitë e sotme janë shumë më të mprehta se në kohët e dikurshme. Megjithatë, nuk është në gjendje të shprehë tipare negative të sistemit të grumbulluara përmes përvojës personale. “Jam shumë më mirë sot se dje”, thotë, “por nuk ndihem më i kënaqur se atëherë”.

Marrë nga
www.kolektivi.org

69 Komente

“Njerëzit e varfër nuk e kanë lirinë për të udhëtuar”.

“RDGJ-ja kishte më shumë anë të mira se të këqija. Kishte probleme, por jeta ishte e mirë”

Çfarë i mungon sot është “ajo ndjesia e miqësisë dhe solidaritetit”.

“Për si e mendoj unë, ato ditë kishim më pak diktaturë nga ç‘kemi sot”.

“Jam shumë më mirë sot se dje”, thotë, “por nuk ndihem më i kënaqur se atëherë”.

Sa shumë nostalgji për komunizmin????????????????????

 

 

-Si eshte e mundur ateher qe lindoret jane me shume naziskin??????????

      Nje toke qe prodhon  komunist e naziste, toke qe per shume vjet e hodh vetem fare e keqe.

Ke bere statistike ti vlla?

Trendy eshte gje e keqe se dhe ne Shqiperi shumica te djathte jane dhe pse s'kane breke ne bythe. 

Kunderparrulla

Shumica ne Shqiperi jane te majte,sidomos votuesit e PD-se qe jane me te majtet, vetem se nuk e dine kete gje.

Ti thuaj qe pdistet ne Shqiperi enderrojne qe nje parti e djathte te plotesoje kushte dhe standarte jetese qe ne parim jane thjesht te majta, dhe ne te njejten kohe, enderrojne qe te behen te pasur. Jo vetem shqiptaret, por gjithandej njerezit harrojne nje llogari te thjeshte: qe dikush te behet i pasur ne nje sistem gjerash dhe rrethanash, duhet qe te pakten 100 te tjere te varferohen edhe me shume... llogaria nuk u del dhe aq mire te djathteve, sidomos kur pas ndonje viti e shohin veten se bejne pjese ne ata 100 qe u varferuan...

do ti qe shpresa vazhdon t'i mbaje ne anen e djathte, me aresyen qe nje dite nuk do jene ne ata 100 qe u varferuan?

me nje shembull te thjeshte matematikor, nese

shqiperia ka gjithsej 3.5 miljone banore, dhe gjithkush doli nga renia e regjimit me 1 dollar ne xhep; nese sot do te kesh thjesht 3 miljonere ne shqiperi, do te duhet qe 3 miljon shqiptareve t'u merret gjithshka qe kane dhe t'u jepet ketyre 3 vetave. (perkatesisht, Saliu, Argita dhe Shkelzeni. ato 500 000, i jepen Fazllicit)

Ehuu o zotrules , ti kishin bere ata llogarite ashtu si thua ti, e forta eshte se sa me i varfer komuniteti ne Shqiperi aq me shume per te djathte e mban veten !!!!!!!  Ca gallate.

Vertete ka te dhjatht ne perendim, por jane ata qe historikisht kane qene pjese e perandorive qe ne kurriz te shumice te popullit dhe duke roberuar miliona anembane botes kan krijuar kapital. Liria e tregut dhe perfitimet e sistemit kapitalist jane vetem per ata qe kane para, dhe qe kane trasheguar para nga ajo qe thame me siper, por eshte krijuar nje iluzion sikur mundesite jane njesoj per te gjith duke servirur ndonjehere personazhe qe kan ardhur nga hici dhe jane bere dikushi, qe ne te vertete jane 1 ne 100 milion.

Sipas sondazheve, sot shumica e Gjermaneve do te votonin per rindarjen e Gjermanise, sepse lindoret jane shume te zhgenjyer, sepse ata e pane bashkimin si nje xhest patriot dhe historik, kurse perendimi si rritje e numrit te konsumatoreve.

Lindoret vertet ishin me te varfer por me te lumtur, mbas renies te murit megjithese u bene me te pasur, mbeten me te varfrit, u preken me shume nga krimi, u konfuzuan me shume nga mugesa e drejtimit moral dhe shoqeror,pane vendin e tyre te mbushet me te huaj nga cdo ane e botes, hipokrizine dhe moskokecarjen e politikes, nderhyrjen ne jeten private njelloj si ne kohen e STASIT,perbuzjen dhe poshterimin qe ndjek te varfrin ne demokraci,ku njeriu vleresohet nga xhepi.

Gjermanet e Lindjes kane problemin e integrimit ne nje sistem te cilin e kishin njohur vetem nepermjet propagandes komuniste dhe nen supervizionin rus.

Ekonomi irrentabel e cila pati kolaps ne tregun boteror, njerzit duhet te impenjooheshin teresisht per te futur konceptin e konkurrences, gje qe njihej teorikisht ose nuk njihej fare. Konkurenca kerkon pune dhe ka dhimbje.

Nostalgjia per te ngrene pak por te gjithe njelloj e ka frymezimin sot prej ish administratoreve te vjeter te kohes se kampit te lindjes. Ata ( te rinjte)e kane te veshtire sepse nderkohe qe jane ne konkurence ne tregun global jane edhe ne ate vendor, nderkohe regionet nuk aplikojne dot politika proteksioniste, pasi jane ne te njejtin shtet ku njera pjese(perendimore) ka patur prioritete njohjeje dhe kerkimi.

Persa i perket pikpamjeve politike si dhe elementeve te diktatures sic ishte STAS, ka nje kalim ne rangun e dyte pasi ajo nuk preket me dore prej rinise por eshte nje tregim tashme pas 20 vjetesh prej atyre qe kane vuajtur (edhe atyre avash avash po u vjen duke u fashitur). Pra gjithmone eshte tregim.

Nderkohe eshte dhe ka qene me pikante ne shtresat intelektuale ose te inteligjences, se sa ne ato te prodhimit.

Problematika e moralit, besimit dhe cthurjes jane fenomene qe kane tjeter koncept ne demokraci e tjeter ne diktatura.

Per nostalgjine eshte normale te jete pasi njeriu kerkon ate qe nuk e ka me dhe kujton gjithmone te miren.

Cili eshte ai emigrant qe u arratis me anije ose nga mali ne Shqiperi pasi nuk kishte buke per vehte e femijet, e pas disa vjetesh e kujton nostalgjikidsht te mirat e vendit te tij duke harruar vuajtjen (ose e kaluar ne sekondare)?

Cili eshte ai emigrant qe u arratis me anije ose nga mali ne Shqiperi pasi nuk kishte buke per vehte e femijet, e pas disa vjetesh e kujton nostalgjikidsht te mirat e vendit te tij duke harruar vuajtjen (ose e kaluar ne sekondare)?

 

Po flasim per Gjermano-lindoret te cilet me rrogat e tyre kishin mundesi te kursenin dhe te blinin nje shtepi, (gje qe sot eshte e pamundur pothuajse kudo ne bote), dhe te shkonin per pushime nje here ne kaq kohe, por qe e permbysen komunizmin sepse nuk deshironin zgjedhen sovjetike, dhe sepse edhe sikur tu pelqente jeta ne ate sistem ishin te vetdijshem qe ishte i imponuar nga BS-ja.Mos te flasim pastaj per imazhin e fuqishem qe prodhon perendimi dhe sistemi kapitalist, qe ne fakt duket sikur ne rradhe te pare para se gjithave prodhon imazh dhe iluzion.

Meqenese e nxorre muhabetin tek shqipetaret, me thuaj sinqerisht, pa komplekset qe te jep momenti historik, dhe pa qene politiksht korrekt:

Po ta dinin shqipetaret se demokracia do te ishte kjo qe kan jetuar keto 20 vjet, a mendon ti se do ta kishin permbysur komunizmin, megjith te keqijat e tija? (nuk po marr burgimet dhe internimet politike, sepse po te ishin ato ose protagonistet e tyre arsyeja kryesore e rrezimit te sistemit, atehere sistemi nuk do te ishte rrezuar kurre)

Mendohu dhe me kthe nje pergjigje te sinqerte.

Persa i perket pikpamjeve politike si dhe elementeve te diktatures sic ishte STAS, ka nje kalim ne rangun e dyte pasi ajo nuk preket me dore prej rinise por eshte nje tregim tashme pas 20 vjetesh prej atyre qe kane vuajtur (edhe atyre avash avash po u vjen duke u fashitur). Pra gjithmone eshte tregim.

po, por nuk eshte me tregim prej te rinjve kur pranojne hapur qe nuk u pelqen situata ku ATA GJENDEN SOT. apo jo? Dhe nese jane sot keq, eshte normale qe te shohin drejt te shkuares, jo dhe aq te larget, kur ata ishin femije, qe e mbajne mend shume mire, dhe si te gjithe femijet qe dine te argetohen edhe ne mes te luftes... por eshte boll te mendosh vetem aq: ata nuk jane te kenaqur me cfare u ka sjelle koha e sotme.

 Keto jane nga artikujt me kaps, qe botohen ne formen e balancave dhe kunderbalancave ne faqet editoriale, me afrimin e datave te pervjetoreve apo perkujtimoreve te ndryshem. Artikuj te tille jane te barabarte me "Banoret e Susex ne Angli thone UFO-t ne qiell jane shtuar" ose "Frike ne Orangeville nga gripi i mundshem i derrit".

Keta gjermanet me te vertete jane te cudicem, gjysma qesh e gjysma qan. Shyqyr qe fati desh qe Enver Hoxha te mos lidhte Shqiperine me Gjermanine P. sepse atehere do kishim ngelur ne Socializem dhe nja 100 vjet te tjera.

Po c'duan gjermanet or u rafte nje koqe rrufeje dhe i hengert panukulla?  Po ku kishin ata numurin e nevojshem te kurvave per te bere seks ne R demokratike (gjoj) Gjermane???  Cdo qytet nuk kishte me shume punonjese te seksit se sa te numuroje me gishtat e njeres dore, e cfare te benin meshkujt e gjore??? Ja fusnin njeri tjetrit dhe futeshin ne burg, pasivet 5 vjet dhe aktivet 3 vjet sic bente Ever Hoxha qe i leshonte rinin azat neper brezare, hekurudha e aksione te kota per ndertimin e vendit.   Ai diktator shume i keq sepse e lejonte rinine te seksifikohej neper fusha kodra pyje te gjelberuar dhe mjaft pedere dhe pederica i fuste ne burg apo i internonte. 

Ja cfar i beri komunizmi gjysmes se Germanise , i ktheu germanet lindore ne qyqare te shkrete qe kujtojen se Germania Demokratike ishte me shume demokratike se c'eshte Gjermania e Bashkuar.    Se edhe ne Shqiperi ka ca shqiptare qe mendojne se koha e Enver Hoxhes ishte me e  lumtur se koha e Sali Berishes.  Pika u rafte se atehere vdisnin per te ngrene kurse sot ... ore, ca behet sot, me duket se semuren nga qe pijne uje me shurre. Shume e ngaterruar qenka kjo puna e sistemeve.   O po shkurt une dua prone private por me duhet edhe nje arme per tja hedhur trute ne ere atij qe me prek pronen.

Adriatik, te pifsha dolline me shkundazi( me te shkundur goden), ke thene fjale qosheje, mos e luaj me se ske per te thene me mire se kete per sot.

Hajt gjume te embel o plak!

C`eshte ky artikull qe nga informues kthehet ne propagandues? Nese nje ankete jep nje te dhene kjo nuk sherben per asnje apollogji per sistemin komunist.

Njerezit ne shume gjera jane subjektiv. Harresa ka edhe pjesen e saj. ka edhe paradokse ku nje biznesmen i suksesshem lavderon sistemin me nje ekonomi te komanduar.

Jam i bindur qe po te shkohet dhe te behet ndonje ankete ne disa zona te Pakistanit, ata Bin Ladenin do ta konsideronin hero, po kjo realisht nuk sherben per te bere te tille ate qe perfaqeson ai.

Ne Gjermanine Lindore problem eshte edhe neo-nazizmi. Te rinje me ide te tilla ne koke qe i shprehin dhunshem ne qytet e Gjermanise Lindore kunder te huajve, ne manifestime etj. A e ben kjo nazizmin te mire?

Megjithate per te disaten here me duhet ti jap te drejte Thatcerit qe ka thene se duhet te hedhim shikimin nga Amerika, pasi ne Evrope vetem totalitarizma kane dale: komunizmi dhe nazizmi.

Bota anglo-saksone ketej dhe andej Atlantikut duhet te jete orientimi yne.

C`eshte ky artikull qe nga informues kthehet ne propagandues?

Mir e ke spiker, shkruji nje e-mail redaksise se Der Spiegel qe gazetaret bejne propagande komuniste dhe redaktoreve pergjegjes ju kalon miu nen mustaqe 

S`ka pune Der Spiegel ketu (me propoganden, aty thjesht po informohet), as kete se kupton? Ketu propoganden e bejne ca bolshevike kooperativash qe gjejne ndonje gje ne internet dhe e perdorin gjoja per te na treguar se komunizmi ka pasur edhe te keqija, por edhe shume te mira dhe rezultantja: nuk ka qene i keq, bile perkundrazi shume i mire.

Mos me shpenzo postimet duke te sqaruar gjera te thjeshta, te lutem shume...

Nuk më zë qederi mua,

Se ka fshati një langua,

Në e ka, le ta ketë,

Ne i varim teneqetë.

------------------------------

Plako dhe mua me duket shqetesuese qe gazetat tona mbushen me shkrime se Ciljeta s'i ka bere me silikon bythet dhe Zajmina ka kafshuar gjuhen pa dashje, po ca te bejme ta jep demokracia kete mundesine e te propaganduarit me karar. Nqs te shqeteson, merr mundimin perkthe ndonje gje dhe ti si kunder pergjigje e "propagandes bolshevike" (sic do e quante Mustafa Kruja ne 1943 dhe ti ne 2009). 

Swed, per ty kam respekt se ja u mblodhe mire ramisteve tek ajo tema tjeter, nuk ben pjese tek qorrat, po shiko me poshte:

Instituti Forsa ne nje survey te tij thote qe gati nje ne dy te rinje ne Gjermanine lindore thone qe "nazizmi ka patur anen e tij te mire".

Ne Survey-en e bere me te rinje te moshes nga 14 ne 25 vjec ne Gjermanine lindore, 47% e tyre medojne se nazizmi "ka patur anen e tij te mire", qe eshte me e ulet krahasur me te rinjte ne Gjermanine perendimore ku vetem 35% e te rinjeve mendojne dicka te tille.

Tani nese do te kishte ndonje me ndjenja neonaziste si do ta interpretonte kete survey?

po mire i ka bere ca gjera nazismi more bukshkale. E ku ka ne bote vetem te mira ose vetem te keqija. Vetem nje njeri i goditur ne kutine e mendjes mund te mendoje dhe te thote "vetem te mira" os "vetem te keqija"

Me e mundshmja eshte te dilet ne nje perfundim tjeter sepse ky informacion i dale nga nje studim...e ka nje qellim apo nje piksynim. Me kete duhet te tregohet se ...eeeeej ku po shkojme..... Ketu mendoj se nuk eshte fjala per nostalgji per "Komunizmin" qe si sistem POLITIK I krahasuar me ate te pas murit te Berlinit derti ne '90 nuk ka asnje gjase te perqaset ! Fjala eshte per te krahasuar nje sistem me FYTYRE te PLOTE me nje hibrid MishMash qe po e therrasin sistem Demokratik por por por por se merr vesh njeri se cfare eshte.

Po te besh nje paralelizem me Memedhembjen del e njejta gje dhe perse -ja eshte alarmante. Pishtaret e Demokracise smiley u prezantuan si Hyjnore dhe u cfaqen praktikisht si "Zjarvenes. Kjo e para. Jo me pak e themelte eshte dhe fusha e propogandes. Nje brez i tere 20-30 vjecaresh nuk po kuptojne cfare behet ??? C'po ndodh ?? Nje propogande shurdhuese pa asnje norme morale praktiike . Cdo gje e kthyer permbys . Vidh kudo dhe cdo gje . Mashtro , genje pa pike turpi qe nga lart ne krye e deri ne nenpunsi me i thjeshte . Arroganece dhe preopotence e shkalles me te larte ne te gjithe vendimet eprore te shoqeruara me nje mungese transparence shume here me te madhe se ne kohen e Monizmit . Kurveri e pacak . Por ajo qe i ve vulen krahasimeve eshte PUNA. Nje parazitizem absolut i shoqeruar me nje mentalitet se leket behen duke u marre me "pune te pista". Dhe cfare presim te thuhet ? Ata qe premtuan MAJAT po dalin se na kane fut ne HALE. Ketu e ka burimin krahasimi i thjeshte mbare boteror ne situata te ngjashme. Kur tunden  Malet dalin Mijte nga  Halet .

i shoqeruar me nje mentalitet se leket behen duke u marre me "pune te pista".

Po ja qe dhe behen o Idrizo. Se te behesh psh supermiljarder me Euro si Vehbiu i Vefes (psh) ne nje kohe aq te shkurter, ne Amerike psh, ku jeton ti, ose duhet te te kete dale pusi i naftes ne oborr duke shkulur karrota, ose duhet te kesh shpikur ndonje gje pa te cilen amerikanet nuk do e kuptojne dot jeten (kompjuteri, mikrovala, etj)... Nese behesh i tille me pune te ndershme, per nje kohe aq te shkurter, duke shitur kullumbri apo kaliboba, ma thuaj dhe mua sesi arrite te behesh.

E nese Ylli Pango ka nje vile ku humb rrugen nje gazetare qe dhe cicat i ka si fenere, nje Profesor universiteti, me rroge shteti, ose qofte dhe minister qeverie, po me rroge shteti... atehere ma shpjego te lutem shume sesi arrihen keto gjera.

Ja qe kur sheh vilen e Fatosit ne qender te Londres ku vetem qeraja pa frike mund t'i shkoje nja 15 000 paund ne muaj, te vjen te merresh me cdo lloj pislleku te mundshem, se cdo lloj vile tjeter te duket si kasolle, e jo me te punosh thjesht qe te arrish te paguash qerane.

 

Idris...Shume dakort me ty ,si kurre ndonjehere.Veç te luetm me mish -mashin mos te ngatrrojme demokracite e verteta ...e sidomos nuk mund te krahsohet kurre megjithate me diktaturen...

Zana...ndoshta kuptohemi qarte. Problemi nuk eshte se ne thelb te DEMOKRACISE qendron LIRIA dhe e Drejta e individt per te zgjedhur . Por them mish-mash pikerisht se ne emer te tyre TEORIKISHT u cfaq nje klase Politike sidomos PD po aq e eger ne mos me eger se sa Partia Komuniste ,  sa qe ne qe e jetuam te paren dhe jetojme dhe te dyten me gjith KUPTIMIN e FJALES kjo eshte nje MISH -MASH qe asgje se ndan nga mema e saj pas degjenerimit. Te mos harrojme se PK  e mobilizoi rreth vetes Popullin me nje unitet qe mund t'ja kishe per zili ne foshnjerine e saj . Por e keqja qe se i gjith ai BESIM ne emer te idealeve te te reneve per nje jete te LIRE e PUSHTET Demokratik u deformuan . Lindi nje klase e re karieriste dhe pa norma morale qe po ta shikosh holle -holle si persona konkrete perfaqesohen DENJESISHT ne majat e PD. Shiko vetem njerin KOSOVRASTIN nje nevrastenik e provokator i neveritshem se si eshte shndruar nga nje karierist i rendomte i PP ne demokratikas te famshem. Dhe te mos zgjatem ,  ndoshta me kupton se si te tille kane shperfytyruar edhe nje brez me te ri ne arrogante  si Ristani etj . Dhe keto mos te duken te thjeshta ne pamje . Ato brenda kane perfytyrimin e te rijve qe rriten me konceptin ..U qAu none Berisha ketyne kamunisteve smiley... Dhe cfare pret ti nga GRAMOZ RUCI qe u njeh dhembe e dhemballe ketyre mostrave ne mos i paste rekomanduar vete.. ? Dhe kuptome po prap ...sharlatanizmi qe behet ne forme presioni do hapim dosjet dihet shume mire qe nuk ka asnje rrol. Vetem kuriozitet se kush ma ka futur mua apo TY smiley per te lulezuar mistrecat me vergje e spikerat me plot frymezim smiley

Shiko vetem njerin KOSOVRASTIN nje nevrastenik e provokator i neveritshem se si eshte shndruar nga nje karierist i rendomte i PP ne demokratikas te famshem.

Pse me ene ky Kosovrasti komunist paska qene ,nuk e kom pas dit.

Pse nuk thu mer Idriz qe ,me keta  demokrato-kriptokomuniste ,si Sala ,Fahriu ,Kosovrasti ........... e shume e shume te tjere si keta ...ne....  jemi me fat te modh !

 

shkrim kurioz,unè doja tè shtoja se jo vetèm gjermanèt por shpesh mè rastis tè flas edhe me rumun e polakè,tè cilèt edhe ata kanè njè farè nostalgjie pèr tè shkuarèn...jo se duan tè rikthehen nè atè sistem por edhe siç thotè artikulli, identifikojnè vetveten me atè kohè dhe ju duket disi personale denigrimi me çdo kusht i atij regjimi,mè ka habitur gjithmon kjo gjè dhe ndonjèherè jam vèrtet kurioz tè di se si do tè trajtihej nè shqipèri diçka e tillè...nè njè vend ku pèr mendimin tim akoma nuk e kanè lenè vendin e tyre komunistèt e vèrtet,gjè qè gjithè vendet e lindjes e kanè bèrè me kohè...

Njerzimi nuk e ka ne dore te zgjedhe e te thote dua kete sistem ekonomik shoqeror apo ate tjetrin. Lirite e qenies njerzore jane rritur nga njeri sistem ne tjetrin dhe nuk kemi pare deri me sot qe ndonje sistem te jete i perjetshem.  Kisha nje  pyetje per zotin Idriz, pyetje qe kushdo eshte i lire te jape nje pergjigje ne se i intereson. 

A eshte i perjetshem sistemi i sotem kapitalist boteror dhe ne se Socialismi i konsideruar nje thyerje historike sic u konsiderua dikur periudha e  pare kapitaliste ne Angline e gjysmes se dyte te shekullit XVII, do te vendosej perseri: a do mund te diskutohej me te njejtin meter per ate qe sot shahet dhe mallkohet ne nje kor gjigand nderkombetar???????

Adriatik, kur shtron pyetje te tilla, pergjgjet behen me te thella.

Komunizmi ne vetvete, eshte perfundimi llogjik i sistemeve ne shoqerine njerezore; duke patur gjithmone parasysh qe shoqeria njerezore do te vazhdoje te kete morale njerezore, standarte njerezore dhe do te perbehet gjithnje nga qenie njerezore.

Merr parasysh Angline, psh, meqe e permende...

Une ketu kam pare nje dicka teper te cuditshme.

Nese ligji do te ishte ky qe eshte, por qe te zbatohej ne menyre te drejte ashtu sic eshte ideuar kur u formulua, te them te drejten pa doreza, leku apo valuta shkembyese nuk do te kishte fare vlere, ose shume shpejt do ta humbte fare ate.

Sistemi eshte i tille qe askush te mos mbetet pa shtepi, qe gjithkush te kete sherbim shendetsor falas, dhe para disa vjeteve, gjithkush kishte edhe aresim falas. (kjo e fundit duket te kete ndryshuar kohet e fundit per shkak se ligji nuk zbatohej ashtu sic duhej, dhe eshte thjesht rrjedhoje e kesaj nese ka ndryshuar ndonje gje)

Te vjen shume cudi kur mendon qe Anglia eshte sistem i paster kapitalist dhe qe qe ne thelb dhe rrenje drejtohet nga njerez qe jane te krimbur ne pasuri duke filluar nga shekuj dhe breza te tere, per te mos thene mijevjecare; dhe ndoshta ndoshta, mund te them qe mund te jete me social sesa regjimi "komunist" qe ne kaluam ne Shqiperi kur Sala ishte sekretar partie. (e ke parasysh cdmth qe te vesh ne spital me taksi dhe spitali te te paguaje taksine nje me nje?)

Pra, kapitalist ose jo, njeriu kur drejtohet nga ndjenja humane, qe i moshuari te mos vuaje, qe i riu te beje perpara, qe ai qe s'ka mundesi t'i jepet nje e tille, qe ai qe fle perjashta te kete nje strehe mbi koke, qe atij te varfrit t'i ofrohet sherbimi spitalor, etj etj etj si puna e kesaj, e kupton gjithkush edhe vete qe komunizmi (jo totalitarismi, jo diktatura e hekurt qe ka frike nga mendimi i lire) eshte perfundim llogjik i sistemit te shoqerise njerezore. Dhe per kete mund t'i vije keq vetem nje miljarderi apo miljoneri, miljonat e te cilit i mat mbi varferine apo skamjen e nje njeriu qe vuan.

Nese njerezimi shkon drejt komunizmit te vertete teorik, atehere nuk do te kete me kthim mbrapa, dhe une nuk arrij ta imagjinoj se cfare evolimi mund te vijoje prej aty. (cfare mund te kete pas komunizmit)

 dhe une nuk arrij ta imagjinoj se cfare evolimi mund te vijoje prej aty. (cfare mund te kete pas komunizmit)...... smiley Ka nje teze se nje barazitizem TOKSOR ( alias Komunizem ) krijon tendencen per Jete te Reja JASHTE TOKSORE smiley Si te duket ? Eshte shume larg !!!!! Por per nje gje jam plotesisht Dakort! Tedenca e njerezimit hap pas hapi , dite pas dite , reforme pas reforme , realizim pas realizimi , praktike pas praktike eshte : KOMUNIZMI i hprehur ne thelb te tij nga MARKSI : Ne se shmangeni nga rruget e Ligjesite EKONOMIKE nje ndeshkim i Jashtezakonshem ju pret .Te shpronesuarit -shpronesojne. Ai eshte Ngrihuni o te permbysur , permbysni ata qe ju shtypin e shfrytezojne. Dhe si njerez te nje klase inteligjente teper te avancuar dhe te mesuar ata qe u quajten e quhen KAPITALISTE ( thjesht nje mardhenie ekonomike dhe jo nje sistem POLITIK i percaktuar !!!! ) diten te ngrihen e te ecin sipas ketij mesimi. Ata ecin dite per dite e or e cast drejt Komunizmit ! Kuptohet pervec Saliut dhe shpures qe nuk  e njohin kriminelin Marks smiley Ka pas qene dhe nje kopje e Sales ne Bullgari. Nje funderine antipatike qe kuku moj nane per Salen tone qe eshte si YLL.

zotrules, Idris, ju faleminderit dhe e shpreh qe ne fillim se me pelqen jashte mase serioziteti i pergjigjeve dhe brendia e tyre . Jo se nuk deshiroj, por ne nje kafe reale do te kisha aq e aq shume deshire per te diskutuar rreth permbajtjes se pergjigjeve tuaja si per pashmangshmerine e nje te ardhmeje shume me te mire se e sotmja qe mund ti veme cfardo emri qofte komunizem qofte xhenet qofte ferr a parajse. po ashtu edhe per ate se si percaktohen sistemet politike brenda nje formacioni eknomik shoqeror apo ndryshe sistem (kapitalist, socialist feudal, etj deri ne bashkesi)

Edhe nje here faleminderit.

Edhe vetë autori i këtij shkrimi, duket se është antar i shpurës mixhiste... dhe nga tërron nostalgjinë për të shkuarën me nostalgji për komunizmin.

Sepse askush prej të intervistuarve apo të ashtuquajturve nostalgjikë shprehet ashtu sepse ndjen mall për komunizmin... shumica e tyre kthejnë kokën prapa, për të vetmen arsye se tërësia e vlerave mbi të cilat ishte e organizuar bashkjetesa në komunitet atëhere, ishte shumë shumë herë më lart se sa kjo botë shumë shumë e pasur, por jashtëzakonisht e varfër në ato vlera për të cilët njerëzit kanë patur nevojë që nga koha kur u bashkuan për herë të parë në gjuetinë e mamuthit.

Kush e solli kete artikull ketu, mund te drg dhe ndonje link te origjinalit? I njejti titull eshte?

Keto statistika nuk jane te reja, e as te paverteta, po besoj (keq)interpretimi i tyre ben qe te shihen ne nje drite krejt ndryshe.

Shumica e atyre i mungon RDGJ, kane nostalgji per te shkuaren, kaq ndryshe nga e sotmja, e jo per sistemin. ( E sa per shenim, komunizmi aty ka qene i moderuar dhe shume ndryshe nga ai qe njohim ne )

Me problematik dhe aktual eshte trendi i lashte i neonazizmit, perhere ne rritje ne shifra dhe shume me i larte ne lindje sesa ne perendim. Me siguri seshte pune nostalgjie ama..

Artikulli mua me le pershtypjen sikur gjermanolindoret e bute dhe te shkrete i bashkuan me zor duke i shkaterruar sistemin e tyre idilik-utopik-parajsor. Ne te vertete SED ("partia e popullit" asokohe) ka akoma procese gjyqesore te hapura per shuma te medha lekesh te zhdukur e raste flagrante korrupsioni. Dhe as gjermanet e perendimit sjane euforike per kete bashkimsmileysh, qe prej 90 duhet te paguajne cdo vit nje takse solidariteti per vellezerit ne lindje.

 

Artikullin e perktheva dhe e solla une!
Urdhero dhe origjinalin http://www.spiegel.de/international/germ...

Se paskemi qene populli me i ndyre ne kete dynja qe dyshojme ne cdo gje dhe na duket cdokush sikur na e ka me te futur. Vetem ne Shqiperi ekziston shprehja "S'i ze bese kemishes time..."

 

Urime per perkthimin dhe sjelljen e artikullit (dhe me pikecuditese po deshe) !

Kisha qejf me e lexu ngjermanisht, se ca gjera ne perkthim humbin.

Ato qe thashe me siper nuk te drejtohen ty, po J.Bonstein qe e ka shkrujt.

nuk e di, por mbaj mend qe nje kafe me shoket asokohe kishte shije tjeter. Mbaj mend qe per vit te ri vinin gjith ata njerez per vizite.

mbaj mend, qe edhe pse nuk ishim gjekundi materialisht me kohen e sotme, njerezit ishin shume me te afruar dhe miqesore me njeri tjetrin, por edhe me solidare (e ka qef edruspsezi kete fjale)... kjo kohe ndryshoi shume njerez.

mbaj mend qe edhe vete sistemi i dikurshem deklaronte haptaz qe "po ndertojme socializmin", "hap pas hapi po shkojme drejt komunizmit", - "jemi diktature proletariati"... Ndersa sot na thuhet qe ai ishte komunizmi, e qe komunizmi eshte diktature, etj etj etj... une nuk e di se kujt mund t'i interesoje qe koncepti i diktatures te ngaterrohet me ate te komunizmit dhe kujt mund t'i interesoje qe njerezit te mbeten injorante aq sa te mos e dallojne ate ndryshim, qe ne fakt eshte thene publikisht edhe ne regjimin totalitarist te shkuar. Fatkeqesisht edhe sot (me shume se kurdo) ka njerez, fatkeqesisht edhe te shkolluar, qe thone se komunizmi dhe diktatura jane sinonime apo e njejta gje...

mire thone agjentet amerikane dhe angleze, qe 99% e punes se nje agjensie informimi (inteligjence, zbulimi, sherbim sekret) te vertete eshte disinformim, dhe vetem 1% eshte informacion i paster. keshtu dhe masat mbahen me kollaj nen zgjedhe. Ndoshta prandaj here pas here degjojme pulsin e revolucionit proletar, sepse dikush pengon shoqerine njerezore te evoloje sipas rrjedhes natyrore te ngjarjeve.

nuk zoteroj gjermanishten dhe s'me ka rene rasti ndonje here te lexoj "Der Spiegel", po qualiteti i artikullit le per te deshiruar (ta kish shkruar ndonje gjimnazist do ishte me cilesor!)

ne kete rast nuk flitet per nje nostalgji te shendoshe por per ate qe qjuajne "nostalgia canaglia"... i tille argument nuk do shume per te shpjeguar e nuk duhet shume per te kuptuar se elemente si "Birgeri" e te tjere si ai bejne refleksione te cekta rreth te kaluares... po kjo shpegohet me faktin se eshte me e lehte te mendosh se dikur ish me mire se sa te aktivohesh per te tashmen....

une e zoteroj gjermanishten dhe jam i abonuar tek SPIEGEL, e kam lexuar kete artikull javen e kaluar ne origjinal dhe te siguroj qe ne origjinal qualitetit i artikullit nuk le fare per te deshiruar.

Disa pika si p.sh. emri i shqiptuar Birger dhe kur thote Pomerania per Mecklenburg Vorpommern, te ben te dyshosh, qe eshte nje artikull i perkthyer ne shqip nga nje perkthim italisht i origjinalit. Dmth perkthimi i perkthimit. Dhe si i tille eshte shume e mundshme qe rruges te humbasin disa detaje, te cilat jane "kripa per gjellen" dhe artikulli te shikohet ne nje drite tjeter dhe te lexohet me nje tjeter fryme.

Gjithashtu eshte shume e veshtire per ata te cilet nuk jetojne ne Gjermani dhe nuk njohin kontekstet, per te dhene nje mendim rreth ketij artikulli dhe ceshtjes qe ngrihet aty.

Paragrafi i fundit ishte gjeja me e hajrit qe ke thene ndonjehere! smiley 

Pedro, postuesi ka patur parasysh shqiptaret sepse merr mendja, nuk i plasi shume per gjermanet. Edhe analiza ose mendimi eshte per sa ai ka postuar ketu. Nuk besoj se ka patur qellimin e analizes se botimit te autorit, pamevaresisht se te aprovon paragrafin e fundit per ....( vellai besoj se ka lexuar tashme qe M Kruja nuk ka qene edhe aq i zi, keshtu qe duhet me i trajtu pak me kujdes personazhet e historise)

Tmsomoja diku lart ben nje pyetje dhe kerkon sinqeritet:

Po ta dinin shqiptaret se demokracia qe kane jetuar keto 20 vjet.....

- E para, shqiptaret nuk permbysen sistemin. Ai erdhi si rrjedhoje e shperberjes se kampit socialist me te cilin kishin shkembime materiale me ane te kleringut dhe nderkohe clirimit prej"mbeshtetjes morale" prej te dy kampeve, si vend i pa perfshire. Diktatura tek ne kishte ate force terrori sa edhe ne fund te saj, per nje miting ne heshtje ne bulevardin e Tiranes arrestoi 3-4   djem te rinj dhe te tjeret u futen nen dhe prej frikes. E nderkohe MURI I BERLINIT kishte afer 6 muaj qe kishte rene, dhe Cauceskun e kishin pushkatuar.

Ajo qe vetem nje levizje me elemente sporadike ne fillim, e shtytur prej varferise ekstreme,  dhe sigurisht te agjenturave, si dhe me pas kalimi i bute i pushtetit nga komunistet ortodokse tradicionale ne doren e komunisteve liberale.

Kapitalizmi eshte rend i cili vjen dhe persoset si pasoje e kohes dhe merr ngjyrime te mirefillta sociale. Ai nuk behet me kalime te menjehereshme qofte edhe me metoda revolucionare. Vetem po te kihet parasysh kalimi i veshtire ne sistemin privat dhe ndryshimet ligjore, kemi se cfare te presim.

- E dyta, keto 20vjet nuk jane demokracia qe enderronte askush. Vite tranzicioni, vite anarkie dhe tashme ne fund shikohet nje ndryshim i pozicioneve gjeo-strategjike.

Edhe nje here Nostalgjia per kohen e shkuar me plot elemente jetesor te perjetuar eshte tjeter me kohen e jetuar ne komunizem ose fashizem.

“Shumë gjermano-lindorë i perceptojnë sulmet ndaj sistemit diktatorial si të qenë sulme ndaj atyre vetë”

Lindoret jane lodhur duke u identifikuar si deshtake. Kujtimet e DDR u japin ndjesine qe gjithesesi ata ishin ne gjendje te mbanin nje sistem qe funksiononte, qe aq deshtake, tek e fundit, nuk ishin. (pavaresisht se jeten ne rrezik per te kaluar Murin e Berlinit e vinin lindoret, jo e kunderta)

Fakti eshte se nga momenti i bashkimit ishte Perendimi ai qe vuri rregullat, dhe lindoret ndoshta do te kishin dashur te kishin me sh ze ne kete kapitull. Po si i behet halli te kesh ze te forte kur akoma ushqehesh me taksen e solidaritetit? (dhe kete te fundit "vellau" yt pas disa vitesh fillon e ta jep edhe me perbuzje)

Edhe perqindja e larte e nazi-admiruerve, nuk me cudit. Komplekset e inferioritetit ne keto forma gjejne shfryrjen me te mire.

Nejse

Nuk behet llaf a ishte aq deshtake apo nuk ishte RDGJ-ja, sepse nuk ishte aspak deshtake, ja me thuaj ti se cfar pikerisht ishte deshtake ne shtetin e RDGJ-s ?

Ishin vertet lindoret ata qe rrezikonin jeten per te kaluar murin, por sot jan po ata lindore qe thone se nuk ja vlente aspak te kaloje murin e jo me te rrezikoje jeten per ta bere.

Dhe mos harro se lindoret nuk kishin nevoje per taksen e solidaritetit, sepse me jeten qe kishin ne RDGJ, merrnin nje rroge me te cilen blinin nje shtepi, nje makine, dhe shume prej tyre dilnin edhe me pushime pa CREDIT CULTURE, ja keshtu. Nuk ishin ata qe perfituan nga ndryshimi i sistemit por ishte perendimi te cilit ju shtuan konsumatoret.

Me thuaj sot ku ne bote, ne cilin vend , nje vend te vetem me thuaj qe rroga mesatare del per te kursyer dhe per te blere nje shtepi qe korespondon me statusin tend ne shoqeri?

Gjermanet u shkeputen nga ai sistem  sepse nuk mund te duronin zgjedhen sovjetike, ishin te ndergjegjshem qe ishte nje sistem i imponuar dhe i kontrolluar, prandaj nuk e donin, dhe prandaj levizja e tyre anti-komuniste kishte sens patriotik, jo ideologjik vetem, dhe e pan renien e murit si bashkimin e nje kombi te ndare padrejtesisht, kurse perendimi e pa si nje mundesi per rritje kapitali dhe te numrit te konsumatoreve. Hajde ti thote perndimi, mirese vjen, por ti nuk do punosh ,ti nuk do prodhosh, por do punoj une, do prodhoj une, kurse ti do blesh me piken e fundit te gjakut produktin tim, teksa une pasurohem .Ja keshtu.

Persa i perket neo-nazisteve, kane dal pikerisht sepse nje pjese e tyre qe nuk mund ta doje komunizmin sepse ka qene e shtypur ne ate sistem, kur zhgenjehet nga kapitalizmi, nuk ka ku te drejtohet tjeter vecse tek ultra-nacionalizmi.

Kur flasin keshtu per Gjermanine Lindore, ku qe nga bashkimi ka pasur nje zhvillim ekonomik qe tani eshte e veshtire te besh dallim nese je ne Lindje apo ne Perendim, imagjino per Shqiperin edhe tranzicionin e perjetshem qe po kalojme.

Ne te vertete e kam te veshtire te argumentoj se tani shqiptaret ne Shqiperi po jetojne me mire sesa ne kohen e komunizmit.

E mire Ttmsoia,

c'te te the une? Sistemi funksiononte per bukuri ne DDR, vetem ne Rusi per fat te keq deshtoi.

Kur s'e bene dhe Perendimin bahce me lule!

Nje sistem pretendojne te kene edhe USA edhe Zimbabveja, por nuk jane njesoj apo jo?

 

Zimbabwe paska pushtu gjysmen e USA-se kshu?! 

Perse shkoni deri ne Gjermani per te takuat nostaligjiket e komunizmit?Ata mund te jene nostalgjike se ishin te paret ne Lindje per nivel jetese dhe ju lejohet pak nostalgji.

Por mos shkoni me larg.Keni shume ketu ne PPU qe jane nostalgjike te komunizmit megjithse shijen e bananeve dhe te Coca-coles e provuan ne 1991.Apo edhe veshen xhninse Lewis ne 1992-3 se deri atehere rrinin me xhinse te arnuara te kombinatit Mao Ce Dun ne Berat.

Keni ketu Idriza,Adreatike,Liqene,Ttmsoia,Pedro,e, apo Atrane dhe Zotrulers sa te doni.Ja ketu i keni nosotalgjiket dhe beni nje artikull per ta.

Une shoket dhe shoqet e mia qe per fat te mire i takoj edhe tani online.Sa per sistemin ne ferr shkofte ai sistem dhe ata qe e projektuan ate!Ishte sistem qe i merrte losers dhe i bente te urdheronin te aftet.Nuk kam nostalgji fare!

O filozof, "nostalgjia" vjen atëherë kur e tashmja (dhe aq më shumë perspektiva, për të ardhmen) të bëjnë të vësh duart në kokë... nqs qënka kaq mirë "Shqipëria demokratike", përse më këndon si gjel atje dhe nuk kthehesh? smiley (Meqë ne nostalgjikëve nuk përtoni të na këshilloni Kubën apo Korenë smiley )

Solidarnosc

Rrofte demokracia thuaj qe na solli coca cola dhe xhinse !!!!!!!! Ah te keqen e mendjes ty ore !

Ty Solidsarnosc te pelqen me shume Coca Cola apo Aranxhata shqipetare qe behej atehere, po me thuaj te verteten he? Po me e mire per shendetin kush ishte Coca Cola apo aranxhata? Po te verteten ama.

Ç'ma kujtove (nostalgjik hesapi smiley ) atë aranXHatën me esencë trëndafili smiley

Ishte sistem qe i merrte losers dhe i bente te urdheronin te aftet.

Mire more spitullaq, ja une qenkam nga ata te komunizmit...

cfare ke ti qe qenke me i afte se une?me i afte per budallalleqe? - apo per t'ja futur kot e per te ulur tjetrin edhe pa e njohur? Ti je i afti? Faqja e zeze, se me "te afte" si puna jote po kalon Shqiperia nje tranzicion pa fund!

45 vjet diktature dhe tani jane 19 vjet tranzicion, - ne fund te "mandatit" te Saliut tuaj, behen 23 vjet tranzicion, me shume se gjysma e sistemit nga i cili u dashka te permendemi! Faqja e zeze! E di ti moj marauzhge qe beri me shume tranzicion Ramiz Alia per 6 vjet, pa dashur fare qe te binte sistemi, sesa keta "te aftet" si ti per 19 vjet rresht, me ndihma nga jashte, nga gjithe bota, nga Amerika dhe nga Irani!

Nuk kam nostalgji fare!

Nuk ke si te kesh nostalgji per gjera qe nuk i di fare, qe i ke vetem me te degjuar, per te cilat thjesht flet si thashethemexhi.

po ti solidarnocku, ku ne p...... te s...mes e pe nostalgjikun e komunizmit tek mua?

 

Hahahaha!

Zotrulers!

Une e njoh shume mire ate sistem sepse kur ka rene ai, kam qene jo pak por 23 vjet.Viti i fundit ne Univsrsitet.

Une edhe sikur te mos binte sistemi, me mire se shumica e popullsise do te isha pasi per inxhinjeri mbarova.Do te isha inxhineier diku dhe do te jetoja me mire se 80% e popullsise.Kaq per kete, sepse une edhe ketu ku jam ,inxhinier jam.Pra sido qe te me hedhesh i dashur zotrulers do te bie gjithmone ne kembe sepse punoj,mesoj dhe pergatitem gjithmone.

Sa per nostalgjine po flas se si duhet te mendoje ky populli yne per rregjimin anti-popullor te Hoxhes qe duhet ti vere notes 4,por cte besh kemi goxha te paafte dhe losers qe paaftesine e tyre fajesojne sitemet.Une po ta them qe ne kembe dhe me mire se 80% e popullsise do te isha edhe po te ishte Enveri.Vetem nese sigurimi me vinte ne shenjester atehere mund te bija.Por kjo eshte pune tjeter.

Persa i perket Coca-Coles apo arancates per Ttmsoia dhe e.

Sa per Coca-Colen dhe arancaten.Sa me kujtohet ato arancatat tone nuk kishin gaz fare apo e harruat?Dhe shumica shiteshin te ngrohta.Nese ju ka marre malli per shijen e arancatave tona ashtu sic ishin(pa gaz) dhe sic shiteshin(te ngrohta) shkoni ne ndonje WC te Tiranes dhe provojeni.Ta shihni shijen e arancatave te Partise.

Sa per xhinset dhe te tjera kam qene nga te paket qe kam pasur xhinse ne ate kohe sepse kisha kusherinj qe me dergonin nga jashte.

Pra kam shume aresye qe te mos e vrisja mendjen dhe te mos cirresha kunder atij sistemi,pasi sic e thashe kam qene me mire se shumica e popullsise,pavaresisht se nuk kishte asnje liri.Por une u ngrita kunder atij sistemi dhe vura edhe jeten time ne rrezik.Dhe asnjehere nuk jam penduar perse u ngrita kunder atij sistemi dhe asnjehere nuk do te pendohem.Por ketu po flas ne pergjithesi per popullin dhe per lirine qe i mungonte ne ate kohe.Por mesa shoh edhe ketu ne PPU ka njerez qe nuk ja dine vleren lirise.Cte besh skllever kane lindur dhe skllever do te vdesin!

Me gjithë këto pordhë që paske, vërtet që paske nevojë të vazhdueshme për gazin e cocacolës smiley

Ato qe i shkruajta jane 100% te verteta.Ty mund te te duken p..Me fal se nuk e perdor dot kete fljale se admin ka kohe qe me ka kufizuar numurine komenteve ne 10.

Sa per ate qe ju sugjerojme te shkoni ne Kube dhe Kore.Po ju sugjeroj edhe njehere te hidheni atje dhe te provoni arancatat kubaneze apo koreane dhe te keni liri te shani imparializmin amarikan.Do tju bejne heronj.Sepse njerezit perpiqen te ikin sa me pare nga ato "parajsa" ndersa juve do te hyni atje.

Ore me fal dhe njehere o aga efendi... po s'me the njehere se ku dhe pse qenke me i afte se une ti... (meqe me quajte te paafte, - se nostalgjik i te paafteve eshte shume poshteruese)

Do te isha inxhineier diku dhe do te jetoja me mire se 80% e popullsise.

Dmth dhe ti do ishe nje nga ata te paaftet qe do u jepnin urdhra "te afteve"...

Jo per gje o Solidarnosc, ""por duke e njohur mire sistemin qe kaluam"", thjesht ajo e drejta e studimit qe te kish rene ty - qe po na e permend ketu, sikur nuk ishte dhe aq e thjeshte... Ndoshta nje nga te familjes tende ti e ke patur shume te paafte; se ata te paaftet bursa u jepnin vetes dhe te paafteve te tjere...

Pra me nje fjale, me dukesh se nuk qenka pune nostalgjie ketu, por lepirjeje te asaj qe ke peshtyre, pasi e ke lepire me pare...

si do i thoshte nje gjermanolindor me nje fjale te vetme? - kafshimidoresqeeushqenngaqeni. (kafshon doren qe te ushqen)

 

Po ti mekaniken mbarove o i mbaruar? po paske qene djale vampiri te kuq more!

Ja kur te kthehet ky solidarnosci te harxhoje fishekun e fundit ketu qe te te akuzoje se ke mbaruar mekanike marksiste leniniste... jo per gje, po i paafte duhet te jesh automatikisht, si "komunist" i qelbur qe je...

epo keta te vrasin per te vetmen aresye se s'ke vdekur akoma!

Persa i perket Coca-Coles apo arancates per Ttmsoia dhe e.

Sa per Coca-Colen dhe arancaten.Sa me kujtohet ato arancatat tone nuk kishin gaz fare apo e harruat?Dhe shumica shiteshin te ngrohta.Nese ju ka marre malli per shijen e arancatave tona ashtu sic ishin(pa gaz) dhe sic shiteshin(te ngrohta) shkoni ne ndonje WC te Tiranes dhe provojeni.Ta shihni shijen e arancatave te Partise.

Une nuk te pyeta kishin gaz apo ishin te ftohta, por te pyeta kush jan me te mira, arancatat apo Coca Cola? Midis nje Coce te ngrohte dhe nje arancate te ngrohte ke do preferoje?

Tani qe te jemi serioz, une ta thash ate sepse ate lloj argumenti dhe ti, qe skishim pare coca cola me sy, sikur sistemi duhej permbysur sepse skishim coca cola, e kupton trapllikun?

Tani qe ta dish, une as arancate nuk kam pire, dhe as coca cola nuk pi, sepse jam pak si tip healthy kshu, edhe spara pelqej te dukem si ata amerikanet me 500 km perimeter.

Kurse ti po na mburresh sepse i paske provuar te dyja, njeren qe duket si shurra e wc-ve te Tiranes dhe nje tjeter si shurre e stazhonuar njeriu me ngjyre. Bravo, per ty paska qene kjo jete plako.

 

Pershnetje.

Shum kush prej Jush nuk ma merr mendja se e ka pa kyt film t'prodhuem prej vet gjermano lindoreve:

http://www.youtube.com/watch?v=n3_iLOp6IhM

http://www.youtube.com/watch?v=4PkyB0gV3OM

Ju sygjeroj shum miqsisht qi ta shifni para se me fol e masandej mundeni me u shpreh. Un personalisht jam i mendimit se n'shqipni nji film i till asht' e nevojshme me u dhane t'pakten 2-3 her n'jav (sa rrijn tuj na e bombardu kryet me reminishenca t'tipit "Nji shoqe nga fshati" e "Zonja nga qyteti&quotsmiley kyt film per shqiptaret.

Jo per gja por soji i filmave t'kinostudios shqipnia e re si puna e atyne qi permena ma siper nevojiten vetem per me kundru se si arrihet me u "percudnue" njeriu me zori tuj perbuz prejardhjen e vet qytetare...

ato arancatat tone nuk kishin gaz fare apo e harruat?... Po vij per qejf se se pata lexuar kete Lehes valesen smiley Ta paskan punuar solidarnost ..do te kene shitur Sh.....re , se ato aeancatat tona te plasnin syte si koqe lepuri nga gazi ? smiley Dhe mos na u bej kaq i ditur qe 23 vjec ???? per te njohur historine e KOKA - KOLEs . ..qe nuk ka qene e sajuar me bimen e KOKAS ? Por   ti si duket e ngatron me Coca - Colen si ate historine qe kot i kemi thene CAR smiley  Bananet ne Shqiperi kane hyre qe ne kohe te pordhes , para vitit 1960  por nuk ishte ndonje frut kushedi dhe mbi te gjitha ne ate kohe nuk hante as i gjith populli amerikan . Vetem nje pjese e Eltes dhe ne Europe. Por ty te jane errur syte nga Komunisti Lehes Valesa dhe te duket se Solidarnosti bente cudira smiley . Per nje pjese si puna jote mire eshte qe te vazhdoje te ushqeheni me murrize se te bejne mire edhe per te dale jasht smiley Ndersa kur thua qe ke mbaruar shkolle te LARTE si UT !!!!!.....te ben te gajasesh ,sepse ne ndertimin e fjalise dhe logjikes per te argumentuar nje problem te jep pershtypjen e PLOTE te nje femije te talentuar ne klasen e katert fillore nga GROPOVETHI . Ja prandaj duhet dhe te nxit nga njehere nostalgjia se thua me vete .. a me tere mend keshtu mendojne ish inxhinieret ?????????

 Po, po, po. Por kur dolen ato aranxhatat me limon,  more kush i man men. Po  Vap-Ik more qe ta hiqte vapen si me magji. Po cimcakizat e NISH Ushqimores Durres qe i futshim naten ne gote uji me sheqer qe te forcoheshin dhe embelsoheshin per ne mengjes.   

smiley

Vec qe mos i hame hakun Idrizit, kasata si kasatat e Bllaces te asaj kohe, nuk behen as ne Paris as ne Amerike.

Sa embelsoheni me aranciata komuniste dhe te tjera budalleqe. Askush nuk thote qe ishin kimikate demprurese, pa kontroll, si dhe me higjene te desheruar sanitare.

Nuk di nese keni qene aq te rritur per te kuptuar ne vitet 85-90, kur nenat tuaja ose edhe gjyshet, mbanin radhe 24 ore perpara duke per te blere nje liter qumesht i cili ishte pa tallon, sepse te tjerat ishin te racionuara. Dhe kjo ne qender te Tiranes..... po ne periferi ose ne qytete te tjera? Edhe ne fshat ku Ramizi me idiotet e tjere te ekonomise socialiste kishin predikuar teorine e heqjes edhe te pules edhe te lepurit nga kopshtiet e fshatarit? Ndersa lopa dhe delja ku ai duhet te ushqente familjen e tij ishte tendence kapitaliste.

Kush nga ju ka pak kulture pergjitheshme arrin te kuptoje rendesine e rritjes se shendeteshme te embrionit dhe te filizit me pas? Nje pyetje ashtu kot: Pse lojtaret tane luanin ose edhe luajne bukur vetem 1/2 ndeshje( ate te paren), dhe pastaj nuk i punon me as truri as kembet. Tani edhe hane mire, apo jo!

Ne vitet 90 te gjithe femijet dhe te rinjte e ebrenjve shqiptare (sipas nje mikut tim  te ngushte ebre qe shkoi per te jetuar atje) iu neneshtruan kurave intensive te marrjes se kaciumit dhe elementeve te perqendruar vitaminoze e proteinike pas kishin deficence te  theksuar te tyre.

Kjo eshte dicka nga nostalgjia ekonomike, persa i perket asaj politike e diskutojme nje here tjeter.

Keiendi, eh c'me kujtove ato radhat e qumeshtit, pse veten nenat? Mua me merrte mamaja me vete ( me pak se 10 vjece, e thare ne tym) se isha vajza e madhe dhe duhej te merrnim dy shishe, se s'te jepnin me shume se nje per njeri... Kam fobi dhe sot e kesaj dite nga radhat. Nje i aferm imi thote:" Po c'tju punoje mendja juve dhe politikaneve bashke... Brez i rritur me tollon jeni te gjithe!" ( me shaka gjoja )

Mbaj mend qe gjyshja ime perzjente kafene qe e merrnin me tollon me elb. E piqte, e bluante elbin njesoj si kafene kokerr qe merrte dhe pastaj e pinte.

Eshte tjeter te sjellesh nder mend kujtimet e femijerise, lojrat, dhe tjeter te kujtosh buken me sheqer e me uje qe hanim.

Sakte Ana, edhe per politikanet. E dhashe shembullin e futbollisteve per pak moderacion, por edhe per keta qendron. Shikoi si shtojne peshe sapo kalojne nga opozita ne qeveri, dhe si zbresin ne te kundert.

Interesante ajo buka me sheqer me uje, sepse prinderit e mi, arsimtare( gjoja me standart ekonomik), me qe ma lyenin me sheqer dhe vaj ulliri, me thonin qe ta haja ne shtepi, meqe femijet e tjere e kishin me uje( pedagogji a mos-renie ne sy, problem social a socialist, e dinin ata!).

Me thene te drejten, une megjithese i haja shume embelsirat, buken me sheqer s'e haja dot, preferoja buke me vaj kikiriku ( rralle e tek dhe vaj ulliri) me kripe, por kur s'kishim vaj, nga halli e haja dhe ate. smiley

Jo po, ne Angli psh, nuk behen fiqte fare... e sheh sa kot eshte sistemi kapitalist???

Ca njerezve u duhet llogjike te vene deri ne hale, ca te tjereve shkolle e larte, dhe ca te tjereve thjesht nevoja per te shkuar.

Pavarsisht nga kundershtimet qe hasen ketu nga komentatoret, dhe pavarsisht nga urrejtja ime qe kam pasur per E. Hoxhen e sistemin e tij dhe lufta ime kundra atij sistemi, them se ai sistem i `ndyre` kishte disa ane te mira.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).