Sa kemi ndryshuar ne 85 vjet

Fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamanetin Shqiptar në 1924

E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë
burzhuazie. Këtu bujku është më bejse beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një
shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë
e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i  vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.


 

40 Komente



Qe ti cqitesh keta tanet nga kolltuku duhet te prec jo vetem duart e koken po edhe kembet e trupin.

Kete une se pranoj me asgje. smiley

Em mor Nol, tu prehte shpirti ne paqe.

 

E madherishme.

Ne Shqiperistan do ngelet aktuale dhe per nja 200 vjet...

Noli i madh e ka parashikur shume mire gjendjen e Shqiptareve, Fantastike !

Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

Meta por edhe Berisha ,nuk kane as nje krahe ,te majte apo te djathte ,kane vetem dhembe ,per te mbajtur kolltukun pushtetin ,kjo e tregon me semiri se kush jane Meta dhe Berisha ,dy qenie pa krah !

Une i thash qen , Metes ,dhe ne kete konteks ,ne konteksin e kraheve (politike) atij sot i mungojne , dhe vertete ,Meta tani ka vetem dhemb ,qe i duhen per KOLLTUK , TI NGROHEN BYTHET MIRE DHE TI TRASHEN ME SHUME SE JANE TRASHUR !

 

Noli eshte dhe mbetet me gjithe Konicen njohesi me i thelle i shqiptareve....

Uau...!!!

Habites, aktualiteti i ketyre fjaleve edhe pas 85 vjetesh!

I madh Noli... qe ka arritur te pershkruaj me pak fjale gjenezen e problemeve.

Te gjitheve ju ka bere pershtypje

Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

Mipro po ta shikoni kete qe ju ben ju pershtypje ,  Noli e ka radhitur ne fund 

Po te lexosh tere veprat e Nolit ai shkruan ne formen qe konkluzionin e nxjer ne fund. Ndryshe nga disa qe renditin konkluzionin ne fillim dhe shjegojne arsyet ne fund

Pra ajo qe ju ka bere pershtypje eshte konluzion i tere atyre qe ka then me pare

Kolltugofaget e marin kete ves nga

1. Anarkia Fetare. Si popull pagan ne nuk njohim ato qe na meson feja per te qene te ndershem e te moralshem. Si rezultat e shikojme kolltukun si nje e mire personale dhe jo si objekt per te bere te mira.

2. Anarkia Sociale Duke mos patur shtresim te shoqerise sejcili mund te behet minister, e K/minister , bile edhe mbret. Atehere perse duhet ta leshoj une kete kolltuk ?

3. Duke mos pasur fe e shtresim shoqeror nuk do te kesh as moral. Keshtu qe me kolltukun mund te vjedhesh e rahesh e vrasesh.

4. Duke mos besuar ne fe, duke mos pasur shtresim shoqeror e duke mos patur moral nuk ka si mund te jesh patriot. Patriotizmi per hajdutin eshte ajo toke qe ai  vjedh e perdhunon dhe vret cdo dite duke qene ne koltuk

5. Keshtu duke mos besuar ne fe, duke mos patur shtresim te shoqerise, nuk mund te kesh moral dhe keto te trea sjellin mungesen e patiotizmin qe si perfunidm sjell konkluzionin qe ai kolltuk nuk leshohet as me plumb ballit.

Bejme mire qe shikojme konkluzonin, por per te ndryrshuar duhet te ndryshojme arsyet qena sollen ne kete konkluzion

 

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi,

Jo vetem qe skemi ndryshuar keto 85 vjet por mua me duket se ka rene me shume niveli.Kush nga ju me citon nje fjalim te permasave te tilla ne parlamentin shqiptar ne ditet e sotme.

Padyshim qe ne ato kohe Fan Noli me patjeter do jete quajtur tradhetar i kombit, grek ,serb apo komunist mbas ketij fjalimi .

Çer do me thon me kët ti, që kryeparlamentari(a) e at'hershme ka qënë më demokrat se kta t'sotmit?

Ti je i legalitetit! smileysmiley

Njena, " Kapeni per zhelesh dhe ma shporrni perjashta"

Njeni  " Ku te shkerdhet motra ty, ne ca moteli?",

Po te isha i legalitetit nuk sillja fjalimet e Fan Nolit ketu plako.

Vec tradhetar i kombit nuk kishin goje ta quanin Nolin e madh Komunist edhe e quajten por tradhetar kurr se shiko sa bukur e thote Noli

Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë.

Dinte te godiste te dy skajet e tradhetise kombetare, me aq zgjuarsi sa dinte te krijonte KOASHin shqiptar.

 

Eh, ta kishim sot kete njeri te madh.

Mendon se "do te hynte ne pune" me shume se ne te shkuaren?! smiley

Olsibe.

Po te jetonte akoma Noli dhe te thoshte te tilla gjera, mediokriteti yne popullor do ta quante "njeri te ikur nga fiqiri".

Duhet ta pranojme qe ne shoqerine tone ryshfeti, korrupsioni, blerje-shitja e gjithshkaje ( karakterit, parimeve, sinqeritetit etj.) eshte shnderruar ne normalitet. Vertet kete lloj shoqerie do tu lem trashegim femijeve tane ?

Do te na mallkojne cdo dite...

Ne Shqiperi, po pate nje post dhe nuk vodhe, quhesh budalla.

Po deshe te besh dicka per te ndryshuar situaten, me siguri qe do te nxjerrin nga puna.

Edhe po nuk vodhe, asnje nuk te beson.

Pra ne e quajme vjedhjen normalitet...

Vete te gjithe jemi  pjese e ketij korrupsioni gjigand. Vete e quajme normale nxjerrjen e pareve nga xhepi kudo qe shkojme: te roja i spitalit, te zyra e certifikatave, policit ne rruge, ne dogane, ne tatime, mesuesve, doktoreve, gjykatesve, politikaneve, etj. etj.

Nuk mund te pretendojme te kemi nje shoqeri pa korrupsion po te mos kontribuojme te gjithe, aq sa mundemi...

Vertet kete lloj shoqerie do tu lem trashegim femijeve tane ?

Do te na mallkojne cdo dite...

"Cfare do te thone femijet tane?!"

Perdoret shpesh here kjo shprehje, por une mendoj se femijet tane nuk do te thone absolutisht asgje. Normaliteti eshte dicka relative. Edhe sistemi i vlerave gjithashtu.

Ne fakt femijet jetojne aktualisht ne keto kushte dhe per ta ky eshte normaliteti.

Kjo eshte gjeja me e dhimbshme per mendimin tim.

Femijet nuk besoj se do te na mallkojne pasi ata nuk e dine se sa e poshter eshte kjo qe po bejme ne sot. Atyre ashtu si edhe ne do tju duket normale.

Kin parasysh psh JO Somaline se eshte disi ndryshe nga ne por psh Afaganistanin, Pakistanin, Meksiken Kolumbine.

Ket vende kane shekuj qe jane keshtu dhe askush nga femijet nuk i ka mallkuar pirnderit . Perse? Sepse atyre u duket normale te vrasin se jane ritur mes vrasjeve, Normale te vjedhin se jane ritur mes vjedhjes, normale te rahin se jane ritur me rrugaceve. Kur keto vende zgjedhin me votne e "lire" Hajdute kriminele e rrugace do te thote se ata i qujane keto fenomene normale.

Edhe n.q.s. nuk e kuptojne apo nuk e shprehin, vete ikja masive nga Shqiperia dhe emigrimi jane nje lloj mallkimi i heshtur. 

Ah sikur te ishte keshtu Me shume mua me duket se  ikja eshte nje instiks per te ikur nga e keqja se sa nje mallkim

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

Kjo vlen 100% per ju trimat e PPU qe i dini te gjitha por nuk dini asgje .

Se edhe PPU popull eshte o Mistrec smiley

Atehere le t'i lejme per nje cast mallkimet e femijeve dhe te konsiderojme shprehjen "mekatet e babait bien edhe mbi femijen".

Pra, Bubi Kacurrel i bie qe ikja nga Shqiperia te mos jete nje mallkim per baballaret e gjysherit se fundja ata kane vdekur, por rrjedhoja e mekatit qe bie mbi vete femijen.

Pra, ikja eshte denimi, si rezultat i mekati, po ashtu sic u ndodhi ebrenjve.

Jam 100% dakort Ols.

Kjo ndoshta eshte me e sakte se ideja ime e pare...

Toko!

Kur te krijoj kete pershtypje qe ke ti per Shqiptaret, as e marr mundimin te lexoj ship.

 

jane ca torobelle qe thone se ne paskemi ikur nga qe brezi para nesh ka qen e i mallkuar.  cja fut pordhes dhe ti.

Njerzit ikin sepse nuk ka demokraci por rregjim fashist te berishes me cubat e tij

Nga Noli:

Rrofte mbreti yne rrofte

shakaxhi i perpairmit

brez pas bresi mbreterofte

si sternip i Nastradinit.

Zonat malore nxjerrin gjithmone Nastradine.

I njejti Noli qe u be pastaj nepunes i atij Mbretit e ka shkruar kete?

Vetem nese na kujtohet takimi dhe biseda e Nolit me presidentin Amerikan Wuilson - mjafton te  njohim Nolin tone te madh.

Noli ishte kush ishte  edhe cdo lloj "ngjyrishte tjeter" por ishte shqiptare dhe  i tha Wilsonit  aman te lutem   ma ndihmo Shqiperine dhe ai i tha se ka nje  nje ze , dhe ate do ta them per  te miren e Shqiperise dhe ashtu u be.

Te gjith shqiptaret  qe nuk kane nje fije realiteti per Nolin, nuk ja duan te miren Shqiperise.

Une mendoj se Duhet te shjejterohet   si SHEN PALI APO SHEN PJETRI  I SHQIPERISE.

Kur Noli ka nderue jete me vitin 1965,une kam qene ne klasen e peste ne nji shkolle fillore,jasht kufijve te Shqiperise dhe arsimtari i gjuhes shqipe na perkujtoi kete rast.

A kemi ndryshuar ??? Them se po . Ne ate kohe mistrecat dhe gjembecet nuk kuptonin...tani po. Bile - bile ose (l..l...) , mistrecet kuptojne me shume se populli PPU-se , po e ngatron Tokua me silogjizma smiley  . Dhe keshtu mbetet dakorrrrrrrrrr !Mistrec po mistrec i KOHES se .....NDRYSHIMEVE zotrij smiley  

Meqense idrisi nuk e paska kuptuar (s'ka gje, kemi respekt per moshen - pa te futur kjo), ajo qe thashe me siper per Nolin s'kishte aspak per te nenvleftesuar ate gjeni te kombit, por per te treguar qe ai "mbreti" (Zogu) ndoshta s'ka qene edhe aq i keq; edhe kundershtari i tij revolucionar (Noli) ndoshta e kuptoi dhe u be ambasador i Zogut ne Amerike, me deshiren e tij.

ska qene ndonjehere Noli ambasador .E ngaterro me Konicen ti.Noli kur e pa se ai popull ate mendje kishte i beri mutin dhe iku.

Ti s'me paske kuptu mu se une te kam kuptu tamom smiley  Njeriu i zakonshem merret me jeten e tij se eshte pamundesi fizike te jetoje edhe kohe qe kane gati 100 vjete qe kane fluturuar  smiley le me te thote kush ishte i mire apo kush i jeq ???? Na del e na teprojne grenxhot , Berisha me kompani smileyMo u merzit se nuk je ne nje nivel me mistrecin qe dhe ne ate kohe Mistrec duhet te kete qene  . Po keto lloj nderhyrjesh per NOLIN fiksoje mire per NOLIN , nuk jane te njellojta si per cfaredo injoranti qofte edhe me emrin Ahmet ! Respekte !

ka pas qen i kong:

sa paske ndryshu atje ne ushtri

s'me paske harru qe kur ishim fmi

te merr malli per shtepi, per fush e per mal

jo s'e ke harru shamin, qe ta pata fal... or smth like that!

 

sa te medhenj qe jemi!

asnje ketu nuk e pranon se Noli i madh beri ate cka ne shqiperi quhet revolucion b olshevik per prurjen e perandorise se re te ruseve edhe ns shqiperi me pushket e malokeve muslimane te kukesit e skraparit. por na pelqen te themi e themi keshtu. ne te gjithe boten te thuash llafe te bukura eshte me e lehte se te kryesh veprime te bukura.

te shash shqiptaret eshte normale, eshte patriotizem sepse eshte e vetmja menyre per t'ua ule koken krenareve shqiptare.

ndaj futjana kot. per te ule shqiptaret nga karrigja perfundimisht mjafton vota e popullit. e cuditerisht populli injorant e malok e votoi zogun ne 1920, 1924 1928 e Pd ne 2009.

kaq. popull injorant mer jahu!

Sa konge kan pas qene... smiley Mu m 'kujtohet  nji tjeter .. Nuk fle uji nuk fle DETI / Po ashtu nuk fle dhe Mbreti...E pat menjen ne tjeter ven / s'ishte macok  por ishte shpend ....

asnje ketu nuk e pranon se Noli i madh beri ate cka ne shqiperi quhet revolucion b olshevik per prurjen e perandorise se re te ruseve edhe ns shqiperi me pushket e malokeve muslimane te kukesit e skraparit.

Atehere cili qenka 'revolucioni' i Birishit? Se me duket se po pershkruan me se miri por s'po ja gjen dot emrin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).