Sa e konkuron Blushi mitin e Kadarese?

Kur Fatmir Toci i Toenës më tha se Blushi është duke iu afruar  mitit të Kadaresë,unë,por edhe një zë instiktiv brenda meje,thamë njëherëshsmileyeklaratë e guximshme! Por në vazhdim,kur unë kisha në dorë dhe shfletoja romanin “Otello,Arapi i Vlorës”,fjalët e botuesit i ndjeva mes një trazimi si një kurth,apo si një yshtje  provokuese përmbi dashamirësinë që zakonisht kam për penën e Blushit.Aq sa,herë me vetëdije dhe herë emocionalisht,ndjeva se strukturat e nevojshme për krahasime po ngriheshin nxitimthi brenda meje.. I gjendur nën këtë ndikim,duke lexuar romanin e Blushit,kërkoja  analogji vlerash të tij me Kadarenë,me romanet e tij,me stilin e tij,me teknikën e tij superiore,dhe faqe pas faqe,nisa të kuptoj se sa i vështirë do të ishte krahasimi pirat mes dy shkrimtarëve,ndërsa nuk vigjëloja kurëkund ngjashmërira në stil,ne sintakse dhe në kompozim,…

Por tamam atëhere kur në thellësi të romanit nuk gjendeshin imitime apo përsiatje me dinastinë kadareiste,cka do ti jepte logjikë dhe mundësi bërjes së një vlerësimi,në ndarjen dhe detajet ku asgjë nuk ngjante me asgjë dhe asgjë nuk bashkohej,si dy drejtëza në plane të ndryshme,supozimi se shkrimi i Blushit nuk afronte gjëkundi me romanet e Kadaresë,më shtyu në bindjen e papritur se kjo mosngjashmëri në trajtën e një autonomiteti professional,pikërisht kjo mosngjashmëri,kjo diferencë autoritetesh dhe realitetesh krijimi mes dy autorëve,ishin në fakt ato gjëra që mund të përligjnin krahasimin e një shkrimtari të ri,që është vetvetja, me një shkrimtar të madh.

Dhe prandaj kjo përligjie,ky krahasim,të cilin leximi i Otellos ta indukton së brendshmi pothuaj pakuptuar,pikërisht kjo optikë që natyrshëm ve energjitë e tyre të krijimit përballë njëra-tjetrës,duke qënë një vlerë për shkrimtarin e ri, mund të jetë në të njëjtën kohë krenari për shkrimtarin e madh të shqiptarëve..

 Sepse “Otello” i Ben Blushit,është një roman që instalon një interes të sinqertë por tjetërlloj në perceptimin e atyre që dinë të lexojnë dhe duan të lexojnë…

Nëse do jetë e nevojshme të rradhitim këtu vlerat e nje libri që është konceptuar qysh në fillim me madhështi si një konkurent inteligjent mes veprave të tjera,natyrisht,kjo do të qe e vështirë të bëhej në një artikull,pasi romani befasues merriton frazë pas fraze një analizë të detajuar të hollësirave artistikë dhe filozofike që smeraldojnë në fakt cdo fjalë,cdo faqe dhe cdo kapitull... Nuk është qëllimi im këtu të bëj një analiza kritike të mirëfilltë letrare,por është një përpjekje dashamirëse kolegu, drejt një përgjithësimi të momenteve të asaj që unë mendoj se i kanë dhënë shkëlqim dhe madhështi reale këtij libri…

Në këtë mënyrë,nëse duam të flasim për madhështi dhe nëse do ta quanim me të drejtë “kalërim ëndre” leximin e romanit,i cili  është në fakt si një ndjesi udhëtimi në mjegull,me shumë të papritura,filozofia e sinqertë në të,nganjëherë enkas edhe naive,(ndryshe nga cndodh zakonisht në librat e kohës me metafora të metabolizuara),pra kjo filozofi e brishtë, është magjia,është pikërisht magjia që të ngjiz me këmbëngulje në tru përshtypjen  se brishtësia mund të shoqërojë edhe sarkazmën,nëse brumi i historisë ku qëllimisht ato përdoren,gatuhet mjeshtërisht…

Përzierja sureale e brishtësisë dhe ndjeshmërisë artistike me sarkazëm dhe ironi humori të thellë,kanë ndricuar qartazi magjinë intelektuale të autorit,i cili,rastësisht ose jo,ka krijuar një frymë të re krijimi,një stinë të re,një miksim të panjohur perceptimesh letrare.Kjo teknikë e re, për meritë konstruktive të tij,nuk ka ndikime dhe ngjashmëri as me Kadarenë,as me realizmin magjik të Markezit,as me pragmatizmin e Tuenit apo Hemingueit,as me letërsinë klasike me shumë filozofi dhe romantizëm,të dy shekujve të fundit,por është si një mall i ri dhe i fortë  në treg,i aftë të tregëtohet në origjinalitet,dhe si cdo mall i ri që vlen,mes të tjerëve,që shpesh janë konsumuar, provokon vëmendje,premton interes dhe premton sukses gjithashtu...

Filozofia fantastike e Blushit duket se ka energjinë e mjaftueshme të të joshë drejt shtigjeve të reja,të pashkelura ende në letërsi,ku ka klimë të trazuar,klithma,kundërshti por edhe siguri që vjen nga vetëdija e autorit se asgjë nuk është më shumë madhështi se guximi për ta synuar atë..

Me autoritet,me modesti,por edhe me indiferencë,autori i Otellos shqiptar kqyr nga larg historinë,duke hedhur mbi të dritë aforizmash dhe karikuar filozofi të shëndetshme, mënyra e shtjellimit të së cilës  në roman, shpjegon bindjen e shkrimtarit se të gjitha filozofitë në këtë botë kanë një pikë takimi,të vërtetën se kjo është një botë që nuk e pranon të vërtetën.. Në këtë supozim,kjo do të thotë se ne jemi pjesë e një botë që është e padrejtë,e ndarë gabim dhe aq zhgënjyese sa zhgënjyese është edhe hapësira e të menduarit njerëzor që zoti i ka taksur me shumë kursim njeriut.. Si nje gjenerim shpirtëror,misioni personal i autorit, shfaqet në horizont si një energji virtuale: Energjia e së vërtetës…që nuk ekziston.

Gjithsesi,përplasja e filozofisë së tepruar me lirikën,e cila edhe pse është e derivuar në roman,nuk ndihet fort si mungesë,përplasja e ironisë me etikën,këto janë dy momente të stisura në projektin e Blushit,me aq sukses sa ky sukses është thjeshtësisht i lexueshëm.…

Talent befasues nganjëherë edhe vulgar,por jo nga ai që krijohet prej përsëritjes dhe artificialitetit,cka i shton më shumë shkëlqimin, shkrimtari sfidon autoritetin e kohës në të njëjtën mënyrë si luan edhe me mungesën e informacionit,(e cila në një prodhim fantazie si ky libër, është njëlloj normale sa edhe ekstremitetet e tij),duke dalë njëherazi mbi meskinitetin intelektual edhe politik në përgjithësi.

Ben Blushi është futur përsëri në “manastirin e librave” si një profet murgëror me modesti dhe madhështi pas romanit të tij të parë që më shumë se sukses të sigurtë, solli polemika që qartësojnë imazhin e trishtë se ky vend nuk është ende gati për histori të vërtetë,për letersi të vërtetë dhe libra seriozë.. Edhe pse shitjet e romanit “Të jetosh në ishull” ishin spektakolare, të tilla që konkuruan dhe sfiduan shitjet e librave të Kadaresë në Shqipëri,debatet që ai provokoi, më shumë se vlerësim e dashamirësi,,sollën të kundërtën.. Si për të korigjuar në vetmi orientimin e gabuar të mentalitetit shqiptar dhe kritikës shqiptarë që në asnjë rast nuk është denjësisht e tillë,por edhe të opinionistëve xhelozë dhe mediokër,që kanë monopolizuar tregun mediatik, Ben Blushi i afroi sërish një libër të ri komunitetit,ku ka pak histori, shumë fantazi dhe shumë inteligjencë.. Liderët meskinë të platformave nacionaliste,që e shqyejnë zakonisht ndërgjegjien me iluzione në mbrojtje të një Historie me eklipsime të shumta,dyshimet e fletëve të saj dhe mungesën e trishtë të kujtesës kombëtare,duan ti kompesojnë duke drejtuar armët e meskinitetit drejt autorëve që guxojnë të hedhin dritë qiriri mbi terrin e informacionit që sjell nga thellë shekujve kjo mungese.. Dhe fakti që “Otello” ka shumë mendim,shumë shqartësi,shumë emocion,dhe pak histori,(ndoshta aspak),është me sa duket arsyeja që të ndërsyerit e djeshëm, sot janë veshëvarur dhe një heshtje disi dashamirëse po mbështjell Otellon,sepse ata që zakonisht bëjnë zhurmë,këtë herë  nuk kanë motive dhe janë shumë meskinë për të duruar filozofi të mëdha në shpirtrat e tyre…

Ky është një roman ndjeshmërie,robërisë të së cilës autori i ka shpëtuar duke filozofuar nga larg dhe shpërfillur zhvillimet..       Mbase këtu mund të pranojmë një ngjashmëri të Blushit me Kadarenë. Të dy dalin mbi ngjarjet,profetojnë,sipas disa projekteve të hyjshme shpirtërore ku është e ndaluar keqardhja dhe mëshira.. Kjo ndjeshmëri e programuar për të funksionuar kundër vetvetes,është mbase mënyra e vetme për të shkruar sfida të tilla të mëdha,sic është Otello-ja I Vlorës.. Pyetjes a e ka konkuruar Ben Blushi mitin e Kadaresë me këtë libër, vështirë ti gjendet përgjigje..,por mund të thuhet haptazi se,përkundrazi, ky roman,i cili  është plotësisht i denjë të rrijë në biblotekë ngjitur  pas cdo vepre të Kadaresë apo Agollit,e ka pasuruar atë dhe letërsinë shqipe.

28 Komente

Po patjeter, duhet bere kryetar i PS-s Blushi smiley

Nuk lexova dot me shume se dy paragrafe, por kush e njeh ket B. Blushin si shkrimtar, ose eshte fan i tij, do i lutesha te shkepuste nje gjysem faqeje qe ky ka shkruar, ate me te miren, ku i rrezellin talenti, dhe te na e sjelli ketu, te na beje nje favor, dhe jam gati te bindem per Blushin si shkrimtar.

Pse e them kete? Pasi nga ky une nuk lexova dot me teper se 20 faqe nga ajo gjeja me Voskopoje. Per aq sa lexova, jo vetem me la pershtypjen e nje shkruesi shume te dobet, por nuk i shpetoja dot mendimit unfair qe ky do kete gjetur ne ndonje sepet shtepie shenime nga intelektuale te sojit te vet, persiatje te ndryshme, dhe do i kete rrasur ato shuk ne nje gje qe e quante roman.

 

Ben Blushi eshte shkrimtar medioker, gazetar deri diku i mire, dhe po shfaq ca vlera ne politike. Keto tre gjera nuk duhen mbivendosur, as tretur me njera tjetren. Ky shkrim eshte i porositur, nje krahasim me kadarene, sidomos nje perqasje mitrrezuese, nuk ben gje tjeter vecse nderton perceptime negative per Blushin.

Teknike teper e njohur.

Eshte interesant fakti qe gjithe keto paragrafe  i thurrin lavde nje autori qe as ka ndonje 'bestseller' as ka fituar ndonje cmim nderkombetar. Nuk ka shkruar  asnje kritike -  romani eshte absolutely flawless. Lavde te tilla nuk thurren as per fitues te Nobel Prize or Pulitzer.

Dhe eshte po aq interesant fakti qe shume "kritike" apo "analiste"   shqiptare nuk dine te shkruajne nje esse te thjeshte.  Rregulli NUMER 1: cdo opinion qe percjell, mbeshtete me fakte - ne kete rast me pershkrim te nje pjese te plot-it ku duket ky talent kaq i madh, nje pershkrim personazhesh etj.

Kur do mesojne keta dreqer...U kaloi jeta duke shkruar si per "Zerin e Popullit".

 

p.s.: Ky e ka shkruar ne fakt per te marketuar librin, por eshte pune shume e dobet marketimi.

rolandb, librat best seller, jo domosdoshmerisht jane letersie  mire...

sa per temen, blushin nuk e  kam lexuar, por degjova canin tek lexonte tek zone e lire ca faqe nga otelle dhe me mjaftoi per te thene me plot gojen qe nuk me pelqeu fare ...

Nuk e di me c'guxim hapet nje teme me nje titull te tille !!!!

Do gezohesha shume qe te kishim edhe me teper se nje kadare, por kush eshte ky blushi?? mos eshte i djaloshi i ps qe kerkon ti zere vendin rames???

Ku mund ta marrrim librin ose librat e tij?? Ndokuhs le te me thote!

Mos dhe ne i meshojme letersise klasike dhe jemi mesuar me formate te zakonshme ,

pse mo djema, mua mu duk interesant "Te jetosh ne ishull " si nga menyra e fantazise ashtu dhe stili ne te shkruar ,nderlidhja e personazheve ne kohe te ndryshme,analiza e figures se skenderbeut nepermjet llogjikes se Aliut dinak etj...

Ne fund te fundit kemi prurje te reja ne letersine shqipe dhe kjo eshte dicka e mire, por edhe mua blushi nuk ma ka mbushur mendjen, ndoshta nga qe e njoh qe te vogel,ne hartime,dhe tani kur del me dicka te tille habitem. 

Megjithate  nuk mendoj se ka hapur sepetet por vazhdon dellin e familjes me nje stil te ndryshem .

Apo mos mendojme qe eshte figure politike dhe na duket i konsumuar...!!!

Tani mua nuk me shkon ne mend te krahasoj me Kadarene,por ajo c'ka bere eshte me vlere per kete jam i bindur.

Pastaj si heret eshte, kemi kohe t'a gjykojme thom une...

 Sa po mora ne dore, Otello arapi i Vlores dhe ndoshta do te krijoj nje ide dhe me te sakte.

 

Ishte një ditë e nxehtë dhe njerëzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar 
i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej në pazar 
dhe çlodhej në kishë. Por ishte e diel dhe jo të gjithë punonin. Ishte një 
ditë pazari dhe jo të gjithë shkonin në kishë. Fshatarët kishin ditën e 
tyre të punës. Qytetarët kishin ditën e kishës dhe të pazarit. Gratë 
dilnin nga mesha e mëngjesit, shkonin në pazar, ku i frynin trastat si 
gjinj, dhe pastaj ktheheshin në shtëpi. Kur ato vonoheshin pas gjërave të 
panevojshme, fëmijët i prisnin me gojë hapur. Burrat pinin duhan në hije 
dhe shikonin gratë. Kafshët rrinin në diell dhe, duke pritur të shiteshin, 
shikonin burrat. Ata që kishin vapë freskoheshin në liqen. Por qyteti 
ishte në mes të maleve dhe jo të gjithë dinin not.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                            Nga hapja e "Te jetosh ne ishull"

 Per shijen time, pothuajse cdo gje, ne secilen fjali, eshte gjuajtje huq. Grotesku nuk krijohet, ose me mire nuk legjitimohet, me kete lloj ndertimi fjalie dhe imazhi, sepse sado i trilluar te jete grotesku, burlesku, Caushesku e te tjere, se pari ata duhet te tingellojne te vertete artistikisht, e me tej, mundesisht, edhe llogjikisht.

losttext,

megjithate mua me duket nje format me linja te parregullta, ne nje forme te ndryshme qe konkludon dhe perqeshjen,brenda tragjiko komikes,

logjika me duket e thurur ne nje kendveshtrim tjeter, trajtuar me gjate, deri te identiteti i shqiptareve...

sigurisht kritika qendron, pasi libri nuk do te kishte asnje vlere pa te.

personalisht mendoj deri ne daljen e ketij romani,letersine shqipe e kishte mbytur pluhuri keq...prandaj nuk bejme keq ta shijojme,po jo duke e perzier me ekuacione politike.

 turi,

kam probleme me ato qe thua, sepse "nje forme te ndryshme qe konkludon dhe perqeshjen,brenda tragjiko komikes," per mua s`do te thote asgje si shprehje, dhe mbetet ne rastin me te mire, e kerkuar.

Ndoshta autori i gjen keto qe thua ne menyren se si ai shkruan dhe mbetet ne rregull me krijimin e tij. Por eshte mesimi i pare qe shumekush ndeshet, me vetedije apo jo, kur hedh nje krijim te tijin/sajen per konsumim publik, qe ka disa norma apo rregulla (t`i quajme si te na vije per mbare) te cilat duhen respektuar te pakten deri ne njefare kufiri, "sajdisur, marre me te mire," krijuar dicka e re prej tyre...e pastaj, ndoshta, mund te pretendohet per ndricime subjektesh minore, si fv tullaceria e dikujt, apo madhore si identiteti i shqiptareve.

Ne rastin me te mire, "llogjika e nderthurur ne nje kendveshtrim tjeter" mua me thote dembelizem artistik, per te mos thene mungese talenti qe do ishte dhe rasti me i keq.

Fjalite e hyrjes (lexova paragrafe edhe ne faqet e tjera) nuk me ngjisin, nuk me terheqin as ne brendi as persejashtmi estetikisht. Nese letersia shqipe paskesh pritur shpluhurosjen prej nje romani te tille, do e preferoja me mire te kalcifikuar ate pluhur, sesa pudrosur keshtu.

Se bejme mire a keq ne si lexues kur e lexojme apo jo kete shkreserim, kjo mbetet ne rehatllikun e secilit (me duket paternalizem dalemode dhe shijekeq t`i keshillosh dikujt se c`duhet te beje) e me tej, s`di ku i gjete ekuacionet politike ne komentin tim.

Pershendetje!

ndoshta, nuk kembengul Lost,

megjithese duke vene fjalen "personalisht mendoj",ne krye te fjalise,mendova i bindur se nuk po fyej njeri dhe meqe e mbylle me nje pyetje retorike nuk besoj se me ke lene vend per pergjigje.

Pershendetje,gjithashtu!

turi,

c`po flet? Askund te akuzova qe po fyen njeri - nese ndihesh i fyer nga komenti im, kerkoj ndjese, nuk ishte qellimi im.

E per kuriozitet, cila ishte pyetja ime retorike qe s`te paska lene vend per pergjigje?

lost,

"Ben Blushi do të jetë i përfshirë në një Antologji letrare Evropiane “Best of European Fiction 2010″ në gjuhën angleze, e cili botohet çdo vit nga Shtëpia Botuese amerikane “Dalkey Archives Press” në Illinois."

I shkeputa keto rreshta nga diku dhe te them te drejten kjo me ben te ndjehem mire.kaq.

 

ne komentete e mia,mendoj une, nuk jam kurre i prere,ne se i me rilexon,jo me paternal,faleminderit per etiken dhe nuk ka asgje te keqe se ne fund te fundit muhabet po bejme dhe po japim mendimet tona.

Respekte

 

Ke plotesisht te drejte lost

ne keto pak rreshta qe ke vendosur ketu grotesku duket i kerkuar

 Bushin qef e kam po nuk ka pse te behet si Rama dhe Veliaj me keto artikujt e porositur se pike nuk fiton. Kapital politik ka krijuar jo pak me ate fjalimin brilant qe ka mbajtur ne Asamable, nuk ka as edhe nje arsye qe te lodhet me gjera te tilla. 

Pastaj nqs ka te tjere qe ndjejne mundesi ndryshimi dhe duan te behen te paret qe i lepijne b... kryetarit te ri, vetem veten e tyre ulin. 

Lost, e kisha llafin per ndonje pjese qe mban era letersi.

PS Kjo ketu eshte sikur eshte marre nga konkursi "kush mund te shkruaje me keq".

o emigrant pse merr kete pozicion te tille mor burr te robit fodull qe mendon se i di te gjitha, te babait qe sja hedh dot njeri e rri duarkryq e pret te japesh fjalen e fundit. Se eshte i vetmi rol qe nuk te shkon. U mblodhen tani 3 veta te peshku dhe e vendosen eshte apo jo shkrimtar Blushi!

dhe shif sa qesharake dhe sa fyese per kedo qe lexon letersi dhe e do librin: me sillni dy rreshta te kuptoj une kryebabai i letersise ne ben ky djalka apo jo!!!!

ti sjell une kur te kem kohe, se i kam lexuar te dyja. kete te dytin ne te njejten kohe me darken e gabuar te kadarese dhe ja fuste ne kthese smiley

Krist, dy favore: i ) me jep te drejten te kem menimin tim dhe ta shpreh; ii) me lej ti kembej dy llafe muhabet me losttextin se coku na shijo muhabeti.

Vet si ke qen?

 em, e di ate shprehjen "shef rrushi fikun e piqet kungulli n`tjeglla?" U gjet identiteti i kumbulles me ne fund!

Si botues, me cilesi besoj, qe eshte, Fatmir Toci duhet te dale ne shtyp pas ketij artikulli dhe, ose te argumentoje e riforcoje shprehjen qe i paska thene artikullshkruesit, ose ta mohoje ate. I humb besueshmerine, jo per gje...

Mua me duket cka. Ka dicka nga Dekameroni, sikur premton nje histori, nje tregim, apo fundja edhe shume te tilla. Thjesht pershkrim i nje dite pazari, pergatitje e nje skene.

Aspak (for the near future).

une per vete duke mos e renditur veten ne nivelin e tyre perpiqem me sistemin e krahasimit t'iu bej vlersimin tim

psh Kadare ne nje interviste cfardo per te dhene nje argument, nje arsyetim a nje llogjike perdor bash tharmin e fjales gje qe te pakten ne syte e mi e ben te pa krahasushem

Dhe shkrimtare te nje niveli, le te themi me te ulet si Besnik Mustafaj,Djana Culi,Prec Zogaj apo Kico Blushi i'u vihet re elokuenca ,shprhja ne menyre te figurshme me shume elegance,gje qe i ben te pelqyshem per nje ndjekes si puna ime.

Ndesa Blushi (I riu) ndonse s'i mungon elokuenca perdor ca krahasime te thata pa shume klas, gje qe edhe pse nuk e kam lexu me ben te kem dyshimet e mija per aftesite prej shkrimtari 

ps

meqe eshte ne rivalitet politike me Ed Ramen kam frike se dhe ne letersi Edi mund ta sfidoje

Kot me pyt!

Ket Ben Blushin mos e boton gje shtepia e botuese TOENA e ketij Tocit?!!

Se po te jete keshtu, ky Blushi jo vetem qe lekund mitin e Kadarese por e hedh ne toke fare!

P.S.

BTW, cfare do te thote "miti i Kadarese"?

Qe eshte Kadareja qenje mitike, apo qe egziston nje mit se Kadareja eshte shkrimtar i mire? smiley

 

Pse duhet patjeter te krahasohet BB me IK ..a nuk ju duket se kjo eshte nje "teme" budallaliku ,qe con uje ne mullirin e grindjes qe dy gure  rrotullohen e rotullohen dhe bluajne veten e vet !!

 

 

 

 Me thene te drejten nuk kam lexuar ndonje gje nga Blushi se nuk kam pasur rast, ndaj dhe nuk mund te hy ne diskutime letraro-stilistike. Por qe ta krahasosh me Kadarene, me duket mmmm.... le te themi e tepruar. Edhe sikur vertet te jete ne shtegun e duhur, prape ka shume rruge per te bere. Mbase mund ta hapim serish kete teme kur (nese) te fitoje ndonje cmim nderkombetar te nivelit te Booker Prize, ose kur te kete arritur le te themi 1/10 tirazhit te librave te shitur te Kadarese.

Me fal per shprehjen o autor, po neve per keto gjerat qe i kalojne goxha kufijte e te lejueshmes themi "i q**e motren"

Me erdhen dy librat e Blushit dhe fillova leximin me stilin tim gurë petashuq (pallapets) mbi koken e lumit.  

Mbase eshte heret per te folur, por duket sikur Kadare mbetet Kadare / Blushi po behet Blushi.

Mendimi im: Kadarene tjeter e presim nga nje 18 - 20 vjeçar, ne kushtet dhe rrethanat e duhura (talent, passion and hype). Dhe nuk ka ngut kjo pune, tani per tani e kemi nje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).