Rrethi vicioz i historises

Historia ecën, por me sa duket ngjarjet social-politike përsëriten në formën e një rrethi vicioz, në përmasa të njëjta, por me stade të reja

Nga Sokol KONDI

Historia e parë që njeh sot e mot Shqipëria për tradhti të lartë ndaj viseve e trevave të saj, është ajo e Hamza Kastriotit, nipit të Gjergj Kastriotit. Ashtu si Skënderbeu, edhe ai i ishte rrëmbyer që në moshë të mitur familjes nga otomanët dhe u trajnua për t'u bërë një jeniçer i zoti, një ushtar në shërbim të Sulltanit.

Dhe duke qenë se vinte nga Kruja, ku në atë kohë dilnin vetëm trima, ai u bë një jeniçer elitar dhe, mbase për këtë arsye, Sulltan Mehmeti zgjodhi pikërisht atë për të udhëhequr betejën e Ujëbardhës në Shqipëri, për të sulmuar trupat e Skënderbeut në vitin 1457. Hamzai e ndërmori këtë aksion, mbi të gjitha, pasi Gjergj Kastriotit i lindi djalë dhe, në atë pikë, Hamzai i humbi shpresat se mund të ishte trashëgimtari në fron i ungjit të tij.

Pra, ky veprim i rezultoi fatal, pasi turqit e humbën betejën, Hamzai u zu rob për së gjalli dhe u dërgua në burgun e Napolit. Më pas, ai u lirua dhe shkoi të jetonte në Anadolli, bashkë me gruan dhe fëmijët, por atje ai vdiq në vitin 1460, si lypës, i braktisur nga të gjithë.

Dy fjalë popullore qëndrojnë shumë në këtë rast: "Kush i bën gropën shokut, bie vetë", ose "Mendja bën, mendja pëson."
Por le të kalojmë në një tjetër etapë historike, në prag-pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Pas gjakut të shumtë të derdhur nga trimat e Principatës së Arbrit dhe persekutimit të shumë atdhetarëve e nacionalistëve që po luftonin për një Shqipëri të lirë, në ato vite kishte dy famëkëqij, të cilët luftonin këtë lloj fryme liridashëse dhe të vetëvendosjes së popullit.

I pari ishte Esat Pasha. Esat Pasha kërkonte të zgjidhej Mbret i Shqipërisë dhe ai sulmoi ashpër Princ Vidin, të caktuar nga ndërkombëtarët për të stabilizuar Shtetin Shqiptar.

Esat Pasha nisi të shfrytëzonte ndjenjat fetare dhe, mbi të gjitha, dashurinë për Turqinë që ekzistonte e fortë në disa zona të Shqipërisë së Mesme. Ideja që në vend të Princ Vidit të vinte në krye të fronit shqiptar një Princ mysliman, u bë dominante.

Për t'i bindur fshatarët e varfër dhe fanatikë të zonës, shumë prej të cilëve as e konceptonin Shqipërinë e pavarur, Esat Pasha veshi si djalin e Sulltan Hamitit një kushëririn e tij nga Elbasani, Dervish Biçakun dhe e shëtiti në gjithë fshatrat e zonës.

Truku ishte i vlefshëm për t'u treguar atyre se Turqia nuk i kishte harruar dhe se ata duhej të përpiqeshin për të.

Në këtë valë fanatizmi e regresi, një besnik i betuar i Esat Pashës ishte Haxhi Qamili, një i marrë nga Sharra, që ra në sy në betejën e Prezës. Ideja e Qamilit se pushka e kaurit nuk merr nishan mirë dhe plumbi shkon shtremët, bëri bujë në atë kohë.

Me këtë teori dhe me një guxim që e ka çdo njeri që nuk mbush mirë nga trutë e kokës, Haxhi Qamili filloi të ngrejë mitin e tij. Haxhi Qamili kishte si moto të tij politike "Dum Babën" (pra Sulltanin).

Qamili, një analfabet e injorant, që përpara se t'i bashkohej lëvizjes së Esat Pashës shiste prasë në pazar, pasi krijoi njëfarë pushteti, nisi të djegë shtëpitë e atdhetarëve Toptanë në Tiranë, të intelektualëve dhe patriotëve, që në fshehtësi shkruanin tekste në shqip dhe që ishin ithtarë të një Shqipërie europiane qysh përpara pavarësisë.

Pra, e gjithë kjo frymë demokratike dhe progresiste, u ndesh me fanatizmin e regresin e analfabetëve, që donin të linin në mjerim vendin, pasi kishin një mendësi që i përkiste një tjetër epoke.

Por si mund të përkthehen këto akte të larta tradhtie në ditët e sotme? Ashtu sikurse Hamzai tardhtoi ungjin e tij, Skënderbeun, për hir të fronit, po për hir të karriges, sot, në historinë politike, kemi një lider që guxon të tradhtojë elektoratin e vet.

Ashtu sikurse Haxhi Qamili thërriste "Dum Babën", duke i thurur lavde Sulltanit që e robëronte Shqipërinë prej shekujsh, në një kohë kur e gjithë Europa ishte e lirë, ashtu edhe ky nisi të thërrasë "Dum Salën", njeriun që e mban Shqipërinë peng prej 19-vjetësh, ndaj ne sot nuk jemi qytetarë të lirë në Europë.

I mori votat nga elektorati i majtë, në kuadër të programit të tij për të shporrur Berishën nga qeveria dhe për të ribashkuar të majtën. Por, më pas, iu bashkua Berishës, duke treguar se protestat e tij për viktimat e Gërdecit ishin vetëm një shfaqje sa për sy e faqe.

U maskua si Dervish Biçaku dhe tha se në vendimin që mori, vuri mbi të gjitha interesat e kombit, por në fakt ai ngriti në piedestal interesat e tij personale, me një sjellje prej njeriu shumë të vogël.

Burracakëria e tij del lakuriq nga shifrat dhe faktet. Populli shqiptar votoi Partinë Socialiste si forcën e parë në vend dhe i besoi së majtës në tërësi, në mënyrë plebishitare, duke ndëshkuar keqqeverisjen berishiane me mbi 200 mijë vota. Kjo do të thotë se vullneti i popullit ishte që Sali Berisha të largohej, ndërsa vullneti i këtij "lideri" ishte që Sali Berisha të rrinte.

Thotë se e bëri pasi zgjedhjet e tjera do të ishin një kosto shumë e madhe për vendin. Por kjo shprehje e tij ngjason shumë me atë të Haxhi Qamilit, se "plumbi që s'është yni shkon shtrembër dhe nuk merr nishan".

Ku ka kosto më të madhe për vendin se një Berishë ende në pushtet!? Shko pyet edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit se ç'mund t'u thotë. Pra, le të themi se do të ishte kosto tepër e lartë për thasët e bizneseve sponsore dhe të ortakëve të partisë së tij aksionere.

Thotë se nuk pranoi të bëhej Kryeministër pas propozimit të Ramës, pasi kjo do të bëhej me trafikimin e disa votave nga e djathta, ndërkohë që ai nuk e konsideron si trafik, trafikimin e votave të tij të majta tek ekstremi i djathtë(!) Ne thamë shyqyr që na u pastrua Parlamenti nga brejtës kolltukësh, kur na dole ti njësoj si ata. Po pse s'thua o lumëmadh që tani u dashka një kod i ri vetëm për ty.

Sidoqoftë, ne mund të dinim shumëçka, po s'e paskemi ditur se Fan Noli ka qenë edhe profet.

Nuk e dinim se e kishte parashikuar praninë tënde në ditët e sotme, kur në vitin 1924 lexonte përpara Parlamentit: "Këtu, idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares, përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje, me idealet më të gjalla, më elegante e më të ndëritshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve.

Po për të zënë vendin e tyre, kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushe që mund t'i copëtosh, por jo t'i shqitësh nga trupi, që kafshojnë dhe thëthijnë.

Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s'e lëshonte, gjersa ia prenë; atëherë e kapi me dorën e mëngjër, ia prenë dhe këtë, atëherë e kapi me dhëmbë e s'e lëshoj gjersa ia prenë kokën.

 

Sikur të ngjallej Herodi përsëri, do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t'i çqitësh këta tanët nga kolltuku, duhet të preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin."

 

Lamtumirë Ilir!

5 Komente

Lamtumirë Ilir!

 

Ku vete more djale se Ilira do jete aty edhe 4 vjet ,, me nje cope leter e luftoke ti kete te keqe te madhe qe po thua se na ka rene ??

Behu pra edhe ti  dhe ai elektorat qe i kane vjedhur voten si atdhetaret e asaj kohe , apo dime vetem uf e puf edhe mbytemi ne  trishtim e ne kafe e raki.

Ku ka kosto më të madhe për vendin se një Berishë ende në pushtet!? Shko pyet edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit se ç'mund t'u thotë.

Ou? e paskan kuantifikuar llogaritaret koston e marrjes firome te Birishit?

 

Populli shqiptar votoi Partinë Socialiste si forcën e parë në vend dhe i besoi së majtës në tërësi, në mënyrë plebishitare, duke ndëshkuar keqqeverisjen berishiane me mbi 200 mijë vota. Kjo do të thotë se vullneti i popullit

Po mir mo, kush i tha Ed Rams me e nderru sistemin zgjedhor?

nje nga shkrimet me patetike qe kam lexuar sot. analogji te gabuara historike, dhe histori te gabuara.

Hamzai or cun, nuk vinte nga Kruja, dhe fjalia "nga Kruja dilnin vec trima..." te ben analist folklorik.

Ky shkrim eshte teper i dobet. Me duket sikur jane ulur ne kafe nja dy vete, qe duke kthyer nga nje gote raki me mezera e qepe perpara, diskutojne per politike, sipas emocioneve qe u jep rakia dhe njohurite e tyre politiko-historike, te cunguara, apo te degjuara nga gjysherit.

Ku ka kosto më të madhe për vendin se një Berishë ende në pushtet!? Shko pyet edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit se ç'mund t'u thotë.

Me këtë teori dhe me një guxim që e ka çdo njeri që nuk mbush mirë nga trutë e kokës,

Po pse s'thua o lumëmadh që tani u dashka një kod i ri vetëm për ty.

Te me ndjeje zoteria, por nuk mund te pretendoje te beje nje shkrim ne gazete, kur shkruan me nje fjalor here adoleshentesh, here populist.

ps. Edhe per pak, mund t'i kishte thene Ilirit, "o t'u mbyllte, more Cufo, ku te shpie mendja, more djale?! smiley

Akoma ka nga keta qe botojne humor!....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).