Rivleresimi i figurave historike, dhe kulti i se keqes

Kryeministri Berisha mori pjesë sot paradite në ceremoninë e organizuar për vendosjen e Shtatores së Mbretit Ahmet Zogu, në sheshin kryesor të qytetit të Burrelit. Kryeministri Berisha, i ftuar nderi në këtë ceremoni, zbuloi në mënyrë simbolike Shtatoren e nderit, së bashku me Madhërinë e tij Leka Zogu i Parë. >smiley>

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Madhëria e tij Leka Zogu i Parë dhe pjesëtar të tjerë të familjes mbretërore, deputetë të zonës, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të pushtetit vendor, etj. >smiley>

Kryeministri Berisha vlerësoi se me këtë shtatore “vendoset në piedestalin që e meriton, njëri prej  burrave të shquar të kombit shqiptar, arkitekti dhe themeluesi i shtetit modern të shqiptarëve, Mbreti Zogu i Parë”.>smiley>

Nga ana e tij, Madhëria e tij, Leka Zogu i Parë, u shpreh se ndihej shumë i prekur dhe i nderuar që Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në këtë ceremoni, duke vlerësuar se vendosja e Shtatores së Mbretit Ahmet Zogu në sheshin e qytetit të Burrelit,  është një moment historik që i përket gjithë Shqipërisë, por veçanërisht Matit.  >smiley>

Më tej, Kryeministri Berisha vuri në dukje kontributin e madh të Mbretit Zogu i Parë, në kohërat më të vështira për vendin dhe kombin, i cili, theksoi ai, “me një mençuri të jashtëzakonshme, me kurajë dhe trimëri legjendare, me një vizion të pashoq, ia doli që, në trojet shqiptare të copëtuara, në një komb që numëronte vetëm pak vite nga themelimi i alfabetit të tij dhe që sapo kishte dalë nga sundimi shumëshekullor otoman, të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, të standardeve monarkike të avancuara evropiane”. >smiley>

Kryeministri siguroi se qeveria e tij  “ushqen dhe do të ushqejë respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Ahmet Zogut”. >smiley>

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: >smiley>

“Madhëria juaj Leka Zogu i Parë,>smiley>

 Zoti Kryetar i Bashkisë,>smiley>

 Të dashur qytetarë dhe qytetare të Burrelit, por edhe të mbarë Shqipërisë.>smiley>

Është një nder i madh, një kënaqësi e veçantë, që sot nisim festën e fitores, duke vendosur në piedestalin që e meriton njërin prej  burrave të shquar të Kombit shqiptar, arkitektin dhe themeluesin e shtetit modern të shqiptarëve, Mbreti Zogu i Parë. >smiley>

Vendosja e shtatores të Mbretit Zogu i Parë në këtë shesh është një nder i madh që ne i bëjmë  mbarë kombit shqiptar. Pavarësia u shpall në Vlorë, shteti modern shqiptar nisi këtu në Mat, me burrin e madh të kombit Ahmet Zogun. >smiley>

Mbreti Zogu i Parë do të hynte dhe kryesonte  skenën politike shqiptare në kohërat më të vështira për vendin dhe kombin, në kohërat kur ishte vënë në pikëpyetje - edhe pas shpalljes së pavarësisë -, vet ekzistenca e Shqipërisë së pavarur dhe bëheshin përpjekjet më të përbindshme nga ata që copëtuan shqiptarët dhe Shqipërinë, për të shuar nga harta shtetin e tyre. Ahmet Zogu, me një mençuri të jashtëzakonshme, me kurajo dhe trimëri legjendare, me një vizion të pashoq, ia doli që, në trojet shqiptare të copëtuara, në një komb që numëronte vetëm pak vite nga themelimi i alfabetit të tij dhe që sapo kishte dalë nga sundimi shumëshekullor otoman, të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, të standardeve monarkike të avancuara evropiane. Mbreti Zog, me përpjekje të mëdha, konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe bëri që të marrin fund përpjekjet për ndarjen e mëtejshme të saj. Si Mbreti i të gjithë shqiptarëve, së bashku me flamurin, ai u bë simboli më pamposhtur i idesë së bashkimit kombëtar, i shpresës së shqiptarëve, kudo që ndodheshin, për liri dhe dinjitet kombëtar. Mbreti vendosi në këtë vend, ligje dhe institucione më të përparuara të kohës, vuri Shqipërinë, që vinte nga një feudalizëm i thellë,  në binarët e zhvillimit kapitalist. Fati i tij ishte fati i një seri oborresh monarkike të Europës, të cilat, për shkak të pushtimeve, do të detyroheshin që, nga mërgimi, të mbronin kauzën e drejtë të popullit dhe vendit të tyre. >smiley>

Gjatë luftës, Mbreti Zog ia doli të organizojë rezistencën e shkëlqyer antinaziste, antifashiste, e cila u përfaqësua nga tribunë të vërtetë si Abaz Kupi dhe burra të tjerë të mëdhenj të kombit shqiptar, luftëtar të paepur të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.  >smiley>

Por, pas luftës, ai do të ishte Mbreti i vetëm në Evropë që nuk do të lejohej të kthehej në vendin e tij. Armiqësia dhe qëndrimi ndaj Ahmet Zogut, ishte armiqësi ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve, armiqësi ndaj qenies së shqiptarëve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjesë e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, për të bashkuar Shqipërinë me Ish Republikën Federative të Jugosllavisë. E vërteta është se ata që themeluan partinë komuniste shqiptare, si repart i partisë komuniste jugosllave, nuk synonin gjë tjetër,  veçse shuarjen nga harta të Shqipërisë së pavarur. Por Mbreti qëndroi si vigan deri ditën që ndërroi jetë, në Paris, në miqësi dhe vlerësim të lartë nga Gjenerali Sharl De Gol, i cili vlerësonte kontributin e tij në rezistencën antinaziste, Mbreti nuk reshti së përpjekuri për të çliruar shqiptarët nga klika hoxhiste, për të çliruar shqiptarët kudo që ishin nga pushtimet barbare dhe mizoritë që përjetonin. >smiley>

Sot ne nderojmë burrin e madh të Matit dhe të mbarë shqiptarëve me këtë shtatore. Unë kam bindjen se historia, me ritmet e jashtëzakonshme të Ahmet Zogut, do të nxjerrë në pah, do të ridimensionojë  figurën e tij të madhe, kontributin e tij për shtetin modern të shqiptarëve dhe për konsolidimin e pavarësisë dhe zhvillimin e këtij vendi. >smiley>

Madhëria Juaj, Leka Zogu i parë, >smiley>

Ndihem shumë i nderuar që Ju jeni sot këtu dhe, së bashku, nderojmë Mbretin Zogu i Parë. Unë ju garantoj se qeveria ime, ushqen dhe do të ushqejë respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Ahmet Zogut

 

Burimi : http://www.keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=news&lid=11516

 

 

Me beri shume pershtypje teksa lexoja tekstin e mesiperm jo vetem thirrja nga ana e nje kryeministri te nje vendi Republikan kundrejt nje qytetari te thjesht (i cili eshte betuar te zbatoje dhe njohe kushtetuten e republikes) "lartmadheri" , por dhe menyra aspak e vertete me ane te se ciles tentohet te rishqyrtohet historia...nuk e di nese kjo eshte thjesht propagande apo tentim heqje vemendje nga problematikat reale te vendit, por ajo qe vezhgohet kohet e fundit eshte rivleresimi i disa figurave negative( padyshim te shquara) te vendit tone...

Kjo nuk i ben mire jo vetem anes historike, por edhe ndergjegjes kombetare rreth atyre personave qe na kane sunduar me hir a me pahir... Rikujtoj se para disa kohesh nje qarkore e ministrise se jashtme ftonte diplomacite e huaja te akredituara ne Tirane te thirnin nje nenpunes te thjeshte te ministrise (i ashtuquajturi "princ Leka&quotsmiley "lartmadheri". Nje vendim te tille une e quaj jo vetem te turpshem dhe amoral, por dhe ahistorik!!!

Duke vazhduar ne kete rruge shume shpejt ma merr mendja(pune nje 10 vjeçari) do te na duhet te rishikojme perseri ndofta jo ne qender te tiranes por te ndonje qyteti tjeter te shqiperise shtatoren e Enver hoxhes, dhe pse jo ne tekstet e historise kur te lexojme per Ismail Qemalin ndofta s'do ta kujtojme me si ai qe i dha pamvarsine atdheut por si donzhuanin qe bridhte neper evrope per hir te halleve familjare te tij, nderkohe qe pak muaj me pare u ndeshem me rivleresimin e Skenderbeut...

A eshte e mundur qe ne si popull kemi nevoje vetem per heronj negativ kohet e fundit?!!...ndofta sepse heronjte moderne positiv per ne dhe tek ne nuk ekzistojne...ose le te themi me mire nuk duan te rrine...ndofta djepet e vendit tim nuk lindin me bij, heronj, madheshtore te koherave te kaluara...

Sot na duhet te rikujtojme dhe lartmadherojme historine e nje ish mbreti qe ne momentin vendimtar per fatet e vendit mori gjithe arin e mundshem dhe ja mbathi me te katerta duke na treguar se sa shume e donte atdheun... neser.....

5 Komente

Fan S. Noli dhe Mbreti Zog Ahmet Zogu

Në fillim të viteve 1920 shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike opoziatare. I pari, përbehej prej shtresës së bejlereve dhe pashallarëve të mëdhenj, pronarë të mëdhenj tokash, intelektualë të shkolluar jashtë vendit, iniciatorë të lëvizjes për bashkimin e Vilajeteve shqiptare dhe aktorë kryesorë politikë dhe ekonomikë në Shpalljen e Pavarësisë. Ndër ta numëroheshin Vlorajt, Vrionasit, Biçakçinjtë, Toptanasit, Vërlacët, Këlcyrajt, etj.. Ky grupim politik dhe ekonomik përfaqësonte forcat tradicionaliste shqiptare dhe synonte modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve Perëndimore, ndërkaq që orintimi i tyre politik qe thellësisht i djathtë. Në mes të tyre shquhej për ambicjen e tij dhe Ahmet Zogu, një pronar i vogël fisnor nga rrethi i Matit, i shkolluar në Stamboll dhe Austri.

Grupi i dytë përbëhej nga tregëtarë progresistë dhe politikanë me prirje demokratike të kohës, të cilët synonin gjithashtu modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve Perëndimore, ndërkaq që orintimi i tyre politik qe i majtë. Ky grupim udhëhiqej prej Fan Stilian Nolit, një peshkop ortodoks i edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto forca politike, të kundërta në program dhe përbërje, përfaqësonin natyrën kontradiktore të politikës shqiptare në fund të Luftës së Parë Botërore.

Në periudhën midis vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale (të majta) u fuqizuan së tepërmi dhe në vitin 1924 një kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun të largohej nga Shqipëria për në Jugosllavi. Në pozitën e kryeministrit të qeverisë së re shqipatare, Noli iu përvesh një programi social që synonte një reformë të plotë agrare dhe modernizimin e infastrukturës administrative të vendit sipas shembullit të demokracive perëndimore. Ky program hasi kundërshtimin e klasës së bejlereve dhe pashallarëve të mëdhenj, të cilët nuk donin të humbisnin pozitën e tyre të lartë në drejtimin e shtetit. Gjithashtu, qeveria e Nolit nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin ndërkombtar në ndihmë të saj. Qeveria e vetme që e njohu Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ishte vetëm regjimi i ri Sovjetik i Leninit. Si pasojë, qeveria e Nolit u konsideruar tepër e majtë dhe përfundimisht një eksperiment në politikën shqiptare. Në krye të gjashtë muajve qeveria e Nolit ra dhe Zogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën zemërgjërë të Ushtrisë Jugosllave.

Zogu rifilloi sundimin e tij katërmbëdhjetëvjeçar në Shqipëri në fillim si president i Shqipërisë (1925-1928) dhe më vonë si Zogu I, Mbret i Shqiptarëve. Revolucioni demokratik i Nolit tronditi gjithë klasën politike shqiptare, përshi dhe Zogun. Tashmë ish bërë e qartë se nëse Shqipëria duhej të bënte përpara atëherë duheshin ndërmarrë reforma domethënëse. Si rezultat, Zogu qe i sukseshëm në vendosjen e rregullit dhe rendit publik, hapjen e shkollave fillore dhe të mesme.

Këto reforma u interpretuan nga qarqe të ndryshme si skllavërim kombëtar pasi sigurimi i të ardhurave financiare për to dhe modeli i tyre ish kryesisht Italia. Financimet dhe traktatet e shumta që Zogu ndërmori me qeverinë fashiste të Mussolinit shpesh u interpretuan si orvatje për ta shndërruar Shqipërinë në një koloni Italiane. Ndërkaq, interpretime të tjera të historiografisë hedhin dritë mbi fatkin se shumë nga reformat e modernizimit të ndërmarra prej Zogut qenë lëvizje të detyruara të tij për t'i shpëtuar kolonizimit real të Shqipërisë nga Italia, plan ky i shpallur haptas prej saj që para rënies së Perandorisë Osmane. Një ndër faktet që e ndihmon këtë interpretim është largimi i Zogut nga vendi më 1939, vit në të cilin Italia fashiste pushton Shqipërinë. Zogu fillimisht u largua për në Greqi më pas në Egjipt e më pas për në Francë ku dhe ndërroi jetë.

Ligjërisht Shqipëria e Zogut ish një monarki kushtetuese dhe parlamenti i Shqipërisë i përfaqësonte të dyja forcat kryesore politike, tradicionasitët e djathtë dhe progresitët e majtë. Ndrërkaq, baza mbështetëse e autoritetit të Zogut ishin bejlerët dhe pashallaët e zonave qendrore dhe jugore dhe bajraktarët e veriut. I mbështetur në këtë rrjet, i siguruar nga ndihmat financiare të Italisë dhe në një xhandarmari të stërvitur dhe udhëhequr nga oficerë të huaj, Zogu solli stabilitet në Shqipëri. Ai vendosi autoritetin shtetëror në zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit të ri arsimor dhe ndërmori hapa shumë të guximshëm në modernizimin e jetës shoqërore të vendit.

Zogu dështoi në zgjidhjen e promblemit të reformës agrare. Ai importonte drithra në shuma të kosiderueshme, por sidoqoftë mungesa e të ardhurave dhe e aktivitetit të shtresës së fshatarësë detyroi një pjesë të saj të emigronte jashtë shtetit. Për më tepër Zogu u kufizoi shtetasve të tij të drejtat qytetare, fetare dhe civile të cilat krijuan kushte të favorshme për kryengritje të shpeshta ndaj regjimit të tij. Në betejën kundër korrupsionit shtetëror nuk u tregua i vendosur ndërkaq që qe i ashpër me një pjesë së opozitës politike. Zogu neglizhoi në masë të konsiderueshme krijimin e grupeve dhe celulave të para komuniste në Shqipëri edhe pse elementi komunist nuk qe burimor për vendin. Ndërkaq, elementi komunist u përdor si armë për të luftuar dhe përçarë stabilitetin e vendit.

 

marre nga http://sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_...

Aty ku eshte vene busti i Ahmet Zogut ka qene busti i Skenderbeut - keshilli bashkiak i burrelit vendosi te heq bustin e Skenderbeut per te vendosur te Zogut. Kjo nuk me duket vendim i mencuar i burrelsave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).